PDA

View Full Version : Lufta jo e shenjtė, por e drejtė


Lapsi
26-03-11, 16:37
Lufta jo e shenjtė, por e drejtė


Edon Qesari

Nėse ėshtė e nevojshme tė kuptojmė se ku i ka rrėnjėt ky dimėr i pranverosur kryengritjesh arabe, s'mund ta gjejmė kurrsesi te Tunizia. Edhe ky vend, i pari qė vėrshoi nė rrugė e sheshe pėr tė kėrkuar reforma e pėrmbysje, zanafillėn e vet e pat diku tjetėr. Kryeministri izraelit Netanjahu, deklaroi se fillimi i vėrtetė i furtunės arabe duhej kėrkuar nė zgjedhjet e manipuluara iraniane tė 2009-s dhe te demonstratat qė ato zgjuan. Por do tė ishte mė saktė tė prireshim drejt njė vėshtrimi mė tė thellė nė kohė. Nė fakt, gjatė njė vizite nė Kajro (2005), ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condi Rise, bėri njė deklaratė tė pazakontė pėr normat klasike tė diplomacisė amerikane nė Lindjen e Mesme. "Pėr rreth 60 vjet", theksoi Rice, "vendi im, Shtetet e Bashkuara, parapėlqyen qėndrueshmėrinė (stability) e rajonit tė Lindjes sė Mesme, nė kėmbim tė demokracisė. Por s'arritėm asnjėrėn prej tyre. Tani, ne po zgjedhim njė tjetėr rruge: do tė mbėshtesim pra zellin demokratik tė tė gjithė popujve". Kėto fjalė, pėrtej cilitdo dyshimi retorik, pėrfaqėsuan njė ēarje tė thellė nė traditėn politike tė Uashingtonit ndaj vendeve arabo-islamike, por njėkohėsisht edhe njė vetėqortim tė administratės Bush. Shpesh, Amerika kishte pėrkrahur fronėzimin e diktatorėve nė disa vende tė rajonit. Pėrmbajtja e ndikimit sovjetik mė parė dhe e stėrpėrmendura frikė ndaj islamizmit radikal nė ditėt tona, mirėmbajtėn pėr 60 vjet marrėdhėniet mes Shtėpisė sė Bardhė dhe zotave tė shkretėtirės. Fakti qė Rice thumboi kėtė politikė tė quajtur realiste pikėrisht nga Egjipti – njė kolonė e pestė e diplomacisė amerikane nė rajon, bashkė me Arabinė Saudite dhe Pakistanin, i shtonte rėndėsinė e peshėn paralajmėrimit. Sepse nė tė vėrtetė ishte i tillė, pra paralajmėrim, pėr atė qė amerikanėt deri mė sot kanė bėrė nė heshtje: mbėshtetje tė Mubarakut publikisht, por edhe marrje mė nė konsideratė tė formave opozitare ndaj tij.
Megjithatė, kėmbimi i kėtij kursi diplomatik nuk mund tė kryhet brenda ditė-natės, ndaj sot mund tė ftojmė intelektualisht njė rivlerėsim tė presidencės Bush. Siē la tė nėnkuptohej mė sipėr Rice, Uashingtoni nuk do tė kėrkonte mė njė ndryshim rendi (regime's change) me detyrim ushtarak si nė Irak, ndonėse do tė vazhdonte tė ushqente ēdo kėrkesė tė shkallėzuar demokratizimi. Kuptimi ishte i qartė pra dhe kthjelltėsish iu pėrcoll Obamės. Trajtesa e kėtij tė fundit ndoqi kėtė zanafillė dhe anashkaloi ēdo prirje pėr tė egėrsuar zėrin e Amerikės nė mbėshtetje tė masave qė mbushėn sheshet e Teheranit, Tunizit, Kajros, Bengazit e deri nė Jemen e Bahrejn. Mund tė themi madje se ishte zė i matur, me qasje shpesh tė ndrojtur, por asnjėherė kėrcėnues pėr ndėrhyrje ushtarake. Vetėpėrmbajtja amerikane u duk si cinizėm dhe dashje pėr t'u mos pėrfshirė. Uashingtoni nuk do tė ndėrhynte e nuk do tė ligjėronte ushtarakisht, sepse ndryshimet demokratike nė kėto vende duhej tė kryheshin vetėm nėse vetė popujt i dėshironin ato. Dhe sigurisht me kėtė pati parasysh vende si Egjipti dhe Tunizia, por jo shpella diktaturash si Libia. Tė parėt, edhe pse me trajta autokratike, mbetėn gjithsesi vende ku klasat e mesme kishin lulėzuar, ashtu si jeta politike ishte perėndimizuar. Libia e Gadafit ndėrkaq kishte tjetėr defter, qė nga ēasti kur mungesa e ēfarėdolloj frymėmarrje tė pavarur nė vend (qė nga ushtria e deri te teknokracia financiare) i ktheu demonstruesit nė kryengritės. Pamė sesi kėrcėnohet dhe vritet, me mercenarė e raketa, populli i njė diktatori nga ky vetė. Dhe sigurisht nuk mund tė pėrkrahnim heshtjen e Amerikės, skrupujt e saj pėr tė kėrkuar me ēdo kusht miratimin nė OKB-sė, aty ku pikėrisht Libia me shpoti drejtonte Komisionin e tė Drejtave tė Njeriut, apo tendosjen kapriēioze tė Rusisė e Kinės.
Gjithsesi, pas njė mėdyshjeje fillestare, Obama pranoi tė marrė pėrsipėr sfidėn e ndėrhyrjes sė tretė ushtarake nė njė vend mysliman brenda njė dekade nga Amerika. Por turpi mė i madh, pėrtej njollės qė do ishte vulosur pėrballė mosndėrhyrjes ndaj njė egėrsie diktatoriale qė pa mėshirė po shtypte njerėzit e tij, qėndron sot diku tjetėr. Amerika shahet kur nuk merr pėrsipėr mbrojtjen e tė pambrojturve, por edhe mallkohet kur zbret nė fushėn e lojės. Nė kujtesė kemi ato turma pacifistėsh, shpesh tė vetėdeklaruara si neo-marksiste, qė para do vitesh mallkonin Amerikėn dhe ledhatonin qėndresėn e Millosheviēit anembanė Europės. Ishin ata pacifistė qė ngėrdhesheshin kundėr "imperializmit" nė Kosovė, por qė njė vit mė vonė heshtnin kur serbėt vetė e flakėn diktatorin e tyre. Po kėto turma, qė para dy muajsh as pipėtinin pėr tė shprehur qoftė edhe njė mbėshtetje pėr tė rinjtė egjiptianė (siē nuk kanė bėrė ndaj atyre ukrainas apo iranianė), sot po shkarravisin muret e Romės apo tė Athinės kundėr luftės dhe Uashingtonit. Megjithėse nishani mė i parapėlqyer sot ėshtė Sarkozi, moralizimet e tyre, ashtu si nė periudhat Klinton dhe Bush, mbeten po tė njėjtat, tė binjakėzuara me qėndrimet e ashpra tė Kinės apo Venezuelės ndaj ndėrhyrjes perėndimore nė Libi. Flamuri i tyre i pėrhershėm ėshtė dialogu, por ky i fundit i ngjan palėvizshmėrisė. Madje, nė Itali pėr shembull, gjenden aleanca tė ēuditshme lidhur me tė qenėt kundėr luftės amerikane. Krah tė majtės radikale, ngecur ende nė mentalitetin maoist tė viteve '60, gjenden sot tė djathtėt, ish-mbėshtetės tė Bushit kur ky sulmonte Irakun. Dhe pse vallė sot kanė kėmbyer qėndrim? Sepse sigurisht Gedafi ishte njė mik i Berluskonit dhe fundja paqja ndėrkombėtare ėshtė veē njė tjetėr justifikim pėr tė mbrojtur pozitat e tij tė rrėnuara.
Nė nivele shtetėrore ishte e parashikuar qė pėrplasjet do tė ndodhnin. Gjithkush mund ta shohė si tė vetėnxitur atė "grandeur franēaise" me tė cilėn Parisi shpeshherė hyn nė skenėn ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, shumė nė Uashington mund ta gjykojnė si tė pavend aktin luftarak nga ana e Amerikės, e cila nė Libi ka pak, nė mos aspak, interesa pėr tė mbrojtur. Megjithatė, kėto arsye nuk mund tė pėrligjin qėndrimin e Moskės apo Pekinit, tė cilat edhe pse abstenuan nė Kėshillin e Sigurimit - ligjėrisht jo, por politikisht kjo do tė thotė se mbėshtesnin aksionin perėndimor - sot cinikisht shprehen tė surprizuara. Pėrse habiten pra nėse Franca zgjodhi tė ishte nė pararojė tė luftės ndaj Gadafit, kur ishte pikėrisht Presidenti i saj i vetmi qė mori guximin e prishjes sė marrėdhėnieve diplomatike me xhelatin e Tripolit? Qėndrimi revoltues i Gjermanisė mė pas, nuk mund ta gjejė askund tjetėr shkakun e vet pėrveēse te njė "rusifikim" i tejskajshėm tashmė i Berlinit, prej vitesh nė pakte energjetike me Putinin. Sa pėr Italinė pastaj, vend i cili tradicionalisht, si nė ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė, qėndron mėnjanė edhe pse pa guxim tė hapur, shpjegimet janė ndėr mė tė thjeshtat. Roma kishte marrėveshje publike me Gadafin, aq i dashur me Berluskonin, i cili nuk ngurronte as t'i puthte dorėn tė parit nėpėr ceremonira. Por, arsyet e mospajtimeve tė mėsipėrme duhet tė kthehen sot nė motive vazhdimėsie pėr ato vende perėndimore qė po udhėheqin fushatėn libiane. Mund tė hapnim njė dialektikė mė tė gjerė, sesi duhet udhėhequr lufta dhe ēdo tė bėhet, por tashmė qė ajo ka filluar duhet mbajtur njė krah. Le tė shpresojmė qė tė jetė e shkurtėr dhe fituese nga aleatėt, sepse tė thuash thjesht "as me Perėndimin, as me Gadafin, por me paqen" bie erė komoditeti, mė keq, pėrtacie. Nėse lufta ka njė arsye tė mirė pėr tė ējerrė sloganet raciste tė pacifizmit europian, le tė bėhet e qarte qė thjesht njė zonė ndalim-fluturimi (no-fly-zone) nuk mund tė pėrmbysė njė diktator qė jep deklarata kontradiktore brenda ēdo 24-orėshi. Gjithashtu, nėse rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit e pengon hyrjen e kėmbėsorisė nė territorin libian, atėherė le tė ndihmohen mė tepėr forcat opozitare ndaj Gadafit. Duhet thėnė qartė pra se nishani kryesor ėshtė koloneli i Tripolit, dhe nėse janė popujt qė duhet tė pėrmbysin tiranėt e tyre, le tė ndihmohen kėta popuj qė ta bėjnė kėtė akt. Sepse lulet e pacifizmit nuk i kanė shpėlarė ndonjėherė gjakrat e tiranive, pėrveēse duke u dhėnė atyre shans qė tė mbijetojnė. Tė paktėn nuk do tė ketė mė skena si ajo e djeshmja nė Romė, ku ballė pėr ballė ndodheshin emigrantė tė grisur nga Libia dhe pacifista tė parfumosur nga Italia, respektivisht pro dhe kundėr luftės. Pra, mirė qė vret Gadafi, por s'tė lėnė rehat as mizat.
__._,_.___

Neferta
26-03-11, 16:51
Epoka e revolucineve ne peredim ka filluar qysh me revolucionin borgjez franqez dhe deri pas lutes se dyte boterore ne gjith boten jan bere ndryshime te medha Bota arabe qe nga pvarsimi nga kolonializmi nuk e pa te udhes te leviz ne drejtimin e ndryshimit gjer me sote andaj edhe pse i vonuar ky revolucion i botes muslimane do te ndryshoj ne pergjithsi edhe rrjedhen ekonomike- politike sidomos ne afrike dhe ne azi ku pjesa dominante e popullsise eshte islamike perjashtuar nje pjes te lindjes nga Mianmari e tutje qe jan te nje kulture tjeter.Pavarsisht qe Izraelit i konvenon njeher kjo menyre perqaj e sundo ne funde do te reshtohen edhe pjeset e Rusise se madhe dmth edhe rusija nuk do te jet imune nga ky revolucion .

Lapsi
26-03-11, 17:03
Teorit politike ne bote (ato qe kane sunduar dhe qe sundojn) jane te ngjyrave te ndryshme. Lloj-llojshmeria nuk na jep pasqyren e vertete, dominante eshte e zeza. Nga ketu edhe Fukijama shpall "fundin e historsi"! Samuel H jep nje detaj tjeter: perplasja e qyteterimeve. Nga ana tjeter del diplomati turk Ahmet Davutoglu qe civilizimin perendimor e ve ne pikpyetje.
Sigurisht, ajo qe ndodh ne lindje eshte nje kryengritje , ngritje e vetedijes. Ata nuk e meritojn qe per udheheqes te kene diktaror.

Neferta
26-03-11, 19:20
www.wadsworth.com/religion_d/special_features/popups/maps/matthews_world/content/map_01.html (http://www.wadsworth.com/religion_d/special_features/popups/maps/matthews_world/content/map_01.html) Nje pamje e pergjithshme e ndarjes sipas religjionit ku shifet se 1,5 miliard te besimit islam jetojn ne nje teritore Afrike - Azi