PDA

View Full Version : Mbylli Sytė


hasanmehmeti
08-06-11, 19:01
“MBYLLI SYTĖ!”


Mos e njollosni veten duke hulumtuar gabimet e tė tjerėve.

Patjetėr qė do tė pėrballesh me njerėz qė do tė kenė mendim tė keq pėr ty, qė do tė bėjnė komente tė ndryshme mbi fjalėt e tua. Mjerisht ėshtė instaluar njė kulturė negative edhe nė mesin e fetarėve, vėllezėrve tanė muslimanė. Tė vegjlit etiketojnė tė mėdhenjtė, dėgjohen akuza nga mė tė ndryshmet, vėllazėria islame ka humbur e ėshtė tretur nė thyerjet e valėve.

Ndėr arsyet e afrimit vėllazėror ėshtė tė mbyllėsh sytė dhe jo tė eksplorosh duke hulumtuar tė metat e tė tjerėve. Duhet ta ndalim veten dhe tė mbyllim sytė, ngase nuk ka njeri pa tė meta. Kėtė e di ēdo njeri, por nevoja e do qė tė rikujtohet.

Sid bin el-Musejjibi thotė: “As dijetari, as fisniku e as i ndershmi nuk mund tė pėrjashtohet prej gabimeve. Por disave prej tyre nuk duhet t’u pėrmenden gabimet, sidomos atij qė ka tė mira mė shumė se tė meta.”

E rėndėsishme pėr gjeneratat e ardhshme ėshtė zbukurimi me urtėsi duke vendosur ēdo gjė nė vendin e vet, duke insistuar qė ēdo herė tė funksionojnė principet dhe vlerat e ngritura mbi parimin dhe bazėn, jo lėvizja dhe shėtitja nga njė mendim te tjetri ēdo ditė ose njė metodologji e re ēdo vit. Po qe se ndodh kėshtu, do tė shfaqet degradimi dhe do tė jetė mė e vėshtirė tė qartėsohet e sakta prej tė pasaktės dhe e vėrteta nga e pavėrteta.

Me titullin “Mbylli sytė!” nuk mendoj qė tė mbyllen ato para ēėshtjeve bazė tė fesė, besimit, moralit, hallallit, haramit. Jo mbyllje tė syve kur nėpėrkėmbet Kur’ani, Muhammedi salallahu alejhi ve selem, parimet e Islamit, etj..

Nė kėto raste duhet tė ngrihet zėri, tė merren masat e nevojshme nga njerėzit kompetentė, dijetarėt, besimtarėt e devotshėm duke reaguar me urtėsi dhe maturi, me njė fjalė ēdo veprim tė jetė nė kornizat e Islamit, larg eksplorimit tė tė metave tė vėllezėrve kur ata gabojnė dhe janė viktimė e injorancės nė raste dhe momente tė caktuara. Muhamedi salallahu alejhi ve selem na mėsoi qė kur njė person na fyen, nė kėtė rast t’i mbyllim sytė me qėllim qė edhe ne tė mos mėkatojmė. Kuptohet, nėse duam qė tė shpėtojmė.

Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ishte i ulur dhe erdhi njė person dhe nuk u kursye nga fyerjet drejtuar atij, por Ebu Bekri tregoi maturi. Aty pranė ishte edhe Muhamedi salallahu alejhi ve selem. Kur personi vazhdoi edhe mė tej duke fyer Ebu Bekrin, ai filloi tė kundėrpėrgjigjet. Nė atė rast Muhamedi salallahu alejhi ve selem u ngrit dhe shkoi. Mė pas Pejgamberi i tregoi Ebu Bekrit se Allahu dėrgoi njė melek qė i thoshte fyesit “por ti”. Kurse Ebu Bekri, sa herė qė ai e shante, i thoshte “Allahu tė faltė”. Ndėrsa meleku i thoshte Ebu Bekrit “por edhe ti, edhe ti je nė tė drejtė”. Kur filloi Ebu Bekri tė merrej me fyesin, atėherė meleku shkoi dhe ia zuri vendin shejtani.

Me temėn “Mbylli sytė!” dėshirojmė qė me sjelljen tonė tė largohemi duke mbyllur sytė para paditurive tė njerėzve, duke i harruar tė metat e tyre, tė mos bashkėveprojmė me ata njerėz sepse Allahu i Lartėsuar do t’u pėrgjigjet veprimeve tė tyre. Zoti yt nuk dėshiron qė ti tė hidhėrohesh pėr veten tėnde.

Njeri tė pėrsosur nuk ka. Njeri pa gabime nuk mund tė gjesh. Nuk ėshtė qėllimi qė vėllai ose shoku tė jetė i kompletuar, por tė ketė cilėsi tė shėndosha pėr shoqėrim. Zbukurohuni me cilėsinė e heshtjes dhe tė mbulimit. Mos e njollosni veten duke hulumtuar gabimet e tė tjerėve. Ėshtė e vėrtetė qė disa vėllezėr nuk kursehen nė kėtė drejtim. Disa kėrkojnė gabimet e dijetarėve, hoxhallarėve, njerėzve tė davetit. Disa lexojnė vetė pėr tė kundėrshtuar dhe reaguar, kurse disa tė tjerė pėr tė pėrbaltur personalitetet. Abdurrahman bin Omer el-Asbahni tregon: “Ishim nė tubimin (mexhlisin) e Abdurrahman bin Mehdiut (mėsues, shejhu i Buhariut), erdhi njė djalosh dhe ai e afroi dhe e uli afėr tij. Por aty nė mexhlis u ngrit njė njeri dhe i tha hoxhės: “Ky djalosh flet kundėr teje dhe tė pėrgėnjeshtron.”

Atėherė Abdurrahmani tha: أعوذ بالله من الشيطان الرجيم. ادْفَعْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ فَإِذَا الَّذِي بَيْنَكَ وَبَيْنَهُ عَدَاوَةٌ كَأَنَّهُ وَلِيٌّ حَمِيمٌ (*) وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَمَا يُلَقَّاهَا إِلَّا ذُو حَظٍّ عَظِيمٍ . “Kėrkoj mbrojtjen e Allahut tė mė ruajė nga shejtani i mallkuar. Nuk barazohet e mira me tė keqen! Tė keqen ktheje me tė mirė e atėherė armiku yt do tė tė bėhet menjėherė mik i ngushtė. Ky virtyt u dhurohet vetėm atyre qė durojnė dhe vetėm atyre qė kanė njė fat tė madh.” (Fussilet: 34-35)

Shiko se si e shėroi hoxha problemin, se si e ktheu tė keqen me tė mirė. Pastaj hoxha Abdurrahman bin Mehdiu tregon: “Ishim nė mexhlisin e Hasan el-Basriut kur u ngrit njė njeri dhe tha: O Ebu Seid! Kėtu ka njerėz qė vijnė nė mexhlis pėr tė gjetur ndonjė gabim nė fjalėt e tua.” Hasan el-Basriu u pėrgjigj: “Unė e nxis dėshirėn nė vetvete qė tė jem afėr Allahut dhe e lakmoj kėtė. Ia dėshirova vetes qė tė isha i shpėtuar nga gojėt e njerėzve, por nuk e arrita. Pa dyshim, kam parė njerėz qė kur nuk janė tė kėnaqur me Allahun, mos tė flasim qė tė jenė tė kėnaqur me krijesat si ata.”

A dėshironi vėllezėr, shokė e miq tė pagabueshėm nė imagjinatėn tuaj?! A mendoni ju se do tė gjeni njė vėlla musliman, tė devotshėm, dijetar, modest, fisnik, bujar e me shumė cilėsi tė tjera dhe vazhdimisht do ta kesh pranė?! Kjo ėshtė e vėshtirė. Atėherė mos kėrko diēka tė pėrsosur sepse ti vetė nuk je i pėrsosur. Atėherė mbylli sytė dhe merru me gabimet e tua dhe ēdonjėri nga ne tė pėrmirėsojė gabimet e veta.

Njė njeri i tha vėllait tė vet: “Tė dua pėr hir tė Allahut.” Iu pėrgjigj: “Po t’i njohėsh gabimet e mia, do tė mė urresh pėr hir tė Allahut.” I pari prapė i tha: “Po t’i dija gabimet e tua, do tė ma ndalonin hidhėrimin tėnd ndaj teje pėr hir tė Allahut, pėr shkak tė dijes sime mbi gjynahet e mia.”

I tillė duhet tė jetė karakteri dhe mentaliteti i ēdonjėrit prej nesh, po ashtu edhe veprimet nė raport me tė tjerėt duhet tė jenė shembull. Tė mirat e tė tjerėve dhuroja vetes, gjėrat jo tė mira mos i pėrfill, mos u shqetėso nga tė kėqijat e tyre, se do tė harrosh tė mirat e tyre. Pa dyshim qė atij tė cilit i peshohen tė mirat, do tė hyjė nė xhenet. Pse tė mos vlejė ky standard pėr ne? Kush ka tė mira mė shumė se tė meta, le tė ketė meritėn tė shoqėrohet me ty dhe tė jetė vėlla i yt. Vėllanė besimtar qė ka njė rrėshqitje tė vogėl nuk meriton ta izolosh, por themi:

إِنَّ الْحَسَنَاتِ يُذْهِبْنَ السَّـيِّئَاتِ ذَلِكَ ذِكْرَى لِلذَّاكِرِينَ
“
...sepse veprat e mira i shlyejnė veprat e kėqija. Kjo kėshillė vlen pėr ata qė i pranojnė kėshillat.” (Hud: 114)

“Mbylli sytė!” qė tė lulėzojnė frytet e vėllazėrisė.

Muhamed Husejn Jakubi Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu

Kaqanikasja
09-06-11, 14:03
Mbylli syte dhe mendoje vetem gjerat e bukura