PDA

View Full Version : WikiLeaks goditet nga njė cyber-sulm


Zero Cool
06-09-11, 09:46
01.09.2011/12:53 - E Enjte


http://www.indeksonline.net/repository/images/tech/viki.jpg


Pas paraqitjes sė mė shumė se 100,000 kabllogrameve diplomatike nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ueb faqja primare e WikiLeaks sėrish ėshtė prekur nga njė cyber-sulm.

Sapo WikiLeaks filloi tė paraqes me qindra e mijėra kabllograme diplomatike, pėrfshirė dokumente tė ndryshme nga diplomacia amerikane nė Kosovė e Shqipėri, organizata bėri tė ditur nė Twitter se ueb faqja wikileaks.org ėshtė sulmuar. “Wikileaks.org ėshtė momentalisht nėn sulm” thuhej njė postim nė llogarinė e Wikileaks nė Twitter, qė besohet se kontrollohet nga krijuesi i organizatės, Julian Assange. Postimi gjithashtu ofroi edhe njė link tė cilin mund ta shfrytėzojnė pėrdoruesit pėr tė shikuar magazinėn masive tė kabllogrameve tė paraqitura deri mė sot.

Njė cicėrim e mėvonshme ka thėnė se “cybersulmI’ ėshtė duke vazhduar dhe se versioni wikileaks.lu ėshtė njė version alternativ qė mund tė shfrytėzohet nga vizitorėt. Administrata e presidentit Barack Obama ėshtė shprehur e frustruar ndaj paraqitjes sė kėtyre tė dhėnave duke thėnė se informacionet e shpalosura nė to sėrish kanė dėmtuar Departamentin Shtetėror Amerikan dhe Sigurinė Nacionale tė SHBA’s.

E mesa duket sulmi ka vazhduar mjaft gjatė sa qė nė skenė doli njė Tweet e kėtillė nga Wikileaks: “Qeveri tė dashura, nėse nuk dėshironi t’ju dalin ndyrėsirat tuaja nė shesh, mos u sillni si derra!”.

Grupi i ri i dokumenteve tė paraqitur nga WikiLeaks vjen nga origjinali prej 250,000 qė ishin prezantuar nė fund tė vitit tė kaluar, megjithatė deri mė sot WIkiLeaks ka arritur qė kohė pas ohe tė publikoj grumbuj tė tyre.

Sipas burimeve tė DIgital Trends, paraqitja e dokumenteve tė shumta rreth 125,000 gjatė javės sė kaluar e 50,000 brenda njė dite tė vetme ėshtė njė tentim pėr tė rikthyer vėmendjen drejt WikiLeaks dhe vet themeluesit tė saj. Nė nėntorin e kaluar kur u paraqitėn kabllograme tjera, sėrish pati cyber-sulm ndaj WikiLeaks.

jadore
06-09-11, 11:01
mos bre!
sa kem tuj i marr vesh tona fsheftesite..

p.s.
uroj qe sa me shpejte ky e tjerat sulme te pengohen ...

Zanzi/M
09-09-11, 20:19
Kisha nje pyetje ne lidhje me wikileaks!

Ne a mund te shiqojme te dhenat qe publikohen nga wikileaks? A ka ndonje web qe ne mund ti shohim te dhenat a po keto web ndryshojne her pas here?

Zero Cool
09-09-11, 21:02
Kisha nje pyetje ne lidhje me wikileaks!

Ne a mund te shiqojme te dhenat qe publikohen nga wikileaks? A ka ndonje web qe ne mund ti shohim te dhenat a po keto web ndryshojne her pas here?

PO, ka mundesi !

Zanzi/M
09-09-11, 21:15
PO, ka mundesi !

HahahAaaa, kallxo de! Apo eshte e komplikume shume?

Zero Cool
09-09-11, 23:06
HahahAaaa, kallxo de! Apo eshte e komplikume shume?

me gjithe respektin zanzi, me vjen keq !