PDA

View Full Version : Njė rrėfim mbi dashurinė mė tė bukur ndėrmjet dy njerėzve


Maxi
25-08-11, 12:53
ME EMRIN E ALLAHUT, MĖSHIRUESIT, MĖSHIRĖBĖRĖSIT!

- Nuk ėshtė rrėfimi mbi Romeon dhe Zhulietėn apo Kajsin dhe Lejlėn, ajo ēfarė sot dua tė tregoj ėshtė rrėfimi mė i mrekullueshėm mbi dashurinė qė ka ekzistuar prej krijimit tė njeriut tė parė deri nė ditėt e sotme.

Ndoshta ti mendon se ēfarė ka tė bėjė ky rrėfim dashurie me Islamin. Mos u mėrzit, se ky rrėfim ėshtė plotėsisht hallall dhe kur do ta tregoj Inshaallah do tė mė japėsh tė drejtė.

- Me kėtė rrėfim pėrkufizohet koncepti i "dashurisė" e jo si duan tė na tregojnė neve personalitetet e ndryshėm, si Romeo dhe Zhulieta etj. Dhe unė nuk dyshoj nė besnikėrinė e tyre. Ha-ha-ha, por diēka mungon nė kėto ngjarje.
Interpretuesit kryesorė tė kėtij rrėfimi janė Ademi dhe Hava, alejhimas-selam. Pėr ta kuptuar kėtė mė mirė, tė vėshtrojmė njėherė prapa, shumė e shumė vjet nė tė kaluarėn (Allahu e di mė sė miri!), kur Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi njeriun e parė nga balta, ashtu siē na tregon Kur’ani i shenjtė:
"Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (si enė balte) e pjekur." (55:14) Ai, subhanehu ue te’ala, e krijoi atė, e ngriti dhe ia dha formėn mė tė mirė, e pajisi me arsye dhe e ngriti mbi tė gjitha qeniet.

Ademi, alejhis-selam, ka jetuar nė Xhenet dhe kishte gjithēka nė dispozicion. Ai ndihej i vetmuar dhe i mėrzitur. Kjo duket si njė pėrrallė pėr fėmijė, por nė tė vėrtetė ėshtė nė hadith "sahih" me transmetim autentik. Diēka i mungonte atij, nuk mund tė jetonte i vetėm nė Xhenet. Ai ndihej jo i plotė, i nevojitej shoqėri, qetėsi, dashuri, mėshirė, zemėrbutėsi, etj., dhe kėrkoi nga Allahu subhanehu ve teala, qė tė krijonte dikė me kėto cilėsi, qė ai tė ndihej i plotė dhe tė ishte vėrtet i qetėsuar dhe i lumtur. Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Havėn, alejhas-selam, nga brinja e majtė e Ademit alejhis-selam.

"Ai (Allahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė njeriu tė vetėm, e prej tė cilit krijoi bashkėshorten e tij pėr t’u qetėsuar pranė saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atė (gruan), ajo u ngarkua me njė barrė tė lehtė dhe ashtu vazhdoi me tė, e kur u bė e rėndė, ata tė dy lutėn Allahun, Zotin e tyre: "Nėse na jep njė (fėmijė) tė mirė (pa tė meta), ne do tė jemi falėnderues ndaj Teje". (7:189)

- Kėtu dua tė bėj njė pushim tė shkurtėr, para se tė vazhdoj tė tregoj mė tej, pasi qė rrėfimet nė Kur`an dhe nė Sunetin e tė dėrguarit Muhamed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk janė pėr t`u zbavitur, por pėr tė menduar pėr to dhe pėr t`i zbatuar nė jetėn e pėrditshme.

- Ēfarė mendoni, pėrse Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi sė pari Ademin e pastaj Havėn?
- Pėrse Allahu, subhanehu ve teala, nuk i krijoi qė tė dy pėrnjėherė, gjė e cila pėr tė Gjithėfuqishmin do tė ishte diēka e lehtė? Ndoshta me qėllim qė Ademi alejhis-selam, tė ndjente se ēfarė ėshtė vetmia dhe me kėtė ta dinte se jeta pa tė s’do tė ishte e mundur, madje as nė Xhenet (Allahu e di mė sė miri!). Ndoshta me kėtė Allahu, subhanehu ve teala, do tė na thotė se burri s`mund tė jetoj pa grua dhe as gruaja s`mund tė jetojė pa burrė (Allahu e di mė sė miri!). Asnjėri nga tė dytė nuk ėshtė i plotė, por qė tė dy nga lloji dhe mėnyra e tyre e krijojnė njė plotėsi, janė dy blloqe tė sė njėjtės ndėrtesė.

- Nga kėtu e marrim konceptin e "burrit" dhe "gruas" nė Islam. Burri dhe gruaja janė dy njerėz me rrėnjė tė njėjta, tė njėjtė nė tė drejta dhe detyra, me detyra dhe dallime plotėsuese. Qė tė dy i ngjajnė njeri-tjetrit dhe secili e sjell atė qė i mungon tjetrit. Gruaja ėshtė ēelėsi i lumturisė nė dynja dhe qetėsim pėr burrin dhe anasjellas.

- A e kupton tash hadithin: "Martesa ėshtė gjysma e dinit (fesė)"? Ti mund tė falesh, tė japėsh zekat, tė agjėrosh Ramazanin, tė lexosh Kur`an, etj., e kur tė martohesh do ta gjesh pjesėn tjetėr tė imanit (besimit).

- A mendon se sikur ēdokush tė ishte i vetėdijshėm pėr kėtė dhe tjetrin ta konsideronte si njė pjesė fondamentale tė vetes sė tij, do tė kishte kaq shumė martesa tė dėshtuara si sot? Sikur ēdokush ta kuptonte kėtė, se ai/ajo ėshtė "jo i/e plotė" a do tė hiqte dorė nga pjesa tjetėr e vetes sė tij? Unė nuk besoj! Kėshtu lidhja e tyre do tė bazohej nė dashuri dhe mėshirė pėr tė cilat, Allahu subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:
"Dhe nga faktet e madhėrisė sė Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30: 21)

vazhdon

Maxi
25-08-11, 12:54
- Allahu subhanehu ve teala e krijoi Ademin alejhis-selam nga argjila. Argjila ėshtė simbol i forcės dhe fuqisė, apo jo? Dhe Havėn alejhas-selam, e krijoi nga njė brinjė, diēka e gjallė, me jetė dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butė. A nuk e sheh se tė dy, nėse secili i kryen detyrat e veta, plotėsohen dhe kurrė nuk shkėputen? Kėto janė shenja tė Allahut, subhanehu ve teala, tė njė ligji tė pėrgjithshėm. Pėrse mundohen disa t’i bėjnė tė dytė tė barabartė, sikur tė ishin tė njėjtė? Pėrse atėherė janė "burrė" dhe "grua"? Dhe kush e heq ēdo herė kartolinėn mė tė keqe? Pėr fat tė keq, si ēdoherė gruaja!

- Kur`ani na tregon dallimet nė njė mėnyrė jashtėzakonisht tė bukur dhe na jep shembull nga koha. Allahu, subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:
"Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! Pasha ditėn kur ajo shkreptin! Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi i juaj ėshtė i llojllojtė." (92:1-4)
Natėn dhe ditėn nė kohė, mashkullin dhe femrėn nė biologji, pozitiv dhe negativ nė fizikė dhe astronomi, kėto janė shenja qė tregojnė se Krijuesi i tyre ėshtė i njėjti, ėshtė Njė:
"Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit)." (51: 49)

- Shkojmė pėrsėri te ajeti i mėparshėm. Allahu, subhanehu ve teala, na jep njė krahasim ndėrmjet detyrave tė ditės dhe tė natės, dhe tė burrit e tė gruas. Dita dhe nata, tė dyja 24 orė, ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn, ashtu qė nuk mund tė shohėsh kalimin nga drita nė errėsirė. Nė disa stinė tė vitit nata ėshtė mė e gjatė se dita dhe ndonjėherė ėshtė anasjelltas, por me gjithė kėtė ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn dhe ēdo herė janė 24 orė. Ato kanė detyra tė ndryshme dhe nga asnjėra s’mund tė hiqet dorė, as nga nata e as nga dita.

- Allahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete nė Kur`an thotė:
"Thuaj: "Sikur Allahu ta bėnte natėn tė pėrhershme (t’ua zgjaste) deri nė Ditėn e Kiametit, ē`mendoni, cili zot tjetėr pos Allahut do t’ju sillte juve dritė? A nuk merrni vesh?"
"Thuaj: "Mė tregoni, nėse Allahu ua bėn ditėn tė vazhdueshme deri nė Ditėn e Kiametit, cili zot pos Allahut do t’ju sillte natė qė tė pushoni nė tė? A nuk shihni (sa po gaboni)?" ( 28: 71-72)

- A e kuptoni kėtė shembull? Pėrdoreni te gruaja dhe burri!

- Vazhdojmė me rrėfimin. Mbetėm aty kur Allahu, subhanehu ve teala e krijoi sė pari Ademin alejhis-selam dhe pastaj Havėn alejhas-selam. Dhe fillimisht qė tė dy jetonin nė Xhenet. Allahu, subhanehu ve teala, u tha se ēdo gjė e kishin tė lejuar pėrveē njė druri. Ademi dhe Hava alejhimas-selam, e dėgjuan mashtrimin e Iblisit dhe hėngrėn nga druri i ndaluar. Dėnimi i Allahut pėr ta ishte qė tė dalin nga Xheneti. Siē shohim, qė tė dy bėnė gabim dhe u dėnuan nga Allahu subhanehu ve teala dhe mė vonė Allahu i fali tė dy. Ajeti nė vijim na tregon ngjarjen mė mirė:
"(Ne i thamė) O Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė Xhenet, hani nga tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme, pse do tė bėheni prej zullumqarėve (tė vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t’ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti i juaj nuk ua ndaloi ju dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshmėve." Dhe ju bėri be atyre (duke thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn, u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) Xhenetit.

Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė se): A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i haptė pėr ju?! Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė (i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!" (Allahu) tha: "Zbritni, jeni armik i njėri-tjetrit. Nė tokė ju e keni vendqėndrimin (vendbanimin) dhe pėrjetim deri nė njė kohė." Tha: "Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni)." O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e Allahut ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė assesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga Xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qė t’ju dalė nė shesh lakuriqėsia e tyre. Vėrtet ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bėrė shejtanėt miq tė atyre qė nuk besojnė." (7: 19-27)

vazhdon

Maxi
25-08-11, 12:55
- Bėjmė edhe njėherė njė pushim ashtu qė tė fitojmė njė mėsim nga kjo pjesė e rrėfimit...

-Xheneti ėshtė shtėpia e prindėrve tanė tė parė, apo jo? Kėtu nė tokė jemi tė gjithė tė huaj pėr njė kohė tė caktuar. Krahaso 60 deri 70 vjet me amshueshmėrinė! Si ndihesh, kur pėr njė kohė e len shtėpinė tėnde dhe shkon nė udhėtim? Tė merr malli pėr tė dhe nuk mund tė jesh rehat, apo?

- Dhe tani shtėpia jote e vėrtetė nuk ėshtė kjo e tashmja, por ėshtė Xheneti. A nuk do tė kthehesh atje? A nuk do t’i shohėsh begatitė prej tė cilave hėngrėn prindėrit tanė? Pra, nuk ėshtė aq vėshtirė sa mendon ti.

- Allahu, subhanehu ve teala, tė sjell vetėm njė kusht: tė pasosh rrugėn e Tij. Ai ėshtė i Cili tė njeh dhe tė do mė shumė sesa ti veten tėnde.

- Edhe nė kėtė botė ka "drunj tė ndaluar". Allahu, subhanehu ve teala, na jep tė gjitha, na ka lejuar tė gjitha, na ka ngritur mbi gjithēka, krejt i kemi nė afėrsi dhe Ai, subhanehu ve teala, vetėm pak gjėra na ka ndaluar. Kėta "drunj tė ndaluar" janė pėr bamirėsinė tonė nė kėtė botė. Pėr fat tė keq ka shumė prej atyre qė nuk kanė mėsuar asgjė nga mėsimi i prindėrve tanė dhe hanė edhe mė tej nga ky "dru i ndaluar" dhe krejt tjerat i lėnė. Njeriu ėshtė shumė i ēuditshėm!

- Ēfarė mėsojmė ne nga kjo pjesė e rrėfimit? Kur prindėrit tanė hėngrėn nga ky lloj druri, iu zbulua vendturpi dhe ēfarė ishte reagimi i tyre? U mbuluan me gjethet e Xhenetit. Ēfarė do tė thotė kjo? Se natyrshmėria e njeriut ėshtė qė tė mbulohet trupi dhe jo tė tregohen vendet intime. Ky dinjitet ėshtė i lindur te njeriu dhe ėshtė gjėja mė e shtrenjtė ēfarė ai ka, natyrisht pėrveē Islamit!

- Iblisi, la’netull-llahi alejh, ėshtė armiku ynė dhe ai ėshtė nė njė luftė tė vazhdueshme kundėr neve. Kush shkon pas egos dhe pasioneve, ai e ka humbur luftėn dhe ai ėshtė i dėshtuar nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Ndėrsa tė suksesshėm janė ata qė e pasojnė rrugėn e Allahut subhanehu ve teala.

- Pra, dėnimi i prindėrve tanė tė parė ishte qė ata tė presin nė tokė, sepse Allahu subhanehu ve teala, kėshtu iu kėrcėnua atyre nėse ata hanė nga druri i ndaluar. Dhe Ai e zbatoi kėrcėnimin, por edhe ua fali gabimin.

- Thuhet se Allahu subhanehu ve teala e zbriti Ademin alejhis-selam, nė Indi e Havėn alejhas-selam, nė rrethinėn e Xhides (Arabi Saudite). Ata e kanė kėrkuar njėri-tjetrin pasi nuk mundnin tė jetonin tė ndarė nga njėri-tjetri dhe nė fund u gjetėn. Ku? Nė kodrėn e mėshirės, diku rreth 70 km nė afėrsi tė Xhides. Kjo do tė thotė se Ademi, alejhis-selam, ka ecur nga India deri nė Arabinė Saudite me qindra kilometra ndėrsa Hava alejhas-selam vetėm 70 kilometra. Pėrse kjo ka ndodhur kėshtu? Ndoshta nga kjo ka mbetur qė burrat duhet tė bėjnė hapin e parė dhe gruaja e ka vetėm fjalėn e fundit.

- Motra tė dashura! A e kuptoni tash pėrse burrat duhet tė bėjnė kaq shumė rrotullime para se t’ju marrin? Tė kėrkojė ty, tė premtojė se do tė sillet me ty ashtu siē e meriton, tė tė financojė pėr tė gjitha gjėrat dhe t’i mbulojė tė gjitha nevojat. Ta merr Allahun, subhanehu ve teala, si dėshmitar para prindėrve tuaj, pastaj mehri, martesa dhe krejt kjo do tė ishte e pamundur pa lejen tėnde. Fjalėn e fundit e ke ti. A e kupton pėrse? Sepse ti ke shumė vlerė te Allahu, subhanehu ve teala, te prindėrit e tu dhe te burri. Mos u kėnaq me mė pak dhe mos kėrko mė shumė. Kėto janė tė drejta, tė cilat t’i dha Allahu, subhanehu ve teala, dhe mos lejo tė tė tradhtojnė. Janė tė drejtat qė t`i dha Allahu subhanehu ve teala, Krijuesi yt dhe jo njė njeri qė ėshtė sikurse ti!

- Prandaj ėshtė e pakuptueshme se si disa burra mund tė ngrenė dorėn para juve. Atyre duhet t’u thuhet para fytyrės: Si mund ta bėsh kėtė, kur prindi yt i parė nuk mundi as nė Xhenet tė jetonte pa njė grua? Si mund ta bėsh kėtė, kur prindi yt i parė me qindra kilometra ka ecur vetėm e vetėm qė tė takohet pėrsėri me gruan e tij? Si mund njė njeri tė jetė i atillė kur nė rangun e parė e vė forcėn trupore para dashurisė dhe harmonisė?

- Profeti ynė, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shpalljen e parė e mori nė shpellėn "Hira" dhe vrapoi i frikėsuar pėr nė Mekė. Dhe te kush shkoi ai? Natyrisht te gruaja, Hadixhja radijall-llahu anha, e cila e mbuloi atė dhe e forcoi deri nė fund tė jetės sė saj.
... Sipas Islamit ėshtė shumė keq ta lėndosh gruan nė ndjenjat e saj, sepse ajo ėshtė njė vazo lulesh, qė kushton shumė, e thyeshme andaj duhet tė sillesh me kujdes me tė dhe t`i japėsh dashuri ashtu si ua ka mėsuar kėtė i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, burrave.

Gruaja u krijua nga brinja e burrit,
e jo nga kėmbėt pėr tė qenė e shkelur,
as nga koka pėr tė qenė mė e ngritur se burri.
Por nga ana (krahu)...
Brinjėt pėr tė qenė e barabartė,
Krahun pėr tė qenė e mbrojtur
dhe afėr zemrės pėr tė qenė e dashur...
Burimi: www.pertymoter.net