PDA

View Full Version : Provimi shtetėror i maturės


Zero Cool
24-06-11, 15:02
Turp e pėr faqe tė zezė



Koment nga, Fatmir Shatri, matematikan

“Shyqyr qė ra kjo dekė e u pamė”, ėshtė thėnie e vjetėr e femrave pjesėmarrėse nė ceremoniale mortore. Ato e shfrytėzonin fatkeqėsinė e dikujt qė i kishte ndodhur vdekja, pėr t’u takuar nė mes veti dhe pėr tė bėrė muhabete tė ndryshme. Thėnia e mėsipėrme, shikuar nė kuptimin figurativ tė saj, ėshtė njė thėnie mjaft e fortė filozofike. Me fjalė tjera, njė rast bėhet shkaktar e nxjerr nė shesh shumė tė vėrteta pėr realitetin ekzistues tė diēkaje. Nė rastin tonė konkret provimi shtetėror i maturės, i mbajtur ditė mė parė, i pėrcjellė me rezultatet mjaft tė dobėta tė treguara nga maturantėt, kanė demaskuar deklaratat e krerėve tė qeverisė sė vendit se arsimi ėshtė prioritet nacional. Edhe pėrkundėr rezultateve tė fryra tė testit tė maturės, prapėseprapė po vėrehet me kthjelltėsinė mė tė madhe njė element, e ai ėshtė se sistemi arsimor nė Kosovė ėshtė nė njė krizė mjaft tė thellė, e vendi po shkon drejt njė analfabetizmi klasik. Me fjalė tjera, shkollat tona sot prodhojnė nxėnės tė cilėt ngritjen intelektuale e kanė tė nivelit ēfarė duhet ta ketė nxėnėsi i klasės sė dytė tė shkollės fillore.

Kjo gjendje e krijuar ėshtė si rezultat i dėshtimit total tė reformės sė bėrė nė ketė sektor, e cila ėshtė kryer sipas metodės sė “kutisė sė zezė” nga njerėz joprofesionistė. Realiteti i krijuar duhet ta alarmojė veēmas MASHT-in, i cili nuk mund tė mburret vetėm me disa objekte shkollore mė shumė, me disa fjalė pėr planprogramet apo tekstet e reja. Cilėsia e mėsimdhėnies dhe nxėnies ėshtė vendimtare pėr suksesin, apo dėshtimin, siē ėshtė rasti me maturėn. Shkolla tek ne po pėrballet me njė krizė tė thellė dhe si shihet qartė, as rritja serioze e pagave nuk ka bėrė punė. Shkollat tona janė tė pajisura me kuadro mjaftė tė dobėta dhe joprofesionale sidomos nė lėndėn e matematikės, lėndė kjo e cila ėshtė kyēe nė formimin intelektual tė nxėnėsve. DKA-tė tona kanė gjetur njė metodė, tė dėshtuar qė nė fillim, pėr mbulimin e orėve tė matematikės me njerėz tė shkolluar nė fakultetet e edukimit tek ne, kuadro tė cilat nuk kanė as njohuri elementare pėr matematikėn, e lerė mė ta ligjėrojnė atė nėpėr shkolla.

Nė njė rast rektori i UP, Dr. Mujė Rugova, e bėri njė lapsus tė madh nė media, duke propozuar mbylljen e degės sė matematikės nė kuadėr tė FSHMN- sė, me arsyetimin se nuk ka njerėz tė interesuar pėr ta studiuar ketė lėndė. Kjo thėnie e rektorit, i cili pėrkrahė ideologjinė e qeverisė sonė, ishte mjaft e rėndė. Shihet qartė se qeveria e Kosovės nė pėrgjithėsi, e MASHT – i nė veēanti, nuk lodhėn fare pėr ta bėrė njė strategji pėr stimulimin e studiuesve tė matematikės si lėndė kyēe kudo nė botė, qoftė atė duke hapur gjimnazin matematikor, duke iu dhėnė bursa tė majme studentėve tė matematikės, duke iu dhėnė bursa nxėnėsve tė shkollave fillore dhe tė mesme qė tregojnė interesim tė posaēėm pėr mėsimin e matematikės, etj.

Ėshtė pėr ēdo kritikė dhe keqardhje rasti i gjeniut tonė Valmir Krasniqi, i cili me punėn qė ka bėrė nė lėminė e funksioneve speciale, ka arritur famė nė mbarė botėn shkencore dhe matematikanėt mė eminentė e konsiderojnė si kolegė tė nivelit tė tyre. Pėr numrin e madh tė punimeve nga fusha e matematikės dhe botimin e tyre nė revista prestigjioze me recension ndėrkombėtar , po tė ishim nė ndonjė vend tė zhvilluar dhe qė e pėrkrahė progresivitetin, Valmir Krasniqit jo vetėm se do t’i jepej titulli mė i lartė i mundshėm shkencor, por do t’i siguroheshin kushtet e jetės dhe punės qė i ka rrallė kush nga presidentėt e shteteve, e qeveria jonė nuk ka forcė atij tė ia ndajė ndonjė bursė studentore, e lere mė tė tjerat. Shikuar nė aspektin politik, Valmir Krasniqi ka bėrė punė mė tė madhe se edhe shumė funksionarė tonė nė drejtim tė prezantimit ndėrkombėtar tė Kosovės si shtet i pavarur. Ai nė tė gjitha punimet e tij nėpėr revista shkencore, paraqitet si shtetas i Republikės sė Kosovės. Valmiri kėtė e bėnė jo pėr ēėshtje tė biznesit privat, por pėr t’i treguar botės se edhe nė mesin tonė ka njerėz qė merren me shkencė.

Ėshtė pėr t’u befasuar pėr tė mirė, se si ato vende qė kanė qenė haptas kundėr pavarėsisė sė Kosovės ose nuk e kanė njohur Kosovėn si shtet, nė revistat e tyre i botojnė punimet e Valmir Krasniqit, nė adresėn e tė cilit figuron emri – Republika e Kosovės. Vende tė tilla janė si Kina, India, Spanja, Rumania etj. Kėtu duket qartė se ēfarė vlere shkencore kanė punimet e Valmirit, sa qė vendet kundėrshtare tonat i lėnė anash inatet politike dhe i botojnė ato vetėm e vetėm pėr ta ngritur autoritetin e tyre nė botė. Valmir Krasniqi sė bashku me José Luis-Barerro (spanjoll), profesor nė universitetin e Barcelonės, ėshtė kryeredaktor i revistės ndėrkombėtare “Probleme matematikore”, nė tė cilėn botohen probleme tė matematikanėve eminentė nga mbarė bota. Revista ėshtė elektronike dhe ka filluar tė dali nė Prishtinė, nė nėntor tė vitit 2010. Si anėtarė tė kėshillit redaktues tė revistės figurojnė edhe emra tė matematikanėve me famė botėrore si Mihįly Bencze (Rumani), Polo Perfetti (Itali), József Sįndor (Rumani) , Armend Shabani (Kosovė) etj.

Valmir Krasniqit kohėve te fundit i ka afruar mundėsi bashkėpunimi profesional profesori universitar kinez Feng Chi, emėr mjaft i njohur nė lėminė e matematikės, e sė bashku kanė ardhur nė rezultate mjaft interesante nga aplikimi i masės nė teorinė e funksioneve speciale, punim ky i cili pritet tė botohet nė njėrėn nga revistat mė prestigjioze me recension ndėrkombėtar, e cila botohet nė Francė. Duke u mahnitur nga aftėsitė si shkencėtar i rangut profesional nga fusha e matematikės, bindje kjo e fituar gjatė pėrpunimit tė punimeve tė Valmir Krasniqit, atij para disa ditėsh (pėrmes njė email-i) i ka bėrė kėrkesė njė student i doktoratės nga India, me anėn e tė cilės kėrkon qė Valmiri tė bėhet mentor i disertacionit tė doktoraturės sė tij.

Si pėrfundim kisha pėr tė thėnė se ėshtė koha e fundit qė qeveria jonė rastin e Valmir Krasniqit duhet ta trajtojė nė mėnyrė meritore, e jo tė jetė krejtėsisht indiferente dhe mjaft e heshtur nė ketė drejtim, sepse ai ėshtė krenaria jonė nė aspektin ndėrkombėtar , e trajtimi jomeritor i tij ėshtė fyerje dhe poshtėrim pėr tė gjithė neve. Nė anėn tjetėr, shkollės sonė i duhet njė rimėkėmbje, pėr tė dalė nga ky batak nė tė cilin ėshtė aktualisht. Niveli i pėrgatitjes intelektuale tė nxėnėsve tė shkollave tona ėshtė njė turp dhe faqe e zezė pėr tė gjithė, pėr arsimtarėt, pėr nxėnėsit, pėr prindėrit e tyre, pėr drejtoritė arsimore, pėr MASHT- in, pėr qeverinė tonė dhe pėr shoqėrinė kosovare nė pėrgjithėsi. Ėshtė koha pėr reflektim tė thellė. Me ketė nivel arsimor nuk shkohet askund. Ėshtė mė mirė tė lihen mangėt disa tenderė milionėsh pėr objekte tė reja dhe tė investohet aty ku ka mė sė shumti nevojė – nė rritjen e cilėsisė nė shkollat tona, sepse nga aty dalin njerėz qė do ta marrin njė ditė fatin e Republikės sė Kosovės nė duart e tyre.

Zero Cool
24-06-11, 17:18
Provimi i maturės, si tė bėhet mė i mirė?


Shukri Klinaku
Ėshtė vėshtirė tė rregullohet vetėm njė segment i njė ēėshtjeje tė madhe dhe tė ndėrlikuar pa njė ndryshim rrėnjėsor tė asaj ēėshtjeje. Por sigurisht qė nuk duhet tė vajtojmė pėr secilin segment, e tė mos angazhohemi pėr ndryshim pozitiv segmentar, vetėm pse nuk mund ta ndryshojmė tėrėsisht dhe shpejt ēėshtjen. Flitet pėr segmentin “Provimi shtetėror i maturės nė Kosovė”.

1. Dobėsitė e Provimit tė maturės deri mė tani

Nė zhvillimet e deritanishme tė provimit shtetėror tė maturės konsideroj se kishte disa dobėsi tė mėdha. Dobėsitė do tė mund tė shquheshin si katėr llojesh: dobėsitė qė i prodhon ligji, dobėsitė e administrimit, dobėsitė qė i pėrmban testi i maturės dhe dobėsitė qė vijnė nga kushtet objektive.

1.1. Dobėsitė qė i prodhon ligji

Me ligj parashihet qė provimi i maturės ėshtė eliminues, respektivisht vetėm nxėnėsi qė merr sė paku 50% tė pikėve tė mundshme e merr diplomėn e shkollės sė mesme. Tė tjerėt – ngelin. Kanė mundėsi tė riprovohen, por nxėnėsit qė nuk e arrijnė ndonjėherė kėtė prag, kot i kanė vijuar 12 – 13 vjet shkollė! Duke qenė se provimi ėshtė eliminues, nxit tendencėn dhe dėshirėn primitive tė “ekzistencės” si bashkėsi (si klasė, si shkollė, si komunė, e nė fund edhe si shtet, kur ėshtė fjala pėr interesin ditor tė ministrisė). Pra, nxėnėsi nuk motivohet (qoftė vetė, qoftė nga shkolla) qė tė punojė vetė dhe tė sigurojė sa mė shumė pikė, por para sė gjithash motivohet pėr sigurim tė kalimit tė pragut pėr klasėn etj. Edhe rangimi - pa eliminim - ėshtė i mjaftueshėm pėr diferencim gjatė procesit tė regjistrimit tė studentėve nė universitetet publike. Fundja, testi ėshtė individual dhe duhet bėrė ēmos qė tė zhvillohet si i tillė qė ta motivojė individin tė arrijė maksimumin.

Ligji pėrcakton se Ministria e Arsimit duhet ta qeverisė provimin e maturės. Madje nė praktikėn e viteve tė kaluara Ministria e ka kapur mė fort provimin e maturės sesa e thotė ligji. Nė ligj nuk thuhet shprehimisht se kryetar i Komisionit Qendror duhet tė jetė njeriu i Ministrisė, ndėrsa nė praktikė kjo ka ndodhur. Sido qė tė jetė, kjo ēėshtje mund tė ndryshohet ashtu qė njerėzit e Ministrisė sė Arsimit, edhe nėse kanė tė drejtė pjesėmarrjeje nė zhvillimin e provimit tė maturės, tė mos jenė vendimmarrėsit nė proces. Me ligj mund tė pėrcaktohet qė provimin e mban njė institucion i profesionalizuar (gjithsesi vendor, nė mėnyrė qė tė mos nxirren paratė tona jashtė). Nė kėtė mėnyrė do tė evitohej konflikti qė ekziston sot nė ligj, sipas tė cilit Ministria e organizon procesin mėsimor dhe, nė fund, e organizon edhe provimin pėr vlerėsimin e punės sė vet.

1.2. Dobėsitė e administrimit

Ēėshtja e administrimit tė provimit tė maturės ėshtė problem i madh. Rrėnjėt e problemit shkojnė deri nė ato pėrmasa, saqė bėhet problem politik. Edhe pse nė masėn mė tė madhe ky administrim varet nga politika e Ministrisė, pėrmirėsimi i disa parametrave do tė ndihmonte shumė qė administrimi tė bėhet mė i mirė nga ky qė e kemi parė deri mė tani. Administrimi i dobėt i deritanishėm i provimit tė maturės ėshtė burim i deformimeve deri nė atė masė, saqė nuk lejon identifikimin e dobėsive nė aspektet e tjera tė provimit tė maturės. Si pėrfundim, tė gjitha mėkatet i vishen administrimit.

1.3. Dobėsitė qė i pėrmban testi i maturės

Ēka ėshtė provimi shtetėror i maturės? Ēka dėshirohet tė arrihet me provimin shtetėror tė maturės? Sipas ligjit tonė pėr provimin e maturės, “Provimi i maturės shtetėrore ėshtė proces i mbledhjes, pėrpunimit, analizimit, vlerėsimit dhe i interpretimit tė tė dhėnave me qėllim tė pėrcaktimit tė shkallės sė zotėrimit tė objektivave tė pėrcaktuara nė programet shkollore”. Ky pėrkufizim ėshtė i pamjaftueshėm. Me kėtė fjali do tė mund tė pėrkufizohej edhe njė mesatare nė shkallė vendi e nxjerrė nga rezultati i dėftesave tė tė gjithė nxėnėsve. Konsideroj se qėllimi kryesor, nė mos i vetmi, i njė provimi shtetėror ėshtė standardizimi i arritjes nė nivel shtetėror. Synim i largėt i njė provimi tė tillė do tė ishte njėjtėsimi i shkollave tė Republikės pėr nga cilėsia, sepse sot ato janė shumė heterogjene dhe kjo paraqet problem. Me fjalė tjera, provimi i maturės ka pėr qėllim t’i rangojė nxėnėsit jo pėr nga notat qė i kanė marrė nė ditar, por pėr nga rezultati qė del nga njė test i njėjtė pėr krejt maturantėt e Republikės.

Pėrpiluesit e testit tė maturės, tė udhėhequr nga fakti se nuk kuptohet nė thelb qėllimi i provimit tė maturės dhe nga administrimi i dobėt i tij, e bėjnė edhe njė gabim tjetėr: pėrpilojnė teste me kėrkesa tė larta; me fjalė tjera, pėrpilojnė teste tė vėshtira dhe pa kriter. Ēka ndodh pastaj? Njė nxėnės i pesave, i cili vendos qė nė kėto rrethana tė gjejė qetėsi dhe ta plotėsojė vetė testin – dėshton! Dėshton, sepse nuk e gjen qetėsinė e nevojshme dhe dėshton, sepse testi ėshtė i pėrpiluar dhe i administruar pėr zgjidhje kolektive. Nė fund edhe parametrat qė i nxjerr provimi nuk janė arritje individuale e nxėnėsit, por nė rastin mė tė mirė ėshtė vlerėsim kolektiv i klasės. Edhe fakti se, me gjithė dobėsitė e administrimit nė favor tė zgjidhjeve kolektive, provimin e kanė kaluar vetėm 42% e maturantėve tregon se testi ėshtė i vėshtirė. Shifra 42% ėshtė shifra e publikuar nga Komisioni Qendror i Maturės Shtetėrore. Ndryshe sipas disa fakteve qė kam, rezultati real nuk e arrin shifrėn 30%.

1.4. Dobėsitė qė kushtėzohen nga gjendja jonė objektive

Sigurisht, nėse do tė flisnim nė mėnyrė dėshirore, apo siē dimė shpesh tė themi, nėse duam ta bėjmė testin si nė Evropė (nė Perėndim), e dimė qė na mungojnė disa kushte objektive. Mirėpo kjo nuk do tė thotė qė tė mbesim gjithnjė nė formėn stereotipe, shumė tė vjetėr, tė plotėsimit tė testit nė letėr dhe me laps, tė grumbulluar nė njė vend dhe tė ruajtur nga disa administratorė, qė sigurisht se nuk mund t’i zbatojnė “rregullat e zhvillimit tė testit” njėsoj. Mėnyra e administrimit tė deritanishėm tė testit tė maturės nuk ndryshon shumė nga mėnyra e testimit tė nxėnėsve nė klasė gjatė procesit mėsimor.

2. Pasojat e kėtyre dobėsive

Pasoja mė e madhe, mė e dhimbshme dhe mė afatgjate ėshtė gjurma qė lė ky provim te maturantėt, d.m.th., te brezi qė zyrtarisht “po aftėsohet” pėr… Pėr ēka? Pėr ato deformime qė bėhen nė provimin e pjekurisė? Paramendojeni njė maturant shembullor me mė pak se 60 pikė dhe njė maturant tė dyshave tė falur me mbi 80 pikė. Tė parit ia kemi pjekur se puna nuk vlerėsohet, tė dytit i kemi treguar se vjedhja dhe shkelja e rregullave shpėrblehen nė kėtė jetė. Pasoja tjetėr e madhe ėshtė se provimi shtetėror i maturės i organizuar nė kėtė mėnyrė nuk e arrin ndonjė nga qėllimet apo synimet qė i ka.
Pra, nė mėnyrėn se si zhvillohet provimi shtetėror i maturės deri mė sot, zhvillohet sa pėr ta pėrmbushur formalisht njė obligim ligjor dhe sa pėr tė gėlltitur qindra mijėra euro.

3. Ēka duhet tė ndryshohet nė Provimin e maturės shtetėrore?

Nėse njeriu pajtohet se ekzistojnė kėto dobėsi dhe nėse vendos pėr t’i mėnjanuar ato, atėherė ėshtė e lehtė. Pra, duhet tė ndryshohet ligji, duhet qė administrimi tė bėhet mė serioz, duhet pėrpiluar testi i maturės me parametra tė studiuar dhe tė provuar dhe nė fund, tė shikohet mundėsia e pėrdorimit tė teknologjisė bashkėkohore nė zhvillimin e provimit. Ligji duhet ta precizojė qėllimin e provimit shtetėror tė maturės. Duhet tė theksojė se provimi nuk ėshtė eliminues, por vetėm rangues. Natyrisht qė mund tė ketė edhe ndryshime tjera nė ligj, tė cilat do ta pėrmirėsonin provimin e maturės.

Pėrpilimi i testit tė maturės duhet tė ndėrrojė rrėnjėsisht. Konsideroj se ēdo test pėrgjithėsisht duhet tė jetė i atij niveli, nė mėnyrė qė nxėnėsi mesatar (i notės 3) ta kalojė provimin e materies mėsimore pėr tė cilėn testohet. Ēka do tė thotė kjo pėr provimin shtetėror tė maturės? Merret njė shkollė mesatare e Kosovės. Pėr shembull, le tė jetė e tillė njė shkollė e Vushtrrisė. Pėrpilohet njė test i tillė qė nxėnėsit mesatarė tė kėsaj shkolle ta kalojnė pa vėshtirėsi; pra nxėnėsi me tresha (3) i Vushtrrisė duhet tė sigurojė 50% tė pikėve.

Me kėsi testi dhe me njė administrim objektiv bėhet njė rangim meritor. Niveli i testit sigurisht qė nuk do tė mbetej gjithnjė i njėjtė, por kėtė nivel duhet ngritur nė pėrputhje me ngritjen e cilėsisė sė gjithėmbarshme tė arsimit nė nivel tė Republikės, qė do tė thotė se ngrihet shumė ngadalė. Konsideroj se kushtet tona objektive janė pėrmirėsuar dhe lejojnė qė nė zhvillimin e provimit shtetėror tė maturės tė pėrdoret mė shumė teknologjia informatike. Shpenzimet materiale duhet tė jenė tė pėrafėrta me kėto qė bėhen tani.

(Autori ėshtė anėtar i KP tė Lėvizjes pėr Bashkim)

Zero Cool
24-06-11, 17:20
Dhuna nė shkolla, dukuri shqetėsuese pėr tė gjithė


Pėrparim Bublaku
Kjo dukuri e dhunės nė shkolla duhet tė jetė shqetėsuese pėr gjithė shoqėrinė tonė, pasi kjo ndikon direkt edhe nė cilėsinė e mėsimit, si dhe mund tė ketė pasoja edhe te vetė nxėnėsit tė cilėt shprehen se ndihen shumė tė shqetėsuar kur shohin akte tė dhunės nė shkollat e tyre.
Andaj kėtu nevojitet njė bashkėpunim i tė gjithėve nga Ministria e Arsimit, organet e rendit, shoqėria civile prindėrit si dhe nga vetė nxėnėsit pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr ndalimin e kėsaj dukurie shumė te dėmshme pėr shoqėrinė tonė.

Dhuna nė shkollat fillore dhe tė mesme nė Kosovėn e pasluftės ka shėnuar njė rritje tė madhe. Kjo dukuri shumė shqetėsuese ka ditur qė tė marr edhe me dhjetėra jetė nxėnėsish. Vetėm ne gjysmėn e vjetorin te parė tė vitit 2010, sipas tė dhėnave tė policisė janė shėnuar 210 raste tė shfaqjes sė dhunės nė nivel tė Kosovės prej te cilave edhe me pasoja tė rėnda. Ndėrkaq zėnka e fundit e cila i kushtoi me jetė njė nxėnėsi tė shkollės “Sami Frashri”, nė Prishtinė, tregon se kjo dukuri vazhdon tė jetė ende shqetėsuese, pėrkundėr deklarimeve tė atyre qė janė tė angazhuar pėr sigurinė nė shkolla se kjo dukur po shėnon rėnie.

Institucionet e vendit mė saktėsisht, Ministria e Arsimit, sė bashku me Policinė e Kosovės, janė pėrpjekur qė pėrmes disa planprogrameve tė parandalojnė kėtė dukuri, por kjo deri mė tash nuk ėshtė treguar edhe shume e suksesshme.

Por pse po ndodh njė gjė e tillė ne shkollat e Kosovės? Arsyet janė nga mė tė ndryshmet. E para ėshtė se nė shkollat tona mungon njė komunikim i mirėfillte prind, mėsues, nxėnės. Fatkeqėsisht kjo lidhje ėshtė shumė e largėt ndonjėherė pėr fajin e prindėrve, disa prej tė cilėve ndodhė qė fėmijėt e tyre ta pėrfundojė shkollimin dhe ata tė mos vizitojnė asnjėherė institucioni arsimor ku fėmijėt e tyre shkollohen. Por kėtu duhet fajėsuar edhe udhėheqėsit e shkollave tė cilėt nuk i kushtojnė shumė rėndėsi mbajtjes sė rregullt te mbledhjeve me prindėrit e nxėnėsve.

Arsyeja e dytė ėshtė se afėr shkollave ose edhe brenda oborreve tė shkollave janė ndėrtuar njė numėr i madh i kafenesh, madje nė kryeqytet njė kazino ėshtė ndėrtuar ngjitur me objektin e njė shkolle. Kėto kafene, tė cilat nuk frekuentohen vetėm prej nxėnėsve tė shkollave, shpeshherė kanė qenė vendet ku kanė filluar zėnkat te cilat me pastaj shpeshherė janė shndėrruar nė ēerdhe tė konfliktit, mė pas grupe tė ndryshme nxėnėsish tė cilėt mbajnė edhe armė tė ftohta me vete, e nė disa raste edhe arme zjarri, kanė qėruar hesapet nė mes vete nė objekte shkollore. Kėto objekte do duhej qė tė mbylleshin dhe shkollat tė kenė bufetė e tyre brenda objektit, tė cilat do tė ishin nė shfrytėzim vetme nga nxėnėsit e shkollave.

Gjithashtu, problem tjetėr i cili ka qenė nxitės i dhunės nė shkolla ėshtė edhe qėndrimi i personave, tė cilėt nuk janė nxėnės, nė oborret shkollore. Kėta persona duke qenė badihavxhinj siē thotė populli, qėndrojė nė oborret e shkollave pa u penguar nga askush. Ata, shpeshherė janė provokues dhe nxitės te pėrleshjeve, si dhe pengues nė procesin mėsimor. Institucionet arsimore duhet tė jenė mė tė vendosura nė parandalimin e kėtyre dukurive duk marr masa konkrete. Objektet shkollore duhet tė jenė tė rrethuara nė mėnyrė qė personat tė cilėt nuk janė nxėnės tė mos kenė mundėsi qė tė hynė brenda objektit shkollor.

Gjithashtu respektimi i uniformave shkollore nga nxėnėsit do duhej te ishte i domosdoshėm pasi kjo do tė ndihmonte ne mėnyrė mė tė lehtė pėr identifikim e tyre.
Ministria e Arsimit si institucion pėrgjegjės pėr arsimin ne Kosovė do duhej qė tė siguronte kompani private pėr sigurimin e shkollave. Po ashtu, edhe objektet e shkollave pėrbrenda do duhej tė ishin tė pajisura me kamera tė sigurisė.

Kjo dukuri e dhunės ne shkolla duhet te jetė shqetėsuese pėr gjithė shoqėrinė tonė, pasi kjo ndikon direkt edhe nė cilėsinė e mėsimit, si dhe mund tė ketė pasoja edhe tė vetė nxėnėsit tė cilėt shprehen se ndihen shumė tė shqetėsuar kur shohin akte tė dhunės nė shkollat e tyre. Andaj kėtu nevojitet njė bashkėpunim i tė gjithėve nga Ministria e Arsimit, organet e rendit, shoqėria civile prindėrit si dhe nga vetė nxėnėsit pėr tė dhėnė kontributin e tyre pėr ndalimin e kėsaj dukurie shumė tė dėmshme pėr shoqėrinė tonė.