PDA

View Full Version : 6 mijė kalorėsit Ilirė nė Pakistan


Zero Cool
11-07-11, 14:37
Studime historike nga Aristidh Kola!


http://magjistari.com/wp-content/uploads/2011/07/cavalry-charge.jpg



Hundėza dhe hundėzakėt jetėgjatė, pasardhės tė ilirėve nga studimi i arvanirtasit Aristidh Kola deri nė fokusin e studiuesve tė huaj

Historia e pakistanezėve me origjinė shqiptare. Si mbijetuan e ruajtėn traditat

Paraardhėsit tanė ilirėt janė shpėrndarė gjithandej. Pas betejave pa lavdi tė prijėsve tė tyre, ata endeshin nė kėrkim tė njė atdheu tė dytė, larg nėnshtrimit dhe shfrytėzimit. Nė librin “Arvanitasit”, historiani i madh me prejardhje shqiptare, Aristidh Kola, dėshmon njė nga qindra histori tė vendosjes sė ilirėve nė njė shtet larg Ilirisė.

Po ashtu, edhe njė skenarist, i quajtur Hilton, xhiroi njė fis nė Pakistanin e largėt. Vendi ku ishin vendosur kėta njerėz quhej Hundėz. Hundėzakėt njė fis mė prejardhje ilire tashmė edhe sot e kėsaj dite me tradita, gjuhė dhe zakone tė ndryshme ėshtė vendosur nė Kafiristan, nė pjesėn e Pakistanit, aty ku e kanė kufirin e pėrbashkėt Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani.

Historia e hulumtuar deri mė sot tregon se kėta janė pasardhėsit e 6000 luftėtarėve ilirė tė larguar nga shteti i tyre pas vrasjes sė mbretit Kliti, nga Aleksandri i Madh. Karakteristikat e banorėve tė Hundėzės janė tė ndryshme nga ato tė pakistanezėve, ata jetojnė gjatė, janė shtatlartė dhe kanė flokė gėshtenjė, bėjnė dhe pijnė verė si askush tjetėr nga zonat dhe rajoni ku jetojnė. Flasin njė gjuhė tė veēantė, e cila nuk shkruhet.

Shkrimi pėr Hundėzėn po e fillojmė me njė pjesė tė marrė nga libri i Aristidh P. Kolės, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėrve”, Sh.B. 55, Tiranė, 2002, ku shkruhet: “Rreth 6 mijė ushtarė ilirė, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, e veēuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa pėrfunduan nė Kafiristanin e sotėm, midis Afganistanit dhe Pakistanit verior.

Pėrpara pak vjetėsh, skenaristi Xhejms Hilton xhiroi njė dokumentar tė titulluar “Horizonte tė humbura” (Lost Horizons). Banorėt e asaj zone janė tė gjatė, tė bardhė, me flokė gėshtenjė dhe jetojnė shumė vjet. Lugina ku jetojnė quhet nė ditėt e sotme Hundėza (Hundė e vogėl) dhe me tė vertėte kjo fushė mbyllet me njė hundėz midis dy maleve qė e rrethojnė.

Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski, qė do tė thotė gjuhė e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim tė fesė myslimane dhe megjithatė edhe sot bėjnė dhe pijnė (nė kundėrshtim nga tė gjithė banorėt e atjeshėm) verė e madje tė pėrzierė me ujė, siē bėnin tė lashtėt.

Shumė zakone dhe tradita tė tyre dėshmojnė prejardhjen iliro-helene tė tyre; kėtė e dėshmon edhe Ernesto Skura nė shkrimin e tij, “Ilirėt nė Afganistan” nė gazetėn “Lidhja” tė Antonio Bellushit, maj 1983.

Kėrkimi nė bibloteka dhe internet nxori shumė tė dhėna, sqarime, studime, receta shėndeti dhe botime pėr Hundėzėn dhe gjuhėn Burushaski, gjuhėn e burrave, e cila ėshtė njė gjuhė e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan, pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Vendndodhja e Kafiristanit ėshtė aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundėza ndodhet nė pjesėn e Pakistanit.

Nga njė shkrim nė internet shpjegohet pse ai rajon ėshtė quajtur Kafiristan. Shpjegimi vjen nga fjala Qafiristan, qė do tė thotė vendi i qafirėve ose ndryshe, vendi i tė pafeve sipas myslimanizmit. Tani Kafiristanin e quajnė Nuristan (vendi i dritės), pasi thuhet qė banorėt kanė pranuar fenė myslimane. Hundėzakėt janė shumė tė ndryshėm nė krahasim me pakistanezėt me lėkurė tė errėt apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezėt.

Hundėzakėt janė tė bardhė dhe me mollėza tė kuqe. Shumica e 50 mijė hundėzakėve kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri dhe flokė qė kalojnė nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa fėmijė kanė edhe flokė tė kuq. Lart nė male ėshtė njė fis i madh qė quhet KALASH dhe ngjashmėria e tyre me paraardhėsit evropianė tė lė me gojė hapur.

Perėnditė e Kalasheve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashėt skalisin nė portat e tyre edhe njė gjė qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh: dy brirė dhije (edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare). Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė, qė fėmijėt e mbledhin nė mal apo fushė e quajnė BISHA.

Njė libėr gjuhėsor i hollėsishėm pėr rajonin e Hundėzės ėshtė botuar nga prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libėr tregohet se hundėzakėt pėrdorin shprehjet apo fjalėt e mėposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hėna (gjinia femėrore); Foljet kam dhe baj nė zgjedhimet e tyre tė ndryshme, si psh., e kam ba; Dhelpra e quan tė tharėt rrushin kur nuk e arrin; zor (vėshtirė); Shtrij kambėt sa ke jorganin; BUE (buejt e arės); Ku damė na zer besa; Sheja si ka ra e ka da; IN (nj_); BAR; Agon, a ke ni (po agon, e ndjen); bubullima; Ēila (hapa); kurban; beson; hunda; ballkon etj.

Ndėrsa tė dhėnat e mėposhtme janė nxjerrė nga libri i dr.Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc, 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i kėtij libri nė shqip ėshtė: “Hunza: Pesėmbėdhjetė tė fshehtat e njerėzve mė tė shėndetshėm dhe mė tė vjetėr qė jetojnė”.

Hundėza, vendi i vendosjes sė ilirėve

Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit dhe tėrė lugina rrethohet nga male me lartėsi 6000-7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi ėshtė malor, ai ėshtė shumė pjellor nė prodhimin e zarzavateve, frutave e drithėrave tė ndryshme, si pėr shembull: patate, bizele, kastraveca, grurė, misėr, elb, kajsi, dardhė, mollė, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi etj. Banorėt janė bujq (ar-bėrės) tė shkėlqyer dhe kanė krijuar njė sistem mahnitės e madhėshtor taracash dhe vaditjeje pėr to.

Kanalet kullues, qė lidhin dhe ushqejnė taracat me ujė quhen KULLSE. Njė mal ngjitur me luginėn ėshtė i mbuluar me akullnaja, tė cilat rrėshqasin me kalimin e kohės; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtė). Banorėt jetojnė nė harmoni tė plotė, kanė shėndet shumė tė mirė dhe rrojnė gjatė.

Banorėt e Hundėzės janė tė gjatė, racė e bardhė dhe me flokė ngjyrė gėshtenjė. Banorėt e Hundėzės rrojnė 100-140 vjeē dhe nuk njohin ndonjė sėmundje, ēfardolloj qoftė. Njerėzit janė shumė mikpritės dhe ndihmues tė njėri tjetrit. Nuk ekziston ndonjė lloj krimi nė Hunza. Njė djalė i lindur ushqehet me gji pėr tre vjet, kurse njė vajzė pėr dy vjet dhe gjatė kėsaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanė marrėdhėnie. Nė Hunzė nuk ka ndarje tė ēifteve martesore.

Hundėzakėt, tradita tė njėjta me shqiptarėt e lashtė

Banorėt pėlqehen tė quhen Hundėzakė (Hunzakuts), e cila tingėllon saktė sipas shqipes. Vallet e hundėzakėve shoqėrohen nga daullet, fyejt apo pipėzat dhe valltarėt kėrcejnė tė kapur dorė mė dorė nė formė rrethi. Njė valle popullore e rėndėsishme ėshtė Vallja e Shpatave, qė kėrcehet vetėm nga burrat dhe valltarėt vishen me rrobe me ngjyra tė quajtura KAMARBUNDE.

Veēan shtohet se pėr Vallen e spikatur Shqiptare tė Shpatave gjendet njė pikturė madhėshtore nė Vjenė e punuar nga njė piktor i famshėm austriak. Nė raste festimesh, mė tė vjetrit veshin pelerina leshi tė qėndisura, tė quajtura Ēuka. Kryetari i Hunzės e ka titullin “I MIRI” (The Mir). Nė tetor bėhet festa e verės (pijes alkoolike).

Gratė nuk janė tė mbuluara me perēe. Festa mė e rėndėsishme ėshtė festimi i Vitit tė Ri diellor (ashtu si pellazgėt, arbėreshėt) qė festohet mė 21 mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e parė e vitit tė ri bie mė 21 mars. Nė njė ditė tė vetme tė dhjetorit organizohen tė gjitha martesat e vitit.

Zakonet shqiptare

Burrat veshin pantallona tė bardha qė i quajnė SHALVARE (shal–varė), ndėrsa gratė bluzėn e tyre e quajnė KAMISHE. Banorėt tregojnė histori se si ata janė ngulmuar aty qė nga koha e Aleksandrit tė Madh. Nuk ka insekte, pėrveē mizės sė zakonshme. Derri nuk ekziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk pėrdoret pėr t’u ngrėnė.

Ata mund tė quhen 99 pėr qind vegjetarianė, sepse mishin e dhive tė egra e hanė me pakicė, vetėm nė dimėr. Nuk hanė qen, mace, pula apo bretkosa. Veēan, dr. Hofman vėrejti qė banorėt hanin shumė frutin e kajsisė dhe tulin e bėrthamės sė kajsisė; biles dhe aq yndyrė sa pėrdorin e nxjerrin nga tuli i bėrthamave tė kajsive.

vazhdon

Zero Cool
11-07-11, 14:38
vazhdimi


Shkrimi pėr hundėzakėt po mbyllet me tė fshehtat e jetėgjatėsisė sė tyre, qė janė pėrmbledhur si mė poshtė nga dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herė Hundėzėn. Sipas Hofman, hundėzakėt janė tė shėndetshėm dhe tė shplodhur. Jetojnė nė njė klimė tė mirė, ku mbizotėron ajri i pastėr. Hundėza ėshtė njė vend me tokė pjellore nė thellėsi. Kėta banorė kryejnė ushtrime fizike ditore, duke iu ngjitur dhe zbritur taracave. Po sipas Hofman, ata bėjnė gjum tė plotė dhe nė qetėsi absolute pėr tėrė natėn.

Prirja e kėtyre banorėve ėshtė tė pijnė ujin qė rrjedh nga akullnajat. Preferojnė ēajin me rrėshirė shkėmbi qė e quajnė shėllir-jete. Hundėzakėt nuk kanė shqetėsime dhe ushqehen me vitamina dhe minerale frutash, drithėra tė pasitur, zarzavate.

Ushqehen me asortimente ushqimore tė pasheqerosura, pa dhjamėra dhe yndyrna. Tek ata mungojnė sėmundjet dhe kryejnė jashtėqitje tė trashė, tre herė nė ditė. Nuk e hanė mishin e derrit dhe janė pothuaj jomishngrėnės. Nuk e pinė kafenė.

Rėndėsia e studimit tė hundėzakėve

Veēan, studimi i Hundėzės dhe hundėzakėve ka rėndėsi tė madhe pėr kulturėn shqiptare, sepse, ngaqė ka qenė njė vend i izoluar pėr mijėra vjet, atje janė ruajtur tė gjalla tiparet popullore, gjuhėsore e zakonore pellazge-ilire-arbėreshe-shqiptare.

Venbanimi i pasardhėsve tė ilirėve nė Pakistan

Lugina ku jetojnė sot quhet Hundėza (Hundė e vogėl)
Kjo fushė mbyllet me njė hundėz
Rrethohet nga dy male 6000-7500 metra mbi nivelin e detit
Njė vend moēalor quhet Balta
Pllaja e Hundėzės ėshtė 2300-2700 metra mbi nivelin e detit
Vendi ku banonin mė pas u quajt Kafiristan (tė pafetė)
Sot e quajnė Nuristan
Vendbanimi i tyre ėshtė aty ku takohen Afganistani, Pakistani, Kina, Taxhikistani, nė pjesėn e Pakistanit
Dialekti i tyre quhet Burrusheski (gjuhė e burrave), dhe e pashkruar
Reaguan ndaj futjes sė fesė myslimane
Pijnė verė tė pėrzierė me ujė, si paraardhėsit e tyre

Karakteristika tė tjera gjasore

Lart nė male njė fis i madh, qė quhet KALASH
Perėnditė e Kalashėve kryesohen nga perėndia Di-Zau (Diell-Zeus) Kalashėt skalisin nė portat e tyre, qė shpreh origjinėn e tyre tė lashtė ilire, dy brirė dhije
Edhe Skėnderbeu dy brirė dhije kishte nė pėrkrenare
Njė lule tė egėr me ngjyrė tė verdhė e quajnė BISHA

Karakteristika tė hundėzakėve

Gjithsej 50 mijė ėshtė numri i tyre
Janė tė gjatė
Tė bardhė
Me mollėza tė kuqe
Shumica e tyre kanė sy blu, tė gjelbėr ose bojė hiri
Me flokė gėshtenjė, qė kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit
Jetojnė shumė vjet

Studimi historik
Aristidh Kola nė librin e tij “Arvanitasit”

Fisi heleno-pellazg u shpėtua midis shekujsh dhe mijėvjeēarėsh, falė mundėsisė sė pafundme tė rezervave qė pozicioni gjeografik dhe morfologjia e terrenit i siguroi.

Domethėnė, burimi i madh i popullit tonė ndodhej nė malet shkėmbore tė Epirit dhe tė Shqipėrisė sė sotme dhe prej andej, si lumenj grupesh popullore, kohė pas kohe zbriste pėr nė Greqi, Itali dhe Azi tė Vogėl. Nė kėto vende si rezultat i kishteve pakrahasimisht mė tė mira, zhvillohej qytetėrimi i saj dhe u ndryshua nga njėri vend nė tjetrin sipas kushteve ekzistuese.

Nė ēdo rast qė popullsia nė vendet e reja dobėsohej pėr ēdolloj arsye, kishim zbritje dinamike grupore nga origjina. Zbritja e fundit ėshtė ajo e arbėreshėve tė shekullit tė XIV. Tjetėr nuk do tė ketė. Fatkeqėsisht historia na pėrgėnjeshtroi dhe dėshmoi pėr vėrtetėsinė e teorisė sime pellazge…. Aleksandėri i Madh, ilir nga nėna e tij, i kishte fuqizuar legjionėt e tij me ushtarė tė zgjedhur ilirė.

Po nga kjo periudhė veēojmė se, pas vrasjes sė Klitit nga Aleksandri i Madh, rreth 6 mijė ushtarė ilirė e veēuan pozicionin e tij nga ky i fundit dhe u endėn nėpėr Braktane, derisa u pėrqėndruan nė Kafiristanin e sotėm, midis Pakistanit dhe Afganistanit…. Aleksandri i Madh kishte gjak ilir nė venat e tij, ashpėrsia e tij ilirike nuk mund tė krahasohet me atė tė Periandrit, dhe as me tė gjithė mitet tė varianteve tė Ali Pashė Tepelenės.

Ilirėt nuk e gjetėn asnjėherė rrugėn qė tė ēon nė bashkim, megjithėse pėrpjekjet pėr tė krijuar njė konfederatė ishin tė shumta. Por, pas luftės sė Peloponezit dhe hipjes sė maqedonėve, ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm, megjithėse nė Greqinė Jugore ashtu dhe atje nuk ishte e lehtė njohja e Aleksandrit tė Madh, tė cilit iu desh tė jepte beteja tė ashpra pėr tė treguar vlerat e tij.

Njė nga armėt mė tė forta tė Filipit, aq dhe tė Aleksandrit, nuk ishte dhe aq formacioni, rreshtimi i ushtrisė maqedonase sesa ari i Pangjeut. Pas Aleksandrit dhe pasardhėsve kemi Pirron, i cili tregohet njė nga prijėsit mė tė aftė dhe mė aktivė, qė pėrpiqet qė, me hir apo me pahir, tė bashkojė ilirėt.

Makresh
11-07-11, 15:17
Dy banor nga Nuristani


http://latmospherekabul.blogs.com/photos/photos_dafghanistan/dsc06596.JPG


Kalash, qyteti i lartpermendur.

qEXnEfdvv6s&feature=fvwrel

panta_rhei
13-07-11, 07:35
Tek ata mungojnė sėmundjet dhe kryejnė jashtėqitje tė trashė, tre herė nė ditė.
:biggrin: :tongue:

Hajt nja dy tri llafe sa pėr hater te Aristidhit,

Kur pata udhetu njehere prej Turqise me traget, me pat ra rasti e takova nje hunzak edhe e pyeta: "pej kashit t'kemi bre haver ty?
Ai, hunzaki, shpejt e shpejt mu pergjigj: tha "Une jam paraardhes i atyre shqiptareve qe e kane hashimin kryeminister edhe atyfeten presidente, ama na atehere patem dale gurbetgji se kemi pase shume probleme me standarde me pasaporta e me viza ne trojet Iliro-Pillazge.
Une apet e pyeta: "po ku po rrnoni bre ju o stergjysha?", kesaj here me nje ze si pervajshem demek sa fort na ka marre malli pėr ju.
Por ai hunzaki m'tha: "Jo jo, as mos e mpreh dhamin se kurr nuk t'tregoj ku po rrnojme, se cfare b*thdreqen jeni ju qoheni e vini atje e na e ulni neve mesataren e jetes, se na, tha, nevojen e trashe e kryjme nga tri here ne dite, e ju mezi qe dilni nje here ne jave!".
"Ueee, thash une, eeeu po burri qi tu kake bre. Po ty tu kaka gjynah me t'than shyptar."
Kur ma priti apet ai hunzaki, tha: "Po nuk na thojne kot neve Burrushaski, se te na flitet veq gjuha e burrave!".
"Hajt pra turqeta e te fala granimit!", i thash une edhe u ndava prej hunzakit.

Keshtu pra, krejt ēka thuhet ne kete artikullin e Aristidhit, eshte e vertete, vete une jam takuar me nje hundėzak qe e fliste shqipen antike.

Ky aristidh kola, as nuk eshte historian, as nuk eshte antropolog. Avokat i thjeshte eshte me profesion.
Ketij artikullit, me bo me ia hjeke qato paragrafet e perseritura nga gjashte here, mbetet nje gjysme perralle picimule.
As Indiana Jonesi nuk do te luante ēerpik bile po ta lexonte.

Autorit, aristidhit, ashiqare i kallet zemra me na ba pak si vllazen me sllavo-maqedon e me greko-helen, e me kriju prejardhje me enciklopedi e me prralla e rrena prej kurrgjo-hiēit.

Budallakite e ketilla nuk i duron dot as kanari i dukatgjise.

Nesje,
Qe ketu me poshte i kam sjelle disa fjale nga gjuha "Burrushaski", demek "gjuha e burrave" (sepse, more shokė, atje ne Qafiristan granimi s'po folshin hiq!!!)... Se sa ka ngjashmeri me shqipen, gjykojeni vet.

Fjalori eshte: burrushaski - anglisht:

ne = he
gśsmu = of a woman
ceré- = to go
hir = man
skil = face
huk= dog
balt = apple (autori i artikullit me siper shkruan “Njė tjetėr vendndodhje moēalore quhet Balta ”…pra Balta ne kete rast s’ka lidhje me lloqin e Kosoves…por me mollen. Keta hundėzaket "Balta" i thone molles)
cel = water (a ne Ilirishte na e dijme qe ujit i thuhej “ul”…prej nga vjen fjala Ulqin, Ulpiana etj)
daγóm = flour
ji = life (kjo fjale ngjan deri diku me Shqipen…ji - jetė… qe tregon me teper lidhjet e Shqipes me gjuhet para-Indo-Evropiane)
bayś = salt
Xudį = God
dusmįyu = enemies (ketu fjala armik, tek hundezaket eshte e ngjashme me fjalen "dushman" nga turqishtja)
pįqu = loaf,
dōst = friend, (edhe kjo "dost" nga turqishtja)
asqór = flower
dasķn = girl
gus = woman
ha - house
haγór = horse
be = no
awį = yes

Etj, etj

P.S.
Hajt tash te shohim ēka po na qesin "historianet"