PDA

View Full Version : Shkelet diaspora


Zero Cool
13-07-11, 15:58
Shkelet diaspora


http://www.zeri.info/fotot/32304/main_aeroporti_i_prishtines_Adem_jashari_-_-_r.s..jpg


Shkruan: Lumturie Blakaj



Mėrgimtarėt po vazhdojnė tė mbesin peng i administratės sė “lodhtė” tė kuvendeve komunale. Pėr t’u pajisur me njė dokument, ata presin me ditė, javė dhe muaj, ose nė tė kundėrtėn ata janė tė detyruar tė nxjerrin dokumentet personale me procedura tė pėrshpejtuara, duke paguar shuma tė dyfishta, pėr shkak tė vonesave qė po iu shkaktohen nga procedurat normale.

Edhe pas krijimit tė Ministrisė sė Diasporės, bashkatdhetarėt kosovarė, tė cilėt po kalojnė pushimet veriore nė Kosovė, ankohen se po vazhdojnė tė maltretohen me nxjerrjen e dokumenteve personale pėr shkak tė neglizhencės dhe mospunės sė punonjėsve tė administratės.

“Kam paguar mė shumė pėr tė nxjerrė njė pasaportė dhe nuk kuptojmė se si vetėm ne shqiptarėt presim aty pranė sporteleve. Nuk di se si nuk arrijnė qė tė japin pasaporta me procedura normale, apo ndoshta qėllimi i tyre ėshtė qė tė mbushin arkėn, kur e dinė se tani ne mėrgimtarėt jemi kėtu pėr pushime dhe jemi tė obliguar qė tė kemi dokumentet personale", thotė Brahimi, njė mėrgimtar nga Zvicra, i cili pret nė njėrin nga sportelet nė Komunėn e Prishtinės.

Ai madje kritikon administratėn e Komunės, duke e quajtur atė si tė paaftė dhe njė administratė tė “plakur”.

“As me kompjuter nuk dinė tė punojnė, pasi qė shumica prej tyre janė nė moshė. Mendoj se ka ardhur koha qė tė ndodhė “rinimi” i kėsaj administrate, nėse dėshirojnė tė kenė shėrbime cilėsore dhe tė shpejta. Nė tė kundėrtėn, ne mėrgimtarėt sidomos tash kur ka fluks mė tė madh do tė vazhdojmė tė maltretohemi me ditė dhe javė duke pritur radhė tė gjata dhe humbur pushimin veror kėtu pranė sporteleve tė komunės”, thotė ky qytetar i mllefosur.

Nga ana e tij, ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, thotė se po angazhohet maksimalisht qė tė krijohen kushte tė favorshme pėr mėrgimtarėt, nė mėnyrė qė ata t’iu shmangen radhėve tė gjata.

“Besoj se sikurse autoritetet e nivelit qendror edhe ato lokale do tė jenė nė gjendje qė t’iu dalin nė ndihmė nė ēdo moment mėrgimtarėve tanė, nė mėnyrė qė ata mos tė humbasin kohė nė pritje tė gjata pėr nxjerrjen e dokumentacionit tė nevojshėm”, ka thėnė ministri Makolli.

Ai ka rikujtuar se ka marrė premtime nga ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe kryetarėt e kuvendeve komunale se gjatė sezonit veror do tė ketė shtim tė kapaciteteve njerėzore, por edhe shtim tė orarit tė punės me qėllim qė bashkatdhetarėt kosovarė tė pajisen me dokumentet e kėrkuara.

Ndėrkaq Jahja Lluka i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) konsideron se nė bazė tė ritmit tė aktual tė punės sė institucioneve qendrore edhe pėr njė kohė tė gjatė mėrgimtarėt kosovarė do tė vazhdojnė tė pėrballen me telashet e njėjta nė nxjerrjen e dokumentacionit tė nevojshėm.

“Ministria e Diasporės ende nuk ka mundur tė funksionalizohet dhe, ashtu sikurse po shkojnė punėt, do tė shkojė edhe njė kohė e gjatė qė tė mund ta kryejė detyrėn e vet. Mėrgimtarėt tanė kanė nevojė pėr veprime konkrete, nė mėnyrė qė t’iu lehtėsohet jeta dhe ardhja nė Kosovė dhe jo premtime deklarative”, ka thėnė Lluka.

Sipas tij, Ministria e sapokrijuar e Diasporės duhet tė konsolidohet sa mė parė, sepse nė tė kundėrtėn nuk ka asnjė justifikim nė vonesat qė po shkaktohen nė krijimin e mundėsive pėr bashkatdhetarėt tanė, tė cilėt nė rrethanat mė tė vėshtira ndihmuan Kosovėn.

Pavarėsisht zotimeve tė krerėve institucionalė pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr mėrgimtarėt kosovarė e sidomos gjatė pushimeve verore, megjithatė bashkatdhetarėt po vazhdojnė tė pėrballen me avazin e njėjtė tė maltretimit, duke pritur me ditė dhe javė pėr nxjerrjen e dokumenteve.

gjini
14-07-11, 12:22
Po paska nje ministri diaspora a?????
Qudi....!
per kene qenka formue ajo qeveri dhe qka po dojka me ba me diasporen apo vetem nje ministri ma shum dhe me mujt edhe njeri me u knaq me nje post ministror.
Gjermania ka 83 miljon frym insani dhe as gjysmen e ministrive qe i ka kosova si kan dhe skam ndegjue ende me i pas kryeministri 8 zavendesa dhe secili minister nga dy e ma shum zavendesa
mjer buxheti i kosoves.

Zero Cool
17-07-11, 21:48
Procedurat kufitare janė tė shpejta


http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.0717125316230_m.jpg


Ministri i Diasporės, Ibrahim Makolli, vizitoi pikėn kufitare “Dheu i Bardhė”, nė komunėn e Dardanės, ku u njoftua pėr sė afėrmi me procedurat e hyrje - daljes sė automjeteve, qė nė kėtė kohė kryesisht janė tė mėrgimtarėve qė vijnė pėr pushime nė Kosovė.


Gjatė kėsaj vizite, Makolli bisedoi me autoritetet policore kufitare dhe me pjesėtarė tė Doganave tė Kosovės, ku nga ta u informua se procedurat kufitare tė automjeteve qė hyjnė nė Kosovė nė kėtė fazė janė tė shpejta dhe se nuk ėshtė vėrejtur ndonjė pengesė eventuale qė do tė mund tė ndikonte nė pritje tė gjata tė automjeteve pėr tė hyrė nė Kosovė.

Ministria e Diasporės ėshtė e njoftuar se aktualisht nė tė gjitha pikat e kufitare tė Republikėn e Kosovės me vendet fqinje ka njė rrjedhshmėri normale tė procedurave hyrėse tė mėrgimtarėve tanė, ndėrsa ndalesat eventuale dhe radhėt e gjata nganjėherė po krijohen nga autoritetet kufitare tė Serbisė, nė pikat kufitare mes kėtij shteti fqinj dhe Republikės sė Kosovės.

Vizita e ministrit Makolli nė pikėn kufitare “Dheu i Bardhė”, u bė nė vazhdėn e vizitave tė tij monitoruese nėpėr tė gjitha pikėkalimet kufitare tė Republikės sė Kosovės, me qėllim tė krijimit tė lehtėsirave procedurale kufitare pėr mėrgimtarėt tanė.

gjini
18-07-11, 11:14
Po me dhimbet ky Minister qe ka nje emer te mire dhe nje respekt tek shum njerz ne kosove qe ka ra ne keto pozita kaq qesharake dhe te keqperdoret nga njerz siq eshte hashimi per te rujt bythen e vet e ka krue pacovin sikur thiun e eger qe mos te idhnohet.

Ky minister kishte ba mire sikur te na e hek ate plaqken qe na bahet qysh ne hyrje, ose te ndjek ne perpikemeri se ku perfundojn ato mjete qe sipas atyre qe i marrin ato mjete nuk dijn as ata se ku perfundojn ato ne nje pjes perfundojn ne gjepat e Ekrem llukes dhe te agim elshanit ne pej dhe ne pjeset tjera nuk dijn ma shum se qka behet me ato mjete