PDA

View Full Version : Nga veriu nė jugė dhunimet flasin vetė…


Zero Cool
02-06-11, 19:16
Shoqėria "Bashkimi Shqiptar"
Postuar mė: 05-07-2010
Nga Shoqata Atdhetare Kulturore "Dielli"
T H I R R J E

OPINIONIT PUBLIK, GJITHĖ SHOQATAVE ATDHETARE-KULTURORE, NĖ VEĒANTI SHOQATAVE "GJIROKASTRA", "ĒAJUPI", "LUNXHĖRIA", "PĖRMETI" DHE "TEPELENA". SHTYPIT DHE TV-ve.
Presidentit tė Shqipėrisė z.Bamir Topi
Kryeministrit tė Shqipėrisė z. Sali Berisha

Tiranė

Tranzicioni ynė i stėrzgjatur, i vėshtirė, shpeshherė i dhembshėm e i pėrgjakur, u tregua shkatėrrues edhe i vlerave historike e kulturore tė vendit tonė. U dhunuan monumente, buste e lapidarė, pllaka pėrkujtimore e memorialė, u vodhėn e u shkatėrruan biblioteka, muzeume, arkiva, qendra arkeologjike, sende etnografike, varre e varreza… sa nuk numėrohen. Dhunimi i varreve, i busteve tė personaliteteve qė bėnė histori u bė dukuri e zakonshme.
Do tė mjaftonin vetėm disa shembuj konkretė pėr t'i thėnė mjaft "Dorės sė zezė" qė shkatėrron e nėpėrkėmb vlerat tona tė shenjta:

NGA VERIU NĖ JUGĖ DHUNIMET FLASIN VETĖ…

Nė Shkodėr dhunohet rėndė busti i Migjenit.
Nė Lushnjė vidhen 21 thasė me eshtrat e 21 dėshmorėve tė Luftės Ēlirimtare. Nuk dihet destinacioni.
Nė Pogradec u copėtua pllaka e varrit tė Lasgush Poradecit.
Po nė Pogradec u dhunua basoreliefi i njė personi tė shquar qė ishte shpallur "Qytetar nderi".
Pėrsėri nė Pogradec "Dora e zezė" ka vjedhur ndriēuesat e monumentit tė Lasgush Poradecit.
Nė Korēė, pėrpara syve tė policisė, u sharrua busti i pararilindasit tė shquar Naum Veqil Harxhit, pėr t'u shitur si hekurishte.
Nė Pėrmet (Kosinė): prifti Thomollari, pa Zot, me fe paranė e pistė, me Ungjillin e Shenjtė nė duar, bekon zhvarrimin e eshtrave tė fėmijėve, nuseve dhe tė tė parėve tanė. Mė pas, prifti pa shpirt, i shenjtėron si skelete ushtarėsh me destinacion varrezėn e tė rėnėve grekė nė Grykėn e Mezhgoranit. As nė vėrshimet e barbarėve nuk u prekėn varret tona. Pėrse cėnohen sot?!
Po nė Pėrmet, nė Grykėn e Kėlcyrės, pushteti lokal, a dikush tjetėr, ka shitur apo dhuruar tokė pėr varrezat e ushtarėve grekė, po zyrtarėt kanė harruar se nė kėtė parcelė toke ndodheshin rrėnojat e njė kishe paleokristiane, me vlera tė veēanta pėr historinė e krishterimit nė Shqipėri. Tani mbi themelet e kėsaj kishe tė lashtė do tė kemi njė faltore e varre greke. Asgjė mė tepėr: U tjetėrsua origjina.
Nė Gjirokastėr (Dropull-Sofratikė) shkatėrrohen varret e Epokės sė Perandorisė Romake. Mbi varret romake ndėrtohen objekte tė tjera me leje tė lėshuar nga pushteti lokal. (?!)
Po nė Gjirokastėr, ata qė i vunė zjarrin shkollės me emrin e Bajo Topullit, nė mėngjes dhuronin si "bamirėsa" parį pėr dėmet e "zjarrit".
Pėrsėri nė Gjirokastėr busti i A.Z.Ēajupit goditet me mjete tė rėnda nė kokė, supe, veshė, hundė dhe pėr ironi, "dora e zezė" nė gojė i kishte futur njė tufė me gjėmba.
Lista vazhdon… Shoqata "Dielli" nė kėtė Thirrje ka objektiv, jo tė numėrojė, po tė sensibilizojė opinionin e gjerė qytetar pėr gjendjen e pafalshme, poshtėruese, aspak humane, larg ēdo civilizimi qė ne ėndėrrojmė, tė varreve tė rilindėsve nė Gjirokastėr.

VARRE TĖ PĖRDHOSUR BARBARISHT
MEMORIALI "NJĖ KOSH PLEHRASH"

Ideja pėr njė memorial pėr figurat e shquara tė Gjirokastrės i takon viteve 30 tė shekullit tė kaluar, kur u prunė eshtrat e Ēerēiz Topullit nga Shkodra. Memoriali u ndėrtua para gjysmė shekulli. U bė vėrtet njė pikė turistike pėr vendas e tė huaj, njė mjedis pelegrinazhi i mbuluar me gjelbėrim, lule, bar e pemė rreth e rrotull. Ndėrtimi i pėrshtatej arkitekturės sė qytetit muze.
Gjatė tranzicionit gjithēka u pėrmbys. Tri herė u dhunuan varret. Dy herė kryebashkiakėt e majtė e tė djathtė i rindėrtuan. Rrėnimi i tretė ishte i pafat, po mė i keqi. Tritoli nuk mund tė shkretonte mė shumė. U rrafshua gjithēka, po askush nuk i vuri veshin. Edhe pas 1916-ditėve, deri sot, asgjė nuk ka ndryshuar. Varre pa zot, pa emra e pa mbiemra. Varre pa kokė varresh. Me pllaka e gurė tė thyer. Askush nuk mund tė dallojė ku ėshtė varri i Koto Hoxhit, i Ēerēizit apo i Bajo Topullit. Jo emrin po as njė gėrmė nga emrat e tyre nuk gjen. Dallon varri i Ēajupit me njė kryq tė thyer nazist mbi pllakė. (?!) Gazeta e madhe e Tiranės "Panorama" (12.03.2005) ia atribuon varrin me emrin dhe eshtrat e Pandeli Sotirit personit fantazmė "Miēo Qulli", i cili as ka ekzistuar, as nuk ekziston, as si emėr, pa le si figurė historike. Sa keq, shpejt u harruan varret me emrat e tė parėve tanė tė shquar! Brezat, qė do tė vijnė mė pas nė Memorialin e rilindėsve nė Gjirokastėr pėr homazhe, cilin do tė nderojnė inekzistentin "Miēo" tė "Panoramės", apo martirin e kombit Pandeli Sotiri?
Memoriali ėshtė shfytyruar: gjemba, driza, ferra, plehra dhe fjalė tė pista mbi obelisk. Pllakėn e Obeliskut me kushtimin "Lavdi kujtimit tė rilindėsve… nuk mund ta lexosh, sepse njė kryq tjetėr i zi u ka zėnė fytyrėn germave tė skalitura nė gur…
Obelisku mbi 3 m i lartė nė majė ka shqiponjėn, Emblemė e kombit, kokėcoptuar, pa krahė, e varur pėrkėmbe, qė vajton tablonė, makabre poshtė saj… Kėtė shkatėrrim, ēmenduri e "duarve tė zeza", zyrtarė tė Bashkisė tė qytetit muze premtuan ta kthejnė nė identitet. Ata deklaruan publikisht nė shtyp para 1916-ditėsh se investimi, projekti ishin gati, se puna "nisi", por mė kot, Memoriali ngeli "plehėrishte" edhe pasi u rrokullisėn 1916-ditė. Kush ka penguar? Pėrse kanė penguar? Kjo u duhet thėnė shqip qytetarėve gjirokastritė.
Qytetarėt e Gjirokastrės, Zogorisė, Lunxhėrisė e mė gjerė, bijtė e tė cilėve me kohė kanė zėnė vėnd nderi nė historinė tonė, nuk mund tė lejojnė kėtė dhunim ēnjerėzor tė varreve tė tyre.

PESĖ RILINDĖSIT JANĖ FIGURA TĖ SHQUARA TĖ KOMBIT TONĖ

1. PANDELI SOTIRI: "Mėsues i Popullit" nga Selcka e Lunxhėrisė. Figurė e ndritur e shkollės nė gjuhėn shqipe, martir i saj. Pjesėmarrės nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. Anėtar themelues i Shoqėrisė sė Stambollit. Botues i revistave tė para nė shqip "Drita" dhe "Dituria". Ėshtė drejtori dhe mėsuesi i parė qė hapi "Mėsonjtoren" e Korēės (7 Mars 1887). U anatemua e u shkishėrua si mėsues i shqipes. Pėr kėtė "sakrilegj", njerėzit e vėnė nga Patrikana greke e Stambollit, i prenė jetėn mizorisht, duke e flakur nė rrugė nga dritarja e katit tė tretė tė shtėpisė ku banonte nė vitin 1891.
2. KOTO HOXHI: "Mėsues i Popullit" nga Qestorati i Lunxhėrisė. Pjesmarrės nė Lidhjen e Prizrenit, anėtar i "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė Kombit shqiptar" (1887), anėtar i Komisionit tė posaēėm pėr ēėshtje tė alfabetit, nismėtar pėr formimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja (libra) shqip", bashkautor i "Alfabetares sė gjuhės shqipe" (1879), themelues, mėsues i shkollave tė fshehta shqipe. Ėshtė mėsuesi qė pėrgatiti mėsuesit e shkollave tė para shqipe: Petro Nini Luarasin, Pandeli e Koēo Sotirin, Janko Minxhėn, Jani Mingėn etj. Mbylli shkollėn greke nė Qestorat, "fidanishten" pėr greqizimin e shqiptarėve. Normalen e Qestoratit, pas 19 vjet pėrpjekje tė pandėrprera e ktheu nė shkollė shqip me personel shqiptar vetėm pėr disa muaj, sepse milioneri grekoman Kristaq Zografo, preu financimin e saj. I internuar, i burgosur, i anatemuar nga Patrikana greke e Stambollit mbylli sytė si viktimė e saj (1896).

3. ĒERĒIZ TOPULLI: "Hero i Popullit" nga Gjirokastra. Kapedani i ēetave kryengritėse pėr liri para e pas shpalljes sė Pavarėsisė. Mbrojti denjėsisht nderin dhe gjakun e mėsuesit dhe priftit martir pėr shkollėn e kishėn shqipe nė Negovan. Ēerēizi me ēetėn e tij bėri qėndresė tė armatosur, luftė, me ushtrinė pushtuese greke dhe me andartėt e Jorgji Zografos, qė aplikoi genocid, vrasje, djegie e shpėrngulje masive tė banorėve nga trojet e tyre mė 1914. U vra nė marrėveshje midis shovenistėve serbė e grekė nė Fushėn e Shtoit nė Shkodėr mė 1916.

4. ANDON ZAKO-ĒAJUPI: Poeti kombėtar i Rilindjes nga Sheperi i Zagorisė. Shkrimtar dhe patriot brilant, dramaturg, komediograf, pamfletist, fabulist, pėrkthyes dhe drejtues i shoqatave patriotike nė Egjipt. Kėngėtar i lirisė, i mėmėdheut, vendlindjes dhe i gjuhės shqipe. Kryevepra e tij "Baba Tomorri" pėr mė shumė se njė shekull vazhdon tė jetė libėr i dashur kudo ku ka shqiptarė.
Ka pėrkrahur njė alfabet tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt, me bazė abecenė latine. Ka kėrkuar shkollė nė gjuhėn shqipe dhe kishė me eksark (peshkop) shqiptar. Atdhetar demokrat me vizion tė plotė perėndimor. Ishte mik pėr jetė i Faik Konicės. Vdiq nė Egjipt mė 1930, me amanet qė trupi i tij tė prehej nė Atdhe.

5. BAJO TOPULLI: "Hero i Popullit" nga Gjirokastra. Themelues i "Komitetit pėr lirinė e Shqipėrisė". Frymėzues dhe organizator i ēetave tė para kryengritėse pėr liri, para e pas Pavarėsisė, nė rrethet e Korēės, Kolonjės, Pėrmetit, Gjirokastrės etj. Bajo Topulli ėshtė pjesėmarrės nė Kongresin e alfabetit tė gjuhės shqipe nė Manastir mė 1908 dhe pėrkrahės aktiv nė krah tė kryetarit tė kėtij Kongresi - Mit'hat Frashėri. Intelektual me kulturė tė gjerė nė lėmin e arsimit, ka kontribuar nė hapjen e klubeve dhe shkollave shqipe, shtetar i njohur nė administratėn shqiptare nė kohėn e Mbretėrisė. Vdiq mė 1937.

Zero Cool
02-06-11, 19:17
KĖRKESAT E SHOQATĖS "DIELLI"

1. Nėn kujdesin e Qeverisė, pushtetit bashkiak nė Gjirokastėr, nė kohėn mė tė pėrshtatshme, tė marrė tė gjitha masat qė Memoriali i rilindėsve tė kthehet nė gjendjen e mėparshme: rindėrtimin cilėsor tė varreve, rrethimin e tij me mure e kangjella, me dyer e shkallė, gjelbėrimin me bar, lule e pemė dekorative nė mjedisin jashtė mureve rrethues, ndriēimin me drita elektrike dhe botimi i njė fletėpalosje pėr vizitorėt do tė ishin disa nga kėrkesat e para pėr Memorialin.

2. Memoriali tė jetė nėn kujdesin e shtetit si objekt i veēantė historik. Tė ruhet, tė mirėmbahet dhe nė Guidėn e Qytetit Muze tė cilėsohet vend historik dhe pikė turistike.

3. Qeveria, duke marrė shkas nga gjendja e Memorialit tė Rilindėsve nė Gjirokastėr, t'i paraqitė Kuvendit njė projektligj (tė rinovuar) "Pėr mbrojtjen e objekteve historike, figurave dhe simboleve kombėtare" (memorialė, varre, varreza, buste, shtatore, shtėpi muze, lapidarė, qendra arkeologjike, vlera folklorike, kėnga polifonike, eposi i kreshnikėve, ndėrtime kulti, kėshtjella tė kohės ilire etj.)..

4. Pėr rastin unikal, pėrdhosjen masive tė varreve tė rilindėsve tė shquar (jo njė herė, po tre herė gjatė tranzicionit), Shoqata atdhetare "Dielli" kėrkon nga opinioni qytetar dhe nga shoqatat simotra, nga shtypi, media dhe institucionet shkencore e universitare tė shprehin opinionet e tyre pėrsa u parashtruan nė kėtė Thirrje ose pėr raste tė tjera analoge.

5. Kėrkojmė nga Qeveria dhe institucionet shtetėrore tė zbatojnė ligjet nė fuqi pėr zbulimin dhe dėnimin e njerėzve qė pėrdhosin vendet e shenjta, figurat e shquara dhe objektet historike shqiptare.

Nga Shoqata Atdhetare Kulturore "Dielli"