PDA

View Full Version : Shqiptarja, studentja mė e mirė e arkitekturės nė Gjermani


Naki
03-09-11, 20:18
Shqiptarja, studentja mė e mirė e arkitekturės nė Gjermani

http://koha.net/repository/images/02-senada_0209111826_1.jpg




Shqiptarja, studentja mė e mirė e arkitekturės nė Gjermani

Publikuar: 02.09.2011 - 18:27 Koha ditore


Mynih, 2 shtator - Studentja shqiptare nga Fieri i Shqipėrisė, Senada Limani ėshtė shpallur absolventja mė e mirė nė universitetin elitar tė Mynihut TUM-Technische Universität München, i cili sipas Shanghai-Ranking 2011 renditet si universiteti mė i mirė i Gjermanisė dhe njė ndėr 50 universitetet mė tė mira tė botės. Ajo ėshtė absolvente nė Fakultetin e Arkitekturės. Gjatė shpėrndarjes sė diplomave duartrokitja arriti maksimumin kur zėvendės-dekani punimin e diplomės sė Senada Limanit e quajti njė diplomė e rrallė me note maksimale 1.0 dhe e nderoi duke iu pėrulur.

Diploma e Absolventes Senada Limani u ekspozua edhe nė Muzeun kombėtar gjerman nė Mynih (Deutsches Museum München).

Sukseset e para nė studimet pasuniversitare nė Universitetin e Mynihut Senada Limani i tregoi gjate vitit 2009, kur nga vetė universiteti u zgjodh e vetmja studente pėr ta pėrfaqėsuar dhe pėr tė konkurruar pėr The President's Medals Student Awards, qė organizohet nga RIBA Royal Institute of British Architects dhe qė shpall punėn mė tė mirė nga gjitha universitetet e botės.

Virti
03-09-11, 20:20
i deshiroj shume suksese te metutjeshme!