PDA

View Full Version : Ja, marrėveshja


Llapi
27-06-11, 14:27
http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/B_227388_thumb_large.JPG





Ja, marrėveshja

Zėvendėskryeministrja Edita Tahiri thotė se nė fillim tė korrikut do tė arrihen gjashtė marrėveshje me Beogradin. Ajo, pėr gazetėn Express, shpalos detajet e kėtyre marrėveshjeve, tė propozuara nga Ndėrmjetėsi Robert Cooper.
Nga Valmir Klaiqi mė 27 qershor 2011 nė ora 04:48
Prishtina dhe Beogradi kanė bėrė hapa tė rėndėsishėm drejt nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė para mes dy vendeve.

Tė paktėn, kėtė e thotė Edita Tahiri, Shefe e delegacionit kosovar nė dialogun teknik me Serbinė.

Nė njė prononcim pėr Express, tė dielėn, ajo ka thėnė se gjithēka mund tė finalizohet mė 2 korrik, nė raundin e radhės tė dialogut, derisa ka shpalosur detaje tė pakos qė pėrfshin gjashtė marrėveshje, tė cilat janė disenjuar nga ndėrmjetėsi i BE’sė, Robert Cooper.

Kjo marrėveshje u ėshtė bėrė e ditur palėve mė 6 qershor, ndėrsa tani ekipet e ekspertėve po bėjnė finalizimin e detajeve.

“Mendimi im ėshtė se janė afruar shumė pikėpamjet. Po ashtu, qė pala jonė tashmė ka dhėnė pėlqimin nė parim pėr propozimet qė i ka paraqitur mė 6 qershor ndėrmjetėsi Robert Cooper. Ne mendojmė se ato propozime janė mjaft tė mira dhe japin zgjidhje tė mirė pėr ēėshtjen e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve, pra vendosjen e njė reciprociteti nė fushėn e lėvizjes sė lirė”, ka thėnė Tahiri, pėr Express.

Pėr Shefen e delegacionit kosovar, propozimmarrėveshjet qė kanė dalė mė 6 qershor nga zoti Cooper, pėrfshijnė idetė e tė dyja palėve dhe idetė europiane.


“Kjo ėshtė njė bazė e mirė, e cila siguron marrėveshje tė qėndrueshme. Ne nuk do tė bėjmė pra lėshime, do tė qėndrojmė te pozicioni i propozimmarrėveshjeve tė datės 6 qershor”, ka thėnė ajo.

Qeveria e Kosovės dhe Tahiri si pėrfaqėsuese nė bisedime kanė insistuar qė marrėveshjet tė arrihen gjatė korrikut, nė mėnyrė qė tė fillojė menjėherė zbatimi i tyre.

Disa prej kėtyre marrėveshjeve mund tė fillojnė menjėherė tė implementohen, siē ėshtė ēėshtja e lėvizjes sė lirė, apo e njohjes sė vulave tė doganave.

“Pra kjo, nė mėnyrė qė ditėn e nesėrme, pas marrėveshjes mund tė fillojė reciprociteti nė tregtinė e lirė, pėrkatėsisht, Kosova fillon tė eksportojė nė Serbi apo tė pėrdorė territorin serb si transit pėr eksportime nė destinacione europiane. Kėshtu qė, disa nga marrėveshjet, pra mund tė fillojnė sė zbatuari menjėherė pas nėnshkrimit”.

Arritja e pakos sė marrėveshjeve, pėrveē qė i jep rast implementimit, ajo, sipas Tahirit, do t’i kontribuojė Kosovės pėr pėrafrim me Bashkimin Europian.

“Ne kemi kėrkuar nga BE’ja qė tė dyja vendet duhet nė mėnyrė tė balancuar tė pėrparojnė drejt BE’sė. Kėrkesat tona janė qė nė kėtė periudhė, Kosova tė fitojė liberalizimin e vizave dhe tė hyjė nė marrėdhėnie kontraktuale me BE’nė. Ne vlerėsojmė se dialogu teknik duhet t’i kontribuojė pra afrimit substancial tė Kosovės me BE’nė”.

E pyetur nėse arritja e marrėveshjes me Serbinė do tė kalojė nėpėrmjet Kuvendit tė Kosovės, Kryenegociatorja Tahiri ka thėnė se pėrgjigjja e saj pėr kėtė fazė ėshtė qė modalitetet e marrėveshjeve do t’i propozojė ndėrmjetėsi Robert Cooper.

“Ne ende nuk kemi marrė nga ai ndonjė propozim zyrtar, prandaj nuk dua tė paragjykoj nė kėtė drejtim”, ka thėnė ajo.

Por, ēka pėrmban kjo pako?

Nė kėtė pyetje pėrgjigjet Edita Tahiri.

Lėvizja e lirė
Edita Tahiri thotė se dialogu pėr lėvizjen e lirė ėshtė bazuar nė dy parime: 1. Pėr ta mundėsuar lėvizjen e lirė tė njerėzve mes dy vendeve dhe 2: Parimi i reciprocitetit.

Qytetarėt e Kosovės hyjnė nė Serbi me letėrnjoftim tė Republikės sė Kosovės dhe po ashtu qytetarėt e Serbisė hyjnė nė Kosovė me letėrnjoftim tė Republikės sė Serbisė.

Kur njė qytetar i Kosovės dėshiron tė kalojė transit pėrmes Serbisė pėr tė udhėtuar drejt njė shteti tė tretė, atėherė ai nė kufirin mes Serbisė dhe vendit tė tretė e paraqet pasaportėn e Republikės sė Kosovės. E njėjta gjė do tė aplikohet edhe nė Kosovė, pėr qytetarėt e Serbisė.

“Pastaj, me kėtė marrėveshje njihen edhe dokumentet e tjera tė Republikės sė Kosovės, siē janė patentė shoferėt, targat e automjeteve. Me kėtė rast, rregullohet ēėshtja e sigurimit tė automjeteve. Pra, gjithė dokumentacioni qė ka tė bėjė me lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe automjeteve. Unė mendoj se ky zhvillim i ri e afron edhe Kosovėn, edhe Serbinė drejt BE’sė”, ka thėnė Tahiri.

Sa i takon ēėshtjes sė targave, Tahiri tha se do tė pėrdoret modeli sikur mes Greqisė dhe Maqedonisė, dy vende kėto qė kanė marrėdhėnie jo tė mira politike mes vete.

Detajet, siē ka thėnė ajo, do tė dihen mė vonė, por ka shtuar se ēdo gjė do tė shkojė me parim tė reciprocitetit.

Po ashtu, me kėtė propozim tė marrėveshjes do tė rregullohet edhe ēėshtja e targave tė paraluftės, tė lėshuara nga Serbia.

Sipas draftmarrėveshjes, Qeveria e Kosovės do t’ua vazhdojė validitetin targave KS pėr qytetarėt serbė dhe tė tjerėt qė jetojnė nė Kosovė, e qė aktualisht refuzojnė tė pajisen me targa tė reja RKS.

“Marrėveshja pėr lėvizjen e lirė i jep fund pėrdorimit tė targave tė ish-Jugosllavisė, apo ēfarėdo targash ilegale qė janė nė Kosovė nga ajo periudhė. Po ashtu, me kėtė projektmarrėveshje shuhen tė gjitha zyrat paralele qė kanė prodhuar dokumente udhėtimi apo automjetesh. Ndėrsa njė transicion qė kemi pasur pėr targat nga KS nė RKS, pra do tė vazhdojė ende, por pėrkohėsisht. Qytetarėt tė cilėt kanė targa tė paraluftės, do tė marrin tabela ose RKS direkt, ose do tė mund tė pėrdorin transicionin - KS. Por nė fund tė transicionit, ata do tė kenė tabela RKS”, ka thėnė Tahiri.

Marrėveshja pėrfshin edhe polisėn e sigurimit pėr vetura.

Deri mė tani, dėmet e shkaktuara nė trafik nga vozitėsit me targa tė paraluftės tė lėshuara nga Serbia, nuk kanė paguar kurrfarė dėmshpėrblimi, duke shkaktuar dėme prej miliona euro pėr shtetin e Kosovės.

Kjo ēėshtje ėshtė menduar tė zgjidhet pėrmes njė marrėveshjeje mes Shoqatės sė sigurimeve tė Kosovės dhe asaj tė Serbisė.

Telekomunikacioni
Sa i pėrket fushės sė telekomunikacionit, Zėvendėskryeministrja Tahiri ka treguar se projektmarrėveshja parasheh njė bashkėpunim nė kėtė fushė.

“Marrėveshja parasheh ndėrprerjen e operatorėve ilegalė dhe arritjen e njė marrėveshjeje roaming midis operatorėve tė telekomunikacionit tė Kosovės dhe tė Serbisė, nė mėnyrė qė qytetarėve t’u mundėsohen shėrbime telekomunikuese cilėsore dhe me tarifa tė favorshme”, ka treguar Tahiri.

Marrėveshja e telekomunikacionit parasheh shuarjen e operatorėve ilegalė mobilė, por edhe ndėrhyrjen e telekomit serb nė telefoninė fikse tė Kosovės.

“Siē e dini, nė pjesėn veriore tė Kosovės, aktualisht veprojnė ilegalisht Telenori dhe MTS Serbia, por edhe ka interferime nė telefoninė fikse. Kjo marrėveshje u jep fund kėtyre ndėrhyrjeve ilegale”, ka thėnė ajo.

Duke folur pėr vėshtirėsitė nė tė cilat mund tė hasė marrėveshja Kosovė-Serbi pėr Veriun e Kosovės, Tahiri ka pėrmendur modelin e integrimit tė serbėve nė Kroaci, veēmas atyre tė Sllavonisė Lindore.

“Tė gjithė e dimė se edhe atje ka pasur njėlloj pėrpjekjeje pra qė serbėt e Kroacisė tė mos integrohen, por pas njė periudhe rreth dhjetėvjeēare, ka ndryshuar realiteti dhe sot ata janė tė integruar. Edhe Kosova, pra, me kėto marrėveshje nė fakt do tė vendosė njė bashkėpunim ndėrshtetėror me Serbinė, por nė anėn tjetėr, ky bashkėpunim do tė nėnkuptojė ndėrprerjen e ndėrhyrjeve qė Serbia i ka bėrė nė Kosovė deri tash, si dhe integrimi i njė pjese tė vogėl tė serbėve qė kanė mbetur jashtė, do tė ndodhė me sukses, siē ka ndodhur me pjesėn mė tė madhe tė serbėve qė sot janė pjesė e institucioneve tė Kosovės”, ka shtuar Tahiri.

Energjia
Projektmarrėveshja pėr energji, sipas Tahirit, parasheh vendosjen e bashkėpunimit Kosovė-Serbi nė fushėn e energjetike.

“Do tė vendosen pra sigurisht tė gjitha rregullat qė i pėrcakton Traktati i Athinės, pėr bashkėpunimin rajonal. Do tė fillojė koha kur transmisionet qė Serbia i krijon nė Kosovė gjatė bartjes sė energjisė elektrike, tė fillojė t’i kompensojė. Kjo sepse nuk i ka bėrė deri tash. Do t’i kompensojė pra nė mėnyrė financiare”, ka thėnė Tahiri, duke shtuar se pas kėsaj marrėveshjeje, do tė fillojė normalizimi i pagesave pėr KEK’un.

Marrėveshja parasheh njė plan pėr normalizim tė pagesave pėr energjinė elektrike nga ana e tė gjithė serbėve tė Kosovės.

Pėrfitimet nė kėtė pikė tė marrėveshjes, pėr Kosovėn, do tė jenė pėrfitime financiare.

Deri tani, siē ka bėrė tė ditur Tahiri, KEK’u ka humbur rreth 2 milionė euro nė muaj si pasojė e mospagesės sė energjisė sė shpenzuar.

“Me kėtė marrėveshje, KEK’u do tė mund tė inkasojė rreth 24 milionė euro mė shumė pėr njė vit. Mos tė flas pastaj edhe pėr shifrat qė do tė jenė nė planin e transmisionit”, ka thėnė ajo.

Vula doganore
Propozimmarrėveshja pėr vulat doganore, sipas Zėvendėskryeministres Edita Tahiri, ėshtė qė vulat e Doganave tė Kosovės qė i ka njohur Bashkimi Europian, para tri viteve, t’i njohė edhe Serbia.

“Kėto janė vulat e Republikės sė Kosovės qė janė valide pas shpalljes sė pavarėsisė”, ka thėnė Tahiri.

Tregtia e Lirė

Projektmarrėveshja pėr Tregtinė e Lirė, sipas Tahirit, do tė jetė zgjidhje nė pėrputhje me parimet evropiane dhe tė reciprocitetit.

Dokumentacioni

Ēėshtja e dokumentacionit kadastral dhe Regjistrave Civilė, sipas Zėvendėskryeministres Tahiri, ėshtė po ashtu nė fazėn finale.

Ajo ka treguar se ėshtė formuar njė grup i udhėhequr nga EULEX’i, ku pėrfshihen ekspertėt nga Kosova dhe Serbia, tė cilėt janė duke punuar pėr tė bėrė vėrtetimin e besueshmėrisė sė dokumenteve qė janė marrė nga Kosova gjatė kohės sė luftės, pėr t’i parė mos ka vakuume apo ndryshim tė dhėnash nė periudhėn sa kanė qėndruar nė Serbi.

Zero Cool
03-07-11, 21:17
Nė bisedime me Serbinė, delegacioni i Kosovės pranon kompromisin nė dėm tė pavarėsisė sė vendit Zėvendės-kryeministrja Edita Tahiri, kryesuese e ekipit tė Kosovės nė bisedime me Serbinė, nė njė intervistė pėr “Koha Ditore”, ka pranuar edhe lėshimet qė i ka bėrė Serbisė, duke arsyetuar se kjo qenka njė marrėveshje evropiane pėr ta ofruar Serbinė dhe Kosovėn nė BE. Edita Tahiri, e cila flet pėr marrėveshjen, sikur Kosova tė ishte njė ēiflig i saj, ka bėrė tė ditur se lėvizja e lirė, ēėshtja e tregtisė sė lirė, ēėshtja e telekomunikacionit, e energjisė, si dhe kthimi i dokumenteve kadastrale dhe civile, janė gjashtė ēėshtjet, pėr tė cilat Kosova dhe Serbia do tė arrijnė marrėveshje gjatė muajit korrik. >>> Sipas marrėveshjes, qė pritet tė arrihet, me pajtimin e Edita Tahirit, sigurisht edhe me bekimin e Qeverisė sė Kosovės,(!) duke anashkaluar Kuvendin, qytetarėt e vendit tonė do tė mund tė udhėtojnė nė Serbi, vetėm me letėrnjoftim. Ata nuk guxojnė ta tregojnė pasaportėn e tyre, meqė Serbia shqiptarėt e Kosovės i trajton si qytetarė tė vet, dhe kjo, pėr Edita Tahirin dhe njė segment tė Qeverisė sė Kosovės duket se ėshtė e pranueshme, ashtu sikur do tė jetė e pranueshme pėr ata shqiptarė, qė janė pajisur nė tė kaluarėn dhe hiq pa tė keq pajisen edhe sot me pasaportat e Serbisė. Ujdia mes dy delegacioneve nė bisedime parasheh qė Doganat e Kosovės tė mbajnė vulat “Dogana e Kosovės”, dhe nė dokumentet pėrcjellėse, kurdoherė tė anashkalohet fjala “Republikė”. Qytetarėve serbė tė Kosovės do t`u hiqen tabelat e Serbisė, por do t’u mundėsohet mbajtja e tabelave me targat KS tė kohės sė UNMIK-ut, meqė veriu i vendit edhe ashtu nuk qeveriset nga Republika e Kosovės. Serbia, ka arritur qė fjalėn “Republikė” ta heq nga marrėveshja, duke pranuar emėrtimin “Kosovo” qė shėnon provincėn e Serbisė, tė cilėn Beogradi zyrtar e trajton si pjesė integrale edhe me kushtetutėn nė fuqi, nė tė cilėn mbėshtetet Beogradi zyrtar nė bisedime me delegacionin e Kosovės. Kjo marrėveshje na sjellė nė kujtesė kohėn e ndėrrimeve kushtetuese, nė vitin 1988-1989, kur Serbia kishte filluar t’ia kufizonte Kosovės autonominė dhe disa politikanė poltronė e shpirtshitur, si: Rrahman Morina, Kolė Shiroka, Ilaz Ramajli, Syrja Popovci e tė tjerė deklaronin se Kosova nuk po humbet asgjė, pėrkundrazi po e forconte pozitėn e saj nėn Serbi. Duket se zonja Tahiri dhe tė gjithė ata qė janė tė gatshėm tė pranojnė kėtė kompromis tė turpit, nė dėm tė pavarėsisė sė Kosovės, kur Beogradi zyrtar trumbeton se Serbia kurrė nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, nuk janė tė vetėdijshėm as tė pėrgjegjshėm pėr aventurat e tyre, nė tė cilat ata do tė jenė tė parėt qė do tė pėsojnė. Edhe njė kompromis tjetėr po ndodh para syve tanė, ashtu sikur kompromisi pėr pakon e Ahtisarit, pėr tė cilėn kreu i atėhershėm dhe i sotėm Kosovės kishte pranuar se nėn presionin ndėrkombėtar ishte arritur njė kompromis i dhembshėm, por pa harruar tė pėrmendte se ky do tė ishte edhe kompromisi i fundit. Koha po tregon se me kėtė klasė politikanėsh poltronė, kompromiset janė tė vetmet tė arritura tė tyre, gjithsesi nė dėm tė interesit kombėtar tė Kosovės, por nė pėrforcim tė pozitave tė tyre dhe tė favoreve qė do t’ iu sjellė edhe ky kompromis, edhe pse zonja Tahiri po mundohet tė na bind se nuk ėshtė fjala pėr kompromis, por pėr disa lėshime, pėr njė fasadė e ngjashme me “shminkėn” e saj pėr tė fshehur moshėn e pleqėsisė, e cila nuk fshihet dot me asnjė lloj “shminke” dhe as me mbajtjen e fytyrės nė pozitė tė ngrirė me turirin e hequr para. Kompromiset nė dėm tė interesit kombėtar tė Republikės sė Kosovės, nuk mund tė kalojnė pa ndėshkimin qytetar, qoftė me revolta e protesta, qoftė me zgjedhje tė jashtėzakonshme, nė instancė tė fundit pse jo edhe me kryengritje tė armatosur. Kosova nuk ėshtė ēiflig i njė pashai as i pashallarėve tė sotėm, nuk ėshtė as banovinė serbe, sikur ishte nė kohėn e Sinan Hasanit e Azem Vllasit, nuk ėshtė as vilajet i errėt dhe pa identitet kombėtar, sikur e pėrcakton pakoja e zezė e Ahtisarit. Kosova, mė 17 janar 2008 ka shpallur pavarėsinė, tė cilėn e kanė pranuar 76 shtete tė botės dhe tė gjithė ata qė pėr pėrfitime tė ndryshme politike, pranojnė t’i bėjnė kompromise Serbisė, qoftė edhe duke qenė tė shantazhuar, bėjnė gabime fatale pėr veten e tyre, sepse gjaku i derdhur pėr liri nuk bėhet ujė, as “shlivovicė” Shumadie pėr tė ngrehė dollinė e pajtimit, pėr hir tė ruajtjes sė paqes nė rajon, nė dėm tė Kosovės dhe tė shqiptarėve pėrgjithėsisht. Kompromisi, nė rastin konkret pėrforcon idenė e domosdoshmėrisė sė bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė Ballkan, ashtu sikur kompromisi i vitit 1989, i degradimit tė autonomisė, qė ēoi nė formimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ēlirimin nga Serbia hegjemoniste, okupatore, nė qershor tė vitit 1999. Tė gjitha rrugėt e trojeve shqiptare sot ēojnė drejt Prizrenit, kryeqytetit historik tė bashkimit kombėtar, Piemontit ende tė mbetur peng tė shqiptarisė. Sot, ky qytet i lashtėsisė dardane, anė e kėnd ėshtė stolisur me flamujt kombėtar, nė pėrkujtim dhe mos-harrim tė Motit tė Madh, tė 133-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Atėbotė kreu intelektual dhe ushtarak i kombit, nga jugu nė veri nga lindja nė perėndim, ishte dyndur nė Prizren pėr tė demonstruar mendjen dhe fuqinė kombėtare dhe pėr t’i bėrė me dije Lindjes e Perėndimit se toskė e gegė e katėr vilajetet tok e pėrbėnin Shqipėrinė e vėrtetė dhe jo shprehjen gjeografike, as Turqinė evropiane. >>> 133 vjet mė parė, kreu i Lidhjes shpalosi programin e qartė kombėtar, me kėrkesa programatike, tė cilat u pranuan unanimisht si domosdo historike nė rrethana tė caktuara kohore, pėr ta ruajtur kombin, gjuhėn territoret, qė po i grabitnin fqinjėt me lejen e Turqisė dhe me bekimin e qarqeve antishqiptare tė Evropės e mė gjerė. Lidhja Shqiptare e Prizrenit i vuri themelet kombėsisė shqiptare, e cila pėr qindra vite nė robėri rrugėn e gjatė dhe tė mundimshme tė historisė e kishte ēarė me kryengritje tė njėpasnjėshme, duke ruajtur njėsinė etnike, gjuhėsore e fetare dhe duke luftuar nė tė katėr anėt, pėr tė mbrojtur katėr vilajetet, Vilajetin e Janinės, tė Manastirit, tė Shkodrės dhe tė Kosovės. Tubimi historik nė Prizren, mė 10 qershor 1878, i kryesuar nga Abdyl Frashėri, Imer Prizreni dhe rreth 300 delegatė nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, shėnoi kthesėn mė tė rėndėsishme kombėtare tė kohės, nė njė moment vendimtar historik, kur fati i kombeve nuk varej nga e drejta e natyrshme pėr vetėvendosje, por nga konferencat dhe pretendimet kolonialiste tė krerėve politikė dhe ushtarakė tė Evropės e tė Azisė. Aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, edhe pse u lanė me gjak nė vitin 1881, ato u bėnė burim frymėzimi nė betejat nė vazhdim, deri kur Ismail Qemali, mė 28 nėntor tė vitit 1912, shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Edhe pas copėtimit tė Shqipėrisė nga gjitonėt grabitqarė dhe nga Fuqitė e Mėdha kolonialiste tė Evropės e tė botės, Lidhja Shqiptare e Prizrenit rrezatonte besė-betimin pėr bėrjen e Shqipėrisė, njė dhe tė pandarė. Programi kombėtar i Lidhjes, mbeti alfa dhe omega e angazhimit dhe luftės sė tė gjithė patriotėve shqiptarė deri nė Epokėn e Legjendarit Adem Jashari, deri nė ditėt tona, kur kanė dalė nė sipėrfaqe forca retrograde, qė pretendojnė tė na kthejnė prapa, qė pretendojnė tė krijojnė kombe e gjuhė mushke, qė pretendojnė tė na shlyejnė trurin nga e kaluara lavdiplote. Sot, nė Prizren u rishfaq idealizma shqiptare, e stolisur kuqezi, jo pėr tė demonstruar ekskluzivitet, as pėr tė thirrur nė ndihmė “shpirtėrat e sė kaluarės”, as pėr tė zgjuar “demonėt”, por thjesht pėr tė pėrkujtuar hapin historik qė kemi bėrė prej vitit 1878 e deri sot dhe pėr t ia bėrė me dije, UNMIK-ut, EULEX-it, Serbisė dhe BE-sė, se ne jemi kėtu, ashtu sikur kemi qenė 133 vjet mė parė, ashtu sikur kemi qenė 1330 vjet mė parė. Dhe do tė jemi kėtu e gjithandej nė trojet shqiptare me bukė, kripė e zemėr, derėhapur pėr mikun e sinqertė, por barotin e thatė pėr tė gjithė ata qė synojnė tė na kthejnė prapa, nė ferrin skėterrė tė sė kaluarės. Realizimi i plotė i aspiratave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, sot ėshtė mė afėr se kurrė mė parė. Ora e historisė po shėnon tik-taket e pandalshme tė vullneti fisnik tė njė populli. i cili edhe pse i ndarė nė pesė shtete, nuk u gjunjėzua, as gjunjėzohet dot, derisa tė realizojė qėllimin qė kanė realizuar kombet e tėrė botės.

jadore
03-07-11, 23:24
asgje e re nga fronti ..
kjo dhe pritej bile .. megjithate qe mos te ju hyme ne hak te gjithe pushtetareve qe mirren me politike ... se mjaft kane mekate tjera ,
.. nje te vertet duhet ta pranojme ..te gjithe jane te gozhduar ne kete rast me shpatulla pas murit ..ndjekin vetem me perpikeri skenarin e moti pregatiture qe ju servohet me mundesi manovrimi shume te vogel nga paaftesia profesionale ..

Llapjani_HH
04-07-11, 16:57
Nė Serbi as me targa, as me pasaporta tė Kosovės
Shefi i ekipit negociator serb nė bisedimet me Kosovėn Borko Stefanoviq ka deklaruar se "Kosova pėr Serbinė nuk ėshtė shtet, as qė do tė jetė ndonjėherė".

Sipas tij, marrėveshja e Brukselit me Prishtinėn do tė lehtėsojė jetėn e pėrditshme tė popullit serbė nė Kosovės, por nuk do tė thotė njohje indirekte e pavarėsisė sė Kosovės, ka thėnė Stefanoviq nė njė intervistė pėr gazetėn "Veēernje novosti".

"Pasaportat qė si zgjidhje na imponoi Prishtina, nuk kaluan. Nėpėr rrugėt tona nuk do tė ketė makina ne stemėn e tė ashtuquajturės Republikė e Kosovės", siē e citon “Novosti” tė jetė shprehur Stafanoviq, duke i numėruar "pėrparėsitė" e marrėveshjes pėr palėn serbe.

"Do tė vazhdojmė tė kryejmė funksionin e shtetit ndaj komunave tona dhe qytetarėve tanė nė Kosovė. Serbėt edhe mė tutje normalisht mund tė shfrytėzojnė dokumentet e Republikės sė Serbisė, nėse kėtė e duan", thotė Stefanoviq.

Siē shkruan kjo gazetė gazetė, qytetarėt e Kosovės qė nė linjėn administrative me Serbinė vijnė me makina, nė tė cilat janė targat me stemė tė Kosovės dhe tė cilėt kanė me vete vetėm pasaportat e Kosovės, por nuk do tė mund tė vazhdojnė rrugėn.

Mirėpo, nėse kanė letėrnjoftim, mund tė vazhdojnė mė tutje, por me atė rast do tė marrin njė karton identifikues, ndėrsa targat do tė ndėrrohen me ato tė pėrkohshme.

Targat e UNMIK-ut me singlėn KS nuk do tė bėjnė pengesa.
Nė dalje tė Serbisė udhėtari ua kthen aurtoriteteve kufitare serbe kartonin identifikues, i cili shėrben si dėshmi se ka hyrė nė Serbi.
Udhėtari pastaj nė shtetin tjetėr mund tė tregojė pasaportėn e Kosovės.
Koha.net

Zero Cool
05-07-11, 09:41
Hollėsi tė marrėveshjeve midis Kosovės e Serbisė


Nga disa sqarime tė dhėna nga disa burime lidhur me tri marrėveshjet e arritura tė shtunėn, “Koha Ditore” ka mėsuar disa detaje rreth tyre, tė cilat i sjell nė kėtė tekst, por me vėrejtjen se pėr udhėzime zyrtare duhet pritur qė vetė Qeveria e Kosovės t’i bėjė publike detajet dhe t’i njoftojė qytetarėt se ēfarė mund e ēfarė nuk mund tė bėjnė pėr tė shfrytėzuar frytet e kėtyre marrėveshjeve tė arritura nė Bruksel.
Ekipi i Robert Cooperit, i cili “lehtėson“ dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit, sot pritet t’ua dėrgojė palėve nė letėr tė gjitha detajet rreth tri marrėveshjeve tė arritura tė shtunėn. Kėto do tė jenė tė shkruara nė njė dokument tė quajtur “konkluzione tė kryesuesit”, ndėrsa palėt do tė marrin pėrgjegjėsi politike ndaj BE-sė pėr t’i zbatuar ato.

Nė BE thonė se “u takon palėve tė vendosin se si t’i njoftojnė qytetarėt pėr detaje tė marrėveshjes”, ndėrkohė pritet qė Qeveria e Kosovės t’i bėjė publike tė gjitha kėto dokumente. Tri fushat e para pėr tė cilat ėshtė arritur marrėveshja tė shtunėn janė: liria e lėvizjes, regjistri civil dhe njohja e diplomave universitare.

Me letėrnjoftim nė xhep dhe me “letėr“ tė Policisė sė Serbisė

Tė gjitha palėt kanė konfirmuar se kufiri nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, ose “kufiri administrativ” siē e quajnė Serbia dhe njė pjesė e BE-sė, do tė mund tė kalohet me karta identiteti, ndėrsa nuk ėshtė kėrkuar asnjėherė nga Serbia qė tė njohė edhe pasaportat me shenjėn e Republikės sė Kosovės. Si kompromis mėsohet se qytetarėt e Kosovės do tė mund tė kalojnė kufirin duke treguar sė pari letėrnjoftimin e tyre, ndėrsa policia serbe do t’u japė njė letėr tė veēantė, qė do tė thotė se nuk njihet dokumenti i lėshuar nga autoritetet e Kosovės si dokument i pranuar zyrtar nė territorin e Serbisė.

Targat nė mėnyrė reciproke

Si kompromis pėr pėrdorimin e targave ėshtė arritur marrėveshja, sipas sė cilės nė Kosovė do tė ketė dy lloj targash, njė lloj sikur ato qė deri mė tash i ka lėshuar UNMIK-u me shenjėn KS, dhe targat e reja me shenjėn RKS. Nė Serbi, pa pasur nevojė tė ndėrrojnė tabelat e veturave, do tė mund tė kalojnė tė gjitha veturat me shenjen KS, ndėrsa nė kufi do tė duhet tė paguajnė vetėm sigurimin e veturave. Pala serbe ka premtuar se “do tė bėjė ēmos qė ky ēmim tė jetė sa mė i ulėt qė tė jetė i mundur“. Ata qė nė vetura i kanė targat me shenjėn RKS nuk und tė kalojnė nė Serbi me to, por nė kufi do tė marrin targa tė pėrkohshme qė do t’u vlejnė brenda territorit tė Serbisė.

Me rėndėsi ėshtė tė thuhet se edhe targat me shenjėn KS do t’i lėshojnė autoritetet e Kosovės, ndėrsa Kosova ka tė drejtė nė masa reciproke. Kjo nė praktikė do tė thotė se Kosova mund tė kėrkojė nga shtetasit e Serbisė tė paguajnė sigurimin e veturave pėr tė hyrė nė Kosovė dhe qė Policia e Kosovės t’ua lėshojė njė letėr nė vend tė patentė shoferit, ashtu siē bėn Serbia me kosovarėt. Nė BE pohojnė se “Kosova ka tė drejtė nė kėtė reciprocitet nė bazė tė marrėveshjes, por i takon asaj tė vendosė nėse do t’i pėrdorė ato apo jo”. Disa diplomatė qė tani pohojnė se do tė ketė njė lloj „presioni miqėsor“ ndaj Kosovės qė tė mos e shfrytėzojė kėtė tė drejtė qė e ka, nė mėnyrė qė tė tregohet “mė konstruktive“.

Kosova ka insistuar nė origjinalet, por Serbia nuk ka lėshuar pe

Njė fushė ku Serbia nuk ka lėshuar pe ėshtė ajo qė ka tė bėjė me origjinalet e regjistrave civilė. Edhe pala serbe, edhe ata tė BE-sė kanė konfirmuar se delegacioni i Kosovės ka insistuar deri mė tash tėrė kohėn qė Kosovės t’i kthehen origjinalet, ndėrsa pala serbe ka bėrė tė ditur se nuk e pranon njė gjė tė tillė, sepse kjo do tė kuptohej sikur heqje dorė nga sovraniteti ndaj territorit tė Kosovės. Nė fund pala serbe ka dalė kėtu si fituese, sepse BE-ja ėshtė shprehur se “detyrimi i Serbisė qė t’i kthejė origjinalet ėshtė jashtė mandatit tė BE-sė nė kėtė dialog“.

Ndryshe, kadastrat, telekomi, vulat dhe energjia janė marrėveshjet qė priten nė takimin e radhės. Kėto marrėveshje janė shumė afėr pėrmbylljes dhe nė BE pohojnė se aty rreth 20 korrikut edhe mund tė formalizohen. Pos kėtyre janė hapur nė takimin e fundit edhe disa tema tė reja, si trashėgimia fetare e kulturore dhe anėtarėsimi nė nismat rajonale. Dy kėto tema vetėm sa janė prekur nė takimin e shkuar dhe nuk pritet qė tė ketė ndonjė lėvizje tė madhe pėr para vjeshtės.

Zero Cool
05-07-11, 09:44
Ekuacioni me tri tė panjohura


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0705085449710_m.jpg


Tri marrėveshje, qė u ngjasojnė formulave me tri tė panjohura, tė arritura si rezultat i dialogut Prishtinė-Beograd, vazhdojnė tė jenė tema qendrore tė debateve e diskutimeve nė qendrat e kėtushme politike. Pėrmbajtja e tyre mbetet e panjohur pėr institucionet e Kosovės, pėrjashtuar kėtu kabinetin e kryeministrit dhe atė tė zėvendėskryeministres Edita Tahiri.

Opozita kėmbėngul qė qeveria t’i sjellė ato marrėveshje nė Kuvend dhe t’i shpalosė nė detaje pėrmbajtjet e tyre. Por, partia mė e madhe nė pushtet, PDK-ja, i vlerėson si pozitive kėto marrėveshje, pavarėsisht faktit se ato janė tė panėnshkruara dhe ende nuk dihet pėrmbajtja e saktė e tyre, shkruan Zėri.

Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e Partisė Demokratike tė Kosovės, Xhavit Haliti, thotė se opozita ėshtė e prirė tė kritikojė. Por, sipas tij, kėto marrėveshje shėnojnė pėrpjekjet e para tė Kosovės dhe Serbisė qė t’i normalizojnė marrėdhėniet aspak tė mira pėr vite tė tėra.

Partia mė e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovės, nuk i cilėson fare marrėveshje, por konkluzione arritjet e fundit nė dialogun Kosovė-Serbi nė Bruksel.

Deputetja e LDK-sė, Vjosa Osmani, thotė se vetė organizatori dhe ndėrmjetėsuesi i bisedimeve, Bashkimi Evropian, nuk po i quan ato marrėveshje, por konkluzione.

Ajo thotė se procesi i bisedimeve i ka definuar qartė pėrftimet e Serbisė, por jo edhe tė Kosovės, e cila nė kėtė rast, sipas saj, vetėm po e ndihmon Serbinė nė rrugėn e saj drejt BE-sė.

Nėnkryetari i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca thotė se marrėveshjet e Brukselit u ngjajnė marrėveshjeve gjentėllmene. Ai i cilėson kėto si marrėveshje tė njėanshme dhe tė dėmshme pėr Kosovėn.

Nė anėn tjetėr Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės vlerėson se pėrmbajtja e marrėveshjeve nuk ėshtė bėrė publike, ngase ajo qė u tha publikisht nuk shtjellon nė thelb se pėr ēfarė janė pajtuar Prishtina dhe Beogradi nė marrėveshjet e tyre tė panėnshkruara.

Sekretari i Pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputeti i kėsaj partie, Burim Ramadani thotė se kryenegociatorja Edita Tahiri dhe qeveria, duhet tė dalin para Kuvendit dhe tė prezantojnė ēdo detaj tė kėtyre marrėveshjeve nė mėnyrė qė ato tė mund tė zbatohen.

Kryenegociatorja Edita Tahiri, ka bėrė tė ditur se zbatimi i marrėveshjeve nėn mbikėqyrjen e BE-sė fillon nga 1 nėntori, duke mos e pėrmendur ratifikimin e tyre nė Kuvend, siē po kėrkon opozita.

GURI SYLAJ
05-07-11, 11:00
Humbesi me i madh ketu nuk eshte as Serbia e as Kosova por Zonja KUSARI qe Megallomanine e saje te pa mbulese duhet shty deri ne Nentore ,nese edhe atehere nuk arrihet ndonje Ma(e)rre- Veshe tjeter e Zonjess Tahiri!!
Ne Politike ,Ngreh e mos kput ,po nuk e tjerre mire ,te qon drejt e ne LESH !!

Zero Cool
05-07-11, 17:51
LDK kėrkon marrėveshjet nė Kuvend


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0705154222270_m.jpg



Pretendimi i Qeverisė sė Kosovės se ka arritur tri marrėveshje me Serbinė, nėpėrmjet konkluzioneve tė kryesuesit tė BE-sė Robert Cooper, sipas Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nuk ėshtė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe me Rezolutėn e Kuvendit pėr Bisedimet me Serbinė.

Sipas LDK-sė, pa ratifikimin e Kuvendit, kėto marrėveshje janė tė pazbatueshme.

Nėse kėto marrėveshje janė vėrtet nė tė mirė tė Kosovės, atėherė sipas LDK-sė ėshtė e pakuptueshme pse Qeveria anashkalon Kuvendin dhe Kushtetutėn, sepse Kuvendi gjithsesi do tė ratifikonte ēdo marrėveshje qė ėshtė nė dobi tė qytetarėve tė Kosovės.

Po ashtu, sipas kėsaj partie, edhe mungesa e transparencės, mosinformimi dhe anashkalimi i tėrėsishėm i Kuvendit nė procesin e dialogut, ėshtė nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe me Rezolutėn e Kuvendit pėr bisedimet me Serbinė.

“Ky terr informativ rikonfirmon brengėn e LDK-sė, tė Kuvendit dhe tė qytetarėve tė Kosovės se Qeveria e Kosovės asnjėherė nuk ėshtė pėrgatitur seriozisht pėr kėtė dialog, ende nuk ka platformė konkrete dhe as vetė nuk e di saktėsisht se ēfarė rezultatesh dėshiron tė arrijė pėr temat qė diskutohen”, thuhet nė komunikatė.

Me kėto tė ashtuquajtura marrėveshje, Qeveria e Kosovės, sipas LDK-sė, konfirmoi se Kosova nuk ėshtė palė e barabartė nė kėtė dialog.

LDK-ja njėkohėsisht kėrkon qė Qeveria urgjentisht tė paraqesė tekstin e kėtyre konkluzioneve (tė ashtuquajtura marrėveshje) nė Kuvendin e Republikės pėr ratifikim. Kjo parti po ashtu kėrkon qė tė bėhet afatizimi i procesit tė negociatave, duke caktuar datėn e pėrfundimit tė kėtij procesi.

Zero Cool
06-07-11, 09:22
Konkluzionet e Cooperit


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706082400341_m.jpg


Dokumenti me tri marrėveshjet mes Kosovės dhe Serbisė u ėshtė dėrguar palėve nga Robert Cooper. Por, as Prishtina, as Beogradi nuk e kanė publikuar.

Ndėrkaq, gazeta Express mėson se lėvizja e lirė fillon brenda disa javėsh. Targat e vjetra vlejnė vetėm deri mė 1 nėntor. Ndėrsa, ēdo masė qė aplikon Serbia pėr kalimin e kufirit pėr kosovarėt, zbatohet edhe nga Prishtina pėr qytetarėt serbė.

Marrėveshjet me shkrim pėr liri tė lėvizjes, regjistrat civilė dhe pranimin e diplomave universitare kanė mbėrritur nė Prishtinė dhe nė Beograd.

Ato janė dėrguar nga lehtėsuesi i dialogut, Robert Cooper nė adresė tė zėvendėskryeministres Edita Tahiri dhe shefit tė delegacionit serb, Borislav Stefanovic.

Zyrtarė tė Qeverisė sė Kosovės ende nuk kanė vendosur se kur do t’i publikojnė kėto dokumente. “Marrėveshjet kanė ardhur zyrtarisht nga Cooper nė emėr tė BE-sė. Pėr procedimin e tyre, Qeveria do tė vendosė sė shpejti”, ka thėnė Visar Xani, zėdhėnės i zėvendėskryeministres Tahiri.

Megjithatė, Express ka arritur t’i sigurojė kėto dokumente nga diplomatė evropianė.
Dokumenti tė cilin Cooper e quan “Konkluzionet e Kryesuesit”, pėrmban 11 pika pėr Lėvizjen e Lirė, pėr tė cilat palėt janė pajtuar nė Bruksel.

Nė pikėn e parė thuhet se qytetarėt e tė dyjave palėve duhet tė kenė mundėsi tė udhėtojnė lirshėm brenda ose pėrmes territorit tė njėra-tjetrės.

BE-ja qė ėshtė organizatė qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės pėr shkak tė refuzimit tė pesė anėtarėve tė saj, kur flitet pėr qytetarėt e tė dyja vendeve nė dokument, pėrdoret fjala angleze “residents”, qė e ka kuptimin banorė me vendbanim tė pėrhershėm.

Nė pikėn 2, thuhet se secila palė do tė zbatojė njė sistem tė kalimit tė kufirit tė qytetarėve tė palės tjetėr me letėrnjoftime. Krahas fjalės kufi (border), pėrdoret edhe shprehja kufi administrativ (boundary).

Zero Cool
06-07-11, 09:23
Marrėveshjet s’kalojnė nė Kuvend



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706084831185_m.jpg



Kuvendi i Kosovės nuk do tė mund tė ratifikojė marrėveshje qė nuk janė nėnshkruar nga qeveria, siē ėshtė rasti me marrėveshjet Prishtinė-Beograd tė arritura nė Bruksel.


Kėto marrėveshje garantohen dhe mbikėqyren nga BE dhe misioni i tij nė Kosovė pėr sundim tė ligjit- EULEX, shkruan Zėri.

Pėrderisa Qeveria e Kosovės duhet tė nxjerrė vendime qė lejojnė zbatimin e dispozitave tė marrėveshjeve qė janė arritur dhe atyre qė do tė arrihen.

Kėshtu kanė bėrė tė ditur burime qeveritare nė Prishtinė, sipas tė cilave, BE-ja dhe ndėrmjetėsi Robert Cooper kishin ardhur nė pėrfundim se po tė kėrkoheshin marrėveshje tė nėnshkruara, pala serbe do tė lėshonte bisedimet pasi qė nuk do tė nėnshkruante me Kosovėn si palė-shtet.

Si kompromis, palės kosovare i ėshtė ofruar reciprociteti, thonė kėto burime, qė nėnkupton se marrėveshjet obligojnė njėsoj tė dyja vendet. Ajo qė karakterizon kėto marrėveshje ėshtė pajtimi pėr to, pa u finalizuar detajet.

Se Kuvendi nuk ka informacione nė lidhje me kėto marrėveshje, kjo ėshtė konfirmuar edhe nga vet kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Megjithatė, Krasniqi ia ka bėrė tė qartė qeverisė se nėse ekziston ndonjė dokument i nėnshkruar me Serbinė, atėherė ai duhet tė vijė nė Kuvend.

Zero Cool
06-07-11, 12:08
Stefanovic: Ne kemi fituar


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706103250943_m.jpg


Fjalėt e kryenogociatores Edita Tahiri, se Kosova po pėrfiton nga bisedimet me Serbinė, se arritja e marrėveshjeve ėshtė rrugė drejt njohjes sė pavarėsisė nga Serbia, demantohen plotėsisht nga kryenegociatori serb Borko Stefanovic.

Nė njė intervistė dhėnė gazetės serbe “Blic”, Stefanovic jep detaje tė arritjes sė marrėveshjeve, ku tregon se Serbia vazhdon tė mos i njoh as tabelat RKS, as pasaportat e Kosovės e as diplomat e Universitetit tė Prishtinės, pėr tė cilat para disa ditėsh ėshtė arritur marrėveshja mes tė dyja palėve.

Ai madje ka thėnė se gjatė bisedimeve me palėn shqiptare i ėshtė dukur se po flet me njerėz tė njė planeti tjetėr, duke i quajtur kėrkesat e Kosovės tė papranueshme e tė parealizueshme. “Nganjėherė mė ėshtė dukur qė po flas me njerėz tė njė planeti tjetėr. Pala shqiptare ka kėrkuar qė tė pranohen si shtet, qė Serbia tė mos ekzistojė nė Kosovė, as nėpėrmes kompanive, as nėpėrmes institucioneve apo kodit telefonik. Por, nė fund ne kemi fituar”, ėshtė shprehur Stefanovic, transmeton Zėri.

Serbia ka pranuar marrėveshjen pėr lėvizjen e lirė, por jo duke njohur dokumentet e Kosovės, pra sipas Stefanovic, qytetarėt e Kosovės do tė mund tė pėrdorin nė Serbi letėrnjoftimin e Kosovės, por vetėm nėse atij dokumenti nė ndalesėn administrative do t’i bashkėngjitet edhe njė karton i lėshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisė.

“Ne do tė pranonim pavarėsinė e njėanshme tė Kosovės, vetėm sikur tė kishim arritur marrėveshje qė nė dokumentet e Kosovės tė vendosim vulėn serbe, por kjo nuk ka ndodhur”, tha ai.

E sa u pėrket tabelave, ai ka thėnė se marrėveshja parasheh qė nė Serbi tė mund tė pėrdoren vetėm tabelat qė janė nxjerrė nga UNMIK-u, e nė tė cilat shkruhet “KS” kurse ato me “RKS” nuk mund tė pėrdoren.

Po ashtu, ai thotė se pala shqiptare ka kėrkuar qė t’iu kthehen librat origjinalė tė regjistrit civil, ndėrkohė qė marrėveshja ėshtė arritur vetėm pėr kopje. Duke folur pėr diplomat, Stefanovic tha “Nė asnjė mėnyrė Serbia nuk pranon qė tė njohė diplomat me nėnshkrimin Republika e Kosovės – Universiteti i Prishtinės. Ne duam qė diplomat e tilla tė nostrifikohen nga ndonjė universitet, si p.sh. ai i Podgoricės, nėpėrmes tė cilit institucionet tona do tė njihnin nostrifikimin e jo diplomėn”.

Sa i pėrket kadastrit, njė temė qė ėshtė dashur tė bisedohet nė takimin e fundit, Stefanovic ka thėnė se kjo temė do tė bisedohet takimin e radhės pasi qė Beogradi njėherė ka kėrkuar qė tė formohet njė ekip punues lidhur me kėtė.

Zero Cool
06-07-11, 20:06
Dėshtimi i radhės


http://www.telegrafi.com/fo/opinione/f.0706162118932_m.jpg
Ardian Azemi


Bisedimet mes Prishtinės e Beogradit, por jo edhe mes Kosovės e Serbisė, tė cilat kanė filluar tani e disa muaj, pa pasur asnjė bazė a platformė tė qartė, ishin tė destinuara tė dėshtojnė. Nėse dikush ka pas mėdyshje se a do dėshtojnė apo jo, tani u vėrtetua me marrėveshjet qė u bėnė nė raundin e fundit.

Janė katėr faktor kryesor qė dėrgojnė tek “kallėpu” i dėshtimit tė bisedimeve.

E para ėshtė se, kėto bisedime nuk u nisėn si domosdoshmėri dhe vullnet i qytetarėve tė Kosovė, me verdiktin e tė cilėve institucionet e Kosovės janė formuar e kėta tė fundit e kanė pėr obligim tė japin llogari qoftė edhe pėr veprimet mė tė vogla tė mundshme, e lėre mė pėr diēka aq madhore siē janė bisedimet nga tė cilat duhet tė dalin zgjidhje qė krijojnė “tharmin” e stabilitetit dhe qėndrueshmėrisė afatgjate.

E dyta ėshtė se palėt nė bisedime, kanė qėndrime diametralisht kundėrthėnėse, ngase Kosova nė parim duhet ose do tė duhej tė mbroj mė ēdo kusht realitetin e krijuar qė nga shpallja e pavarėsisė, nė fakt juridiksionin kushtetues e shtetėror, ndėrsa pala serbe vazhdon me “avazin” e vjetėr, ku Kosova vazhdon tė jetė pjesė e rėndėsishme e kushtetutės sė saj, duke aluduar se kjo e fundit ėshtė pjesė e saj dhe e territorit tė saj.

Faktor i tretė ėshtė se, institucionet e Kosovės, gjegjėsisht, kryenegociatorja Edita Tahiri dhe grupi i saj, nuk kanė bėrė kushte ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tu futur nė bisedime. Nėse do tė ishte pala serbe nė vend tė palės sė Kosovės, sinqerisht them se do t’i bombardonte mekanizmat vendimmarrės evropian e perėndimor me kushte nga mė tė ndryshmet pėr tu future nė bisedime. Nėse Kosova do tė nxjerrte nė pahė kushte si: caktimi i datave pėr marrjen e udhėrrėfyesve pėr liberalizim tė vizave dhe integrime ne strukturat euroatlantike, kthimi i dokumenteve kadastral, dėmshpėrblimi i shkatėrrimeve qė Serbia ka bėrė nė Kosovė gjatė shekullit tė kaluar, kthimi i tė pagjeturve dhe nė fund qė institucionet e Serbisė tė kėrkojnė falje pėr gjenocidin ndaj Kosovės dhe popullit tė saj, atėherė do tė duhej tė hynin nė bisedime.

E katėrta ėshtė se, institucionet e Kosovės tani e dymbėdhjetė vite pas luftės lėngojnė nga strukturat paralele nė veri, por edhe nė disa qytete tė tjera tė banuara me serb, ku edhe janė formuar komuna tė reja, ose thėnė mė qartė, janė formuar enklava tė dala si pasojė e procesit tė dhimbshėm tė decentralizimit i udhėhequr nga institucionet tona. Kosova do tė duhej qė pėrmes pranisė ndėrkombėtare kėtu, tė bėjė trysni tė vazhdueshme dhe kėmbėngulėse qė tė shuaj strukturat paralele dhe autoritetin e saj administrative shtetėror ta shtrij edhe nė pjesėn veriore.

Arritja e marrėveshjeve tė fundit, edhe mė tepėr thellon shqetėsimin pėr humbjen e kredibilitetit tė Kosovės si shtet, zbeh imazhin e saj nga shtetet qė ia duan tė mirėn vendit tonė, por mė e keqja ėshtė se ia rritė jetėn dhe forcon deklaratat e zyrtarėve serbė se Kosovės ėshtė pjesė territoriale e Serbisė. Kur e them kėtė, duhet ta argumentoj pse mendoj kėshtu.

Marrėveshja pėr lirinė e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve vetėm me letėrnjoftime, ėshtė akt qė favorizon palėn serbe dhe injoron kushtetutshmėrinė nė Kosovės. Kjo pėr faktin se, element pėr shtetėsi dhe lėvizje mbi parime shtetėrore ėshtė Pasaporta, e cila me rastin e kalimit tė qytetarėve nė kufi, bėhet identifikimi i tyre me anė tė saj, por kur ndodh e kundėrta, vetėm me letėrnjoftime, atėherė kemi tė bėjmė me diēka tjetėr, nė fakt, me mosnjohje tė realitetit tė ri, shtetit.

Ėshtė arritur edhe marrėveshja pėr dokumentacione, ku pala shqiptare, nė vend qė tė kėrkoj kategorikisht nė kthimin e dokumenteve origjinale, ajo pranon me lehtėsi kopjet, ngase pala serbe e di qė me kthimin e dokumenteve origjinale, nėnkupton heqje dorė nga Kosova dhe apetiti pėr tė ruajtur idetė e vjetra karshi Kosovės dhe realitetit tė ri tė krijuar nė kėtė pjesė tė Ballkanit. Nė fakt, ēėshtja e dokumentacioneve qė Serbia mban peng, nuk ėshtė dashur tė futet nė bisedime fare lidhur me kėto, ka qenė dashtė, siē e thashė mė lartė, tė vihet kusht pėr kthimin e tyre para se tė futemi nė bisedime.

Mė e keqja ėshtė se, sipas disa burimeve zyrtare, janė mbi pesė komuna nė Kosovė ku sistemi serb nė atė kohė nuk ka arritur tė marr dokumentacionet, tani pala shqiptare mendon tė ia jap edhe ato, qė pėr shkėmbim tė marr kopjet edhe pėr kėto. Po ashtu edhe targat e automjeteve ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn janė dakorduar palėt nė bisedime. Edhe kjo nėnkuptohet dėshtim pėr Kosovėn, ngase nė kufi me Serbinė, duhet tė hiqen targat me RKS dhe tė vendosen targat Proba, ku me automatizėm injoron institucionet dhe pavarėsinė e Kosovės.

Nga dita nė ditė qytetarėt e Kosovės po e shohin se as me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės dhe as me aktin mė tė lartė juridik tė Kosovės, Kushtetutėn, nuk e kanė pėrmirėsuar gjendjen nė teren. Forca opozitare nė parlamentin e Kosovės e kanė ngritur zėrin kundėr kėtyre padrejtėsive qė po i bėhen qytetarėve tė Kosovės, por asnjėherė nuk ėshtė marrė parasysh fjala e tyre. Ėshtė shqetėsuese se neglizhenca jonė pėr tė pėrmirėsuar jetėn e qytetarit, shtrirjen e autoritetit institucional e shtetėror nė gjithė territorin e Kosovės, dhėnia e privilegjeve nga institucionet vendore e ndėrkombėtare pėr etnitetet pakicė dhe injorimin e shumicės, ėshtė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut dhe parimeve tė shumicės.

Fshatari
08-07-11, 18:11
Matoshi: Konkluzionet e kthejnė Kosovėn nė vitet ‘90Artikujt tjerėMatoshi: Konkluzionet e kthejnė Kosovėn nė vitet ‘90“Ngopja e syve nuk ka limit”“Dua ta takoj Xhafer Devėn – dhe ta pyes: ēfarė zori pate me ma vra gjyshin?”Visar Zhiti: Shkrimtarėt qė bėnė dosjen time mbajnė pozicione tė ndjeshme “Nė hapėsirėn shqiptare po zhduket ēdo simbol i antifashizmit”“Tė kthehemi kah e mira, vlera dhe e vėrteta”Pyetje pėr Skėnderbeun: ‘Pse ti mbete ende nė kalė e Amerika arriti nė Hėnė?’Petifer: Bisedimet me Beogradin - tė gabuara Nojkiq: Ideja pėr ndarje pėrēan serbėt “Ėndrrat e mėdha mė duken tė rrezikshme”Publikuar: 08.07.2011 - 18:15Kosova e pranon Serbinė brenda strukturės sė saj shtetėrore nė Kosovė dhe Serbia e pranon pavarėsinė e brendshme tė Kosovės, por kurrsesi dhe me asgjė pavarėsinė e jashtme tė saj.

Sipas kėtyre marrėveshjeve qė po quhen konkluzione, Kosova e pranon Serbinė brenda strukturės sė saj shtetėrore nė Kosovė dhe Serbia e pranon pavarėsinė e brendshme tė Kosovės, por kurrsesi dhe me asgjė pavarėsinė e jashtme tė saj. Shihet qartė se kėto bisedime i shkojnė nė favor pushtetit personal tė Qeverisė sė Kosovės, zotit Thaēi, dhe normalisht shtetit tė Serbisė, por kurrsesi shtetit tė Kosovės, tha nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, publicisti Halil Matoshi.

REL: Pritet qė nė javėn e ardhshme tė mbahet njė seancė e jashtėzakonshme, meqė deputetėt mblodhėn nėnshkrimet e nevojshme pėr kėtė seancė. Ēfarė mendoni se mund tė kontribuojnė deputetėt nė kėtė drejtim, meqenėse marrėveshjet nuk do tė ratifikohen nga Kuvendi?

Matoshi: Ē’ėshtė e vėrteta, Kuvendi ėshtė shumė i vonuar nė krejt kėtė ēėshtje, pėr arsye se Kuvendi i Kosovės ėshtė dashur qė tė informohet pėr platformėn e bisedimeve, mirėpo po del se Qeveria dhe shefja e delegacionit kosovar, zonja Edita Tahiri, as qė kanė pasur fare platformė. Nė kėtė rast, unė nuk e di se ēfarė mund tė bėjė Kuvendi kur objektivisht Kosova nuk ka nėnshkruar kurrfarė marrėveshje me askėnd, sepse, sė paku nė publik, nuk po paraqiten si marrėveshje, por si konkluzione tė ndėrmjetėsit tė Bashkimit Evropian, zotit Kuper.
Nė kėtė situatė, praktikisht ne vetėm mund tė flasim kot. Kėto konkluzione mund tė them se janė dėshpėruese pėr stadin e zhvillimit tė shtet-ndėrtimit, sepse besoj se marrėveshje tė tilla Kosova do tė mund t’i arrinte qysh nė vitet ’90, kur nė qarqet e ndryshme serbe - nė tė vėrtetė, kur nė Serbi ka qarkulluar opsioni pėr autonomi substanciale tė Kosovės - do tė thotė mė shumė se autonomi e mė pak se pavarėsi.
Tash, sipas kėtyre konkluzioneve, ne, nė raport me Serbinė, kthehemi nė pozicionin fillestar tė viteve ‘90. Sipas kėtyre marrėveshjeve - konkluzione siē po quhen, Kosova e pranon Serbinė brenda strukturės sė saj shtetėrore nė Kosovė. Serbia e pranon pavarėsinė e brendshme tė Kosovės, por kurrsesi dhe me asgjė pavarėsinė e jashtme tė saj, e cila ėshtė e njohur tashmė nga 76 kombet e botės.

REL: Cila palė, nė kėtė rast, mendoni se ka bėrė njė hap drejt Bashkimit Evropian?

Matoshi: Natyrisht se Kosova as qė ėshtė nė korridoret e Bashkimit Evropian, ndėrsa Serbia ėshtė shumė afėr pėr tė marrė statusin e vendit kandidat pėr nė BE.
Kėto bisedime, objektivisht, e kanė ngritur imazhin e saj kinse pro-evropian dhe pro-bashkėngjitjes sė bllokut tė vendeve evropiane, ndėrkaq Kosova absolutisht nuk fiton asgjė nė kontekstin e shtet-ndėrtimit, pėrpos qė fiton falėnderime nga qarqe tė ndryshme tė politikė-bėrjes evropiane dhe amerikane pėr mbajtjen e pushtetit. Mirėpo, nė esencė substancialisht ėshtė dėmtuar shtet-ndėrtimi, pavarėsia, e mbi tė gjitha sovraniteti i vendit tonė.

REL: Megjithatė, zyrtarėt evropianė, por edhe ata amerikanė, i kanė theksuar tė rėndėsishme kėto, siē i quajnė ata, marrėveshje, duke thėnė se duhet tė nisė menjėherė zbatimi i tyre. Zbatimi ėshtė paralajmėruar tė nisė nga njė tetori. A mendoni se mund tė jenė pozitive pėr Kosovėn e qytetarėt e saj kėto konkluzione apo marrėveshje?

Matoshi: Unė mendoj se konkluzionet nė esencė janė tė pazbatueshme pėr arsyen e thjeshtė se mund tė ndėrrojnė konjukturat politike edhe nė Beograd, e edhe nė Prishtinė. Atėherė, kush ėshtė garantues pėr zbatimin e tyre?
Sa i pėrket, pėr shembull, dokumentacionit tė gjendjes civile nė Kosovė: ky dokumentacion ligjshėm i pėrket Kosovės, e jo vetėm sipas strukturės aktuale shtetėrore, por edhe sipas strukturės dhe ligjit tė 1974-s, kur Kosova ka qenė pronare e ligjshme dhe e vetmja pronare e dokumentacionit tė ligjshėm tė gjendjes civile. Kėshtu do tė ndodhė edhe me kadastrėn, pėr tė cilėn Kosovės i ofrohen vetėm kopjet, ndėrkaq origjinalin e mban Serbia si shtet amė i Kosovės. Kjo ēėshtje mendoj se u takon gjykatave ndėrkombėtare tė drejtėsisė, sepse kjo ėshtė njė pronė e ligjshme dhe nuk do tė duhej as tė diskutohej.
Sa i pėrket qarkullimit tė lirė: problemi qėndron nė atė se qytetarėt e Kosovės, kushtimisht po them, vetėm se do tė gjobiten nė kufi, sepse do tė paguajnė taksė ose para pėr t’i ndėrruar tabelat RKS pėr t’i vėnė ato KS, tė cilat objektivisht burojnė nga rezoluta 12 44, e madje edhe nga gjashtė-pikėshi i Ban Ki Munit.
Nė kėtė situatė, kufiri shtetėror i Kosovės nuk ėshtė mė kufi, por ėshtė kufi administrativ, i cili ėshtė njohur qysh me Kushtetutėn e vitit ’74, nga Serbia. Shihet qartė se kėto bisedime i shkojnė nė favor pushtetit personal tė Qeverisė sė Kosovės, zotit Thaēi, dhe normalisht shtetit tė Serbisė, por kurrsesi shtetit tė Kosovės.

REL: Bisedimet do tė vazhdojnė, megjithatė. A mendoni se, sipas vlerėsimit tuaj pėr ecurinė e deritashme tė tyre, ato do tė duhej tė ndėrpriteshin?

Matoshi: Praktikisht, doli se konkluzionet janė tė marsit tė kėtij viti, ndėrsa bėhen publike para tė zgjedhurve tė popullit tek nė korrik. Ne ende nuk e dimė, as Kuvendi i Kosovės, e as vetė presidentja e Kosovės nuk e di se ēfarė marrėveshjesh apo konkluzionesh tė tjera pėrmban pakoja e kėtyre bisedimeve.
Nė kėtė situatė, mendoj se Kuvendi i Kosovės do tė duhej tė mos pranonte asgjė nga kėto konkluzione, pėr tė cilat nuk di askush nė Kosovė. Prandaj, duket se megjithatė, Kuvendi i Kosovės do t’ia rikthejė vetes fuqinė dhe imazhin, pėr tė cilin ekziston dhe mendoj se bisedimet po hyjnė nė njė krizė tė thellė, nė mos edhe tė ndėrpriten fare.

REL: Ka gjasa qė tė ndodhė njė gjė e tillė?

Matoshi: Mendoj se pėrderisa Qeveria e Kosovės nuk ndėrton njė platformė me konsensus me partitė politike dhe Kuvendin e Kosovės, se pėr ēfarė mund dhe pėr ēfarė nuk mund tė bisedohet me Serbinė si shtet fqinj, objektivisht edhe mund tė ndėrpriten.

_______________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,10,61745

Llapjani_HH
08-07-11, 19:22
Krasniqi: Qeveria hoqi dorė nga elementet e shtetėsisė (e plotė)
Qeveria e Kosovės ka hequr dorė nga disa elemente tė shtetėsisė, nė momentin kur ka marrė zotimin pėr t’i respektuar konkluzionet qė kanė dalė nga tri marrėveshjet me palėn serbe, tė cilat janė arritur fundjavėn e kaluar nė Bruksel.

Kėtė konstatim e ka nxjerrė kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nė njė intervistė ekskluzive pėr “Kohėn Ditore”, vetėm pak ēaste pasi i ka lexuar konkluzionet e ndėrmjetėsit tė BE-sė, Robert Cooper.

Nė intervistė, Krasniqi ka thėnė se pala vendėse nuk ėshtė dashur tė pranonte qė qytetarėt e Kosovės tė lėvizin nėpėr Serbi vetėm me karta identiteti, e jo edhe me pasaporta qė mbajnė mbishkrimet e Republikės sė Kosovės, ashtu sikur qė nuk ėshtė dashur tė pranonte qė kufiri mes dy shteteve, tė cilėsohej si “kufi administrativ”.

Njeriu qė e udhėheq Kuvendin, pėr dallim nga bashkėpartiaku i tij qė e drejton Qeverinė, Hashim Thaēi, e ka cilėsuar tė papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve tė regjistrave civilė nė vend tė atyre origjinalė, duke mos e fshehur shqetėsimin se e njėjta gjė mund tė pėrsėritet edhe me regjistrat kadastralė.

Ka thėnė se Kosova i ka pasur origjinalet e kėtyre regjistrave qysh kur ka qenė krahinė autonome nė kuadėr tė ish-Federatės jugosllave, kėshtu qė edhe BE-ja ėshtė dashur tė bėnte presion mbi Serbinė qė t’ia kthente ato pronarit legjitim.

Kryeparlamentari Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth ēėshtjes sė nostrifikimit tė diplomave universitare tė shqiptarėve qė jetojnė nė Serbi e qė studimet i kanė mbaruar nė Kosovė, pėr vetė faktin se nostrifikimi i ėshtė lėnė njė vendi tė tretė.

Pas “lėshimeve” tė para tė ekipit vendės, ai ka thėnė se u takon grupeve parlamentare tė vendosin, nėse duan ta lėnė Qeverinė tė bėjė kompromise tė tjera, apo ta ndalojnė tė bėjė marrėveshje qė nuk janė nė favor tė qytetarėve tė Kosovės.

Krasniqi e ka thėnė hapur se shefja e delegacionit tė Kosovės nė bisedimet me Serbinė, Edita Tahiri, ėshtė treguar e papėrgjegjshme nė raport me obligimet qė i ka ndaj Kuvendit dhe Presidencės, pėr t’i informuar me rrjedhėn e bisedimeve.

Nė intervistė, Krasniqi flet edhe pėr angazhimin e Kuvendit nė procesin e pėrmbushjes sė obligimeve qė kanė dalė nga Raporti i Progresit si dhe pėr prishjen e marrėveshjes ndėrmjet Qeverisė dhe FMN-sė. Flet edhe pėr Ligjin pėr veteranėt e UĒK-sė.

KD: Zoti kryetar, fundjavėn e kaluar nė Bruksel u arritėn tri marrėveshjet e para mes palės vendėse dhe asaj serbe, tė cilat nė fakt nuk u nėnshkruan por u pėrmblodhėn nė tė ashtuquajturat “konkluzione tė kryesuesit”. I keni parė ju ato konkluzione?

Krasniqi: E kam thėnė edhe me herėt se ky proces jo vetėm se ka qenė i panjohur pėr opinion e gjerė, por ka qenė i panjohur edhe pėr ne si pėrfaqėsues tė jetės institucionale. E kam fjalėn pėr ne qė veprojmė brenda Kuvendit tė Kosovės, apo organit mė tė lartė tė shtetit. Faktikisht ėshtė dashur qė tė kishim informacione mė tė shumta rreth procesit tė bisedimeve. Ne si Kuvend, ndoshta nė procedura tė pėrshpejtuara, megjithatė e kemi nxjerrė njė Rezolutė, dhe pėrmes saj i kemi vendosur disa korniza tė atyre bisedimeve. Mendoj se ajo qė ėshtė vendosur me atė Rezolutė ka vendosur korniza tė mira. Ėshtė qartėsuar se ēka nuk mund tė bisedohet dhe ēka mund tė bisedohet.

KD: A janė brenda kornizave qė i ka pėrcaktuar Kuvendi edhe marrėveshjet e fundit?

Krasniqi: Unė mendoj se ka diēka qė nuk ėshtė brenda atyre korniza, as tė Rezolutės, as tė Kushtetutės, e as tė strategjisė qė e ka Qeveria pėr kėto bisedime. Thjesht ėshtė bėrė njė anashkalim.

KD: Konkretisht, ēka ka dalė jashtė kornizave?

Krasniqi: Ne e kemi ditur se Serbia nuk ėshtė pajtuar me elementet e shtetėsisė sė Kosovės, por ēėshtje shqetėsuese ėshtė qė me kėto marrėveshje nuk njihen disa elemente tė shtetėsisė sė Kosovės dhe ēka ėshtė mė e keqja ėshtė qė me kėtė ėshtė pajtuar edhe delegacioni qė i ka zhvilluar bisedimet nė Bruksel.

Pra, kemi tė bėjmė me elementin kryesor tė shtetėsisė, qė ėshtė Republika e Kosovės. Kemi tė bėjmė me elementin e simboleve tė shtetit dhe kemi tė bėjmė me dokumentet zyrtare qė janė elemente tė shtetėsisė siē ėshtė pasaporta.

Ky dokument i shtetėsisė, sipas marrėveshjes del se nuk njihet nga Serbia. Ndėrkohė qė ne me kėtė dokument i kalojmė tė gjitha shtetet e tjera, pėrfshirė Maqedoninė, Malin e Zi e Shqipėrinė. Edhe pse nė kėtė tė fundit gjatė periudhės verore qytetarėt kosovarė mund tė shkojnė edhe me letėrnjoftim.

Edhe kufiri me Serbinė, nuk njihet si kufi shtetėror, por mė tepėr si kufi administrativ. Kėto janė anėt e dobėta tė kėsaj marrėveshjeje.

KD: Tė gjitha kėto lėshime qė ju po i pėrmendni, a nuk paraqesin argumente tė mjaftueshme pėr tė ardhur nė pėrfundim se pala vendėse paska hequr dorė nga shtetėsia, pėr vetė faktin se ka pranuar tė hyjė nė kompromise pėr heqje tė mbishkrimeve tė Republikės sė Kosovės?

Krasniqi: Nuk do tė thosha nga shtetėsia, por nga disa elemente tė shtetėsisė. Dhe, kjo ėshtė njė heqje dorė, nė favor tė arritjes sė njė marrėveshjeje, e cila nė disa vende e parasheh reciprocitetin mes dy vendeve. Kjo mund tė merret si njė karrem i pranueshėm, por nė fakt, Kosova s’e ka mohuar asnjėherė shtetėsinė e Serbisė, dhe nuk i ka penguar asnjėherė elementet e shtetėsisė serbe.

Qytetarėt serbė kanė kaluar me dokumente e tyre nėpėrmes kufirit tė Kosovės.

Ne kemi qenė shumė tolerantė, jo pse ishim shtet i ri, por pse kishim edhe njė prezencė tė madhe ndėrkombėtare, e cila po ashtu ishte tolerante nė kėtė drejtim. Kėshtu qė dua tė them se kjo marrėveshje ėshtė vetėm njė pjesė e marrėveshjeve qė mund tė arrihen nė kėtė proces tė bisedimeve.

KD: Ju konsideroni se duhet lejuar Qeverinė qė tė vazhdojė edhe mė tej dialogun, me gjithė kėto lėshime qė i ka bėrė qysh nė marrėveshjet e para?

Krasniqi: Ndoshta nuk ėshtė lehtė pėr tė folur pėr kėtė ēėshtje, pasi nuk dihet se si do tė bėhet pėrfundimi final i bisedimeve, por pajtimi i palės sonė qė kjo periudhė e bisedimeve tė zgjasė deri nė pesė vite, pėrsėri ėshtė njė kohė e gjatė, dhe kjo mund tė merret si njė pikė e dobėt e kėtyre konkluzioneve qė janė dhėnė nga kryesuesi i kėtyre bisedimeve, zoti Cooper.

KD: E kemi dėgjuar kryeministrin Thaēi duke i vlerėsuar marrėveshjet si tė “modelit evropian”, po ju tė paktėn a mund tė gjeni diēka pozitive nga gjithė ajo qė ėshtė arritur mes palėve?

Krasniqi: Ndoshta i vetmi element pozitiv qė mund tė merret nė kėtė rast, ėshtė nostrifikimi i diplomave tė universiteteve tė Kosovės pėr qytetarėt shqiptarė qė jetojnė nė Preshevė, Medvegjė e Bujanovc. Por as kjo nuk ėshtė pranuar nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės, pasi ėshtė lėnė qė nostrifikimin ta bėjė njė vend i tretė. Edhe kjo nuk ėshtė nė plotėsinė e saj si njohje e universiteteve tė Kosovės, nga ana e Serbisė, dhe nuk ėshtė ndonjė lehtėsim pėr ata njerėz qė i kryejnė studimet nė Kosovė.

KD: Nga kėndvėshtrimi juaj, prapė po del se asnjėra prej tri marrėveshjeve nuk ėshtė nė favor tė qytetarėve tė Kosovės, e as tė shqiptarėve nė Serbi?

Krasniqi: Tė paktėn nga ajo qė e kam parė, sepse as konkluzionet e kryesuesit nuk i paraqesin nė tėrėsi detajet e marrėveshjeve.

KD: Ju pyeta edhe mė herėt, nėse i keni parė ju konkluzionet?

Krasniqi: Po i kam parė para pak ēastesh.

KD: A ėshtė dashur pra pala vendėse qė tė hyjė nė obligime pėr zbatimin e marrėveshjeve qė e zhveshin nga elementet e shtetėsisė. Pra, tė heqė dorė nga mbishkrimi RKS nė targa tė automjeteve, tė mos i ndryshoj vulat e Doganave por t’i lė si nė kohėn e UNMIK-ut, tė pranoj mosnjohjen e pasaportave tė reja nga ana e Serbisė, e njėkohėsisht t’i pranojė fotokopjet e regjistrave civilė?

Krasniqi: Realisht nuk ėshtė dashur tė hiqte dorė nga tė gjitha kėto elemente tė shtetėsisė. Nuk ėshtė dashur tė hiqte dorė as nga dokumentacioni origjinal i regjistrave civilė, pėr faktin se ato dokumente janė tė Kosovės. Ato dokumente, edhe kur Kosova ka qenė Krahinė autonome nė kuadėr tė ish-Federatės jugosllave kanė qenė nė Kosovė dhe jo jashtė saj.

Ato dokumente, Kosovės i duhen nė origjinal dhe jo nė kopje. Kėshtu qė nėse vazhdohet edhe me dokumentet kadastral tė shkohet nė kėtė formė, unė jam i bindur se ai dokument do tė jetė jovalid dhe jo i pėrdorshėm pėr Kadastrėn e Kosovės.

Prandaj, as ky dokumentacion nuk ėshtė dashur t’i mbetet Serbisė. Mendoj qė presioni ėshtė dashur tė jetė i BE-sė dhe BE-ja nuk ėshtė dashur ta lejojė Serbinė ta mban njė pronė tė Kosovės dhe Kosovės t’ia japė fotokopjet e dokumentacionit qė nė asnjė rast nuk e zėvendėson dokumentacionin origjinal.

vazhdon-->

Llapjani_HH
08-07-11, 19:24
vazhdimi -->

KD: Ēka duhet tė bėjė Kuvendi pėr ta ndaluar Qeverinė qė tė mos hyjė nė kompromise tė tjera tė dėmshme pėr qytetarėt e Kosovės, meqė gjithmonė ėshtė thėnė se Pakoja e Ahtisaarit ėshtė kompromisi mė i madh qė ėshtė bėrė pėr ta fituar shtetėsinė?

Krasniqi: Ndoshta nuk ėshtė lehtė tė flitet nė kuptimin mė tė mirė tė fjalės nė kėtė gjysmė marrėveshjeje. Kėto konkluzione i obligojnė palėt por palėt nuk i nėnshkruajnė ato dhe ne si Kuvend, mendoj se nuk kemi shumė hapėsirė pėr tė vepruar nė kėtė mes. Megjithatė, shumėēka varet nga ajo se ēka do tė kėrkojnė grupet parlamentare, sepse kjo bėhet me kėrkesėn e tyre.

Realisht, Kuvendi mund tė japė mendimin qoftė pozitiv qoftė negativ pėr kėtė formė tė komunikimit dhe kėtė formė tė dialogimit qė ėshtė zhvilluar nė Bruksel, por gjithsesi unė mendoj se ky rezultat ėshtė pasojė i disa zhvillimeve qė kanė ndodhur nė gjysmėn e dytė tė vitit tė kaluar, pas aktgjykimit tė Gjykatės Kushtetuese dhe tėrheqjes sė Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, pas prishjes sė koalicionit, pas zgjedhjeve, qė i zhvilloi Kosova dhe pas disponimit jo tė mirė qė u krijua pėr Kosovėn nga raporti i Dick Martyt.

Tė gjitha kėto pak a shumė e kanė vėshtirėsuar pozicionin e Kosovės, nė raport me faktorin ndėrkombėtar por edhe e kanė vėshtirėsuar edhe dialogun qė ėshtė zhvilluar mes Kosovės dhe Serbisė nėn mbikėqyrjen e BE-sė.

KD: A mund tė merren kėto zhvillime nga ekipi negociator vendės si arsye pėr tė hyrė kompromise tė dėmshme pėr shtetin?

Krasniqi: E tash! Ndoshta si Kosovė ėshtė dashur qė ta kemi njė qėndrim mė tė unifikuar pėr tė thėnė se rrethanat e krijuara nga ato qė i thashė mė lartė, janė tė pafavorshme pėr Kosovėn dhe ne duhet tė kemi njė klimė mė tė favorshme edhe pėr bisedime, edhe pėr vendimmarrje nė arritjen e marrėveshjeve. Ėshtė ditur se ne nė asnjė fazė nuk kemi qenė kundėr bisedimeve, por kėto bisedime ėshtė dashur tė zhvilloheshin nė interesin e dy vendeve. Kėshtu siē janė, nuk mund tė themi se ato kanė krijuar favore pėr qytetarėt e Kosovės. E nė fakt kanė krijuar favore pėr qytetarėt serbė.

KD: E pėrmendet me herėt Rezolutėn qė e ka nxjerrė Kuvendi pėr bisedime. Ajo Rezolutė e parasheh qė shefja ekipit negociator tė vijė nė Kuvend pėr tė raportuar mbi rrjedhat e bisedimeve. Por siė u pa, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri, me t’u kthyer nga Brukseli udhėtoi pėr nė Kanada. A nuk ka qenė e nevojshme qė ajo t’ju tregojė juve se ēka ka sjell nga Brukseli?

Krasniqi: Udhėheqėsja e delegacionit ėshtė dashur ta informonte drejtpėrdrejt presidenten. Nuk e di a e ka informuar!. Ėshtė dashur qė ta informojė kryetarin e Kuvendit dhe komisionet pėrkatėse tė Kuvendit. Gjė qė nuk e ka bėrė. Ne i kemi tash konkluzionet, mirėpo, personi mė adekuat pėr t’i arsyetuar, nėse mund tė arsyetohen ato, ėshtė udhėheqėsja e delegacionit tė Kosovės nė kėto bisedime, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri.

Kjo mendoj se ėshtė edhe njė papėrgjegjėsi tjetėr e njeriut qė ka njė pėrgjegjėsi institucionale, ligjore dhe kushtetuese.

KD: Kryeministri, Hashim Thaēi, para tri ditėsh ėshtė kthyer optimist nga Brukseli pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės, mirėpo nuk ka ngurruar qė t’ia bartte pėrgjegjėsinė Kuvendit nė rast tė ndonjė dėshtimi eventual nė procesin e dialogimit pėr liberalizim tė vizave? Konsideroni se ai ka pasur tė drejtė, kur e ka thėnė kėtė?

Krasniqi: Shiko!. Tash ne mund ta hedhim pėrgjegjėsinė nga njėri institucion nė tjetrin, mirėpo, ne e dimė se raportet e Progresit janė shumė gjithėpėrfshirėse dhe sfera e ligjeve, edhe pse ėshtė shumė e rėndėsishme nuk ėshtė e vetme. Ne edhe nė tė kaluarėn kemi qenė pjesė e Raportit, edhe pse nėse krahasohet ajo qė ėshtė shkruar nė to pėr Kuvendin e Kosovės me institucionet e tjera, pėr Kuvendin ka qenė mė pozitive. Natyrisht se kanė pasuar vėrejtja edhe rekomandime, por sa i pėrket miratimit tė ligjeve, vlerėsimet nė Raportin e Progresit kanė qenė pozitive.

KD: Sivjet, si ėshtė gjendja?

Krasniqi: Edhe kėtė vit, sipas identifikimit qė ka bėrė zyra jonė dhe Komisioni pėr integrime evropiane ne kemi pėr obligim qė t’i miratojmė 32 ligje qė janė pjesė e Raportit tė Progresit.

Nga ato 32 ligje, nė Kuvend deri tani kanė ardhur vetėm 13. Prej tyre pesė janė tė miratuara, ndėrsa tetė janė nė procedura tė shqyrtimit nėpėr komisione. Mendoj se brenda dy apo tri jave mė sė largu do tė miratohen edhe ato. Kėshtu mbesin edhe 19 ligje tė tjera, qė nė fakt nuk kanė ardhur nė Kuvend dhe presim qė ato tė vijnė. Prandaj edhe pėr vonesat nė kompletimin e pakos sė nevojshme legjislative, pėrgjegjėsia nuk ėshtė vetėm e Kuvendit, por edhe e Qeverisė. Kuvendi furnizohet me ligje nga ekzekutivi. Ne do tė pėrpiqemi si Kuvend qė t’i kryejmė obligimet tona. Ne jemi tė obliguar qė ligjet qė i kalojmė tė kenė njė cilėsi sa mė tė mirė.

KD: A nuk janė 49 ligje qė duhet t’i miratojė Kuvendi para 1 shtatorit, aq sa ka kėrkuar ministrja e Integrime, Vlora Ēitaku?

Krasniqi: Unė nuk e di se ēka dhe si ka menduar ministrja Ēitaku, por e di se edhe ne jemi marrė me kėtė ēėshtje, pasi edhe Kuvendi e ka zyrėn qė e bėn identifikimin e ligjeve qė kėrkohen nga BE-ja. Dhe, zyra jonė, bashkė me komisionet kanė identifikuar qė Raporti i Progresit ka kėrkuar ndryshime dhe miratime nė 32 ligje. Por, nėse ėshtė numri 49, atėherė menjėherė shtohen edhe 17 ligje tė tjera.

KD: Atėherė, kujt po i bie ta dinamizojė punėn, Qeverisė apo Kuvendi?

Krasniqi: Qeverisė i duhet ta dinamizojė procesin e procedimit tė projektligjeve nė Kuvend.

KD: A do tė ketė nevojė qė Kuvendi ta shfrytėzojė edhe muajin e pushimeve pėr t’i kryer obligimet e veta?

Krasniqi: Kuvendi punon nė dy sesione, pranveror dhe vjeshtor. Sesioni pranveror pėrfundon mė 30 korrik, edhe pse parlamentet e tjera kanė kohė mė tė gjatė tė pushimeve. Ka plot vende qė e kanė dy muaj kohėn e pushimeve. Ne e kemi vetėm njė muaj. Nėse kemi njė ardhje tė projektligjeve, atėherė duhet qė grupet parlamentare tė vendosin nėse duan ta ngushtojnė periudhėn e pushimeve. Pra nėse e shohim tė nevojshme qė t’i shkurtojmė pushimet pėr t’i miratuar ligjet, atėherė Kuvendi do ta marrė edhe kėtė pėrgjegjėsi.

KD: Njė ditė mė herė ministri i Financave, paralajmėroi se nuk do tė ketė rishikim tė buxhetit pėr kėtė vit. A nuk ėshtė e nevojshme qė tė bėhet njė rishikim i tillė, kur kemi parasysh faktin se buxheti i kėtij viti ėshtė hartuar duke u mbėshtetur nė tė hyrat nga FMN-ja, por qė tash nuk mund t’i ketė pėr shkak tė prishjes sė marrėveshjes me kėtė institucion financiar?

Krasniqi: Nėse buxheti ėshtė shfrytėzuar mirė dhe nėse nuk ka kėrkesa nga njėsitė buxhetore, atėherė nuk ėshtė i nevojshėm rishikimi i buxhetit.

KD: U nisa nga fakti se kur ėshtė shqyrtuar Korniza afatmesme e shpenzimeve ėshtė thėnė se gjatė muajve korrik dhe gusht do tė bėhet rishikimi i saj, pėr shkak se nuk mund tė bėhen planifikime duke u bazuar nė fondet e FMN-sė. Si ka mundėsi qė tė bėhet rishqyrtimi i KASH-it, e tė mos bėhet rishikimi i buxhetit vjetor?

Krasniqi: Rishikimet e buxhetit bėhen vetėm atėherė kur janė nevojat. Nėse ka nevoja dhe kėrkesa mendoj se duhet tė bėhet. Por, kėtė mė sė miri e dinė nė Ministrinė e Financave.

KD: Muajin e kaluar FMN-ja e prishi marrėveshjen “Stand By” me Qeverinė dhe si rrjedhojė Kosova e humbi, qoftė edhe pėrkohėsisht, tė drejtėn pėr tė pėrfituar mbi 150 milionė euro nė formė tė kredive?

Krasniqi: Kam biseduar me ministrin pėr kėtė ēėshtje dhe ai mė ka thėnė se nė shtator do tė bėhet njė rivlerėsim nga FMN-ja pėr mėnyrėn e shfrytėzimit tė buxhetit, dhe ndoshta FMN-ja do ta marrė njė qėndrim tjetėr. Ne tash duhet ta presim kėtė rivlerėsim dhe pastaj ta kemi njė qėndrim mė konkret dhe mė tė qartė.

KD: Megjithatė, a pajtoheni se prishja e asaj marrėveshjeje ka ardhur si rrjedhojė e politikave tė gabuara tė Qeverisė nė shpėrndarjen e parave publike?

Krasniqi: Me siguri FMN-ja ka dhėnė orientimet veta dhe ato kėrkesa nuk i ka respektuar Qeveria e Kosovės. Kjo ka sjellė edhe mosmarrėveshjen mes dy palėve.

KD: FMN-ja tash po e paralajmėron Qeverinė qė tė mos hyjė nė obligime ndaj veteranėve tė UĒK-sė, pėrmes nxjerrjes sė projektligjit qė e rregullon statusin e tyre, pėr sa kohė qė para Qeverisė, veteranėt ka gati dy muaj qė janė grevė pėr kėtė ligj?

Krasniqi: Nuk e di sa ėshtė e qėndrueshme kjo me FMN-nė. Ligji nė formėn qė ėshtė tani, nuk ka ndonjė kosto qė do tė duhej tė vonohej, pėr faktin se duhet shpėrblimi tė jepet me njė ligj tjetėr, pėrmes tė cilit do tė bėhet kategorizimi i kategorive tė luftės, veēmas i veteranėve, i cili kėshtu siē ėshtė tani, ėshtė shumė i madh dhe ėshtė i papėrballueshėm pėr buxhetin e Kosovės. Por edhe nėse do tė bėhej me numrin e tashėm tė veteranėve nuk do tė kishte farė zgjedhjeje kushedi ēfarė. Duhet definohet saktė se kush ėshtė veteran i luftės. Pa u bėrė kjo nuk mund tė bėhet as kompensimi i kėtyre kategorive pėr faktin se ėshtė shumė vėshtirė tė caktohet kostoja e kėtij ligji.
Koha.net

Zero Cool
08-07-11, 19:43
Akuzon Kosovėn se po zbaton marrėveshjet para kohe


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0708181932698_m.jpg


Shefi i ekipit serb pėr bisedime me Kosovėn, Borislav Stefanoviq, ka deklaruar sot se policia e Kosovės, duke ua marrė serbėve letėrnjoftimet dhe targat e lėshuara nga Serbia, pėrpiqet tė ndryshojė situatėn nė terren para fillimit tė zbatimit tė marrėveshjes pėr lirinė e lėvizjes, tė arritur mė 2 korrik nė Bruksel.

Ai ka paralajmėruar se do tė shkojė nė Kosovė pėr tė sqaruar situatėn rreth marrėveshjeve tė arritura. “Nuk kam problem tė takohem me tė gjithė serbėt, pos me ata qė marrin pjesė”, siē ėshtė shprehur ai, “nė tė ashtuquajturėn Qeveri tė Kosovės”.

Stefanovic ka thėnė se nė lidhje me kėtė Serbia po ndėrmarr tė gjitha veprimet e duhura: po bisedojnė me faktorėt ndėrkombėtarė dhe me autoritetet nė Kosovė, qė kjo tė ndėrpritet dhe qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė mundshėm tė lirohen pesė tė rinjtė serbė, tė arrestuar nė festėn e Vidovdanit nė Gazimestan.

Ai i ka ftuar serbėt nė Qeverinė e Kosovės tė ndikojnė qė tė ndalohet marrja e dokumenteve nga serbėt dhe qė tė rinjtė e arrestuar tė lirohen, sepse, ka thėnė ai, ata mund ta bėjnė kėtė, pasi qė, sipas tij, “serbėt mbajnė ēelėsat e qeverisė sė kryeministrit Hashim Thaēi”.

taraku-1
10-07-11, 09:07
Hajde Edita hajde e kemi dite qe tu ka kalle ..... p..... plemja por qe shkon e ta rrasin shkjet kurr skishim menu , paj kan than rraspijat e bajn e prishin shpin mahetin e edhe shtetin

Faj ka kurva ( thaqi )qe e cakton per bisedime,...,

me dit po dime, po demokracia perendimit pe lyp keshtu po dojn shfjalerka si ne krye shtetit si ne bisedime....

Bon vaki, qe ne zgjedhjet e ardheshme...,dell ju thot thaqit e mustafes,grat e juve me u inkuadrue ne inst politike ne takime me dell edhe korin diplomatik ne ks...,si donika me stiven shukin e qeso far rrospash

me p..-leme e kan fitue shkijet gjithmon, na shnollat i kem veq......,Zoti hajr e boft.

Albin Kurtit ja rrofsha qoqet VV

Zero Cool
10-07-11, 09:22
Presidenca pa qėndrim pėr marrėveshjet



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0710095415745_m.jpg

Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, pėr dallim nga dy krerėt e tjerė institucionalė, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaēi, vazhdon tė mos ketė qėndrim pėr konkluzionet e marrėveshjeve tė para mes ekipit dialogues tė Kosovės dhe atij tė Serbisė, tė cilat i ka nxjerrė ndėrmjetėsi i BE-sė, Rober Cooper, mė 2 korrik, shkruan Koha Ditore.

Kėshilltari pėr media i presidentes, Arbėr Vllahiu, nuk ka dhėnė asnjė shpjegim pėr ketė ēėshtje tė shtunėn. Presidentja Jahjaga, e cila ėshtė e thirrur pėr ta garantuar rendin kushtetues nė vend, i ka marrė konkluzionet e Cooperit, tė enjten, nė tė njėjtėn ditė kur ato i janė dorėzuar edhe kryetarit tė Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Dhe, pėr sa kohė qė asaj nuk i kanė mjaftuar tri ditė pėr ta artikular njė qėndrim tė vetin, Krasniqi brenda pak minutave ka dalė me njė qėndrim. Ai ka thėnė haptas se Qeveria e Kosovės ka hequr dorė nga disa elemente tė shtetėsisė, pėr faktin se nuk ėshtė dashur tė pranonte qė qytetarėt e Kosovės tė lėvizin nėpėr Serbi vetėm me karta identiteti, e jo edhe me pasaporta qė mbajnė mbishkrimet e Republikės sė Kosovės, ashtu sikur qė nuk ėshtė dashur tė pranonte qė kufiri mes dy shteteve, tė cilėsohet si “kufi administrativ”. Kreu i Kuvendit e ka cilėsuar tė papranueshme edhe marrjen e fotokopjeve tė regjistrave civilė nė vend tė atyre origjinalė.

Pėr dallim nga bashkėpartiaku i tij qė e drejton Qeverinė, Hashim Thaēi, i cili marrėveshjet e 2 korrikut i ka cilėsuar tė “modelit evropian”, Krasniqi ka ngjallur dyshime edhe rreth ēėshtjes sė nostrifikimit tė diplomave universitare tė shqiptarėve qė jetojnė nė Serbi e qė studimet i kanė mbaruar nė Kosovė, pėr vetė faktin se nostrifikimi i ėshtė lėnė njė vendi tė tretė.

Tė alarmuar nga “konkluzionet” e Cooperit, deputetėt opozitarė, tė premten, kanė kėrkuar qė Kuvendi tė mblidhet me urgjencė pėr t’i shqyrtuar detajet e tė tria marrėveshjeve. Pėr kryeministrin Thaēi, konkluzionet e ndėrmjetėsit tė BE-sė janė vetėm konkluzionet qė kanė dalė nga takimet qė janė zhvilluar nė Bruksel nė mes tė delegacionit shtetėror tė Kosovės dhe atij tė Serbisė, dhe rrjedhimisht Kuvendi i Kosovė ka nevojė qė t’i ratifikojė ato.

Zero Cool
12-07-11, 17:39
Klinton-Ashton: Kosove-Serbi, marreveshje te reja


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=clinton_ashton_649272920.jpg&size=article_medium



BRUKSEL - Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per Politike te Jashtme te Sigurise, Catherine Ashton kane thene se normalizimi i marredhenieve dhe krijimi i besimit permes dialogut te Beogradit e Prishtines hap te ardhmen evropiane per te dy palet.

“Marreveshjet e fundit ndermjet Kosoves e Serbise nen perkujdesjen e BE-se lehtesojne dialogun dhe ky eshte hap i ndersjelle eshte i dobishem e pozitiv”, thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit Amerikan. Sekretarja Clinton ka deklaruar se tani marreveshjet duhet te zbatohen dhe duhet te verehet nje perparim me i madh sidomos ne veri te Kosoves.

“Presim nga te dy palet te vazhdojne punen e tyre te veshtire dhe te arrijne marreveshje praktike me qellim te permiresimit te jetes se perditshme te te gjithe njerezve, normalizim te marredhenieve dhe kjo gje te dy vendet do t’i afroje tek aspirata e tyre evropiane”, ka thene Clinton. Nderkohe qe Ashton ne konferencen per shtyp pas takimit me Hillary Clintonin ka folur per takimin e saj me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thacit ne Bruksel.

"Kemi biseduar per mundesite qe me negociatat vertet dhe praktikisht te lehtesohet jeta per njerezit ne veri te Kosoves", ka thene Ashton. Ajo ka theksuar se eshte folur per gjetjen e menyres se bisedimeve ndermjet dy popujve. “Keshtu mund te shkohet perpara drejt te ardhmes e cila te te dy palet gjendet ne BE”, ka thene Ashton.

Zero Cool
12-07-11, 20:03
Mediet dhe diplomacia serbe ende nė luftė

Shkruan : Adem Nimani


Borko dhe jashtėtokėsorėt nga Kosova

Ēka tha pėrfaqėsuesi serb pas raundit tė fundit tė bisedimeve nė Bruksel, me pėrfaqėsuesen shqiptare tė Republikės sė Kosovės?

Dikush mund tė thotė se gazetari e ka nxjerrė nga konteksti titullin e shėnimit i cili u botua nė faqen e parė tė njė gazete serbe. Diplomati i Beogradit, tekstualisht tha: “Mė bėhej sikur po bisedoja me (jashtėtokėsorėt) njerėz tė njė planeti tjetėr.

Diplomacia e tij e mesjetės u shfaq serish si nė kohen e Car Dushanit, kur murgjit serbė vizatonin harta tė mbretėrisė sė tyre serbe (e cila ēuditėrisht e krahason vetėn me atė britanike apo ruse), dhe e cila nuk pati asnjė primesė tė behej ashtu siē u bė, dhe tė jetė ashtu siē ishte pėr shumė vite,veēanėrisht gjatė gjithė shekullit tė kaluar, pas kapitullimit tė Perandorisė Osmane. Pėrfaqėsuesi serb i mbeti besnik shkollės sė tij tė diplomacisė, tė cilėn e kishte themeluar Nikolla Pashiqi, i cili shqiptarėt i kishte paraqitur nė Evropė njerėz me bishta, apo si V.Qubrilloviqi, qė kishte zyrtarizuar planin pėr dėbimin apo shfarosjen definitive tė shqiptarėve nga trojet e tyre.

Ai harroi se tė parėt e tij, fara e tė cilėve erdhi nga Karpatet, nuk kishin shijuar asnjėherė pemė tė buta dhe ishin ushqyer mė shumė me mish tė papjekur ndėrsa tokat e reja i hapnin duke djegur ēdo gjė para vetės.

Pėrfaqėsuesi serb e din mirė anėn tjetėr tė historisė tė cilėn nuk e lanė tė shkruhet asnjėherė “pogllavarėt” e Kishės Ortodokse serbe. Jeton ai ende me mendje nė mesjetė duke harruar se shqiptaret mė nuk nėnshkruajnė dokumente tė shkruara nga kuestorėt serb si dikur, duke vendosur gjurmė tė gishtit, pa ditur shkrim lexim. Beogradi duhet ta ketė tė qartė se shqiptarėt mė nuk do mund t’i mashtrojė askush, e aq mė pak pushtuesi i deridjeshėm serb.

Harroi tė thotė pėrfaqėsuesi zyrtar i Beogradit se historia serbe u ndėrtua mbi historinė dhe monumentet ilire-shqiptare. Diplomati serb e di mirė se, ato kisha, tė cilat nuk i heq asnjėherė nga goja, janė ndėrtuar e ruajtur me dekada e shekuj nga shqiptarėt autokton. E di mirė Borko Stevanoviq se Patriarkanėn e Pejės deri vonė e kanė ruajtur familje tė njohura tė malėsorėve tė Rugovės, ashtu siē e ruajtėn kishėn e Deviēit shqiptarėt e Llaushės. Nuk do t’i gjendeshin as gjurmė kishave e manastireve serbe po tė mos ishin shqiptarėt gjatė gjithė pushtimit osman, por edhe mė vonė. Pse i kanė ruajtur shqiptarėt ato monumente kulti, kjo le tė mbetet temė tjetėr dhe pėr njė herė tjetėr.

Mediet dhe politika serbe po vrasin pėr sė dyti viktimat e luftės

Paraqitjen skandaloze e tė akuzuarit pėr gjenocid ndaj popullatės boshnjake nė Srebrenicė, kriminelit R.Mladiq, mediet serbe e transmetuan si fitore tė madhe mbi Gjykatėn ndėrkombėtare te drejtėsisė. Thjeshtė GJND-ja u vu nė lojė, ndėrsa Mladiqit, pas pėrjashtimit nga salla e gjyqit, mediet serbe ngarendėn t’i thurin himne pėrsėri.

Kėshtu, mediet dhe politika serbe vazhduan tė vrasin pėr sė dyti viktimat e luftės. Njėsoj si nė kohėn e Vozhdit, nė masė dhe vėllim tė njėjtė, shkruhet pėr serbėt qė ranė pėr mbrojtjen e atdheut tė tyre, duke mos pėrmendur asnjėherė, se si gjithandej, nga kaluan ushtria dhe policia serbe, mbeti vetėm hiri. Edhe nė rastet kur botohet njė shėnim pėr krime lufte, ai bėhet nė mėnyrė djallėzore, sa gjithnjė fitohet pėrshtypja se fajtor ekskluziv pėr gjithė tragjedinė qė ndodhi nė Ballkan janė, jo kasapėt serbė, por shqiptarėt, boshnjakėt e kroatėt.

Pėr mediet dhe politikėn serbe, fajtor ishin dhe mbetėn mijėra fėmijė, nėn moshėn pesė vjeēare, tė cilėt i dogji e poqi soldateska serbe.

Qeveria serbe financon libėr tė ri pėr vozhdin

“Tė tillė e kam njohur” mban titullin libri mė i ri kushtuar S. Milosheviqit, i botuar e financuar nga qeveria serbe dhe i promovuar ditė mė parė nė Beograd, nga njė Ministėr aktual i qeverisė serbe. Politika e Beogradit edhe mė tutje vazhdon te promovojnė vozhdin duke e krahasuar me Car Lazarin dhe Sveti Saven. Serbia me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet po vazhdon shndėrrimin nė mit tė kriminelit mė tė madh nė Ballkan.

Janė botuar e vazhdojnė tė botohen pa ndėrprerė libra e shkrime me tė cilat mohohet masakrimi i mbi 8367 boshnjakėve nga ēetnikėt nė Srebrenicė. Tragjedia e popullit boshnjak tė Srebrenicės vazhdon tė mohohet nga politika dhe mediet serbe. Mohohet skajshėm vetė origjina e popullit malazez, ndėrsa KOS-i serb nuk po ia ndan zullumin Republikės se Malit tė Zi.

Tash pėr tash, sė paku kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt e Kosovės, lėre mė pavarėsia, por as barazia e tyre, nė rend tė parė si qytetar, as qė mund tė paramendohet nga Serbia.

Lėvizja liberal-demokrate qytetare serbe, numerikisht ende nuk ka gjasa tė promovojė as demokracinė e as qytetėrimin evropian nė Serbi. Ideja e liberal demokratėve serbė pėr demistifikimin e politikes se vozhdit ende mbetet larg realizimit. Kjo lėvizje botoi kėto ditė librin me titull “Keqpėrdorimi i Institucioneve” ose “Kush ishte ēka nė Serbi, 1987 -2000”.

Promovimi i librit shkaktoi reagime tė mėdha tė audiencės serbe, vetėm dy ditė pas botimit. Nė libėr pėrmenden emrat e mė shumė se njėmijė njerėzve tė periudhės sė Millosheviqit, tė cilėt kishin pozita tė larta dhe ishin pjesė e regjimit. Nė atė libėr pėrmenden emra tė njohur politikanėsh e biznesmenėsh qė edhe sot mbajnė pozita tė larta politike ose janė bėrė milioner. Ata me njėmijė makinacione sot gėzojnė mijėra privilegje. Nė libėr pėrmenden midis tė tjerėve edhe Vladika Irinej, biznesmeni serbo amerikan Milan Paniq dhe Vuk Drashkoviq, i cili nga ujku i dikurshėm ēetnik i Ravna Gorės, tani paraqitet si engjėll.

Libri ua sjell ndėrdije tė gjithėve, se, ata qė sot shtihen demokrat, nuk janė asgjė tjetėr pėrveē bashkėpunėtorė, shėrbėtor e zbatues tė dikurshėm e tė sotėm tė politikės sė vozhdit. Gjenden nė ketė libėr edhe shumė emra gazetarėsh nė mesin e tė cilėve edhe sekretari i pėrgjithshėm i tanishėm i shoqatės sė gazetarėve tė Serbisė, Nino Brajoviq, qė edhe mė tutje ėshtė aktiv ne mediet serbe dhe nuk ėshtė ēudi se si edhe sot ato vazhdojnė tė njėjtėn politikė. Ata qė dikur me penė vranė po aq njerėz sa edhe paramilitarėt e Arkanit e tė Sheshelit, sot, pa kėrkuar falje dhe pa u dėnuar pėr shkrimet e tyre tė tmerrshme luftėnxitėse, vazhdojnė edhe tė shpėrblehen.

Fashizmi ende jeton e vepron nė Serbi

Evropa duke ledhatuar Serbinė nuk mund tė realizojė kurrė asnjė pretendim te saj pėr demokratizimin e fqinjit tonė veri-lindor.

Nėse dikush mendon se ka ndryshuar diēka nė politikėn serbe atėherė ai nuk e ka tė qartė se fashizmi ende jeton nė Serbi. Kjo dėshmohet edhe me faktin se dita e kryengritjes serbe kundėr fashizmit moti ėshtė hequr nga kalendari, ndėrsa qeveria, tashmė ka rehabilituar Drazha Mihajloviqin, kreun famėkeq tė ēetnikėve, tė cilėt bėnė kėrdi veēanėrisht mbi popullatėn e pambrojtur boshnjake. Ēetniket e Mihajlloviqit tė cilėt bėnin gara se kush ka prerė mė shumė koka boshnjakėsh myslimanė, apo kush ka nxjerrė mė shumė sy e ka prerė vesh myslimanėsh, sot janė rehabilituar nė Serbi. Reagimet lidhur me kėto dukuri nė Serbi, ende janė tė vogla e tė pa fuqishme, ndėrsa gjasat pėr ndryshimin e gjendjes mbetėn minimale. Synimet e Evropės qė me ledhatime, Serbinė ta kthej nė rrugėn e demokracisė, tash pėr tash janė krejt utopi.

Nėse SHBA-ja nuk inkuadrohet vendosmėrisht nė tė gjitha lėvizjet nė Ballkan, ketė rajon e pret njė e ardhme e pasigurt. Analist eminent euro-amerikanė potencojnė edhe mė tutje se, Ballkani me politikėn e tashme serbe edhe mė tutje mbetet vatėr potenciale, jo e krizės, por e njė lufte reale edhe mė tė tmerrshme, nė tė cilėn, sipas tė gjitha gjasave, do tė digjet vetė Serbia. Popujt e Ballkanit, nėse nuk kanė mėsuar edhe pas tė gjitha tragjedive qė pėsuan, zoti ua bėftė dermanin.

Zero Cool
13-07-11, 15:53
Rreth marrėveshjeve tė arritura


http://www.zeri.info/fotot/32371/thumb_xhavit_haliti1.jpg
Shkruan: Xhavit Haliti


Nė rundin e pestė tė bisedimeve Kosovė-Serbi, mė 2 korrik u arritėn tri marrėveshje mes tyre. Reagimi vlerėsues ndaj kėtyre marrėveshjeve nga faktorė tė ndryshėm, madje edhe tė kundėrt politikė, ka qenė i menjėhershėm dhe publik. Duke bėrė njė parashtrim tė faktorėve politikė sipas pėrkatėsisė shtetėrore dhe duke ballafaquar vlerėsimet e bėra prej tyre pėr tė tri marrėveshjet e arritura, do tė pėrpiqem tė jap mendimin tim pėr ecurinė e mėtejshme tė bisedimeve Kosovė-Serbi.

1. Bashkėbiseduesit dhe vlerėsimi i tyre i ngjashėm nė kundėrshti

- Pėrfaqėsuesja e Kosovės, znj. Edita Tahiri, ėshtė deklaruar se arritja e marrėveshjes ėshtė njė hap i parė drejt njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Serbisė.

- Shefi i ekipit serb nė negociatat me Kosovėn nė Bruksel, B. Stevanoviq, u deklarua, njėkohėsisht me znj. Tahiri, se marrėveshjet kanė shmangur nė mėnyrė implicite dhe eksplicite njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia.

- Kryenegociatori i BE-sė pėr bisedimet Kosovė-Serbi, Robert Kuper, pas arritjes sė tri marrėveshjeve falėnderoi pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kosovės dhe Serbisė, pėr kėto bisedime, duke veēuar njė tipar tė pėrbashkėt tė tyre: “negociuan tė dy ekstremisht fort!”.

2. Faktorėt politikė opozitarė nė Kosovė dhe nė Serbi

- Partitė kryesore opozitare nė Kosovė, dukshėm dhe zyrtarisht janė shfaqur kundėr pranimit dhe nisjes sė negociatave Kosovė-Serbi, tashmė, qė janė aritur kėto tri marrėveshje, jo vetėm deklarohen kundėr, por edhe kėrkojnė “penalizim” tė qeverisė, qė u hapi rrugė atyre. LDK-ja, partia mė e madhe opozitare, i denoncoi si antikushtetuese kėto marrėveshje, dhe ka kėrkuar ratifikimin e tyre nė Kuvendin e Kosovės me shumicė tė cilėsuar votash (me 2/3 e deputetėve).

- Koshtunica, lideri i Partisė Demokratike tė Serbisė, e konsideron arritjen e kėtyre marrėveshjeve: “Goditje tė rėndė pėr Serbinė”. Tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve, ish-kryeministri serb konkludon: “Serbia gjatė historisė ka patur ngritje dhe rėnie, fitore dhe humbje, por kjo ėshtė hera e parė qė regjimi e shpall fitore kapitullimin dhe mashtron popullin”.

3. Struktura shtetėrore, qeveritarėt e Kosovės dhe tė Serbisė

- Deklarohen njėherėsh “fitimtarė” dhe tė kėnaqur me arritjen e tri marrėveshjeve. Ēdo palė i cilėson marrėveshjet si hapa diplomatikė nė favor tė vet, duke akuzuar njėherėsh e publikisht njėra-tjetrėn pėr keqkuptim dhe keqinterpretim tė marrėveshjeve tė arritura.

- Kryenegociatori serb nė Bruksel, z. Stefanoviq, nxitoi pėr tė dytėn herė tė theksonte idenė se Prishtina vazhdon “njėanshėm qė tė ndryshojė realitetin nė Kosovė”. Dhe u “nxitua” pėr t’iu kundėrvėnė ministrit tonė tė Brendshėm, z. Rexhepi, qė paralajmėroi se zbatimi i marrėveshjeve tė 2-korrikut do tė pėrajshtojė, nė kuadėr tė ligjeve tė Kosovės, pėrdorimin e dokumenteve biometrike serbe, qė duhet tė zėvendėsohen me dokumente tė Kosovės dhe sė deri mė 1 nėntor duhet tė shpėrbėhen strukturat paralele serbe nė Kosovė.

- Stefanoviq, nė vazhdim tė kundėrvėnies ndaj deklarimit tė z. Rexhepi, u shfaq qartė dhe aspak diplomatikisht pėr arsyen e kėsaj kundėrvėnije: Me keqinterpretimin zyrtar, Kosova synon tė shmangė implementimin e plotė tė marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik.

4. Faktori shqiptar, tej kufijve shtetėrorė tė Kosovės

- Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė, vetėm njė ditė mė pas arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pėrmes njė deklarate pėrshėndeti arritjen e marrėveshjeve .Nė kėtė deklaratė zyrtare, thuhet: “Marrėveshjet, janė nė pėrputhje me frymėn e bashkėpunimit dhe integrimit evvropian tė rajonit dhe i afrojnė kėto dy vende e gjithė rajonin mė afėr me BE-nė”.

- Lideri i Partisė pėr Veprim Demokratik, ekzistuese dhe aktive nė Luginėn e Preshevės, z. Riza Halimi, po tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pasi vlerėson kėto, thotė se me to: “pėrfundon getoizimi i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, qė u krijua pas vitit 1999 dhe mundėsojnė lidhje mė tė lira me Kosovėn”.

5. Faktori ndėrkombėtar

- BE-ja; ndėrmjetėse, e pranishme dhe garantuese e zbatimit tė tri marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik e ka mirėpritur dhe pėrshėndetur arritjen e tyre. Katerine Ashton, nė takimin me Kryeministrin tonė, z. Thaēi kėrkoi prej tij, nė emėr tė BE-sė, jetėsimin e shpejtė tė marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

- Zėvendėspresidenti i ShBA-sė, Xh. Bajden, pas takimit tė shkurtėr qė zhvilloi nė Romė me presidenten tonė, ka pėrshėndetur arritjen e marrėveshjeve tė 2 korrikut, duke theksuar nevojėn pėr pėrparimin e mėtejshėm nė ēėshtje qė sjellin pėrfitime praktike pėr qytetarėt e tė dyja vendeve.

E bėra gjithė kėtė parashtrim pėr tė qenė mirėkuptueshėm nė kundėrshtimin tim ndaj kėrkesės sė LDK-sė qė kėrkon miratimin dhe ratifikimin e tri marrėveshjeve tė arritura nė Kuvendin e Kosovės. E kuptoj ndjesinė “patriotike” tė LDK-sė, qė kėrkon “ratifikimin” e marrėveshjeve nė Kuvend. Nuk dėshiroj tė gjykoj pėr argumentet motivuese tė kėsaj kėrkese dhe ca mė pak, pėr synimet e saj.

Por, gjithsesi, njė parti e madhe ish-qeverisėse dhe pretendente kryesore pėr tė qeverisur, nuk shfaqet e arsyeshme nė kėrkesėn pėr ratifikimin e tri marrėveshjeve mes Kosovės dhe Serbisė nga Kuvendi i Kosovės. E them kėtė nisur nga: Marrėveshjet e arritura nė Bruksel u bėnė nėn supervizionin dhe garancinė e implementimit nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia, institucionet shtetėrore qė u ulėn pėr tė biseduar dhe arritėn tė pėrfundonin tri marrėveshje, kanė qenė dhe vazhdojnė tė pėrballen me ndjesi nė shumicė nacionaliste dhe politike kundėr marrėveshjeve: Mendoj se nė kėtė situatė ėshtė i dėmshėm ratifikimi i marrėveshjeve tė 2 korrikut nė Kuvend, sepse: Autorėt, supervizorėt dhe garantuesit e bisedimeve nė Bruksel nuk kemi qenė ne: (shteti i Kosovės, apo faktori shqiptar). Bisedimet nė Bruksel u organizuan, u supervizuan dhe garantohen nga BE-ja.

Bisedimet Kosovė-Serbi u tejkaluan me njė rezolutė tė pavotuar nga opozita, qė sot kėrkon ratifikimin nė Kuvend. Serbia synon dhe kėrkon qė ne t’u kundėrvihemi marrėveshjeve. Kėrkuesit e ratifikimit tė tri marrėveshjeve nė Kuvendin e Kosovės pa dashur tė paragjykoj, me ose pa dashje rrezikojnė: Politika le tė pėrballet dhe tė zgjedhė mes interesave politike dhe shqiptarizmit!

Zero Cool
15-07-11, 11:20
Tahiri e fton Kurtin tė ulet me Stefanovicin


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0715110854303_m.jpg


Ka vetėm njė mėnyrė qė Albin Kurti mund ta kuptojė se ēka thuhet e diskutohet prapa dyerve tė mbyllura nė bisedimet Kosovė – Serbi. Kjo ėshtė pjesėmarrja e tij nė bisedime dhe ulja nė njė tavolinė me kryenegociatorin serb, Borko Stefanovic.


“Unė e ftoj tė vijė nė Bruksel dhe tė jetė e bisedimeve dhe mund ta kuptojė se ēfarė po flitet. Transkriptet nuk mund tė bėhen publike, ėshtė ēėshtje konfidenciale e diplomacisė”, ka thėnė kryenegociatorja Edita Tahiri, nė emisionin Interaktiv tė KTV-sė.

Tahiri ka insistuar se marrėveshjet janė nė dobi tė qytetarėve tė Kosovės dhe nuk e mohojnė pavarėsinė. Ajo ka shpjeguar se nė Serbi mund tė udhėtohet edhe me targat RKS, por pjesa e emblemės sė Kosovės duhet tė fshihet me njė “sticker” tė veēantė, dhe e njėjta gjė do tė ndodhė edhe me makinat qė hyjnė nga Serbia, ku do tė mbulojnė pjesėn me flamurin serb, transmeton Indeksonline.

Tahiri ka thėnė qė nga 1 nėntori strukturat paralele nė Kosovė do tė shuhen, dhe nuk do tė lėshohen mė dokumente paralele serbe, kurse do tė konfiskohen edhe targat serbe, duke pėrfshirė ato tė para luftės.

Zv/kryeministrja ka paralajmėruar rundin e ri tė negociatave pėr javėn e ardhshme, ku priten marrėveshje pėr 4 fusha tė reja, duke pėrfshirė pranimin e vulave tė Doganave tė Kosovės, si dhe krijimin e njė sistemi roaming pėr serbėt, qė do tė nėnkuptonte sipas saj, ndalimin e operatorėve ilegalė serbė tė telefonisė mobile.

Zero Cool
16-07-11, 19:03
Nuk do tė flitet pėr borxhet ndaj KEK-ut



http://www.telegrafi.com/fo/ekonomia/f.0716181228689_m.jpg


Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviq, ka hedhur poshtė mundėsinė qė nė raundin e gjashtė tė bisedimeve me Prishtinėn tė bisedohet pėr borxhin 12- vjeēar, qė serbėt e veriut i kanė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).


Stefanoviq ka thėnė se borxhi pėr energjinė elektrike nuk ėshtė paraparė nė plan dhe se, sipas tij, kryenegociatorja Edita Tahiri po "shfrytėzon mundėsinė qė me deklarata tė tilla tė kontribuojė nė pozicionimin mė tė mirė tė ekipit tė Prishtinės dhe tė vetė asaj".

Nga bisedimet e zhvilluara deri mė tash, Beogradi dhe Prishtina kanė arritur pajtim pėr lirinė e lėvizjes, pėr librat amzė dhe pėr nostrifikimin e diplomave universitare.

Sipas Qeverisė sė Kosovės, nė raundin e gjashtė tė dialogut nė Bruksel do tė diskutohet pėr telekomunikacionin, energjinė, tregtinė e lirė dhe kadastrat.

Zero Cool
17-07-11, 20:13
Analistėt: Edhe temat politike pjesė e dialogut



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0717200658515_m.jpg


Ėshtė hera e parė qė njė proces negociator, siē ėshtė procesi i dialogut ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, tė pėrcillet me shumė kundėrthėnie, ku gjysma e deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės shprehin kundėrshtim ndaj kėtij procesi, vlerėsojnė analistėt e ēėshtjeve politike nė Kosovė.


Ata theksojnė se hedhja poshtė nga Kuvendi i Kosovės e kėrkesės sė tri partive opozitare, Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lėvizjes “Vetėvendosje” dhe Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėr ndėrprerjen e bisedimeve me Serbinė, nga Qeveria e Kosovės mund tė kuptohet si sinjal pėr vazhdimin e dialogut. Por, nė kėtė rast, sipas tyre, Qeveria e Kosovės duhet tė jetė shumė e kujdesshme lidhur me zhvillimet nė kėtė proces.

Analisti Ismajl Hasani, profesor nė Universitetin e Prishtinės, vlerėson se debatet nė Kosovė nuk do tė ndikojnė nė rrjedhėn e procesit tė dialogut.

“Situata e krijuar dhe dhėnia e legalitetit ekipit negociator pėr bisedimet, nuk e zhvendos agjendėn e faktorit ndėrkombėtar pėr bisedat. Kėshtu qė, pritjet janė se diskutimet, pėrkatėsisht bisedat e natyrės sė nxehtė politike, janė tė paevitueshme. Kėtė edhe ekipi negociator e di prej fillimit. Kėtė e din edhe Qeveria e Kosovės. Kėtė e dinė edhe subjektet politike opozitare, tė cilat, mbase do tė thosha, pa ndonjė maturi tė madhe kanė bėrė pėrpjekje qė ta kontestojnė legalitetin. Legaliteti i kėtyre bisedimeve nuk ėshtė kėrkuar nga Kuvendi, nuk ėshtė kėrkuar nga qeveria”, vlerėson Hasani.

Por, analisti Ylli Hoxha nga Klubi pėr Politikė tė Jashtme, vlerėson se jo ēdo ēėshtje legale ėshtė edhe legjitime. Sipas tij, nė njė proces shtet-formues siē ėshtė Kosova, do tė duhej tė ruhej kohezioni shoqėror, sidomos nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me procese shtet-formuese, siē janė bisedimet pėr tė ardhmen e vendit.

“Nė kėtė drejtim, qeveria do tė duhej tė ishte e kujdesshme ashtu siē ishin edhe qeveritė paraprake, qė nė tė pėrfshihet edhe opozita shumė mė aktivisht dhe tė mos ketė kundėrshti tė mėdha, ēfarė i kemi pasur. Unė besoj qė qeveria, me atė qė ka treguar nė tre muajt e fundit, do tė vazhdojė me kokėfortėsinė e vet, sepse nuk ka rrugė tjetėr dalėse. Pra, do tė vazhdojė nė kėtė rrugė, duke shėnuar rezultate mediokre, tė cilat do tė mund tė jenė bukur tė dėmshme pėr rregullimin e brendshėm tė Kosovės nė tė ardhmen”, thotė Hoxha.

Hoxha shton se bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, tė cilat siē thotė ai, po thuhet se po bėhen pėr ēėshtje teknike, do tė prekin edhe tema politike mjaft tė nxehta. Kėtė sipas tij, e konfirmon edhe deklarata e pėrfaqėsuesit civil ndėrkombėtar Pieter Feith, qė siē thotė ai, ka paralajmėruar qė veriu i Kosovės do tė jetė njė nga temat e dialogut.

Profesor Hasani vlerėson se temat, siē i quan ai, tė nxehta politike, janė tė pashmangshme.

“Janė tė pashmangshme. Kur thuhet ‘biseda tė nxehta politike’ nėnkuptohet gjithēka qė ėshtė e mundshme, pėrjashto rastin e zhbėrjes sė Kosovės, sepse Kosova ėshtė realitet. Ėshtė njohur nga numri i konsiderueshėm i shteteve qė kanė fuqi botėrore, nė tė gjitha aspektet. Tė tjera ēėshtje, absolutisht, ekipi negociator i Kosovės ėshtė i vetėdijshėm se nuk mund t’i pėrjashtojė nga tryeza e bisedimeve. Edhe qeveria jonė ėshtė e vetėdijshme pėr kėtė punė”, shpjegon Hasani.

Ndėrkaq, analisti Hoxha vlerėson se bisedimet ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė janė absolutisht politike dhe deri mė tash janė trajtuar ēėshtjet e lehta nė mėnyrė qė tė shkohet drejt ēėshtjeve tė cilat janė probleme reale. Problemi real, sipas tij, ėshtė futja e veriut tė Kosovės nėn kontroll dhe instalimi i rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė vendit.

“Kjo ēėshtje, sipas tė gjitha gjasave do tė vihet nė tavolinė. Po qė se modeli i zgjidhjes sė tri problemeve paraprake do tė zbatohet nė zgjidhjen e ēėshtjes sė veriut, atėherė do tė jemi shumė larg nga premtimi qė ka dhėnė qeveria se do tė kemi njė sistem unik kushtetues, ligjor, nė tėrė territorin e vendit. Ėshtė shumė mė i afėrt njė paralajmėrim, qė po e bėjnė ish-negociatorėt e Kosovės apo njohės, ekspertė tė lėmisė sė dialogut, tė cilėt flasin pėr tejkalimin e tė drejtave tė ofruara pėrmes pakos sė Ahtisaarit”, thotė Hoxha.

Sidoqoftė, nė bisedimet e zhvilluara deri mė tash, Prishtina dhe Beogradi janė pajtuar pėr lirinė e lėvizjes, librat amzė dhe nostrifikimin e diplomave universitare.

Zero Cool
18-07-11, 13:26
Tahiri: Ēėshtja e borxhit ndaj KEK-ut e pashmangshme


http://www.telegrafi.com/fo/ekonomia/f.0718135855856_m.jpg


Kryenegociatorja Edita Tahiri ka kundėrshtuar deklarimet e homologut tė tij serb Borislav Stefanoviq, i cili ka deklaruar se nė raundin e gjashtė tė bisedimeve me Prishtinėn, nuk tė bisedohet pėr borxhin 12-vjeēar, qė serbėt e veriut i kanė Korporatės Energjetike tė Kosovės (KEK).


Kryenegociatorja Tahiri, ka thėnė se ēėshtja e borxhit do tė jetė e pashmangshme. Sipas saj grupet punuese gjatė diskutimeve, do tė pėrcaktojnė modalitetet e kompensimit tė borxhit.

Stefanoviq ka theksuar, se Tahiri po shfrytėzon mundėsinė qė me deklarata tė tilla tė kontribuojė nė pozicionimin mė tė mirė tė ekipit tė Prishtinės dhe tė vetė asaj.

Ndėrkohė, nė njė intervistė pėr media serbe, Stefanovic nuk e ka pėrjashtuar mundėsinė qė nė raundet e ardhshme tė bisedimeve me Kosovėn, tė bisedohet edhe pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės.

Zero Cool
20-07-11, 11:29
Nuk preferohet reciprociteti i Kosovės me Serbinė


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720094758672_m.jpg


Burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanė thėnė se ndėr arsyet kryesore pse ėshtė anuluar raundi i ri i dialogut ka qenė mosgatishmėria e Beogradit qė tė pranojė kompromisin pėr vulat e Doganave tė Kosovės. BE-ja nuk ka dashur tė vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lėvizjen e lirė tė mallrave” si parim themelor tė saj.


Serbia, siē thonė disa diplomatė, e ka parė pranimin e marrėveshjes si mundėsi qė dikush tė sugjerojė se po pranon “elemente tė shtetėsisė sė Kosovės”, ndėrkohė qė zyrtarėt e BE-sė kanė thėnė se edhe UNMIK-u kishte dhėnė mendimin pozitiv pėr vulat e Doganave tė Kosovės.

Tash nė BE druajnė se Kosova vėrtet do tė mund tė niste sė shpejti masa reciproke tregtare ndaj Serbisė, diēka qė nė BE thonė se “nuk do tė shihet me simpati”, ndonėse e kuptojnė “frustrimin e Kosovės”, shkruan Koha Ditore.

Disa burime nė BE kanė thėnė se “dialogu ka pasur edhe pėr qėllim qė tė heqė arsyet pėr ndonjė masė unilaterale tregtare tė Kosovės ndaj Serbisė”. Edhe tash, kur ėshtė e qartė se marrėveshja pėr tė lejuar kalimin e mallrave tė Kosovės (me vula tė Doganave tė Kosovės) nėpėr Serbi nuk do tė arrihet sė paku deri nė vjeshtė, e edhe nėse arrihet atėherė askush nuk e di kur do tė hynte nė fuqi. Nė BE thonė se “ndaj masave unilaterale tė Serbisė, e cila mban njė lloj bllokade tregtare ndaj Kosovės, Prishtina nuk duhet tė pėrgjigjet me masa unilaterale”.

Por nė insistimin se ėshtė Kosova ajo qė me vite humb nga njė gjendje e tillė dhe askush njė shteti tė pavarur nuk mund t’ia ndalojė tė mbrojė parimet e veta, zyrtarėt e BE-sė kanė thėnė se “nuk pėrzihemi nė atė se a ka apo jo Kosova tė drejtė tė veprojė nė atė mėnyrė, por themi se njė veprim i tillė nuk do tė pėlqehej”.

Por disa diplomatė tė disa shteteve anėtare pohojnė se edhe BE-ja ka qenė tepėr tolerante ndaj Serbisė sa i pėrket pjesėmarrjes sė Kosovės nė nismat rajonale dhe nė CEFTA dhe se, ndonėse nuk e pėlqejnė, “askush nuk mund t’ia mohojė Kosovės tė drejtėn qė tė japė shenja se ėshtė shtet i pavarur”.

Por pėrderisa disa shtete tė BE-sė do ta kuptonin Kosovėn nėse ajo ndėrmerr masa reciproke dhe ndalon hyrjen e mallrave tė Serbisė nė tregun e saj, njė gjė e tillė nuk do tė pėlqehej nga nėpunėsit nė Komisionin Evropian dhe nė Kėshillin e BE-sė.

Zero Cool
20-07-11, 14:32
Bllokimi i produkteve serbe dėmton bisedimet


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720140319367_m.jpg


Kreu i delegacionit tė Serbisė nė bisedimet me Kosovėn, Borislav Stefanovic ka thėnė tė mėrkurėn nė njė intervistė pėr Radio Dukagjinin se dialogu vetėm ėshtė shtyrė dhe jo ndėrprerė, pasi sipas tij, ndėrmjetėsi Robert Cooper Cooper ka vendosur duke e parė se qė tė dyja palėt e kanė tė vėshtirė tė pajtohen ndėrmjet vete pėr temat qė ishin paraparė me agjendė.


Sipas tij, asnjėra palė nuk duhet tė fajėsohet pėr shtyrjen e dialogut, pasi tha se bisedimet thjeshtė janė shtyrė pėr nė shtator nė mėnyrė qė tė ketė mė shumė kohė qė tė gjinden zgjidhje mė tė mira.

Kreu i delegacionit tė Serbisė duke folur rreth deklaratave tė liderėve kosovarė se edhe Kosova do t’i bllokojė produktet serbe pas shtyrjes sė marrėveshjeve, tha se shpreson qė Qeveria e Kosovės nuk do ta bėjė njė veprim tė tillė, pasi sipas tij nuk ėshtė njė veprim i zgjuar dhe do tu shkaktojė dėme njerėzve qė jetojnė nė Kosovė pėr nevojat e tyre tė pėrditshme.

“Do tė sjellė efekte tė panevojshme edhe nė procesin e dialogut. Besoj nė zgjuarsinė e qeverisė suaj, qė do tė presin deri nė arritjen e marrėveshjeve nė fillim tė shtatorit. Nėse qeveria juaj merr vendim tė tillė besoj qė njė gjė e tillė do tė sillte dėme tė mėdha pėr tė dyja palėt nė kėtė proces”, tha ai.

Mirėpo, se a ka kėrkuar, presidenti serb, Boris Tadic qė tė mos arrihen marrėveshjet e radhės me Prishtinėn, Stefanovic tha se “natyrisht qė jo”. “Unė isha nė rrugė pėr nė aeroport, pėr tė qenė i sinqertė kur u informova pėr shtyrjen. Mendoj se ėshtė shumė i menēur vendimi pėr shtyrje sepse kemi mė shumė kohė qė tė gjejmė zgjidhje mė tė mira. Ne do tė vazhdojmė konsultat dhe konferencat pėr tė gjetur zgjidhje”, tha ai.

Se a qėndron problemi me vulat e Kosovės, Stefanovic tha nuk ėshtė e vėrtetė sepse tė gjitha temat janė tė vėshtira, por do shohin se si do ta bėjnė kėtė nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė jenė tė kėnaqura. Sipas tij, pala serbe do t’i pranojė vulat qė janė nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 dhe dokumentet qė mbajnė qėndrim neutral karshi statusit.

Duke folur rreth qėndrimit tė eurodeputetes, Ulrike Lunacek e cila ka theksuar se Serbia po bllokon procesin e dialogut dhe pėr kėtė Serbia po e humb mundėsinė qė tė merr statusin e kandidatit tė BE-sė, Stefanovic tha se kėtė deklaratė e kundėrshtojnė plotėsisht.

“Ėshtė njė gjė e pritshme nga zonja Lunacek pėrderisa ėshtė raportuese pėr Kosovėn dhe ėshtė njėra nga ato qė ėshtė avokate e fuqishme pėr ēėshtjen tuaj. Por ajo nuk e ka mirė. Serbia nuk e ka bllokuar kėtė raund tė bisedimeve. Nuk ka asnjė afat qė na pėrcakton se kur duhet tė arrihen marrėveshjet...” tha ai. Ai u shpreh i sigurt se qeveritė e shumicės sė vendeve tė BE-sė do ta pėrkrahin Serbinė nė marrjen e statusit kandidat, pėrderisa sipas tij janė duke i plotėsuar tė gjitha kriteret.

Zero Cool
20-07-11, 22:57
Embargoja kosovare shqetėsuese pėr Serbinė


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720194155823_m.jpg


Qeveria e Serbisė ėshtė duke pritur reagimin e Bashkimit Evropian, pas vendimit tė marrė tė mėrkurėn nga Qeveria e Kosovės pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind.


Sekretari shtetėror nė tė ashtuquajturėn Ministri serbe pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se Beogradi pret reagim tė shpejtė tė Bashkimit Evropian nė lidhje me vendimin e qeverisė kosovare pėr vėnien e embargos ndaj produkteve serbe.

“Mendoj se ky vendim nuk do tė mbijetojė. Pres qė Bashkimi Evropian do tė reagojė shpejt. Nėse vendimi mbijeton, ēmimin do ta paguajnė shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt edhe mė tej do tė blejnė produkte tė parapėlqyera, por me ēmim mė tė shtrenjtė”, ka thėnė Ivanovic.

Zėvendėskryeministrja, njėherėsh ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes sė rregullt tė Qeverisė sė Kosovės, tha tė mėrkurėn se Kosova nuk kishte rrugė tjetėr veē vendosjes sė masave tė reciprocitetit me Serbinė, shtet ky i cili nuk lejon importin dhe as kalimin transit tė mallrave tė prodhuara nė Republikėn e Kosovės.

Edhe pse nuk preferohet reciprociteti i Kosovės me Serbinė, burimet nga BE-ja jozyrtarisht kanė thėnė se ndėr arsyet kryesore pse ėshtė anuluar raundi i ri i dialogut ka qenė mosgatishmėria e Beogradit qė tė pranojė kompromisin pėr vulat e Doganave tė Kosovės. BE-ja nuk ka dashur tė vazhdohet me tema tjera pa u zgjidhur kjo, sepse BE-ja e konsideron “lėvizjen e lirė tė mallrave” si parim themelor tė saj.

Zero Cool
21-07-11, 11:29
Bogdanovic: Prishtina ka thelluar mosbesimin


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0721084733677_m.jpg


Ministri pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė, Goran Bogdanovic ka akuzuar autoritetet nė Prishtinė, tė cilat kanė marrė vendim pėr t’iu vėnė embargo produkteve serbe.


“Me kėtė lėvizje irracionale, Qeveria e Kosovės i humb kuptimin dialogut dhe kontribuon nė njė mosbesim mė tė madh ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve”, ka thėnė Bogdanovic, duke paralajmėruar se pasojat e kėtij vendimi “do t’i ndjejnė tė gjithė qytetarėt e Kosovės edhe shqiptarėt, edhe serbėt”.

“Nė tė njėjtėn kohė, ky vendim do tė pėrkeqėsojė edhe mė shumė situatėn katastrofale tė ekonomisė nė Kosovė”, ka thėnė Bogdanovic, njofton Evropa e Lirė.

Qeveria e Kosovės ka marrė vendim pėr masa reciprociteti tė plotė pėr produktet e Serbisė, ndėrsa pėr Bosnjė e Hercegovinėn taksė doganore prej 10 pėr qind. Dy shtetet kanė bllokuar produktet kosovare qė nga viti 2008.

Zero Cool
21-07-11, 11:35
Edita – Albinit: Ti ke banesė, unė jo


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0721111259745_m.jpg


Aksioni i djeshėm i Lėvizjes Vetėvendosje para ndėrtesės sė qeverisė, ku kryengociatorja Edita Tahiri ėshtė vlerėsuar mė notėn 10 pėr siē thanė ata kompromise me Serbinė, nuk ka kaluar pa reagimin e protagonistes sė ngjarjes.
Edita Tahiri e cila udhėheqė me delegacionin e Prishtinės nė bisedimet me Beogradin, u ėshtė kundėrpėrgjigjur kėtyre akuzave. Ajo gjatė njė prononcimi pėr “Epokėn e Re”ka thėnė se opinionin e ka tė qartė se kush ėshtė hajn e kush i korruptuar.

“Kur flitet pėr dukurinė e hajnisė desha t’i them zotėri Albin Kurtit, se opinionin e di mirė sa ka punuar pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e vendit, dhe sot ai ka banesė, ndėrsa unė si politikane qė kam punuar nė kohė tė rėnda pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės ende nuk kam. Prandaj mendoj se opinionin e ka mjaftueshėm kėtė informatė pėr tė parė se kush ėshtė kush nė drejtim tė hajnisė dhe korrupsionit”, ka thėnė Tahiri.




Vetėvendosje: Diplomohet Edita Tahiri!



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720123744596_m.jpg


Aktivistė tė lėvizjes Vetėvendosje ndėrmorėn para ndėrtesės sė Qeverisė aksionin simbolik, me ē’rast zėvendėskryeministres Edita Tahirit iu nda “diploma e Universitetit tė Hajnisė dhe kompromiseve me Serbinė”. Diplomė kjo, siē tha Vetėvendosje pėr kursin “Negociatat dhe koncesionet marramendėse me Serbinė”, pėr tė cilin kryenegociatorja ėshtė vlerėsuar me notė maksimale 10.
Aktivisti Frashėr Krasniqi, me kėtė rast tha se nuk do shumė mend pėr tė vėrejtur se si Qeveria dhe pushtetarėt e Kosovės, pėrveē qė janė tė shitur e tė korruptuar, janė edhe shumė tė paditur.

“... Megjithatė, problemi kryesor nuk po na del tė jetė padituria e tyre. Nė fund tė fundit, njeriu kur ka vullnet pėr tė fituar dije e fiton atė. Kėshtu, Qeveria e Kosovės, pėrveē qė nuk po di me zhvillu ekonominė e vendit, me shtri sovranitetin e shtetit, me rritė mirėqenien e qytetarėve, ajo as nuk po ka vullnet t’i bėjė kėto. E megjithatė, ka plot gjėra tjera pėr bėrjen e tė cilave kjo Qeveri ėshtė shumė e vullnetshme. Dhe ėshtė aq e vullnetshme sa qė ėshtė bėrė profesioniste. Ajo ka shumė vullnet ta pasurojė veten, duke e shitur Kosovėn”, tha Krasniqi.

“Ka kohė qė nė vendin tonė ėshtė themeluar njė universitet i ri: ai i Hajnisė dhe Kompromiseve me Serbinė. Atyre qė i ndjekin mėsimet nė tė u mėsohet pėr teknikat mė tė zhvilluara tė vjedhjes sė pasurisė publike, u mėsohet pėr mėnyrat mė tė sofistikuara tė keqpėrdorimit tė pushtetit... Njė kurs special dhe shumė intensiv, qė ofrohet nė kėtė universitet, i pajisė pjesėmarrėsit me shprehinė e servilitetit dhe kompromiseve tė vazhdueshme me Serbinė. Rektori i kėtij universiteti, kryeministri Hashim Thaēi, po kujdeset vazhdimisht qė t’i edukojė nė kėtė frymė studentėt qė i ka pėrreth vetes dhe t’i bėjė ata sa mė tė pėrshtatshėm pėr t’i kryer punėt e ndyta nė saje tė sė cilave ky rektor ia ruan pushtetin vetes”, u shpreh mė tej aktivisti i Vetėvendosjes.

Sipas tyre, e diplomuara mė e re nė Universitetin e Hajnisė dhe tė Kompromiseve me Serbinė ėshtė zėvendėskryeministrja Edita Tahiri. “Kjo e fundit, me rezultat maksimal – notė 10.00 – arriti ta kalojė kursin e negociatave dhe koncesioneve marramendėse me Serbinė”, tha ai.

Sipas tij, Tahiri sė bashku me kryeministrin Hashim Thaēi, treguan zell tė pashoq nė pėrmbushjen e kėrkesave tė shtetit qė pėr ēdo ditė e cenon sovranitetin dhe pavarėsinė e Kosovės.

Zero Cool
22-07-11, 14:34
Beogradi pėrgatit dy skenarė ndaj Kosovės



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0722134658759_m.jpg


Nė Beograd thuhet se me aplikimin e ndalimit tė mallrave tė Serbisė nga Kosova, Prishtina ka "rrezikuar tmerrėsisht" procesin negociator.

Siē mėson gazeta "Vecernje novosti", transmeton lajmin QIK-u, Qeveria e Serbisė po pėrgatit dy skenarė. Siē theksohet fillimisht "do t'i japė shans" Brukselit, OKB-sė dhe SHBA-sė qė tė ushtrojnė presion mbi Prishtinėn, qė tė tėrheqė vendimin pėr reciprocitetin, nė mėnyrė qė nėpėrmjet bisedimeve tė arrihet kompromisi rreth vulave doganore.

Sipas gazetės nė fjalė opsion rezervė, qė do tė aktivizohej nėse shterohen tė gjitha mundėsitė diplomatike, ėshtė qė Beogradi t'i pėrgjigjet Prishtinės me ndonjė kundėrmasė.

Kabineti i kryeministrit serb ka ngarkuar nė mbledhjen e sė enjtes Ministrinė e Ekonomisė qė tė informojė hollėsisht CEFTA-n pėr “vendimin e njėanshėm tė Prishtinės dhe qė tė kėrkojė tė ushtrojnė presion mbi”, siē thuhet, "shqiptarėt e Kosovės".

Ndėrsa, Ministria e Jashtme ėshtė ngarkuar qė tė informojė qendrat mė tė mėdha nė botė - OKB, SHBA, Rusinė, BE pėr veprimet e Prishtinės, tė cilat, siē thuhet, mund tė rrezikojnė negociatat.