PDA

View Full Version : Komenti/Nga Srebrenica nė Utoja, shpirti i “luftės civile evropiane”


Kercovari
21-08-11, 16:20
Komenti/Nga Srebrenica nė Utoja, shpirti i “luftės civile evropiane” (http://www.gazeta55.al/index.php?artikulli=22309)

21-08-2011 / Nga Benjamin Abtan


Po ta shohim nė njė kėndvėshtrim mė te gjerė, ishte pikėrisht lufta e Bosnjes qė shenjoi nisjen e njė kryqėzate brenda kontinentit. Asokohe ishin tė shumtė ata qė dalluan te Serbia e krishterė e Millosheviēit murin e fundit mbrojtės tė Evropės ndaj islamizimit tė kontinentit, ku muslimanėt boshnjakė shiheshin si tė ishin pararendėsit; ashtu si dikur Serbia shihej si “kala e pamposhtur” e Ballkanit kundėr nazizmit. Ky leksion grishės, si njė pėrplasje e pakthyeshme e “Krishterimit e civilizimit” nga njėra anė me “Islamin e barbarisė” nga ana tjetėr, ėshtė pėrdorur me sukses tė kobshėm prej Vladimir Putinit, pėr tė pėrligjur rrėnimet nė Grozni dhe masakrat ndaj ēeēenėve.

Duke i shkuar mė tej kėsaj linje logjike, gjenocidi i kryer nė Srebrenicė nė korrik tė vitit 1995, shėnjoi pikun e dhunės raciste tė pushtetit tė Serbisė, por qė njėherazi ishte edhe fillimi i fundit tė tij. Pėr kryqėzorėt e “luftės kundėr islamizimit tė Evropės”, mposhtja e Serbisė, e pasur mė tej edhe me Pavarėsinė e Kosovės, e mė tej akoma edhe me rrakapjekthin e Milosheviēit, tingėlloi si njė kambanė paralajmėruese: Islamizimi i Evropės ėshtė nė udhė e sipėr; myslimanėt kanė sjellė me vete edhe luftėn; duan tė kallin luftėn civile dhe tė shkatėrrojnė Evropėn, nj’ashtu siē e kallėn edhe “Serbinė e Madhe”. Shpesh ėshtė shqyrtuar nė mėnyrė tė gabuar si ndryshim vetė shndėrrimi i partive evropiane tė ekstremit tė djathtė, duke marrė si shembull tipik “Partinė e Lirisė” nė Holandė tė kryesuar nga Geert Wilders. Duke hedhur pas shpine tė shkuarėn e kėtyre forcave politike qė dje pėrudhnin shfarosjen e hebrenjve gjatė LDB-sė, duke u shtirė se gjoja pranonin kuadrin demokratik tė debatit publik; duke pėrdorur nė ligjėrimin e tyre referenca nga debatet e konceptet progresiste, si pėr shembull ato tė feminizmit dhe lirisė sė shprehjes, ata shpalosen tashmė si tė moderuar. Shqyrtesa tė tilla kanė anashkaluar mjaft njė veēori thelbėsore tė kėtij “mutacioni”: pėrbashkimi i lėvizjeve evropiane tė ekstremit tė djathtė, qė disa e emėrtojnė edhe si populiste, pėr shkak tė urrejtjes qė shprehin ndaj myslimanėve. Kjo mpiksje ideologjike plot e pėrplot me kėrcėnime shfrytėzoi krizėn ekonomike si sebep e katalizator.

Ajo pati edhe “profetėt” e saj, si Eric Zemmour nė Francė dhe Thilo Sarazin nė Gjermani, qė teorizonin nevojėn e diskriminimit racial, ēka do tė thotė vėnien nė zbatim tė njė politike raciste nė njė kornizė tė veēantė tė barazisė sė tė drejtave. Ajo pati edhe mekanizmat qė do ta vinin nė zbatim, si “Partia e Lirisė” nė Danimarkė apo “Lega Nord” nė Itali, qė orvateshin tė shquanin si tė zakonshme kėto lloj debatesh tė vrerosura, pėr t’i ngritur mė pas nė rrafsh shtetėror. Ajo pati edhe fitoret e dhuruara nga pala demokrate, qysh kur Angela Merkel dhe David Cameron lėshuan lumė kritikash ndaj multi-kulturalizmit, duke lėnė tė mendohej se analiza ideologjike qė i bėnte e djathta ekstreme kėsaj dukurie, nuk kishte aspak tė sharė. Shndėrrimi qė ka pėsuar kohėt e fundit e djathta ekstreme evropiane nuk mund tė vlerėsohet thjesht si ndryshim pėr faktin se tashmė “armiku kryesor” skicohet ndryshe, ndėrkohė qė ideologjia e partive dhe lėvizjeve politike vazhdon tė pėrvijohet me makthin e armikut tė brendshėm qė duhet dalluar e dėbuar. “Lufta kundėr islamizimit tė Evropės” ka qenė “stuhia” e Srebrenicės qė u pėrēua cep e skaj kontinentit. Nė thelb, kjo ėshtė njė - ose ne, ose ata -, ēka noterizon e paraprin tė gjitha masakrat. Ky ėshtė shpirti i luftės civile evropiane. Pėrballė kėsaj “ligjėsie ekzistenciale” tė zhbėrjes se “Tjetrit”, zakonisht, strategjitė qė vihen nė zbatim janė tė dyllojshme: Strategjia e parė ka tė bėjė me sulmin e drejtpėrdrejtė ndaj atyre qė etiketohen si armiqtė e brendshėm, si pėr shembull partia “Lėvizja pėr njė Hungari mė tė Mirė” (Jobbik), e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr njė sėrė sulmesh vrastare e raciste tė kryera ndaj bashkėsisė rome, apo neo-nazistėt gjermanė qė djegin rregullisht shtėpitė e emigrantėve turq. Strategjia e dytė, pėrplotėse dhe pėrvijuese e tė parės, lidhet me sulmin ndaj individėve dhe institucioneve qė shpėrfaqen si mbrojtėse tė “armikut tė brendshėm”, me qėllim qė t’i vendosin nė shėnjestėr tė sulmeve mė tė dhunshme tė radhės. Kjo ėshtė logjika e veprimit tė Anders Behring Brejvikut qė masakroi nė Utoja individėt qė i shquante si “etnikisht tė njėjtė”, por nė rrafshin ideologjik, ata i damkosi dhe i sulmoi si aleatė tė armiqve. Reagimi i kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg ishte i prerė dhe i qartė: “Mė shumė demokraci”. Ky reagim nuk ėshtė vetėm moralisht e politikisht i drejtė, por njėherazi edhe strategjikisht i nevojshėm pėr tė fuqizuar “kampingun” e demokracisė evropiane, qė ndjehet i kėrcėnuar nga ithtarėt e luftės civile nė Evropė. Do tė ishte e udhės qė e gjithė Evropa tė frymėzohej prej shprehjes sė kryeministrit norvegjez.

/Gazeta 55 /