PDA

View Full Version : Nebil duraku


lirik
21-04-11, 04:38
Nebil Duraku




Nebil Duraku u lind mė 27 mars 1934 nė Burojė, Kosovė. punoi si mėsues nė disa lokalitete tė Drenicės. Kreu shkollėn Tregtare-financiare tė Kontabilitetit nė Pejė. Studioi nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Punoi mbi tri dekada gazetar: gazetar-reporter i tė pėrditshmes “Rilindja” (1957-1975); redaktor i “Gazetės sė delegatėve” tė Kuvendit tė Kosovės (1975-1977) dhe reporter-redaktor i Televizionit tė Prishtinės (1977-1989). Njė kohė ishte edhe bashkėpunėtor i disa gazetave dhe revistave qė botoheshin nė ish-Jugosllavi: “VUS” (Vjesnik u sredu) tė Zagrebit, “Delo” tė Lubjanės etj. Me shkrime letrare u paraqit pėr herė tė parė mė 1952. vazhdoi bashkėpunimin me tė gjitha gazetat dhe revistat shqipe qė botoheshin nė kosovė e mė gjerė. Ka kultivuar disa lloje zhanresh letrare nė prozė. Librin e parė tė tregimeve pėr fėmijė Topi i larmė e botoi mė 1965 nė redaksinė “Flaka e vėllazėrimit”, nė Shkup. Pastaj, botoi romanin e parė Murgesha (1966) nė Redaksinė e botimeve “Rilindja” tė Prishtinės, nga e cila redaksi mė pastaj u botuan edhe romanet Shtrojera (1969, ribotimi 1979), romani Drenusha (1980), librin me tregime Kobi (1983) dhe romani Egjra (1989). Romanin Shtrojera e botoi edhe Shtėpia Botuese “Naim Frashėri”, e Tiranės, mė 1983. Gazeta “Flaka e vėllazėrimit” e botoi mė 1980 nė vazhdime romanin Dhengrėnėsit, ndėrsa romanin I treturi e botoi revista letrare “Koha” e Podgoricės (1983), si dhe romanin Murana (1986). Radio Prishtina emetoi radio-dramat Tregtari i kafshatave tė dreqit dhe Kah fryn era, kurse televizioni i Prishtinės realizoi dramėn televizive Kopshti i pleqėrisė. Iu vu nė skenė edhe drama Maska e ējerrė. Ėshtė autor i librit monografik Ekonomia e Kosovės sot e nė perspektivė (1976) dhe i librit-leksikon Shkrimtarėt e Kosovės 1943-’83, tė botuar mė 1984. Nebil Duraku vdiq mė 26 tetor 1989 nė Zagreb, pėr tė gjetur prehje nė varrezat e Prishtinės