PDA

View Full Version : Krerėt e terrorizmit serb nė evropė


Fshatari
09-08-11, 10:07
Me sugjerimin dhe bekimin e brukselit, terroristėt serbė :
- goran bogdanoviē;
- borko stefanoviē;
- radenko nedelkoviē ;
- sllavisha ristiē ;
- kėrstimit Pantiē ;
- branko niniē;
- dushan milloviē, e disa tjerė vranė njė polic te shtetit tė Kosovės; sulmuan Naton; poshtruan njė general gjerman; ridogjėn njė pike tė kufirit tė Republikės sė Kosovės.; bllokuan rrugėt nė pjesėn e patjetėrsueshme veriore tė Republikės sė Kosovės.
- Njė gazetar anonim britanik, njėfarė juda, po na shkruan se “Prishtina fitoi pak kurse humbi shumė nė bruksel”.
- Prishtina nuk merret me humbjet ose fitimet e brukselit. Kete e kryejne zyrtarėt e brukselit, qytetaret e norvegjise, etj.
- Prishtina zyrtare kėrkon ekstradimin e tė gjithė terroristeve te lartėcituar nė njė gjykatė tė kryeqytetit nė mėnyrė qė tė “luftojmė bashkėrisht krimin e organizuar serb, terrorizmin e organizuar serb” pėr tė mirėn dhe sigurinė e ballkanit dhe evropės.

Gazetari britanik, juda, qe dikush e quan “ekspert i rrethanave ballkanike” e di shume mire qe Republika e Kosovės nuk ka ēasje jasht territorit tė vetė sepse nuk bėn pjesė nė zonėn shengen. Brukseli ka vendosur kėshtu e jo Prishtina. E di shume mire qe shtetasit e Republikės sė Kosovės nuk mund tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e brukselit. Brukseli ka vendosur kėshtu e jo Prishtina.

Logjika e shėndosh nuk e pranon gjykimin e judas:
Prishtina zyrtare fitoi ēdo gjė; brukseli e beligradi humben ēdo gjė. Brukseli e beligradi
i indėrpren me dhunė “bisedimet”. Kėto tė fundit mund tė “rifillojnė” sapo tė gjykohen dhe dėnohen terroristet e permendur serbe. Vetem kete logjike e kupton brukseli zyrtar.


Lexoje artikullin in extenso nė kėtė link:

http://www.lajmeshqip.com/kombetare/percahen-serbet-sheshojne-krimin-mbi-enver-zymberin
__________________________________________________ _________



Pėrēahen serbėt, sheshojnė krimin mbi Enver Zymberin

Mitrovicė (LajmeShqip.com / F. E.) – Sa mė shumė qė ofrohet e marta e nesėrme e vendimit tė strukturave paralele serbe tė veriut tė Kosovės, pėr marrėveshjen me KFOR-in, aq mė shumė po zbardhen tė vėrtetat e operacionit tė madh tė Qeverisė sė Kosovės nė veri dhe konsekuencat e tij.

Burimet e portalit kanė kuptuar pėr njė pėrēarje dhe prishje tė raporteve brenda vetė serbėve. Sa mė afėr marrėveshjes, bėhet e ditur qė pėrēarjet janė mė tė mėdha. Kanė shpėrthyer akuza e kundėrakuza pėr implikimet, urdhėrdhėniet dhe marrjen e urdhėrave midis tyre.
Siē ka raportuar gjatė ditės portali LajmeShqip.com, kapot e krimit tė veriut tė vendit kanė kėrcėnuar zyrtarėt politikė tė Serbisė dhe tė veriut tė Kosovės se nėse ata arrestohen nga institucionet e Kosovės, do tė tregojnė se si janė thirrur direkt nga Borko Stefanoviqi, Goran Bogdanoviqi, kryeshefi i qarkut tė Mitrovicės Radenko Nedelkoviqi dhe 4 kryetarė tė komunave nė veri tė Kosovės, qė t’i bllokojnė rrugėt, t’i djegin pikat kufiate dhe tė sulmojnė me armė policinė e Kosovės.
Bėhet e ditur se pėr sulmin ndaj policisė sė Kosovės ku ėshtė vrarė polici Enver Zymberi, kapot e krimit dhe paramilatarėt e organizuar serbė presionin mė tė madh janė duke e bėrė nė kryetarin e Zubin-Potokut, Sllavisha Ristiqin, i cili akuzohet se ka kėrkuar nga ata “qė me ēdo kusht tė ndalen forcat speciale tė Kosovės, madje edhe me vrasje”.
Sllavisha Ristiq ėshtė duke u akuzuar nga grupet kriminale tė Zupēit, Jegenicės dhe Varagės, tė cilėt dyshohet se kanė shtėnė nė policinė e Kosovės.


Ndėrkohė, tė hėnėn paramilitarėt serbė nė barrikadėn e Rudares, janė vizituar nga Radenko Nedelkoviq, kryetar i tė ashtuquajturit Qarku i Mitrovicės dhe Kėrstimit Pantiq, i ashtuquajtur kryetar i Mitrocicės.
Ata ua kanė pėrcjellė serbėve nė barrikadė mesazhin “nga lartė”, nga takimi i mbrėmshėm me Presidentin e Serbisė, Boris Tadiq.
...
Ai i ka ftuar serbėt qė tė jenė syēelė dhe tė qėndrojnė edhe mė tej nė barrikada, nė mėnyrė qė, siē ka thėnė ai, t’i ruajnė pikat kufitare 1 dhe 31, nga ndonjė invasion tjetėr i mundshėm i Policisė sė Kosovės apo KFOR-i.
“Nė takimin e Bashkėsisė sė Komunave Serbe do tė vendosim pėr qarkullimin e lirė, por nė asnjė mėnyrė nuk do tė lejojmė qė dikush tė kėrcėnojė sigurinė tonė “, ka thėnė para barrikaduesve tė Rudares, Radenko Nedelkoviq.
Nė fund, ai e ka pėrcjellė mesazhin e Presidentit Tadiq pėr mbėshtetje serbėve tė veriut tė Kosovės qė “tė qėndrojnė deri nė fund pėr realizimin e synimeve tė tyre”, duke pėrsėritur se nesėr komunat serbe tė veriut do tė dalin me qėndrimin e tyre rreth marrėveshjes, siē e ka quajtur ai, “tė Qeverisė sė Beogradit dhe Komandantit tė KFOR-it”.
Ndėrsa i ashtuquajturi kryetar i Komunės sė Mitrovicė, nė veri, Kėrstmir Pantiq, iu tha barrikaduesve se “Presidenti Tadiq ka theksuar se shteti serb fuqimisht qėndron prapa popullit tė taj dhe se nuk do tė lejojė asnjė lloj dhune me tė cilėn kėrkohet qė tė realizohen qėllimet e dikujt nė veri tė krahinės”.
Sipas tij, komandanti i KFOR-it Erhard Buhler, i ka kėkrkuar falje popullit serb pėr tė gjithė atė qė u ka ndodhur nė ditė te fundit. “Ai mė ka shkruar letėr dhe mė ka kėkruar falje pėr kėtė”, tha Pantiq. Sipas tij, KFOR- ka pranuar se ka gabuar duke i mbėshtetur shqiptarėt. Pantiq, iu tha barrikaduesve se ėshtė i sigurt se ”nė tė ardhmen me kujdes do tė veprojmė dhe se problemi i pikave kufitare dhe doganės ėshtė shumė i ndjeshėm”.
“KFOR-i mė nuk do tė inkuadrohet nė zgjedhjen e problemeve kėtu”, tha ai para serbėve nė barrikada.
Nė fund, Pantiq i ka ftuar serbėt qė tė jenė tė kujdesshėm dhe tė gatshėm qė ta pėrcjellin situatėn, prej nesėr, pavarėsisht vendimit tė tyre, sepse, siē ka thėnė ai, KFOR-i dhe bashkėsia ndėrkombėtare nuk do ta thejnė marrėveshjen e arritur”.
Ndėrkohė, burimet e portalit raportojnė se Qeveria e Kosovės ka marrė garancione tė hollėsishme se do tė hetohet pikė pėr pikė secili sulm qė nė ditėt e operacionit nė veri ka ndodhur ndaj njėsive tė Policisė sė Kosovės dhe ndaj ushtarėve tė KFOR-it.
Ministri i Brendshėm kosovar, Bajram Rexhepi ka garantuar se secili kriminel i veriut, qė ka cėnuar forcat e rendit dhe KFOR-in, do tė dalė para drejtėsisė.
Gjithashtu, merret vesh se Policia e Kosovės dhe EULEX-i janė duke i kryer bashkėrisht hetimet rreth vrasjes sė policit Evner Zymberi, djegies sė pikės kufitare dhe gjuajtjeve me armė nė pjesėtarėt e KFOR-it dhe ata tė EULEX-it.

Portali LajmeShqip.com ka marrė vesh se e paqartė dhe shumė konfuze ėshtė se cili do tė jetė vendimi i sė martės i serbėve tė veriut, pėr marrėveshjen me KFOR-in. Bėhet fjalė pėr dy vija qėndrimesh nė kuadėr tė tė ashtuquajturės “Bashkėsi e Komunave Serbe” tė veriut. Vija e butė pėrfaqėsohet nga kryetari i tė ashtuquajturės Komuna e Leposaviqit, Branko Niniq dhe nga i ashtuquajturi kryetar i Qarkut tė Mitrovicės, Radenko Nedelkoviq. Qė tė dy vijnė nga radhėt e partisė sė Boris Tadiqit (DS).
Pėr dallim nga tre tė ashtuquajturit kryetarė tė tri komunave tė tjesa serbe, qė pėrfaqėsojnė vijė radikale, kėta dy pėrfaqėsues tė serbėve tė veriut janė nė favor tė heqjes sė barrikadave dhe zhbllokimit tė rrugėve.
Bėhet e ditur se kundėr heqjes sė barrikadava dhe pėrfaqėsues tė linjės radikale janė kryetari i veriut tė Mitrovicės, Kėrstimir Pantiq, qė vjen nga radhėt e partisė SRS tė Tomisllav Nikoliqit dhe dy tė ashtuquajturit kryetarė tė Zveēanit dhe Zubin-Potokut, Dushan Milloviq e Sllavisha Ristiq, qė vijnė nga DSS-ja e Vojisllav Koshtunicės.
Me urdhra tė eprorėve tė tyre nė Beograd, kėta janė kategorikisht kundėr heqjes sė barrikadave dhe marrėveshjeve me KFOR-in. (LajmeShqip.com – F.E)

Guri i madh
26-08-11, 06:51
Dosja Pandora: MUP-i serb nė Kosovė pa maska

http://koha.net/repository/images/25-pandora_2508112215_1.jpgPublikuar: 25.08.2011 - 22:16Prishtinė, 25 gusht - Portali LajmeShqip.com e ka siguruar nga ish-zyrtarė tė lartė tė misionit tė OKB-sė nė Kosovė (UNMIK) dosjen “Pandora”, nė tė cilėn paraqitet nė detaje skema e funksionimit tė Ministrisė serbe tė Punėve tė Brendshme nė territorin e Kosovės, pas qershorit tė vitit 1999. Edhe pse, siē paraqitet nė dokument, ky funksionim nga UNMIK-u qysh atėherė ėshtė konsideruar ilegal dhe nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244, megjithatė ish-administrata ndėrkombėtare nuk ka ndėrmarrė asgjė ndaj kėtyre strukturave.

Nė 24 faqe tė plota, dosja e siguruar ka tė evidentuara dhe tė ilustruara deri nė detaje gjithė hierarkinė e funksionimit tė strukturave ilegale dhe kriminele tė Serbisė nė Kosovė.

Dosja evidenton persona qė kanė urdhėruar vrasjen e shqiptarėve, ashtu siē janė evidentuar urdhėrues dhe komando tė tjerė pėr eliminimin e kundėrshtarėve por edhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre serbė. Identifikimi i plotė i atyre qė kanė kryer krime tė ndryshme menjėherė pas luftės nė Kosovė, pėrfshirė vrasje dhe torturim tė shqiptarėve dhe familjeve shqiptare pėrfshin drejtpėrdrejt edhe figura tė njohura tė politikės sė sotme serbe nė Serbi dhe Kosovė.

Dosja “Pandora”, qė mban datėn 14 mars tė vitit 2006, dhe qė nuk ėshtė e klasifikuar pėr pėrdorim tė brendshėm, konfirmon tė dhėnat e dokumenteve konfidenciale tė NATO-s.

Skema e funksionimit tė policisė serbe (MUP) nė Kosovė pėrbėhet dhe udhėhiqet nga tė njėjtit persona, tė cilėve dokumentet konfidenciale tė NATO-s iu referohen si kriminelė, kapo tė bandave dhe tė krimit tė organizuar nė veri tė Kosovės, qė prej pėrfundimit tė luftės, nė vitin 1999.



Hierarkia dhe strukturat funksionale tė MUP-it nė Kosovė



Nė pėrputhje me rrethanat e reja pas qershorit tė vitit 1999, MUP-i serb ka organizuar edhe mėnyrėn e funksionimit nė Kosovė. Ndonėse ilegalisht, ata kanė ndėrtuar njė strukturė brenda Kosovės dhe kanė funksionuar, kanė kryer vepra tė ndryshme, duke marrė urdhra nga Beogradi dhe duke raportuar po ashtu nė Beograd.

Faqja 8 e dosjes “Pandora” paraqet skemėn komplete organizative dhe funksionale tė Departamentit tė Policisė tė Sekretariatit tė Punėve tė Brendshme (SUP) tė Serbisė.

I vendosur nė Mitrovicė, si distrikt, me shef Momir Kasalloviqin, dhe e evidentuar si qendėr koordinuese me Dr. Med. Srbo Milenkoviqin, koordinator, horizontalisht, sipas skemės, me urdhra nga udhėheqėsi i SUP-it, kolonel Dragoljub Delibashiq – “Dragan”, i cili mban kontakte tė rregullta me Qendrėn Komanduese tė rialokuar nė Kralevė. Komunikimi i drejtpėrdrejtė i Delibashiqit paraqitet me asistentin Dragoljub Radeviq, i cili vertikalisht komunikon me udhėheqėsin e Departamentit tė Komunikimit, Xhymret Hasani (emri nė dosje Dzumret), pėrmes tė cilit supozohet se ka komunikuar tėrė vija tjetėr e krimit.

Departamenti i Policisė, i udhėhequr nga Millorad Radeviq “Mishko”, paraqitet me zėvendėsen e tij Natasha Gnjatoviq, e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr kontakte me Stacionin Policor nė Mitrovicė, qė udhėhiqet nga Lubisha Kragoviq, Stacionin Policor nė Zubin Potok, qė udhėhiqet nga Zhivojin Gjuriq, dhe me Stacionin Policor nė Leposaviq, qė udhėhiqet nga Zhivan Nestoroviq, ky i fundit pėrgjegjės pėr nėnstacionin e vendosur nė Soqanicė dhe nė Leshak.

Ndėrsa, Stacioni Policor nė Mitrovicė, pėrmes asistentit Lubisha Shekularac ėshtė nė kontakt me nėnstacionin e policisė nė Prilluzhė, i cili udhėhiqet nga Ivica Zdravkoviq.

Stacioni Policor nė Zubin Potok ėshtė pėrgjegjės i nėnstacionit policor nė Gazivodė.

Skema paraqet vijėn komanduese edhe tė stacioneve tė policisė nė Graēanicė, Ferizaj dhe nė Pejė.

I pari, siē e paraqet skema, udhėhiqet nga Jankoviqi, nė Stacionin e Policisė nė Graēanicė, derisa ai i Ferizajt ėshtė i evidentuar si Stacion Policor nė Shtėrpcė, kurse Stacioni i Policisė nė Pejė evidentohet tė jetė me bazė nė Gorazhdec.



Udhėheqėsit dhe figurat qendrore tė strukturave



Nė dosjen “Pandora”, Dragolub Delibashiq, i njohur me nofkėn “Kapiten Dragani” nė dokumentin e NATO-s, konfirmohet si udhėheqėsi apo figura qendrore e strukturės sė MUP-it tė Serbisė nė Kosovė. Ai i menaxhon tė gjitha strukturat ilegale tė policisė serbe nė veri, por edhe nė tėrė territorin e Kosovės. Me bazė veprimi nė veri tė Mitrovicės, Delibashiq raporton dhe merr urdhra nga komanda nė Kralevė tė Serbisė.

Sipas dosjes “Pandora”, kėto struktura nė Kosovė kanė kryer aktivitete tė rregullta policore, kanė poseduar ilegalisht armė dhe eksplozivė dhe kanė kryer aktivitete luftarake, pėrmes tė ashtuquajturave grupe luftarake brenda strukturės sė tyre.

E fokusuar kryesisht nė veri tė Kosovės, nė Mitrovicė, e cila ka pasur qendrėn nė Kralevė, policia serbe, mė saktėsisht njė departament tjetėr i saj, i quajtur Agjencia e Inteligjencės sė Sigurisė (BIA), ka vepruar sipas skemės organizative edhe nė qendra tė tjera:

Prishtinė - baza e sė cilės ka qenė e lidhur me Nishin, Mitrovicė – baza e sė cilės ka qenė e lidhur me Kralevėn, Pejė – qė ka qenė e lidhur me Kragujevcin, Gjilan – i lidhur me Vrajėn, Ferizaj – me Leskovcin, Prizren – lidhur me Krushevcin dhe Gjakovė – lidhur me Jagodinėn.

Oficeri i BIA-s, Nebojsha Komatina nė skemė paraqitet nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me Zyrėn e BIA-s nė Mitrovicė, saktėsisht me kontakte nė kafenenė “Vozhd”.

Siē evidenton dosja, departamentet kryesore tė Sekretariatit tė Punėve tė brendshme tė Serbisė (MUP), tė udhėhequra gjithnjė nga Dragolub Delibashiq, me asistent Dragolub Radeviq, sipas skemės, janė pėrbėrė nga:

- Distrikti i Mitrovicės, i udhėhequr nga Momir Kasalloviq;

- Departamenti Policor, i udhėhequr nga Millorad Radeviq;

- Departament i Trafikut, i udhėhequr nga Lubo Kasalloviq;

- Departamenti i Krimeve, Goran Zhivkoviq;

- Departamenti i Komunikimit, Xhymret Hasani;

- Sekretariati i Punėve tė Brendshme, Lilana Donkiq, Mitrovicė dhe

- Administrata kryesore, Danica Radojeviq.

Nė kuadėr tė kėtij organizimi kanė funksionuar edhe Departamenti i Zjarrit dhe organi disiplinor.

Ėshtė e paqartė nėse personi qė pėrmendet nė kėtė skemė, i cili ėshtė i evidentuar si udhėheqės i Departamentit tė Komunikimit, i quajtur Dzumret Hasani, gjendet nė Kosovė apo nė Serbi.

Po ashtu, organizatė e posaēme brenda kėsaj strukture ka qenė famėkeqja BIA.

Strukturat luftarake nė Kosovė (postet komanduese, patrullat dhe grupet ushtarake)

Faqja 12 e dosjes “Pandora” i ka tė pėrmbledhura deri nė detaje strukturat, siē janė tė evidentuara nė kėtė dosje, postet komanduese, patrullat, grupet ushtarake dhe strukturat luftarake.

Nė krye tė tyre, sipas dokumentit, ėshtė kolonel Dragolub Delibashiq – Dragan, me njė tjetėr zėvendės tė tij, Rajko Shekullarac.

Kjo strukturė, me dy qendra komanduese, ka kryer aktivitetet e saj kriminale nė veri tė Mitrovicės nė Suhadoll, Rruga e Kollashinit, Shkolla e Mesme e Mjekėsisė, Ura e Ibrit dhe shumė zona tė tjera nė veri, si dhe ka monitoruar rregullisht KFOR-in, CIVPOL-in dhe Policinė e Kosovės.

Dosja evidenton edhe mėnyrėn e regjistrim/raportimit ditor, raportimit nė Kralevė si dhe raportimit nė MUP nė Beograd.

Qendra komanduese 1 dhe 2, evidentohet tė jetė me bazė nė rrugėn Ivo Llolla Ribar dhe nė rrugėn Oslobogjenje, Brigada e Zjarrit, SUP.

Dosja evidenton edhe postet komanduese dhe pėrbėrjen e tyre, udhėheqėsit dhe armatimin e evidentuar. Nė Postėn komanduese 1, e vendosur nė rrugėn Vardarska, funksionojnė Divizioni i krimit, me udhėheqės Goran Zhivkoviq dhe tre oficerė tjerė, afėr Shkollės sė Mesme tė Mjekėsisė.

Posta komanduese 2, e vendosur nė rrugėn Osllobogjenje nė “Roki House”, nė tė cilėn qėndrojnė 24 orė, evidentohet tė jenė tė armatosur me armė CZ-99 9mm dhe TT 7.62mm.

Posta komanduese 3 evidentohet tė jetė e vendosur nė rrugėn Branka Spajiq, nė kafe-barin “Kėrēma”, nė tė cilėn thuhet tė operojė nė 3 ndėrrime dhe tė armatosur me 1 MP “Skorpion” dhe qė patrullojnė B.S: dhe Suvi Dol deri te rruga Kollashinit.

Posta komanduese 4, e vendosur nė rrugėn Kral Petar, nė kafe-barin “Dragan” Arsiq, evidentohet se tre oficerė tė policisė monitorojnė KFOR-in, CIVPOL-in dhe SHPK-nė, tė armatosur me AK-47.

Ndėrsa patrullimi, evidenton dosja, pėrbėhet nga tri grupe, i pari nė rrugėn Dėrvarska, nė tė cilėn operojnė 3 oficerė, i dyti nė Ivo Llolla Ribar, Knjaz Milosh, rruga Vasilij Ostrski, nė tė cilėn patrullojnė 3 oficerė, si dhe grupi i patrullės sė tretė, i vendosur nė kryqėzimet Ivo Llolla Ribar dhe Knjaz Milosh, nė lindje tė Urės, nė tė cilėn patrullojnė gjithashtu 3 oficerė.

Dosja evidenton edhe grupet luftarake, tė cilat janė tė emėruara me udhėheqės dhe zėvendės, tė ndara si mė poshtė:

Grupi luftarak 1: Udhėheqės Sllavisha Radeviq, i njohur me nofkėn “Xhille”, me zėvendėsin Radosllav Zubac, i njohur me nofkėn “Zuki”,

Grupi luftarak 2: udhėheqės Nedelko Spasojeviq, i njohur me nofkėn “Spaske”, me zėvendėsin Sllobodan Radeviq, i njohur me nofkėn “Boko”,

Grupi luftarak 3: udhėheqės, Dragan Baboviq, me zėvendėsin Nenad Dimoviq, i njohur me nofkėn “Dimēe”,

Grupi pasiv luftarak i Leposaviqit, evidentohet nė dosje, udhėhiqet nga Zhivan Nestoroviq dhe, si dhe Grupi ushtarak, logjistika dhe mbėshtetja, evidentohet se udhėhiqet nga Stanisha Kostiq.

Nė fund tė dokumentit shėnohet se: udhėheqja (6 persona) e Grupeve Luftarake ėshtė konstante, ndėrsa 14 persona tė tjerė janė nė dispozicion pėr cilindo nga grupet 1, 2 dhe 3.

Nė tė gjithė kėtė aktivitet ilegal, tė udhėhequr nga Dragolub Delibashiq, strukturat e MUP-it tė Serbisė nė Kosovė, nė veri tė Mitrovicės, janė implikuar nė shumė aktivitete kriminale dhe nė trazira, duke vepruar nė pėrputhje me skemėn qė paraqitet nė kėtė dosje.