PDA

View Full Version : Horoskopi Kinez


Zero Cool
24-06-11, 15:49
Ηfare eshte horoskopi kinez dhe si funksionon


http://horoskopi.infoalbania.org/wp-content/uploads/2011/01/12_chinese_zodiac_animals-300x281.gif




Kalendari henor kinez e ka zanafillen e ti ne vitin 2637 para Krishtit, ku perandori Huang Ti zyrtarizoi ciklin e pare te Zodiakut kinez.
Ne themel te ketij sistemi eshte nje cikel me 12 shenja, gjate te cilit te 12 kafshet e ciklit ( shenjat e zodiakut ) kombinohen mes nje nga te 5 elementet esenciale dhe primitive, duke kompletuar keshtu cdo 60 vjet vjet zodiakun e plote kinez.


Legjenda mbi lindjen e horoskopit Kinez

Sipas legjendes Budha duke ndjere fundin e jetes se tij ne toke thirri prane vetes te gjitha kafshet e Tokes. Por thirrjes se tij ju pergjigjen veten 12 nga kafshet ekzistuese, te cilat ju paraqiten per ti dhene pershendetjen e fundit.

Si shperblim per besnikerine e tyre, Budha vendosi te emertonte cdo vit te ciklit henor me emrin e seciles prej 12 kafsheve qe ju pergjigjen. Miu, kafsha me e zgjuar dhe e mrehte arriti i pari, me pas erdhi Bualli i ndjekur nga Tigri dhe Lepuri paqesor. Dragoi arriti i pesti i ndjekur menjehere nga vellai i tij i vogel, Gjarperi. Kali me hijen e tij prej atleti arriti i shtati dhe Delja elegante e teta, menjehere pas tyre u paraqiten Majmuni oportunist dhe Gjeli plot ngjura. Qeni besnik u paraqit i njembedhjeti se bashku me Derrin besni, i cili arriti menjehere ne kohe per te pershendetur dhe per tu ndare me Buden.


Pese shenjat elementare me te cilat nderthurren shenjat jane:

Metali ose Ari – planeti dominues Venusi
Uji – planeti dominues Merkuri
Druri – planeti dominues Jupiteri
Zjarri – planeti dominues Marsi
Toka – planeti dominues Saturni



MIU – 2011
( 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_sma_rat.jpg

Shume nga ju besojne pa te drejte qe viti 2011 do te jete nje vit ters. Por kjo nuk eshte e vertete. Ky vit do te jete i mbushur me lajme te mira dhe mundesi.
Kjo eshte nje periudhe perfekte per ju qe t’i beni enderrat tuaja realitet. Mos mendoni qe endrrat tuaja nuk mund t’i arrini, pasi ju, me aftesite tuaja do te arrini cdo qellim tuajin.

Mbajeni zemren dhe mendjen tuaj te hapur. Mbani mend se nuk ka rendesi se sa ju perkrahin yjet, ju duhet te beni pjesen tuaj qe te arrini rezultatin e deshiruar. Ne anen tjeter te medaljes, do te kete me shume zenka, tradheti, keqkuptime kete vit per ju. Mundohuni te tregoheni te qete dhe objektiv gjate gjithe kohes.

Gjerat do te shkojne mire. Gjithashtu duhet te mos lejoni qe t’ju perpije stresi. Duhet te tregoni shume te kujdesshem se mos keni shqetesime shendetesore dhe do ju duhet te shkoni ne spital, t’i nenshtroheni nje nderhyrje ose te pesoni ndonje aksident.


Bualli
( 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_sma_ox.jpg

Horoskopi i 2011 per ju thote qe do te keni marredhenie stabel dhe te lumtura. Partneret e bizneseve do te rriten ne karrieren e tyre.
Ju keshilloheni qe te bashkepunoni me partneret tuaj dhe te minimizoni sa te mundeni rrezikun e zenkave, dhe keshtu do te keni fat gjate gjithe vitit.

Ne Marsin, Qershorin, Shtatorin, dhe Dhjetorin Henor, duhet te keni kujdes te vecante per dieten tuaj. Kete vit nuk duhet te hezitoni qe te kapni mundesite qe ju ofrohen. Keto mundesi do ju lejojne te ngriheni ne detyre dhe te permiresoheni. Te lindurit ne vjeshte dhe dimer duhet te bejne kujdes para se te ndermarrin nje hap te ri ne karriere dhe ne marredhenie personale.

Duhet te mundoheni te mos tregoheni kokeforte. Gjithashtu eshte e rendesishme qe te lini menjane pak kohe qe te merreni me aktivitete sociale. Miqte do te luajne nje rol shume te rendesishem kete vit per ju duke ju siguruar mbeshtetje dhe momente te bukura.

Pra, pergjithesisht viti 2011 do te jete nje vit me fat per ju duke ju sjelle shtim ne te ardhurat tuaja dhe dhurata te papritura.



Tigri
( 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_sma_tiger.jpg

Viti 2011 per ju do te jete nje vit i mbushur me levizje. Do te perjetoni nje nderrim shtepie ose zyre. Ka edhe shume mundesi qe ju te udhetoni jashte shtetit per arsye biznesi ose kenaqesie.
Tigrat e lindur ne pranvere ose ne vere do te kene fat ne vitin 2011. Ndersa ata ate lindur ne vjeshte ose ne dimer do te rrethohen pak nga nje fat i keq. Shkurtimisht ata te lindur ne vere dhe pranvere, do te jene me me fitim ne krahasim me ate te lindur ne vjeshte dhe dimer.

Ju duhet te mendoheni thelle dhe me kujdes perpara se te merrni nje vendim te lidhur me karrieren tuaj. 2010 nuk eshte viti i duhur per te nderruar pune, ndryshe mund te rrezikoni qe situata juaj te kthehet nga keq ne me keq akoma.

Ne anen tjeter, Tigrat qe jane te vetepunesuar do te kene perfitime te mira nga puna e tyre. Megjithate, ju duhet te punoni shume qe te merrni shperblimet e duhura. Duken ne horizont udhetime dhe ndryshime. Gjithashtu ju keshillohet qe te zgjidhni disa ceshje shendetesore.

Mund te ndiheni pak te vetmuar. Romanca do te lulezoje per ju ne periudhen midis Korrikut dhe Tetorit. Pra, 2011 do te jete nje vit ku fati i mire me fatin e keq perziehen bashke per ju.



Lepuri
( 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_sma_rabbit.jpg

Ju do te keni nje vit te mbare persa i perket marredhenieve romantike. Ju do te lulezoni persa i perket ceshtjeve te zemres. Ekziston mundesia qe shume nga ju do te martohen kete vit.
Kete vit ju do te merrni shume dashuri nga te gjithe te afermit dhe te dashurit tuaj. Por duhet te tregoheni shume te kujdesshem kur zgjidhni partneret e biznesit. Ju keshillohet qe te mundoheni te kuptoni se kush ju do te miren dhe kush te keqen.

Ata qe punojne si te vetepunesuar, pritet te kene fitime te medha kete vit. Ne anen tjeter, ata qe punojne per llogari te dikujt tjeter do te ndiejne nje shtim te presionit ne pune por pa rritje ne rroge. Gjithsesi duhet te punoni shume, pasi nuk i dihet asnjehere se si vijne punet.

Ju qe keni lindur ne vjeshte dhe ne dimer, do te perballeni me fat te keq, keshtu qe me mire te mos nderroni pune.

Ne fund te vitit duhet te keni kujdes me shpenzimet tuaja. Kurse ne mes te vitit duhet te keni kujdes per fjalet dhe thashethemet qe vertiten per ju. Eshte e keshillueshme qe te mos merrni ndonje vendim me rrezik gjate ketij viti. Megjithate, ky vit rezulton te jete shume gallate dhe nga ana shoqerore shume aktiv per ju.

Zero Cool
24-06-11, 15:52
Dragoi
( 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Dragon.jpg

Ju do te shijoni nje marredhenie dashurie stabel dhe frutdhenese ne vitin 2011. Megjithate duhet te tregoheni te kujdesshem ne muajt Mars dhe Shtator pasi mund te sjellin torture te padukshme ne jeten tuaj.
Duhet te tregoheni te kujdesshem edhe ne marredhenien tuaj gjate ketyre dy muajve. Per shume nga ju, persa i perket jetes profesionale, ka mundesi rritjeje ne detyre dhe ne status.

Ky vit eshte viti qe duhet te shijoni rezultate ne punen tuaj. Ju qe jeni te vetepunesuar do te keni nje rritje ekonomike. Dragonjte e lindur ne pranvere dhe ne vere do te fitojne me shume nga ana financiare ne krahasim me ata te lindur ne vjeshte dhe ne dimer.

Marredheniet tuaja nderpersonale do te jene ne me te miren e tyre gjate gjysmes se pare te vitit. Pra, ju keshilloheni qe te merrni vendime gjate gjysmes se pare te vitit qe te merrni rezultate sa me te mira. Ju do te fitoni shume dhe do te shpenzoni pak.

Statusi juaj social do te permiresohet. Ju mund te ndiqni endrren tuaj kete vit. Pritet nje ngritje ne karriere ndermjet muajit Mars dhe Maj. Do ju jepet shume kohe per te kaluar me familjen tuaj.

Udhetimi eshte gjithashtu nje karte per shumicen e personave qe i perkasin kesaj shenje. 2011 eshte nje perzierje fati i mir dhe fati i keq per ju.



Gjarpri
( 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Snake.jpg

Keto persona do te marrin ndihme nga te tjeret pa ndonje komplikacion te papritur dhe per shkak te kesaj ata do te marrin rezultate frytdhenese pa u lodhur shume. 2011 nuk eshte vit shume i mire per ata persona qe duan te nisin nje marredhenie.
Ju mund te prisni disa ndryshime ne gjysmen e pare te vitit 2011 dhe kjo ndodh sepse do te jeni akoma te influencuar nga yjet e vitit te kaluar.

Ju keshillohet mos merreni shume per te larguar thashethemet kete vit, pasi ato do te zhduken vete. Periudha midis Korrikut dhe Nentorit do te jete periudhe shume e mire per te socializuar.

Persa i perket anes profesionale, te lindurit ne pranvere dhe vere do te kene shume fat. Ju qe punoni si te vetepunesuar do te keni nje rritje te klienteles kete vit. Ju qe kerkoni nje pune te re, keshilloheni qe te jeni me fleksibel qe te shfrytezoni ne maksimum mundesite qe ofrohen.

Ju qe keni lindur ne pranvere dhe ne dimer duhet te tregoheni me te kujdesshem kete vit, ka shume mundesi qe ju te humbisni punen. Por ylli juaj me fat do ju ndihmoje te ecni perpara pa shume problem. Per kete arsye ju do te dilni i pademtuar nga cdo gje.

Udhetimi nuk perben planet tuaja kete vit, por per ndonje arsye te papritur ju ndoshta udhetoni jashte shtetit. Keshilloheni te jeni te kujdesshem me ceshtjet financiare kete vit. Familja dhe miqte do ju mbeshtesin plotesisht dhe do te jene me fat per ju kete vit. Pra, viti 2011 pergjithesisht do te jete vit shperblyes per ju.



Kali
( 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Horse.jpg

Parashikohet nje vit mjaft frytdhenes persa i perket te ardhurave financiare , sidomos ne gjashte mujorin e pare. Te lindurit e kesaj shenje qe kane lindur ne vjeshte ose ne dimer, pritet te kene me shume fat kete vit se ata te lindur ne pranvere ose ne vere.
Pergatituni per nje vit te mbushur me te reja dhe te papritura. Persa i perket anes profesionale, edhe per te lindurit ne vere do te shfaqen mjaft te mira.

Nuk duhet ta lodhni vetem me idera te teperta, sidomos te lindurit ne dimer, pasi kjo jo vetem qe do ju bente te shpenzonit shume kohe, por edhe te ndiheni pa qejf.

Gjeja me e mire qe mund te beni eshte qe t’i merrni gjerat me qetesi dhe pa nerva. Persa i perket marredhenieve ne cift, ky vit nuk parashikohet edhe shume i mbare per ju; nese jeni vetem, nuk parashikohet qe te gjeni personin e duhur, dhe nese jeni ne nje marredhenie parashikohen grindje te vazhdueshme.

Periudha ndermjet Shkurtit dhe Korrikit eshte periudha e duhur per ju qe te nisni nje pune te re apo aktivitet te ri, pasi ne kete periudhe energjite tuaja jane ne qiell. Duhet te kenaqeni me gjithshka ju ofrohet dhe mos shpenzoni kohen tuaj duke u ankuar.

Pra, pergjithesisht viti 2011 nuk eshte nje vit jashtezakonisht i mire per ju, por nuk duhet te merziteni, pasi dhe i keq nuk eshte. Le te themi qe do te jete nje vit i zakonshem.



Delja
( 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Goat.jpg

Duket se ju vitin e ri 2011 do ta nisni me shume qejf dhe shume entuziazem. Beni mire, pasi ky parashikohet te jete nje vit i bukur dhe me te reja interesante sidomos per te lindurit ne muajt e veres.
Qe ne fillim ky vit tregohet shume i mire me ju, duke ju ofruar te reja tunduese ne sferen profesionale. Me pas ne muajt e veres, viti 2011 ju jep shume mundesi njohjesh te reja, te cilat mund t’ju sherbejne ne raste apo arsye te ndryshme.

Persa i perket anes sentimentale, mos u shqetesoni , pasi ky vit per ju ka menduar edhe per te. Ne vjeshte ose ne dimer, parashikohen disa takime shume interesante te cilat mund t’ua bejne zemren te rrahe fort.

Me te favorizuar ne kete fushe jane te linurit ne stinen e praveres , por edhe te lindurit ne vere, vjeshte ose dimer, nuk do te ngelen pa gje. Megjithate, muajt e fundit te vitit nuk do te jene shume te lehte, pasi duhet te punoni me shume per te arritur te mbani statusin professional qe keni fituar. Pra, pergjithesisht mund te thuhet qe viti 2011 do te jete nje vit shume i bukur per ju.

Zero Cool
24-06-11, 15:55
Majmuni
( 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Monkey.jpg

Viti i ri ju gjene te lodhur. Pa ndonje arsye konkrete ju ndiheni te lodhur dhe teper te stresuar.
Ndoshta do t’ju ndihmonte te degjonit qe viti i ri per ju do te shkoje mire, dhe kjo periudhe stresi dhe lodhje nuk do te zgjase pergjithmone. Por kjo ama nuk varet vetem nga yjet, pasi e keni edhe ju ne dore.

Duhet te tregoheni optimiste dhe te mos e leshoni veten.

Nuk keni arsye per tu treguar pesimiste pasi gjithshka pritet te shkoje mire per ju kete vit te ri. Ne gjashte muajt e pare te vitit duhet te merreni me shume gjera qe duhen vene ne vend, por kjo nuk duhet te jete e veshtire per ju duke qene se duhet te mendoni per lehtesimin qe do te vije me pas.

Me partnerin pritet qe te keni nje marredhenie te mrekullueshme gjate gjithe vitit dhe ai do te jete mbeshtetja juaj kryesore ne cfaredo pune apo aktiviteti qe do te ndermerrni.

Ne muajt e fundit te vitit, nje miku juaj do ju shprehe mirenjohjen per dicka qe keni bere ne te mire te tij. Ne fund te vitit te jeni te sigurt qe do te ndiheni krenare nga vatja juaj. Dhe beni mire, pasi gjate gjithe vitit do te punoni shume per rezultatet qe do te mund te mblidhni ne fund.

Pra, ky vit per ju, megjithese nuk do ta nisni me entuziazem, parashikohet nje vit shume i mbare.



Gjeli
( 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Rooster.jpg

Ky nuk do te jete nje nga vitet me te kendshem per ju. Qe ne muajt e pare te vitit ju presin disa probleme shendetesore. Jo probleme te medha, por gjithsesi shqetesuese.
Sidomos per te lindurit ne stinen e pranveres. Ju duhet te tregoheni me te kujdesshem me shendetin tuaj sepse gjithshka ndodh per shkak te mungeses se kujdesit nga ana juaj.

Por mos u shqetesoni, se me kalimin e fillim-vitit gjerat do vijne duke u permiresuar. Priten oferta te mira per pune per ata qe jane te papune, dhe ngritje rroge ose ngritje ne detyre per ata qe e kane nje pune.

Muajt e veres do duhet te gjeni kohe per veten tuaj qe te qetesoheni dhe te merrni veten plotesisht nga pasojat qe ju kane lene problemet me shendetin. Ne marredheniet ne cift dhe ato familjare, nuk keni asgje per tu shqetesuar, pasi gjithshka do te shkoje me se miri.

Mund te priten disa probleme apo debate te vogla ne periudhen tetor dhe nentor, por debate keto pa ndonje rendesi te madhe dhe qe do te zgjidhen shume shpejt. Pra, viti 2011, pervec ndonje problemi te vogel me shendetin, te cilin mund te mundoheni ta evitoni, do te jete nje vit i begate per ju.



Qeni
( 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Dog.jpg

Ky vit i ri pritet te niset me lajme te mira per te linurit ne vere dhe ne dimer, qe ne muajin e pare te tij. Te linurit ne pranvere dhe ne vjeshte, lajmet e mira kete vit duhet t’i presin andej nga muaji shtator.
Kete vit, ju shfaqeni tek koleget dhe tek miqte tuaj shume i disponueshem dhe i kuptueshem, dhe ata shohin tek ju dike tek i cili mund te qajne hallet apo tu kerkojne ndere.

Kjo eshte gje e mire por duhet te keni kujdes se mos kalohet masa, pasi vertet eshte mire qe t’i ndihmoni te tjeret,por po u kalua kufiri i duhur, lini veten tuaj pasdore dhe ju duhet te evitoni qe te beni kete gabim. Mundohuni qe te mesoni t’i balanconi gjerat dhe marredheniet dhe mos u beni me altruist nga sa duhet.

Gjithashtu duhet te kujtoni qe edhe partneri juaj ka nevoje per vemendje dhe aq me teper per perkedhelje. Marredhenia juaj dashurore pritet te jete e zjarrte gjate gjithe vitit por me ndonje ulje ngritje te vogel per shkak te mosvemendjes tuaj ndaj parterit.

Duhet te keni gjithashtu pak kujdes me shpenzimet e parave, sidomos ne muajt e veres pasi do te ndiheni shume te tunduar per te bere shpenzime. Mundohuni te permbaheni. Pra, per kete vit nuk mund te thuhet se do te jete nje vit i keq, por vetem qe eshte nje vit ne te cilin ju duhet te tregoheni te kujdesshem.



Derri
( 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Pig.jpg

Mundohuni te mos jeni shume te hapur me te gjithe, pasi jo gjithkush ju do te miren. Kjo vlen me shume per te lindurit e stines se veres, pasi te linurit e stines se veres jane ata te cilet jane me te predispozuar per te qene me “llafazane”.
Keshillohet qe te ndermerrni ndonje sport apo aktivitet fizik, per te shkarkuar stresin dhe per te mbajtur veten ne forme.

Niseni qe ne muajt e pare te vitit, dhe ne vere do te filloni patjeter te shihni rezultatet dhe te ndieni kenaqesine e formes tuaj te re. Gjithshka ju duhet eshte vetem pak vullnet dhe durim. Ju e keni zakon t’i kerkoni rezultatet qe ne ditet e para pasi nuk shquheni per durim, por si thote ajo shprehja: “Roma nuk u ndertua per nje dite!”.

Perseritjani vetes kete, here pas here dhe do ta keni me te lehte. Me familjaret duhet te tregoheni te durueshem pasi edhe ata kane problemet e tyre dhe ju nuk duhet qe gjithmone tu ngarkoni persiper edhe problemet tuaja .

Por kur e keni te nevojshme nje ndihme prej tyre, mos hezitoni ta kerkoni, pasi ata jane te gatshem t’ju ndihmojne. Pra, nese nuk tregoheni mendjelehte dhe keni pak vullnet e durim, viti 2011 do te jete nje vit i mrekullueshem per ju.

Zero Cool
24-06-11, 15:59
Horoskopi Kelt 2011

Oak Tree – Lisi ( 21 mars solstici i pranveres)
Ky vit pritet te jete nje vit i mbare per te lindurit ne kete shenje. Do te merrni lajme te mira persa i perket karrieres tuaj profesionale; ndoshta nje ngritje rroge apo ngritje ne detyre. Pritet qe nga fusha e ndienjave te perballeni me disa probleme, por nuk do te jete asgje serioze dhe qe nuk zgjidhet. Mos u tregoni kokeforte dhe mundohuni te jeni sa me te qete.

Hazelnut Tree – Bajamja ( 22 – 31 mars, 24 shtator – 3 tetor)
Viti i ri do te jete jo edhe aq i lehte per ju. Tregohuni te kujdesshem ne cdo fushe te jetes tuaj dhe nuk do te keni problem. Kujdes me fjalet qe thoni pasi mund te shkaktojne shume rremuje. Pjesa e dyte e vitit do te jete me e qete dhe do te mund keshtu qe ju te relaksoheni. Beni mire te keni kujdes edhe me shpenzimet e teperta.

Rowan Tree – Vadhe ( 1 – 10 prill, 4 – 13 tetor )
Priten disa surpriza te kendshme per ju kete vit te ri. Eshte lehtesuese qe me ne fund do te perjetoni nje periudhe te bukur pas shume problemesh dhe mundimesh. Perfitoni nga ky vit qe te qetesoheni dhe te mendoni per veten tuaj, por ama nuk duhet te lini pas dore edhe punen tuaj. Miqte jane krah jush kete vit dhe ju mbeshtesin ne cdo iniciative tuajen. Eshte nje lehtesim shume i madh per ju te dini qe ka njerez qe ju duan shume dhe ju mbeshtesin ne vendimet tuaja.

Maple Tree – Panje ( 11 – 20 prill, 14 – 23 tetor )
Pjesa e pare e ketij viti te ri eshte periudha me e pershtatshme per te marre vendimet e rendesishme. Te jeni te sigurt se vendimet qe do te merrni ne kete fillim vit do te jene vendimet me fitimprurese qe do te mund te merrnit ndonjehere. Por ky vit nuk sjell vetem lajme te mira per ju. Ka mundesi qe kete vit edhe te zhgenjeheni nga nje person i juaj i afert. Por nuk duhet te shqetesoheni pasi ky person nuk do te kete mundesine t’ju demtoj. Vetem fakti qe ju ka zhgenjyer do ju merzise jashte mase.
Walnut Tree – Arra ( 21 – 30 prill, 30 tetor – 2 nentor )
Kete vit priten te reja per te linurit ne kete shenje persa i perket fushes se ndienjave. Ndosha do te kete ndonje njohje shume interesante, sidomos ne muajt e veres. Te jete vetem nje zjarr vere? Ndoshta mund te jete edhe nje ndienje shume me e thelle se vetem nje zjarr kashte. Priten te reja interesante edhe ne fushen tuaj profesionale. Ndoshta nje oferte e re per pune? Gjithsesi, duhet te tregoheni me te kujdesshem per familjen tuaj dhe te mos i leni pasdore ne asnje moment te ketij viti pasi ata do ta ndiejne shume.
Poplar Tree – Plepi ( 1 – 14 maj, 3 – 11 nentor, 5 – 13 gusht, 4 – shkurt )
Nje person i juaj i afert do te kete shume nevoje per ndihmen tuaj megjithate do te hezitoje qe ta kerkoje kete ndihme. Duhet te tregoheni vigjilente qe te kuptoni se kush eshte ky person qe ka nevoje per ju dhe ta ndihmoni pa jua kerkur ai kete gje. Te jeni te sigurt qe ia vlen mundimi juaj pasi do te merrni shperblimin e duhur per vepren qe do te beni. Mundohuni te beni sa me shume per te tjeret kete vit te ri pasi asgje nuk do te ngele pa shperblyer.
Chestnut Tree – Geshtenje ( 15 – 24 maj, 12 – 21 nentor )
Ky vit nuk pritet te jete vit shume i mbare, por mos u shqetesoni. Ju mund te ndryshoni sadopak rrjedhen e ngjarjeve kete vit. Duhet te tregoheni sa me te kujdesshem dhe tolerante. Per me teper duhet te keni kujdes mos te tregoheni shume te ashper me nje person prane jush, pasi mund te lendohet dhe do te jete shume e veshtire per ju te merrni faljen e tij, dhe akoma me e veshtire do te jete per ju qe te falni veten tuaj.
Ash Tree – Frasher ( 25 maj – 3 qershor, 22 nentor – 1 dhjetor )
Mos mendoni qe gjerat do te jene gjithe vitin aq te veshtira sa do te jene ne fillim te tij. Vertet qe fillimi i vitit do tju duket shume i veshtire, por do te shihni qe me kalimin e diteve gjithshka fillon e behet gjithmone e me e thjeshte per ju. Fundi i vitit do ju gjeje shume te limituar dhe me gjithshka ne vendin e duhur, prandaj tani mos u merzisni dhe buzeqeshni.
Hornbeam Tree – Shkoze ( 4 – 13 qershor, 2 – 11 dhjetor )
Fillimi i vitit do te jete shume i mire per ju, por nga mesi do ju duket sikur eshte duke ju rene bota mbi koke. Me pas do ju duhet vertet te punoni shume qe te riktheheni ne gjendjen normale te jetes tuaj. Gjendja juaj ne fund te vitit varet vetem dhe vetem nga ju; nga reagimi juaj ndaj problemeve. Mundohuni te perballoni gjithshka me ngadale, qetesi dhe sipas rradhes, pasi eshte menyra e vetme qe mund te kaperceni te gjitha problemet tuaja.
Fig Tree – Fiku ( 14 – 23 qershor, 12 – 21 dhjetor )
Duhet te keni kujdes nga mbilodhja, pasi kete vit do te jeni shume te ngarkuar nga ana profesionale. Por ne fund do te merrni shperblimin e duhur te punes suaj te palodhur. Duhet te mos e lini veten tuaj pas dore dhe te kujtoheni qe edhe ju jeni njeri dhe si gjithe qeniet e tjera njerezore keni nevoje per pushim. Kujtohuni qe pushimi eshte i domosdoshem dhe ben qe ju t’i riktheheni akoma me fuqishem asaj qe kishit nisur.
Birch Tree – Meshteken ( 24 qershor – solstici i veres )
Do te jete nje vit shume i mire per ju. Do te nisi mire dhe do te perfundoje po mire. Jo se do te ndodhe ndonje gje e vecante por cdo aspekt i jetes tuaj do te jete ne rregull dhe nuk do ju duhet te perballeni me asnje problem ne kete vit te ri. Dhe kjo eshte nje arritje, apo jo? Nje vit pa shqetesime ne te gjitha fushat e jetes pa probleme. Shume do te deshironin te ishin ne vendin tuaj.
Apple Tree – Molla ( 25 qershor – 4 korrik, 23 dhjetor – 1 janar )
Kete vit ju duhet te punoni shume per te arritur shume pak. Gjerat priten te mos jene te lehta per ju ne kete vit te ri. Por ne vend qe te rrini te mendoheni dhe te qaheni per kete fat tuajin, duhet te punoni dhe te mos ankoheni. Parashikohet qe te keni probleme me shendetin tuaj persa i perket te ushqyerit. Nuk mund te thuhet se jeni ne forme te mire fizike dhe se keni linja te bukura. Ushqimi dhe shendeti ju kane dale jashte kontrollit. Filloni te veproni pa u vonuar.
Fir Tree – Fier ( 5 – 14 korrik, 1 – 12 janar )
Shpenzojini energjite tuaja per nje gje vertet te vlefshme. Ndoshta do te zbuloni qe keni nje talent qe as ju vete nuk e dinit. Perkushtojuni vetes tuaj sa me shume te mundeni kete vit, por mos lini menjane edhe punen tuaj. Pritet qe jeta juaj dashurore te jete mjaft e mire kete vit, sidomos ne muajt e fundit te vitit. Ndoshta jeni ju qe keni nje sharm te parezistueshem.
Elm Tree – Elm ( 15 – 25 korrik, 13 – 24 janar )
Kete vit do te merrni vendime shume te rendesishme per jeten tuaj pivate. Ndoshta do te kuptoni qe personi qe keni ne krah nuk vlen aq sa ju mendonit ose qe nuk e dashuroni vertet aq sa mendonit ju se e donit. Por mos u merzisni, pasi cdo ndryshim qe do te vendosni te beni do te jete vetem ne te miren tuaj. Ndoshta nje dashuri e re me e mire po pret qe t’i hapni deren. Duhet te kuptoni qe nuk ia vlen te kapeni pas nje fije peri dhe qe ndonjehere eshte shume me mire ta kepusni fare ate perin qe ju mban te lidhur me dike.
Cypress Tree – Selvia ( 26 korrik – 4 gusht, 25 janar – 3 shkurt )
Vera e ketij viti pritet te jete e paharrueshme per ju. Ndoshta do te takoni nje person qe do te behet nje pjese e pandashme e jetes tuaj ose thjesht ndoshta do te jetoni nje experience te paharrueshme. Sido qe te jete, rendesi ka qe do te kaloni nje periudhe me te vertet te vecante. Duhet te tregoni pak kujdes pasi jo te gjithe ju duan te miren, dhe per kete arsye nuk duhet te flisni me kedo e per gjithshka. Duhet te tregoheni pak me te rezervuar.
Cedar Tree – Keder ( 14 – 23 gusht, 9 -18 shkurt )
Viti i ri pritet te vije me ndienja te reja per ju. Por eshte e cuditshme pasi jeni shume konfuz per keto ndienja dhe nuk e dini as vete arsyen pse. Nese ju ben te ndiheni me mire te dini qe keni vepruar mire dhe ne keto ndienja nuk ka asgje te gabuar, atehere te jeni te sigurt qe keto ndienja jane shume te pastra dhe nuk mund te jene asnjehere te gabuara. Pra mos prisni me dhe jetojini keto ndienja me bukurine e tyre.
Pine Tree – Pisha ( 24 gusht – 2 shtator, 19 – 28 shkurt )
Pritet qe te perjetoni nje vit te mrekullueshem. Gjithshka do te shkoje shume mire dhe ju jeni ne forme te perkryer. Si ne fushen profesionale ashtu edhe ne ate te ndienjave pritet qe pergjithesisht te kaloni vetem momente te bukura. Pritet qe periudha me e bukur e vitit per ju megjithate te jete vera. Por, fakti qe do te keni nje vit te perkryer nuk do te thote qe ju te mos tregoheni aspak te kujdesshem.
Weeping Willow Tree – Shelgu Lotues ( 3 – 12 shtator, 1 – 10 mars )
Priten te reja ne fushen tuaj profsionale kete vit. Ndoshta do te nisni nje pune te re apo te ardhurat tuaja do te shtohen. Sidoqofte, jane te reja te bukura. Ne sektorin e dashurise, ju do te kuptoni qe personi qe keni perkrah eshte i vetmi person qe ju do te deshironit te ndodhej ne ate vend dhe do te filloni t’i tregoni edhe atij rendesine qe ka per ju dhe dashurine tuaj per te. Me ne fund po, jeni te ndergjegjshem se sa i rendesishem eshte ai person per ju dhe sa nuk doni qe te largohet.

Zero Cool
24-06-11, 16:00
Horoskopi Kelt 2011

Lime Tree – Bli ( 13 – 22 shtator, 11 – 20 mars )
Kete vit do te perjetoni emocione te ndryshme, por do te mbizoterojne emocionet e bukura. Priten surpriza te kendeshme per ju qe do ju vijne nga njerezit e afert. Me ne fund do te kuptoni se sa ju duan familjaret tuaj; jo se me pare nuk e dinit, por tani do te filloni te ndergjegjesoheni me shume per kete. Do te kete hyrje parash. E vetmja gje qe mund t’ju shqetesoje kete vit eshte nje problem familjar, por edhe ky eshte pa zarar.
Olive Tree – Ulliri ( 23 shtator – ekuinoksi i vjeshtes )
Ju mund te perjetoni nje periudhe ankthi gjate fillimit te ketij viti. Ndodh ndoshta ngaqe eshte fillimi i vitit dhe nuk e dine se cfare ju pret apo thjesht kur mendoni gjithe punen dhe gjithe vitin te tejmbushur qe po ju pret. Duhet vetem te qetesoheni dhe te bindni veten qe gjithshka do te shkoje mire dhe keshtu gjerat mund te shkojne me mire vertet. Mundohuni te kapni ritmin tuaj te zakonshem dhe s’do te keni probleme.
Beech Tree – Ahu ( 22 dhjetor – solstici i dimrit )
Ju duket sikur gjithshka ju shkon keq dhe nuk ju do njeri por kjo eshte vetem nje pershtypje e juaja. Flisni me dike te afert per kete problem qe po perjetoni dhe te jeni te sigurt qe jo do ju ndihmoje shume ta kaperceni. Eshte vetem nje moment i keq qe do ju rikthehet here pas here gjate gjithe vitit. Por mos u shqetesoni; thojini vetes qe gjithcka eshte ne mendjen tuaj dhe vazhdoni perpara.

Zero Cool
24-06-11, 16:01
Horoskopi Maja 2011

TZOOTZ – Lakuriqi ( 26 korrik – 22 gushtt )
Ne dashuri Lakuriqi i nates kalon neper faza te ndryshme; ai eshte protektiv, rojtar i shtepise, dhe drejtues i mire i shtepise. Por ndonjehere ata qe i perkasin kesaj shenje kane nevoje per vetmi per te ruajtur pavaresine e tyre. Ata duan te jene te barabarte me partnerin dhe te kene miqte dhe jeten e tyre me te cilen te jene te lidhur. Keta njerez kane nevoje ta adhuroje personin qe ka ne krah dhe te ndieje qe jane ne lartesine e dashurise se tjetrit. Ka nevoje t’i dale zot vetes por pa u lene pas dore nga partneri.
DZEC – Akrepi ( 23 gusht – 19 shtator )
Ne dashuri, te lindurit e kesaj shenje preferojne ta demostrojne dashurine e tyre me fakte dhe jo me fjale. Ndoshta nuk ju thote cdo pese minuta qe ju do shume, por e demostron kete duke ju ndenjur prane ne cdo moment qe ju mund te keni nevoje. Pergjithesisht jane njerez shume te drejte dhe besnike. Ata jane besnike ndaj partnerit dhe presin te njejten gje prej tij. Dikush ka thene qe Akrepat kane “dhuraten e memories”, ata mbajne mend cdo gje qe ju keni bere; qofte kjo e mire apo e keqe. Nese ju keni beret e mira, do jua kthejne plotesisht, por nese j keni beret e keqija, shpejt ose vone do ju beje ta paguani dyfish. Nje akrep nuk e harron kurre pabesine e te tjereve, dhe e ka te veshtire ta kaloje.
KEH – Dreri ( 20 shtator – 17 tetor )

Ne dashuri, dreri eshte nje shenje romantike nga natyra. Ata evonojne renien ne dashuri, dhe enderrojne nje dashuri ngjyre roze, ashtu si neper filmat e vjeter me fund te lumtur. Por kur bien ne dashuri me dike, Dreri e ka shume te veshtire te ndahet dhe te harroje personin qe i ka vjedhur zemren. Keshtu jane te gatuar dreret. Te mundoheni t’i ndryshoni do te ishte nje mission i pamundur.

MOAN – Bufi ( 18 tetor – 14 nentor )
Eshte nje person romantic por pak i veshtire. Dashuria per te nuk do te jete e lehte dhe do ta perplase shpesh deri ne momentin qe do te gjeje nje person qe korrepondon me te dhe ta doje tamam ashtu si Bufi e meriton te dashurohet. Jane njerez shume te dahsur ne fakt, dhe dashurohen edhe me ajrin qe marrin fryme, dhe eshte per kete arsye qe jo gjithmone zgjedhin personin e duhur me te cilin te dashurohen. Zakonisht, personat e kesaj shenje kalojne disa martesa ose lidhje deri sa me ne fund gjejne personin e duhur per to.
KUTZ – Palloi ( 15 nentor – 12 dhjetor )
Nese nje Pallua ju ka zgjedhur juve si mukun e tij, atehere ju duhet te jeni nje person me te vertete shume i vecante. Zakonisht, nese ndodh keshtu, ju duhet te jeni aq te cuditshem sa zakonisht eshte edhe vete ai. Ne nje lidhje dashurore Palloi ka nevoje te dashurohet dhe te adhurohet nga personi qe ata kane krah tyre.
KIBRAY – Hardhuca ( 13 dhjetor – 9 janar )
Te lindurit e shenjes se hardhuces gati gjithmone duan gjera qe te ndodhin me qetesi dhe nuk duan te bejne shume zhurme. Ata preferojne njerez te thjeshte dhe qe dine ta qepin gojen, ashtu si edhe ata vete. Kerkojne persona qe nuk u vene gjerat ne dukje dhe nuk ushtrojne presion mbi ta.
BATZ KIMIL – Majmuni ( 10 janar – 6 shkurt )
Ne cift, ata qe i perkasin shenjes se majmunit nuk jane aq te mire sa jane ne marredheniet shoqerore. Ata deshironin te ishin besnike dhe t’ja jepnin veten vetem nje personi, por… ne kete pike ata jane njerez shume jokonstante, levizin nga nje person tek tjetri dhe nga nje dashuri tek nje dashuri tjeter. Nese doni ta mbani nje majmun perhere krah jush, ju duhet t’i beni vazhdimisht surpriza, te jeni creative me jeten ne cift dhe te mbani gjithmone nje fare misteri. Kurioziteti e vret majmunin, dhe per aq kohe sa mendon se do te kete dicka per te zbuluar, ai do te rrije gjithmone prane jush.
KICK – Skifteri ( 7 shkurt – 6 mars )
Njerezit qe i perkasin kesaj shenje bien ne dashuri vetem nje here dhe kjo dashuri u zgjat per gjithe jeten. Dashuria e tyre e madhe, dashuria e pare do te ngelet gjithmone ne zemren e tyre dhe nuk do te mund ta harrojne kurre. Ata mund te provojne edhe nje lidhje apo martese, edhe nje te trete, por ne zemren e tyre e para do te kete gjithmone nje vend special. Dhe ata pas dashurise se pare, nuk do te mund kurre t’ja japin veten plotesisht nje dashurie tjeter, sado te provojne.
BALAM – Xhaguari ( 7 mars – 3 prill )
Ne dashuri, njerezit qe i perkasin kesaj shenje nuk heqin dore lehte. Ata do te provojne cfaredo te kene ne dore per t’ju bere per vete, dhe ka shume mundesi qe ju te bini te lodhur ne kembet e tyre. Do te filloni te pyesni veten se si ju beri te arrinit deri ketu. Personat e kesaj shenje bejne per vete dhe ato persona qe mendonin qe kurre nuk do te terhiqeshn nga persona te tille. Xhaguari eshte nje dashnor ekspert pasi di te gjitha sekretet e seksit. Eshte nje nga aftesite e tyre me te mira dhe ata jane te ndergjegjshem per kete.
FEX – Dhelpra ( 4 prill – 1 maj )
Te lindurit e shenjes se Dhelpres jante protective, menyra e tyre e te dashuruarit eshte e kujdesshme, dhe japin te gjithe vemendjen per te cilen dikush mund te kete nevoje. Te jeni te saigurt qe nje dhelper nuk e harron kurre nje dtelindje apo nje pervjetor. Njerezit te lindr ne kete shenje jane paqesore, dhe nevrikosen shume rralle. Ata preferojne te qetesohen, te dalin ne ajer te paster dhe te mendohen mire perpar se te bejne dicka jot e mire kunder nje personi. Por duhet treguar kujdes, pasi nese tejkalohen limitet, Dhelpra mund te nxjerre kthetrat dhe dhembet dhe te behet e rrezikshme. Megjithate nuk duhet te shqetesoheni shume pasi inati i tyre nuk zgjat shume dhe shume shpejt ata rikthehen tek fytyra e tyre e meparshme dhe behen serish te dashur. Do ju cudiste qe nje person aq i forte a nje dhelper, do te prekej me aq lehtesi perpara nje filmi dashurie.
KAN – Gjarperi ( 2 maj – 29 maj )
Kaq te sigurt ne vetvete ne jeten e tyre dhe ne profeionin e tyre, dhe ne dashuri jane krejt e kunderta. Gjarpri kerkon perkedhelje dhe dashuri.Dashuria per ta eshte ajri qe ju lejon te kuptojne qe jane gjalle. Ata do te ndryshonin te gjithe parate e tyre, famen e tyre, dhe fuqine e tyre, vetem per pak dashuri. Jane shume romantike. Kur bien ne dashuri ata lidhen shume me partnerin e tyre, dhe pa dashur e mbysin ate. Duhet patur shume kujdes dhe takt me nje gjarper te lenduar, pasi ai do t sulmoje ne menyren dhe ne momentin me te papritur, pasi jane te afte te vrasin dhe te vdesin nga dashuria.
TZUB – Ketri ( 30 maj – 26 qershor )
Persa i perket dashurise te lindurit e kesaj shenje jane magnetike, i terheqin njerezit sikur te ishin magnet. Por ama nese dashurohen me nje person, ata bien ne kembet e atij personi. Ketri adhuron perkujdesje t e vogla, dhe di te vleresoje nje gjest dashurie, edhe nese partneri shfaqet me nje lule te vyshkur, nje cokollate te thjeshte, apo me nje poezi te shkruar me gabime. Asgje nga keto nuk do ta shqetesoje, mjafton qe te di qe gjesti eshte bere me dashuri, dhe kjo do t’i shtoje drite dhe ngjyra gjithshkaje per te. Keshtu jane ketrat, romantike dhe enderimtare.
AAK – Breshka ( 27 qershor – 25 korrik )
Ju mund te mbeshteteni gjithmone ne nje mik te shenjes se breshkes. Kur vjen puna tk dashuria ata jane pak te turpshem, dhe nese prisni qe ikush i kesaj shenje te deklaroje ndienjat per ju, eshte gati e pamundur. Nje keshile do ishte qe te mos prisni shume fjale dashurie prej te lindurve te kesaj shenje. Dashurine qe ndieni beni mire te jeni ju qe t’ia shprehni.

Zero Cool
24-06-11, 16:07
Eroskopi dites

Dashi
Partneri eshte i lodhur me lojerat tuaja prandaj mos luani me nese nuk doni qe ta humbisni prgjithmone.

Demi
Nuk ka asnje lidhje qe te mos kaperceje momente te veshtira, por nese eshte e rendesishme nuk thyhet per kaq pak.

Binjaket
Keni vendosur qe tani kerkoni te gjeni nje lidhje serioze, por ndoshta mund t’ia lejoni vetes sot nje aventure te fundit.

Gaforrja
Tradhetia nuk eshte zgjidhja e duhur asnjehere. Ju e dini kete edhe pse ndonjehere eni sikur nuk arrini ta kuptoni.

Luani
Nuk duhet te hidheni nga dega ne dege thjesht per te harruar nje histori qe per ju ishte e rendesishme. Nuk eshte menyra e duhur.

Virgjeresha
Mundohuni te kaloni sa me shume kohe ne shoqerine e personit te dashur sot dhe t’i beni te ditur se sa i rendesishem eshte.

Peshorja
Ju vertet qe e keni humbur besimin tek dashuria, por pikerisht ne kete moment mund te vije dikush qe t’ua riktheje.

Akrepi
Nese do te dini te silleni sot ashtu si duhet, do te mund te perfitoni nje nate te nxehte dhe te paharrueshme pasioni.

Shigjetari
Eshte e drejta juaj qe te pretendoni te merrni ne nje lidhje, po aq sa edhe jepni. Mos mendoni qe keshtu do te demtoni lidhjen.

Bricjapi
Mos i qendroni partnerit mbi koke ne cdo moment pasi ai mund te ndihet i mbytur nga vemendjet dhe perkujdesjet tuaja.

Ujori
Mos e shqetesoni veten tuaj me dyshime te pabazuara ne lidhje me besnikerine e partnerit tuaj. Jane dyshime te kota.

Peshqit
eni gjithshka qe ju nevojitet per te qene te sukseshem dhe te beni per vete kedo sot. Shfrytezojeni ne favorin tuaj kete.

~AnnA~
24-06-11, 17:29
Flm per kete artikull Zero...ishte interesant...

KEH – Dreri ( 20 shtator – 17 tetor )
Qenkam Dreri, se ne fillim e lexova gabim :) mu duk si Derri :D

VoOoglushja
24-06-11, 21:53
Ujori
Mos e shqetesoni veten tuaj me dyshime te pabazuara ne lidhje me besnikerine e partnerit tuaj. Jane dyshime te kota.


aha okay ehehehe flm Zero;)

emine
24-06-11, 22:14
KAN – Gjarperi ( 2 maj – 29 maj )
Kaq te sigurt ne vetvete ne jeten e tyre dhe ne profeionin e tyre, dhe ne dashuri jane krejt e kunderta. Gjarpri kerkon perkedhelje dhe dashuri.Dashuria per ta eshte ajri qe ju lejon te kuptojne qe jane gjalle. Ata do te ndryshonin te gjithe parate e tyre, famen e tyre, dhe fuqine e tyre, vetem per pak dashuri. Jane shume romantike. Kur bien ne dashuri ata lidhen shume me partnerin e tyre, dhe pa dashur e mbysin ate. Duhet patur shume kujdes dhe takt me nje gjarper te lenduar, pasi ai do t sulmoje ne menyren dhe ne momentin me te papritur, pasi jane te afte te vrasin dhe te vdesin nga dashuria

Kaqanikasja
22-07-11, 14:10
Chestnut Tree – Geshtenje ( 15 – 24 maj, 12 – 21 nentor )
Ky vit nuk pritet te jete vit shume i mbare, por mos u shqetesoni. Ju mund te ndryshoni sadopak rrjedhen e ngjarjeve kete vit. Duhet te tregoheni sa me te kujdesshem dhe tolerante. Per me teper duhet te keni kujdes mos te tregoheni shume te ashper me nje person prane jush, pasi mund te lendohet dhe do te jete shume e veshtire per ju te merrni faljen e tij, dhe akoma me e veshtire do te jete per ju qe te falni veten tuaj.

Kaqanikasja
22-07-11, 14:12
Delja
( 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015 )

http://www.infoalbania.org/horoskopi/kinez/chinesesign_big_Goat.jpg

Duket se ju vitin e ri 2011 do ta nisni me shume qejf dhe shume entuziazem. Beni mire, pasi ky parashikohet te jete nje vit i bukur dhe me te reja interesante sidomos per te lindurit ne muajt e veres.
Qe ne fillim ky vit tregohet shume i mire me ju, duke ju ofruar te reja tunduese ne sferen profesionale. Me pas ne muajt e veres, viti 2011 ju jep shume mundesi njohjesh te reja, te cilat mund t’ju sherbejne ne raste apo arsye te ndryshme.

Persa i perket anes sentimentale, mos u shqetesoni , pasi ky vit per ju ka menduar edhe per te. Ne vjeshte ose ne dimer, parashikohen disa takime shume interesante te cilat mund t’ua bejne zemren te rrahe fort.

Me te favorizuar ne kete fushe jane te linurit ne stinen e praveres , por edhe te lindurit ne vere, vjeshte ose dimer, nuk do te ngelen pa gje. Megjithate, muajt e fundit te vitit nuk do te jene shume te lehte, pasi duhet te punoni me shume per te arritur te mbani statusin professional qe keni fituar. Pra, pergjithesisht mund te thuhet qe viti 2011 do te jete nje vit shume i bukur per ju.