PDA

View Full Version : Rifat KUkaj


lirik
23-04-11, 17:21
Shėnime pėr autorin Rifat Kukaj u lind mė 25 tetor nė vitin 1938 nė Tėrstenik tė Drenicės. U shkollua nė Drenicė dhe nė Prishtinė. Tre vjet punoi mėsues nė vendlindje pėr tė kaluar pastaj nė Redaksinė e Kulturės nė Radio Prishtinė - redaktor i emisioneve pėr fėmijė. Qė nga viti 1975 punon nė Redaksinė e Botimeve “Rilindja" - redaktor i letėrsisė pėr fėmijė. Deri mė tani ka botuar mbi dyzet vepra letrare. Romanet “Bardhi e Mirushja", “Rrasa e zogut", “Shkrepi i diellit", “Lepuri me pesė kėmbė", “Vjollca magjike", “Zogu i bardhė", “Kokėrrmeli e pilivesa", “Gjeli nė kuvertė", “Xhuxhi nga xhuxhishta" etj. Vėllimet me poezi pėr fėmijė: “Gjerdani i blertė", “Lejlekėt nė luhaja", “Vallja e kallinjve", “Deti u bėftė kos", “Ēka fshin dhelpra me bisht", “Pshurrani i gjyshit", “Shtegu i laureshave", “Trimėritė e karkalecit", “Zogu i Lasgushit" etj. Vėllimet me tregime: “Harmonika", “Pėrqafimet e njoma", “Rrėfenjėza", “Ujku me kamerė", “Djaloshi i zjarreve", “Elefanti qė fluturonte" etj. Ka botuar edhe vėllimet me poezi pėr tė rritur: “Nusja", “Qafa e Ujkonjės", “Njeriu qė nuk mund tė vdiste" etj. Ka shkruar mbi tridhjetė vepra tė dramatizuara si radiodrama, drama, pjesė teatrale njėaktėshe etj. Ka shkruar edhe skenarin pėr filmin artistik “Lepuri me pesė kėmbė" Ka pėrkthyer njėmbėdhjetė vepra letrare nga sllo-venishtja, serbishtja dhe kroatishja. Pėr sukseset e arritura nė lėmin e letėrsisė ėshtė fitues i shumė ēmimeve letrare siē janė: “Ismajl Qemajl Vlora"- Vlorė, “Oton Zhupaniēiē" - Lubjanė, “Ivan Goran Kovaēiq" - Zagreb, “Neven" - Beograd, “Zmaj" - Novi Sad, dhe “Shpėrblimi i dhjetorit", Shpėrblimi i nėntorit", “Ganimete Tėrbeshi" - Prishtinė. Jeton nė Drenicė dhe nė Prishtinė. Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

lirik
23-04-11, 17:22
ZOGU I LASGUSHIT

Yll i ndritur nė natė qershori
Sikur ra prej gjithėsisė,
Ngazėllyeshėm, sytė m'i mori
Nė degė t'qershisė.
U purtekėm unė e gjethet
Qetė e lehtė me petalet,
Qielli vetė nisi tė prehet
Edhe malet.
Kėnga nga zogu i brishtė
Lindi krejt ėndrrimtare,
Dritė feksoi n'flatra e bisht
Dhe n'pėr dritare.
Gėzim, shpresė, nė gji mė derdhe
E hare tė butė si pushi,
Zog-magji ti mirė se erdhe
Nga Lasgushi!
Ato porosi tė larta
Te dritarja e shtėpisė
Po m'i thotė me vargje t'arta
Kalorėsi i bukurisė


Vargje nga poeti Rifat Kukaj