PDA

View Full Version : R.I.P Enver Zymberi Heroi I Kosoves


tipi engjellor
27-07-11, 17:20
http://external.ak.fbcdn.net/safe_image.php?d=AQCJpe7wgeS5BDQN&w=130&h=130&url=http%3A%2F%2Fi1.ytimg.com%2Fvi%2FHqfSNlyvSPQ%2 Fdefault.jpg (http://www.facebook.com/home.php)R.I.P Enver Zymberi Heroi I Kosoves (http://www.youtube.com/watch?v=HqfSNlyvSPQ&feature=share)
www.youtube.com (http://www.youtube.com/)I Perjetshem Do Te Jet Kujtimi Per Ty E Gjith Kosova Mban Zi Per Ty Heroi Yne Enver Zymberi All-llahu Te Shperbleft Me Xhehnet AMIN

Hajra
27-07-11, 17:31
.....Lavdi vepres se Heroit te Kombit Enver Zymberi,

Homazh pėr policin e vrarė

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės kanė njoftuar se lidhur me vrasjen e pjesėtarit tė njėsisė speciale tė policisė, Enver Zymberi, janė hapur hetimet.

E mėrkure 27 Korrik 2011 17:00
Policia e Kosovės ka hapur hetimet mbi vrasjen e pjesėtarit tė saj Enver Zymberi, i cili nga plagėt e marra me armė zjarri dje, nė veriun e Kosovės, ka ndėrruar jetė.
Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu, i ka thėnė Radios Evropa e lirė, se policia po heton nė disa pista, lidhur me vrasjen e zyrtarit tė saj.
“Lidhur me kėtė rast, Policia e Kosovės, Drejtoria Rajonale e Mitrovicės, qysh dje ka iniciuar hetimet. Do tė hetojė tė gjitha detajet. Tė gjitha pistat e mundshme janė duke u hetuar, nė mėnyrė qė tė dyshuarit lidhur me kėtė rast tė kapen dhe tė dėrgohen para drejtėsisė”, tha Sadriu.
Ndryshe, siē ka thėnė zėdhėnėsi Sadriu, Policia e Kosovės dhe drejtuesit e lartė tė institucioneve tė vendit, sot kanė nderuar policin e ndjerė Zymberi, duke bėrė homazhe nė ambientet e drejtorisė sė pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės.
“Sot, prej orės 13 deri nė orėn 14, nė ambientet e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Kosovės, konkretisht nė hollin e ndėrtesės sė administratės, janė bėrė homazhe pėr policin Enver Zymberi, i cili ka rėnė dje nė krye tė detyrės, nė rajonin e Mitrovicės. Nė kėtė homazh kanė marrė pjesė, pėrveē prestarėve tė policisė sė Kosovės dhe kolegėve tė tė ndjerit, edhe personalitetet mė tė larta tė vendit, familjarė, miq dhe njerėz tė tjerė”, sqaroi Sadriu.
Tė gjitha institucionet e Kosovės dhe partitė politike e kanė ngushėlluar familjen Zymberi pėr humbjen anėtarit tė tyre nė krye tė detyrės.
Nė ngushėllimet pėr familjen Zymberi, ėshtė thėnė se Enver Zymberi ėshtė shembull i sakrificės dhe profesionalizmit tė lartė nė vendosjen e kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e republikės sė Kosovės.
Ndėrkaq, presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ka vendosur qė policin e ndjerė Enver Zymberi, i vrarė nė detyrė, ta dekorojė me Urdhrin “Hero i Kosovės”, me motivacion pėr “trimėrinė dhe pėrkushtimin e treguar deri nė flijim pėr vendosjen e sundimit tė ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės”.
Presidentja Jahjaga do t’ia dorėzojė medaljen familjes Zymberi nė njė ceremoni tė veēantė.
Ndryshe, sipas zėdhėnėsit tė policisė sė Kosovės, Sadriu, nė pikat kufitare 1 dhe 31 nė veri tė vendit, tė cilat njė ditė mė parė ishin futur nėn kontroll nga njėsitė speciale tė policisė sė Kosovės, janė vendosur dhe po vazhdojnė punėn policia kufitare dhe doganierėt e Kosovės.
“Janė pjesėtar tė Policisė sė Kosovės, tė tė gjitha etniciteteve. Do tė thotė, janė tė vendosura njėsitet e policisė kufitare qysh dje, por edhe sot janė duke punuar. Do tė thotė, janė zyrtar policor dhe duhet tė punojnė konform rregullave dhe ligjeve tė aplikuara nė vend”, bėn tė ditur Sadriu.
Zėdhėnėsi Sadriu ka theksuar se nė pikat kufitare nė veri tė vendit janė duke qėndruar edhe njėsitė e KFOR-it, tė cilat, sipas tij, janė duke dhėnė pėrkrahjen pėr policinė e Kosovės, nė punėn e tyre tė pėrditshme.
Sadriu gjithashtu ka shtuar se situata e sigurisė nė veriun e Kosovės gjatė natės ka qenė e qetė dhe pa incidente, ndonėse nė disa rrugė ende qėndrojnė barrikadat, tė cilat i kanė vendosur mė herėt serbėt lokal.
Nė anėn tjetėr, serbėt lokalė, nė veri tė vendit edhe gjatė natės sė kaluar kanė qėndruar afėr barrikadave qė i kanė vendosur nė disa rrugė.
Kėtė e konfirmon edhe njėri nga liderėt politik tė serbėve tė veriut tė Kosovės, Kėrstomir Pantiq, i cili gjithashtu thotė se me gjithė tėrheqjen e forcave speciale tė policisė sė Kosovės nga veriu, nė pikat kufitare kanė mbetur njėsitė e policisė kufitare, me tė cilin fakt, sipas tij, serbėt lokal nuk pajtohen.
“Qytetarėt janė ende tė tubuar nė barrikada. Megjithatė rrugėt nuk janė plotėsisht tė bllokuara. Qarkullimi ėshtė i lirė nė drejtim ka pikat kufitare dhe qė andej pėr nė Mitrovicė”, ka thėnė Pantiq.
Sidoqoftė, policia e Kosovės ka theksuar se njėsitet e Policisė kufitare dhe doganierėt do tė vazhdojnė ta kryejnė punėn e tyre nė pikat kufitare nė veri tė vendit. /rel/

LaDy_Diaspora
27-07-11, 20:02
Ngushėllime familjes.
Uroj qė fėmijet e tij ta gėzojnė lirinė e vėrtetė, pėr tė cilėn sigurisht babi i tyre ka ėndėrruar... :frown:

Besi:)
28-07-11, 05:42
Ngushllime familjes si dhe shpresoj qe qeveria sdo te zhgenjej familjet e tij po dot tja sjell njė pension mat mir se sa paga qe kishte...
Ishalla Zoti e shperblen me Xhenet....

Giovanni
28-07-11, 06:52
Dhe jeten per te atedheun tend do te jeshe gjithmone ne kujtimet tona.
Shume ngushllime per familjen Zymeri dhe per te gjith koleget e te ndjerit.
Te qofte i lehte dheu
Pushofsh ne paqe

Zero Cool
28-07-11, 12:30
4adK_S_kNoE

Honesty^uk.
28-07-11, 13:20
Ngushellime familjes se heroit dhe LAVDI ketij trimi qe ra per te mos vdekur kurre, per tu treguar shovinisteve okupues, por edhe udheheqesve te radhes,
gjaku i Heronjve nuk negociohet, por as nuk do te lejohet qe te shkelet apo
nenvleresohet nga disa udheheqes kukulla
qe per interes te karriges se tyre pranoje ti shtrijne doren dhe tu ferkojne shpinen
atyre qe japin urdhera per eleminimin e mbrojtesve te lirise se KOSOVES

LAVDI ENVER ZYMBERI
Shpirti yt u mprehte ne paqe, dhe do jesh fanar ndriēues per brezat.

Honesty

Guri i madh
28-07-11, 13:38
ju shprehi ngushtllimet ma te sinqerta familjes Zymberi miqve dhe bashkpuntorve te ndjerit


i leht i qoft dheu i Kosoves

Llapjani_HH
28-07-11, 17:24
Ngushllimet mė tė sinqerta familjes sė Enver Zymberit

I lehtė i qoftė dheu i Kosovės

LAVDI HEROIT TĖ KOSOVĖS ENVER ZYMBERI

Oqeani
28-07-11, 17:34
E di se nuk do kem rastin qe te ju nderoj pran "shtėpisė" suaj te perhershme, por se paku nje pikė loti JU dhuroj tash !!!!

Ngushllimet me te sinqerta familjes suaj, miqėve si dhe kolegeve tuaj.

Me nderime PRESHEVERI !

vjeshta
29-07-11, 02:00
Qe kufijte e nje shteti jane ne rrezike te vazhdueshem per kete kemi qene te vetedijeshem ,por me vdekjen e juaj E.Zymberi po behemi te vetedijshem qe Heroit e Kosoves nuk kan dhe nuk do te kene te mbaruar .Kjo,nga njera ane , eshte aq madheshtore dhe ,nga tjetra ane ,aq piklluese .


Te qofte i lehte dheu dhe pushofshe ne paqe .


Ngushllime !

Idealist
31-07-11, 10:41
Nuk ndalet ketu, Enveri vetem na tregoi rrugen, menuren dhe si mbrohet ideali. Kufijt e Kosoves jane te shenjte, ai iku duke mbrojtur po kufijt dhe duke fituar perjetesin
Zoti e shperbleft me xhennet, vertete Ai nuk e thyen premtimin!
Lavdi!

taraku-1
31-07-11, 10:45
Allahu koft i knaqur me ty dhe familjen tende.. gjasat jan te mdhaja qe po at dite.. haku i yte o nxjerr nga shokt e tu sikur te gjasht lisat e likoshanit... ne shkurt te 98-es...
6 karikator ( 180 plumba ) jan shkrep ne kerret e mup-it n e njerin prej tyre ku ishin 3 persona ne kerr....

jEtA_1
31-07-11, 12:28
Dhembjen nuk mund ta shprehim as me fjalė e as me lot , sepse ėshtė diku thellė nė brendinė e shpirtrave dhe zemrave tona i leht te qoft dheu i Kosoves o Heroi yne Enver Zymberi
Ngushllime familjes zoti ju lehtsoft dhimbjen per humbjen e birit bashkshortit babait dhe vllaut tuaj te dashur

taraku-1
31-07-11, 15:46
Allahu koft i knaqur me ty dhe familjen tende.. gjasat jan te mdhaja qe po at dite.. haku i yte o nxjerr nga shokt e tu sikur te gjasht lisat e likoshanit... ne shkurt te 98-es...
6 karikator ( 180 plumba ) jan shkrep ne kerret e mup-it n e njerin prej tyre ku ishin 3 persona ne kerr.... 60 plumba pernje person ka qindis

Rrėfimi i dy pjesėtarėve tė Njėsisė Speciale tė Kosovės




Luftuam ballė pėr ballė me serbėt
Pjesėtari tjetėr i Njėsisė Speciale tė Kosovės ka rrėfyer se si njė grup i tyre ėshtė sulmuar rrugės pėr nė pikėn doganore 31, ku ka rėnė polici Enver Zyberi. “Me njė grup jemi nisur pėr tė shkuar nė pikėn 31 pėr ta ndėrruar grupin tjetėr, por rrugės kemi hasur nė njė pritė tė organizuar mirė nga ana e serbėve. Rruga ka qenė e bllokuar, kurse nga tė dyja anėt anėsore tė rrugės jemi sulmuar. Nė atė rast edhe ne jemi kundėrpėrgjigjur me zjarr pėr ta mbrojtur veten.
Tė gjithė kemi treguar profesionalizėm tė lartė, kemi luftuar nė afėrsi tė afėrt me serbėt e armatosur, nga tė cilėt dyshohet se ka edhe tė vrarė, por fatkeqėsisht kemi humbur edhe kolegun tonė Enver Zymberi. Enveri, i cili ndodhej nė njė automjet tė policisė jo tė blinduar, ėshtė qėlluar nga njė snajperist”, tregon ai.
Nė bazė tė mėnyrės se si janė sulmuar dhe armėve qė janė pėrdorur nga bandat e organizuara kriminale , dyshohet se pjesė e serbėve tė organizuar kanė qenė edhe njerėz tė MUP-it.
Ai nė vazhdim thotė se, pasi e kanė njoftuar bazėn pėr gjendjen, kanė marrė njė urdhėr tjetėr pėr t’u tėrhequr nga aty. “Na erdhi urdhri nga baza, se duhet tė tėrhiqemi dhe u tėrhoqėm, edhe pse ishim tė pėrgatitur edhe pėr situata edhe mė tė rėnda. U tėrhoqėm pėr faktin se objektivi ynė ishte arritur: nė pikat kufitare ishin kolegėt tanė dhe doganierėt e Kosovės”, ka thėnė polici.
Pėrderisa tregon se edhe nė terren EULEX-i nuk i ka pėrkrahur nė operacionin e tyre pėr marrjen e tė dy pikave doganore, ai lavdėron KFOR-in pėr rolin pozitiv qė ka luajtur nė kėtė rast. “Veprimi i KFOR-it ėshtė pėr t’u lavdėruar”, thotė ai.

murrizi
11-08-11, 16:29
Nuk na lini edhe ngushllimet ti bėjmė pa ngjyra partie, ose ato fetare.
Na e flliqet forumin .

natyra
11-08-11, 21:25
Edhe se me pak vones,Erdha per t'len ni "ngushllim dhembjeje"!(mbrenda ketij forumi virtual)...mbi humbjen e Policit te "Njesitit special" te Kosoves Enver Zymberit.drejtuar familjarve te Tij,kolegve,si dhe mbar Kosoves...per kete humbje tejet te madhe, Te-(pas 12 -mbdhjet viteve te luftes)-Lirie..pran detyres se perkushtuar te Tij.Por vdekja s'pyet,ajo vjen dhe atehere kur se presim,e aqe me pak per ni djalosh te ri qe po gezonte Lirin e Kosoves!

Zoti ua dhasht durimin gjitha familjarve te Tij,per ti perballuar kesaj humbjeje kaqe te madhe,dhe shum te rend:mad:!

Lavdi ketij "Heroi" te madh Kombetar.Emri i tij u beft "Ikon' per Mitrovicen-dhe Dardanin e vjeter te Kosoves.

Kurse Armiku u shendrroft ne nje setuat te pa pare mjerimi!!!

"Lotet e nenes" U befshin rreze drite mbi Idealin e Tij Madheshtor...I qofte i lehte dheu i "Kosoves Dardane"...LAVDI

Me nderime Natyra.
Dardani-Rugov.

Zero Cool
03-10-11, 15:37
Selimi: Polici Zymberi nuk u vra nga snajperi, por nga afėrsia


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/DSC_9381a_898316_thumb_large.jpg


Nga Express mė 03 tetor 2011 nė ora 16:04
Lėvizja Vetėvendosje ka vėnė nė dyshim se vrasja e policit Enver Zymberi mė 25 korrik nė veri tė Kosovės ėshtė bėrė me snajper. Nė njė konferencė pėr media, Rexhep Selimi, deputet i Vetėvendosjes dhe anėtar i Komisionit parlamentar pėr punė tė brendshme dhe siguri, ka thėnė me bindje tė plotė se polici Enver Zymberi ėshtė vrarė nga afėrsia me armė automatike nga njė pritė e kriminelėve serbė.

Kėto pohime, Selimi thotė se i mbėshtet nė raporte tė ndryshme, pėrfshi edhe raportet e institucioneve ndėrkombėtare tė sigurisė, tė cilat, sipas tij, flasin nė mėnyrė klasike pėr njė pritė nga ana e serbėve.

Ai ka thėnė se vrasjes me snajper, Ministria e Punėve tė Brendshme i referohet vetėm nė raportin qė i ka dėrguar nė korrik Komisionit pėr punė tė brendshme dhe siguri.

“Ministria e Punėve tė Brendshme pėr snajper flet vetėm nė kėtė raport dhe nė asnjė raport tjetėr. Nė raportet tjera shpjegohet nė mėnyrė klasike si ka qenė prita, nė ēfarė distance ka qenė prita dhe raporte normalisht nuk i ka bėrė vetėm Ministria e Punėve tė Brendshme, por kanė bėrė edhe faktorėt tjerė qė kanė tė bėjnė me sigurinė, qoftė edhe raportet e mekanizmave tė sigurisė ndėrkombėtare, por le tė mbesin ashtu siē janė. Por unė e konfirmoj edhe njėherė se Enver Zymberi nuk ėshtė vrarė me snajper, por ėshtė vrarė nga afėrsia, nga njė pritė klasike e njėsiteve kriminale serbe”, ka thėnė Selimi.

Sipas tij, plani i Qeverisė sė Kosovės ka qenė pa plan dhe as policėt nuk kanė qenė tė njoftuar, madje ata kanė qenė tė papajisur mirė pėr shkak se nuk e kanė ditur se ku po shkojnė.

Selimi ka thėnė se ky ka qenė njė veprim i pamatur i Qeverisė sė Kosovės, pasi qė nuk ka pasur pararojė, nuk ka pasur mjete teknike tė lėvizjes dhe nuk ka pasur mbėshtetje medicinale, qė gjė ka ēuar deri tek njė viktimė.

“Mendoj se mungesa e kėtyre pajisjeve adekuate ka sjellur nė njė situatė kur policėt kanė qenė vėrtetė tė pambrojtur, sepse polici Enver Zymberi nuk ėshtė vrarė nga njė snajper, por ėshtė vrarė nga njė pritė klasike nė distancė tė afėrt, i cili ka qenė nė njė mjet tė pablinduar, siē kanė qenė mjetet e transportit komercial”, ka thėnė Selimi.

Kėto komente ai i bėri nė njė konferencė tė Lėvizjes Vetėvendosje, ku bashkė me Albin Kurtin kanė prezantuar planin 13 pikėsh pėr zgjidhjen e situatės nė veri tė Kosovės. Lėvizja Vetėvendosje edhe me kėtė rast ka kėrkuar ndėrprerjen e menjėhershme tė bisedimeve dhe dorėheqjen e Qeverisė sė Kosovės.

13 pikat e Vetėvendosjes pėr shtrirjen e sovranitetit nė veri

Lėvizja Vetėvendosje ka zgjedhur konferencėn pėr media t’i thotė tė gjitha ato qė kishte menduar t’i thotė nė seancėn e jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės pėr veriun, pėr tė cilėn nuk kishte marrė mbėshtetjen, madje as tė partive opozitare tė pėrfaqėsuara nė Kuvend. Albin Kurti e Rexhep Selimi tė hėnėn kanė prezantuar njė plan prej 13 pikave, duke besuar se zbatimi i tij do ta bėnte qė Kosova ta shtrinte sovranitetin e vetė nė veri tė vendit.

Prezantimit tė kėtyre pikave, i ka parapri analizimi i raportit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme pėr situatėn nė veri, tė cilin ministri Bajram Rexhepi e ka dorėzuar nė Komisionin pėr punė tė brendshme, siguri dhe mbikėqyrjen e FSK-sė.

Kryetari i Vetėvendosjes, Albin Kurti ka thėnė me kėtė rast se ky plan operacional i Qeverisė sė Kosovės pėrfundimisht ėshtė njė pėrmbledhje e sygjerimeve dhe kėshillave pėr KFOR-in dhe EULEX-in, dhe ėshtė thjesht njė taktikė qė nuk ka tė bėjė me Serbinė, por me vetė qytetarėt e Kosovės.

Duke u referuar edhe nė kėrkesat e Vetėvendosjes qė nė vitin 2008, menjėherė pas shpalljes sė pavarėsisė, Kurti ka lexuar 13 pikat e Vetėvendosjes si vijon:

1. FSK duhet tė bėhet ushtri,
2. Nė veri tė ketė njė prezencė tė shtuar tė policisė pėr shkak tė gjendjes sė rėndė atje,
3. Kosova tė krijojė marrėdhėnie tė fuqishme bilaterale me vendet e veēanta qė e kanė njohur pavarėsinė, veēmas me SHBA-nė, Shqipėrinė, vendet e fuqishme tė BE-sė, Turqinė,
4. Tė ndėrpriten bisedimet pa kushte me Serbinė,
5. Tė ndėrpriten burimet financiare tė strukturave kriminale tė Serbisė nė veri,
6. Kosova dhe Serbia tė angazhohen bashkėrisht pėr shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės,
7. Integrimi i serbėve tė veriut mos tė bėhet me privilegje, por me zhvillim arsimor e ekonomik dhe me barazi para ligjit,
8. Tė revitalizohet Trepēa,
9. Tė ofrohen bursa nga UP-ja pėr shqiptarėt dhe serbėt e veriut,
10. Tė investohet nė spitalin nė jug tė Mitrovicės,
11. Tė forcohen fshatrat shqiptare nė veri,
12. Tė kthehen tė dėbuarit shqiptarė nga veriu dhe
13. Tė mos lejohet qė Qeveria e Serbisė t’i blejė pronat e shqiptarėve nė veri, por nėse i shesin, ato t’i blejė Qeveria e Kosovės.

“Kėto janė 13 pika, 13 hapa tė integruar, tė cilėt ne mendojmė se nė kuadėr tė njė strategjie serioze do tė mund tė bėnin integrimin e veriut. Me bisedimet me Serbinė, veriu i Kosovės i afrohet Serbisė, ndėrkaq Serbia i afrohet Bashkimit Evropian. Kėto bisedime nuk kanė tė bėjnė asgjė me sovranitetin dhe pavarėsinė e Kosovės, dhe mendoj se janė tė dėmshme pėr kėtė brez e tė rrezikshme pėr brezat e ardhshme. Edhe raporti qė e kanė bėrė pėr datėn 25 korrik, edhe plani operacional gjashtėmujor, janė taktika qeveritare, joserioze dhe tė pasinqerta”, ka thėnė Kurti.

Nė konferencėn pėr media prej 42 minutash, Kurti i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė bisedimeve me Serbinė, duke kėrkuar qė ato tė ndėrprehen menjėherė, pėrderisa ka thėnė se plani kryesor i Qeverisė sė Kosovės ėshtė pikėrisht ai pėr fillimin e bisedimeve politike, pėrkatėsisht takimit ndėrmjet kryeministrit Hashim Thaēi dhe presidentit tė Serbisė Boris Tadiē.

“Bisedimet teknike janė njė lloj hyrje, parathėnie e bisedimeve politike. Kryeministri Thaēi po i pėrdorė mediat e afėrta me tė qė ta pėrgatis opinionin pėr takimin e tij me kryetarin e Serbisė Boris Tadiē. Pra ky ėshtė plani i vėrtetė. As plani operacional, as strategjitė e propaganduara nuk janė plane tė vėrteta. Ato janė plani A, i cili i dedikohet qytetarėve tė Kosovės. Plani i vėrtetė i kėsaj Qeverie ėshtė plani B, qė nėnkupton takimin e ardhshėm makabėr midis Hashim Thaēit dhe Boris Tadiēit”, ka thėnė Kurti.

Kurti e Selimi kanė kritikuar veprimet e Qeverisė sė Kosovės nga 25 korriku e kėtej, duke thėnė se gjithēka ka shkuar nė drejtim tė vėnies sė njė status quoje tė re mbi status quon e vjetėr.

“Ne mendojmė se fillimi i aktiviteteve tė qeverisė mė datėn 25, nuk ka qenė fare plan dhe mungesa e planit ėshtė plan pėr tė dėshtuar dhe me keqardhje ju them se plani i Qeverisė sė Kosovės nė veri ka dėshtuar plotėsisht, ashtu siē shihet edhe nė raportin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme”, ka thėnė Rexhep Selimi.

Lėvizja Vetėvendosje ka kėrkuar ditė mė parė seancė tė jashtėzakonshme pėr veriun e Kosovės, mirėpo nuk ka arritur t’i mbledh 40 nėnshkrime, pėr shkak se nė kėtė kėrkesė nuk e kanė mbėshtetur grupet tjera parlamantare, pėrfshi as ato opozitare, pėrjashtuar disa deputetė tė AAK-sė. Drejtuesit e Vetėvendosjes thonė se nė kėtė rast pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr ikjen nga njė seancė e tillė e ka koalicioni qeveritar, pėr shkak tė mundėsive mė tė mėdha pėr ta thirrur njė seancė tė jashtėzakonshme. /kosovapress/

Guri i madh
03-10-11, 20:21
ku moj dardani si ke mbet me kto citime te gazetave a thua mendojn se kan krye naj pun te madhe