PDA

View Full Version : Pese gjerat qe ju bejne te dukeni me te vjeter


Zero Cool
18-07-11, 20:45
Lista e pese defekteve qe ju bejne te dukeni me te vjeter dhe mjetet e saj.

Stresi i perditshem oksidon lekuren. Por ka edhe disa zakone te vogla qe plakin lekuren me shume sesa nje dite e tensionuar. Nuk mjafton vetem qe te vishet nje fustan i bukur dhe te kesh floke te bukur e te shendetshem per t’u dukur te bukur dhe te rinj. Duhet te kuroni edhe lekuren tuaj, me disa xheste te perditshme.


http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=5_gjerat_qe_ju_bejne_te_dukeni_ me_te_vjeter_817619339.jpg&size=article_medium


Njollat e erreta ne fytyre- Tipike e te moshuarve, ne fakt ato mund te fillojne te shfaqen qe ne moshe te re, per shkak te nje super ekspozimi ne diell.

Nje dem qe ju plak rreth 10 vjet plakje. Si ta trajtoni?

Ne duhet te perdorim gjate gjithe vitit kremin diellor me mbrojtes 30, sepse demet e diellit jane grumbullues. Mos beni gabim te besoni qe nuk ka mbetur asgje per te bere, pasi eshte shfaqur. Sigurisht qe nuk zhduken, por mund te evitonin erresimin e tyre. Per t’i zbutur ato, ne fakt eshte make-upi, ne kete rast fondatina me mbrojtes ben mrekulli.

Ngjyre e zbehte- Nuk keni lekuren brilante? E rendesishme eshte qe te lani fytyren, edhe nese ju nuk keni zakon te trukoheni, sepse ne lekure depozitohen substanca ndotese dhe qelizat e vdekura, te cilat e bejne pamjen tone me te zbehte. Ne mengjes mjafton vetem nje pastrim me tonik, ndersa ne darke nje pastrim me te thelle. Disa here ne jave eshte e keshillueshme te perdorni nje maske rigjeneruese.

Lekure e thate- Tipike e dimrit te ftohte. I ftohti dhe shiu e bejne lekuren te ashper dhe me luspa. Ilaci me i mire eshte perdorimi i nje kremi hidratant. Nese lekura juaj eshte e yndyrshme, eshte e mjaftueshme te perdorni serum ose xhel. E aplikoni tashme kremin, por lekura juaj vazhdon te jete si me pare? Atehere problemi mund te jete ushqimi. Kini kujdes mos hani shume sheqer sepse demton elasticitetin dhe kolagjenin. Ndihmoni lekuren tuaj me shume perime, bime bimore, caj jeshil, te pasur me antioksidante.

Qeska nen sy - Jane nje rezultat i qarkullimit te dobet dhe mungeses se pushimit. Lodhja kronike stimulon prodhimin e hormoneve te stresit. Te flesh te pakten shtate ore ndihmon per te c’lodhur lekuren. I rendesishem eshte edhe pozicioni, barku siper dhe poshte kokes nje jastek, permireson qarkullimin. Gjithashtu perdorni fasha te ftohta. Vendosni ne frigorifer nje peshqir te lagur dhe pastaj vendoseni ne fytyren tuaj per rreth 15 minuta. Qeskat do te ulen menjehere.

Rrathet e syve - Nese jeni nder ata persona qe kane probleme me rathet e syve, do te flasim per rrathet e syve, qe kane tre shkaqe; genetike, alergjike, ose shkak i ndonje diete te gabuar. Ne rastin e pare, ka vetem nje zgjidhje, eshte lazeri. Ne rastin e dyte, evitoni t’i prekni dhe ndiqni nje terapi antialergjike. Persa i perket ushqimit, nuk duhet ta ekzagjeroni me dieta drastike dhe mbingopje gjate darkes. Renia dhe ngritja ne peshe favorizojne rrathet poshte syve.

LaDy_Diaspora
21-07-11, 10:15
+ Zero Cool dhe do bëhen 6 gjëra...