PDA

View Full Version : Dėnohet Betim Kaziu


Zero Cool
13-07-11, 15:41
Shqiptari nė New York, kėrkonte tė vriste ushtarėt amerikanė


http://www.zeri.info/fotot/32077/main_betim_kaziu1.jpg


Njė shqiptar nga Kosova me banim nė New York, ka udhėtuar matanė opeanit, pėr tu stėrvitur me grupime ekstremiste tė Al Kaedės dhe pėr tė vrarė trupat ushtarake amerikane. Me qėllimin e vetėm, tė vdesė si njė martir pėr Islamin.

Pikėrisht kėtė akuzė formuluan prokurorėt federalė nė SHBA, nė nisjen kėtė mesjavė tė procesit gjyqėsor kundėr Betim Kaziut. 23 vjeēari me origjinė shqiptare, ėshtė njė qytetar amerikan qė u arrestua nė vitin 2009, dhe u akuzua se do tė vriste amerikanė qė shėrbenin nė zona tė nxehta si Afganistan, Irak dhe nė Ballkan, pas stėrvitjes me Al Kaeda.

"Al Kaeda dhe tė tjera organizata tė huaja terroriste kanė bėrė thirrje pėr aksione” tha zėvendėsprokurori Seth DuCharme, gjatė argumenteve nė hapje tė procesit nė gjykatė. “Betim Kaziu i ėshtė pėrgjigjur kėsaj thirrjeje,” shtoi zv-prokurori.

“Njė kėrkim i imtėsishėm nė kompjuterin e Kaziut, zbuloi video tė regjistruara tė stėrvitjeve dhe leksione tė militantėve tė Al Kaedas, dhe nė video shfaqej edhe Osama bin Laden”, tha DuCharme. Ai tregoi gjithashtu se njė sėrė komunikimesh elektronike pėrmes E Mail, dhe rrjeteve sociale, tregojnė seriozitetin e kėsaj ēėshtjeje.

Por Henry Steinglass, avokati mbrojtės i Betim Kaziut, vuri nė diskutim retorikėn e prokurorėve duke thėnė se videot nuk ishin asgjė mė shumė sesa njė shaka e Kaziut dhe shokėve tė tij, me propagandėn qė bėhej nė internet, pėr luftėn e Al Kaedės.

"Provat e qarta do tė tregojnė se nuk ka asnjė lloj interpretimi tjetėr tė Evideove dhe komunikimeve,” tha avokati Steinglass. "Interpretime tė pafajshme."

Kaziu, njė ish portier nė njė ndėrtesė, ėshtė akuzuar pėr tentativė vrasjeje jashtė SHBA-sė, si dhe pėr garantim informacioni ndaj terroristėve. Nėse vėrtetohen akuzat, ai und tė dėnohet me burgim tė pėrjetshėm.

Gjykatėsi John Gleeson ka urdhėruar krijimin e njė jurie anonime pėr gjyqin ndaj shqiptarit nga Kosova. Kaziu u shfaq nė sallėn e gjyqit i qetė dhe duke qeshur. Ai po mbahet nė paraburgim, pa tė drejtė lirimi me kusht.

Akuza tregon sesi Betim Kaziu, fluturoi nė Kajro nė vitin 2009, ku kėrkoi tė hynte nė lidhje me militantėt e Pakistanit. Prokurorėt thonė se Betim Kaziu kėrkoi tė hynte nė grupimin Al-Shabbab, njė organizatė qė mbėshtet Al Kaedan.

Nga informacioni i agjencive tė udhėtimit, FBI bashkėpunoi me policinė nė Kosovė, pėr tė arrestuar Kaziun. Kundėr tij u ngrit akuzua zyrtarisht nė Nju Jork mė shtator 2009.








Drejtėsia amerikane dėnon Betim Kaziun


http://www.zeri.info/fotot/32153/main_betim_kaziu.jpg


Shtetasi amerikan qė ka komplotuar xhihad tė dhunshėm kundėr forcave amerikane nė Lindjen e Mesme dhe nė Ballkan ėshtė dėnuar tė enjten pėr konspiracion pėr tė kryer vrasje.

“Betim Kaziu ėshtė gjykuar nė Gjykatėn Federale tė Bruklinit. Akuzat kundėr tij pėrfshijnė komplot pėr tė kryer vrasje jashtė shtetit dhe pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetje materiale pėr njė organizatė tė huaj terroriste”, thuhet nė deklaratėn e Departamentit amerikan tė Drejtėsisė.

Ai ėshtė arrestuar nga policia nė Kosovė nė gusht tė 2009-ės dhe ėshtė transferuar nė SHBA pėr t’u pėrballur me akuzat pėr terrorizėm.

Mė 4 nėntor, Kaziut do t’i kumtohet dėnimi, i cili ka gjasė tė jetė dėnim i pėrjetshėm.