PDA

View Full Version : Pėr Ty Uliks!


ShEjToNkA
02-08-11, 22:19
Aq shpesh kam hyre nė odėn tuaj dhe tani me duket se s'kam qenė asnjehere; aq shpesh kemi kuvet nė msn dhe tani me duket si kurrė s'kemi kuvet.
Dhe tani them me vete pėrse vallė nuk tė kam vizituar akoma mė shpesh, pėrse vallė tė vijė tani e tė bėj "dialog" vet me vete pėrderisa kam mundur tė tė vizitoj akoma mė shpesh ku edhe kishim pas mundesi tė dialogojmė s'bashku.
Sic e thash edhe nė hyrje tė kėtij shkrimi, majft shpesh kemi shkėmbyer shkrime por tani me duket sikur s'kemi shkruar kurrė, pėrse nuk gjeja kohė akoma mė tepėr por vi tani nė t'pamėn tėnde nė vend se ta bėja sa ishe nė mesin tonė, dhe kjo ngase nuk e mendoja vdekjen tuaj nė kėtė kohė!!!
Ike shumė shpejtė, shumė papritur, e mua pėrsonalisht do mė mungon jashtmase fjalė e juaj. Pėrgjithmonė do tė tė kujtoj me admirimin dhe respektin me tė lartė!
Lum familja qė tė gėzuan e unė i jam shumė mirėnjohese DARDANISĖ qė mė dha rastin tė tė takoj kėtu, rast ky pėr mua njė nder dhe privilegj i vėrtetė, dhe pastaj tė falenderohem ty qė mė ofrove miqėsin tuaj pėr tė cilen ndjehem shumė krenare!
Ishe njė njeri prej njerzores, atdhedashurisė, besimit e devotshmerisė, dhe si i tillė qė ishe do jetosh pėrherė ne kujtesat tona, e vecanarisht nė kujtesen time, dhe pėrgjithmonė do jesh njė shembull i burrėrisė dhe njerzisė!

Pėr shoqėrin dhe kohėn qė na ofrove, e pėr cdo shkronjė tuaj, e mbi tė gjitha pėr atė se cfarė ishe, i lutem tė madhureshmit Allah tė tė shpėrblej me xhehnet e larta!

Tė qoftė i lehtė dheu i tokes qė tė lindi!

Honesty^uk.
03-08-11, 11:05
Miku im !!!!!!

Miku im i shtrenjtė lamtumirė!
ty kėtu nė shpirt tė kam, ta dish!
fati na ndau pa mėshirė,
po diku, dikur do shihemi sėrish.

Lamtumirė, mik, pa fjalė e lotė!
vetullat i ngrys, por .........mė kot
vdekja s’ėshtė e lehtė nė kėtė botė,
as tė rrosh nuk ėshtė qenka e tillė.........

Honesty

Jana
03-08-11, 11:47
Miku ime ...

... nuk e kam fort Zakon me shkru per raste te tilla... por per ty kam pas nje rrespekt te veqant ... erdha ketu vetem met thon ... se une t'kam rrespektu shum..dhe me vjen mir qe kisha mundesi me shkemby mendime me nje person aq me vler si ju ...

Por kshtu e ka jeta ... njerzit e dashur na ikin nje nga nje ... e ne duhetme jetu me vazhdu jeten ...

Nuk do te harroj kurr fjalet qe mi shkrove kur iku nga Jeta BONDI ...

"O bre po une e kame thene me kohe se ti je sweetheart e dardanis.
Kete shkrim as une me t'pas porosit skisha dijt ma mire me te mesue... Goja te lumt, se nje dark ta kame borxh kur te vi ne Ballkan, me gjithe burr menova...I lumi ai i lumi a thue e din ai se cfar nafake ka pas me te pas ty grue..
Pra vec ne baze te shkrimeve tua kame ardh deri te ky perfundim edhe pse Rafeti em ka pas than se e kish fal Zoti me tana tmira..
Falemderit edhe nje here per kete shkrim kaq te qelluar dhe te nevojshem ne kete kohe pikllimi qe kemi per Bondin..."
Miku ime kjo eshte shiptaria ... une t'kam rrespektu sa je kon n'kete Bot ...
Pushofsh ne paqe...

p.s ZC ... tjeter her mes ban bann palidhje ...

Honesty^uk.
03-08-11, 21:47
.......!!!


Toke e sterlashte,
toke shqiptare
vij nga larg
te jem me ty

Sa shekuj e roberuar
sa vite ne zi
sa plage t’pashuar’
sa zjarr, sa shkrumb e hi

Mergimtar nder vite
hallet per ty m’brengosen
pavaresise ia arrite
Bijt e tu t’ē’prangosen

Nena Kosove, vij nga larg
endren tashme e kam prek
rrethuar prej malesh varg
me ty do rri .............. PERJETĖ !!!!






Honesty

lovely
05-08-11, 19:43
http://www.youtube.com/watch?v=yNeZ-1ExZdQ&feature=related


"To Where You Are"

Who can say for certain
Maybe you're still here
I feel you all around me
Your memory, so clear

Deep in the stillness
I can hear you speak
You're still an inspiration
Can it be (?)
That you are mine
Forever love
And you are watching over me from up above

Fly me up to where you are
Beyond the distant star
I wish upon tonight
To see you smile
If only for awhile to know you're there
A breath away not far
To where you are

Are you gently sleeping
Here inside my dream
And isn't faith believing
All power can't be seen

As my heart holds you
Just one beat away
I cherish all you gave me everyday
'Cause you are my
Forever love
Watching me from up above

And I believe
That angels breathe
And that love will live on and never leave

Fly me up
To where you are
Beyond the distant star
I wish upon tonight
To see you smile
If only for awhile
To know you're there
A breath away not far
To where you are

I know you're there
A breath away not far
To where you are

Murgesha
05-08-11, 20:09
Eh, sa e vėshtirė mė ėshtė bėrė ta shof kėtė rubrikė, kur e di qė bėn fjalė pėr dy miqtė e mi mė tė mėdhenj qė kam taku nė botėn e netit! Edhe herėn e fundit kur folėm sė bashku, qė tė dy shprehem dhimbjen e pashuar pėr humbjen e Bondit, e tash mė duhet tė shpreh dhimbjen qė po e njdej edhe pėr Ty! Ēdo gjė e thoje tė qartė, edhe vdekjen tėnde e paralajmėrove, por nuk i besoja as atėherė e as tash. Tė prita se do vije nė dasmėn e vajzės sime, se ashtu mė premtove, kur pash se nuk erdhe pata frigė se mos tė ndodhi gjė rrugės se nuk do ta besoja kurrė qė ti tė theje fjalėn qė mė dhe se po qesh gjallė patjetėr do tė vijė. E kuptova mosardhjen tėnde kur hapa msn-nė e aty mė priste lajmi i tmerrshėm pėr vdekjen tėnde.
Jam krenare qė njoha njė njeri tė mirė siq ishe Ti!
Do tė mė mungojnė bisedat e gjata qė bėja me Ty, do tė mė mungojė humori qė tė shoqėronte pėrherė, e mė sė shumti kėshillat e tua tė vlefshme.

Pusho nė paqen e pėrjetshme e Zoti tė pastė gjithmonė nėn mėshirėn e vet.

Tė qoftė i lehtė dheu i Malėsisė tė cilėn aq shumė e deshte!

murrizi
05-08-11, 21:21
http://youtu.be/2PwefCqeiwg

ShEjToNkA
05-08-11, 22:43
Si vallė nuk u lodhe asnjėherė nga trokitjet e mia ne msn tuaj?
Si vallė nuk u mėrzite asnjėherė nga shkronjatė, fjalėt, bisedat, dertet e hallet, gėzimet e pikėllimet e mia?
Sa e sa herė kuvetum, sa e sa here tė thash "a je aty", edhe kur ishe dhe isha offline, e ti m'u pėrgjigje " pėr ty anytime",
Sa e sa herė te thoja "Uliks. sonte e teprova t'ma bėsh hallall tė lodha edhe ty". Ti mė thoja "shuj mos t'nij tu than ashtu ti ke deren hapur tek une dhe familja jeme anytime".
Sa e sa here me gdhiu mengjesi e ty te zuri mesnata duke biseduar... e une te thoja "lehte e ke ti, ty te zuri mesnata por c't'i bėj vetes me mengjes, por hallall ia vlejti gjithė kėto derte qė i dertuam... tėrė kėta "t'zi" qė e kuvetum... dhe qeshnim njėshkronjash dytė...!
Sa e sa herė- sa e sa herė e sa e sa herė kemi kuvet e sot mė duket se kurrė s'kam shkruar me ty... malli sa vjen e shtohet pėr ty dhe dėshira pėr tė biseduar me ty nuk do mė shuhet asnjėherė, kujtimet qė kam me ty nuk do mė shlyhen nga memoria deri tė me mbuloi dheu, dhe kam c'tė kujtoj... dhe kam shumė... nga mė tė mirat... dhe tė gjitha atyre kujtimeve ua shtonė vleren mė tė lartė tė mundshme ti.. ti qė ishe njėri aq madhėshtor... ti qė ishe i krijuar prej qejfit tė Zotit, qė i donė Zoti shumė, qė i krijonė pėr tė tė marr tė tjeret mėsim e shembuj nga ta!

Kur vdiq Bondi u tronditem qė tė gjithė, me c'rast edhe shkruam qė tė gjithė, nė mesin e gjithė atyre shkrimeve mua m'u ngulit nė kokė njė fjali e Panta_rhei, kur tha: "jemi bė mjerana tė dyfisht, jemi katandisur pas njė "miu" e s'kemi mundesi njė lule tek varri ta lėmė" (tė mė ndjej Panta se mbase edhe nuk e citova saktėsisht). Kjo fjali e tij m'u ngulit nė kokė sot e asaj dite... e unė tashi po them se vėrtete jemi bėrė mjerana, s'kemi mundesi t'i bėjmė njė vizitė familjes suaj, s'kemi mundesi tė lėmė njė lule tek varri e as te pėrkulemi pranė varrit tėnd... s'kemi mundesi ta vizitojmė njėri-tjeterin e ta ndajmė kėtė dhimbje e mėrzi.
Ndoshta njė ditė do tė kem rastin dhe tėtė le lule tek varri juaj, te vijė aty e tė lutem pėr ty, por mbase edhe s'do ta kem kurrė... gjithsesi si mjerana pra qė jemi bėrė ndjej tė pėrkulem e lutem me shkronja pranė varrit tuaj, pra me nidhmen e kėtij "miu" tė mjerė!

Do mė mungosh shumė, mungesa vec ka filluar dhe dita ditės po shtohet, do mė mungoj kėshillė e juaj, sygjerim i juaj e fjalė e juaj, thjesht do mė mungojnė bisedat e gjate me ty qė ishin plotė e pėrplotė energji pozotive, qė ishin plotė pėrplotė bisedė tė mirėfilltė, qė ishin plotė e pėrplotė njerzi!

Lus Allahun e madhrueshėm tė tė ketė kapluar mė mėshiren e vet dhe tė tė ketė shpėrblyer me xhehnetet e larta!

jEtA_1
06-08-11, 12:49
Koha po kalon, por malli pėr Ty Uliks edhe mė shumė po shtohet.Sinqeriteti bujaria krenaria dashuria dhe respekti qe tregove per antaret e forumit jane nje shembull per ne qe patem fatin te njohim ty per ate dhe krenohemi me ty
Eshte shume e veshtir qe me pak fjal te pershkruajm dhimbjen per ty por mungesa e jote sa vjen e shtohet ketu ne forumin ton per ty............Ti u nda ve nga jeta por jo nga kujtesa jone sepse ate qe njeriu e ka te skalitur thell ne zemer as me vdekje nuk mund ta humb . Te mbetemi falenderues per te gjitha te mirat qe na i dhurove dhe qe te patem mik dhe shok virtual.

lovely
07-08-11, 15:34
Mė tradhtoi fjala. Fjalė, si u zbehe kėshtu? Si mbete pa pikė fuqie kur me duhesh mė sė shumti...?!
Zakonisht, i largoi gjėrat qė mė bėjnė tė vuaj, tė ndiej dhimbje... Ty nuk dua tė tė largoj sepse dhimbja pėr ty ėshtė e ėmbėl.. Malli pėr ty gėrryen..
Do tė kujtoj e rikujtoj bisedat, tė qeshurat, budallaqet, pėrshėndetjet,...
Lot, mos mė tradhto edhe ti, ai nuk donte qė ne tė mėrziteshim..
Ti ende je kėtu, prapė do mbushėsh 35 vite, prapė do tė urojmė datėlindjen, prapė do qeshim...

http://www.youtube.com/watch?v=DWYww0KBU7w

GURI SYLAJ
07-08-11, 18:18
Nuk ishte moti kur biseduam dhe me tregove per problemet qe kishe me shendet. Une e dija per cfar bisedonim por nuk deshiroja qe te ndegjoj kete lajm kaq shpejt. Ne pamundesi te them me shume ,per Ty ,vella i nderuar,, lutem qe te pushosh ne paqe dhe dheu i Atdheut te jete i lehte per Ty.

MemphiSx
08-08-11, 16:02
Shum keq e perjetova,momentin kur e lexova ne forum,vdekjen tuaj...

Dy vdekje te shpejta te dy personaliteteve qe i dhan fryme e jete ketij Forumi Dardan!

U lexu ne mendjen e te gjitheve mungesa e Bondit...e tash edhe e jotja,Uliks..vertet na late keq,bilem shum keq!!
Ngushllime Familjes,miqeve,dashamireve dhe gjith atyre qe te deshen dhe i deshe..

Ngushllime edhe juve banore te DARDANIS...qe nje pjes te kohes e ndau me ne..!!

lovely
08-08-11, 19:10
“To laugh often and much; to win the respect of intelligent people and the affection of children...to leave the world a better place...to know even one life has breathed easier because you have lived. This is to have succeeded.”
-Ralph Waldo Emerson_

U have succeeded dear. So many times :smile:

Honesty^uk.
08-08-11, 19:59
Miku im.......!!!!!!!
sa vėshtirė ėshtė kur po filloj tė shkruaj kėto rreshta tė pėrmortshėm,
sa vėshtirė qenka kur vec pak dite kanė kaluar nga ndarja me te madhin BOND,
dhe tash mė duhet tė shkruaj rreshta pėrkujtimi edhe pėr ty.......
O Zot ,sa tė mirė qė ishit dhe ne, na keni lėrė tė varfėr dhe me zemėr tė thyer.

Kudo janė duke u vėrejtur zbraztėsi
kudo qė TI paraqiteshe, ishe i fortė dhe krenar,i pa lėkundshėm dhe i vėndosur, i dashur dhe i rrespektueshėm, i pa lodhshėm energjik,
me njė fjalė TI dhe BONDI ishit Gjeneral tė familjes sė madhe DARDANE .
Malli tė plagosi zemrėn pėr mikun, vėllain BOND qė iku ashtu papritmas,
por ju kishit qenė tė besės dhe tė betuar, pėr tė mos jetuar tė ndarė..!!!


Miku im ULIKS ......

ishe, dhe do mbetėsh shėmbull i atdhedashurisė dhe i sakrificės sublime pėr vėndlindjėn tėnde!
Ėshtė nderė qė tė pata mik tė dashur dhe bashkpuntorė qė nga fillimi i lindjes sė odės Dardane, tė cilėn e deshe shumė



-Tė qoftė i lehtė dheu i Kosovės nėnė, dhe shpirti yt pushofte nė paqe.

Honesty

emine
08-08-11, 21:58
gmtZBfoE0do&feature=related

LOJETARI
08-08-11, 23:00
Ndjenjė e ēuditshme , pėr mua e padefinuar kur lexon se personi me tė cilėn aq shume bisedove , qeshe e qajte hallet e botės , nuk do tė shkruaj mė . sepse ka vdekė .Mė duket se nė kėso raste heshjta nuk dallon shumė prej fjalėve .Kėshtu e paska jeta , madje edhe kjo virtuale e cila aspak nuk po i lėshon vend reales pėr nga befasitė . Do tė kujtojė si njė person me tė cilėn nuk mund tė ngopeshe duke biseduar me ty .I lehtė tė qoftė dheu i vendlindjes .

Diana007
09-08-11, 11:42
Per ty ska dite qe nuk me qan zemra :frown:

Qika^Me^Kule
09-08-11, 11:58
Ju shprehi ngushllime Families se te ndjerit Uliks , gjithashtu miqeve te ti... qe sot cdo njeri nuk mund e pershkruan dhimbien qe kan per te.....


Inshall-llah per xhehnet trupi i Ti....!!

lazdrani
09-08-11, 18:15
Per Ty Uliks!
I perjetshem qofte kujtimi per ty!
Mireupafshim ne anen tjeter
Miku im.

R.I.P

Buqja_ch
09-08-11, 23:28
Nga dita kur mora lajmin se nuk jeton me ne kete bote ,te kujtoi qdo dite ,nuk kam forc nuk gjeje fjale
qe te shkruaj ate qe dua ate qe e mendoi ...

Te jetosh te kalosh jeten ne mergim ,e vdekja te gjen ne vendlindje ate dite do ta duam te gjithe na qe mbetem rrugeve te botes ...

Me vdekjen tende kuptova se vertet ZOTI i do te miret ata nuk i le gjate te jetoin ne kete bote te qoroditur ..

Te qofte i lete dheu i vendlindjes ,shpirti yte past gjete qetsin e merituar


Nuk do te harron kurr ..( kunata jote )

.

Agroni22
10-08-11, 01:02
ngushllimet e mija per familjen edhe te afermit e tyre edhe pse nuk e kom njofte personalisht shkrimet e ti i kom lexuar shpesh NGUSHLIME

Honesty^uk.
11-08-11, 09:14
! Miku im !

Je ketu
atje
ēdo kund
por s'tė shoh
pse vallė.....?!!!
ike pa na thėnė
qoftė
vetem njė fjalė......!!!!!




http://i5.tagstat.com/image02/8/b5fb/000S054ObnX.gif


I miss u my friend

Forever
Honesty

lovely
13-08-11, 22:33
Dikur i tmerrohesha vdekjes. Nga kurreshtja se qka ndodh pas vdekjes, duke lexuar dhe menduar per vdekjen, rrija nete te tera pa gjume..
Sot, kam pare e degjuar aq shume vdekje dhe per vdekje, sa qe me eshte bere pothuajse normale. Perveq se ne ato rastet kur dhemb me t`vertete shume..
Jo pse kam zbuluar diqka, por kam mesuar te jetoj me mosdijen, verbimin total kur eshte ne pyetje pasvdekja. Ne nje fare menyre, edhe e pres me padurim, te zbuloj se qfare ndodh, hm..
Pjesa me e veshtire per te kuptuar; si eshte e mundur qe dikush vetem shuhet.. shuhet nga gjithcka qe ka bere nje jete te tere?!... ndahet nga gjithe ajo dashuri per familjen, te afermit.. ?

Humbja e njerzve te dashur, me ben te kem deshire te mendoj, se me te vertete do takohemi perseri...

A jemi gati ndonjehere te humbasim te dashurit tane ?

Me mungon Uliks :( i miss you so much, it hurts.. i like to think, that you are up there somewhere, "watching us from up above", and having a good laugh :)

so long Dear

natyra
14-08-11, 06:41
Vertet qenka e dhimshme kur humbasin nje nga antaret e forumit,e sidomos ne rastin e 2 antarve te fundit,te Naserit dhe Uliks.. (qe aqe afer e paskan pasur vdekjen)vertet e dhimbshme per te dyt..:mad:
Ndaj perfitoi rastin t'ju shprehi ngushllime me te sinqerta per gjithe ju antar/e te forumit dardan qe jeni ndjere te pikelluar per humbjen e mikut,shokut,dhe bashkatdhetarit te nderuar Uliks!
Zoti e shperbleft dhe ne boten e amshuar

Me nderime Natyra.

selvija
14-08-11, 13:02
Do jetesh ne kujtimet tona

kete kenge per ty dhe familjes sate,, sidomos per vajzen Editarinen shoqen e vajzes sime :frown:

Motrat Mustafa - Shpirtit Tim - Kushtuar Bashkershotit [/URL]
Motrat Mustafa - Shpirtit Tim - Kushtuar Bashkershotit


[url]http://www.youtube.com/watch?v=I2fk5gEL8vo&feature=related (http://www.youtube.com/user/PrEsHeVaRliKe92)

jEtA_1
14-08-11, 13:56
Ēdo fund e ka edhe fillimin e vet! Ndaj, nga veprat dhe qėndrimet e tua nė botėn e pėrkohshme, ne jemi tė bindur se jeta jote nė botėn e pėrjetshme ėshtė njė vazhdimėsi e njė jete nė botėn e kėtejme. Ishe... i sjellshem, i dashur dhe dinjitoz gjatė tėrė kohes sa une te njoha ketu ne boten virtuale. Si para njė viti, si sot, nė mot e pėrgjithmonė do tė mbetet malli dhe dhimbja e njėjtė pėr ty! Ti nė amshim, ndėrsa neve qė rrugėtojmė drejt teje na mbetet krenaria qė tė patėm aq njeri fisnor dhe me pėrplot virtyte.

Honesty^uk.
16-08-11, 14:31
I dashuri miku im, NE nuk po dim me te pergjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet.
Nuk po e shohim me te verteten si qielli mbi det,sepse po shikojme pa menduar per syte,e syte shohin shume, por jo vetveten.

I dashuri miku im, kam qeshur pa e kuptuar pse erdha ne kete bote duke qare,
kam qare pa e kuptuar pse kam qeshur symbyllur ne djep,
e dua dhimbjen qe me zgjoj nga gjumi i jetes,
i asaj jete te cilen nuk do te doja te ishte e imja, sepse, kafazi sado qe te jete i gjere prap kafaz eshte.

I dashuri miku im, nese jeton si ishull ne mes te detit pa ane, nje dite do te vijme te zbarkohen tek ti, sepse nuk kemi ku tjeter.

I dashuri miku im, kur te ndjehesh i vetmuar ne mes qiellit dhe tokes,mos harro se ketu jemi NE,
NE qe na le nė heshtje dhe te hutuar,
mendo,
si ndjehen qielli dhe toka qe te kan ne mes dhe NE nuk te shohim, nuk jemi me Ty
por te kemi me vete.
Toka s'eshte e jotja as e jona, por TI dhe NE jemi nga toka, dhe atje do takohemi.

Miku im,
Te lutem, me degjo, dhe mos me thuaj, mjaft!
a e din se, s'ka kohe , qe per ty s'mendoj???
por te kam fal se ....
e di qe ndjehesh fajtor per ate qe bere
qe ike pa ze pa fjale
por faktin qe na mungon
me vete se ke marre.


Honesty


(http://www.bashkimikombetar.com/t969-i-dashuri-miku-ime-dashura-mikja-ime#bottom)

Murgesha
16-08-11, 17:01
Thjeshte e sinqert, nuk po pajtohem qe nuk je me ne mesin tone. Mungesa jote po verehet sa her qe e hapi ket kompjuter, e malli per nje bised me Ty vetem po shtohet!

halla e madhe
16-08-11, 21:28
....mengjeset ne msn,sa fjalet e llafet i kemi bere,shume folem per semundjet e diagnozat..por, humorin nuk e ndale dot,te kishte hije muhabeti,sa ke qeshe me mua kur te tregova per DVGP..o zot kur me thoje _"O halle sa here dalim mu shetit rrugave ma kujton kete fjale e keshi sikur i trent me ty"..mua me kkujtohen anekdotat me SH. mikun tende..lotet perfaqe me shkojshin kur tregonte humorin e perjetuar me mikun e motren e tij....sa u mburre kur tregove se po nderton shtepi ne CEM..ishim si pernjehere mu ate vere, une,vjeshta,Dea, vushtrrija,te gjithe uronim njeri tjetrit ndertimin e shtepive...sa ishe i lumtur per ate kala te bukur,sa punen qe beje na tregonte ne msn....eh, nuk harrohen lehte keto muhabete , veshtire te pajtohemi pa TY i nderuar ULIKS! :( :(

doGzona
16-08-11, 21:42
I miss you.

Dallandyshja_718
17-08-11, 02:33
...me shprese se do te takohemi ne boten tjeter, lutem per Ty, Allahu te meshiroft dhe te dhuroft Xhennetin, miku im...:redface:

ShEjToNkA
22-08-11, 21:18
Shpeshherė, e pothujase cdo herė, kaloi kėtej me mendimin se do tė gjejė kėtu, ndėrsa ato pak herė qė mė ndodh tė kaloi kėtej me mendjen e kthejllur ndjej mosvullnetin pėr tė kaluar kėtu pari, ngase e di se s'do kam mundėsin tė shkėmbej shkronja me ty.
E di se zin dhe as lotin s'e deshe, sic nuk e dua as unė por lotit nuk mundem t'i rezistoj. E kujtoj kur iu pėrgjegja "cortimit" tėnd me "e di, e di... e di se loti i tė gjallurėve ėshtė i rėnd pėr tė vdekurit. Por cfarė tė bėj kur dicka ndjej jam shumė e dobėt pėrball lotit, pėr kėtė ia kam inat vetės?"
Qeshe duke pohuar se mė kupton, por edhe me the se duhet tė pėrmbahemi, duhet tė mundohemi tė paktėn.
Tashi vėrtetė mundohem, mundohem por mė kot, nuk mundem tė pajtohem s'e sdo kuveti me ty mė, e aq mė hic atėherė kur vij kėtej duke menduar se po tė gjejė kėtu dhe po kuveti dicka qė mė mundon!!!
Nuk pushoj sė rikujtuari cdo bisedė qė bėm, nuk pushoj sė rilexuar cdo shkrim qė shkėmbyem kėtu... tani sapo lexova shkėmbimet e fundit qė bėm tek rubrika e argėtimit... jo qė s'kam cka tė shkruaj e tė them pėr ty, jo qė s'mundem tė shkruaj poezi, por ndjehem e vogėl tė shkruaj e tė thurrė pėr ty... s'mė dalin dotė as shkronjatė sepse cfarė do qė tė shkruaj pėr ty ėshtė pak, shumė pak!
Po pėr njė gjė jam e sigurt se cfarė do qė tė them sot apo neser e kam thėnė dje dhe do e them pėrjetėsisht. Ishe vet njerzorja!

E pikėlluar dhe me mall pėr ty mik, pėr ty qė mė konsiderove si bijen tėnde!

Makresh
23-08-11, 08:43
Qofsh nen meshiren e te GjitheMėshirshmit Uliks,!

Ēdo vit, ēdo muaj, jav, ore, minut e frymmarrje qe kalon, ne po i afrohemi botes tuaj tani !

Mirupafshim inshallah ne Kopshtin e te urtėve !

Honesty^uk.
24-08-11, 19:28
Ēdo mėngjes sjell njė dhembje mė tepėr, shton dashurinė dhe mallin pėr Ty .
Fjalėt nuk kanė forcė qė ta shprehin dhimbjen, pikėllimin dhe mungesėn qė na le pas........!!!!
ndonėse dikur dikund njė varg emotiv thot se:: koha shėron plagėt...!
por, ja qė fjalėt e ketij "vargu emotiv"nuk qenkan tė qėndrueshme krahasuar me ndjenjėn tonė tė thellė shpirtėrore pėr humbjen tende
Ditet vazhdojne tė kalojnė, por dhimbja pėr Ty nuk zbehet veēse sa vjen dhe rritet

Kėshtu qė MIKU IM do tė jeni gjithmonė nė mendjen dhe nė zemren time.
Ishit dhe do tė mbeteni idhull i fisnikerisė,urtesisė, menēurisė dhe vlerave humane

Pusho i qetė Uliksi ynė

Honesty

Diana007
25-08-11, 12:10
Rastesisht pash kete foto , mu kujtu kur ta kam uru ditelindjen me kete PERQAFIM :redface:,, fatkeqsisht vetem ty nuk arrita te takoj LIVE ta dhuroj nje perqafim , nganjher them ndoshta me mir ,,,, sepse ateher dhimbja do te ishte edhe me e madhe :frown:


http://www.blumen-zum-valentinstag.de/images/flora.jpg

ShEjToNkA
26-08-11, 18:14
Pėrvec mungesės suaj qė ndjehet cdo ditė e mė shumė sonte do mė mungon edhe duaja jote qė ma bėre pėr kėto vite radhazi, dritė e lehtėsim e pac nė atė botė, dhe pėr kėtė dhe edhe pėr atė se cfarė ishe do tė jam mirėnjohese gjatė gjithė jetės. Unė sonte do tė lutem per ty, dhe jo qė tė ta kthej, por do i lutem tė madhrueshėmit Allah tė tė shpėrblej, mėshiroj dhe tė tė dhuroj Xhehnetin!

Pusho i qetė e shpirti yt u mprehtė nė paqė!

halla e madhe
26-08-11, 21:23
Keto netet e shejta para festes se Bajramit shume familje ndezin nje drite qiriu per hire te shpirterave,une sonte kujtoj fjalet e Uliksit kur fliste per lutjet e tij per vllaun qe i vdiq me heret, fliste per te xhumane e namazin qe bente, sa letohej dhimbja tij kur thoshte ;_"O halle, prej se kam nise te mirrem me faljen e pese vakteve ndjehem shume mire"
Befte drite shpirti yt sonte e perhehere ne paqe !:(

gjini
27-08-11, 13:49
Vertet qenka e dhimshme kur humbasin nje nga antaret e forumit,e sidomos ne rastin e 2 antarve te fundit,te Naserit dhe Uliks.. (qe aqe afer e paskan pasur vdekjen)vertet e dhimbshme per te dyt..:mad:
Ndaj perfitoi rastin t'ju shprehi ngushllime me te sinqerta per gjithe ju antar/e te forumit dardan qe jeni ndjere te pikelluar per humbjen e mikut,shokut,dhe bashkatdhetarit te nderuar Uliks!
Zoti e shperbleft dhe ne boten e amshuar

Me nderime Natyra.




Natyra a nderuar pajtohem me kete qe ti ke shkrue dhe dua te shtoj se qdo humbje e nje bashkombasi tim eshte edhe vdekja e nje pjese nga trupi im. Po kur vdes njeri qe ke pas kohe qe shoqerohesh me te dhe e din qe sdo e shef ma kurr dhembja eshte ma e madhe. Ty skom qka te tregoj se ti je provue edhe ne familje por ngushellimet jan te neve te gjithve e atyre ju qoft i leht dheu dhe ngushellime antarve te ketij forumi dhe familjes se te ndejrve ULIKSIT dhe Naserit

vjeshta
28-08-11, 13:17
Mos me merr inat qe nuk vizitova me heret temen ,inat qe nuk shkrova dy rreshta kujtimi per ty ,mos me merr inat edhe qe nuk ndava disa minuta kohe per ty ,sepse une te mora inat ty dhe ate qe te mori .Dhe me pas mendova inat per qka ? Per diqka qe nuk mundi te jete fjala e juaj e fundit ,inat qe per te gjithe kohen qe ishe i bere vetit vendin e nje plaku te urte ,inat atij qe te mori duke mos marre parasysh qe edhe na beri qe te njohim ?Jo !

Shpresoj vetem ,qe me ikjen tende more diqka nga ne ashtu si le diqka nga ti nė ne .

Pushofėsh i qete Kapitan .

Murgesha
28-08-11, 20:23
Njė muaj qė kur u largove prej nesh, njė muaj pritje qė ky lajm mos tė jetė i vėrtetė, njė muaj qė mbizotėron dėshira e madhe qė tė zgjohem nga kjo ėndėrr e tmerrshme!

Kujtime tė pėrjetshme pėr ty miku im!

Lutem qė shpirti yt tė pushoj nė paqen e pėrhershme.

jadore
29-08-11, 14:17
i perjeteshem qofte kujtimi ..

Guri i madh
29-08-11, 14:52
gjithmon ju perkujtoj miku im i ndjer ULKISI gjith,her ishe pran neve gjith,her buz qeshur edhe mik

bisedova nji dit me nji antar nji bised e lir e pyta pse nuk je aktiv si ma par ,mu pergjigj tani me mungon ULKISI

TE GJITHVE PO NA MUNGON

jEtA_1
29-08-11, 14:54
Shkove i qete dhe shpirtbardh,ashtu siq edhe ishe e neve na mbushe me pikellim...........

ShEjToNkA
30-08-11, 21:00
Jo pse nuk gjeta kohen dhe nuk tė pata nė mendje, por nuk pata forcen dhe vullnetin qė tė kaloj kėtu mė heret. Sot kjo festė e madhe ishte ndryshe edhe nė virtualitet sepse mėsova tėrė kėto Bajrame t'i ndajmė sė bashku pėrmes uratave dhe pėrgėzimeve, sot mė mungove, sot mė munguan urimet dhe pėrgėzimet tuaja... sot mungove ti! Por nė mendjen dhe lutjet e mia ishe i pranishėm edhe sot, sic edhe do je pėrgjithmonė!
Pushofsh i qetė nė paqen e pėrjtėshme.

Pėr ty mall dhe krenari, por pa ty shumė boshllėk!

ShEjToNkA
04-09-11, 01:42
Koha ecen, dhimbja nuk zvogėlohet, malli vec vjenė dhe shtohet.
Qė kur tė humbėm, u varfėruam... ndjehem e vetėmuar dhe e mėrzitur
Do doja, shumė do doja, mė shumė se kurrė do doja sonte tė tė kisha nė bisedė... nata sonte s'paska fund, vetmin dhe mėrzin e ndepresin herė pas herė buzėqeshjet gjersa kujtojnė dhe rilexojnė shkronjatė tuaja tė cilat u skalitėn nė memorie!

natyra
07-09-11, 05:34
Natyra a nderuar pajtohem me kete qe ti ke shkrue dhe dua te shtoj se qdo humbje e nje bashkombasi tim eshte edhe vdekja e nje pjese nga trupi im. Po kur vdes njeri qe ke pas kohe qe shoqerohesh me te dhe e din qe sdo e shef ma kurr dhembja eshte ma e madhe. Ty skom qka te tregoj se ti je provue edhe ne familje por ngushellimet jan te neve te gjithve e atyre ju qoft i leht dheu dhe ngushellime antarve te ketij forumi dhe familjes se te ndejrve ULIKSIT dhe Naserit

Ngushllime dhe per Ty i nderuar gjini

Pershendes,Vertet ajo qe ke then per mua ne mes te fjalve larte,edhe kur dhimbja te prek ne jete,e ndjen dhe per qdokend tjeter,Eh,Dhimbja(kjo plag e pasheruar)!:mad:

respekt per TITULLIN e temes
Natyra.

ShEjToNkA
17-09-11, 19:11
I cmuar mik,

Tryezen e rumbullakėt e fillova me ty, dhe me ikjen tėnde e pėrbiu dheu edhe atė dhe kjo gjė mė mėrzitė, jo pse humba njė tryezė por sepse s'kam mė njė mikun e cmuar, ku shoqėria e tij e dlirė, e drejtė, e pastėrtė, e sinqertė dhe njėrzore mė shpiente drejtė asaj tryeze me padurim e cila edhe na "vodhi" shumė e shumė biseda qė mbetėn aty dhe s'do harrohen kurrė!

Me mall pėr ty, e pa ty shumė zbazėtir!

Murgesha
17-09-11, 19:33
I cmuar mik,

Tryezen e rumbullakėt e fillova me ty, dhe me ikjen tėnde e pėrbiu dheu edhe atė dhe kjo gjė mė mėrzitė, jo pse humba njė tryezė por sepse s'kam mė njė mikun e cmuar, ku shoqėria e tij e dlirė, e drejtė, e pastėrtė, e sinqertė dhe njėrzore mė shpiente drejtė asaj tryeze me padurim e cila edhe na "vodhi" shumė e shumė biseda qė mbetėn aty dhe s'do harrohen kurrė!

Me mall pėr ty, e pa ty shumė zbazėtir!


Eh...!!!

Po mė duket qė kurr nuk e patėm njė tryezė tė tillė. :frown:

Shumė herė kur jam nė bisedė me ty mė ikėn mendja ti thėrras edhe ata dy, dhe sakaq mė del para syve realiteti i hidhur qė kurr mė nuk do ta kemi atė privilegj tė bisedojmė me tė madhin dhe capitenin tonė tė dashur.

Por...
Krenaria qė pata rastin tė jem edhe unė njė kalorėse e asaj tryeze tė rrumbullakėt nuk zhduket kurrė!

Shkodranja
18-09-11, 09:15
Nuk dua ta besoj vdekjen Tende Miku im. Te fotva ne ditelindjen time ne Shkoder me 15 gusht dhe si perhere me ato te qeshurat e tua me the do vi oj Shkodranja ime..... Te prita por me kot, e tani qe po te shkruaj keto rreshat zemra me gufon e lotet nuk me pushojne ...... Perse iki miku Yn ne nje vend per te mos u kthyer me ? Sa here qeshja me Ty se nuk dija te shkruaja ndonje gje ketu , nuk dija te vija poezit dhe merzitesha , e Ju me jepnit korajo , Ah miku im... sa dhimbje ndiej tani qe me nuk je , si une edhe shoket e miqt e tu qe ke vite qe i njihje E cte them...... Vetem nje boshdhek ndiejme me humbjen tende . Dal ne fb dhe me mungojne batuta qe beje me mua.... Pusho i qetė Uliksi ynė. Nje dite do vime edhe ne Aty... prane teje se jemi miq ne kete bote asgje me teper .
Shpirti yt u mprehtė nė paqė!

~AnnA~
19-09-11, 18:02
Sa e sa here jam matur te shkruaj, jo qe jam kursyer ne shkronja, mirepo nuk dua te besoj e aq me pak t'a pranoj qe ti me nuk do te kthehesh ne kete mes:(
Mik i dashur, vdekja yte, me preku thelle ne zemer e ne shpirt, me tronditi dhe me deshproi, me shqetesoi dhe me traumatizoi emocionalisht, pse ndryshe kisha planifikuar...planifikova qe te takohemi ne keto pushime verore, sepse ishte edhe deshire e ytja te vizitosh vendin tim te lindjes...
Vdekja, edhe pse eshte nje ligj absolute i natyres, edhe pse jemi plotesisht te ndergjegjshem se ajo nje dite do te vije, edhe pse ajo i ka ligjet e saj te pameshirshem si akt final i jetes, perseri te shkakton tronditje, shqetesime, kur humb nje njeri me te cilin kalove nje pjese te mire te jetes virtuale, pa asnje fjalosje, pa asnje kundershtim, pa asnje hidherim, me te cilin bisedoje me ore, me dite e me vite te tera pa e ndjere asnjehere intolerancen, bezdisjen e shkujdesjen....
Pra, te ndahesh nga nje mik sic ishe ti, nuk ka se si te mos ndjehesh e traumatizuar, hendikepuar, e sakatuar ....nuk ke se si te mos e perjetosh thelle kete humbje ne shpirt, ne zemer, nuk ke se si te mos perkujtosh ate njeri qe ishte aq enciklopedik ne mendime, ne ide e ne njohuri, qe ishte aq i mprehte, i logjikshem , i arsyeshem, i matur, i kulturuar.....
Po, pikerisht ky ishte uliksi yne, nje mik besnik, me tipare burrerore, fisnike e bujare dhe me nje dashuri te madhe ndaj popullit dhe vendlindjes se vet!!!

Do mbetesh cdohere ne kujtesen tone si njeri qe shume vepronte e mendonte dhe pak fliste...!!!

Reana
03-10-11, 04:06
Ngushellimet e mia me te sinqerta familjes dhe gjithe akrabave te ketij ish-antari te forumit Dardania!

Prishtinasja_
14-10-11, 20:58
Me erdhi keq lajmi per vdekjen e Uliksit..!

Shpirti i tij u preft ne paēe!!!

Prishtinasja_

ShEjToNkA
29-10-11, 01:42
Ku do dhe kur do qė kaloj kėtu, atje apo andej, ėshtė e pamundur tė tė mos kujtoj... pėr njė dert e bisede, pėr njė hall e kuvet mik i paharruar do ngelesh pėrherė! Tre muaj pa ty, bisedat si t'kenė mbaruar jo mė shumė se tre sekonda por malli pėr t'bisetuar me ty rėndon sa tre vjet!!!

I pėrjetėshėm kujtimi pėr ty!

HonestY.
31-10-11, 18:35
I dashuri miku im, NE nuk po dim me te pergjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet.
Nuk po e shohim me te verteten si qielli mbi det,sepse po shikojme pa menduar per syte,e syte shohin shume, por jo vetveten.

I dashuri miku im, kam qeshur pa e kuptuar pse erdha ne kete bote duke qare,
kam qare pa e kuptuar pse kam qeshur symbyllur ne djep,
e dua dhimbjen qe me zgjoj nga gjumi i jetes,
i asaj jete te cilen nuk do te doja te ishte e imja, sepse, kafazi sado qe te jete i gjere prap kafaz eshte.

I dashuri miku im, nese jeton si ishull ne mes te detit pa ane, nje dite do te vijme te zbarkohen tek ti, sepse nuk kemi ku tjeter.

I dashuri miku im, kur te ndjehesh i vetmuar ne mes qiellit dhe tokes,mos harro se ketu jemi NE,
NE qe na le nė heshtje dhe te hutuar,
mendo,
si ndjehen qielli dhe toka qe te kan ne mes dhe NE nuk te shohim, nuk jemi me Ty
por te kemi me vete.
Toka s'eshte e jotja as e jona, por TI dhe NE jemi nga toka, dhe atje do takohemi.

Miku im,
Te lutem, me degjo, dhe mos me thuaj, mjaft!
a e din se, s'ka kohe , qe per ty s'mendoj???
por te kam fal se ....
e di qe ndjehesh fajtor per ate qe bere
qe ike pa ze pa fjale
por faktin qe na mungon
me vete se ke marre.


Honesty


(http://www.bashkimikombetar.com/t969-i-dashuri-miku-ime-dashura-mikja-ime#bottom)
:frown: :frown:

lazdrani
18-11-11, 19:00
Thjeshte e sinqert, nuk po pajtohem qe nuk je me ne mesin tone. Mungesa jote po verehet sa her qe e hapi ket kompjuter, e malli per nje bised me Ty vetem po shtohet!
http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon9.gifhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon9.gifhttp://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon9.gif

Diana007
07-12-11, 12:10
Erdha sot me te falenderu per disa keshilla qe mi ke dhon ,,, bash ashtu eshte si me ke thon ti ,,,, me mungoj fjalet e tua :mad:,,, ishe veret njeri i pa zavendesushem ketu ne Fd.

Dali!Keq!ch
23-12-11, 23:54
Ngushllime Familjes, Fare e Fisit dhe gjithe Shoqeris tuaj ne FD.
Zoti ne Xhehnet.

.7/

Murgesha
28-12-11, 20:36
28.07.2011

Ditėt e muajt po ikin, u banė 5 muaj e malli pėr Ty vetėm sa po shtohet.


Ēdo ditė e mė shumė ndjej mungesėn tėnde.


Murgesha!

vjeshta
12-02-12, 03:12
Kaluan gjysmė viti nga ikja e juaj, e duket sikur tė kishte kaluar gjysmė shekulli ...Ajo se qka deshta te ta thėme ;edhe pse nuk je para pamjeve tona je gjithėmon nė mendjet dhe mendimt tona .


Pusho i qetė !

ShEjToNkA
15-05-12, 22:35
Ditėt kalojnė dhe muajt ikėn, ama me ikjen e tyre nuk ikė edhe malli dhe kujtimi pėr ty. Pavarsishtė kohės e cila na rrėmben me obligimet tana, ti je nė mendimet dhe lutjet e mia... malli pėr njė bisedė me ty nuk zbehet asnjėhere, ku edhe shpeshere me ndodh te mendoj se mos po tė gjejė kėtu kur dalė kėtej :(!
I madhi mik mė mungon shumė, sinqerisht!

ShEjToNkA
22-07-12, 19:04
I imi mik,
Je nė mendimet dhe lutjet e mia. Shpirti yt bėftė dritė nė paqė!

ShEjToNkA
28-07-12, 12:47
Sot njė vitė mė parė Dallėndyshja mė kumtoj lajmin pėr vdekjen tėnde, lajm ky qe atė e kishte shokuar dhe po me tė dėgjuar dhe edhe unė u shokova. Qava une e qau ajo, ngushlluam njėra-tjeteren, gjithmonė pėrmese tastieres, dhe poashtu pėrmes kėsaj mėnyre, ngushlluam edhe familjen...! Biseduam gjere e gjatė me Dallėndyshen, kujtuam fjalėt tuaja, kujtuam devotshmerin dhe njerzin tende... dhembja na preku ne zemer, sinqerisht!

Njė vit pa ty Uliks, por kujtimi pėr ty Uliks ėshtė shumė i fresket dhe si i tillė do ngelet pėrhera... me shume mall tė kujtoj sot e pergjithmonė!
Mė mungon cdo fjalė e bisede me ty, i pėrjetshėm kujtimi pėr ty!

jadore
28-07-12, 13:41
te ju tregoj nje te vertet ne kete pervjetore !

Uliksi ,

o ishte nicku i tij qe kishte hije te rende o Ai vete , qe me benin ta kem frig e respekt , perkunder gjentellences se tij dhe respektit te ndersjellte raportet tona kufizoheshin me tek tuk me kembime miresjellje te mp/se ,
nje dite mes komplimenteve per qytetin tim me vie dhe kjo fraze nga Ai
O jadore , cila je moj ti ne facebook se mbare e mbrapshte te kerkova te te ze mike andej dhe gjitha i klikova per shoqeri , e perkunder saj mu lajmerua nje jadore nga vendi jot qe e zura shoqe ..phu ishte avokate me profesion po llafazane e madhe , keshtu thash une, nuk jane gjakovaret e as kjo jadore e forumit nuk mundet te jete ..

Ne te vertet une as qe isha e regjistruar ne facebook ..!

ja ktheva me te qeshur ne mp , dhe me mire qe ke njohur ate tjetren , se si jam une dembele do harroja edhe te pershendesja ..

kur ju duk qudi se si njerzit rrine kaq larg teknollogjise , u regjistrova , bera dhe une konto ne Facebook dhe e zura mik dhe nga atje , ..

rralle na ra te flisnim , perveq like/ve kur tjetri postonte , por sot sa here hapi ate portal ku kam miqte e perditeshmrise atje me kujtohet Uliksi nje mik virtual qe u be shkas te antarsohem atje .

e them me bindje , po te mos ishte kembengulja e tij qe njeriu duhet te jete me afer botes ne cfardo forme edhe permes teknollogjise sigurishte qe ende facebook nuk do kisha ..

Murgesha
28-07-12, 17:04
Shumė, shumė i nderuari Uliks.

Urime pėr ditėlindjen me dėshirėn qė tė kesh jetė tė gjatė e tė lumtur!
Bujaria e ndershmėria e njė njeriu fisnik siq jeni ju mė ka bėrė qė tė tė rrespektoj e ēmoj shumė.

Qofsh pėrherė i gėzuar Miku im!


Falemderit e nderuar Murgeshe.

Ishte knaqsi te kisha nje mike dhe bashkpuntore sikur ty gjithe keto vjet.Sic i kishe shkrua ne memoarjet e Dilaverit, tryeza e rrumbullakt na ngeli trashigim i Bondit.
Per tryeze i jame mirenjohs Shejtankes se edhe keq ka hek cika deri e themeloj.:biggrin:

Sa te paarritshme jan dėshirat tona.

Ateher kur e pata lexuar kete "TE KISHA" nje klik zemre mė pat shqetėsuar, po nuk tė pyeta asnjėher pse shkrove nė kohėn e shkuar e shumė herė pas vdekjes sate mė ėshtė kujtuar kjo parathėnia yte.

Edhe kur t`u luta pas vdekjes se Bondit qė tė mė shoqėrosh nė administrimin e kėsaj faqe pate ēfaqė rezervat tua se nuk do tė kesh edhe shumė kohė tė mirresh me administrim, por qė pėr qė tė mos mė lėnė tė nidhesha fare vetėm kėtu e pranove me arėsyetim se shumė shpejt do tė largoheshe, dhe vėrtet tashmė jam e bindur se JU e ndjenit qė vdekja tė ishte afruar, sikur e ndjeje qė e kishe mbi kokė e po priste qastin.

Tryezėn vėrtet hoqi shumė Shejtonka deri sa e themeloi, por tashmė asaj tryeze i kan mbet vetėm kujtimet e mira nga bisedat qė bėnim aty.

Jo vetėm nė kėtė pėrvjetor, por gjatė gjithė kohės do tė ruaj me gjelozi tė madhe kujtimet qė kanė tė bėjnė me TY.

I madh ishe e i madh do tė mbetesh pėrgjithmonė pėr mua.

Dallandyshja_718
29-07-12, 03:39
http://www.dardania.de/vb/upload/attachment.php?attachmentid=2033&stc=1&d=1343528971

Ketu t'pashe dhe t'lashe heren e fundit miku im...
Ishte 11 Qershor, 2011... qe u bashkuom n'Gryk Lluke, buze Cemit. Jo large prej ketu "te ndertuan" edhe shpine e perjetshme. Te kujtoj me mall sot dhe gjithhere, sepse vertet te kisha jo vetem vendas dhe mik virtual, por si nje axhe qe gjyshja s'ma pat lind... Lutem per shpirtin tend ne kete muaj te Madheruar, se bashku me lutjet qe bej per ata qe i kisha gjaku im, sepse ate vend pate sigurua edhe ti, , Allahu te siguroft banese te perjetshme ne Xhenetin e larte! Amin!

Dallandyshja_718
29-07-13, 04:58
Allahu te meshiroft miku im, Uliksi (Musa Zenelin Lulanaj)!

halla e madhe
29-07-13, 20:28
Dy vite pa Ty Uliks u bene, kurr nuk e kisha besu qe vdekje te rremben kaq shpejt,...kujtimet jan akoma te fresketa, para dy viteve kur u nise per Cem,plote deshire e mall qe kishe per vnedlindje,thua se ta paska ndje zemra qe po iken pergjithemone te dheu yt, tek Cemi qe s'ja ktheve kurr shpinden,aty pushon tash trupi e shpirti yt,fjala yte e urte mbeti e gjalle tek neve,me rrespekt te kujtoj si nje vlla qe s'do ta harroj deri sa t'i mbylli syte!

halla e madhe :(

Diana007
30-07-13, 12:55
:redface: