PDA

View Full Version : Ferid pasha


Zero Cool
10-09-11, 21:37
FERID PASHA, KRYEVEZIRI I FUNDIT SHQIPTAR I PERANDORISE OSMANE


http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/314672_10150305519309145_385086009144_7904432_1561 678552_n.jpg


Mehmet Ferid Pasha ishte djali i Seit Izetit, nje shqiptar qe vinte nga Plava dhe ishte vendosur ne Stamboll, ku kishte kryer detyra te rendesishme shteterore deri sa ishte bere antar i Keshillit te Shtetit. Vete Mehmeti lindi ne Stamboll ne vitin 1853 dhe u rrit atje. Duhet te kete qene djale i zgjuar dhe i afte, pasi mundi te behet i zgjedhuri i Medihanes, vajzes se Sulltan Abdul Hamitit I dhe per kete u quajt "Damad", qe ne turqisht do te thote dhenderr.
Ne vitin 1884 u emerua antar i Keshillit te Shtetit dhe pak me vone fitoi edhe titullin e Vezirit. Por, u largua prej funksioneve publike per njezet vjet rrjesht, deri ne vitin 1908, kur u be senator. Me pastaj iu perkushtua karrieres diplomatike, ambasador ne Paris, Berlin, Shen Peterburg dhe Londer.

Kryeveziri i parafundit i Perandorise Osmane
Mehmet Feridi ishte liberal, i kultivuar, i pasur dhe armik i xhonturqeve. Ai i kishte varur shpresat te Zoti dhe Britania e Madhe. Shoket e tij angleze e pershkruanin si ekuivalentin otoman te nje xhentelmeni. Me perjashtim te nje intervali gjashtemujor, Damad Feridi qendroi panderprere ne pushtet deri ne tetor te vitit 1920, duke formuar pese qeveri njeren pas tjeters dhe mbeti ne histori si Veziri i Madh i parafundit i Perandorise Osmane, qe qeverisi disa here rrjesht ne njė periudhe te shkurter: 2 muaj e 13 dite heren e pare, 2 muaj e 2 dite heren e dyte, 2 muaj e 1 dite heren e trete, te gjitha ne vitin 1919, ndersa ne vitin tjeter, 3 muaj e 25 dite per here te katert dhe 2 muaj e 17 dite heren e peste.
Kur Stambolli ishte nen pushtimin aleat, ai u lidh me anglezet, pasi mendonte se rezistenca antialeate ishte e kote dhe do te shoqerohej me humbjen perfundimtare te Kryeqytetit.
Damad Mehmet Feridi deshtoi edhe ne Konferencen e Paqes, kur pranoi se Perandoria Osmane kishte bere krime ndaj armeneve. Por, megjithate, sipas tij, duhet te ruhej uniteti i shtetit osman, per te mos lejuar shthurjen e territoreve, qe Perandoria kishte nen sundim. Per kete veprim qe beri, Mustafa Qemali i dergoi nje telegram ngushellimi, ēfare nenkuptonte edhe kercenimin e tij te drejtperdrejte.
Me 20 mars te vitit 1919, ne nje perpjekje per te ruajtur provincat arabe dhe Anadollin, Damad Feridi kerkoi qe keto rajone te kalonin nen mandatin britanik.
Mehmet Ferid Pasha eshte nenshkruesi i traktatit te Sevres. Ky ishte sherbimi i fundit qe ai u beri aleateve para largimit nga pushteti. Per kete veprim qe u konsiderua tradheti kombetare, Asambleja e Madhe e Shtetit i hoqi atij dhe bashkepunetoreve qe kishte shtetesine osmane, duke i akuzuar per neperkembje te te drejtave te kombit dhe dinjitetit te Sulltanit.
Damad Ferid Pasha vdiq ne nje azil ne Nice te Frances me 5 prill 1920.


Literatura
1. Wikiopedia online
2. Philip Mansel, Constandinople, city of the World desire 1453-1924, Penguin Books 1995
3. Nexhip Alpan, Nesip Kaēi, Shqiptaret ne Perandorine Osmane, Albin 1997.