PDA

View Full Version : Ditari i njė foshnje tė abortuar!


LaDy_Diaspora
21-07-11, 10:27
Java 0-4
Me caktimin e Zotit para pak ditėsh filloi procesi i krijimit tim. O Zot sa e vockėl jam, pothuajse s'dukem fare, por nė tė vėrtetė jam, Zoti ka caktuar qė tė jem. Unė filloj tė rritem nė barkun e nėnės sime, e prindėrit e mi ende nuk dinė asgjė pėr mua. Sa tė lumtur do tė jenė kur ta kuptojnė...
Sot kam mbushur 25 ditė nga fillimi i krijimit tim dhe akoma jam njė bebe shumė e vogėl; nga koka te kėmbėt kam veēse 4-5 mm..., e vogėl shumė, por nuk jam rastėsisht, Zoti im caktoi qė unė tė jem.

Java 4 -5
Tani jam pak mė e rritur. Nėna ime mė furnizon pėrmes gjakut tė saj nga tubi qė kam. Ndihem mirė dhe rritem ngadalė. Kam duart dhe kėmbėt e vogla dhe sė shpejti do tė kem edhe gishtėrinjtė. Sot nė mėngjes herėt, nė vizitėn qė bėri mami im, ajo e kuptoi se ishte shtatzėnė. E kuptoi se unė jam dhe kam filluar tė rritem. Nuk e di si reagoi, a thua do tė mė dojė aq sa e dua dhe unė? O Zot sa do tė doja ta dija! Nė fund tė javės sė pestė unė jam 2 cm dhe peshoj 11 gr.

Java 5-8
Tani jam e formuar, kam zemrėn dhe tė gjitha organet tjera. Zoti me krijoi dhe mė dha edhe gjininė. Jam njė vajzė, kėshtu e caktoi Zoti im, do bėhem njė vajzė e mirė. Dėgjoje mami im zemrėn time, tė vockėl e kam, por ajo ka filluar tė rrah. Unė jam e vockėl, por do tė rritem, do tė rritem shpejt mami im. Zemra ime do tė jetė e mbushur me dashuri ndaj Zotit, do t'i dua prindėrit, do tė jem e mirė ndaj tyre. Gishtat e kėmbėve dhe tė duarve mė janė rritur dhe tani jam formuar plotėsisht. Kam edhe skeletin, edhe pse ai ėshtė shumė i butė. Unė tani i ndiej edhe lėvizjet qė mami mund t'i bėjė sipėr barkut tė saj. Ajo nuk mė pėrkėdhel, nuk e di pėrse, mbase nuk e kupton qė unė e ndiej. Tani kam madhėsinė e vetėm tė njė kokrre dhe Zoti vazhdon tė mė japė shėndet dhe tė mė rrisė.

Java 9-11
Tani jam rritur pak, edhe pse nė dukje nuk jam shumė. Jam 8 cm nga koka deri te kėmbėt dhe peshoj vetėm 30 gr. Kam gjithēka qė mė duhet, kam dhe qepallat qė mė mbyllin sytė. Ja mami, unė hap gojėn, kam veshėt dhe hundėn. Dėgjoj pak, shumė pak. Ah sa do tė doja ta dėgjoja zėrin mami im! Kam dhe gishtėrinj kaq tė vegjėl, edhe mua mė habisin disa here. E thith gishtin tim tė madh pa e ditur pėrse e kam kėtė refleks dhe ndiej kėnaqėsi. Besoj se, kur tė lind dhe tė jemi bashkė, do tė mė tregosh gjithēka qė unė nuk di dhe nuk kam si t'i kuptoj kėtu ku jam. Unė pres me gėzim tė tė pėrqafoj e tė pushoj e qetė nė kraharorin tėnd tė ngrohtė.

Java 12-18
Nuk them se nuk jam paksa e mėrzitur nė mbretėrinė time nė tė cilėn notoj ēdo ditė. Unė kam filluar tė lėvizė. Mami, mė thuaj, a mė ndien tė lutem? Mė thuaj! Vendose dorėn sipėr barkut tėnd dhe unė do tė lėviz e ti mė ndjej. Mė pėrkėdhel tė lutem! Mė thuaj se mė ndien! Nuk kam forcė shumė, kam kėmbė tė vogla e duar tė pafuqishme, por dua tė tė tregoj se tė dua mami. Unė po lėvizė e ti mė ndjej, mė pėrkėdhel sipėr barkut dhe komunikojmė sė bashku. Mami im u vizitua prapė te mjeku. Tė rrahurat e zemrės sė saj ishin shumė tė shpejta. Mbi barkun e saj dėgjoja tė lėvizte lehtas diēka qė s'e kuptova. Pastaj dėgjova mamin duke qarė, nuk e di pėrse, vetėm e di se qau shumė...
Ndoshta kuptoi edhe gjininė time, nuk e di a i pėlqeu qė do tė jem njė vajzė. Unė mundohem edhe tė buzėqesh, t'i jap shprehje fytyrės sime, por s'e di nė mė shohin prindėrit e mi.

Java 19-22
E ndjej se tani koka ime ka filluar tė mbushet me flokė; nuk e kuptoj pėrse, por dukem shumė mė e formuar. Sot jam e gėzuar shumė, kam filluar ta dėgjoj zėrin tėnd o mami im. Dėgjoj pak zhurma dhe kuptoj se dikush mė rrethon. Ndihem edhe mė e mbrojtur. Ndoshta lėvizjet e mia tė kanė lodhur mami? Mė pėrkėdhel mė shumė, mė flit se unė tė dėgjoj, dėgjoj tingujt qė ti flet. Nuk i kuptoj mirė, por e di se mė flet ti, e di dhe ndihem mirė. I dėgjoj dhe ndiej edhe rrahjet e zemrės sate mami im. Sa shumė rreh dhe sa fuqishėm! Ėshtė zemėr e madhe sigurisht dhe ajo ka dashuri tė madhe pėr mua. Zemra ime ėshtė e vogėl, por e mbushur plot me dashuri ndaj Zotit, ndaj prindėrve tė mi. Edhe unė do tė rritem njė ditė dhe ta kem zemrėn sa tė mamit e tė babit tim. Dua tė shoh ē'ka pėrreth meje e tė tė njoh. Nuk e kuptoj mirė mbretėrinė time, edhe pse mundohem. E ndiej se njė kordon mė mbėshtjell dhe prej tij marr tė gjithēka nga mami im. Mami im ėshtė e lidhur ngushtė me mua, por ajo si duket nuk po e kupton. Ka ditė qė nuk e ndej pėrkėdheljen e mamit, vuaj qė sė paku njėherė nuk e dėrgon dorėn tė pėrkėdhelė barkun, tė mė flasė qė unė ta ndiej. Dėgjoj zhurma dhe s'e kuptoj ēfarė po ndodhė te mami. Janė vetėm tiktaket e zemrės sė mamit qė mė shoqėrojnė. Lėviz shumė pėr t'i treguar se e dua, se jam kėtu brenda saj dhe kam nevojė pėr tė, por ajo nuk reagon. Jo, nuk di, nuk di... E hėnė. Sot kam dėgjuar shumė zhurma. Ēfarė po ndodhe atje jashtė? O Zot, sa keq ndihem, nuk dėgjoj tė qeshė njeri, dėgjoj zėra tė lartė dhe grindje. Ē'po ndodh? Lėviz ndonjėherė ndopak ta kujtoj mamin tim se jam edhe unė kėtu dhe se e dua fort, edhe pse ende s'e kam parė, s'e kam pėrqafuar kurrė. Sot mami im ėshtė ngritur mė herėt. Nuk e di pėrse vrapon dhe unė i ndjej tundjet nė vrapimin e saj. Dėgjoj vetėm zhurma. O Zot, sa turbullira qė ndiej. A thua si ėshtė atje jashtė o mami? Atje ka dritė, ka diell, ka ajėr? Po fytyra jote si ėshtė? Duhet tė jesh mė e bukura nė botė, mė e dashura ime. Po babi im ku ėshtė, do t'i ngjaj edhe atij unė? Mami im u vizitua sėrish te mjeku. Nuk kam zė, se do flisja e do t'i thosha sa jam rritur, sa mė janė rritur duart, flokėt, sytė, edhe zemra ėshtė mė e madhe tani.

Fundi i jetės sime
Mami qėndron e shtrirė pėr njė kohė, ėshtė sėrish te mjeku, nuk di pėrse prét, por besoj se do tė mė shohė sėrish. Ndiej pas pak disa duar qė futen nė dyert e mbretėrisė sime dhe dalin qė andej. Nuk e di pėrse mami im lejon qė dikush tė mė mundojė dhe tė turbullojė jetėn time. Nuk kaloi shumė kohė dhe prapė futen duar, dhe tek ujėrat qė unė notoj fusin diēka nga njė pjesė metalike, qė nuk e di ēfarė ėshtė. O Zot, ēfarė po ndodh? Kjo po mė dhemb! Mami, tė lutem, mos i lejo tė tjerėt tė mė lėndojnė! O Zot, sa dhimbje ndiej! Zemra ime fillon tė rrahė shpejtė, mbretėria ime po lėkundet, duart mė mblidhen, dua tė mbrohem por nuk kam fuqi. Mė lini kėtu, mos mė lėndoni! Nuk dua tė dal ende, dua t'i dal mamit e bukur, e formėsuar edhe pak muaj. E dua kėtė errėsirėn kėtu, kėtė ngrohtėsinė kėtu; mos ma prishni melodinė e rrahjeve tė zemrės sė mamit, se me tė jam e lidhur fort!
Dua tė dal vetėm atėherė kur tė jem nėntėmuajshe, tė mė kapė mami nė duar e tė me mbajė nė kraharor, tė mė shtrėngojė dorėn dhe t'i thotė edhe babit: "Shikoje sa e bukur ėshtė". Tė mė thonė tė dy: "Ti je gėzimi ynė, lumturia jonė". Po unė? Unė me sy tė turbullt nuk arrij ta shoh mamin qė aq shumė e dua. O Zot, po kėta s'mė lėnė rehat! Kjo leva e hekurt po mė lėndon shumė. O mami, po si i lejon tė mė lėndojnė? Lėvizi me tėrė forcėn qė kam dhe kėrkoj ndihmėn e mamit tim, por ajo nuk mė pėrgjigjet. Kordoni qė na bashkonte ėshtė dėmtuar tashmė, ndiej se po mė humb forca. Nuk vonon shumė dhe e ndjej se diēka tanimė e ka shkatėrruar mbretėrinė time, njė levė e hekurt mė kap fort nė dorėn time tė vockėl dhe e shkėput nga trupi im duke e nxjerrė jashtė. Nuk kam mė forcė as tė lėviz. Tani nuk e kam mė njėrėn dorė. Me se do ta pėrqafoj mamin tim? Sytė mė shohin vetėm gjak. Prapė futet leva e hekurt dhe mė kap nga krahu tjetėr duke shkėputur edhe dorėn tjetėr nga trupi im. Por, kam edhe zemrėn, aty do ta dua mamin, aty do ta mbaj, edhe nėse duart e mia i kam tė kėputura dhe nuk e pėrqafoj dot. O Zot, si mund ta bėjnė kėtė!? Unė po vdes ende pa lindur, nuk mė mbron njeri. Pas pak futet sėrish leva e hekurt, pėr tė tretėn herė me radhė dhe mė kap nė qafė, mė shtrėngon fort dhe mė ndal jetėn. Lėvizi edhe njė herė, pėr herė tė fundit, qė t'i thosha mamit se e dua, dhe se e desha edhe unė jetėn, por me kaq mbaroi jeta ime.

Jam nė momentet e fundit, tani kur trupi im ka dalė copa-copa nga barku i mamit. Kur kokėn time e tėrhoqėn dhe e nxorėn jashtė... Do tė doja vetėm njė herė ta shihja mamin tim, por jeta ime kaq ishte. Nuk e pashė asnjėherė. Zemra ime e vogėl dhe dashuria e madhe pėr mamin tim u shua pėrgjithmonė. Unė mė nuk jam, por isha, sepse Zoti mė krijoi nė formėn mė tė bukur. Jetova pėr disa muaj nė jetėn time, pa pasur mundėsi tė vazhdoja. Mami, unė tė desha dhe jetova me rrahjet e zemrės sate, e cila si duket nuk gjeti dashurinė e mjaftueshme pėr mua. Unė tė desha mami im, tė desha shumė. Si munde ta bėsh kėtė? Tė lutem mami, sė paku mos m'i hidhni kėshtu copat e trupit tim nė mbeturina, por mė mbuloni me dhé. Ndoshta mė kujton ndonjėherė, edhe pse atje nuk tė kam mė, nuk tė ndiej mė, nuk lėviz mė, s'i dėgjoj rrahjet e zemrės sate, nuk e ndiej dorėn tėnde tė mė pėrkėdhelė, nuk e dėgjoj zėrin tėnd... Po ndahem pėrfundimisht nga jeta duke mos e kuptuar pėrse nuk mė lanė tė jetoj. Pėrse prindėrit lejuan qė tė mė vrasin? Zemra ime e vockėl pėrfundimisht pushoi sė rrahuri, por diti tė dashurojė, diti tė pėrjetojė gėzim e hidhėrim, e adhuroi Zotin, i deshi prindėrit, edhe pse ishte fare e vogėl.

Pesė muajt e jetės sime pėrfundojnė bashkė me trupin tim tė copėzuar, tė gjakosur e tė deformuar. Pėrfundojnė bashkė me duart dhe kėmbėt e mia tė vogla, tė cilat kurrė mė nuk do i mbledhin gishtėrinjtė, bashkė me sytė e mi, tė cilėt u gjakosėn pėr tė mos u hapur kurrė, pėr tė mos parė mamin tim sė paku njėherė.

Por, sidoqoftė, Zoti mė krijoi, unė isha dhe jetova pesė muaj nė barkun e nėnės sime. Dikush vuri dorė mbi jetėn time dukė mė vrarė. Pėrse i lejoi mami im? Pėrse i lejoi vallė!?

Diana007
24-07-11, 18:09
http://www.facebook.com/photo.php?pid=317176&id=144460002272801http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash1/169084_152823198103148_144460002272801_314407_5927 501_n.jpg

Zero Cool
27-07-11, 21:12
Aborti eshte dhimbja e 1 femije qe me ze te mekur thot: Mami do te kisha Dashur Shum :'(((