PDA

View Full Version : Pranvera dhe ndjenja e te qenit i lodhur...


Jana
02-05-11, 10:38
Shprehitė tuaja tė pėrditshme nuk kanė ndryshuar, por sėrish ju ndiheni tė lodhur. Zbuloni se cilat mund tė jenė shkaqet. Ndiheni tė dobėt, pa energji dhe gjallėri? Ndoshta shprehitė tuaja ditore nuk kanė ndryshuar, por sėrish ju nuk arrini tė kuptoni se cilat janė shkaqet e kėsaj lodhjeje kronike. Zbulojini mė poshtė.
Mosfjetja mjaftueshėm
Kjo gjė mund tė ketė efekte negative mbi pėrqendrimin dhe punėn. Njė person i rritur duhet tė flejė 7-8 orė ēdo natė. Nuk ju zė gjumi? Pėrpiquni tė bėni njė jetė sa mė tė rregullt. Mos darkoni nė orėt e vona tė darkės, mos mbani kompjuterė e celularė nė krevat. Nėse problemi vazhdon, edhe pasi keni ndjekur kėto rregulla, atėherė konsultohuni me njė doktor: ka gjasa qė tė keni ērregullime me gjumin.
Gėrhitja nė gjumė
Ndoshta orėt e gjumit janė tė mjaftueshme, por gėrhitja gjatė natės mund tė ketė efekte negative. Bėhet fjalė pėr njė shqetėsim nė frymėmarrje gjatė gjumit, e karakterizuar nga zhurma tė padurueshme dhe mbytje. Detyroheni tė zgjoheni herė pas here nga mungesa e ajrit. Fenomeni zgjat pak sekonda, por pėrsėritet shumė herė gjatė natės, duke shkaktuar stres tė madh. Ē’duhet bėrė? Nė rast mbipeshe, duhet medoemos tė dobėsoheni, tė mos pini duhan dhe tė flini me njė pajisje tė veēantė.
Marrja e njė sasie tė vogėl kalorish
Ashtu si ngrėnia e paktė qė nuk ju jep mjaftueshėm energji, edhe konsumimi i ushqimeve tė gabuara mund tė jetė njė burim problemesh. Zgjidhja ėshtė tė ndiqni njė dietė tė ekuilibruar, qė ju ndihmon tė mbani gjatė njė dozė tė caktuar sheqernash dhe tė parashikojė humbjet. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė hani mėngjesin. Pėrpiquni tė pėrfshini proteina dhe karbohidrate nė ēdo vakt.
Anemia
Pėr femrat ky ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė lodhjes. Humbja e gjakut gjatė ciklit menstrual mund tė shkaktojė mungesė tė hekurit. Rruazat e kuqe tė gjakut janė shumė tė rėndėsishme, sepse ēojnė oksigjenin nė inde dhe organe. Nėse keni mungesė hekuri, atėherė ndiqni njė dietė tė pasur me mish pa dhjamė (shumė i ushqyeshėm ėshtė mishi i kalit), mėlēi, aragosta, fasulet.
Depresioni
Depresioni ėshtė ērregullim i humorit, por nuk ndikon vetėm nė gjendjen shpirtėrore: shqetėsimi shfaqet edhe me simptoma fizike. Lodhje, dhembje koke, mungesė oreksi, ērregullim tė gjumit, kėto janė vetėm disa nga shenjat mė tė zakonshme. Nėse ndiheni tė lodhur dhe poshtė me moralin prej disa javėsh, duhet tė konsultoheni me njė doktor. Zgjidhja do tė ishte psikoterapia, e shoqėruar me pirjen e disa ilaēeve qetėsuese tė dhėna nga njė specialist i mirė.
Shumė kafeinė
Ju duket absurde njė gjė e tillė? Nuk ėshtė aspak kėshtu. Ėshtė e vėrtetė qė kafeina tė nxit tė vraposh, duke rritur pėrqendrimin. Por kur ėshtė nė sasi tė tepruar, rrezikon tė rrisė presionin e gjakut dhe nervozizmin. Kėshtu, nė fund shkakton lodhje fizike dhe mendore. Cila do tė ishte zgjidhja? Pakėsimi i konsumimit tė ēajit, kafesė, ēokollatave, pijeve me gaz qė pėrmbajnė kafeinė.
Infeksionet urinare
Shfaqen me dhembje dhe me urinim tė shpeshtė, megjithatė jo gjithmonė shfaqet me shenja kaq tė dukshme: ndonjėherė shenja e vetme ėshtė lodhja. Dyshimi hiqet duke bėrė njė analizė qė mund tė konfirmojė me shpejtėsi nėse keni njė infeksion. Zgjidhja e vetme janė antibiotikėt.
Diabeti
Kjo sėmundje e ndalon organizmin tė pėrdorė nė mėnyrė korrekte energjinė qė vjen nga marrja e ushqimeve. Nė organizėm mbetet nė qarkullin shumė glukozė, gjė qė duhet tė kthehet nė burim energjie. Si pasojė diabetikėt ndiejnė lodhje. Diabeti luftohet duke ndryshuar stilin e jetesės: duke ndjekur njė dietė tė shėndetshme, duke bėrė ushtrime fizike, duke nisur njė terapi me insulinė dhe ilaēe.
Problemet kardiake
Nė kėtė rast, lodhja ėshtė e pranishme gjatė gjithė ditės. Personi pėrton tė lėvizė, tė hedhė kėmbėt apo tė kryejė ndonjė veprim tjetėr. Kjo mund tė jetė shenjė qė zemra juaj ka njė problem. Nė kėtė rast duhet tė konsultoheni menjėherė me mjekun. Ndoshta mund tė jetė e nevojshme tė ndryshoni mėnyrėn e jetesės, tė ndiqni njė terapi farmakologjike dhe tė bėni kontrolle tė vazhdueshme.
Nė rast se lodhja nuk lidhet me asnjė nga kėto shkaqe, zgjidhja mund tė jetė shumė e thjeshtė: bėni sa mė shumė ushtrime fizike. Disa studime thonė se lodhja luftohet edhe me njė energji tė dhėnė nga njė program modest ushtrimesh. Mjaftojnė 20 minuta ecje normale nė natyrė. Tri herė nė javė janė tė mjaftueshme pėr t’u ndier mė mirė.