PDA

View Full Version : Sinjalet e buzeve per shendetin tuaj...


Jana
23-03-11, 13:38
http://www.tiranachat.net/shqip/wp-content/uploads/2011/03/lips-1.jpg
Buzėt tona janė fleksibile, lėvizin kur qeshim, kur shqiptojmė fjalėt apo pėrgatitemi pėr puthje. Ato pėrbėhen nga shtresat mė tė holla tė lėkurės, ēka i bėn tė ndjeshme nė prekje dhe ndjenja. Kjo gjė i bėn buzėt tė lėndueshme ndaj tharjes, pėlcitjes dhe ndryshimeve tė tjera nė sipėrfaqe. Dhe kohė pas kohe, ndryshimet nė pamjen e buzėve mund tė tregojnė se diēka nuk ėshtė ashtu si duhet nė trupin tonė. Kėtė mund ta vėrtetoni vetė duke u shikuar nė pasqyrė. Por, nėse jeni tė brengosur pėr atė qė shihni, mos hezitoni tė konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun. Nėse buzėt tuaja janė tė thata apo tė pėlcitura
Zakonisht kjo do tė thotė qė keni qenė tė ekspozuar ndaj erės, diellit apo ajrit tė thatė. Apo ndoshta mund tė bėhet fjalė pėr dehidrim. Ka edhe disa mundėsi tė tjera pėr kėto simptoma:

• Nėse jeni nervoz mund t’i kafshoni buzėt dhe t’i bėni mė tė dhimbshme, tė thata dhe tė pėrflakura. Buza e poshtme kafshohet mė shpesh se buza e sipėrme;
• Buza e poshtme e thatė e cila ėshtė e kuqe apo e bardhė ėshtė shenjė e dėmtimit nga dielli ēka mund tė rrisė rrezikun e kancerit tė lėkurės nė tė ardhmen.

Nėse vėreni ndryshime nė skaje tė buzėve
Cheilitis ėshtė njė lloj i infeksionit kėrpudhor, i cili mė sė shpeshti paraqitet te njerėzit me proteza. Cheilitis mund tė jetė i dhimbshėm dhe tė shkaktojė qoshe tė pezmatuara apo tė plasaritura tė buzėve. Shmangni lėpirjen, fėrkimin apo irritimin e asaj zone tė ndjeshme qė tė ndalet infeksioni.
Infeksionet kėrpudhore mund tė shkaktojnė njolla tė bardha nė skajet apo qoshet e buzėve. Kur kėto njolla fshihen, mund tė bėhen tė kuqe, tė ndezura dhe tė shkaktojnė dhimbje.

Nėse buzėt tuaja duken tė fryra apo tė pezmatuara
Do ta kishit ditur po tė kishit marrė goditje nė gojė e cila ka shkaktuar ėnjtje ose nėse nė kohėn e fundit keni injektuar kolagjen nė buzė. Por, ekzistojnė edhe shkaqet e tjera tė mundshme:
Reagimet alergjike mund tė jenė pėrgjegjėse pėr ėnjtjen. Ushqimi, pijet, medikamentet, buzėkuqi dhe produktet e tjera kozmetike, madje dhe kafshimi i insekteve mund tė shkaktojė ėnjtje.

Nėse vėreni tė thatė nė buzė
I thati nė buzė mund tė jetė i pėrkohshėm apo kronik. Mund tė shėrohet lehtė apo tė jetė arsye pėr t’u bėrė merak:
Buzėt e thata kronike mund tė shkaktojnė dhimbje nė skaje tė buzėve. Shkaqet e dehidrimit pėrfshijnė buzėt e thata dhe pėrdorimin e medikamenteve tė caktuara.

Mukokelet mund tė shfaqen nė pjesėn e brendshme tė buzės sė poshtme. Kjo ėshtė flluskė sikur ėnjtja e cila mund tė duket e kaltėr. Mukokelet paraqiten kur gjėndra e pėshtymės ėshtė e bllokuar apo e lėnduar dhe kjo zakonisht shkaktohet me traumė, siē ėshtė kafshimi i rastėsishėm i buzėve. Njė burim evident i tė thatit ėshtė virusi herpes simplex. Herpes simplex shkakton tė thatin. Po ashtu mund tė merrni edhe pezmatim tė fytit apo bajameve. Ky virus shpėrndahet me lehtėsi, kėshtu qė shmangni kontaktin direkt me buzė.
Nė mėnyrė tė ngjashme, edhe sifilizi shpėrndahet lehtė me kontaktin e afėrt dhe mund tė shkaktojė herpes tė tillė si i thati.

I thati mė sė shpeshti ėshtė i kuq dhe nuk shkakton dhimbje.
Fibromi ėshtė fryrja e indit tė butė dhe zakonisht ėshtė beninj. Mė sė shpeshti fibromet janė ngjyrė rozė, tė bardhė apo pėrkohėsisht me ngjyrė tė ēelėt, ndėrsa nėse janė tė ngacmuar mund tė jenė tė kuq apo me ngjyrė tė kaltėr. Arsye e mundshme ėshtė kėrcėllitja apo gėrryerja e dhėmbėve, kafshimi i buzėve apo aparati i ashpėr pėr dhėmbė. Nėse pini duhan apo alkool, fibromi mund tė jetė shenjė e karcinomit oral.