PDA

View Full Version : Cfare duhet te dime per bakterin Escherichia coli..


Jana
05-06-11, 19:59
Bakteret escherichia coli nuk janė tė panjohura. Ato paraqiten nė zorrėt e bagėtive, para sė gjithash te gjedhi, delet dhe dhitė, por edhe te kafshėt e egra. Pėrmes florės nė zorrė ato mund tė pėrfundojnė nė qumėshtin apo mishin e kafshėve. Po ashtu, uji i ndotur mund tė jetė shkaktar i infeksioneve EHEC.
Ekspertėt e BE-sė tė Shėndetėsinė e kanė quajtur valėn e infektimeve nė Gjermani si njė prej mė tė rėndave tė kėtij lloji nė mbarė botėn. Ndėrkaq, edhe nė Europė po shtohet paniku nga bakteri escherichia-coli. Pas Gjermanisė, ku numri i viktimave shkoi nė 14, ai rezulton tė jetė pėrhapur edhe nė Suedi, Danimarkė, Britani, Holandė e Austri. Qendra Europiane pėr Parandalimin dhe Kontrollin e Sėmundjeve flet pėr disa tė prekur nė kėto vende, mes tė cilėve edhe fėmijė nėn 5 vjeē, ndėrsa 87 pėr qind e rasteve tė regjistruara janė tė rritur, ku 68 pėr qind e tyre, femra.


Ēfarė ėshtė escherichia coli?
Ėshtė njė lloj bakteri me variante tė ndryshme. Normalisht jeton nė zorrėt e njeriut dhe tė kafshėve dhe nuk jep shqetėsime. Disa forma tė tij mund tė shkaktojnė infeksione dhe diarre. Ēfarė ka tė ndryshme nga ai qė ka goditur veriun e Gjermanisė?
Ky lloj escherichia coli (e. coli) identifikohet me numrin 104. Rastet e tij nė Europė, mė pėrpara kanė qenė shumė tė rralla. Ėshtė nė gjendje tė shkaktojė sėmundje, sepse prodhon njė helm tė fuqishėm vero-citotoksina (vtec): kjo substancė vepron si helm. Zhvillohet nė zorrė pastaj pėrmes mukozės, kalon nė gjak dhe godet veshkat duke provokuar komplikacione shumė tė rėnda: sindromin e uremisė hemolitike. Pasoja mė e keqe ėshtė isuficenca renale akute qė kėrkon dializė.


Escherichia zakonisht prek vetėm fėmijėt?
Po, normalisht manifestohet nė forma tė rėnda vetėm te fėmijėt. Tė rinjtė infektohen dhe “zhvillojnė” njė sėmundje gastroenterite shumė tė rėndė, por pa komplikacione renale. Bakteri 104, ėshtė i veēantė nga ata tė studiuar deri mė tani.


Si merret infeksioni nga e. coli?
Pėrmes konsumimit tė ushqimeve apo ujit tė kontaminuar. Gjedhėt mund ta transmetojnė pėrmes mishit apo qumėshtit. Nėse kafsha ėshtė mbartėse e bakterit patogjen mund tė kontaminojė gjithė produktet dhe ambientin ku jeton. Ky infeksion ėshtė zoonotik, pasi burimi kryesor i tij janė gjedhėt dhe dhentė, ku plehu i tyre qė shpėrndahet si i ujshėm nė vendet e kultivimit tė produkteve me orgjinė bimore, si sallata, spinaqi, kastravecėt, i kontaminon kėto produkte ushqimore duke e kaluar infeksionin te njeriu.
Si parandalohet infeksioni
Higjiena ėshtė mbrojtja e vetme pėr tė parandaluar ēdolloj infeksioni ushqimor. Duhet tė evitosh konsumin e qumėshtit tė papėrpunuar sidomos nga ana e fėmijėve dhe tė moshuarve dhe mishin e papjekur (sidomos atė tė fast-food-ve). Fėmijėt duhen mbajtur larg nga ambientet e kontaminuara nga feēet e deleve dhe gjedhėve. Mos u lani nė ujė tė ėmbėl. Pėr sa u pėrket frutave dhe perimeve, duhen larė me shumė kujdes: nuk ėshtė nevojshme t’i heqėsh nga regjimi ushqimor. Ekspertėt po ashtu rekomandojnė qė nė parim tė gjitha produktet ushqimore, si perimet ashtu edhe mishi para konsumimit tė nxehen nė temperaturė prej 70 gradė tė paktėn pėr dhjetė minuta. Nė kėtė mėnyrė vriten bakteret.
Cilat janė simptomat
E para ėshtė diarreja, qė brenda pak orėsh bėhet hemorragjike. Duhet tė alarmohemi vetėm kur merr kėto karakteristika dhe shfaqen shenja gjaku. Atėherė duhet tė drejtohemi menjėherė te mjeku. Simptomat janė tė ndryshme nga koliti bakterial klasik. S’ka temperaturė dhe ka dhimbje tė forta barku. Shpesh ky lloj infeksioni ngatėrrohet me apandesitin. Diarreja nga escherichia coli nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve zgjidhet vetėm brenda 4-5 ditėve. Nė rastet mė tė kėqija helmi qarkullon duke shkaktuar anemi dhe insuficencė renale.
Si kurohet?
Pėr fat tė keq nuk ka kurė specifike, terapia me antibiotikė, ashtu si me gastroenteritet nuk ėshtė efikase, madje mund tė pėrkeqėsojė situatėn. “Nėse shkatėrrohen bakteret me antibiotikė, atėherė lirohen mė shumė qeliza helmuese dhe ashpėrsohen simptomat. Pra kjo ėshtė absolutisht kundėrproduktive. Dhe kjo ėshtė arsyeja pse antibiotikėt pėr fat tė keq nuk janė nė asnjė mėnyrė mundėsi e terapisė pėr rastet me infeksionet EHEC”, thonė mjekėt. Prandaj mjekėve nuk u mbetet tjetėr veē mundėsisė pėr tė zbutur simptomat. Nė kėtė mes ndihmojnė infuzionet, tė cilat kompensojnė humbjen e lėngjeve te pacientėt, te pacientėt me simptoma tė rėnda, pastrimi i gjakut pėrmes dializės mund tė parandalojė dėmtimin e pėrhershėm tė veshkave.