PDA

View Full Version : Kėrcėnime me Kanun!


gazi-de
13-05-11, 09:39
Kėrcėnime me Kanun nga Drenica pėr Azem Sylėn!

Prishtinė, 12 maj Familjet Geci, Imeri, Dajaku, Behrami dhe Kastrati nga Drenica nėpėrmjet njė komunikate kanė kėrkuar nga Azem Syla qė t’u dorėzohet organeve tė drejtėsisė, pasi qė publikisht kishte pranuar se kishte dhėnė urdhėr qė tė vritej Gani Geci.
“Ne kėrkojmė nga EULEX-i dhe bashkėsia ndėrkombėtare qė tė zbardhen vrasjet e djemve tanė sepse ne familjaret do tė kėrkojmė pa ndėrprerė dorasit e vrasjeve tė djemve tonė. Neve familjeve, pos qė na janė vrarė djemtė tanė, janė bėrė pėrpjekje nga individė e struktura kriminale qė tė na etiketojnė si “tradhtarė” e “kriminelė”.
Nė tė kundėrtėn, punėn qė nuk e kanė bėrė hetuesia, gjyqėsia e policia jemi detyruar tė bėjmė vetė. Hetimet e tona tė vazhdueshme se kush mund tė jenė vrasėsit e djemve tanė, na kanė quar te Azem Syla me shokėt e tij. Dyshimet tona po pėrputhen me vetė deklarimet e kėtij tė fundit se ka dhėnė urdhėr pėr vrasjen e Gani Gecit.”, thuhet nė njė njoftim drejtuar medies.
Aty i kėrkohet Sylės qė tė dorėzohet, dhe EULEX-it tė marrė masa, se pėrndryshe do tė veprojnė sipas Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pėr tė marrė hak.
“A e di ti o Azem Syliqi se ne jemi shqiptarė. Ne do te flasim me Ty edhe ndryshe! Ty o Azem Syliqi do ta varim Kanunin nė qafė dhe tė gjitha ato veprime tua qė i ke bėrė ti me argatėt tu qė prej mbrėmė i ke varur nė “baskinė” tėnde” thuhet ndėr tė tjera nė kėtė kumtesė qė e transmeton Idneksonline dhe paralajmėrohet se nėse nuk ndėrmerren masa ata do tė detyrohen tė kthehen 600 vjet mė pas.

Kur instuticionet tu Kosoves nuk kan fuqi me me i zbardh shum vrasje qe jan be ne kosove mbas lufte apo edhe EULEX-i nuk ka interes ateher mendoj duhet me ju kthy Kanunit te Leke Dukagjinit,kjo thenje me pelqej"A e di ti o Azem Syliqi se ne jemi shqiptarė. Ne do te flasim me Ty edhe ndryshe! Ty o Azem Syliqi do ta varim Kanunin nė qafė"
???..