PDA

View Full Version : Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un


Zero Cool
18-05-11, 17:53
Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14667)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0518171213488_m.png



Muajt e fundit, PDK-ja, pėrmes strukturave tė SHIK-ut brenda Policisė sė Kosovės, ka shantazhuar punėn e Komunės sė Prishtinės duke u sjellė nė formė tė njė regjimi policor, ka deklaruar lideri i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, njėherėsh kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa.
Vėrejtjet themelore tė Mustafės janė pėr njė prezencė jonormale tė Policisė sė Kosovės, tė njė njėsie tė policisė, qė ka tė bėjė me krimet ekonomike. Ata, sipas tij, kanė qenė prezentė gjatė kėtyre gjashtė muajve nė komunė... “kemi evidentuar qė hyrja e dalja e tyre ka ndodhur deri nė 12 herė gjatė ditės”, ka thėnė Mustafa.

“Na ka habitur ky fakt, sepse mė shumė pėrngjan nė njė shtet policor sesa nė njė shtet normal, demokratik. Assesi nuk do tė thotė se policia nuk mund dhe nuk duhet ta bėjė punėn e vet, sepse ajo ka tė drejtė ta bėjė, mirėpo ta bėjė ashtu si edhe nė institucionet e tjera dhe jo tė pėrqendrohet vetėm nė Prishtinė”, ka thėnė Mustafa nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė.

Kjo, sipas Mustafės, ka marrė edhe efekte tė njė shantazhi politik qė bėhet ndaj Prishtinės, sepse – siē shprehet ai – Partia Demokratike nuk ka mundur ta fitojė Prishtinėn me vota. “Ėshtė pra edhe problemi i konkurrencės me LDK-nė, andaj kjo ngjan nė njė luftė politike qė zhvillohet me instrumente shtetėrore, e qė ne nuk duhet ta lejojmė”, thekson ai.

Mustafa shprehet se ka respekt ndaj Policisė sė Kosovės dhe dėshiron qė ajo tė zhvillohet si njė institucion i pavarur, tė zbatojė plotėsisht ligjin dhe tė mos kemi elemente, tė cilat disa segmente tė policisė i shndėrrojnė nė segmente politike ose partiake.

“Kėtu kam dhėnė edhe vėrejtjet lidhur me prezencėn e elementeve tė SHIK-ut nė disa segmente, jo se ne tani duhet t’i gjykojmė apo duhet tė marrim masa ndaj njerėzve qė kanė punuar nė SHIK pėrpara, por nga fakti se nuk dėshirojmė qė njė agjenci partiake, e cila ka funksionuar krejtėsisht pėr interesa tė njė partie, tani, pėrmes policisė, tė punojė po ashtu pėr interesa tė asaj partie, sepse policia duhet tė punojė pėr interesa tė qytetarėve. Nuk kėrkojmė asgjė mė shumė se kjo”.

I pyetur nėse ai mendon se SHIK-u ėshtė ende aktiv pėrkundėr faktit se ka shpallur pushimin e aktiviteteve, Mustafa thotė se, “ata e kanė shpallur pushimin si SHIK, por nuk do tė ishte mirė qė veprimtaria e tyre tė vazhdojė nė segmente tė ndryshme pėrmes institucioneve vendore”.

“Kėtė vėrejtje e kam dhėnė dhe do ta jap edhe mė tutje, jo se kam diēka kundėr njerėzve qė kanė punuar aty, sepse ata me siguri i kanė pasur motivet e tyre, objektivat e tyre. Pjesa dėrrmuese e tyre ka punuar nė interes tė Kosovės dhe pėr Kosovėn, por ka punuar si pjesė e njė partie politike”, ka thėnė ndėr tė tjera kreu i LDK-sė. /Telegrafi/

Zero Cool
21-05-11, 16:18
Prishtina, peng i politikės (http://www.telegrafi.com/?id=2&a=14717)


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0521123124189_m.jpg


sh-kandidati i AAK-sė pėr kryetar tė Prishtinės, Besnik Tahiri, njėherėsh kėshilltar i kryetarit Haradinaj dhe anėtar i Kryesisė sė kėsaj partie opozitare, ka thėnė se situata e rėndė nė Prishtinė, po vjen si rrjedhojė e neglizhencės totale ndaj problemeve shumė bazike nė njė anė, dhe, nė anėn tjetėrm fundamentale pėr jetėn dhe mirėqenien e qytetarėve tė kryeqytetit.
Nė njė konferencė pėr media, tė shtunėn, Tahiri ka thėnė se Prishtina, si kryeqendėr, ėshtė bėrė peng i pazareve politike.

“Nė njė anė Qeveria e Kosovės po saboton kryeqendrėn me mosmiratimin e ligjit kurse nė anėn tjetėr nuk ka njė kėrkesė dhe shtytje konsistente dhe serioze nga qeveria komunale. Krahas trajtimit tė temave tė mėdha nga nivelit qendror, pėr, dhe rreth Kosovės, qytetarėve e Prishtinės dita ditės po ju bėhet jeta e vėshtirė nė qytet duke u ballafaquar me probleme fundamentale qė ndėrlidhen drejtpėrdrejt me kualitetin e jetės sė tyre”, ka thėnė Tahiri.
Sipas tij, miratimi i Ligjit pėr Prishtinėn ėshtė obligim kushtetues, dhe duke qenė kėshtu, ėshtė absurde qė nė kėtė formė tė diskriminohet kryeqyteti i Kosovės.

Tahiri ka thėnė se Komuna e Prishtinės, nė mungesė tė Ligjit pėr kryeqytetin, ka humbur mė sė paku rreth katėr milionė euro nė vit, si dhe donacionin prej 14 milionė eurosh nga Komisioni Evropian.

“Ne rrezikojmė qė nė vitin e ardhshėm t’i humbim edhe rreth 10 milionė euro. Kjo duke llogaritur se nė buxhetin e vitit 2010, komuna nga granti qeveritar i ka marrė rreth 31 milionė euro, kurse tani me regjistrimin e popullsisė, Prishtina ka dalė diku rreth 200 mijė banorė, e qė i bie qė do tė marrė rreth 10 milionė euro mė pak, pasi qė ndarja e grantit qeveritar 89 pėr qind bazohet nė numrin pėr kokė banori”, ka thėnė Tahiri.