PDA

View Full Version : KFOR-i amerikan "poshtėroi" zyrtarėt e Beogradit


Zanzi/M
30-07-11, 15:55
KFOR-i amerikan "poshtėroi" zyrtarėt e Beogradit
Nga Express mė 30 korrik 2011 nė ora 15:35
Ushtarėt e KFOR-i kanė ndaluar mbrėmė rreth mesnate pėr gati njė orė nė pikėn kufitare nė Jarinje shefin e delegacionit serb nė bisedime, Borko Stefanoviq dhe ministrin serb pėr Kosovėn, Goran Bogdanoviq, raporton agjencia serbe lajmeve, Beta.

Ata kanė pėrshkruar kontrollin nė pikėn kufitare, nė njė trajtim tė tyre si kriminel. Si lajmėron agjencia Beta, kur Stefanoviqi ju drejtua kėmbė pikės sė kalimit ushtarėt amerikan tė KFOR-it bėnė gati pushkėt dhe e urdhėruan “Kthehu prapa”. Stefanoviqi e ka vlerėsuar sjelljen e ushtarėve amerikanė si trajtim tė tmerrshėm qė sipas tij nuk ekziston as nė Irak, raporton Beta.

“Diēka e tillė me siguri nuk ekziston as nė Irak, a ne nuk jemi armik i KFOR-it as i Serbisė”, ka thėnė Stefanoviq.

Kurse sipas fjalėve tė Bogdanoviqit “kjo sjellje nuk e nderon KFOR-in, e posaēėrisht ushtarėt amerikan”, por ai ka thėnė se do ta pėrballojnė edhe kėt ė poshtrim, nėse kjo ėshtė pėr tė mirėn e serbėve.