PDA

View Full Version : Vetvendosja e fton popullin ne protesta anti qevieritare


Guri i madh
15-06-11, 16:20
une mendoj se kosova viteve te fundit po degradohet aq shum sa qe po na e perkujton kohen e millosheviqit

serrbet jan shum te previligjuar marrin pare per ndertimin e shtepiave i ndertojn e i shesin

pagujna policet serrb qe ata llogari i japin serrbis

rrymen e marrin falas nga korporata energjetike e kosoves faturat ja pagujn serrbis


ka edhe shum e shum arsye tjera ku ne mundemi me u bind se shkjet jan te previligjuar si ne kohen e millosheviqit ,po tash nga qeveria e kosoves pikrisht nga Hashi THaqi
AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - Me 22 qershor, protestė ... (http://www.albaniapress.com/lajme/14473/Me-22-qershor-proteste-paqesore-e-VETEVENDOSJE-s-kunder-hajnise-se-pushtetit---.html)

Zero Cool
15-06-11, 16:26
Vetėvendosja proteston mė 22 qershor


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0615134310926_m.jpg



Lėvizja Vetėvendosje tė martėn e ardhshme, mė 22 qershor, do tė mbajė njė protestė paqėsore me moton: “Kundėr hajnisė”.
Lideri i kėsaj lėvizje, Albin Kurti e ka akuzuar sėrish Qeverinė dhe kryeministrin Hashim Thaēi se po e vjedhin buxhetin e shtetit dhe po e shkatėrrojnė pasurinė, duke i shitur asetet shtetėrore pėr interesa partiake dhe ruajtje tė pushtetit.

Kurti u bėri thirrje gjithė qytetarėve qė tė bėhen pjesė e kėsaj protestė, duke thėnė se “vetėm duke e ngritur zėrin mund tė bėjmė ndryshime”.

Guri i madh
15-06-11, 22:33
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,27,3065

Kercovari
23-06-11, 13:51
Lėvizja Vetėvendosje protestė "Kundėr hajnisė"

E Mėrkurė,22 Qershor 2011



Protesta e organizuar nga Lėvizja "Vetėvendosje" nė kryeqytet ka pėrfunduar e qetė dhe pa asnjė incident. Disa mijėra protestues janė mbledhur para teatrit Kombėtar nė Prishtinė, ku kanė dėgjuar fjalimet e drejtuesve tė "Vetėvendosjes", tė cilėt kanė akuzuar qeverinė nė krye me kryeministrin Hashim Thaēi se po vjedhin pasurinė e popullit.
Pas rreth njė ore protestuesit janė shpėrndarė, duke fishkėllyer vazhdimisht, ndėrkohė qė s’ka pasur asnjė pėrpjekje pėr tė mėsyrė ndėrtesat qeveritare.
Lideri i kėsaj lėvizjeje, Albin Kurti, ka paralajmėruar se protesta tė tilla do tė realizohen edhe nė ditėt e ardhshme. Kurti i ka quajtur tė gjithė ministrat e qeverisė hajna dhe plaēkitės, kurse Thaēin e cilėsoi si hajnin kryesor.
Ai tha se kėta njerėz po e plaēkitin Kosovėn pėr t’u pasuruar pėr vete dhe pėr ta varfėruar popullin.
"Politikanėt e vjedhin buxhetin e Kosovės nėpėrmes tenderėve, tė cilėt ua japin njerėzve tė vet qė ua kanė financuar fushatėn. Kurse nėpėrmjet negociatave me Serbinė po e vjedhin territorin e Kosovės", ka thėnė Kurti
Lideri i "Vetėvendosjes", ndėrtesėn e qeverisė e ka krahasuar me pavionin pėr VIP nė burgun e Dubravės.
Kurti iu ka bėrė thirrje qytetarėve qė t’i bashkohen kėsaj lėvizjeje, sicc u shpreh ai, nėse duan tė kenė shtet tė mirėfilltė dhe demokratik, shkruan e perditshmja kosovare Express.

Zero Cool
24-06-11, 17:42
Adnan Abrashi
(A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
“Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh”- do tė thoshte Rexhep Qosja.
“Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė "injoranti"!)

Nėse kėtu i pėrjashtojmė institucionet tona shtetėrore, nė krahasim me ne “injorantėt”, “folkloristėt”, “nacionalistėt”, “anarkistėt”, “ekstremistėt”, “ pro-serbėt”, “armiqtė e pavarėsisė”, “antievropianėt”, “antiamerikanėt”, “talibanėt”, “komunistat”, “enveristat:.. si duket, lidhja emocionale dhe besnikėria mė e fuqishme ndaj simbolit tonė shtetėror – flamurit ahtisarian tė Kosovės, ka mbetur vetėm tek disa (ba)analistė tanė “tė arsyeshėm dhe parimor”, tė cilėt, me shkrimet e tyre (ba)analitike, shpesh tė botuara nėpėr disa medie qė janė tė afėrta me pushtetmbajtėsit, ngarendin tė na ofendojnė me “turli-turli” epitete arkaike, letrare, popullore, sinonime stilistike, artistike, parabolla sarkazmatike, politike... ATA , ashtu tė inatosur dhe tė irnosur nė ne, kurrqysh nuk po e kanė tė qartė se pse nuk po jemi sė paku tė vetėdijshėm qė: “Kosova tanimė ėshtė shtet i pavarur dhe sovran”, “i njohur nga 76 shtete tjera”, “se sipas drejtės ndėrkombėtare ajo detyrimisht duhet ta ketė flamurin e vet shtetėror”... etj., etj,.

Emrat se kush janė kėta publicistė dhe (ba)analistė tė falshėm, nuk do t’i ceki as me kėtė rast, ngase, ata me logjikėn e tyre megalomane dhe figurės sė idealizuar qė kanė pėr veten e tyre, marrja e vegjėlisė sime intelektuale me ta, edhe mund t’i ofendoj rėndė!
A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
“Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh”- do tė thoshte Rexhep Qosja.
“Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė “injoranti”!

Facebook-u, diaspora dhe flamuri kaltėrosh i Ahtisarit

Vėmendjen time tė pėrqendruar e shėtis me pasion nėpėr rrjetin social mė tė popullarizuar tė komunikimit mes njerėzve nė botė- Facebook. Nė lidhje me kėtė tematikė tė kėsaj eseje time, aty takoj pėrkrahės dhe mbrojtės mė tė pasionuar tė flamurit ahtisarian tė Kosovės. Ėshtė interesantė se tė kėtij biēimi, aty mė sė tepėrmi na paraqiten bashkatdhetarėt tanė nga diaspora. Bile-bile, shumica e tyre, foton e profilit tė vetė e kanė tė prezantuar me kėtė simbol!? Pse ndodh kėshtu si specifike me ta, kuptohet. Edhe pse realiteti nė terren (Kosovė) ėshtė ndryshe, motivet e kėsaj nostalgjie tek shumica e tyre janė plotėsisht tė arsyeshme. Sė paku deri sa kėtė vit tė vijnė nė Kosovė pėr pushime verore dhe ta krahasojnė vetė drejtpėrdrejt, disponimin e masės tonė vendore tashti, me ato para 1, 2 apo 3 vite mė parė.

Shėtis rrugėve tė qytetit tė stolisur tė Prizrenit pėr festat e Qershorit (10 dhe 12). Nė sheshin e saj kryesor, vėrej se nga shumė shitėsit ambulant tė flamujve, si tė dominuar nė tezgat e tyre atė kombėtare – Kuq e Zi. Ndėrsa, tek disa shihej nga njė, apo tek shumica asnjė tė flamurit kaltėr-verdhė ahtisarian i Kosovės.
- “E dua njė flamur tė Kosovės”, e provokoj njė shitės, i cili nga shumė oferta tė flamujve tė shteteve tjera evropiane qė kishte nė shitje, ne tezgėn e tij nuk e kishte fare atė tė Kosovės.
- “Mos mė keqkupto, mik!”, mu pėrgjigj me keqardhje te sinqertė shitėsi – “Jo se kam diēka kundėr kėtij flamuri, por, krahasuar me vitet tjera, nuk e lyp mė kurrkush me e ble atė”!
Dhe...vėrtetė njė realitet ndryshe i qasjes sė popullit ndaj kėtij flamuri?!
- Flamujt kaltėroshe tė Kosovės, kaherė nuk valojnė mė nėpėr stadiumet e garave tė mėdha sportive;
- Kėtė vit, edhe dasmorėt bajraktar nuk e shoqėrojnė mė atė si dikur paralelisht me flamurin kombėtar;
- Nga fushata e kaluar zgjedhore, nuk mbaj mend ndonjė parti politike, nė tubimin e tyre, pėrveē atyre kombėtare dhe partiake, ka pasur sė paku njė flamur tė Kosovės ahtisariane?!

Jo vetėm kaq!
- Sikur dikur qė ishte rregull qė paralelisht flamurit tonė KUQ E ZI, pranė ēdo lapidari dėshmorėsh tė UĒK-sė, tė valonte edhe ai ahtisarian, tashmė nuk ėshtė ashtu. “Janė zgjuar nga varri dėshmorėt dhe e kanė grisur atė!”- mė tha njė herė nė shaka njė bashkėbisedues;
- Para disa ditėve, 6 aktivist tė lėvizjes VETĖVENDOSJE!, tė burgosur nga policia e Kosovės, me aktakuzė se, mė 10 Qershor 2011 (ditėn e kremtes sė 133 vjetorit tė LSHP) kishin larguar me dhunė nga shtyllat e qytetit flamujt kaltėrosh tė ahtisarit, me tė liruar nga gjykatėsi i procedurės sė shpejtuar pėr kundėrvajtje, ata prej popullit tė tyre u priten si hero: “Ju lumtė djema”- ishte urata mė e shpeshtė qė ju bėhej atyre atė ditė. Kėtė realitet tashmė po e shohim tė gjithė. Fenomeni i pritur i injorimit masovik nga populli i kėtij flamuri tė imponuar (kontrabanduar), tashti po ndodh ngadalė por sigurt. Si njė vazhdimėsi e pandalshme...

Kėtė dukuri sot po e shohim tė gjithė, por jo edhe ata intelektual publicist (ba)analist qė, mbase pėr tė qėndruar edhe ndonjė ditė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit, ende me artikujt e tyre (ba) analitike derdhin lot krokodili pėr kėtė “Corel Draw” dizajn alla flamur... A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
“Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh”- do tė thoshte Rexhep Qosja.
“Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė "injoranti"!

Albini, fėmijėt parashkollor dhe prindėrit e tyre...

Me rastin e kremtimit tė 133 vjetorit tė LSHP, atė ditė qyteti i Prizrenit ishte i vizituar nga figura tė shumta tė shquara atdhetare. Nė mesin e tyre, mu pranė ndėrtesės muze tė LSHP, e takoj Albin Kurtin, liderin e lėvizjes VETĖVENDOSJE! Ende pa u pėrshėndetur mirė me tė, me qindra fėmijė tė vegjėl parashkollor tė kapur nė kolonė dorė pėr dore, me flamuj tė vegjėl kombėtar Kuq e zi nė dorė, posa e panė Albinin, spontanisht filluan tė brohorisin: “Vetėvendosje!, Vetėvendosje!....Albin Kurti, Albin Kurti...”.
- “E sheh! Edhe fėmijėt e vegjėl tė brohorisin nė shenjė pėrkrahje”- i thash Albinit.
- “Ehhh...sikur tė kishim mundėsi qė t’i ndajmė kėta fėmijė nga bindjet e disave prej prindėrve tė tyre!” – mu pėrgjigj duke qeshur, Albini.

A thua, fajet si gjithnjė pėr kėtė gjendje i ka lėvizja VETĖVENDOSJE!?!
“Ajme! Ajme! Ajme! Kohė kameleonėsh”- do tė thoshte Rexhep Qosja.
“Tė gjitha historitė tona kanė qenė kohėra kameleonėsh - do tė thosha unė “injoranti”!

Guri i madh
24-06-11, 19:18
thuni diqka ju qka mendoni se gazetat i lexojna te gjithė

panta_rhei
24-06-11, 19:34
Ani, a dolen napak?

jadore
24-06-11, 20:58
Ani, a dolen napak?

elhemdyrhilah, nuk kene pak ..me izem te Zotit , po me e rrezu kete Qeveri po ..
p.s.
panta , ta tregoj nje rrofe te vertet, te henen ne mbremje i thirra nen driten e henes ta tesojme nje vere po nja 20 miq , mbrenda 30 min mu vizatuan te gjithe tek dera , pasi u ulen ju thash , eh mire eshte puna , demek neser mbasmeser po te me teket ta rrezoj qeverine Thaqi ju te gateshem qenkeni ,
tash , ju thuani me honger e me pi te gjithe mblidhen , jok!.. ju morra do nenshkrime duke e cakrruar me gezuar..., keshtu dhe kjo meselja e Albit po get eshte...

panta_rhei
24-06-11, 21:54
elhemdyrhilah, nuk kene pak ..me izem te Zotit , po me e rrezu kete Qeveri po ..
p.s.
panta , ta tregoj nje rrofe te vertet, te henen ne mbremje i thirra nen driten e henes ta tesojme nje vere po nja 20 miq , mbrenda 30 min mu vizatuan te gjithe tek dera , pasi u ulen ju thash , eh mire eshte puna , demek neser mbasmeser po te me teket ta rrezoj qeverine Thaqi ju te gateshem qenkeni ,
tash , ju thuani me honger e me pi te gjithe mblidhen , jok!.. ju morra do nenshkrime duke e cakrruar me gezuar..., keshtu dhe kjo meselja e Albit po get eshte...

eh, qe thu ti jadore, se nashta ti edhe e re e nuk i ma men do sene...
m'kujtohet si sot, ne dasmen e edona llalloshit kane marre pjese ma shume persona sesa ne qitfar pazaleren e popllit te albinit.
...qeshtu ajo edona njo kater muj perpara ia pat nise "po martohna me shukin... jeta jeme po don me mu kall nga lumturia e nga shukria..." neper emisione e gazeta... njo dy jav mbas dasmes tha "shuki ish kon katunar" :tongue:

jadore
24-06-11, 22:01
eh, qe thu ti jadore, se nashta ti edhe e re e nuk i ma men do sene...
m'kujtohet si sot, ne dasmen e edona llalloshit kane marre pjese ma shume persona sesa ne qitfar pazaleren e popllit te albinit.
...qeshtu ajo edona njo kater muj perpara ia pat nise "po martohna me shukin... jeta jeme po don me mu kall nga lumturia e nga shukria..." neper emisione e gazeta... njo dy jav mbas dasmes tha "shuki ish kon katunar" :tongue:

a nima katunar ish Shuki-a..!

kush eshte ky Shukria..! mbiemrin mendova ..
p.s.
o me kysmet panta , me kysmet..

panta_rhei
24-06-11, 22:24
a nima katunar ish Shuki-a..!

kush eshte ky Shukria..! mbiemrin mendova ..
p.s.
o me kysmet panta , me kysmet..

kurr nuk e dij, krejt cka kom ni jan qito dy fjal: "shuki zemra jem ja ha loqken" edhe "shuki ish kon katunar"... edhe kto dyja njona para dasmes, tjetra mbas dasmes...
po kan thon, kysmeti osht i vogel sa kokrra grunit, a sebepi osht i madh sa bjeshka

jadore
24-06-11, 22:37
kurr nuk e dij, krejt cka kom ni jan qito dy fjal: "shuki zemra jem ja ha loqken" edhe "shuki ish kon katunar"... edhe kto dyja njona para dasmes, tjetra mbas dasmes...
po kan thon, kysmeti osht i vogel sa kokrra grunit, a sebepi osht i madh sa bjeshka

jaaa, qit shprehjen e fundit duhet me ma angllatis ..
p.s.
une qysh po e kuptoj eshte .. sebepi .... i Albinit sa bjeshka , dert i madhe qe populli me kysmet ke i vogel , apo !
...ose
tek una , kysmeti nje ndej e vogel , po aprovmet e tyre nje sebep i madhe ..
tash me shtyre me mendu , qe edhe te Llalloshka , qashtu po i bika valla , kysmeti e sosi qat loqken e Shukit e hajt per 4 muaj e sebep u bone qato emisione e u martu ajo per te 2 ten x ,
p.s.
a eshte tu jap ajo mo interwu/ja a jo , ta dij sa gjat e ka kete x..!

panta_rhei
24-06-11, 22:46
jaaa, qit shprehjen e fundit duhet me ma angllatis ..
p.s.
une qysh po e kuptoj eshte .. sebepi .... i Albinit sa bjeshka , dert i madhe qe populli me kysmet ke i vogel , apo !
...ose
tek una , kysmeti nje ndej e vogel , po aprovmet e tyre nje sebep i madhe ..
tash me shtyre me mendu , qe edhe te Llalloshka , qashtu po i bika valla , kysmeti e sosi qat loqken e Shukit e hajt per 4 muaj e sebep u bone qato emisione e u martu ajo per te 2 ten x ,
p.s.
a eshte tu jap ajo mo interwu/ja a jo , ta dij sa gjat e ka kete x..!

qe se badihava, ti nuk merr vesh me ket t'moqmen,

sebepi osht Amerika,
e kysmeti... aiii kysmeti kurr nuk ia mungu Kosoves tybe. Gjithmon kysmet o kon.

e per tu llalloshka, sebepi o kon budallakia e lakmia,
e kysmeti... hajt se edhe te llalloshkat kurr nuk mungon kysmeti :biggrin:

Llapi
27-06-11, 22:15
As Albini nuk ishte ndryshe, mjerisht!

Shpėrndaje (http://www.facebook.com/sharer.php?u=http%3A%2F%2Fwww.telegrafi.com%2F%3Fi d%3D26%26a%3D3969&t=As%20Albini%20nuk%20ishte%20ndryshe%2C%20mjerish t%21%20%C2%AB%20Lajme%20-%20Telegrafi&src=sp) 21:30 / 27.06.2011


http://www.telegrafi.com/fo/opinione/f.0627213005294_m.jpg
Halil Selimi
Albini Kurti edhe de jure, dje, u bė kryetar i Lėvizjes Vetėvendosje.
U ngrit, fill i vetėm, pa kundėrkandidat, nė majėn udhėheqėse tė lėvizjes sė Tij.
Deri dje Vetėvendosja ishte njė lėvizje ndryshe. Formalisht e tė gjithėve! Edhe pėrmbajtėsisht, kolektivitet i munguar politik. Organizatė e ndėrtuar mbi njė frymė. Organizatė, ku secili ėshtė njė nga tė gjithė. Lėvizje e organizuar e kundėrshtimit populist. Turmė e tė pakėnaqurve qė shndėrrohet nė veprim. Forcė e predikuar me shenjtėrinė e barazisė pėr tė gjithė.
Barazia bėhet forcė kohezive qė pretendon vendosjen e njė rendi tė ri. Pa tė parė e pėrparėsi, formalisht. Pa shenjtėrinė formale mbi tė gjithė. Dhe, ngritja pėrmbi kėtė parim, qoftė edhe me miratim, ėshtė sfidė mes tė barabartėve, padrejtėsisht. Krijon hendekun e hierarkisė nga njė nė mes tė gjithėve, nė njė mbi tė gjithė!
Kjo, e ngriti edhe Albinin nė kulmin e hierarkisė. Ngritje nė peshėn e hierarkisė, por jo pa ulje nė peshėn politike tė barazisė, sigurisht. Sikundėr brenda kolektivitetit tė tij organizativ, ashtu dhe nė ambientin e dominuar tė politikės aktuale, nė pėrgjithėsi!
Dje ishte ndryshe. Njė praktikė lakmitare dhe pėrbuzėse, deri nė dominimin absolut liderist. E kundėrta e asaj qė reflektonte Vetėvendosja deri mė tani: lėvizje politike e homogjenizimit tė pakėnaqėsisė dhe e organizuar pėr kundėrveprim!
Nė kuvendin e saj tė parė, unė pash atė qė nuk dukej nė shikim tė parė. Ikjen nga identiteti i saj! Kapėrcim formal, nga iluzionin, nė pretendimin pushtetar.
Derisa iluzioni idealist i bashkonte njerėzit nė masė, pushteti mund t’i ndajė. Tė jesh njė nė mesin e tė gjithėve, ėshtė forcė kohezive e tė barabartėve, qė rritet kolektivisht gjithmonė! Por, tė kalosh nė pozitėn e Njėshit mbi tė gjithė, reflekton ambicien e distancimit nė sundimtar!
Pra, tė bashkuarit nė barabarėsinė e tė pakėnaqurve pėrbėn forcėn, kohezioni i tė cilės ekuilibron edhe nė rritje, deri nė prishjen baraspeshimit tė saj. Kurse, pabarazia krijon vetėm pakėnaqėsi, pėrbuzje dhe distancė. Brenda llojit, si dhe jashtė saj. Ndodhė tė ngritet nė forcė pėrmbytėse, pa pardon! As turma e organizuar, gjithėpėrfshirėse, deri nė pėrmbytjen e padrejtėsisė, nuk lejon askund pabarazinė.
Pėrndryshe, tė ngrihesh mbi tė gjithė, qoftė dhe si udhėrrėfyes, reflekton dominim dhe pabarazi. Dhe, pabarazia krijon distancat e pakapėrcyeshme tė pakėnaqėsisė edhe brenda llojit dhe organizimit politik. Ngritja mbi tė gjithė ėshtė ndjesi dhe veprim shtypės edhe mbi ata qė tė kanė rritė. Kjo tė bėnė tė lartė nė post, por tė ulėt nė politikė! Gjithnjė e mė tė pambėshtetur verbėrisht. Politika ėshtė bėrė luftė pėr dominim, padrejtėsisht!
Padrejtėsia e pakapėrcyeshme ndėrton vetėm konflikt!
Lufta e tė pabarabartėve ėshtė parim i kundėrshtimit tė padrejtėsisė!
Pėrfundimisht edhe Albini nuk pėrbėn mė alternativėn ndryshe, si deri mė tani!