PDA

View Full Version : Lobimet pėr njohjen e Kosovės


Zero Cool
28-06-11, 15:49
Lobimet pėr njohjen e Kosovės si shtet te pavarur dhe sovran.



Vėshtirė njohja nga Maroko



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0628150938673_m.jpg



Zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, nė ditė e nėntė tė vizitės sė tij nė kontinentin Afrikan, nė kuadėr tė lobimit pėr njohjen e Kosovės ka qėndruar nė Mbretėrinė e Marokos.
Gjatė kėsaj vizite, zv.Kryeministri, z. Pacolli ėshtė takuar me tė emėruarin e Mbretit tė Marokos pėr Politikė tė Jashtme nė Qeveri, Muhamed Azerwal, me Kryesinė e Parlamentit tė Marokos nė krye me Nėnkryetarin e Parlamentit, Dr. Sadudin El Uthmani dhe me zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė udhėhequr nga Shefi i Kabineitit dhe Drejtori Politik pėr Evropėn Juglindore.

Pacolli gjatė kėtyre takimeve ka informuar autoritetet e Marokos pėr situatėn aktuale politike e ekonomike nė Kosovė, me theks tė veēante pėr zhvillimet demokratike dhe sfidat qė ka kaluar vendi ynė gjatė procesit tė shtet-ndėrtimit.

Autoritetet pėrfaqėsuese tė Mbretėrisė sė Marokos gjatė takimit me Pacollin kanė theksuar vėshtirėsitė qė ka vendi i tyre pėr tė proceduar njohjen zyrtare tė shtetit tė Kosovės, veēanėrisht pėr shkak tė kontekstit politik me Saharėn Perėndimore qė ka tė bėjė me refuzimin e Marokos pėr ta pranuar shpalljen e pavarėsisė sė asaj pjese.

Lidhur me kėtė ēėshtje z. Pacolli ka ofruar argumentet e nevojshme pėr tė dėshmuar se rasti i Kosovės ėshtė krejt i veēantė dhe kėtė e dėshmon edhe opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Me ftesė tė zėvendėskryeministrit tė parė tė Kosovės, njė delegacion zyrtar nga Parlamenti dhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė Marokos do tė vizitojnė shumė shpejtė Kosovėn, ku do tė takohen edhe pėr pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė Shtetit tė Kosovės.

Oqeani
28-06-11, 16:03
Ka me u shetitur ky sikurse dallandyshet ....ato se paku gjejne vend per fole !

Zero Cool
29-06-11, 11:25
Izraeli, ende jo Kosovės


http://www.top-channel.tv/foto/lajme/lieberman-shqiperi.jpg


Ministri i Jashtėm izraelit, Avigdor Lieberman po qendron nė Tiranė nė njė vizitė tė rrallė pasi kjo ėshtė hera e parė pas 17 vjetėsh qė njė Ministėr i Jashtėm i izraelit viziton Shqipėrinė.
Marrėdhėniet mes dy vendeve u konsideruan nga tė dy shefat e diplomacisė si shumė tė mira dhe sic tha zoti Lieberman kjo ėshtė pėr shkak se Shqipėria dhe Izraeli kanė qendrime tė njėjta pėr pothuajse tė gjitha cėshtjet mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

Por pėr njė nga cėshtjet mė tė nxehta ndėrkombėtare, kėrkesėn eventuale tė Autoritetit Palestinez pėr t’u njohur si shtet i pavarur as Avigdor Lieberman, as Edmond Haxhinasto nuk e pėrmenden nė deklaratat e tyre nė Tiranė.

Sipas medias izraelite, pėrvec qėllimit pėr tė prezantuar mundėsitė e investimit tek biznesi izraelit, Ministri i Jashtėm Lieberman ka ndėrmarrė turin nėpėr Europė, pėrfshirė edhe Shqipėrinė pėr tė siguruar sa mė shumė vota kundėr kėrkesės sė palestinezėve pėr pavarėsi, kėrkesė e cila pritet tė depozitohet dhe tė hidhet nė votim nė shtator nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara.

Nuk dihet ende cfarė qendrimi do tė mbajė Shqipėria nė kėtė cėshtje tė nxehtė ndėrkombėtare, por e sigurt ėshtė se ajo votėn e saj nuk do ta kėmbejė me njė njohje tė Kosovės nga ana e Izraelit.

Shefi i diplomacise izraelite, duke uruar qė nė tė ardhmen rajoni i Lindjes sė Mesme tė bėhet po kaq paqėsor sa rajoni i Ballkanit, bėri tė qartė qendrimin e vendit tė tij pėr Kosovėn.
“Do ta njohim pasi kėtė ta bėjė Spanja, Greqia dhe Qipro”, tha Liberman.
Shqipėria, historikisht, por edhe kur Kosova shpalli pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanėshme, tha se ky ishte njė rast sui generis, pra unik, qė nuk ngjan me asnjė shtet tjeter.

Kėshtu qė, nga ky kėndveshtrim, vota e Shqipėrisė nė Asamblenė e Kombeve tė Bashkuara, mund tė mos jetė pėrcaktuese, por ėshtė shumė interesante.

Zero Cool
30-06-11, 20:38
Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė


Zhvillimet nė Palestinė dhe ēėshtja e Kosovės, janė dy gjėra diametralisht tė kundėrta, thotė ambasadori palestinez nė Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonė ka qenė pjesė e Serbisė, ndėrsa Gaza dhe Bregu Perėndimor kurrė nuk kanė qenė nė kuadėr tė Izrealit. Kėto janė territore tė okupuara ndėrsa Serbia kurrė nuk e ka okupuar Kosovėn. Paralelja do tė ishte e arsyeshme nė rast se serbėt do tė ishin okupatorė", thotė ambasadori palestinez nė njė intervistė pėr gazetėn "Danas" tė Beogradit.

http://photos-b.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/265120_202792503100812_108658209180909_539261_7933 032_a.jpg

Nė konstatimin se zyrtarėt e Serbisė vazhdimisht falenderojnė shtetet qė mbėshtesin sovranitetin serb nė Kosovė, si dhe Izraelin. Nėse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnė aleat, diplomati palestianez thotė se Izraeli nuk ka ndikim nė zhvillimet rreth pavarėsisė sė Kosovės. "Perėndimi e ka njohur Kosovėn, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nėse Izraeli ka ndikim mbi Perėndimin, pėrse nuk e ka shfrytėzuar nė kohėn e shpalljes sė pavarėsisė? Nėse dikush beson nė ndikimin e Izraelit nė lidhje me Kosovėn, ėshtė nė iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetėsisė falė vendeve arabe dhe muslimane. Arabėt kanė mbėshtetur qėndrimin e Serbisė dhe ende e mbėshtesin".

Kėshtu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetės autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezėt janė shkolluar nė Jugosllavinė socialiste e cila ka mbėshter fuqishėm palestinezėt, ai thotė se "tani edhe Serbia na mbėshtet".
Sipas tij, Serbia nė OKB ka mbėshtetur shumė rezoluta pėr Palestinėn.

Zero Cool
05-07-11, 17:48
OKI bėn thirrje pėr njohjen e Kosovės


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0705172340404_m.jpg



Organizata e Konferencės Islamike (OKI), nė sesionin e 38 tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm, tė zhvilluar nė Astana tė Kazakistanit, ka miratuar njė Rezolutė pėr situatėn nė Kosovė. OKI-ja nė pikėn e tetė tė Rezolutės, pėr herė tė parė thėrret tė gjitha shtetet anėtare tė Organizatės sė Konferencės Islamike qė tė marrin nė konsideratė njohjen e Kosovės, duke u bazuar nė tė drejtat e tyre tė lira dhe sovrane si dhe pėrputhje me praktikat e tyre kombėtare.

Po ashtu, kjo Konferencė, me Rezolutėn e aprovuar, njeh plotėsisht Opinionin Kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, i publikuar me 22 korrik 2010, nė tė cilin Gjykata ka konkluduar se Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės nuk ka shkelur as ligjet e tė drejtės ndėrkombėtare e as rezolutat relevante.

Nė kėtė sesion tė Konferencės ishte prezent edhe ekipi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės i udhėhequr nga Beqiri Ismaili, kėshilltar i jashtėm i ministrit Enver Hoxhaj dhe i Ngarkuari me Punė i Republikės sė Kosovės nė Mbretėrinė e Arabisė Saudite, Rexhep Boja.

Kjo rezolutė shėnon njė hap tė rėndėsishėm drejt njohjeve qė rezulton nga Strategjia pėr njohje e miratuar nga Qeveria e Kosovės. Nė Rezolutėn numėr 17/38, Organizata e Konferencės Islamike nėnvizon progresin e bėrė nga Kosova pėr forcimin e demokracisė dhe punėn institucionale nė tė gjitha nivelet nė shėrbim tė paqes dhe stabilitetit nė vend dhe nė tėrė rajonin.

Nė Rezolutė, OKI mirėpret anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė Bankėn Botėrore. Organizata, po ashtu, mirėpret bashkėpunimin e Kosovės me institucionet ekonomike dhe financiare tė OKI-sė, dhe thėrret komunitetin ndėrkombėtar, pėrfshirė vullnetin e mirė tė shteteve anėtare tė OKI-sė, qė tė vazhdojnė kontributin e tyre pėr mirėqenien ekonomike tė Kosovės.

Nė rezolutėn e miratuar nė kėtė sesion tė Kėshilli tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė, kėrkohet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i saj, qė nė sesionin e ardhshėm tė Kėshillit tė Ministrave tė Jashtėm tė OKI-sė tė sjellė tė njė raport pėrcjellės pėr progresin e kėsaj rezolute. Organizata e Konferencės Islamike, ėshtė organizata e dytė mė e madhe ndėr qeveritare pas Kombeve tė bashkuar me gjithsej 57 shtete anėtare nga katėr kontinente tė ndryshme.

Zero Cool
06-07-11, 19:55
Sė shpejti njohje tė reja!


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0706182455280_m.jpg


Nė kuadėr tė angazhimeve lobuese pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr shtetin e pavarur tė Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli ka takuar nė Paris, udhėheqėsit mė tė lartė shtetėror tė Beninit dhe Togos. Edhe gjatė kėtyre takimeve zėvendėskryeministri Pacolli ka prezantuar argumentet e nevojshme, pėr njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, nga kėto dy shtete tė kontinentit afrikan.

Pacolli, i ka njoftuar edhe njėherė pėrfaqėsuesit e lartė shtetėror tė Beninit dhe Togos, me opinionin pozitiv tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Takimet mė pėrfaqėsuesit e Beninit dhe Togos, ishin vazhdimėsi e takimeve qė zėvendėskryeministri i Kosovės, Pacolli kishte realizuar gjatė vizitave nė Afrikė muajin e kaluar. Atij i ėshtė konfirmuar se njohjet e reja pėr Republikėn e Kosovės, nga disa shtete afrikane, janė ēėshtje ditėsh.

Zėvendėskryeministri Pacolli, tė mėrkurėn nė mbrėmje do tė udhėtojė pėr nė Berlin, ku do tė zhvillojė edhe takime tė tjera me zyrtarė tė lartė tė shteteve afrikanė tė cilėt po qėndrojnė nė kryeqytetin e Gjermanisė.

Ndėrkohė Pacolli ėshtė ftuar qė tė marrė pjesė nė ceremoninė zyrtare tė shpalljes sė pavarėsisė sė Sudanit Jugor me 9 korrik 2011. Pas referendumit tė suksesshėm pėr pavarėsi, Sudani Jugor do tė zyrtarizojė krijimin e shtetit, ndėrsa zėvendėskryeministri i Pacolli ėshtė ftuar nga Presidenti i kėtij shteti, pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni, nė tė cilėn do tė jenė prezent njė numėr i madh udhėheqėsish tė shteteve tė ndryshme tė botės.

Zero Cool
11-07-11, 10:24
Njohje tė reja nė javėt nė vijim


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0710123823639_m.jpg


Ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, ėshtė optimist se pas pavarėsisė sė Sudanit Jugor, mund tė ketė lėvizje pėr tė mirė edhe pėr Kosovėn, e cila mė shumė se tri vjet pas pavarėsisė nuk arriti tė marrė mė shumė sesa 76 njohje nga shtete tė ndryshme.

Edhe pse ėshtė njohur nga shtetet mė tė fuqishme nė botė, problemi i cili po e pengon Kosovėn kah ecja drejt integrimeve euro-atlantike, ėshtė mosnjohja nga pesė vendet anėtare tė BE-sė.

Nė javėt e fundit, Hoxhaj ka zhvilluar vizita tė ndryshme nė shtetet evropiane, ndėrsa thotė se njohja nga kėto pesė shtete ėshtė futur nė kuadėr tė strategjisė pėr lobim.

“Njohja nga pesė shtetet evropiane tė cilat deri me tash, kryesisht pėr arsye tė brendshme dhe jo pėr arsye tė politikės sė jashtme, kanė hezituar ta njohin Republikėn e Kosovės, po ashtu ėshtė pjesė e strategjisė. Deri mė tash, ne kemi pasur kontakte tė ndryshme me kėto vende, po ashtu ne do tė bėjmė pėrpjekje maksimale qė pėrmes kontakteve direkte apo edhe indirekte tė ushtrojmė autoritet mbi kėto vende, qė nė njė moment tė caktuar tė marrin vendim pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės”, ka thėnė Hoxhaj, ndėrsa citon Radio Evropa e Lirė.

Nė anėn tjetėr, Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, kritikon strategjinė lobuese tė Kosovės. Sipas tij, mungesa e njė koordinimi tė duhur, si dhe bisedimet me Serbinė, kanė shkaktuar ngecje nė njohjet e reja. Ai pohon se edhe imazhi negativ i krijuar pėr disa muaj me radhė pėr Kosovėn, i nxitur nga manipulimet nė zgjedhje si dhe akuza pėr trafikim organesh, ka ndikuar nė ngecje nė procesin e njohjes.

Ndėrkaq, ministri i Jashtėm i Kosovės shprehet se nga vizitat e zhvilluara nė shtetet e ndryshme kohėve tė fundit, ai ka marrė premtime pėr njohje tė reja.

“Unė jam mė se i sigurt qė nė javėt nė vijim mund tė ketė shtete, tė cilat do t’i bėjnė publike njohjet pėr Kosovėn dhe gjatė muajve tė fundin ne kemi punuar intensivisht qė tė kemi njohje tė reja, nė mėnyrė qė tė mbyllet procesi i plotė i njohjes sė Kosovės”, ka deklaruar Hoxhaj.

Zero Cool
20-07-11, 11:27
Priten njohje tė reja


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0720105817339_m.jpg


Kuvajti mund tė bėhet shteti i parė islamik qė do ta njohė shtetin e pavarur tė Kosovės qė pas miratimit rezolutės sė Organizatės sė Konferencės Islamike (OKI), ku u bėhet thirrje tė gjitha shteteve tė kėsaj organizate pėr njohjen e Kosovės.

Kėshtu ka thėnė nė njė intervistė dhėnė gazetės “Zėri” i ngarkuari me punė i Republikės sė Kosovės nė Arabinė Saudite, Rexhep Boja.

Ai ka thėnė se Kosova nuk duhet tė presė njohje masive nga vendet islamike, pavarėsisht miratimit tė kėsaj rezolute. Njeriu i cili ka dhėnė njė kontribut shumė tė madh nė miratimin e kėsaj rezolute, shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, ka thėnė se kalimi i saj ėshtė edhe si rezultat dhe meritė e Republikės sė Shqipėrisė.

Zero Cool
27-07-11, 17:45
Kosova ta njohe veten para se te kerkoje me shume njohje


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=kosova_be_353126866.jpg&size=article_medium


Nga Brukseli, Agustin Palokaj

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“.

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“. Nuk ka qene ndonje veshtiresi te kuptohet se nisja e dialogut do te parandaloje nje varg njohjesh. Kete zyrtare te BE-se madje e kishin paralajmeruar ne nje menyre indirekte, duke shprehur kenaqesi per ndasite qe ekzistojne brenda Bashkimit Evropian rreth pavaresise se Kosoves. "Eshte shume mire qe kemi shumicen e vendeve, te cilat e kane njohur Kosoven, por kemi edhe te tilla qe nuk e kane njohur. Kjo na ben qe ne si BE te jemi edhe ndermjetesit me te mire te mundshem ne dialog“, pati thene nje zyrtar shume i larte i Bashkimit Evropian. Madje nga burimet diplomatike eshte mesuar se Serbise nga ana e BE-se i eshte premtuar se gjate dialogut nga ajo nuk do te kerkohet asgje qe do te vere ne pikepyetje qendrimin ndaj statusit te Kosoves. Njelloj eshte bere edhe me shtetet e BE-se, te cilat jane kunder pavaresise se Kosoves. Madje ketyre te fundit, ne vend te kritikave qe me mosnjohjen e Kosoves po e veshtiresojne politiken e jashtme te perbashket te BE-se, ketyre shteteve u jane shprehur levdata se me mosnjohje kane dhene kontribut te madh pozitiv ne politiken e Bashkimit Evropian ne rajonin e Ballkanit. Me kete mendohet se BE-ja eshte „mire me Beogradin e mire edhe me Prishtinen“ duke qene "neutrale ndaj statusit“. Por „neutrale ndaj statusit“ ne praktike do te thote kundershtare e statusit. Si rezultat kjo do te thote se BE-ja nuk mund ta trajtoje Kosoven si shtet. Kete ose nuk e kuptojne pjesetaret e Qeverise se Kosoves nga naiviteti dhe injoranca e tyre ose manipulojne opinionin me kinse dobi nga dialogu. Ndoshta dialogu ne fundit do te ndihmoje ne njohje, por vetem nese si rezultat i dialogut Serbia e njeh pavaresine e Kosoves. Keshtu, se paku ne kete pike, Kosova ka pranuar ta lidhe fatin e saj perseri me Beogradin dhe t’i jape Beogradit po vetem celesat e dyerve te integrimit te Kosoves ne BE, por edhe te procesit te njohjeve te reja.

Njerit prej hic me pak se 6 zevendeskryeministrave te Kosoves, ndonese te parit ne mesin e tyre, Behxhet Pacollit, i eshte dashur te shkoje ne Afrike per ta kuptuar se dialogu Edita Tahiri-Borko Stefanoviq, i ndermjetesuar nga Robert Cooper, pengon njohjet e Kosoves. Se ketu Pacolli e thote te verteten deshmojne shume diplomate te shteteve qe nuk jane kunder Kosoves, por ende hezitojne ta njohin. Shume prej tyre i kane thene kesaj gazete se nga Beogradi vjen nje „lutje e arsyeshme“ qe te mos kete ndonje hap te njohjes derisa zgjat dialogu, sepse kjo do te mund te ndikoje negativisht ne dialog“. Rasti konkret ishte paralajmerimi, ndonese duhej te merrej me rezerva, sepse vinte nga Ministria e Jashtme e Shqiperise, se Egjipti do ta njohe Kosoven. Ne ate lajm, sapo pame se „Egjipti do te konsultohej me BE-ne“ e kishim te qarte se njohje te shpejte nuk do te kete, sepse BE-ja askujt nuk i thote, dhe nuk mund t’i thote, qe ta njohin Kosoven, kur vete nuk e trajton si shtet dhe ka dialogun dhe dhenien e statusit te kandidatit Serbise si prioritet. Dialogu ka penguar edhe procese tjera sic jane veprimet me te rrepta te EULEX-it ne veri dhe avancimi i disa planeve te BE-se me Kosoven per te pritur se si Kosova do te sillet ne dialog. Por ketu po ndalemi vetem te njohja.

Dialogu dhe vendosja e tij si prioritet jo vetem kryesor, por i vetem per Kosoven i BE-se, ishte po ashtu edhe shkaktari kryesor pse u humb rasti ideal qe te shfrytezohej mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Ne vend qe te kerkohej menjehere dhe me ze qe te gjitha vendet e BE-se dhe te tjerat ta njohin tash Kosoven, duke ua perkujtuar se arsyet qe permendnin me heret se kjo nuk eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare me nuk vlejne, dhe ne vend qe te kerkohej edhe, pse jo, nga vete Serbia qe ta njohe Kosoven, sepse GJND-ja pikerisht ne pyetjen e Serbise e dha pergjigjen qe dha, i tere debati u drejtua nga dialogu. Se pari Serbia e beri kete duke propozuar Rezolute ne OKB dhe duke kerkuar te mos kete njohje derisa te vendoset per Rezoluten. Pastaj BE-ja hyri ne dialog me Serbine per ta ndryshuar kete Rezolute dhe se fundi Rezoluta ftoi per dialog dhe teme u be dialogu. Njohjet u harruan dhe rasti i madhe shkoi dhe nuk do te kthehet me, se paku jo derisa e derguara e posacme e kryeministrit Thaci per dialog me Serbine, Edita Tahiri, te mos e bind Beogradin qe ta njohe pavaresine e Kosoves, apo t’u jape leje shteteve tjera qe ta bejne nje gje te tille. Pra ritmi i njohjeve pas GJND-se u ngadalesua ne vend qe te pershpejtohej.

Arsyeja tjeter per mungesen e njohjeve jane manipulimet ne zgjedhje dhe imazhi i keqesuar i lidereve te Kosoves. Kjo pengon njohjen jo per shkak se shtetet te cilat duhet te njohin Kosoven cajne shume koken per demokraci dhe sundim ligji, por per shkak se kjo ka ndikuar te miqte e Kosoves, shtetet demokratike perendimore, qe te humbin motivin per t’i ndihmuar Kosoves ne keto rrethana. Sot, pranojne shume diplomate te ketyre shteteve, nuk eshte shume e lehte te angazhohesh ne favor te Kosoves. Dhe fjalet qe vijne nga ambasadoret e disa vendeve ne Kosove, apo deklaratat pas ndonje takimi me perfaqesues te Kosoves per angazhim per njohje, nuk pasohen me vepra as nga vendet kryesore qe e kane njohur Kosoven. Ne BE per shembull Britania e Madhe ka mbetur pothuajse e vetmuar ne kerkesat qe te trajtohet Kosova me shume si shtet. Por edhe britaniket thone se „ketu mbrojme qendrimin tone e per ne Kosova eshte shtet“, ndersa zyrtare te BE-se thone se Kosova edhe vete dergon sinjale kontradiktore, perfshire edhe te tilla se mund te pranoje zgjidhje edhe ne kuader te Rezolutes 1244. „Kosova duhet ta njohe mire veten se pari e pastaj te kerkoje me shume njohje“, thoshte me ironi nje diplomat evropian.

Problem serioz me Kosoven eshte edhe politika e saj e jashtme, ose thene me mire degradimi total i Ministrise se Jashtme. Kjo ka bere qe te mos kete fare politike te koordinuar te jashtme dhe nuk mund te kete ne rrethana te tilla kur jane se paku gjashte „ministri paralele te jashtme“. Vlora Citaku merret me BE-ne, Edita Tahiri me Serbine, Behxhet Pacolli me Afriken, Hashim Thaci me Turqine, rol tash ka edhe presidentja Jahjaga, cfare i mbetet atehere ministrit te jashtem te beje. Dhe BE-ja eshte e kenaqur te takoje shume ministra te tjere dhe zevendeskryeministra vetem e vetem qe te kete sa me pake kontakte me Ministrine e Jashtme te Kosoves. Kjo sepse Ministria e Jashtme eshte ajo qe simbolizon shtetesine e Kosoves. Vetem shtetet kane ministri te jashtme, ndersa qeveri, zevendeskryeministra, ministri integrimesh, te bujqesise, ekologjise kane edhe rajonet qe nuk jane shtet.

Degradimi i Ministrise se Jashtme eshte bere per te krijuar vende pune per argatet partiake te partnereve te koalicionit. Kjo ka bere qe me Kosoven sot te tallen edhe ata qe mundohen ta ndihmojne, duke thene me ironi se „Hashim Thaci eshte njeriu me i pasur ne Evrope me zevendes“. Ne vend qe te zvogelohet numri i resoreve te qeverise, ato jane shtuar dukshem, me cka jane shtuar edhe shpenzimet, por jo edhe puna. Eshte krijuar me shume konfuzion se kush eshte pergjegjes per cka ne Kosove. E tash kur mbaroi procesi i punesimit te argateve ne postet ministrore dhe zevendesministrore ne Prishtine do te pasoje edhe punesimi i atyre qe kane mbetur neper ambasada. Dhe keshtu politika e jashtme e Kosoves, ne kohen kur ende nuk eshte krijuar si duhet, do te degradohet edhe me shume. Keshtu eshte kur lideret kosovare nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre, kur krijohen ministri fiktive per te vendosur nje person ne ndonje post, kur ndarja e bizneseve eshte me e rendesishme sesa puna per vendosjen e sundimit te ligjit dhe funksionimit te shtetit, atehere eshte e pakuptimte te pritet qe te tjeret ta marrin seriozisht Kosoven kur lideret e saj nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre. Ambasadoret e huaj shkojne e vijne, ata te sotem vazhdojne karrieren diku tjeter dhe te tjeret vijne, Kosova mbetet te vuaje ne te ardhmen pasojat e mosfunksionimit te sotem te shtetit.

Zero Cool
29-07-11, 15:01
Liga Islame thėrret pėr njohje tė Kosovės


Nėn pėrkujdesjen e Mbretit tė Arabisė Saudite (nė datat 23-25 korrik 2011) u organizua njė konference e Ligės Islame, e cila bėri thirrje pėr njohjen e Kosovės, duke iu referuar Rezolutės sė Organizatės sė Konferencės Islamike pėr Kosovėn.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0729153358162_m.jpg


Nė kėtė konferencė ishin tė ftuar mbi 500 personalitete fetare, si ministra tė fesė, myftinjtė dhe kryetarėt e bashkėsive islame nga vendet anėtare tė OKI-t dhe pakicat islame kudo qė janė nė botė.

Ministria e Punėve tė Jashtme njofton se konferencė mori pjesė edhe Rexhep Boja, i ngarkuar me punė nė Ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Riad tė Arabisė Saudite.

Kjo konferencė u tha se u shfrytėzua pėr kontakte me personalitete tė shteteve tė ndryshme qė e nuk e kanė njohur apo dhe prej tyre qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, duke lobuar pėr njohje tė reja dhe duke ua pėrcjellė atyre kėrkesėn pėr njohje, sidomos pas rezolutės sė OKI-it nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės.

I ngarkuari Boja me kėtė rast takoi shume delegacione nga shtetet islamike tė Afrikės, Lindjes se Mesme dhe Azisė Juglindore, me tė cilėt u bisedua pėr njohjen e shtetit tė Kosovės.

Zero Cool
01-09-11, 17:22
Rumania ‘nuk e ka ndėrmend’ ta njohė Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0901174345244_m.jpg


Rumania nuk do tė pranojė pavarėsinė e Kosovės derisa Qeveria e Serbisė dhe autoritetet nė Prishtinė nuk i zgjidhin tė gjitha ēėshtjet e pazgjidhura, ka thėnė presidenti rumun, Traian Basescu.
“Ne jemi njė shtet qė nuk e njeh Kosovėn. Qėndrimi ynė pėr kėtė ēėshtje mbetet i pandryshuar dhe ėshtė i bazuar nė tė njėjtėn logjikė si nė rastin e Lindjes sė Mesme”, tha Basescu nė takimin vjetor tė diplomatėve rumunė, raporton Radio Evropa e Lirė.

I njėjti bėri tė ditur se Rumania synon tė zvogėlojė praninė e saj ushtarake nė veri tė Kosovės, sepse, siē tha ai, “Bukureshti nuk e ka ndėrmend tė mbėshtesė njė konflikt qė zgjat”.

Sipas tij, pjesėmarrja e Rumanisė nė EULEX “nuk duhet tė nėnkuptohet si mbėshtetje pėr ndėrtimin e institucioneve tė Kosovės, por si mėnyrė pėr t'iu ofruar siguri qytetarėve nė rajonin e Mitrovicės”.

Zero Cool
04-09-11, 22:51
Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0904210315502_m.jpg


Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.

Zero Cool
05-09-11, 11:43
Pacolli premton tri njohje gjatė javės


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0905100239717_m.jpg


Zėvendėskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka premtuar se kėtė javė Kosovėn do ta njohin edhe tri shtete afrikane.
Nė njė prononcim pėr RTK, ai ka paralajmėruar se gjatė kėsaj jave do tė kthehet nė Afrikė dhe atje do tė sigurojė tri njohje. Ai u shpreh i pakėnaqur qė me presidentin e Hondurasit nuk janė takuar zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės.

“Nė javėn e ardhshme do tė udhėtojė nė Afrikė, ku do tė pėrfundojė punėn e nisur nė tri shtete dhe jam i bindur se javėn e ardhshme do ta njohin Kosovės”, ka thėnė Pacolli.

Ndryshe, tė dielėn, ai ka qėndruar nė Tiranė, nė pėrcjellje tė vizitės sė Presidentit tė Hondurasit nė Shqipėri.

“Presidenti i Hondurasit premton dhe ėshtė shumė i sigurt se ne shumė shpejt do tė kemi njohje edhe nga shtete tė Amerikės Qendrore”.

Ai e ka falėnderuar autoritetet shqiptare pėr pritjen qė i kanė bėrė Presidentit tė Hondurasit, derisa ka shprehur pakėnaqėsi qė nė Prishtinė disa zyrtarė tė lartė nuk janė takuar me Presidentin Lobo Sosa.

“Vizita e Presidentit tė Hondurasit nė Kosovė ishte edhe njė mėsim. Ata qė e pritėn i falėnderojė shumė, ata qė munguan nė disa momente do tė jetė njė mėsim pėr herėn tjetėr”, citohet tė ketė thėnė Pacolli.

Makresh
06-09-11, 09:04
Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0904210315502_m.jpg


Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.

Vatikani po luan si maca me miun me Kosovėn !


Replika ndaj lajmit qe keni raportuar :

Vatikani: Nuk e njohim Kosovėn



06 shtator 2011


Vatikani mohon menjėherė mundėsinė e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

“Nuk ka asnjė ndryshim tė pozicionit tė Selisė sė Shenjtė ndaj Kosovės”, ka thėnė drejtori i zyrės sė informacionit Ati Federico Lombardi nė njė deklaratė shtypi pėr Tanjug.

Ishte Julius Janis apostul pėr Kosovė e Slloveni qė tha nė Prishtinė se do tė kthehej shumė shpejt me lajme tė mira. Janus qėndroi nė Kosovė pėr tė shėnuar ditėlindjen e Nėnės Tereze. (indeksonline)

uck_aksh
06-09-11, 09:30
Janosz: Vatikani pritet ta njohė sė shpejti Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0904210315502_m.jpg


Selia e Shenjtė pritet qė sė shpejti tė pranojė pavarėsinė e Kosovės, ka thėnė Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit pėr Kosovė.
Pas meshės sė shenjtė tė mbajtur tė dielėn nė Prizren, Janosz ka thėnė pėr media se vetė prania e delegacionit tė Vatikanit nė Kosovė ėshtė dėshmi pėr kėtė.

“Fakti qė nuk jemi tė varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit tė Shqipėrisė, por e kemi njė delegat apostolik e ka njė domethėnie qė duhet tė lexohet nė kėtė kuptim”, ėshtė shprehur Janosz.

shum esht mesim i mir per shqiptaret se vatikani nuk po na nje edhe shtetet islamike qe nuk po na njohin ne duhet qe ti bojkotojm te gjitha qe te mos jemi as krishter e as musliman nese ata nuk na duan edhe ne duhet qe mos ti duam te refuzojm fen e tyre te rrim qysh kem qen gjithmon ATEIST

Makresh
06-09-11, 09:42
shum esht mesim i mir per shqiptaret se vatikani nuk po na nje edhe shtetet islamike qe nuk po na njohin ne duhet qe ti bojkotojm te gjitha qe te mos jemi as krishter e as musliman nese ata nuk na duan edhe ne duhet qe mos ti duam te refuzojm fen e tyre te rrim qysh kem qen gjithmon ATEIST


feja so e arabve mare !? Ku po i lexon ti te drejtat e autorit t'fes ? :biggrin:

Pse nuk beson ti ne fe uēk ? Ku i ke provat qe s'ka Zot ?

uck_aksh
06-09-11, 10:51
feja so e arabve mare !? Ku po i lexon ti te drejtat e autorit t'fes ? :biggrin:

Pse nuk beson ti ne fe uēk ? Ku i ke provat qe s'ka Zot ?

per ta kryr nje nga shtyllat kryesore HAXH duhet te shkosh ne shqipri ne kosov apo ku duhet te shkohet
edhe ketu e kupton se nga na ka ardh feja

Makresh
06-09-11, 13:13
per ta kryr nje nga shtyllat kryesore HAXH duhet te shkosh ne shqipri ne kosov apo ku duhet te shkohet
edhe ketu e kupton se nga na ka ardh feja

Iliret, ktynehere kan jetue n'Split, n'Dallmaci, n'deti ! Pse mos t'shkojm edhe aqe mu rrezit n'haxh ?

Zero Cool
07-09-11, 08:23
Afrika ime


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0907085124876_m.jpg



Zėvendėskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli shkon nė Afrikė pėr herė tė katėrt i bindur se do tė sigurojė njohje pėr Kosovėn. Do tė takojė edhe presidentin e Afrikės sė Jugut.


Nė njė intervistė pėr gazetėn Express, ai po ka folur edhe rreth disa ēėshtjeve tjera. Duke folur rreth riformatimit tė Qeverisė, ai ka thėnė se bėhet sė shpejti dhe se pret njė ministri tė re pėr koalicionin Kosova e Re.

Pacolli tha se ende nuk ka vendosur nėse do tė kandidojė pėr president tė Kosovės, por beson se zgjedhjet nuk do tė shtyhen.

Zėvendėskryeministri duke folur rreth vizitės sė presidentit tė Hondurasit nė Kosovė e Shqipėri tha “Sė pari falėnderoj institucionet e Kosovės dhe ēdokėnd kėtu qė ka punuar qė kjo vizitė tė kalojė nė mėnyrė dinjitoze. Edhe pse me pengesa, kjo vizitė ka shkuar mirė dhe shpresoj se Presidenti tė jetė ndarė i kėnaqur. Kuptohet qė ka mundur tė pritet mė mirė, por mirė qė u krye”.

Pacolli foli edhe rreth pritjes mė tė organizuar qė i ėshtė bėrė presidentit tė Hondurasit nė Shqipėri. “Po, ėshtė e vėrtetė dhe pėr kėtė unė i falėnderoj pėrfaqėsuesit e institucioneve mė tė larta tė Shqipėrisė duke filluar nga Presidenti i shtetit, Bamir Topi. Ju e dini se Shqipėria vjen nga njė traditė e madhe dhe protokolli shtetėror i saj ėshtė i jashtėzakonshėm. Por pėrveē kėsaj, mė lejoni qė t’ju pėrmend detaje tė vogla. Shqipėria kishte nė rrugėt kryesore tė kryeqytetit flamuj tė mėdhenj tė Hondurasit, duke i dhėnė karakter shtetėror vizitės. Unė isha nė krah tė Kryeministrit Berisha dhe Kryetares sė Parlamentit, Jozefina Topalli nė pritjen qė ata i rezervuan Presidentit tė Hondurasit”, tha ai.

Sipas tij, kryetarja e Parlamentit tė Shqipėrisė, Jozefina Topalli nga kati i tretė, ku e ka zyrėn, ka zbritur poshtė dhe e ka pritur dhe njėjtė po ashtu e ka pėrcjellė mysafirin tonė.

“Kryeministri Sali Berisha, i cili dha drekė pėr mysafirin ishte aq i pėrgatitur pėr takimin me Presidentin e Hondurasit saqė nė takim dėshmoi se kishte lexuar shumė gjėra pėr historinė, kulturėn dhe ekonominė e Hondurasit....Presidenti i Hondurasit edhe nė Shqipėri rikonfirmoi mbėshtetjen e tij dhe angazhimin pėr tė lobuar pėr Kosovėn. Mos tė harroj tė pėrmendi faktin se ai na ka ndihmuar shumė pėr njohjet nga Caricomi”, tha Pacolli.

Ndėrkaq, duke iu pėrgjigjur pyetjes rreth vonesave pėr njohje nga disa vende qė ai kishte thėnė se do tė vijnė shumė shpejt, Pacolli u shpreh se njohjet nuk janė njė gjė e cila varet nga vullneti i tij ose prej dėshirės sė kosovarėve.

Ai vlerėsoi se njohjet janė njė proces jashtėzakonisht i vėshtirė dhe ēdo vendim i ēdo shteti pėr ta njohur Kosovėn sigurisht nuk kalon pa ndonjė hallakamė brenda atij shteti.
“Pėr arsye se prishet njė qetėsi, e cila ėshtė tani tek ai shtet; pėr arsye se dikush sigurisht do tė intervenojė, do tė thotė se do t’i prishim marrėdhėniet me Serbinė, pėr shembull. Kėtu, e dini se nuk ėshtė vetėm dikush i vogėl, por kjo shkon deri te Rusia. Kėrcėnimet pra ekzistojnė. Lobi serb ėshtė shumė i madh nė shtetet afrikane dhe duhet gjithmonė tė gjinden rrugė qė prishja e kėsaj qetėsie tė jetė me efekte sa mė tė vogla negative pėr atė shtet qė na njeh. Prandaj, njohjet qė kanė ardhur janė pasuar me kėrcėnime nga Beogradi pėr ato shtete qė na kanė njohur. Kėto shtete do ta kenė vėshtirė tani tė jenė prezentė nė Beograd nė aktivitetin pėr 50-vjetorin e organizatės sė vendeve tė painkuadruara dhe unė nuk di si do tė veprojė nikoqiri.... Pėr kėtė ju them edhe njė herė se njohjet tė cilat unė i kam pėrmendur edhe me emra, do tė vijnė shumė shpejt. Unė kėrkoj mirėkuptimin nė kėtė ēėshtje edhe nga mediat kėtu, por edhe nga shoqėria civile, sepse njohjet nuk kanė qėllim vetėm shkrimin e njė letre, ato janė proces”.

Zero Cool
07-09-11, 09:36
Irani nuk e njeh Kosovėn, aleanca me serbėt


http://www.indeksonline.net/repository/images/lajme/irani.jpg



Irani kurrė nuk do njoh pavarėsinė e Kosovės, edhe pse kėtė e kėrkojnė disa nga anėtaret e Organizatės Islamike. Kjo u theksua mbrėmė nga ndihmės ministri i punėve tė jashtme tė Iranit, Muhamed Mehdi Akondzadeh, nė njė darkė tė organizuar me gazetarėt serb nė rezidencėn e ambasadės iraniane nė Beograd.

“Irani nuk e njeh Kosovėn. Kam krijuar pėrshtypjen se populli serb ėshtė i fuqishėm dhe i ndershėm. Kam parė ndėrtesat e rrėnuara nga bombardimet e NATO-s dhe kam pėrshtypjen se edhe kėto aksione nuk kanė arritur qė tė shkatėrrojnė identitetin e popullit tuaj”, theksoi Akondzadeh.

Zyrtari i jashtėm iranian po merrė pjesė nė Konferencėn e vendeve tė painkuadruara qė po mbahet nė Beograd. Ai ka paralajmėruar se Irani do tė forcojė marrėdhėniet me Serbinė me projekte konkrete nė tė ardhmen nė Ballkan.

Zero Cool
07-09-11, 11:44
Greqia nuk ka presion pėr ta njohur Kosovėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0907105637946_m.jpg



Ndonėse Greqia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, kjo nuk e pengon qė “energjikisht tė synojė pėr afrimin e tė dyja palėve dhe tė mbėshtesė dialogun ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės”, ka thėnė shefi i diplomacisė greke Stavros Lambrinidis, i cili tė enjten viziton Kosovėn.


I pyetur nėse po shtohen presionet mbi Greqinė qė tė njohė pavarėsinė e Kosovės, ministri i jashtėm grek tha se “kurrfarė presioni nuk po ushtrohet, as qė ai mund tė ketė ndonjė efekt, sepse Greqia gjithmonė ndjek politikėn e parimeve dhe kėsaj i mbetet besnik”.

“Kjo ėshtė politikė e forcimit tė paqes, sigurisė dhe mirėqenies nė rajon. Marrėdhėniet e mira fqinjėsore dhe bashkėpunimi rajonal janė nė mesin e prioriteteve themelore”, ėshtė shprehur shefi i diplomacisė greke nė njė intervistė pėr gazetėn e Beogradit “Veēernje novosti”, transmeton Qik.

Duke komentuar zhvillimet nė veri tė Kosovės, Lambrinidis tha se veprimet e njėanshme rrezikojnė sigurinė nė rajon, ndėrsa pėr tensionet nga fundi i korrikut nė Kosovė tha se “shkaktojnė shqetėsim”.

Sipas tij, dialogu ėshtė korniza e vetme pėr zgjidhjen e tė gjitha mosmarrėveshjeve qė ekzistojnė, ndėrsa BE ka dėshmuar se mund tė t’i kontribuojė kėsaj. Ai shprehu kėnaqėsinė qė bisedimet e javės sė kaluar nė Bruksel rezultuan me uljen e tensioneve.

Zero Cool
09-09-11, 10:34
Vatikani po luan si maca me miun me Kosovėn !


Replika ndaj lajmit qe keni raportuar :

Vatikani: Nuk e njohim Kosovėn



06 shtator 2011


Vatikani mohon menjėherė mundėsinė e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

“Nuk ka asnjė ndryshim tė pozicionit tė Selisė sė Shenjtė ndaj Kosovės”, ka thėnė drejtori i zyrės sė informacionit Ati Federico Lombardi nė njė deklaratė shtypi pėr Tanjug.

Ishte Julius Janis apostul pėr Kosovė e Slloveni qė tha nė Prishtinė se do tė kthehej shumė shpejt me lajme tė mira. Janus qėndroi nė Kosovė pėr tė shėnuar ditėlindjen e Nėnės Tereze. (indeksonline)




Vatikani “de facto” e ka njohur pavarėsinė e Kosovės


Fakti se Kosova ėshtė vend me shumicė myslimane dhe se nė Kushtetutėn e kėtij vendi nuk ndalohen nė mėnyrė eksplicite aborti dhe martesa e homoseksualėve, nuk duhet tė shihet si arsye pse Vatikani nuk e njeh ende formalisht pavarėsinė e Kosovės.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0909094204483_m.jpg


Por Vatikani tashmė ka njohur “de facto” pavarėsinė e Kosovės. Kėshtu e ka bindur pėrfaqėsuesin e Ambasadės amerikane nė Vatikan nė prill tė vitit 2008, vetėm dy javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovė, Monsignior Miguel Maury, person kontakti i Selisė sė Shenjtė pėr Ballkanin.

Nė depeshen qė gjendet nė faqet e Wikileaksit, zyrtari amerikan shkruan se pėrfaqėsuesi i Vatikanit ka shprehur “dėshpėrim pėr gjuhėn specifike nė Kushtetutė, tė cilėn e sheh si hapje e mundėsisė-qoftė edhe nėse shihet si shumė e pamundur nė Kosovėn e sotme- tė martesave tė gjinisė sė njėjtė dhe pėrpjekje pėr tė lejuar abortin, shkruan Koha Ditore. Kjo gjuhė, sipas Vatikanit, “ėshtė imponuar nga konsultuesit ndėrkombėtarė pa i marrė parasysh qėndrimet e ndryshme tė vetė kosovarėve”.

Nė kėtė takim thuhet se Maury ka zvogėluar rėndėsinė e hezitimit tė Vatikanit pėr tė njohur formalisht pavarėsinė e Kosovės duke nėnvizuar atė qė e ka quajtur si “de facto njohje” tė Republikės sė re, duke shprehur dėshirėn qė shteti i ri tė ketė sukses nė procesin paqėsor tė ndėrtimit tė shtetit.

Si dėshmi tė kėsaj “njohjeje de facto”, pėrfaqėsuesi i Vatikanit ka pėrmendur pranimin qė Papa i ka bėrė mė 2 shkurt presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, dhe mirėpritjen qė ia ka bėrė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės pėrfaqėsuesit tė Kishės Katolike nė Kosovė.

Zero Cool
12-09-11, 15:28
05 shtator 2011 15:10 Nė 14- vjetorin e vdekjes sė humanistes sė madhe shqiptare Nėna Terezė, sot nė Prishtinė ėshtė mbajtur meshė nė Katedrale, me ē’rast pėrfaqėsuesi special pėr vendin tonė nga Vatikani pėrveē fjalėve pėr figurėn e nobelistes, solli edhe pėrkrahjen nė ēdo aspekt pėr shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.


http://video.kosovapress.com/beta/?cid=1,7,28085#video

Zero Cool
12-09-11, 15:32
Kajro shumė shpejt do ta njohė shtetin e Kosovės


http://www.kosovapress.com/ks/repository/images/hoxhaj_nabil_thmb1.JPG


Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, nė ditėn e parė tė vizitės nė Egjipt, ka marrė premtime nga liderėt politikė dhe shpirtėrorė se Kajro shumė shpejt do ta njohė shtetin sovran dhe tė pavarur tė Kosovės.

Zero Cool
13-09-11, 19:53
Pacolli: Sinjale pozitive edhe nga Tanzania!


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0913204246507_m.jpg


Nė kuadėr tė turneut lobues pėr shtimin e njohjeve tė reja pėr Republikėn e Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Tanzanisė.
Nė qytetin e Dar es Salaam, zėvendėskryeministri Pacolli ėshtė pritur me nderimet mė tė larta shtetėrore, dhe ėshtė takuar me presidentin e Tanzanisė, Jakaya Kikwete, dhe ministrin e punėve tė jashtme tė kėtij shteti, Bernard Membe.

Gjatė kėtij takimi ėshtė diskutuar gjatė pėr rrethanat aktuale politike nė Kosovė dhe pėr mundėsinė e njohjes sė shpejtė tė Republikės sė Kosovės nga Tanzania. “Sinjalet janė pozitive edhe nga Tanzania. Ata e kanė akceptuar drejt argumentimin tonė pėr kėrkesėn e njohjes sė Republikės sė Kosovės”, ka thėnė zv/kryeministri Pacolli, njofton zyra e tij.

Pacolli po ashtu, gjatė kėtij turneu lobues nė vendet e Afrikės Jugore, ka diskutuar edhe pėr mundėsinė e njohjes nė bllok tė Republikės sė Kosovės nga SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve tė Afrikės Jugore), nė tė cilėn bėjnė pjesė 14 shtete. Nga kjo organizatė, Kosovėn e kanė njohur vetėm shteti i Malawit dhe Swaziland, ndėrsa pas vizitave tė zėvendėskryeministrit Pacolli, “priten shumė shpejt lajme tė mira edhe nė kėtė drejtim”.

Zero Cool
14-09-11, 13:52
Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj njė ēėshtjeje private


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0914144750674_m.jpg


14:47 / 14.09.2011
Qeveria e Kosovės, me konfuzionin total qė ka krijuar nė fushėn e politikės sė jashtme, me pėrplasje kompetencash dhe interesash brenda vetė asaj, po e dėmton seriozisht imazhin e Kosovės dhe procesin jetik tė njohjeve, vlerėson Lidhja Demokratike e Kosovės.
Referuar kėsaj partie, Kosova nuk e ka njė adresė tė politikės sė jashtme, meqė nė atė fushė ndėrhyjnė pandėrprerė kryeministri, njė zėvendėskryeministėr, ministri i Jashtėm, ministrja e Integrimeve, pa harruar kompetencat qė ka presidentja nė kėtė plan.

“Nė procesin e lobimit pėr shtimin e njohjeve, nė sjelljen e Qeverisė ėshtė manifestuar joseriozitet i dukshėm. Ministria e Jashtme flet pėr njė Strategji, qė nuk e reflektojnė veprimet e ministrit, ndėrsa zėvendėskryeministri i parė, z. Pacolli, e pranon se nuk e di nėse Strategjia ekziston”, vlerėson LDK.

Nė anėn tjetėr, kjo parti thotė se sjellja ndaj procesit tė njohjes sė Kosovės, si ndaj njė ēėshtjeje private dhe nė terma privatė, gjithė procesin e ka shndėrruar nė njė garė tė pakuptimtė, nė tė cilėn secili do tė marrė meritat qė nuk i takojnė.

Sipas tyre, nė rrėmujėn qė ka krijuar koalicioni qeverisės, zyrtarėt mė tė lartė tė Qeverisė nuk arrijnė as tė dallojnė se ēfarė janė premtimet e ēfarė njohjet, madje nuk arrijnė qė, sė paku publikisht, tė mos sillen si njerėz qė punojnė pėr interesa private.

“Vetėm gjatė javės sė fundit, pėr shkak tė mungesės sė koordinimit dhe pėr shkak tė pėrplasjeve tė brendshme, Qeveria nuk ka arritur tė sqarojė as se kush e ka njohur Kosovėn e kush jo. Lidhja Demokratike e Kosovės vlerėson se joserioziteti i thellė dhe konfuzioni qė ka krijuar Qeveria nė kėtė plan, e dėmtojnė seriozisht imazhin e Kosovės dhe vetė procesin e njohjes”, vlerėson ndėr tė tjera LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovės kėrkon qė institucionet e vendit t’i koordinojnė fort veprimet me vendet mike, pėrkrahėse tė pavarėsisė sė Kosovės, si SHBA-tė, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende tė tjera tė BE-sė e mė gjerė.

Zero Cool
14-09-11, 18:47
Vendosen marrėdhėniet diplomatike me Andorrėn


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0914180158120_m.jpg


18:01 / 14.09.2011
Republika e Kosovės dhe Principata e Andorrės vendosen tė mėrkurėn marrėdhėnie diplomatike. Vendosja e marrėdhėnieve diplomatike, pason njohjen e Kosovės nga Andorra tre muaj mė parė.
Nė emėr tė dy vendeve, ambasadori i Republikės sė Kosovės, Ilir Dugolli dhe ambasadorja e Principatės sė Andorrės, Ev Descarrega, nėnshkruar nė Bruksel Protokollin pėr Vendosje tė Marrėdhėnieve Diplomatike ndėrmjet dy vendeve.

Krahas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike, pėrmes protokollit tė nėnshkruar, dy ambasadorėt shprehėn aspiratėn e forcimit tė mėtejmė tė marrėdhėnieve miqėsore ndėrmjet dy vendeve dhe tė bashkėpunimit nė fushėn politike, ekonomike e kulturore.

Zero Cool
14-09-11, 18:48
Shtetet arabe po e ndryshojnė qėndrimin


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0914181804347_m.jpg


18:18 / 14.09.2011
Nė ditėn e tretė dhe pėrmbyllėse tė vizitės nė Egjipt, ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė partive politike, liderė shpirtėror dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nė kėtė vend.
Ministri Hoxhaj tė martėn nė mbrėmje po ashtu ka marrė pjesė nė njė darkė tė shtruar nga Kryeministri i Turqisė, Recep Tayyip Erdogan. Nė kėtė darkė kanė marrė pjesė ministrat e Punėve tė Jashtme tė Organizatės sė Ligės Arabe dhe pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Egjiptit.

Ministri Hoxhaj ka falėnderuar kryeministrin Erdogan pėr ndihmėn qė i ka dhėnė Republikės sė Kosovės nė procesin e pėrmbylljes sė njohjeve. Edhe nė kėtė takim, kryeministri turk ka kėrkuara nga shtetet anėtare tė Ligės Arabe qė tė pranojnė pavarėsinė e Kosovės.

Nė njė takim tjetėr, ministri Hoxhaj ėshtė pritur nga lideri shpirtėror i myslimanėve me seli nė Kajro, Sheikh Al Azhar Ahmed El Taib. “Shpresoj qė sė shpejti tė gjitha vendet arabe tė pranojnė pavarėsinė, nė mėnyrė qė Kosova tė bėhet anėtare e plotė e OKB-sė”, ka thėnė El Taib, pas takimit.

Nė pėrmbyllje tė vizitės nė Egjipt, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe pėrfaqėsues tė Kėshillit Transitor tė Libisė. Nė kėtė takim Ministri i ka informuar ata pėr vendimin e Republikės sė Kosovės, e cila ka pranuar kėtė kėshill si autoritetin e vetėm qeverisės nė Libi.

Nga ana tjetėr, Faiz Jibril, pėrfaqėsues i kongresit popullor tė Libisė ka thėnė se politika e Muammer Gaddafit tashmė ka marr fund nė Libi. “Libia ėshtė vonuar me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo ka qenė njėra nga katastrofat mė tė mėdha tė Gaddafit. Jam pajtuar me Ministrin Enver Hoxhaj qė tė fillojmė vendosjen e kontakteve pėr tė arritur deri tė njohja”, ka thėnė ai.

Zero Cool
14-09-11, 19:24
Schmitt: Do lobojmė pėr Kosovėn te Sllovakia dhe Rumania
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė ditėn e dytė tė vizitės nė Hungari, u prit me nderimet mė tė larta shtetėrore nga presidenti i Hungarisė, Pal Schmitt. Presidenti i Hungarisė, e vlerėsoi lartė vizitėn e parė tė nivelit shtetėror tė Presidentes Jahjaga pikėrisht nė Hungari dhe tha se vendi i tij ėshtė krenar qė ishte nė mesin e vendeve tė para qė e njohu pavarėsinė e Kosovės.


http://www.ekonomisti.net/fotot/26116/main_jahjaga-schmitt.jpg


14 shtator 2011
Ekonomisti

Schmitt tha se Hungaria ka qenė dhe vazhdon tė jetė pėrkrahėse e tė gjitha proceseve tė Kosovės dhe do ta ndihmojė atė nė rrugėn e saj pėrpara.
Presidenti hungarez tha se vendi i tij mbėshtet perspektivėn evropiane pėr Kosovėn dhe theksoi se Hungaria ka kėrkuar nga tė gjithė partnerėt evropianė qė tė vazhdojnė procesin e anėtarėsimit pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Schmitt tha se nuk ka alternativė tjetėr pėr vendet e Ballkanit perėndimor pėrveē anėtarėsimit nė BE dhe ky proces tha ai do tė pėrmbyllet pasi tė jenė plotėsuar kushtet nga kėto vende.
Ai tha se ėshtė i pėrkushtuar qė tė ndihmojė nė lobimin pėr Kosovėn tek vendet anėtare tė BE-sė qė ende nuk e kanė bėrė kėtė, veēanėrisht tek dy fqinjėt e Hungarisė, Sllovakia dhe Rumania, tė cilat kanė komunitet hungarez nė vendet e tyre, dhe qė kjo ėshtė njė nga arsyet pse kėto dy vende ende nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.
Schmitt tha se Hungaria do tė hapė ēėshtjen e anėtarėsimit tė Kosovės nė nismat rajonale dhe ato ndėrkombėtare qė do tė ndihmonte vendin nė thellimin e reformave dhe qartėsimin e rrugės evropiane si dhe do tė ndihmojė qė Kosova tė pėrfitojė nga liberalizimi i vizave. Presidenti hungarez tha se marrėdhėniet e mira mes Kosovės dhe Hungarisė duhet tė thellohen edhe mė tutje nė fushėn e ekonomisė dhe theksoi se duhet tė inkurajohen bizneset hungareze pėr tė investuar nė Kosovė.
Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, e falėnderoi presidentin Schmitt pėr pritjen madhėshtore dhe tha se Hungaria ėshtė mik dhe partner i ngushtė i Kosovės. Ajo tha se Hungaria e ka ndihmuar Kosovėn nė zhvillimin dhe avancimin e saj drejt integrimeve evropiane.
Jahjaga i vlerėsoi marrėdhėniet mes dy vendeve si shumė tė mira dhe theksoi nevojėn e thellimit tė tyre nė fushėn politike dhe ekonomike. Ajo tha se Hungaria e ka kaluar rrugėn e anėtarėsimit nė BE dhe pėrvoja e saj do tė shėrbejė pėr rrugėn e Kosovės drejt anėtarėsimit nė BE.
Jahjaga tha se Kosovės i duhet marrėdhėnia kontraktuale me BE-nė, meqė kjo tė qartėsonte rrugėn evropiane tė saj me marrjen e udhėrrėfyesit pėr liberalizim tė vizave. Ajo theksoi se anėtarėsimi i plotė i tė gjitha vendeve tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshirė Kosovėn, nė BE do tė garantonte stabilitetin afatgjatė tė rajonit.
Jahjaga tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme dhe integriteti territorial i saj i paprekshėm. Ajo tha se Kosova ka marrėdhėnie tė mira me tė gjitha vendet fqinje dhe ėshtė faktor i paqes dhe stabilitetit nė rajon. Presidentja tha se i ka dhėnė pėrkrahje dialogut me Serbinė, i cili ka filluar tė jap rezultate me arritjen e njė numri marrėveshjesh, qė lehtėsojnė jetėn e qytetarėve tė te dyja vendeve.
Ajo tha se nė kėtė proces tė dialogut nuk do tė diskutohen ēėshtjet e brendshme tė Kosovės dhe integriteti territorial i saj.
Jahjaga tha se Kosova dhe Serbia kanė pasur njė tė kaluar jo gjithmonė tė mirė, por ato mund ta planifikojnė tė ardhmen dhe ta ndėrtojnė atė pėr tė mirėn e tė gjithė qytetarėve dhe si dy shtete fqinje duhet tė ndihmojnė njėra-tjetrėn nė rrugėn e integrimeve evropiane.
Jahjaga tha se e mirėpret mbėshtetjen e Hungarisė pėr pjesėmarrjen e Kosovės, si shtet i pavarur, nė organizatat rajonale dhe ndėrkombėtare. Ajo tha se ndihma e Hungarisė nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės do tė ishte rėndėsisė sė veēantė dhe theksoi nevojėn e inkurajimit tė investitorėve hungarezė pėr tė investuar nė Kosovė.
Tė dy presidentėt kanė diskutuar edhe pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera qė janė me interes pėr tė dyja vendet.

Zero Cool
17-09-11, 12:06
Njohja nė gazetė


Njohja nga Gaboni vazhdon tė mos konfirmohet zyrtarisht. Zyra e Pacollit tė premten ka njoftuar se njė gazetė e kėtij shteti ka shkruar pėr njohjen e Kosovės. Si arsyetim pėr mungesėn e notės verbale pėrmendet vizita e Ministrit tė Jashtėm tė kėtij shteti nė New York.


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/gabon_839979_thumb_large.JPG


Nga Express mė 17 shtator 2011 nė ora 12:45
Behgjet Pacolli kishte njoftuar javėn e kaluar pėr njohjen e pavarėsisė nga shteti i Gabonit.

Por kjo njohje nuk numėrohet ende zyrtarisht nga Kosova. Ministria e Jashtme e Kosovės nuk e ka regjistruar atė si njohjen mė tė re, pasi ende nuk ka njė notė verbale qė e dėshmon kėtė.

Zyra e Pacollit ka njoftuar se pėr kėtė njohje ka shkruar e pėrditshmja e Gabonit, “L’Union”, e cila thuhet se ka publikuar njė njoftim tė qeverisė mė 9 shtator.

“Presidenti i Republikės, kryetari i shtetit, Shkėlqesia e tij, Ali Bongo Ondimba, duke konstatuar se mekanizmi qė tė ēon nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrfundimtar ose i pakthyeshėm, i dha instruksione Qeverisė, me qėllim qė tė marrė tė gjithė masat e nevojshme pėr njohjen e Kosovės nga vendi ynė, Gaboni.”

Ky njoftim nga Zyra e Pacollit ėshtė interpretuar si njohje e pavarėsisė.
Derisa aty jepet edhe arsyeja se pse nuk ka notė verbale nga Gaboni.

“Arsyetimi zyrtar pėr mungesėn e deritanishme tė notės verbale tė njohjes, qėndron nė faktin se ministri i Punėve tė Jashtme Gabonit gjendet nė vizitė zyrtare nė Nju-Jork, nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB’sė. Njohja nga Gaboni, zyrtarisht i ėshtė komunikuar Zėvendėskryeministrit tė parė tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, z. Behgjet Pacolli, javėn e kaluar”, ka njoftuar Zyra e Pacollit.

Zero Cool
18-09-11, 18:20
Mediet nė Egjipt nxisin autoritetet qė ta njohin sa mė parė Kosovėn


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/mediat_794420_thumb_large.jpg



Nga Express mė 18 shtator 2011 nė ora 18:43
Vizita e Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė Egjipt, ėshtė pėrcjellur me interesim tė madh nga mediet e shkruara dhe elektronike tė kėtij shteti.

Gazetat egjiptiane kanė pėrcjellur vizitat dhe takimet e shumta tė Ministrit Hoxhaj me personalitetet politike dhe pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe bashkėsive fetare nė Kajro, si dhe kanė botuar editoriale, opinione dhe reportazhe tė ndryshme, e pėrbashkėta e tė cilave ishte apeli i medieve egjiptiane qė ky shtet ta njohė sa mė parė shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės.

“Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka arritur nė Kajro, nė vizitėn e parė tė njė zyrtari kosovar qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 2008. Hoxhaj, ka nisur vizitėn e tij treditore, me vizitėn nė Sheshin Tahrir. Hoxhaj tha se Sheshi Tahrir tani ėshtė bėrė vlerė e gjithė botės, dhe jo vetėm e arabėve. Ai tha se ky shesh pėrfaqėson lirinė dhe luftėn, duke shtuar se liria dhe lufta qė e ka bėrė populli egjiptian nė kėtė shesh, ka frymėzuar popullin e Kosovės dhe gjithė botėn me mėnyrėn e protestave paqėsore e civilizuese, si dhe kėmbėnguljen pėr tė arritur tė drejtat dhe liritė e veta”, thuhej nė njėrėn prej gazetave egjiptiane, ku shpalosej agjenda e Ministrit Hoxhaj gjatė vizitės nė kėtė shtet.

Njė gazetė tjetėr e Kajros nė shkrimin e saj thotė se Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, nė konferencėn e organizuar nga Sindikata e Gazetarėve tė Egjiptit me titull “Pavarėsia e Kosovės”, ka thėnė se qėllimi i vizitės nė Egjipt ėshtė njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga Egjipti. Ai ka falėnderuar mikpritjen e Egjiptit, e veēanėrisht njohjen e shtetit tė tij nga tė Rinjtė e Revolucionit.

Hoxhaj ka konfirmuar se shteti i tij ėshtė njohur nga shumė shtete, por synon shtimin e njohjeve dhe anėtarėsimin nė Kombet e Bashkuara. Hoxhaj ka shtuar se Sheshi Tahrir nuk ėshtė simbol i lirisė vetėm nė Egjipt, por i lirisė nė gjithė botėn arabe. Ai ka pėrmendur mosnjohjen e Kosovės nga shtetet arabe, pavarėsisht se 95 % e banorėve tė saj janė myslimanė, ndėrsa vetėm 10 shtete arabe nga 22 sosh kanė njohur Kosovėn.

“Stabiliteti politik nė Kosovė ka ndihmuar zhvillimin e lartė ekonomik. Hoxhaj ka kėrkuar nga Egjipti i ri qė tė ndjek politikė tė re ndaj Kosovės, dhe kjo politikė duhet tė jetė njohja e pavarėsisė. Por, vendimi i njohjes ėshtė vendim sovran qė i takon Egjiptit e jo Kosovės, dhe ka shprehur interesimin pėr bashkėpunim nė fushėn ekonomike, turizmit e shkėmbimit kulturor. Hoxhaj ka shtuar se ndryshimi nė shoqėrinė egjiptiane ka qenė i domosdoshėm, por kjo duhet tė ndodhė edhe nė tė gjitha shtetet arabe”, thuhej nė artikull.

“Kryetari i Partisė al-Wafd, Sayyid al-Badawi, ka deklaruar se do tė ketė rol tė madh nė thellimin e marrėdhėnieve ekonomike midis Kosovės dhe Egjiptit, dhe ka propozuar mbajtjen e njė konference tė biznesmenėve nga tė dy vendet pėr tė udhėhequr nismėn pėr njohjen e Kosovės. Ai ka rikonfirmuar njohjen e Kosovės nga partia e tij, dhe ka shtuar se do tė mbėshtesė njohjen pėrmes Aleancės Demokratike, pjesė e sė cilės janė 35 parti (ndėr tė cilat edhe partia e tij)”, thuhej nė gazetė tjetėr egjiptiane.

Hoxhaj ka pėrshėndetur njohjen e Kosovės nga Partia al-Wafd nė muajin maj, dhe ka pėrshėndetur rolin e kėsaj partie nė njohjen e Kosovė, kurse pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė thėnė se gjatė vizitės qė do tė kenė nė Libi mė 23 shtator, do tė ngrisin ēėshtjen e njohjes sė Kosovės gjatė takimit me Kėshillin Transitor tė Libisė.

“Gjatė takimit qė Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, pati me kryemyftiun e Egjitpt, Ali Gomaa, e falėnderoi kėtė fundit pėr mbėshtetjen qė i ėshtė dhėnė institucioneve fetare nė fushėn e thirrjes islame. Hoxhaj ka konfirmuar thellėsinė e marrėdhėnieve historike midis Egjiptit dhe Kosovės, duke shtuar se Egjipti me Az’harin ėshtė lidere e botės arabe dhe islame. Ai ka kėrkuar nga qeveria egjiptiane qė tė njohė sa mė shpejt shtetin e Kosovės”, thuhej nė njė gazetė tjetėr prestigjioze egjiptiane.

Zero Cool
19-09-11, 12:05
Haxhinasto, vėmendje tė veēantė lobimit pėr Kosovėn


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/haxhinastomarti_250629_thumb_large.jpg


Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 12:16
Zėvendėskryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Edmond Haxhinasto ka udhėtuar pėr nė SHBA, pėr tė marrė pjesė nė Sesionin e 66 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.

Njė vėmendje tė veēantė, gjatė punimeve tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, do t’i kushtohet Kosovės dhe lobimit pėr rritjen e njohjeve ndėrkombėtare tė saj.

Zyra e shtypit e MPJ-sė sė Shqipėrisė bėri tė ditur se gjatė punimeve tė Sesionit tė 66 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, kryediplomati shqiptar, do tė zhvillojė njė sėrė takimesh tė nivelit tė lartė, si dhe do tė marrė pjesė nė disa aktivitete tė rėndėsishme, si Forumi i Parė i Investimeve Shqipėri SHBA.

Zero Cool
19-09-11, 19:04
Pacolli nė Nju York rimerr premtim pėr njohje nga Tanzania


Nė kuadėr tė angazhimeve lobuese pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė sė Kosovės Behgjet Pacolli po qėndron nė Nju Jork tė SHBA-sė, ku po zhvillohen punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė.


http://www.ekonomisti.net/fotot/26709/main_behxhet_pacolli.jpg



19 shtator 2011
Ekonomisti

Pacolli ka zhvilluar njė takim tė shkurtėr me presidentin e Tanzanisė Jakaya Kikwete dhe ministrin e Punėve tė Jashtme tė kėtij shteti Bernard Membe. Edhe nė kėtė takim, Pacolli i ėshtė rikonfirmuar se njohja nga Tanzania do tė ndodhė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt. Po ashtu Pacolli ka marrė garanci nga presidenti Kikwete se Tanzania do tė angazhohet qė Kosova ta ketė njohje nga tė gjitha shtetet anėtare tė SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve tė Afrikės Jugore), nė tė cilėn bėjnė pjesė 14 shtete.
Pacolli, nė ditėt nė vijim do tė zhvillojė takime tė shumta me udhėheqės tė shteteve qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn.

Zero Cool
22-09-11, 09:48
Ahtisaari shprehet i shqetėsuar pėr njohjet


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0922003528969_m.jpg



Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, gjatė qėndrimit nė New York, i shoqėruar nga ambasadori i Republikės sė Kosovės nė SHBA, Avni Spahiu, u takua me ish-ndėrmjetėsin e OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari. Presidentja Jahjaga e falėnderoi ish-presidentin finlandez pėr punėn dhe mbėshtetjen e tij pėr Kosovėn dhe tha se vendi ka shėnuar pėrparime tė mėdha nė veēanti nė zbatimin e planit tė hartuar prej tij.
Presidentja Jahjaga tha se Plani Ahtisaari ka ofruar mundėsi tė mėdha pėr komunitetin serb dhe theksoi rėndėsinė e shtrirjes sė tij edhe nė pjesėn veriore tė Kosovės, me qėllim tė integrimit tė plotė tė komunitetit serb qė jeton atje. Ajo tha se shpėrbėrja e strukturave ilegale serbe nė veri do tė mundėsonte edhe zhvillimin ekonomik pėr kėtė pjesė tė Kosovės dhe komunikimin mė tė lirė dhe tė drejtpėrdrejtė tė qytetarėve serbė nė veri me institucionet e Kosovės.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ėshtė shtet sovran dhe pavarėsia e saj ėshtė e pakthyeshme dhe e njohur ndėrkombėtarisht. Ajo tha se Kosova dhe Serbia kanė synim integrimin nė strukturat euroatlantike dhe ato duhet qė ta ndihmojnė njėra-tjetrėn nė kėtė rrugė. Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojė pėr marrėdhėnie kontraktuale me BE-nė qė tė thellojė reformat e brendshme dhe tė pėrshpejtojė procesin e pėrafrimit me strukturat euroatlantike.

Ish-presidenti finlandez Ahtisaari e pėrgėzoi Presidenten pėr punėn e saj dhe vlerėsoi tė arriturat e Kosovės nė kohėt e fundit. Ai tha se ėshtė i gatshėm qė tė ndihmojė Kosovėn nė pėrpjekjet e saj nė skenėn ndėrkombėtare por theksoi se ėshtė i shqetėsuar me procesin e ngadalshėm tė njohjeve tė pavarėsisė sė saj.

Ish-presidenti Ahtisaari tha se mosnjohja e Kosovės nga pesė vende tė BE-sė e ka vėshtirėsuar rrugėn e saj dhe theksoi se BE-ja duhet tė dėrgojė porosi tė qarta pėr gjithė rajonin dhe pėr Kosovėn nė veēanti pėr proceset integruese. Ai tha se duhet tė qartėsohen tė gjitha pengesat qė po i bėhen Kosovės qė ajo tė vazhdojė zhvillimin e saj nė tė gjitha fushat. Ish-Presidenti Ahtisaari tha se shpreson pėr ndryshim tė gjendjes nė veri tė Kosovės dhe pėr integrimin e serbėve tė kėsaj pjese. /Telegrafi/

Zero Cool
22-09-11, 09:49
Brunei drejt njohjes sė Kosovės



http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0922102603948_m.jpg



Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi dhe ministri i Punėve tė Jashtme Enver Hoxhaj, kanė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė Ligės Arabe dhe Organizatės pėr Kooperim Islamik ku kanė marrė premtime pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės nga disa shtete anėtare tė kėtyre dy organizatave.
Kryeministri Thaēi dhe ministri Hoxhaj po ashtu kanė takuar Princin e Sulltanatit tė Bruneit, Al-Muhtadee Billah Ibn. Princi, gjatė takimit i ka konfirmuar kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, se shteti i tij ėshtė nė proces tė vendimmarrjes pėr njohjen e Kosovės, shtet sovran dhe i pavarur.

Kryeministri Thaēi e ka falėnderuar Princin Al-Muhtadee Billah Ibn dhe ka theksuar se pas vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike mes dy vendeve, Republika e Kosovės ėshtė e interesuar tė zhvilloj marrėdhėniet ekonomike, arsimore dhe kulturore me Brunein.

Po ashtu, kryeministri dhe ministri kanė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė CARICOM-it, ku kanė marrė premtime nga kėto shtete pėr njohjen e Republikės sė Kosovės nė njė tė ardhme tė afėrt.

Nė njė tjetėr takim, Hoxhaj ka takuar ministrin e Drejtėsisė tė Zelandės sė Re, i cili kryeson delegacionin e kėtij shteti nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė. Ata kanė biseduar pėr intensifikimin e marrėdhėnieve e gjithanshme bilaterale mes dy shteteve.

Ministri Hoxhaj po ashtu ka takuar disa pėrfaqėsues tė vendeve qė shtrihen nė ishujt e Pacifikut. Hoxhaj ka kėrkuar nga udhėheqėsit e tyre qė sa mė shpejtė tė marrin vendimin pėr njohjen e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, vendim qė do tė ndikonte nė stabilitetin e rajonit.

Po ashtu, gjatė kėsaj dite, ministri i Jashtėm dhe homologu i tij nga Malta, Tonio Borg, kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr vendosjen e marrėdhėnieve diplomatike mes Republikės sė Kosovės dhe Republikės sė Maltės.

“Po ashtu jemi marrė vesh qė disa diplomatė tė rinj nga MPJ e Kosovės do tė avancojnė pėrgatitjet profesionale nė kėtė shtet”, bėri tė ditur Hoxhaj.

Gjatė ditės, Kryeministri Thaēi dhe Ministri Hoxhaj kanė zhvilluar njė takim edhe me Emirin e Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani, i cili ka premtuar se do tė vazhdojė ta mbėshtesė Kosovėn nė procesin e njohjeve tė reja ndėrkombėtare. /Telegrafi/

Zero Cool
24-09-11, 15:45
Njohje pa letra


9:24 / 24.09.2011


Gaboni, Nigeria dhe Bregu i Fildishtė numėrohen si tri vendet e fundit qė e kanė njohur Kosovėn, por asnjėra prej tyre nuk ėshtė dėshmuar me nota verbale. Behgjet Pacolli thotė se nuk i interesojnė letrat. Krejt kėtė punė, Skėnder Hyseni e quan tregti me njohje.
Nė faqen zyrtare tė MPJ-sė deri mė tani janė regjistruar 81 shtete qė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, derisa Santa Lucia figuron si vendi i fundit qė ka njohur Kosovėn, mė 19 gusht 2011.

Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli thotė se Ministria e Jashtme ėshtė duke gabuar qė nuk po e ndryshon numrin e njohjeve nė faqen zyrtare.

“Eh valla, Ministria e Jashtme ka bėrė gabim shumė se nuk i ka shėnuar kėto njohje tė reja. Shumė gabim ka bėrė”, ka thėnė Pacolli pėr “Express”.

Nė Ministrinė e Jashtme pajtohen se Kosova ėshtė njohur nga 84 shtete, por ky dikaster ende nuk i ka futur tri njohjet e fundit nė listėn zyrtar. Zėdhėnėsi Artan Behrami ka thėnė se pret qė notat verbale tė arrijnė shpejtė nė kėtė Ministri.

Ditėve tė fundit tė gjithė akterėt qė merren me politikėn e jashtme tė vendit ndodhen nė New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė. Nga atje, kryeministri Hashim Thaēi, zėvendėskryeministri Pacolli dhe ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj kanė njoftuar pėr premtime tė shteteve pėr njohje tė Kosovės.

Ndryshe, njeriu i parė qė ka udhėhequr Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Skėnder Hyseni, thotė se e ka paralajmėruar mė herėt mungesėn e njė adrese tė saktė tė diplomacisė.

“Ėshtė gabim elementar paralajmėrimi i procesit tė njohjeve”, ka thėnė Hyseni, i cili e cilėson tregti atė qė ėshtė duke ndodhur me procesin e njohjeve. /Telegrafi/

Zero Cool
28-09-11, 19:51
Boshnjakėt kosovarė ndihmojnė procesin e njohjes


20:46 / 28.09.2011

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, ka shprehur bindjen se komuniteti boshnjak nė Kosovė do ta ndihmojė njohjen e shtetėsisė sė vendit nga Sarajeva zyrtare.
“Dėshiroj tė theksoj se institucionet e Kosovės besojnė se komuniteti boshnjak gjithashtu do tė jetė njė urė lidhėse e fuqishme e bashkėpunimit tė shtetit tė Kosovės dhe Bosnjė e Hercegovinės, dhe gjithashtu do tė ndihmojė apo lehtėsojė Sarajevėn pėr tė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran”, kas deklaruar kryeministri Thaēi.

Kėto komente kreu i ekzekutivit kosovar i ka bėrė nė ceremoninė e organizuar nė Prizren me rastin e shėnimit tė 28 Shtatorit - Ditės sė Boshnjakėve. /Telegrafi/

Zero Cool
01-10-11, 09:11
Pacolli bėn biznes nė Nigeri, ngec si diplomat


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1001091733504_m.jpg


S’ka mundur t’ia siguronte njohjen Kosovės nga shteti mė me ndikim nė Afrikė, ndonėse prej se e ka marrė postin e zėvendėskryeministrit, pesė muaj mė parė, njė kohė tė gjatė e ka kaluar atje. Por, ka nėnshkruar njė memorandum qė garanton investim prej 1.4 miliardė dollarėsh nė kėtė vend.


Behgjet Pacolli kurrė nė Kosovė nuk ka folur publikisht pėr kėtė. Ministri i Tregtisė dhe Investimeve i Nigerisė, Olusegun Aganga, ka dhėnė informatėn zyrtare pėr investimin nė vendin e tij qė do ta bėjė konsorciumi “Seagas Services Limited” dhe “Oceanmar Services Limited”, i pėrfaqėsuar nga Pacolli.

Aganga dhe Pacolli kishin vėnė firmat nė memorandum, mbrėmjen e 19 shtatorit, nė Abuja.

Pacolli ka thėnė tė premten ta ketė nėnshkruar memorandumin qė garanton investime nė Nigeri, sa pėr ta “betonuar” njohjen nga ky vend. Nuk e ka publikuar njė kopje tė memorandumit, por ka thėnė se Kosova do tė pėrfitojė nga kjo.

Nė njė bisedė pėr “Koha Ditore”, ai ka treguar se si zėvendėskryeministėr i parė i ka shanset zero pėr tė takuar pėrfaqėsues tė kėtyre shteteve.

“Por mė duhet me improvizu”, ka thėnė ai.

Pacolli shton ta ketė kontaktuar Odėn Ekonomike tė Kosovės, por edhe ta ketė vėnė nė dijeni kryeministrin Hashim Thaēi dhe ministren e Tregtisė, Mimoza Kusari, me memorandumin qė ka nėnshkruar dhe me ato qė ai i ka quajtur “pėrfitime qė mund tė ketė Kosova nga kjo”.

Safet Gėrxhaliu, drejtor i Odės Ekonomike tė Kosovės, ka thėnė se pos njė bisede telefonike ku Pacolli ka pėrmendur pėrpjekjet pėr tė hapur tregun nė Nigeri dhe pėr mundėsinė qė firmat kosovare tė marrin pjesė aty, asgjė zyrtare nuk i ėshtė premtuar.

“Zyrtarisht nuk kemi kurrgjė” ka thėnė Gėrxhaliu.

Gėrxhaliut ia ka pėrmendur Pacolli “investimin” e Kosovės nė Nigeri nė vlerė prej 1 miliard eurosh. Nėpėrmjet telefonit i ka thėnė gazetės gjysmė miliardė euro, e nė zyrėn e tij kėtė vlerė e ka rritur edhe pėr 100 milionė euro.

Pacolli ka vėnė firmėn nė memorandum nė cilėsinė e zėvendėskryeministrit dhe si pėrfaqėsues i dy kompanive evropiane.

“Me kėtė ia bėjmė tė njohur opinionit publik nė Nigeri, se kjo vjen prej Kosove”, ka thėnė Pacolli. /Telegrafi/

Zero Cool
02-10-11, 09:37
Thirrje myslimanėve


Ministri i Jashtėm i Kosovės iu ka bėrė thirrje shteteve myslimane qė ta njohin Kosovėn. Nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, “En-Nour”, Hoxhaj ka pėrsėritur kėrkesėn pėr njohje nga Egjipti, tė cilin e ka quajtur shtet lider tė botės arabe dhe islame.


Nga Express mė 02 tetor 2011 nė ora 08:43

Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, “En-Nour” ka thėnė se ky vend pas revolucionit ėshtė shtet i ri dhe duhet tė ndjekė politika tė reja karshi njohjes sė Kosovės.

“Ne vihemi nė pozitė tė vėshtirė kur pyetemi se pse shtetet arabe e islamike nuk ju njohin, veēanėrisht kur njė pjesė shumė e madhe e shteteve nga i gjithė globi deri tani kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ajo pėr tė cilėn ndjej keqardhje ėshtė fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanė njohur akoma shtetin e Kosovės me popullatė shumicė myslimane. Pėr kėtė, isha nė Kajro, si mik, pėr tė kėrkuar njohjen nga Egjipti, si lider i botės arabe e islame, veēanėrisht pėr shkak tė lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Tė gjithė e dinė se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenė shqiptar dhe ndajmė identitetin, kulturėn e qytetėrimin e njėjtė. Ne ndajmė aspiratat e pėrbashkėta pėr liri, demokraci e prosperitet, si dhe marrėdhėniet e shkėlqyera midis dy popujve”, ka thėnė Hoxhaj.
I pyetur pėr revolucionin nė Egjipt, ministri ka theksuar se populli i Kosovės ka simpatizuar dhe ka mbėshtetur Revolucionin egjiptian qė nga momenti i parė dhe i dėshiron popullit egjiptian stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

“Mendoj se Revolucioni ka qenė i pashmangshėm dhe ky revolucion ka qenė i rėndėsishėm pėr gjithė botėn arabe. Jam i bindur se Egjipti do tė ketė tė ardhme tė ndritur pas Revolucionit dhe Kosova e mbėshtet Egjiptin e popullin e tij, i cili ka luftuar njėsoj si populli im pėr liri”, ka shtuar ai.

Ministri Hoxhaj ka folur edhe pėr vizitėn qė i ka bėrė “Sheshit Tahrir”, i cili sipas tij, ėshtė bėrė simbol i lirisė, krenarisė, dinjitetit dhe prosperitetit, jo vetėm tė Egjiptit, por pėr tė gjitha shtetet arabe e islamike.

“Gjatė vizitės nė “Sheshin Tahrir”, kam ndjerė luftėn e popullit egjiptian pėr liri, ashtu siē ka luftuar populli kosovar pėr 20 vjet pėr arritjen e pavarėsisė e lirisė sė tij, si dhe luftėn paqėsore pėr liri e sovranitet. Kjo luftė pėr liri ka frymėzuar popullin e Kosovės, ashtu siē ka frymėzuar gjithė botėn pėr vendosmėrinė dhe mėnyrėn paqėsore e kulturore tė protestimit pėr tė realizuar tė drejtat dhe liritė”, ka theksuar Hoxhaj.

Zero Cool
03-10-11, 10:38
Diplomacia, mundi po shkon huq


Pavarėsisht nga aktiviteti i shtuar diplomatik i Qeverisė sė Kosovės pėr tė shtuar numrin e njohjeve, ky proces po ecėn me hapa tė ngadaltė.
Ndonėse ekzekutivi i vendit ėshtė duke shpenzuar mjete dhe kohė nė fushėn e lobimit, pėr tetė muaj tė qeverisjes “Thaēi 2”, Republika e Kosovės ėshtė njohur vetėm nga gjashtė shtete, shkruan gazeta Zėri.

Njohjet, ndėrkaq, sipas partive opozitare dhe analistėve, janė duke shkuar nė shpėrpjesėtim me intensitetin e lobimit, pavarėsisht faktit se nė kėtė fushė ėshtė i angazhuar zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli, ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj dhe herė pas here edhe kryeministri Hashim Thaēi dhe presidentja Atifete Jahjaga.

Madje, sipas opozitės, Prishtina zyrtare po shfaq njė joseriozitet nė ēėshtjen e lobimit edhe pėr faktin se nė njė proces janė tė angazhuar gjithė lidershipi, duke shkaktuar pėrplasje tė brendshme diplomatike.

ps: Cfare mendoni ju, cfare duhet bere per te rrite numrin e shteteve qe njohin Kosoven ? A eshte opcion ndonje person tjeter ne diplomaci, apo... ?

Zero Cool
08-10-11, 22:07
Njohja nga Kuvajti nė ditėt e afėrta


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1008184155878_m.jpg


Kryetari i Asamblesė Nacionale tė Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, nė krye tė njė delegacioni parlamentar, ka arritur tė shtunėn nė njė vizitė dyditėshe nė Kosovė, me ē’rast ėshtė pritur nė njė takim nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.


“Ne nė fakt themi se Kuvajti e ka njohur Kosovėn, por se kėtė duhet tė formalizojė Qeveria e Kuvajtit qė presim tė bėjė sė shpejti pėr tė hapur edhe mė tej udhėt e bashkėpunimit”, ka thėnė kryekuvendari Krasniqi nė njė prononcim pėr gazetarė.

Al Kharafi, nga ana e tij, ka theksuar se kryeministri i Kuvajtit e ka njoftuar se udhėzimet e Princit tė Kuvajtit kanė qenė dhe janė drejt njohjes sė Kosovės dhe “nė ditėt e caktuara, tė ardhshme, do tė jetė edhe njohja e Kosovės zyrtarisht”.

“Shpresoj qė tė kemi dobi tė dyja vendet, para njohjes, edhe pas njohjes. Shpresoj qė tė mos humbim kohė, si dy vende, qė praktikisht tė fillojmė me hapa konkretė, drejt zhvillimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy vendeve. Ne biseduam me kryetarin e Kuvendit edhe pėr bashkimin ndėrmjet anėtarėve tė tė dy parlamenteve, dhe po ashtu kemi biseduar qė anėtarėt e tė dy parlamenteve duhet tė nxitojnė qė ta kompensojnė kohėn e kaluar para njohjes sė Kosovės, nė mėnyrė qė kėto marrėdhėnie tė forcohen, menjėherė pas njohjes”, theksoi kryeparlamentari kuvajtian, duke shtuar se shumė shpejt pas njohjes sė Kosovės duhet tė pasojnė edhe vizitat reciproke nga udhėheqjet e tė dy vendeve pėr tė kompensuar atė qė ėshtė humbur.

Nė pyetjen se kur pikėrisht do tė ndodhė njohja, ai u pėrgjigj se nė ditėt e afėrta do tė ndodhė njohja, ndėrsa dita e saktė e njohjes i mbetet Qeverisė sė Kuvajtit.

Zero Cool
17-10-11, 19:27
Shqipėria i kėrkon Pakistanit tė njohė Kosovėn


http://www.albeu.com/dokumenta/foto/berisha-pakistanezet.jpg


Kryeministri Sali Berisha ka kėrkuar nga Pakistani tė rimarrė tė rishqyrtojė ēėshtjen e Kosovės, pėr ta njohur atė. Kėtė kėrkesė kreu I qeverisė shqiptare ia ka bėrė Kryetares sė Asamblesė Parlamentare tė Pakistanit, Fehmida Mirza e cila prej dy ditėsh ndodhet nė njė vizitė zyrtare nė Tiranė.

“Pakistani tė marrė nė konsideratė e tė shqyrtojė ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, duke e konsideruar njohjen e pavarėsisė sė shtetit mė tė ri tė Evropės, si njė kontribut tė rėndėsishėm pėr paqen, stabilitetin dhe bashkėpunimin nė rajon”, tha kryeministri Berisha. Nga ana e saj, kryetarja e Asamblesė Parlamentare tė Pakistanit siguroi se kjo ēėshtje po shqyrtohet me seriozitet dhe se parlamenti do luajė rol aktiv nė kėtė drejtim. Gjatė takimit me kryeparlamentaren e Pakistanit kreu i qeverisė foli dhe pėr vendosmėrinė e dy vendeve pėr tė zgjeruar bashkėpunimin nė fushėn e kulturės, trashėgimisė kulturore, arsimit, shkėmbimeve ekonomiko-tregtare, si dhe nė nxitjen e investitorėve pakistanezė pėr tė shfrytėzuar potencialet, qė ofron Shqipėria.

Kryeparlamentarja pakistaneze vlerėsoi kontributi qė Shqipėria ka dhėnė dhe vijon tė japė nė Koalicionin ndėrkombėtar nė Afganistan nė ndihmė tė njė populli mik, i cili po bėn pėrpjekje tė jashtėzakonshme pėr ndėrtimin e demokracisė dhe konsolidimin e institucioneve, si dhe u shpreh angazhimi i tė dy vendeve nė luftėn kundėr terrorizmit, nė kuadėr tė bashkėpunimit nė koalicionin ndėrkombėtar kundėr terrorizmit, si nė Afganistan ashtu edhe mė gjerė. Kryeministri Berrisha shprehu kėnaqėsinė pėr takimin me znj. Mirza, si Kryetaren e parė femėr nė historinė e Parlamentit pakistanez, ēka tregon pėrpjekjet e kėtij vendi pėr tė konsoliduar njė shoqėri demokratike bazuar nė parimet e barazisė gjinore dhe liritė dhe tė drejtat e njeriut. Po sot kryeparlamentarja e Pakistanit ėshtė pritur dhe nga zv/kryeministri dhe ministry i jashtėm Edmond Haxhinasto.

Zyra e shtypit e MPJ-sė bėri tė ditur se ministri Haxhinasto vlerėsoi potencialet e bashkėpunimit qė ekzistojnė midis dy vendeve, veēanėrisht nė fushėn ekonomike. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi nevojėn pėr organizimin e Komisionit tė Pėrbashkėt Dypalėsh, i cili do tė shėrbejė pėr njohjen konkretisht tė kėtyre mundėsive, sidomos nė fushėn energjetike, tė bujqėsisė, por dhe nė fusha, si arsim, kulturė etj, duke nėnvizuar rėndėsinė e afrimit dhe bashkėpunimit mes dy komuniteteve tė biznesit. Ministri Haxhinasto sugjeroi dhe njė takim tė pėrfaqėsuesve tė Dhomave tė Tregtisė mes dy vendeve pėr tė nxitur investimet e biznesit respektiv. Duke vlerėsuar kontributin e Shqipėrisė nė Afganistan, kryetarja e Parlamentit tė Pakistanit theksoi se pa paqe nė Afganistan, nuk ka paqe nė gjithė rajonin. Mė tej ajo nėnvizoi rėndėsinė qė Pakistani i kushton zhvillimeve nė Afganistan si dhe luftės kundėr terrorizmit. Lidhur me ketė betejė, ajo shtoi se Pakistani kėrkon mbėshtetje ndėrkombėtare, raportoi Koha.

Zero Cool
30-10-11, 22:12
Sė shpejti edhe dy njohje ?


Nė kuadėr tė angazhimit institucional pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr Kosovės, zėvendėskryeministri i parė i Qeverisė, Behgjet Pacolli, dielėn nė Paris ka zhvilluar njė takim me kryeministrin e Republikės Demokratike tė Sao Tomesė, Patrice Trovoada.

"Gjatė kėtij takimi, zoti Pacolli edhe njėherė ripėrsėriti kėrkesėn pėr njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran, duke i garantuar atij se vendimi i shpejtė i njohjes sė Kosovės, do tė pėrbėnte respektim tė plotė tė vullnetit tė qytetarėve kosovare, dhe opinionit kėshilldhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Nė anėn tjetėr, kryeministri z.Patrice Trovoada, e garantoi z.Pacolli se njohja e Kosovės nga Sao Tome ėshtė nė shqyrtim e sipėr, dhe gjithqka do tė pėrmbyllet shumė shpejt", thuhet nė njoftim tė zyrės sė Pacollit, transmeton Express.

Ndėrkaq, tė shtunėn zėvendėskryeministri Pacolli nė Paris ka takuar pėrfaqėsues tė partisė mė tė madhe nė Tunizi, “Ḥizb al‐Nahḍah”, qė ėshtė edhe partia qė ka marrė mandatin pėr tė formuar qeverinė e pėrkohshme qė do ta pregatisė vendin pėr zgjedhjet e reja, tė lira dhe demokratike.

"Pacolli, pas njė bisede tė gjatė dhe miqėsore u akordua me pėrfaqėsuesit e kėsaj partie qė nė njė kohė sa mė tė shpejtė, pas zgjedhjeve qė do tė zhvillohen nė Tunizi, ky shtet tė procedojė me njohjen e republikės sė Kosovės si shtet tė pavarur dhe sovran.

Njė premtim pėr njohje tė menjėhershme pas zgjedhjeve, zoti Pacolli e kishte marrė edhe gjatė vizitės nė Tunizi nė gusht tė kėtij viti, nga z. Rashid al-Ghannushi, lider i kėsaj partie. Pacolli po ashtu, ėshtė dakorduar qė shumė shpejt tė zhvillojė edhe njė vizitė tjetėr nė shtetin e Tunizisė", thuhet me tej nė njoftim.

Zėvendėskryeministri Pacolli, tė shtunėn nė mbrėmje, ka zhvilluar njė takim edhe me pjestarė tė organizatės sė Afrikės Juglindore, tė cilėve u ka shtruar kėrkesėn pėr njohjen nė bllok tė Republikės sė Kosovės. Nė kėtė organizatė, bėjnė pjesė shtete tė fuqishme si Tanzania, Ruanda, Burundi, Mozambiku, Sėaziland, Malawi, Zambia, dhe Zimbambwe.

Zero Cool
21-11-11, 15:25
Njė tjetėr vend pritet ta njohė Kosovėn


Pas Kamerunit, zėvendėskryeministri Behxhet Pacolli ka vizituar shtetin e Sao Tome nga autoritetet e tė cilit ka marrė konfirmim pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės.

http://www.top-channel.tv/foto/lajme/saopacolli.jpg


Nė kuadėr tė angazhimeve institucionale pėr lobim, zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Pacolli, ėshtė takuar nė Sao Tome me kryeministrin e kėtij shteti Dr.Patrice Emery Trovoada si dhe me ministrin e Punėve tė Jashtme, Manuel Salvador Dos Ramos.

Sipas njė komunikate pėr media tė dėrguar nga kabineti i Pacollit, ben te ditur KosovaTimes, gjatė kėtij takimi, ai e ka informuar edhe njėherė kryeministrin Trovoada me arritjet demokratike qė Republika e Kosovės ka shėnuar qė nga shpallja e pavarėsisė nė vitin 2008.

Nė kėtė kontekst, zėvendėskryeministri Pacolli, ripėrsėriti kėrkesėn pėr njohjen e Republikės sė Kosovės dhe fillimin e bashkėpunimit diplomatik, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.

Zero Cool
21-11-11, 15:27
Spanja mund ta njohė Kosovėn


Pas zgjedhjeve spanjolle, nė tė cilat ka fituar partia e djathtė e qendrės, Partia Popullore e Mariano Rajoy, Spanja mund ta njohė Kosovėn.


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1121104537662_m.jpg


Ignacio Mollina, analist i lartė pėr Evropėn nė Institutin Mbretėror Eclano, organizatė e njohur pėr studime nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, shpjegon se kishte disa arsye pėr refuzimin spanjoll.

Ditė mė parė, nė njė bisedė pėr Gazetėn JNK, Mollina kishte vlerėsuar se zgjedhjet mund tė ndryshojnė qasjen spanjolle, transmeton QIK-u njoftimet.

Sė pari, deklarata e pavarėsisė sė Kosovės ishte ndėrlidhur me kohėn e zgjedhjeve parlamentare tė kaluara nė Spanjė, pastaj Madridi kishte problem nė vazhdimėsi pasi ishte deklaruar se ndėrhyrja e aleatėve nė Irak mė 2003 ishte kundėr tė drejtės ndėrkombėtare, problemet me nacionalizmin nė rajonet katalunase dhe baske si dhe negociatat e Qeverisė me organizatėn separatiste ETA.

"Rol kanė luajtur edhe lidhjet personale tė Ministrit tė Jashtėm Miguel Anhel Moratinos (i cili ishte nė kėtė pozitė deri mė 21 tetor 2010) me diplomatėt serbė", tha Mollina pėr Gazeta JnK. "Ai kishte qenė nė fillim tė karrierės sė tij diplomatike nė Serbi".
Mollina, i cili ishte i pranishėm nė konferencėn "EU talks Kosovo" tė organizuar nga Qeveria e Kosovės dhe British Council, thotė se megjithatė tash Spanja ėshtė mė pragmatike me Kosovėn pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė (ICJ) mė 2010.

Ai shton se nė kuptim afatgjatė, Spanja do ta njohė Kosovėn. Po ashtu dihet se Anhel Moratinos ishte njė mik dėshmuar i Serbisė. Ai ėshtė shpallur edhe qytetar nderi i Beogradit.

Zero Cool
02-05-12, 15:31
Tajlanda drejt njohjes sė Kosovės


http://www.knninfo.com/repository/images/02JE_pol.Tajlanda_drejt_njohjes_se_Kosoves.jpg



Prishtinė, 02.05.2012 10:03

Tajlanda pritet qė shumė shpejt ta njohė Republikėn e Kosovės, si shtet tė pavarur dhe sovran. Dhe kjo falė lobimit tė fuqishėm qė ėshtė duke e bėrė pėr Kosovėn, zėvendėskryeministri i parė i Kosovės, Behgjet Pacolli, sė bashku me princeshėn, pasardhėsen e familjes mbretėrore tajlandeze Mom Luang Rajadaraski Jayankura.

Kėshtu ka thėnė pėr gazetėn “Zėri”, Jetlir Zyberaj, kėshilltar politik i zėvendėskryeministrit Pacolli.

“Kontaktet e para dhe interesimi i princeshės Rajadarski pėr Kosovėn, kanė nisur nė dhjetor tė vitit tė kaluar, gjatė ceremonisė gala tė ndarjes sė ēmimit tė paqes, “Gusi Peace Prize International”, qė iu dha zėvendėskryeministrit tė Kosovės, Behgjet Pacollit, nė Filipine, i cili ēmim atij iu dorėzua nga vetė princesha”, sqaron kėshilltari Zyberaj.

Sipas tij, pas njė kohe tė shkurtėr, me propozimin dhe insistimin e zėvendėskryeministrit Behgjet Pacolli, princesha Rajadarasri ėshtė nderuar me titullin Konsulte e nderit e Republikės sė Kosovės, nė Tajlandė, e cila menjėherė pas nominimit tė saj, ka hapur nė Tajlandė, zyrėn e Republikės sė Kosovės, tė cilėn siē thotė Zyberaj, e financon vetė ajo.

“Kėshtu kontaktet mes zyrės sė zėvendėskryeministri dhe princeshės zhvillohen nė baza ditore. Qė nė fillim kur ėshtė hapur zyra jonė nė Tajlandė, nga princesha Rajadarasri, kemi asistuar nė furnizim me materiale tė ndryshme si, informacione rreth Kosovės, rreth historisė, rreth ekonomisė sonė me qėllim tė nxitjes sė investimeve etj. Gjithashtu e kemi furnizuar me flamuj, me hartat e Kosovės tė punuara me gurė tė ēmuar etj.

Megjithatė, gjithė kostoja e funksionimit tė zyrės sonė nė Tajlandė, qė ėshtė zyrė e Kosovės pėr gjithė rajonin, mbulohet nga princesha. Kėtu pėrfshihen edhe disa makina, dhe mė shumė se pesė punėtorė qė punojnė nė administratė”, ka thėnė Zyberaj.

E kontaktuar nga “Zėri”, vetė princesha e Tajlandės ka rrėfyer pėrshtypjet e para pėr Kosovėn, kur kishte marrė informacionet pėr tė kaluarėn dhe tė tashmen e vendit tė vogėl nė Ballkan.

“Unė isha ftuar qė tė ndaja ēmimin prestigjioz “Gusi Peace prize”, nė Filipine. Laureati i kėtij ēmimi ishte ish-presidenti i Kosovės, Behgjet Pacolli. Fillimisht mė ka bėrė pėrshtypje humanizmi i tij dhe angazhimi qė e ka pasur nė Afganistan nė lirimin e pengjeve. Ishte fat i madh qė unė isha caktuar qė t`ia dorėzoja ēmimin, dhe pata rastin qė ta njoh nga afėr presidentin Pacolli”, u shpreh Rajadaraski, duke shtuar se posa ėshtė e informuar pėr historinė e Kosovės i kishte premtuar Pacollit ndihmė pėr tė ardhmen e popullit tė Kosovės.

“Pastaj, kur u informova nė detaje pėr historinė e Kosovės, pėr vuajtjet e popullit tė Kosovės dhe pėr pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar shtetin isha thjesht e emocionuar. I premtova presidentit Pacolli se do tė jem nė krahun e tij qė tė punojmė bashkė pėr tė ardhmen e popullit tė tij”, tha princesha.

Si femėr me ndikim jo vetėm nė Tajlandė, por edhe nė shtetet pėrreth, princesha Rajadaraski, siē njofton zyra e zėvendėskryeministrit, tashmė ėshtė duke zhvilluar aktivitete tė ngjeshura me udhėheqės shtetesh tė vendeve tė Azisė Juglindore.

“Nė koordinim me zėvendėskryeministrin Pacolli, princesha Rajadarasri, zhvillon njė aktivitet tė ngjeshur, nė baza ditore me udhėheqės shtetesh tė vendeve tė Azisė Juglindore si: Tailanda, Kina, Mianmar (ish-Burma), Singapori, Laos, Indonezi, Bhutan, Kamboxhia (ėshtė kėshilltare e kryeministrit tani), Vietnam, Nepal, Brunei etj”, ka thėnė kėshilltari Jetlir Zyberaj, duke shtuar se pikėrisht Brunei, ishte njė nga rezultatet e punės sė princeshės.

Po ashtu Zyberaj tregon se tashmė princesha Rajadaraski, pėrmes zyrės sė saj pėr Kosovėn, ka arritur qė kosovarėve tė interesuar t’iu sigurojė lėvizje pa viza. Ndėrsa kėtė vend tashmė do ta vizitojė edhe ministri i Punėve tė Jashtme, Enver Hoxha.

“Pėr shkak tė agjendės sė zotit Pacolli, Tajlandėn do ta vizitojė ministri Hoxha, bashkė me kėshilltarin e tij, Lulzim Pllana. Princesha do tė kujdeset pėr mbarėvajtjen e vizitės prej aeroportit e deri nė pėrfundim tė vizitės”, bėri tė ditur Zyberaj.

Zero Cool
28-05-12, 10:42
Hoxhaj paralajmėron tri njohje pėr Kosovėn


Prishtinė, 28.05.2012

Kosova brenda pak ditėsh do tė njihet edhe nga tri shtete, tė cilat tashmė kanė marrė vendim pėr kėtė. Lajmin e ka bėrė tė ditur ministri i Jashtėm Enver Hoxhaj. Duke u pėrgjigjur rreth kritikave tė kolegut tė tij tė partisė, Fatmir Limaj, rreth orientimit tė gabuar tė politikės sė jashtme, vetėm nė njohje, ministri Hoxhaj e ka mohuar kėtė, duke thėnė se absolutisht nuk ėshtė e vėrtetė se politika e jashtme e Kosovės ėshtė orientuar vetėm nė njohje.

“Politika e jashtme ėshtė prioritet i Kosovės, por ajo nuk ndryshon shpejt, jo vetėm nė Kosovė, por nė asnjė vend tė botės. Kosova ėshtė duke bėrė njė politikė tė jashtme shumė aktive, jo vetėm nė njohje, edhe pse njohjet e reja janė prioritet pėr tė”, ka thėnė Hoxhaj nė njė intervistė pėr gazetėn “Lajm”.

Ai ka folur edhe pėr zgjedhjet brenda PDK-sė, duke thėnė se personalisht nuk e ka pėr synim kreun e partisė, por shprehet PDK, duhet tė vazhdojė pėr freskohet me kuadro tė rinj.

Pėr kreun e PDK-sė, kryeministrin Hashim Thaēi, Hoxhaj thotė se ėshtė njė lider dhe profil pėrtej Kosovės i politikanit, dhe se lidershipi i tij e ka fuqizuar PDK-nė.

Ndėrsa aderimin e Kadri Veselit nė PDK, e vlerėson si lajm tė mirė, qė e fuqizon PDK-nė dhe Kosovėn.

Ndėrsa, pėr vendimin e qeverisė pėr aplikimin e vizave pėr disa shtete, Hoxhaj thotė se nuk do tė ketė asnjė ndikim te njohjet e reja.

Neferta
21-09-12, 22:26
Togo pritet tė njoh nesėr Kosovėn

http://t3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcTYBGuI2aXZQ8e7KDoAINrk4XH8Yeq3G aX2E4r9xhllC7JXMyU66A


Kosova do tė njihet nga shteti i Togos.
Klan Kosova raporton se ky vendim do tė bėhet publik nesėr nė Nju Jork ku presidenti i Togos Faure Gnassingbé pritet t’i dorėzoj notėn verbale tė njohjes presidentes Atfete Jahjaga.

Zero Cool
11-10-12, 14:53
Thaēi: Edhe unė doja 100 njohje, por nuk ia arritėm

Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi tha tė enjten se edhe ai ka dashur tė arrihen 100 njohje tė shtetit tė Kosovės, por nuk ia kanė arritur.
Thaēi nė interpelancėn pėr diplomacinė e Kosovės qė ėshtė kėrkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovės tha ka pasur premtime pėr njohje, por procesi ėshtė ngadalėsuar.

“Edhe dua qė t’i kemi 100 njohje, por nuk po mund t’i arrijmė. Ėshtė e vėrtetė qė na kishin premtuar por ato njohje ngadalėsuar...”, tha Thaēi, duke shprehur qėndrimin se asnjė njohje nuk vjen pėr shkak tė ndonjė individi nė Kosovės, por pėr shkak tė aspiratave tė popullit tė Kosovės.

Ai tha se edhe me shtetet e BE-sė qė nuk e kanė njohur shtetin e Kosovės kanė raporte korrekte tė bashkėpunimit.

Zero Cool
11-10-12, 14:54
Hoxhaj: Procesi i njohjeve ėshtė i pandashėm

Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Enver Hoxhaj nė interpelancėn e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovės, ka thėnė se politika e jashtme ėshtė mishėrim i politikės sė brendshme dhe reflektim i unitetit politik.
Sipas Hoxhajt, Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe procesi i njohjeve ėshtė i pakthyeshėm dhe i pandalshėm.

“Prandaj, askush nuk mund tė ndalė rrjedhėn e historisė sė njohjes sė plotė tė Republikės sė Kosovės. Kosova e pavarur ėshtė pjesė e peizazhit tė shteteve sovrane, demokratike tė Ballkanit perėndimorė dhe Evropės. Ajo pėrfaqėson njė realitet politik dhe juridik dhe njė fakt gjeopolitik nė Evropė dhe botė”, tha Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka theksuar se pėr herė tė parė, lobimin, krahas qendrave multilaterale ėshtė vendosur edhe nė rrafshin bilateral - shtet me shtet.

“Gjatė tėrė kėsaj kohe, unė kam pas njė plan konkret tė punės dhe tė matshėm, njė agjendė javore, mujore dhe vjetore, tė shoqėruar me njė qasje tė menduarit mirė strategjik dhe me analiza tė detajuara pėr secilin shtet. Duke u bazuar nė kėtė strategji, unė kam vizituar mbi 42 shtete qė ende nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės. Rezultatet janė tė matshme. Brenda kėtyre 17 muajve Republikėn e Kosovės e kanė njohur 17 shtete sovrane, anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Pėr ēdo muaj kemi arritur tė sjellim nga njė njohje, nė njė pėrudhė shumė tė vėshtirė, ku sigurimi i njohjes ėshtė i kushtėzuar nga rrethana tė veēanta gjeopolitike”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se njohjet janė tė rėndėsishme dhe do tė mbesin prioriteti politikės sė jashtme, derisa Kosova do tė bėhet anėtare e plotė e OKB-sė. Mirėpo, sipas tij, politika e jashtme nuk guxon tė reduktohet vetėm nė njohje.

Ministri Hoxhaj ka pohuar se pėr njė vjet e gjysmė ai ka zhvilluar mbi 150 takime bilaterale.

“Ne nė kėtė vit e gjysmė ne kemi dyfishuar numrin e shteteve, me tė cilat kemi lidhur marrėdhėnie diplomatike. Tani jemi nė proces tė nėnshkruajmė marrėdhėnie diplomatike edhe me shtetet e mbetura. Ne kemi nėnshkruar 105 marrėveshje bilaterale nė mes Republikės sė Kosovės dhe shteteve tjera, janė 10 marrėveshje multilaterale dhe 9 marrėveshje ndėrkombėtare”, ka shtuar ai.

Nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Kosovės, politika e jashtme e udhėhequr nga ministri Enver Hoxhaj ėshtė kritikuar nga deputetė tė opozitės.

Zero Cool
04-04-13, 17:06
Kosova po i pret shtatė njohjet e Hoxhajt


Fushata lobuese dhe premtimet e shefit tė diplomacisė kosovare pėr shtimin e numrit tė njohjeve janė bėrė “bozė” kohėve tė fundit. Madje pėr analistėt politikė dhe opozitėn kosovare, deklarata pėr njohje tė shpejtė dhe mosrealizimi i tyre, janė bėrė fushatė demagogjike dhe qesharake.

Ish-ministri i Punėve tė Jashtme, Skender Hyseni, tha se ministri Enver Hoxhaj po premton njohje vetėm pėr konsum tė brendshėm politik, ndėrsa lėvizja Vetėvendosje konsideron se Hoxhaj nuk ka as vizion, e as diplomaci. Ndėrsa analistėt politikė kanė shkuar mė tutje duke e akuzuar ministrin Enver Hoxhaj, dhe zyrtarėt e tjerė shtetėrorė, se po vazhdojnė tė duken qesharakė kur pėrmes informatave qė marrin nga miqtė e Kosovės, nga diplomacitė e shteteve tė forta, tentojnė tė krijojnė famė politike pėr veten e tyre.

Mirėpo me tė gjitha kėto akuza nuk ėshtė pajtuar kėshilltari i ministrit Hoxhaj, Artan Behrami, i cili ka thėnė se akuzat e ish- ministrit Hyseni janė jo tė sinqerta.

“Me akuza tė tilla Hyseni po mundohet qė politikėn e jashtme ta shndėrrojė nė politikė tė brendshme. Zoti Hyseni e ka pasė rastin tė dėshmohet nė diplomaci, por kėtė nuk e ka bėrė. Por siē ka thėnė Jakup Krasniqi, sa ka qenė ministėr ai, e ka bė fet”, ka thėnė Behrami, shkruan gazeta "Zėri".

Ai tha se ministri Hoxhaj asnjėherė nuk ka paralajmėruar njohje. Kjo, sipas tij, ėshtė bėrė vetėm atėherė kur ka pasur pyetje dhe insistim tė gazetarėve. “Ministri Hoxhaj mė parė kishte paralajmėruar njohje nga Timori Lindor, ajo ka ndodhur, ka paralajmėruar njohje nga Saint Kitts dhe Nevis, ajo ka ndodhur, ka paralajmėruar nga Ēadi dhe ajo ka ndodhur, ka paralajmėruar nga Fixhi dhe ajo ka ndodhur, ka paralajmėruar nga Papua new Guinea dhe ka ndodhur. Sė fundi ai kishte paralajmėruar njė njohje nė mars, dhe Guajana njohu Kosovėn. Por, mendoj se mė shumė se kjo simbolikė, e rėndėsishme ėshtė qė kemi dyfishim tė numrit tė njohjeve nė krahasim me vitin 2010”, ka thėnė Behrami.

Ku mbetėn njohjet, o Enver?

Ish-ministri i Punėve tė Jashtme, i cili vjen nga LDK-ja, Skėnder Hyseni, thotė se ministri Hoxhaj ka premtuar qė brenda dy javėsh do tė vijnė ato 5 apo 7 njohje. “Dy javė kanė kaluar qysh moti, kėshtu qė s’kam asnjė koment”, ka thėnė Hyseni. Ai nuk ka ditur se si t’i quajė kėto deklarata tė ministrit Hoxhaj, pėr faktin se siē shprehet ai, ėshtė lodhur me komentime tė “margaritarėve tė Hoxhajt”. “Ėshtė tejkaluar ēdo masė e deklarimeve. Meqė ministri i di datat dhe shtetet qė do tė na njohin, pse nuk na thotė por po na lė varur. Ėshtė gabim i skajshėm dhe i rrezikshėm me paralajmėruar njohje”, ka thėnė Hyseni, duke shtuar se deri nė kėtė shkallė ėshtė degraduar procesi i njohjeve. Ai ka thėnė se ēėshtjen e njohjeve ėshtė munduar ta bėjė debat publik, megjithatė nuk ka mundur. “Madje as pėrgjigjet nė pyetjet e drejtuara ministrit Hoxhaj gjatė raportimit tė tij para Komisionit pėr Punė tė Jashtme nuk ka mundur t’i marrė”, ka thėnė Hyseni duke shtuar se nuk ka pėrgjegjėsi publike pėr faktin se ministri Hoxhaj ka deklaruar publikisht pėr kėto njohje.

Anėtarja e kryesisė dhe drejtuesja e Komitetit pėr Punė tė Jashtme nė Lėvizjen Vetėvendosje, Puhie Demaku, ka thėnė se ėshtė e qartė qė ministri Hoxhaj nuk ka as vizion e as strategji pėr politikėn e jashtme. “Ēdo veprim dhe ēdo deklaratė e tij ėshtė “ad hoc”, pa pasur asnjė bazė e argument dhe i arsyeton ato me "tė qenit i matur". Politika e jashtme e Kosovės, e pėr pasojė edhe imazhi i saj vuajnė dhe pėsojnė nga mungesa e vizionit, jo vetėm tė ministrit, por tė komplet qeverisė”, ka thėnė Demaku.

Madje, sipas saj, ministri Hoxhaj nuk e di as numrin e saktė tė njohjeve qė Kosova i ka tani, pra ai nuk ėshtė nė gjendje tė japė numra faktik e lėre mė tė bėjė parashikime tė njohjeve qė do tė vijnė. “Deklaratėn pėr 5 njohje tė reja qė do tė vijnė e ka dhėnė mė 27 shkurt 2013, pra saktėsisht njė muaj mė herėt. Nuk saktėson as emra shtetesh e nuk jep as data, ngase ka frikė nga llogaridhėnia dhe pėrgjegjėsia”, ka deklaruar Demaku.

Njohjet, meritė e shteteve mike

Drejtori ekzekutiv i Klubit pėr Politike tė Jashtme (KPJ), Ylli Hoxha, shprehet se njohjet e Kosovės ndodhin nė masė tė madhe si meritė e lobimit tė shteteve tona mike siē janė SHBA-ja, Britania, Franca etj. “Roli i diplomacisė kosovare nė kėtė proces nėse nuk ėshtė fare relevant, atėherė ėshtė thellėsisht i subordinuar”, ka thėnė Hoxha. Ai konsideron se deklaratat e paralajmėrimit tė njohjeve nga njė zyrtar i Qeverise sonė ėshtė keqpėrdorim i informatave qė atij i janė dhėnė nga diplomatė tė shteteve mike, mė parė se sa meritė e tij nė kėtė proces.

“Pra Enver Hoxhaj, dhe zyrtar tė tjerė tė lartė shtetėrorė tė Kosovės, vazhdojnė tė duken qesharakė kur pėrmes informatave qė marrin nga miq tanė nga diplomacitė e shteteve tė forta, tentojnė tė krijojnė famė politike pėr veten e tyre”, konsideron drejtori i KPJ-sė, Ylli Hoxha.

Oqeani
04-04-13, 17:35
Prit e prit Skenderin, prit e prit Hoxhen ....

Nime mos po mendojne keta te jahsmit se Skenderbeu apo Enver Hoxha jan ba Ministra e po iu frigohen !!!

Hajt mos po na del naj - ZOG - e ..... !

Besa ket ministri e kisha - shly- vetem po han si kali ne grazhd !

U se harrova nime - ketu nuk ka tendere !!! :)


"Mbyllur per momentin " !!! Punojme pas ores 20h00 diku ne naj resto !!!

Zero Cool
19-04-13, 16:50
Kqyri magjupt.


Rumania ndryshon qėndrimin ndaj Kosovės


Bukuresht, 19.04.2013

Rumania paralajmėron qėndrim tjetėr karshi Kosovės. Pas miratimit tė rezolutės sė Parlamentit Europian, ajo ka bėrė njė hap drejt njohjes sė Kosovės, raportojnė mediet.

Kryeministri i kėtij vendi, Victor Ponta citohet nga mediat e ndryshme evropiane tė ketė thėnė se Rumania ka lėvizur nga qėndrimi i saj i mėparshėm pėr Kosovėn, ndėrkaq lėvizjet e shtetit rumun kanė ardhur pas takimit tė Pontas me raportuesen pėr Kosovėn nė PE, Ulrike Lunacek.

Kryeministri Ponta edhe mė parė kishte treguar dispononim mė tė mirė pėr njohjen e Kosovės, ndėrkaq thirrja e Parlamentit Evropian qė pesė vendet e BE-sė ta njohin Kosovėn vetėm i ka ndihmuar kėsaj klime.

Zero Cool
03-06-13, 21:07
Gabelistan.


Kryeministri rumun favorizon njohjen e Kosovės


Bukuresht, 03.06.2013

Kryeministri i Rumanisė, Victor Ponta, ka thėnė se ėshtė nė favor tė njohjes mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės, raportojnė mediat serbe.

Ponta dhe ministri i tij i Jashtėm janė takuar sot me dy komisionet kryesore parlamentare, pėr tė diskutuar nėse Rumania duhet tė ndryshojė pozicionin e saj dhe tė lėvizė drejt njohjes sė Kosovės.

Ponta ka thėnė se personalisht konsideron se Rumania duhet tė pėrputhė qėndrimin e saj ndaj statusit tė Kosovės me partnerėt evropianė, marrė parasysh se 22 anėtare tė BE-sė tashmė kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Ai po ashtu ka thėnė se do tė formohet njė grup pune, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė diplomacisė rumune dhe deputetė, pėr tė shqyrtuar zhvillimet e reja qė lidhen me statusin e Kosovės, transmeton REL raportontin e B92.

“Nuk bėhet fjalė pėr asnjė vendim. Jemi pajtuar tė formojmė njė grup tė punės, i cili do tė merret me kėtė ēėshtje. Jemi pajtuar qė kjo temė nuk ėshtė tabu, por duhet tė merremi edhe me tė”, ka thėnė Ponta.

Nė pyetjen nėse Rumania pret qė Serbia tė njohė e para Kosovėn, Ponta ka thėnė se “do tė ishte pak qesharake po qe se Rumania mbetet prapa Serbisė”.

Rumania, ashtu si edhe katėr anėtare tė tjera tė Bashkimit Evropian – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja – nuk e kanė njohur ende pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt, 2008

Zero Cool
16-08-13, 16:48
Majlinda Bregasi



Israel, mos i thuaj ‘JO’ Kosovės!



Vetėm para pak vitesh, e tėrhequr nga historitė e hebrejve gjatė LIIB nė tokat shqiptare, e nxitur nga ekspozita e Norman Gersham-it, Besa: Njė kod nderi /Myslimanėt shqiptarė qė shpėtuan hebrejtė, punova dokumentarin Kodi i Jetės. Ndoshta unė isha subjektive gjatė realizimit tė tij, por vlerėsimi i filmit nė festivalin e URTI-sė nė Paris, si edhe kėrkesa pėr transmetim nga gjithė televizionet publike tė Europės Juglindore, pėrveē Serbisė dhe Bullgarisė, mė ēliruan. Kisha arritur tė dokumentoja sado pak njė histori tė fshehur pėr mbi 45 vite tė popullit tim. 2000 hebrejtė qė shpėtuan nė Shqipėri u ndihmuan edhe nga dhjetėra familje shqiptare tė Kosovės, si Rezniqi, Xėrxa, Iljazi etj, tė cilėt i strehonin e pastaj i pėrcillnin pėr Shqipėri gjithė ata qė iknin nga Serbia. Shkurt, Kosova qe kthyer nė vend tranziti vendimtar pėr ta.

Pėr ēudi kėto fakte ishin fshehur pėr kaq vite. Propoganda serbe pėr identifikimin e shqiptarėve tė Kosovės si bashkėpunėtorė tė fashizmit e nazizmit, kishte funksionuar pėr mrekulli. Nė kushtet e mbijetesės ku ndodhej Kosova si edhe nėn diktaturėn e Hoxhės nė Shqipėri, nuk mund tė pritej qė ne ta rrėfenim historinė tonė. Por historia nuk vdes, edhe pse mund tė shtrembėrohet.
Populli shqiptar i ka ruajtur historikisht hebrejtė.

Nė Sarandė gjenden rėnojat e sinagogės qė mendohet tė jetė mė e vjetra nė rajonin e mesdheut, gjė qė dėshmon pėr harmoninė e bashkėjetesės sonė. Mizoria mesjetare e dėbimit tė hebrejve nga Portugalia e Spanja e shndėrroi Shqipėrinė nė portin e tyre mikpritės, aq sa Vlora u bė qendra e dytė mė e madhe hebraike nė Ballkan. Mė 1831 Mehmet Ali Pasha, pashai shqiptar qė pushtoi Palestinėn, lejoi ngritjen e vendbanimeve tė para hebraike nė Israelin e sotėm.

Megjithatė Israeli nxitet tė mos e njohė Kosovėn, duke mosnjohur njėkohėsisht edhe njė pjesė tė historisė sė vetė. Israeli nxitet tė mos e pranojė holokaustin tonė, dėshmitė e Ana Frankut tonė, duket qė nuk po shkojnė deri atje, pasi mė parė po mbėrrin propoganda serbe, shtet i cili publikisht ka pranuar qė do heqė dorė nga bllokimi i Kosovės nė proceset e integrimit. Nė shkrimin e tij nė The Jerusalem Post, 10/07/2013, Say ‘no’ to Kosovo (Thuaj Jo Kosovės), Michael Freund, tregon arsyet pse Israeli nuk duhet ta njohė Kosovėn, kėtė provincė renegate, sipas tij.

Qė nga marrėdhėniet shumė tė mira me Serbinė, qė mund tė rrezikohen nėse Israeli njek Kosovėn, arsyet ekonomike, mbi njė bilion euro investim nga Israeli nė Serbi, trefishimin e turizmit serb atje qė se u hoqėn vizat mė 2009 dhe, mbi tė gjitha, Freund jep arsyen e fortė historike, sepse Kosova ėshtė zemra e kombit pėr Serbinė, sikurse Judea dhe Samaria janė pėr hebrejtė, “vendi ku filloi ēdo gjė”. Dhe vėrtetė qė aty filloi ēdo gjė. Filloi konflikti shekullor mes serbėve dhe shqiptarėve, ish-aleatė tė mohuar kundėr pushtimit ottoman.

Ndėrtimi i historisė mbi mite, aq mė tepėr mbi mite tė shtrembėruara, sikurse ėshtė ai i Kosovės pėr Serbinė, ka dėshmuar se pjell vetėm urrejtje e luftė. Qė koha i pėrket vetėm vetvetes e nuk mund tė jetojė jashtė saj (Strauss, 1967) kjo u mėsohet fėmijėve europianė qė nė shkollė tė mesme, e si shembulli mė i freskėt merret pikėrisht lufta e fundit e Kosovės. E nėse do tė argumentonim sipas logjikės sė Freund-it, pse paska mė tepėr tė drejtė historike Serbia mbi Kosovėn, bazuar nė 800 vjetėt e fundit, ndaj trashėgimtarėve tė vetė dardanėve, banorėve antikė tė zonės? Serbėt me tė drejtė i kthejnė kishat mesjetare, nė monumente, pasi atyre u mungon antikiteti, u mungon rrėnja nė Ballkan.
Por argumenti kyē i autorit ėshtė pasoja qė do kish Israeli nga njohja e mundshme e Kosovės “Pse palestinesėt nė Jude apo arabėt israelitė mos ta kishin njė tė drejtė tė tillė?” Arsye e njėjtė qė pėrdor Spanja e Greqia, nė paaftėsi pėr tė zgjidhur problemet e tyre tė brendėshme, refuzojnė tė pranojnė analogji tė tjera nė botė, duke bllokuar proceset e zhvillimit e integrimit tė banorėve tė njė shteti tė tėrė, tė cilėt mezi i mbijetuan holokaustit tė fundit europian.

Ndėrkohė qė arsyeja e fundit e Freund-it, rritja e ekstremizmit islam vehabist nė Kosovė nuk qėndron. Instrumentalizmi i faktit se tre tė katėrtat e popullatės janė myslimanė, pra le t’i quaj “ekstremistė tė mundshėm”, ėshtė njė propogandė famėkeqe. Kosova ėshtė vendi me mė shumė misionarė kristianė nė botė dhe myslimanizmi kosovar ėshtė po aq europian sa edhe besimet e tjera qė ka Europa moderne. Argumenti i autorit nuk qėndron as pėr vetė faktin se nuk na ka pranuar shumica e shteteve islame nė botė, ndėrkohė qė na ka pranuar shumica e shteteve kristiane, falė tė cilave arritėm edhe lirinė.

Ne qytetarėt e Kosovės, jemi mė tė interesuar se kushdo tė jetojmė mė mirė, ekstremizmi ėshtė nocion i ri nė shoqėrinė tonė qė po na imponohet nga jashtė. Tė izoluar si kemi mbetur, njė geto nė zemėr tė Ballkanit, nuk na ndihmon as ta luftojmė e as ta shijojmė lirinė. Nėse i hiqni duart prej nesh, tė paktėn mos na sulmoni. Jemi nipėrit e mbijetuar te atyre myslimanėve qė rrezikuam jetėn pėr tė shpėtuar njerėz nė nevojė, se kėshtu thotė kodi ynė i nderit. Sot jemi vetė nė nevojė, duam tė dalim nga getoja.

Botuar te Koha Ditore, 16. 08. 2013

Zero Cool
12-06-14, 15:45
Shqipėria kushtėzon Gjeorgjinė me njohjen e Kosovės



Tiranė, 12.06.2014

Shqipėria thotė se e mbėshtet anėtarėsimin e Gjeorgjisė nė NATO, por ta njohė Kosovėn e pavarur. Deklaratėn e bėri ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatė vizitės nė Gjerogji. Ministrja Kodheli tha Kosova nuk ka krahasim as nė Kaukaz apo tjetėrkund dhe se pėrbėn precedent tė vetėm i sė drejtės ndėrkombėtare.


http://www.knninfo.com/repository/images/Shqiperia.jpg



Gjatė njė takimi tė veēantė me presidentin e vendit, Glorgi Margvelashvilli dhe kryetari i parlamentit, David Usupashvili ministrja Kodheli kėrkoi nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit tė Kosovės, duke theksuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė precedent unik nė tė drejtėn ndėrkombėtare.

Sipas Kodhelit, ēdo pėrpjekje pėr ta pėrdorur precedentin e Kosovės nė situata separatiste nė rajonin e Kaukazit ėshtė tendencioze dhe nuk i pėrgjigjet realitetit ndėrkombėtar.

Zero Cool
15-12-14, 18:24
Lunaēek: Serbia bėri gjenocid nė Kosovė



http://knninfo.com/repository/images/lunacek_535866620.jpeg



Bruksel, 15.12.2014

“As njė qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siē ka bėrė Millosheviqi nė Kosovė, ku ka vrarė, dėbuar dhe ka ushtruar gjenocid“.

Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr televizionin e parė publik gjerman ARD, zėvendėspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja pėr Kosovėn Ulrike Lunaēe, e cila ka ftuar edhe njėherė pesė vendet anėtare tė BE: Spanjėn, Rumaninė, Qipron, Greqinė dhe Sllovakinė tė njohin shtetin mė tė ri evropian, Republikėn e Kosovės.

Zėvendėspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja pėr Kosovėn Ulrike Lunaēek, ka ftuar pesė vendet anėtare tė BE: Spanjėn, Rumaninė, Qipron, Greqinė dhe Sllovakinė tė njohin shtetin mė tė ri evropian, Republikėn e Kosovės. Nė njė intervistė pėr televizionin e parė publik gjerman ARD, Lunaēek ka deklaruar se e kuptonte hezitimin e kėtyre vendeve pėr shkak tė problemeve qė kanė me minoritetet nė vendet e tyre, por ata duhet ta dinė se “as njė qeveri nuk ka vepruar me minoritetet ashtu siē ka bėrė Millosheviqi nė Kosovė ku ka vrarė, dėbuar dhe ka ushtruar gjenocid ndaj popullatės shqiptare“.

Lunaēek ka pėrshėndetur qeverinė e re nė Kosovė: “Tani ka njė koalicion tė madh sė bashku me minoritetet”. Por kjo qeveri, ka thėnė Lunaēek, tani duhet tė merret me problemet ekzistuese tė vendit. Gjendja ekonomike nė Kosovė po keqėsohet gjithnjė e mė shumė ka shtuar ajo, ndėrsa ka nėnvizuar se po rritet edhe numri i azilkėrkuesve nė vendet evropiane, qė nga Kosova po kalojnė pėrmes Serbisė dhe Hungarisė. Kjo ėshtė njė shenjė se gjeneratat e reja kanė pak shpresė se do tė ndryshojė diēka. Kjo gjendje, ka thėnė Lunaēek i ka hapur tani mundėsinė e manipulimit me tė rinj vetėm grupeve islamiste.

Pėr sa i pėrket korrupsionit brenda EULEXit, Lunaēek ka deklaruar se kjo e ka dėmtuar shumė Misionin. Akuzat, tha ajo, duhet tė sqarohen shumė shpejt dhe fajtoret duhet tė dėnohen. “Nuk guxon tė ketė pardon nė rastin e korrupsionit nė EULEX” ,tha Lunaēek.

Ndėrkaq, pėr sa i pėrket dialogut Kosovė – Serbi, ajo tha se problem ėshtė tek zbatimi i marrėveshjeve. “Ėshtė bėrė pak nė zbatimin e kėtyre marrėveshjeve” tha Lunark pėr ARD.Ajo ka potencuar se pėr pasojė Kosova ende nuk ka kodin e saj telefonik. Nė Kosovė, ka thėnė Lunaēek, duhet tė bėhet mė shumė edhe pėr pėrmirėsimin e tė drejtave tė homoseksualėve.