PDA

View Full Version : Kryqi i Breivikut

Kercovari
08-08-11, 18:21
Kryqi i Breivikut

http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/08/adrian-vehbiu.jpg (http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2011/08/adrian-vehbiu.jpg)

Nga Ardian Vehbiu

Akti terrorist i norvegjezit Anders Breivik duket sikur kaloi pa shumė debate nė mediat shqiptare, tė cilat si zakonisht mbeten tė kapura peng nė ēikėrrimat e parėndėsishme tė politikės sė ditės nė Tiranė.
Megjithatė, nuk mund tė mbetemi indiferentė ndaj disa rrethanave tė kėtij krimi terrorist, tė cilat lidhen drejtpėrdrejt sa me raportet midis europiano-perėndimorėve dhe imigrantėve, aq edhe me marrėdhėniet midis Krishterimit si fe dhe fanatizmit paranoid tė Breivik-ut vetė.
Myslimanėt shqiptarė, tė cilėt kanė vite qė e vuajnė stigmėn e pėrkatėsisė nė tė njėjtėn bashkėsi fetare me Bin Ladenin dhe terroristėt e tjerė “islamikė” qė i kanė shkaktuar kaq kokėēarje dhe kriza Perėndimit, reaguan me tė drejtė, duke vėnė nė dukje pasojat e rėnda tė histerisė anti-myslimane, qė ushqehet nga disa qarqe tė caktuara mediatike nė Europė, nė ShBA dhe nė Shqipėri.
Ky reagim kuptohet edhe mė mirė pėrballė pretendimit, tė ofruar nga shumė anė, se Breivik-u nuk ėshtė i krishterė i mirėfilltė, por diēka tjetėr – antimysliman, i ēmendur, mason, sionist, nacionalist, anti-imigrant, etj.; meqė etika e krishterė e pėrjashton, me pėrkufizim, terrorizmin dhe vrasjen e tė pafajshmėve.
Nė ShBA, Andrew Sullivan, njė nga opinion makers mė autoritarė, iu kthye nė kėtė kontekst njė dallimi tė tij tė dikurshėm midis Krishterimit dhe Kristianizmit, duke e pėrkufizuar kėtė tė dytin si njė doktrinė pėr tė kontrolluar politikisht tė tjerėt. Sullivan bėn tė njėjtin dallim edhe mes Islamit dhe Islamizmit, duke pėrftuar kėshtu njė simetri intelektualisht tė admirueshme. Sipas tij, edhe Kristianizmi, edhe Islamizmi nuk burojnė nga ndonjė besim fetar i mirėfilltė, por nga neuroza e shkaktuar prej mungesės sė kėtij besimi.
Tė tjerė analistė kanė vėnė nė dukje marrėdhėniet mes ideologjisė kaotike tė Breivik-ut dhe dominionizmit, tė pėrkufizuar si prirja e disa qarqeve tė krishtera politikisht aktive pėr tė siguruar ndikim dhe kontroll mbi qeveritė shekullare nėpėrmjet veprimit politik. I pėrkufizuar kėshtu, dominionizmi ėshtė krejt i ngjashėm me Kristianizmin e Sullivan-it.

Taktika e tė krishterėve, pėrballė ngjarjeve tė Norvegjisė, ėshtė e vetėkuptueshme: distancim nga akti i Breivik-ut jo vetėm duke e dėnuar, por edhe duke e cilėsuar, nė thelb, si “jo tė krishterė”. Megjithatė, kur e dėgjon kėtė argument nga po ato autoritete tė cilat, dje, nuk ngurronin tė vinin shenjėn e barazimit mes terrorizmit tė Al Qaeda-s dhe Islamit, vėshtirė tė mos rrudhėsh buzėt.

Alex Pareene, nė salon.com, e shpjegon qartė pse Breivik-u dhe motivet e tij nuk mund tė ndahen prej Krishterimit si fe dhe si mėnyrė e tė kuptimit tė sendeve dhe si doktrinė e frymėzimit pėr veprim. Mė e arsyeshme do tė ishte qė krishterimi i kėtij nordiku tė interpretohej si pėrēudnim i asaj feje me tė cilėn identifikohen sot shumica e besimtarėve nė Krisht.
Lidhjet e ndėrsjellta tė fesė me politikėn, aq mė tepėr kur ndėrlikohen edhe me akte tė mirėfillta terrori ndaj tė pafajshmėve, janė tepėr tė koklavitura pėr t’u ftilluar nė mėnyrė racionale. Dihet se terroristi tipik nxitet pėr tė vepruar nga ndonjė frymėzim “hyjnor” – qė mund tė ketė natyrė fetare, sikurse mund tė ketė natyrė ideologjike (p.sh. marksizėm-leninizmi, ose trockizmi pėr terroristėt e majtė; ose nazizmi dhe nacionalizmi pėr tė djathtėt).

Breivik-u e shihte veten si kryqtar, misioni i tė cilit ishte tė luftonte, qoftė edhe duke u sakrifikuar, pėr tė mbrojtur Europėn e Krishterė nga rreziku mysliman. Nuk ėshtė aspak i rastit admirimi i tij pėr Gjergj Kastriotin, Skėnderbeun, tė cilin ai e pėrmend si “kryqtar” nė manifestin e vet; duke e parė Kryezotin e Arbrit njėlloj si disa ideologė tė sotėm tė krishterimit shqiptar.
Nė tė vėrtetė, megjithėse Shqipėria nuk i pėrjeton problemet dhe kontekstet nė tė cilat ėshtė pėrftuar Breivik-u, figura e terroristit norvegjez do tė zėrė vend pa dyshim tė qėndrueshėm nė debatet mes myslimanėve dhe tė krishterėve shqiptarė nga njėra anė, laikėve dhe fetarėve shqiptarė nga ana tjetėr; veēanėrisht nė lidhje me statusin e shqiptarėve myslimanė nė Europė.

E djathta e krishterė nė Shqipėri, sė bashku me disa personazhe folklorike, herė haptazi e herė dinakėrisht, prej kohėsh e kanė bėrė tė vetėn tezėn se myslimanėt shqiptarė pėrbėjnė njė aksident historik dhe njė pengesė pėr “europianizimin” e shqiptarėve, jo vetėm duke u identifikuar me atė rrymė konservatore tė mendimit europian qė e sheh Krishterimin si themel tė Europės sė Bashkuar sot; por edhe duke e paraqitur kėtė tezė si tė vėrtetė tė amshuar.
Mirėpo disa tipare thelbėsore tė kėsaj Europe tė sotme, tek e cila i kemi shpresat, nuk kanė shumė tė bėjnė me Krishterimin: demokracia, republikanizmi, pluralizmi, toleranca, hedonizmi, progresi teknologjik dhe material, barazia mes gjinive janė vetėm disa prej kėtyre tipareve; pa pėrmendur multikulturalizmin, aq tė urryer prej Breivik-ut.

Tek e fundit, edhe bufi e di se shqiptarėt do t’i bashkohen, kur t’i bashkohen, Europės shekullare dhe laike, jo Europės sė krishterė.
Prandaj shoqėria civile nė Shqipėri duket sikur e humbi, edhe kėtė herė, mundėsinė pėr tė hapur njė debat rreth rolit tė feve nė modernizimin e kombit dhe nė ndėrtimin e konsolidimin e institucioneve, pikėrisht kur masakra terroriste nė Norvegji i dėshmoi, botės mbarė, se fanatizmi fetar nuk ėshtė prerogativė e ndonjė kulture ose feje tė caktuar; por i ka rrėnjėt nė natyrėn nė thelb ekskluzive madje totalitare tė ēdo feje monoteiste.
Nga ky kėndvėshtrim, Krishterimi nuk ka ndonjė imunitet ndaj Kristianizmit (dominionist), sikurse nuk ka pasur Islami ndaj Islamizmit; dhe zgjidhja do kėrkuar jo nė homologime dhe konvertime, por nė krijimin e njė hapėsire publike shekullare tė shėndoshė pėr institucionet republikane.

Ēfarė i ka dhėnė Krishterimit epėrsi nė shekuj, nuk ka qenė vetėm aftėsia pėr tė evoluar nė pajtim me kohėt dhe pėr tė mėsuar prej gabimeve; por edhe vendi qė ka ditur t’u hapė kėtyre institucioneve shekullare, veēanėrisht nė Europėn Perėndimore. Me fjalė tė tjera, kemi tė drejtė tė shpresojmė se, edhe ndaj pėrēudnimit tė kryqtarit Breivik dhe urrejtjes sė tij genocidale ndaj Tjetrit, tė krishterėt do tė arrijnė tė reflektojnė ndaj kėsaj katastrofe brenda kontekstit tė ri europian, tė pėrftuar pikėrisht prej saj.

/Shekulli/

Guri i madh
08-08-11, 20:29
e qka po thue kerqovar

ne tash te meremi me kryqin e kti berbevikut ,e punt e tona i kena llug

une e konsideroj te njejt me nji islamist qe pallet allahu ekberr e hedh exsplozivin ne gjamin e shi,itve

e sa ka ksi fanatikesh ne me u marr me ta ,veq duhet me than serrbis hajde pleqnonaj punet tona kombtare

Kercovari
08-08-11, 21:24

Kush te ka kushtezu te merresh me brevik kryqin..?
Merruni me ralitetin e kryqit e sa pe punet tona disa fanatik te krishtere asnjehere nuk jan marre sa jan marre me akuza ndaj shqiptarve musliman..tashti u djeg zuska dhe heshtni.
Punet tona as i kan ndreq feja as do te i ndreq..ato i ndreq ndergjegjaj kombetare e jo kryqi i askujt...

Guri i madh
08-08-11, 21:33

hajde pra ja fillojna me fol keq per beberbiikun e per kryqin nisja ti se une po vij pas teje

panta_rhei
08-08-11, 22:18
Nuk ka nje platforme fetare qe qendron prapa Breivik-ut.

Ne kete forum kemi forumiste qe kane dale ne perkrahje te arid ukes e te bin ladenit. Por nuk kemi asnje ne perkrahje te Breivik-ut.

Nuk ki cka diskuton.

Ti (ti, ne kete rast ti parimisht, asgje personale) del haptas ne perkrahje te terroristit te supozuar islam. me flamur te zi etj etj

Nuk ki insan ne kete bote qe del haptas, (sikur ti) ne perkrahje te terroristit te supozuar te krishtere.

Monna.B
08-08-11, 23:18
Hmmm, nuk eshte edhe qeshtje qe mund ti thuhet E PARENDESISHME ose e RENDESISHME.
Personalisht, mendoj se duhet me kuptu esencen e lajmit te kti norwegjezit..
Islami nuk eshte KERCENIM per boten, e sidomos Europa qe pretendon te jete ashtu.
Nga kjo ngjarje u pa qe definicioni " Terrorizem " nuk ka lidhje vetem me Islamin..
Sa deshperuese qe dul n`fund nje qytetar nga djepi i vet, me kulture te vendit te vet, duke i vra me aq gjakftoftesi njerezit te tij :(
Sa e di une asnje musliman nuk e vrau, po njerezit e vet.. Siduket plani i tij nuk ka shku ashtu se qysh e ka pretendu. Nga kjo mund te kuptojme qe nuk jane muslimanet terroriste..
Norvegjezit krishter si ta quajme tash, nese nuk eshte musliman?

panta_rhei
09-08-11, 00:32

Monna.B,

Heren tjeter, mundesisht, perdori shkronjat arabe se kshtu sen s'po kuptohet.

Monna.B
09-08-11, 00:54
Mesoje ti gjuhen e TOLERANCES dhe ARGUMENTEVE, e kupton rrjedhshem :)
Mbeshesh i pershendetur !

taraku-1
09-08-11, 02:10
Monna.B,

Heren tjeter, mundesisht, perdori shkronjat arabe se kshtu sen s'po kuptohet.

Kujdes, mos merr yrysh me te paren...se sbon pak ma kadale se e re ne forum, si ka bo as 10 shkrime...

shqip o ka shkruan elhemja.....,edhe une jam musliman-shqiptar...., na e kena rrxueee apachin e amerikes ne afganistan hahaha (hajt tung 1x)

Feja eshte univerzale islame apo krishtere apo tjeter...,mos e identifiko ti qiken shkruj me shkronja arabe se ne e kemi gjuhen tone shqip

Ps: Mona, kujdes se ksajde ka ksi ateista edhe sulmojn, ky phanta e don Kombin ama Allahu per te nuk ekziston.....,ky edhe shum prej tyre qe te sulmojn ketu kan nje moral pa Zot, e tani kije parasysh qfar o morali pa Zot, pa e njoft Krijusin..

kta jan veq hajt...

Besi:)
09-08-11, 02:16
e qka po thue kerqovar

ne tash te meremi me kryqin e kti berbevikut ,e punt e tona i kena llug

une e konsideroj te njejt me nji islamist qe pallet allahu ekberr e hedh exsplozivin ne gjamin e shi,itve

e sa ka ksi fanatikesh ne me u marr me ta ,veq duhet me than serrbis hajde pleqnonaj punet tona kombtare
Tipik Guri i madh, gjithmon Aktiv si me kan Azem Vllasi per Politik, veq ti qe je Univerzal.
Guri ti e ke tregu veten se c`fare mendon per Shqiptaret Musliman edhe pse tu ka fshi tema edim mendimin tan...

Besi:)
09-08-11, 02:20

Deshta me ta dhan 1LIKE qe um kurseve en koment po spo mujsha ktu;)
Po ta jepi like me germa Arabe se tani se merr vesh Panta (Y):wink:

taraku-1
09-08-11, 02:48
Deshta me ta dhan 1LIKE qe um kurseve en koment po spo mujsha ktu;)
Po ta jepi like me germa Arabe se tani se merr vesh Panta (Y):wink:

Flm Besi, mos del ky ne pr kishe me ju than me marr inciative per pastrimin e qytetit e shtetit,se del naj duhonxhi qe ju kan qorrue syt..per kaqak me dhez.. ksi te kanunit...e na ankohet te kta te hujt... thot muslimant na bonen... um rrehen

like muslim brother Allahu kabull ramazanin, kerqovari tma fal qe nderhyna en teme...

Monna.B
09-08-11, 02:58
Nuk e kom problem injorancen e dikujt se e nuhas shume mire, nuk eshte hera e pare :)
Nuk e gjykoj as Panta Rhei as nuk e sulmoj ne menyren se si jeton apo qfare ben, ajo eshte pune e tij/saj personale :).
Taraku, Besi e dini qe ka me pas dhe do t`kete ksi lloj ofendime ndaj fese islame, nuk eshte sefte.
Mire eshte kur sulmohet islami, sepse nga kjo mund te nxirren shume SEPSE rreth Islamit.
Po fatkeqesisht, injoranca dhe budallakia s`njeh fakte, gjithmone te mundin :( :(

taraku-1
09-08-11, 03:24

O duhet me ba dua Allahut edhe na per kta se i kem vllazer te gjakut, kta neve na mendojn te humbur e kushedi qysh na mendojn e besa edhe ju vjen gjynah per neve qysh kemi humbur qysh spo jetojm spo ja dim vleren jetes....., por e verteta o diqka tjeter, ndrysh e perceptojm ne jeten e ndrysh kta...

Allahu na udhzoft.

Guri i madh
09-08-11, 05:54
Tipik Guri i madh, gjithmon Aktiv si me kan Azem Vllasi per Politik, veq ti qe je Univerzal.
Guri ti e ke tregu veten se c`fare mendon per Shqiptaret Musliman edhe pse tu ka fshi tema edim mendimin tan...

eehe pse une nuk po due me shkrue ne ket muj ju prap po me detyroni

merru ti me agjerimin e ramazanit kryj ato borgjet ndaj zotit

Kercovari
09-08-11, 08:09
eehe pse une nuk po due me shkrue ne ket muj ju prap po me detyroni

merru ti me agjerimin e ramazanit kryj ato borgjet ndaj zotit

Ti dhe panta as mos u lodhni te shkruani se ka ne bote njerez te menqur qe utregojne se jeni ne agoni dhe te futur thelle ne racizem..

Fshikullima raciste

Roger Cohen

Publikuar: 05.08.2011 - 21:24
Urrejtja pėr myslimanėt nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara ėshtė njė industri politike nė rritje

Londėr – Shpejt, pasi jam lindur, babai e shpėrnguli familjen nga Britania prapa nė vendlindjen e tij, nė Afrikėn Jugore, pėr tė marrė postin e dekanit tė shkollės sė studentėve zezakė mjekėsorė nė Universitetin e Witwatersrandit. Zezakėt ishin tė detyruar qė tė jetonin tė ndarė nga tė bardhėt, njė prej arsyeve kryesore pse babai edhe kishte vendosur tė largohej nga Johanesburgu.

Kishte pasur ca telashe. Ai u tha studentėve se po u jepte pėrgjegjėsinė pėr punėt e tyre. Kjo i ndihmoi tė qetėsonte gjėrat nė kampus. Por jashtė ishte njė rrėfim krejt tjetėr. Pjesa mė e madhe e kohės sė babait tim shpenzohej duke shkuar nėpėr stacione policore pėr tė negociuar lirimin e studentėve zezakė qė ishin arrestuar pa asnjė arsye nga policėt e marrė tė bardhė.

Njė herė ai arriti pėr tė dėgjuar njė polic afrikaner duke qortuar njė grua zezake e cila ishte afėr kualifikimit si njė mjeke: “Ti mendon se je njė studente e menēur, por nė tė vėrtetė je vetėm njė kaffire”. (Kjo fyerje tani edhe ligjėrisht ėshtė e dėnueshme nė Afrikėn e Jugut).

Racizmi ėshtė njė strehė e idiotėsisė. Ka shumė njerėz torollakė nė botė. Aparteidi mbijetoi pėr gati gjysmė shekulli, njė sistem i bazuar nė kėndvėshtrimin se e vetmja gjė pėr tė cilėn zezakėt ishin tė mirė ishte tė punonin si prerės druri dhe bartės uji. Kjo kishte edhe paralelen e vet amerikane: ligjet e Jim Crowit ishin nė fuqi pėr gati njė shekull.

Ky ishte viti i parė i jetės sime, me studentėt zezakė. Babi im u kthye me familje nė Angli. Ne shkonim rregullisht nė Afrikėn e Jugut. Mė kujtohen jacarandat, horizontet e largėta, pjeshkat e forta tė verdha. Bukuria ishte e tepruar. Njė hije kishte zėnė pritė. Kėshtu e absorbova racizmin, si njė therje, shenjėn e parė tė njė mikrobi tė rrezikshėm nė gjakun tėnd.

Kėto gjėra e formėsojnė njeriun. Hebrenjtė nė Afrikėn e Jugut kishin tendencė t’i shihnin zezakėt si njė amortizator tė madh kundėr persekutimit tė tyre, madje edhe kur ishin tė pėrfshirė mė shumė se shumica nė pėrpjekjet pėr tė thyer sistemin. Ėshtė njė mendim grotesk, por nėse je i zėnė duke persekutuar dhjetėra miliona zezakė nuk ke edhe aq kohė pėr dhjetėra e mijėra hebrenj. Kjo u shkoi ndėr mend hebrenjve, familjet e tė cilėve (shumica me origjinė nga Lituania), kishin ikur nga pogromet evropiane dhe kėshtu kishin shpėtuar nga gropat nė tė cilėt do t’i kishin hedhur Einsatzgruppet e Hitlerit.

Si njė hebre nga Afrika e Jugut, tė shohėsh zezakėt pa pasaporta duke qenė tė tubuar nė kamionēinat e policisė ishte gjė hutuese. Por kjo nuk ishte vrasje masive, megjithatė. Pėrpiqeshe tė ktheje shikimin nė anėn tjetėr.

Racizmi ėshtė njė lojė mendjeje. Ajo e bėn viktimėn tė ndihet falėnderuese pėr mėshirėn e vogėl deri nė kohėn kur ngrihet nė mllef tė papėrmbajtshėm.

Jam shkolluar herėt nga Afrika Jugore pėr helmin racist. Michelėt, familja ime nga e ėma, jetonin nė njė shtėpi qė me gjysmė shakaje e quanin Kėshtjella Michel. Nga plazhi deri nė basen e deri te grilli jetesa ishte e madhe, me dallgėn e saj tė shqetėsimit.

Ndieja si fėmijė shikimin ‘do-tė-mund-tė-hidhja-nga-prehri’ nė duart e dados zezake. Shikoja zezakėt si notonin nė pellgun e ndotur tė portit derisa rėra e rezervuar vetėm pėr tė bardhėt shtrihej me kilometra e zbrazėt. Kapa shikimet e palejuara si njė adoleshent, flirtet si krim. Dėgjoja justifikimet, fanatizmin e veshur me rroba tė teorisė shkencore.

Vite mė vonė nė Lagos, duke shikuar Fela Kutin nė njė diskotekė ku isha i vetmi i bardhė nė mesin e mijėra zezakėve, e kuptova fjalėn “minoritet”. Gjėja pėr tė cilėn kam qenė mė sė shumti mirėnjohės nė gazetari ishte mundėsia pėr t’i kaluar vijat: tė racizmit dhe fanatizmit, pėr shembull. Zezakėt nė Afrikėn Jugore nuk ishin madje as minoritet. Ata ishin njė shumicė e rrethuar nė njė robėri.

Nė Angli gjėrat ishin nė rregull. Mė quanin “yid” nė shkollė tė bardhėt. Shikoj definicionin e fjalės herbe nė fjalorin e gjuhės angleze tė Oxfordit: Definicioni 1: Njė person me prejardhje hebraike; njė person - religjioni i tė cilit ėshtė judaizmi. Definicioni 2: njė person qė sillet nė njė mėnyrė qė dikur i atribuohej hebrenjve; njė person koprrac apo rrėmbyes”. Ja pra.

Asgjė nuk ma bėn gjakun tė vlojė si racizmi. U mllefosa rreth njė mesazhi pėr njė kolumne tė paradokohshme rreth vrasjes masive nė Norvegji nga djathtisti dhe simpatinė e tij pėr “islamofobinė raciste”. Myslimanėt nuk janė racė, pohonte shkruesi i mesazhit.

Qesharake, disa prej mesazheve plot mllef ishin nga hebrenj, tė cilėt duket se kanė harruar se tė mos jesh njė racė por njė religjion nuk u ka ndihmuar hebrenjve qė tė shpėtonin nga persekutimi racist: Ndoshta Einsatzgruppet kishin hyrė nė njė baltė semantike para se tė hapnin zjarr. Ndoshta fishkėllimat e turmė malaziase tė futbollit pėr Yossi Benayoun e Chelseat, njė lojtar izraelit dhe njė hebre, nuk ishin nė tė vėrtetė raciste. Vetėm ėndėrroni.

Urrejtja pėr myslimanėt nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara ėshtė njė industri politike nė rritje. Ėshtė e neveritshme, e rrezikshme dhe raciste. Falė kolegut tim, Andrea Elliott, tani e dimė storien e orkestrimit tė fushatės sė suksesshme nati-Shariah nė Shtetet e Bashkuara, tė udhėhequr nga hebreu hasid i quajtur David Yerushalmi i cili mendon se “shumica e dallimeve fondamentale mes racave janė gjenetike”. Djathtistėt nė Evropė qė pėrdorin retorikėn antimyslimane janė trashėgimtarė tė vėrtetė tė orėve mė tė liga tė kontinentit.

Mė vjen mirė qė nė njė moshė impresionuese babai im mė tregoi pėr policin e marrė tė bardhė me pushtet qė i fliste gruas sė menēur tė re zezake me premtimin se ajo “nė tė vėrtetė ėshtė njė Kafire”. Skena ka ndryshuar, idiotėsia e turpshme jo.

(The NeW York Times)

Guri i madh
09-08-11, 09:17

a jena racista apo ekstremista si qajvar beberbiku

Kercovari
09-08-11, 11:18
a jena racista apo ekstremista si qajvar beberbiku

Nje pergjigje te sakte do tju sjelle koha,por mbetem me shpres se tek shqiptaret do te ringjallet besimi i tolernces fetare te cilin e lekundet ju te krishteret katolik...bile shkuat aq large sa qe ishit te gatshem te lindni brevika te tille por per fat te mire dicka nuk u shkoj si duhet.dhe kjo eshte ajo qe nuk na brengos fare sepse ne mes te dhive futet ndonje gomar dhe palle duke menduar se eshte ne kope te gomarve...hahaahah

Guri i madh
09-08-11, 13:20
[QUOTE=Kercovari;2102085]Nje pergjigje te sakte do tju sjelle koha,por mbetem me shpres se tek shqiptaret do te ringjallet besimi i tolernces fetare te cilin e lekundet ju te krishteret katolik...bile shkuat aq large sa qe ishit te gatshem te lindni brevika te tille por per fat te mire dicka nuk u shkoj si duhet.dhe kjo eshte ajo qe nuk na brengos fare sepse ne mes te dhive futet ndonje gomar dhe palle duke menduar se eshte ne kope te gomarve...hahaahah[/QUO

nuk te shihet per kusur fol qka te dush o kerqovar je i lir

Kercovari
09-08-11, 16:31

Ke te drejte se nuk jam i zene rob nga asnje fanatizem,sepse per mua te urrejsh dikend pse nuk eshte si ti eshte dicka barazi me mosnjohje te asgjeje te kesaj bote po as qe mund te ri indiferent e te u le rruge te lire fanatikeve.Nje fjale popullore thote"Shtype koken gjarprit sa ste ka kafshuar"

panta_rhei
09-08-11, 20:32
Kujdes, mos merr yrysh me te paren...se sbon pak ma kadale se e re ne forum, si ka bo as 10 shkrime...

shqip o ka shkruan elhemja.....,edhe une jam musliman-shqiptar...., na e kena rrxueee apachin e amerikes ne afganistan hahaha (hajt tung 1x)

Feja eshte univerzale islame apo krishtere apo tjeter...,mos e identifiko ti qiken shkruj me shkronja arabe se ne e kemi gjuhen tone shqip

Ps: Mona, kujdes se ksajde ka ksi ateista edhe sulmojn, ky phanta e don Kombin ama Allahu per te nuk ekziston.....,ky edhe shum prej tyre qe te sulmojn ketu kan nje moral pa Zot, e tani kije parasysh qfar o morali pa Zot, pa e njoft Krijusin..

kta jan veq hajt...

Jo bre tarak gjentellmeni i femnave, mos ta ndin... beli edhe me u lahperave neper forum duke u fshehur prapa emrit te allahut e ramazanit, nuk osht bash kanunqe.

Thash bre te pyes njeher kete Monna Bijen, me cfare guhe, se qeshtu po vijne do nofka te reja po ia nisin me shit mend prej deres se oborrit po i japin zor, e po zhduken hala pa mbrri te dera e shpise...
A po u zgidhet kthiza a cka po bohet kurr s'po merret vesh.

Une thash nuk ka asnje platforme fetare te deklaruar haptas ne perkrahje te Breivik-ut.
Ju tash bejeni vet dallimin.

Kercovari
10-08-11, 08:59
S`di dhe skam lexuar ende te kete ndonje platforme per vrastaret perveq ato platforma te shpikura te njohura ne detaje per te treguar kasapi kasap kasapin...ndryshe,te leh kunder ketij te mos lehin pas meje,megjithate;
Kasapet dhe fanatiket nuk kan asnje objektiv paqeje dhe jete te qete te sigurojne njerzve me platforma te stilit panta rei,ato i shtrojne aktet e krimit ne hapsira te ndryshme edhe shoqeri ku funkcionojne ligjet dhe aparatet shterore jan stabile.

Por per te pranuar se ne mesin e ketyre shoqerive ka krim fetar,racist,shoven,nacist,etj,do te u duheshte me pare te pranojne deshtimin ne sigurite e tyre kombetare dhe prandaj shumecka percjellin ne heshtje ose me me pak informacione,ose e hudhin topin ne anen tjeter te globit"Fundamentalizmi Islamik"me platforma te krijuara nga sigurimi i ketyre shteteve ku krimi eshte lule pranvere si psh:nė numrin e sotem te gazetes Koha lexojm:

Masakrat qe s`i bėnė muslimanėt,por qė troditėn botėn

Masakra e 22-korrikut,e kryer nga norvegjezi Behrin Breivik vrau 90 persona dhe disa dhjetra te plagur.
2 qershor 2010,Masakra e Cembrie,Angli,12 tė vdekur,autori i krimit Derrik Bird
5 nentor 2009,Masakra e Fort Hond,13 tė vdekur dhe 30 tė plagur
11 mars 2009,Masakra e Winnenden Gjermani,16 tė vrarė
23 shtator 2008,Masakra e Kahajoki Finlandė,10 nxenes te vrare
16 prill 2007,Masakra ne Blackburg,32 tė vrarė
13 mars 1996,Masakra ne Dublane,16 femije te vrare dhe mesuesja
6 dhjetor 1969,Masakra ne Montreal 18 te vrare...
pa i llogaritur ketu "amoket" dhe vrasesit serial me me pak viktima per te cilet shume pak eshte then ose aspak.
Ja pra,ato qe kerkojen platforma mbeshtetese per krimet e kan rastin te na sqarojne se ne cilat platforma mbeshtete krimi dhe nga cili shtet?

Hajra
10-08-11, 09:21
.......njerez te krisur apo psikopat kane qene prezent dhe do te jene gjithmone ne shoqerit njerezore. Nje njeri i cili ne menyre te qellimshme, vret njerez te pafajshem nuk munde te quhet ndryshe perveq se i krisur apo psikopat, pa marre parasysh se ne emer te kujte bene krimin. Ne nuk duhet te mundohemi ti japim ngjyre krimit por duhet denu ate pa marre parasyshe se nga kush vjen ai, krimi mbetet krim.

Kercovari
19-08-11, 08:11
Oslo (Norvegji) - Pėr momentin askush nuk llogarit nė kėrcėnime dhe masakra tė mėtejshme?Sipas avokatit tė Anders Breivik (32) Geir Lippestad, kemi kontakte me "njerez tė njejti mendimi " jashtė vendit. Pėrveē dy "qeliza" nė Norvegji,Breivik ka folur edhe pėr qeliza tė tjera nė lėvizje, tha Lippstad.

"Ai besonte se ishte fillimi i njė lufte qė do tė zgjaste 60 vjet. Dhe se kjo luftė do tė jetė fituar nė 60 vjet. Ai beson se qeliza tė tjera do tė vazhdojnė luftėn, "tha Lippstad nė njė konferencė shtypi. Ai mban klientėt e tij tė paaftė,i njėjti avokat gjithashtu do tė pėrfaqėsojnė ato nė gjykatė.
"Ai ėshtė njė person shumė i ftohtė", - tha avokati pėr klientin e tij.
Breivik si person i armatosur kishte pėrshkruar sulmet brutale si "tė nevojshme", - sepse ai "ėshtė nė njė luftė."

E pabesueshme: Edhe pas vrasjeve te 76 njerėz,sipas tė dhėnave tė avokatit tė tij Breivik mendonė se "operacioni" po vazhdon sipas planit. Pėr numrin e viktimave tė publikuara apo reagimi i publikut, Breivik nuk ishte nė dijeni.
Rasti i tėrė ri peng dhe i ngushtė, sepse autori i veprės ėshtė njė i ēmendur, tha Lippestad. Prandaj, psikiatėri duhet qė Breivik tė i kontrollojė gjendjen mendore dhe shpirtrore me ēdo kusht.

Hetimi ka tė ngjarė, sipas avokatit tė marrė kohė gjashtė deri nė dymbėdhjetė muaj. Padia do tė jetė njė "ēėshtje shumė e gjatė dhe e komplikuar," tha ai.
Gjatė aktit tė vrasėsjes,vetė vrasėsi i egėr kishte qenė i habitur, ai vetė ishte befasuar qė ai kishte arritur qėllimin e tij. "Ai ka pritur se ai do tė ndalet mė parė nga policia apo dikush tjetėr. Ai ishte i habitur nė lidhje me kohėn ", ka thėnė Lippstad. "Ai ka qenė i bindur se ai do tė vritej.Ai edhe tani pret qė ai tė vretet nga dikė. "

Klienti i tij kishte marrė drogė pėr tė mbajtur atė tė zgjuar, tha Lippstad.

Deri mė tani, familja e tij nuk ka kėrkuar leje vizite. Breivik do tė jetė pėr tetė javėve tė ardhshme nė paraburgim.Katėr javet e para ai kaloi nė burgosje njėsh.
Ai kishte pranuar qė ka kryer sulmin e dyfishtė nė Norvegji. Tė paktėn 76 vetė u vranė. Tetė nė shpėrthim bombe nė afėrsi tė qeverisė ne Oslo, 68 nė kėrdi masakrėn qė bėri Breivik nė ishullin e vogėl Utųya.
Breivik kėrcėnohet me akuza pėr terrorizėm. Ai e deklaroi veten tė pafajshėm.
Breivik, nuk ka treguar "shenja pendimi dhe dhimbje"pėr viktimat, tha Lippestad.

-----
Eshtė vėshtirė tė besohet se Breivik do tė akuzohet pėr terrorizėm.Drejtėsia sot pėr sot ėshtė e mbyllur nė pako tė satlinizmit me vulė kishtare.....?!

dr1ta
19-08-11, 23:13
Breiviki esht penduar ce e ka shkel nje mi duke shkuar te Utųya .

dhe ka shume frike mos ti japin me ngren mish hallall :biggrin: ptuhhhh

dr1ta
19-08-11, 23:28
e qka po thue kerqovar

ne tash te meremi me kryqin e kti berbevikut ,e punt e tona i kena llug

une e konsideroj te njejt me nji islamist qe pallet allahu ekberr e hedh exsplozivin ne gjamin e shi,itve

e sa ka ksi fanatikesh ne me u marr me ta ,veq duhet me than serrbis hajde pleqnonaj punet tona kombtare

Aty ka humb jeten edhe nje shqiptare e pafajshme ..

Guri i madh
21-08-11, 21:59
Aty ka humb jeten edhe nje shqiptare e pafajshme ..

e ani qka po thue me bae tash askujt leternjoftim si kishte kerkue

Monna.B
22-08-11, 17:43
Jo bre tarak gjentellmeni i femnave, mos ta ndin... beli edhe me u lahperave neper forum duke u fshehur prapa emrit te allahut e ramazanit, nuk osht bash kanunqe.

Thash bre te pyes njeher kete Monna Bijen, me cfare guhe, se qeshtu po vijne do nofka te reja po ia nisin me shit mend prej deres se oborrit po i japin zor, e po zhduken hala pa mbrri te dera e shpise...
A po u zgidhet kthiza a cka po bohet kurr s'po merret vesh.

Une thash nuk ka asnje platforme fetare te deklaruar haptas ne perkrahje te Breivik-ut.
Ju tash bejeni vet dallimin.

:)
Te pergjigjet Monna Bija pra :)
Gjuha ime eshte shume e qarte, po eshte tjeter pune nese nuk arrin ta kuptosh.
Nese te duket se opinioni i lire eshte krekosje, at`her nuk e di se c`eshte problemi tek ti :)
Ketu jam mos ta ndin, po nuk e kam zakon ta zgjas debatin shume,sepse mendimet e mia pasqyrohen me pak fjale. Mbaje mendimin tend PRO-TERROR per vete, masi qe the edhe perkrahes i ati Breivikut.
Kerkush spo te akuzon asgje, as nuk te imponon ndryshim mendimi.
Sa i perket nofkes time qe e qet shume me dyshim, dhe vete mua, as qe me intereson.
Mund ta shkruash ne GOOGLE me gjen edhe tjera vende, se nuk e kam njetin me t`jep asnje arsyetim.
Nuk e kan njetin as mend me t`shit, se i kam pervete.
Ndjej keqardhje qe mendon se vetem ti ke te drejte :(