PDA

View Full Version : Tradhėtia


Zero Cool
29-06-11, 11:51
Si mund ta kuptoni nėse partneri ju tradhton



http://www.telegrafi.com/fo/keshillal/f.0316233359150_m.jpg



Nė vend qė tė pėrcillni tė dashurėn tuaj, provoni me metoda mjaft efikase, tė lexoni tė vėrtetėn nga trupi i saj. Janė disa shenja nė trupin e njeriut, qė padėshirė flasin mbi realitetin. Mjafton qė tė mėsoheni t'i lexoni ato.



Tė pėrdredhurit
Sipas ekspertėve pėr komunikimin e trupit, femra qė njė natė mė parė ka pasur kėnaqėsi tė mirė seksuale, pėrdridhet mė pak dhe mė ngadalė se ajo qė e ka kaluar natėn nė shtrat vetėm me libėr. Shpejtėsia e frymėmarrjes dhe e pėrpėlitjes sė syve, menjėherė pas seksit ėshtė e shpejtė, por tė nesėrmen ajo ngadalėsohet pėr shkak se trupi ėshtė i relaksuar.

Buzėqeshjet
Seksi i largon tė gjitha kufizimet dhe kornizat e sjelljes, pėr kėtė i gjithė trupi reagon si mė i relaksuar. Pas aktit seksual, njerėzit qeshin mė shpesh dhe sigurisht tė shikojnė mė gjatė nė sy, apo tė qėndrojnė mė afėr, ndryshe nga ē'mund tė kishin bėrė nė ndonjė nga situatat normale.

Skuqja e dyshimtė
Metodė e mirė pėr tė verifikuar nėse dikush ka kryer marrėdhėnie seksuale, ėshtė edhe testi nėpėrmjet lėkurės. Ndiqni me kujdes ndryshimet e ngjyrės sė lėkurės nė trupin e partnerit. 30% e femrave, pak pas seksit, kanė shenja tė dukshme tė tė skuqurit nė lėkurė. Vėreni me kujdes nėse buzėt i kanė tė skuqura. Njollat e kuqe nėpėr fytyrė, nė gjoks, qafė dhe nė hundė mbeten pėr shkak tė ngritjes sė tensionit tė gjakut. Kjo vazhdon pėr 20 minuta pas aktit. Dėshira pėr prekje
Seksi shkakton prodhimin e hormonit tė quajtur oksitocin, gjatė sė cilės kemi mė tepėr nevojė pėr t'i prekur njerėzit dhe tė jemi tė prekur. Nėse kolegia juaj ju prek papritmas mė fort se zakonisht, nuk ju nevojitet shumė pėr tė kuptuar mbi atė se ēka bėrė njė natė mė parė.



http://www.telegrafi.com/fo/foot%201(5).jpg


Komentimi i shputave
Pas seksit, gishti i vogėl nė kėmbėn e majtė skuqet. Por kjo mund tė ndodh edhe nėse ajo (po edhe ai) vetėm mendojnė pėr seks, pra vetėm gjatė tė menduarit pėr seks. Mirėpo ajo qė zbulon mė tepėr ėshtė largėsia mes gishtave tė kėmbės. Gishti i vogėl simbolizon seksin ndėrsa tjetri pranė tij dashurinė. Sipas njė "komentuesi tė shputave", largėsia mes gishtit tė vogėl tė kėmbės dhe gishtit pranė tij, tregon se keni baza pėr aventura qė zgjasin nga njė natė, ndėrsa gishti i vogėl i kthyer pėr nga gishti pranė tij, tregon se jeni biseksualė.

Sytė e shkėlqyeshėm
Dikush qė ka bėrė dashuri para disa orėve sytė i ka me shkėlqim. Po ashtu mė lehtė i hap buzėt.

Zgjedhja e rrobave
Si pasoj e seksit ėshtė edhe rritja e vetėbesimit qė ndikon nė zgjedhjen e veshjes.
Femra qė befasisht ndryshon veshjen tė cilėn e ka pėrdorur shpesh dhe e ndėrron me diēka qė potencon mė tepėr natyrėn e femrės, me siguri ka pėrjetuar diēka tė paharrueshme natėn e kaluar. Ajo ndjen vetėbesim dhe dėshiron tė bėhet atraktive.
Nė vend qė tė pėrcillni tė dashurėn tuaj, provoni me metoda mjaft efikase, tė lexoni tė vėrtetėn nga trupi i saj. Janė disa shenja nė trupin e njeriut, qė padėshirė flasin mbi realitetin. Mjafton qė tė mėsoheni t'i lexoni ato.

Prekja e flokėve
Luajtja me flokė tregon se ende ėndėrron pėr dashurinė nė shtrat tė cilėn e ka pėrjetuar mbrėmjen e kaluar. Ajo qė vazhdimisht kalon dorėn nėpėr flokė,
nė atė mėnyrė "zbrazet" dhe kėtė e bėn pa vetėdije pėr t'u dukur mė mire para mashkullit tė vet.

E ēmendur pėr kastravecė
Dėshira pėr kastravecė ėshtė tregues i mirė i ndjenjave me afsh. Kjo shfaqet pėr shkak tė nevojės pėr lėngje. Nėse femra edhe mė tej ndihet seksi, edhe pas dashurisė sė bėrė, kastravecėt janė ushqim, tė cilin e preferon mė sė shumti.


http://www.telegrafi.com/fo/foto%202(13).jpg


Rritja e ndjeshmėrisė sė shqisave
Seksi e pėrmirėson shqisėn e nuhatjes, dhe pėr kėtė, nėse kolegu a kolegia fillon dhe ndien ndonjė erė tė cilėn ju as qė e keni hetuar, e dini se ku ėshtė faji. Seksi e rrit rrjedhėn e gjakut nė disa pjesė tė trupit, e mes atyre pjesėve ėshtė edhe hunda.
Natyrisht se ēdo individ ėshtė unik. Prandaj nėse sė paku pėr disa javė pėrqendroheni dhe vėshtroni trupin e partnerit (lėkurėn, sytė, hundėn, buzėt, gishtėrinjtė, mjekrėn e mė pas, veprimet e pavetėdijshme, sjelljet dhe mėnyrėn e tė shprehurit, etj.) dhe arrini tė mėsoni gjuhėn e trupit tė saj apo tė tij, kurrė nuk do t'ju mund tu hedhė hi syve.
Gjithmonė do tė dini, edhe pse nuk ju tregojnė me fjalė.

Zero Cool
29-06-11, 12:12
Cfare i fshehin grate baskeshorteve te tyre



http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=cifti_ne_dhomen_e_gjumit_953614 573.jpg&size=article_medium



Sinqeriteti dhe korrektesia mes nje burri dhe nje gruaje eshte shenje e nje lidhjeje te shendoshe. Por, thene realisht, nuk ka grua qe nuk i fsheh dicka bashkeshortit te saj. Me poshte do te lexoni disa nga gjerat qe grate nuk i tregojne bashkeshorteve.

Dashurite e meparshme

Grate, gjithmone fshehin nga burrat e tyre te kaluaren seksuale, castet intime me meshkujt e tjere, humbjen e virgjerise dhe pretendimet e parealizuara ndaj meshkujve te tjere.

Vetekenaqesia

Nje studim i bere kohe me pare ka treguar se 70% e femrave te cilat jane te martuara, rregullisht vetekenaqen edhe pse seksualisht jane te kenaqura nga partneri i tyre. Por, vetem 1/3 e burrave kane njohuri se grate e tyre vetekenaqen.

Seksi i keq

Nese nje grua nuk eshte e kenaqur ne shtrat, per kete ajo do te drejtohet deri te mikeshat e saj, te nena, motra apo koleget e punes. Seksi i keq me burrin qe e duan, eshte shkak qe ato te heshtin para tyre dhe te mos e shfaqin kete brenge. Per kete arsye, ato shpesh aktrojne se jane te kenaqura.

Fantazite seksuale

E sakte, grate ndonjehere fantazojne per ndonje te dashur te meparshem, i cili iu ka ofruar momente te paharruara ne shtrat. Por, kuptohet se per kete ato asnjehere nuk i tregojne burrit te tyre.

Kaqanikasja
29-06-11, 12:52
http://sphotos.ak.fbcdn.net/photos-ak-sf2p/v358/54/13/1313975261/n1313975261_128593_3279.jpg (http://www.facebook.com/photo.php?op=303&view=global&subj=19717739728&pid=128594&id=1313975261&oid=19717739728)

kush tradheton e paste vehten ne qafe

Zero Cool
30-06-11, 12:18
Pėrse tradhtia nėpėrmjet internetit ėshtė e rrezikshme



http://www.telegrafi.com/fo/keshillal/f.0612010520233_m.jpg



Interneti bėhet instrumenti mė i vlefshėm qė ndikon tek pasionet, edhe tek ata mė tė paarritshmit nėpėrmjet chatit apo mėnyrave tė tjera virtuale tė cilat janė tė shumta. Kėtu qėndrojnė bazat nė tė cilat zhvillohen mijėra pasione nėpėrmjet e-mallit shumė prej tė cilave janė tė destinuara pėr tė mbetur thjesht virtuale, por qė nė mėnyrė tė ndjeshme ēojnė nė tradhti. Tradhti, qė edhe pse nuk konsumohet, por thjesht imagjinohet, mbetet e tillė.


Tė gjithėve na ka ndodhur tė zhytemi nė internet pėr orė tė tėra dhe vetėm kur pėrmendemi e kuptojmė se sa kohė kemi shpenzuar nė tė. Ėshtė absurde tė mos pranosh ekzistencėn e tundimeve qė lindin nga rrjeti. Mbi tė gjitha, raporti nė dukje intim dhe ekskluziv ndėrmjet teje dhe kompjuterit, gjė ė cilėn nuk mund ta gjesh nė njė ambient tė rezervuar dhe konfidenca ėshtė ftesa e parė qė tė vjen direkt nga rrjeti pėr ata qė kėrkojnė tė rrėfehen pa patur kompleksin se ēfarė do tė mendojė bashkėbiseduesi i tyre. Shtojmė kėtu misterin e tė marrit e-maile joshėse dhe emocionues.


http://www.telegrafi.com/fo/foot%201tri.jpg



Problemi mė i madh i tė rėnit nė grackė nė tė tilla pasione nuk ėshtė vetėm fakti qė shumė shpejt zbulohesh, pėrkundrazi, pėr disa kjo ėshtė mė e pakta qė mund tė ndodhė, sesa tė bėhesh i fiksuar. Posta elektronike nė shumė raste bėhet njė pavarėsi e vėrtetė. Frazat qė pėrmbajnė e-mailet analizohen fjalė pėr fjalė, duke arritur tek bashkėbiseduesi, shpesh herė tė keqkuptuara. Akoma mė e rrezikshme ėshtė tė krijosh, nė rastet e raporteve online, njė identitet tjetėr nga i juaji dhe me njė personalitet tė tillė tė jetosh aventura tė kėndshme qė nuk do tė kishe pasur kurrė guximin t'i pėrjetoje ballė pėr ballė.

Gjithēka vetėm virtuale? Jo tamam. Gjurmėt qė mbeten nė gjendjen tonė shpirtėrore janė tė vėshtira pėr tė mbuluar atė qė nė pamje duket njė argėtim i thjeshtė, por qė nė tė vėrtetė mund tė bėhet njė lojė e dėmshme pėr ekzistencėn tonė: pėr tė mos folur pėr zbulimin nga ana e partneri. njė "skizofreni" qė gjen mbėshtetje nė gėnjeshtrat qė i themi jo vetėm bashkėbiseduesit, por e vetes tonė.

~AnnA~
30-06-11, 17:24
tradhtia nėpėrmjet internetit
S'mund t'a paramendoj te dashuroj dikend pa e pare, pa fol me te balle per balle, pa e takuar me shume se 3-4 here.....aq me pak mund t'i kuptoj personat qe dashurohen ne nje femer/mashkull vetem nga shkronjat, gje qe mund te coje deri ne tradheti te partnerit...
Ndoshta mund te linde nje simpati, ama kete nuk do e quaj dashuri, prandaj kujdes, mos merrni nje vendim te prere per te cilin me vone do pendoheni...

Zero Cool
30-06-11, 19:18
Si tė reagojmė ndaj tradhtisė?



http://www.zeri.info/fotot/31013/main_tradhti.jpeg



Ndodh shpeshherė qė njėri prej partnerėve tė ēiftit tradhton tjetrin. Ēfarė duhet bėrė nė kėtė rast? Duhet prishur kjo lidhje, duhet kapėrcyer apo...Tradhtia ėshtė ana mė e errėt e njė raporti dashurie, e cila shkakton dhembje, zhgėnjim, vuajtje, frikė tė vazhdueshme, humbje besimi, zemėrim dhe ankth.

Arsyet pse njerėzit tradhtojnė janė po aq tė ndryshme sa dhe arsyet pse dashurojnė dhe pse duan ata qė duan. Si meshkujt edhe femrat mund tė tradhtojnė, sepse nuk provojnė mė dashuri, ndjenjė, tėrheqje mes tyre; pėr hakmarrje kundrejt partnerit, pėr tė thyer monotoninė apo mėrzinė e njė marrėdhėnieje rutinė, nga nevoja pėr t'u ndier joshės, tėrheqės, i pėlqyer dhe i aftė seksualisht, nga mendimi se mund tė gjesh ilaēin pėr tė rregulluar mosfunksionimin e marrėdhėnieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dėshira pėr t'u shkėputur nga njė marrėdhėnie qė nuk funksionon etj.

Tradhtia ndodh edhe pėr arsye tė tjera, si pėr tė rifituar besimin pėrballė moshės, qė po kalon dhe humbjes sė mundėsive, pėr pasojė tė zhgėnjimeve tė vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkėshortore apo edhe si pasojė e streseve nė punė, kuriozitetit, dėshirės pėr “aventurė” etj. Tradhtia e largon vėmendjen nga partneri dhe marrėdhėnia aktuale.

Kur tradhton, nuk mund tė pėrkushtohesh njėsoj nė marrėdhėnie si mė parė. Tensioni bėn qė vėmendja, pėrkushtimi, kėnaqėsia qė merret nga marrėdhėnia, nuk mund tė jenė mė njėsoj. Kjo pakėnaqėsi interpretohet si mungesė dėshire pėr tė qėndruar me partnerin dhe rrit justifikimin pėr ta tradhtuar. I gjithė ky skenar kthehet nė njė rreth vicioz, i cili ėshtė vėshtirė tė ndėrpritet nėse ēifti nuk bėn pėrpjekjet e duhura nė kohėn e duhur.

Zero Cool
01-07-11, 15:53
Njihni shenjat qė tė tregojnė se ėshtė “ftohur”



Kur jemi tė dashuruar nė ndokėnd, nuk ėshtė e lehtė ta pranojmė faktin se atij personi mė nuk “ia ndien” pėr ne. Edhe pse tė duket se ato sinjale tė cilat tregojnė pėr fundin e lidhjes lehtė mund tė dallohen, shpesh nuk ėshtė kėshtu pasi qė shumica janė tė prirė pėr vetėmashtrim. Pėr kėtė mendoni mirė pėr treguesit e ardhshėm, dhe me siguri i dashuri nuk ėshtė interesuar mė pėr ju nėse:

Nuk i kthen thirrjet tuaja

Natyrisht, nuk duhet vetėm djemtė tė jenė ata qė i mbajnė “dyzginat” nė duar dhe gjithmonė tė marrin iniciativėn. Por, nga djali megjithatė pritet qė t’ju thėrrasė dhe tė marrė shpesh iniciativėn. Nėse jeni tashmė sė bashku apo lidhja juaj ėshtė nė vetė fillimin, ndėrsa ai kurrsesi nuk lajmėrohet, nuk duhet shumė ta lodhni trurin se pse kjo ėshtė kėshtu pasi qė pėrgjigja fshihet nė atė se - ai thjeshtė nuk lodhet pėr ju.

Shpesh ka justifikime pėr mostakimin me ty

Kur duhet tė shiheni, ai ose ka trening, apo duhet diku tė shkojė me “pleqtė” apo papritmas duhet ta rregullojė tėrė shtėpinė. Ai ndoshta ka vėrtet obligime tė shumta, por djaloshi i dashuruar tashmė do tė gjente mėnyra (kohė) qė megjithatė tė shihet me ju. Nėse kėto justifikime zgjasin shumė gjatė dhe duket se nuk kanė fund, me siguri qė i dashuri dėshiron ta paralajmėrojė fundin, por nuk ka fuqi ta thotė kėtė.

Gėnjen apo ėshtė i pasinqertė ndaj jush

Besimi dhe ndershmėria janė themel i secilės lidhje. Nėse dikush nuk dėshiron tė jetė i sinqertė ndaj personit tjetėr nė lidhje, do tė thotė qė pėr tė mė nuk ka thjesht besim. Tė gėnjen apo thjesht mė nuk ka besim, kjo do tė thotė qė mė nuk sheh te ju atė qė e shihte dikur.

I “imponohet” vajzave tjera

Djaloshi i dashuruar nuk ka nevojė, sė paku jo vetėdijshėm qė tė flirtojė me vajzat e tjera. Mendoni se a ėshtė kjo vėrtet kėshtu apo vetėm tė duket ty? Nėse jeni tė sigurta qė ėshtė duke flirtuar me vajzat tjera dhe atė para hundės tėnde, me siguri qė nuk dėshiron t’ju bėjė xheloze (pasi qė kjo mė nuk ėshtė taktika qė e aplikojnė kundėr vajzave), por ndjenjat e tij ndaj jush mė nuk janė tė fuqishme siē ishin mė parė.

Nuk ju njofton mė me miqtė e tij

Djemtė dinė tė jenė tė turpshėm para miqve tė tyre kur janė nė pyetje vajzat. Derisa vajzat do t’ia pranojnė shpesh shoqeve tė tyre diēka sikur: “E adhuroj dhe do tė bėja gjithēka pėr tė! Jam aq e lumtur”, ndėrsa djali para miqve tė tij me siguri do tė thotė: “Po, jemi sė bashku, ėshtė OK”. Po ashtu, ndoshta do tė turpėrohet para miqve qė zyrtarisht t’ju prezantojė apo tė shkėmbejė ndonjė fjalė pėr ju. Por duhet ditur se nėse nuk tė prezanton para miqve tė tij, diēka nuk ėshtė nė rregull!

Nuk tregon interesim pėr gjėrat dhe problemet e tua

Nėse pėrnjėherė nuk “ja ndien” se qeni juaj ėshtė i sėmurė apo se gjyshja juaj ka pėrfunduar nė spital, me siguri qė nuk ėshtė mė i interesuar pėr ju.

Mė nuk i pėlqejnė qėndrimet tuaja

Derisa mė parė ia kishte lakmi, pėr shembull kujdesit tuaj pėr kafshėt e braktisura, pėrnjėherė tė thotė se shumė ngarkohesh dhe merresh me kėto budallallėqe. Qėndrimet tuaja e nervozojnė dhe bisedat tuaja e lodhin? Bazuar nė kėtė djali tashmė ju sheh mė shumė si mike e jo si tė dashurėn e tij!

Zero Cool
17-07-11, 14:25
Dhjetė fakte tė sigurta qė ju tradhton


http://www.telegrafi.com/fo/lifestyle/f.0717004059920_m.jpg


Tė gjitha lidhjet dhe martesat kanė ngritjet dhe rėniet e tyre, episode pasioni, madje edhe skena filmike, ku nuk mungon drama, lotėt apo thyerja e gjėsendeve. Por, nėse ekziston dashuria dhe besimi, ēdo marrėdhėnie ka pėrfundim tė lumtur.


Megjithatė, pėr ta bėrė tė dukshme nėse ai ju tradhton, mė poshtė ju sjellim dhjetė shenja tė cilat e tregojnė kėtė. Nėse i kuptoni disa shenja tė tilla, flisni me partnerin pėr ta kuptuar se ēfarė po ndodh me lidhjen tuaj.

- Ju kushton mė pak vėmendje
- Humb interesin pėr obligimet shtėpiake
- Aroma e tij
- Ndryshimi i dukjes
- Zgjatet koha e ‘punės’
- Biseda private telefonike
- Qėndrim nė internet nė orėt e vona tė natės
- Ndryshim i madh nė jetėn seksuale
- Shpenzime tė mėdha
- E harron unazėn e martesės

Nėse vėreni situata tė tilla te partneri juaj, para se tė merrni vendime, gjithsesi bisedoni me tė nė mėnyrė qė t’i jepni rast qė ta largojė dyshimin. Secili nga ne ka raporte specifike me tė dashurit e tyre, prandaj secilėn situatė vlerėsojeni nė raport me rrethin tuaj.

Zero Cool
09-09-11, 11:45
Ja pse femrat e falin tradhetine


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=tradimento_268744321.jpg&size=article_medium


Fjalia “nese me tradheton do ta le menjehere“ eshte pjese permanente e bisedes se femrave per marredheniet mashkull-femer ne te cilen gjithmone mbreteron krenaria dhe veterespekti.

Por, meshkujt nuk tradhetojne per shkak te femres me te cilen jane ne lidhje por per shkak te vetes. Tradhetia eshte zgjedhja personale me c’rast mashkulli gjithsesi eshte i vetedijshem per rrezikun dhe pasojat qe i sjell ajo.

Dhe jo, kjo nuk ka ndodh vetem rastesisht, por ky veprim ka dale nga deshirat e tij dhe prioritet e percaktuara. Por, kur tradhtia vertete te ndodh shumica vendosin per faljen dhe qendrojne me partnerin jo besnik.

Ja pse falin femrat: Dashuria. Arsyet financiare. Praktika. Jo gatishmeria e heqjes dore nga menyra e caktuar e jetes. Femijet. Frika nga ndryshimet. Vetebesimi i ulte. Momenti i keq. Besimi se personi tradhtar do te ndryshoje. Perparimi ne karriere. Besimi qe terapia per cifte do te ndihmoje, frika nga vetmia.

~AnnA~
09-09-11, 14:17
Ja pse falin femrat: Dashuria. Arsyet financiare. Praktika. Jo gatishmeria e heqjes dore nga menyra e caktuar e jetes. Femijet. Frika nga ndryshimet. Vetebesimi i ulte. Momenti i keq. Besimi se personi tradhtar do te ndryshoje. Perparimi ne karriere. Besimi qe terapia per cifte do te ndihmoje, frika nga vetmia.[/I]

Jo nje femije te kem, por 10 te jene nuk me ndalojne ti them "mos ti shoh syte me"...
Nje gje qe behet me vetedije nuk do e fal....s'ka nevoje te me tradhetoje, i fal dhe une ate qe i falin te tjerat :cool: :) e nese deshiron ai te shkoje te provoje perseri te tjera, atehere rrugen e ka hapur, le te ike, ama kthim tek une me JO...
S'dua te jetoj me dyshimin, qe ai do e beje perseri, se kur humb njehere besimi nuk kthehet me...pastaj nuk kan thene kot qe ujku qimen e nderron por hujin se harron...keshtu qe po te tradhetoj njehere, dije se do e beje perseri...

Zero Cool
09-09-11, 14:25
Jo nje femije te kem, por 10 te jene nuk me ndalojne ti them "mos ti shoh syte me"...
Nje gje qe behet me vetedije nuk do e fal....s'ka nevoje te me tradhetoje, i fal dhe une ate qe i falin te tjerat :cool: :) e nese deshiron ai te shkoje te provoje perseri te tjera, atehere rrugen e ka hapur, le te ike, ama kthim tek une me JO...
S'dua te jetoj me dyshimin, qe ai do e beje perseri, se kur humb njehere besimi nuk kthehet me...pastaj nuk kan thene kot qe ujku qimen e nderron por hujin se harron...keshtu qe po te tradhetoj njehere, dije se do e beje perseri...

Arsyeja kryesore e divorceve


Nuk ėshtė mė tradhėtia arsyeja kryesore e divorcit tė ēifteve tė martuar.


http://top-channel.tv/foto/lajme/ndarje.jpg


Sipas njė studimi britanik, motivi mė i zakonshėm ėshtė “growing apart”, qė do tė thotė ndryshimi i partnerėve gjatė kohės duke u bėrė tė papėrshtatshėm pėr tė vazhduar jetėn sė bashku.

Studio e tė drejtave familjare “Grant Thornton” bėn njė sondazh qė nga viti 2003 dhe nė fillim tė studimit arsyeja kryesore e divorceve ishte tradhėtia bashkėshortore.

Ditėt e sotme, arsyet janė: pėrfundimi i dashurisė (27%), sjellja irracionale e partnerit (17%), kriza e moshės sė mesme (10%) dhe paratė (5%).

Gjithsesi, tradhėtia mbetet nė vendin e dytė si shkaktare e divorcit nė 25% tė rasteve.

“Tradhėtia ėshtė diēka qė njerėzit janė mėsuar tashmė ta pranojnė dhe ta kapėrcejnė falė personazheve tė famshėm. Shumė ēifte VIP-ash kanė vazhduar tė qėndrojnė bashkė edhe pse nuk janė treguar besnikė ndaj njėri-tjetrit”, shpjegon Luisa Plumb, drejtoresha e “Grant Thornton”.

~AnnA~
09-09-11, 14:30
Epo tani kuptohet se nuk eshte vetem tradhetia shkaku i divorcit, por njeri nder faktoret kryesore, te pakten per mua....te tjerat mund dhe ti fal, nje shans te dyte e meriton secili, ama per sende qe behen me vetedije shansi i pare eshte edhe i fundit...

Zero Cool
20-12-11, 18:25
Tradhtia, kėtė gjė e bėjnė shumė meshkuj. Por, ndonjėherė, pėr arsye tė panjohura, meshkujt i tradhtojnė tė dashurat e tyre, tė cilat janė tė bukura dhe inteligjente, dhe tė cilat janė tė dėshirueshme pėr shumicėn e meshkujve nė tėrė botėn.

Ata kėtė tradhti zakonisht e kryejnė me femrat tė cilat as me bukuri e as me sukses nuk mund t’i afrohen deri te gjuri partnereve tė tyre, ndėrsa ndonjėherė kėto janė thjesht prostituta. Arsyet e kėtyre tradhtive vėshtirė qė do tė mėsohen ndonjėherė.

Elizabeth Hurley

Elizabeth Hurley ėshtė aktorja dhe modelja e bukur, e cila megjithatė nuk i ishte e mjaftueshme ish-tė dashurit tė saj shumėvjeēar, aktorit Hugh Grant-it. Nė fakt, Hugh ėshtė arrestuar pėr shkak tė seksit me prostitutėn lokale.

Halle Berry

Halle Berry ėshtė tradhtuar nga ana e kėngėtarit, Eric Benet-it, i cili madje ėshtė paraqitur nė klinikėn pėr shėrimin e varėsisė nga seksi.

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston u tradhtua nga ish-bashkėshorti Brad Pitt. Ai e tradhtoi me Angelina Jolie-n nė tė cilėn u dashurua gjatė realizimit tė filmit “Mr. and Mrs. Smith”. Sot kėta dy tė fundit janė nė lidhje tė lumtur.

Jennifer Lopez

J.Lo ka qenė viktimė e tradhtisė nga ish-dashuri Puff Diddy, i cili disa herė u gjend nė pėrqafimin e Kim Porter-it. Diddy atėherė thoshte se kėtė nuk e konsideron tradhti, por edhe pėrkundėr kėsaj ata u ndanė nė vitin 2003. Diddy u martua me Kim-in, e cila ėshtė nėna e tre fėmijėve tė tij.

Giovanni
21-12-11, 17:37
Qka eshte kjo spo e dui bre ...

Zero Cool
21-12-11, 17:48
Qka eshte kjo spo e dui bre ...

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore


...nuk tradhetohet tjetri , tradhtohet vetevetja e juaj dhe ndjenja e vehtes suaj qe keni ndaj partnerit ..tjetri ndoshta nese kupton vetem mund te lendohet ..

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool
Tradhėtia NUK EGZISTON !

Nese e marrim si pikenisje kete qe thot jadore, dhe nese e marrim si baze qe : njeriu eshte vetem "pasqyre" e mendimeve dhe ndjenjave te tij, atehere tradhėtia nuk egziston (perveq nese dhunimin e llogaritni si tradheti).

emine
21-12-11, 18:39
Qka eshte kjo spo e dui bre ...koke ngi a:biggrin:

Lepurushe
26-12-11, 00:45
Pjes e jetes,,,ska person ne kte bote qe ne jet nuk tradheton,,ndoshta nuk ka tradhetuar me trup,po me mendime te gjith kan tradhetuar

Zero Cool
24-10-12, 14:59
Gratė tradhtojnė njėsoj si burrat, shkak Facebook-u dhe telenovelat


Sipas njė studimi tė bėrė dhe tė cituar nga Wall Street Journal shihet se gratė janė nė gjendje tė tradhtojnė po aq sa burrat.

Barazia e gjinive duket se po pėrhapet kudo: nė punė, nė ushtri, dhe sipas tė dhėnave tė fundit, edhe nė fushėn e tradhtisė.

Sipas tė dhėnave tė njė studimi amerikan, burrat tradhtojnė nė 23 pėr qind tė rasteve, ndėrsa gratė nė 19 pėr qind. Njė diferencė shumė e vogėl kjo, po tė kemi parasysh se 20 vjet mė parė burrat tradhtarė ishin sa 2 -fishi i grave.

Njė problem i pėrhershėm i kėrkuesve ėshtė se duhet tė pyeten pėr besim ata njerėz tė cilėt gėnjejnė bashkėshortėt e tyre. Hulumtuesit nė pėrgjithėsi besojnė se numri i njerėzve qė tradhtojnė ėshtė mė i madh se kėto shifra aktuale tė paraqitura.

“Miqėsitė emocionale qė kthehen nė ato fizike janė pikat tradicionale tė hyrjes pėr aferat e gruas", thotė Peggy Drexler psikologe amerikane. Tashmė ėshtė e lehtė qė kėto lloj miqėsish tė zėnė rrėnjė nė internet. Disa thonė se rrjetet sociale janė vetėm njė shtytės i tradhtisė dhe se tradhtarėt gjithmonė do tė gjejnė mėnyra pėr ta bėrė njė gjė tė tillė.

Megjithatė, nėse dikush ju ka mbetur nė mendje nga mbrėmja e maturės, sot shanset janė mė tė mira pėr ta gjetur atė person.


Barazia shihet edhe nė aspektin cilėsor tė tradhėtisė


Sipas psikologes Drexler barazia nė tradhti mes burrave e grave nuk ėshtė vetėm sasiore, por edhe cilėsore. Sipas saj, gjithnjė e mė shumė ka gra qė jo vetėm tradhtojnė, por janė nė kėrkim tė aventurave tė reja.

Sipas studimi tė “National Science Foundation”, faji pėr kėtė i atribuohet modeleve sociale tė rrėfyera pėrmes mjeteve tė komunikimit, sidomos TV, qė tregojnė vazhdimisht dhe nė mėnyrė tė hapur skena seksi, njė situatė tė cilėn psikologėt e quajnė “mbivlerėsim i tradhtisė”.

Kur spektatori familjarizohet nė mėnyrė progresive me tradhtinė, fillon ta konsiderojė njė situatė normale.

Studiues tė tjetėr sugjerojnė se faji pėr shtimin e kėtij fenomeni nuk ėshtė vetėm i “shtėpiakeve tė dėshpėruara” (seriali televiziv), por njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė aspekt luajnė edhe rrjetet sociale, tė tilla si Facebook, qė lehtėsojnė situatat pėr krijimin e lidhjeve jashtėmartesore, sidomos te gratė.

Dardanesha
15-11-12, 12:22
Biondinat mė sė shumti tradhtojnė

Mashtrueset kryesore janė ato me flokė tė gėshtenjtė, ndėrsa ato me flokė tė zezė janė mė besniket.
Kohė mė parė faqja e internetit Cheatterville ka bėrė njė anketė midis shfrytėzuesve tė saj dhe ka zbuluar qė biondinat janė mė sė paku besnike. Slogani i portalit ka qenė: “Mos u informohuni tė fundit”, u ėshtė kushtuar tė gjithė atyre tė cilėt dėshirojnė qė publikisht t’i ftojnė partnerėt dhe me atė rast t’ua besojnė emrat e tjerė tė cilėt janė nė listė.

Sipas anketės sė tyre, mė sė shumti tradhtojnė biondinat, ndėrkaq kur ėshtė fjala tė gjinia mashkullore – bandillėt mė mėdhenj janė ata me flokė tė gėshtenjtė.

43 pėr qind e femrave janė biondina, pasojnė brunet me 23 pėr qind, ndėrkaq mė besniket janė ato me flokė tė zezė (11 pėr qind).

Meshkujt mė besnikė janė ata me flokė tė gėshtenjtė (40 pėr qind), pasojnė ata me flokė tė zezė 23 pėr qind, ndėrkaq biondėt (20 pėr qind) dhe flokėkuqtė (5 pėr qind).

Megjithatė, rezultatet duhet marrė me njė dozė tė caktuar rezerve, sepse nuk janė marrė parasysh flokėthinjurit, ata me parukė, tullacėt, si edhe ata qė i ngjyrosin flokėt.

Kalimero
15-11-12, 14:24
Biondinat mė sė shumti tradhtojnė

Mashtrueset kryesore janė ato me flokė tė gėshtenjtė, ndėrsa ato me flokė tė zezė janė mė besniket.
Kohė mė parė faqja e internetit Cheatterville ka bėrė njė anketė midis shfrytėzuesve tė saj dhe ka zbuluar qė biondinat janė mė sė paku besnike. Slogani i portalit ka qenė: “Mos u informohuni tė fundit”, u ėshtė kushtuar tė gjithė atyre tė cilėt dėshirojnė qė publikisht t’i ftojnė partnerėt dhe me atė rast t’ua besojnė emrat e tjerė tė cilėt janė nė listė.

Sipas anketės sė tyre, mė sė shumti tradhtojnė biondinat, ndėrkaq kur ėshtė fjala tė gjinia mashkullore – bandillėt mė mėdhenj janė ata me flokė tė gėshtenjtė.

43 pėr qind e femrave janė biondina, pasojnė brunet me 23 pėr qind, ndėrkaq mė besniket janė ato me flokė tė zezė (11 pėr qind).

Meshkujt mė besnikė janė ata me flokė tė gėshtenjtė (40 pėr qind), pasojnė ata me flokė tė zezė 23 pėr qind, ndėrkaq biondėt (20 pėr qind) dhe flokėkuqtė (5 pėr qind).

Megjithatė, rezultatet duhet marrė me njė dozė tė caktuar rezerve, sepse nuk janė marrė parasysh flokėthinjurit, ata me parukė, tullacėt, si edhe ata qė i ngjyrosin flokėt.

uu qiiiqee u qiiiqeeeeeee, a pi bjen bjundin me konen pDhavushke bee. Sum pask ameten qeter der viq mi pranu Aliman qashtut ****qish u qidhu. se pum doket ish e zez tibe :cool: