PDA

View Full Version : Botulizmi


Zero Cool
13-07-11, 14:53
Botulizmi - epidemia misterioze e kafshėve

Qė prej shumė vitesh, nė kopetė e gjedhit nė Gjermani ėshtė pėrhapur njė epidemi kafshėsh,e cila u ka kushtuar mė shumė se 1000 kafshėve jetėn: botulizmi.

http://www.dw-world.de/image/0,,15204112_1,00.jpg


Botulizmi shkaktohet njė nga bakter: Clostridium Botulinum. Nė natyrė ky baktor ndihmon nė dekompozimin e kufomave tė kafshėve. Si bakter qė bart sėmundje ai shfaqet shpesh nė rastet e helmimit nga ushqimet. Ai prodhon njė helm paralizues, toksikun botulizėm. Ai njihet edhe fusha e kozmetikės: nėn emrin Botox, thuhet se ai ndihmon pėr tė sheshuar rrudhat e fytyrės.

Qė prej pesėmbėdhjetė vjetėsh, gjithnjė e mė shumė kope gjedhi nė Gjermani vuajnė nga njė formė kronike e botulizmit. Kafshėt tregojnė shenja paralize dhe dobėsimi. Shumė prej tyre vdesin nga helmimi.

Helge Böhnel, mjek veteriner nga Gėtingeni, e ka studiuar pėrhapjen e sėmundjes. Nė fillim tė shekullit tė 20-tė, botulizmi shfaqej shumė dendur, por qė prej viteve '60 ai thuajse nuk ėshtė shfaqur fare nė Gjermani.

"Ne vijmė nga higjiena e kafshėve tė tropeve dhe clostridiet kanė njė rėndėsi shumė tė madhe si grup sėmundjeje nė trope. Prandaj, nė Gjermani ne kemi qenė tė vetmit qė kemi punuar me kėtė tip sėmundjeje. Mė shumė rastėsisht, nė vitin 1995 ne u ndeshėm me kafshė qė kishin ngordhur pa e ditur nga se."

Pajisjet e biogazit shtojnė bakteret

Qė atėherė, Böhneli ka gjetur gjithnjė e mė shumė oborre fshatarėsh me kafshė tė sėmura, tė cilat bartnin patogjenin. Ai njeh deri tani rreth 2000 ekonomi fshatare tė prekura. Edhe fshatarė tė veēantė, tė cilėt patėn qendruar shpesh pranė kafshėve u sėmurėn. Madje ka shenja se botulizmi po shtohet edhe te lloje tė tjera kafshėsh, si te macet dhe qentė.

"Ne e dimė se sėmundja ekziston, po nuk e kemi idenė se pse nė 15 vitet e fundit ka ndodhur ky shtim eksploziv i saj. Ēdo teori, ēdo hipotezė, tė cilėn mund ta besosh qoftė edhe pėrgjysmė si tė saktė, duhet ta ndjekim, pėr tė konstatuar se pse shfaqet papritur kjo sėmundje."

Mjeku veteriner Helge Böhnel e ka njė dyshim: bumi i pajisjeve tė gazit biologjik, organik nė Gjermani ka gjasa qė ta ketė pėrshpejtuar pėrhapjen e patogjenit.

"Biogazi, gazi biologjik krijohet nė njė shoqėri bakteresh anaerobe, pra ku nuk futet ajri. Clostridiet tona janė gjithashtu anaerobe dhe preferojnė tė shumohen nė njė ambjent ku ka pak oksigjen."

Megjithatė, Böhneli thekson se kushtet nė pajisjet e ndryshme tė biogazit mund tė jenė shumė tė ndryshme. Kėshtu ka pajisje, nė tė cilat infektimi me clostridie ėshtė mė i pakėt, pėr shkak tė procesit tė dekompozimit. Por rrethanat e sakta deri tani nuk janė studiuar si duhet:

"Kemi tė bėjmė me mijėra baktere tė ndryshme. Njihen mė tė paktat qė luajnė njė rol tė madh. Kjo ėshtė njė punė artizanale. Mua mė pėlqen ta krahasoj kėtė me kasapin. Njėri ka aftėsi tė prodhojė sallam tė mirė, njė tjetėr jo. Kėtu kemi tė bėjmė edhe me procese mikrobiologjike."

I vėshtirė frenimi

Edhe mikrobiologia e Lajpcigut, Monika Krüger i ndjek gjurmėt e baktereve, tė cilat me sa duket ėshtė e vėshtirė t'i frenosh. Madje edhe nxehja e pėrmbajtjes sė njė pajisjeje biogazi nuk pengon dot qė clostridiet tė mbėrrijnė mė vonė nė sipėrfaqe tė painfektuara:

"Higjienizim do tė thotė arritje e njė temperature prej 70 gradėsh Celsius, pėr mė shumė se njė orė. Kjo temperaturė clostridieve nuk u bėn asnjė pėrshtypje. Prej saj ata nuk vriten."

Sepse bakteret zhvillohen nė forma rezistente. Nėse ato i shpėrndajnė jashtė nė fusha, mė vonė ato mund tė zhvillohen sėrish.