PDA

View Full Version : Mercenaret Rus!!!


Dushku
12-08-11, 12:37
http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/rusi_447191_thumb_large.jpg (http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047086353/titulli/Keqyreni-mercenarin-Video#)
Tashmė s’ka asnjė dyshim se mercenarė rusė kanė ardhur nė Veri, si pėrforcim pėr strukturat paralele tė instaluara nga Beogradi nė kėtė pjesė tė Kosovės. Ky djalė nga Rusia ka folur pėr televizionin publik gjerman, ARD. Ai thotė se, bashkė me rusė tė tjerė, kanė ardhur pėr t’iu ndihmuar “vėllezėrve sllavo-ortodoksė”.
Nga Valmir Klaiqi mė 12 gusht 2011 nė ora 08:00
Prania e mercenarėve rusė nė Veri tė Kosovės ėshtė konfirmuar edhe nga televizioni publik gjerman, ARD.

Nė njė emision dokumentar, i postuar nė webfaqen e kėtij televizioni mė 8 gusht, ku jepen pamje tė rrugėve tė bllokuara nga serbėt lokalė, ėshtė intervistuar edhe njė shtetas rus.

Gazetari gjerman thotė se nė Veri tė Kosovės kriminelėt janė bashkuar me politikėn, kanė marrė pėrkrahje nga njerėz jashtė Kosovės, por edhe jashtė Serbisė. Pėrkrahėsit madje po vijnė edhe nga Rusia.

“Kemi ardhur kėtu pėr t’iu ndihmuar vėllezėrve serbė. Ne tė gjithė jemi njė gjak. Jemi tė tė njėjtit gjak, tė njėjtit besim ortodoks dhe tė gjithė duhet tė jemi tė bashkuar t’i ndihmojmė njėri-tjetrit”, ka thėnė pėr ARD njė i ri rus, i shoqėruar nga ekstremistė tė tjerė, nė mesin e tė cilėve edhe persona me fanella tė grupit radikal “Srpski Vitezovi”.

Gazeta Express para dhjetė ditėsh ka raportuar se Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė (AKI) ka identifikuar mercenarė rusė nė Veri, tė cilėt erdhėn aty pas aksionit tė policisė speciale tė Kosovės pėr tė vėnė nė kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.

Nė mesin e atyre qė kanė vėnė bllokada nė rrugėt nė Veri tė Kosovės nuk ka vetėm pjesėtarė tė strukturave paralele, tė MUP’it serb dhe shėrbimit inteligjent tė Serbisė, por edhe terroristė si dhe mercenarė tė ardhur nga Rusia, ka thėnė me 1 gusht pėr Express, njė burim nga AKI-ja.

“Nėpėr bllokada nė rrugėt nė Veri ka njerėz tė armatosur tė grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarė rusė”, ka theksuar ai.

“Kėtė e dinė jo vetėm organet kosovare tė sigurisė, por edhe ato ndėrkombėtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqėsisht, strukturat paralele, kryetarėt e paligjshėm tė komunave nė Veri si dhe kriminelėt Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanė detyruar edhe qytetarė tė thjeshtė serbė tė qėndrojnė me orar nėpėr barrikada”, ka thėnė burimi.

Pėr praninė e kriminelėve tė armatosur dhe snajperistėve dhe ekstremistėve qė detyrojnė dhe paguajnė qytetarė serbė tė Veriut pėr tė qėndruar nė barrikada pa dėshirėn e tyre, kanė folur shpeshherė edhe pėrfaqėsues tė KFOR’it, por askush nuk ėshtė arrestuar.