PDA

View Full Version : Pse Pakistani duhet ta njohė Kosovėn?


Zero Cool
14-09-11, 22:31
Pse Pakistani duhet ta njohė Kosovėn?


Njohja e Kosovės nuk do tė kishte ndikim tė madh nė tė ardhmen e Pakistanit apo politikat e jashtme tė tij. Ky veprim do tė riafirmonte mbeshtetjen e tij karshi idealeve globale pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe drejtėsinė.


Njėri nga momentet mė turpėruese nė jetėn time ndodhi njė vit mė parė. Unė sapo kisha filluar studimet master nė marrėdhėnjėt ndėrkombėtare nė ‘Univeritetin Columbia’ nė New York. Ky program studimesh ka studentė nga pothuajse 70 vende, dhe njėri nga to ėshtė edhe Kosova. Njė ditė pas ligjeratave po debatoja me dy kosovarė dhe ata mė pyetėn pse Pakistani nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovėn si shtet tė pavarur ende? Isha i shokuar. Sigurisht po mundoheshin tė bėnin shaka. U thash atyre me besim se kjo ėshtė e pamundur.
Por shprehja e tyre mbeti e njėjtė dhe e kuptova se ata mė kishin bėrė pyetjė serioze, pėrgjigjen e tė cilės unė nuk e kisha. U kėrkova falje dhe menjėherė shkova nė kabinetin e kompjuterėve pėr tė kėrkuar informacion pėr pyetjen e tyre. Sigurisht unė gjeta se Pakistani nuk e kishte njohur shtetin e Kosovės. Arsyeja pse po e shkruaj kėtė artikull nuk ėshtė ndjenja e fajit. Shokėt e mi kosovarė e ēmojnė por nuk kanė nevojė pėr njė gjė tė tillė. Arsyeja poashtu nuk ėshtė nė kuptimin pan-Islamik, gjė qė do t’i zhgėnjej disa nga ju qė e lexoni nė Pakistan. Natyrisht se tė dyja vendet janė vende Muslimane, por unė jam realist dhe kjo linjė e tė menduarit nuk ėshtė qendra e argumentit tim. Unė besoj se Pakistani duhet ta njohė Kosovėn zyrtarisht, sepse kjo ėshtė nė interes tė saj dhe njė veprim i tillė nė formė perfekte do tė simbolizonte lirinė e tij, pėrpjekjet e tij pėr lirinė dhe idalet e tij si komb.
Muhammad Ali Jinnah, themelues i Pakistanit udhėhoqi betejėn pėr njė shtet tė pavarur pėr muslimanėt e nėnkontinentit Indian, nė rajonet ku ata ishin shumicė. Thelbi i kėsaj kėrkese ishte e bazuar nė idealet kushtetuese dhe demokratike, nė mėnyrė qė tė paranndalohej “ tirania e shumicės” nė Indinė e pandrarė post Britanike. Kur Jugosllavia filloi tė shpėrbėhej pas Tito-s, muslimanėt e Bosnjės dhe Kosovės ngritėn kėrkesat e tyre demokratike pėr pavarėsi. Ngjashmėria e madhe me Pakistanin qėndron nė atė se tė dy popujt luftuan dhe krijuan shtetet e tyre tė pavarura, bazuar nė tė drejtėn pėr vetėvendosje. Pse qeveria jonė nuk e pranon se duke njohur Kosovėn I turbullohet mendja. mind-boggling.
Njohja e Kosovės nė mėnyrė tė pėrkryer ėshtė nė pajtueshmėri me qėndrimet tona tė moqme karshi politikės sė jashtme pėr Kashmirin. Pakistani ka majtur qėndrim qė nga dita e parė se Kashmirit duhet t’i jepet e drejta e vetėvendosjes dhe tė ketė mundėsinė qė ti bashkohet Pakistanit apo Indisė, ose tė krijoi shtetin e vet tė pavarur. Njohja e Kosovės vetėm sa do ta pėrforconte qėndrimin tonė moral dhe do tė rriste presionin diplomatik mbi Indinė, qė tė jetė mė serioze nė zgjidhjen e problemit tė gjatė mes dy vendeve nukleare tė Azisė Jugore.
Mė 21 korrik 2011 Pakistani me tė drejtė vendosi qė ta njoh shtetin e ri tė Sudanit Jugor, e cila erdhi pas lėvizjes pėr vetėvendosje. Pse jo Kosova? Njė gjest i tillė do tė ishte njė gjest popullorė nė vend, gjė pėr tė cilėn ka aq nevojė qeveria jonė nė kėtė moment. Aspekti tjetėr pėr tu konsideruar, ėshtė se si vendet tjera kanė reguar me krijimin e Kosovės. Ajo e ka shpallur pavarsinė e saj nė shkurt tė 2008-s dhe qė nga ajo kohė e kanė njohr 77 kombe si vend sovran. Kėtu pėrfshihen shumica e vendeve tė Europės, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Arabia Saudite dhe Japonia. Me fjalė tė tjera shumica e vendeve qė kanė rol tė rėndėsishėm nė politikėn e jashtme tė Pakistanit e kanė njohur Kosovėn
Nė korrik tė 2010-s Gjykata ndėrkombėtare e Drejtėsisė ka shpallė vendimin se deklarimi i pavarėsisė sė Kosovės ka qenė nė pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar, duke i dhėnė asaj njė pėrparsi themelore nė nivelin ndėrkomėtar. Pėr t’i dhėnė qeverisė nė Islamabad arsyetimin e dyshimit, me anė tė cilit ajo mund tė arsyetohej se po priste njė vendim tė tillė qė tė merrte vendimin pėr njohjen e saj. Fatėkeqėsisht asgjė nuk ka ndryshuar nė politikėn zyrtare karshi Kosovės.
Kjo gjendje dyshuese e Pakistanit pėr qėshtjet, ėshtė anomali pėr tė nė perfshirjen e qėshtjeve humanitare nė rangun multirateral. Pakistani ėshtė kontribuesi mė i madhi pėr nga trupat e saja tė pėrfshira nė misionet paqėruajtėse tė Kombeve tė Bashkuara, i cili ka afro 10 mijė zyrtarė dhe ushtarė tė shpėrndarė nė misione tė ndryshme si Kongo, Liberi, Bregu i fildisht, Sierra Leone dhe shumė vende tjera.
Trupat e Pakistanit kanė qenė pjesė e Kombeve tė Bashkuara nė Bosnje. Sa ironike qė qeveria jonė e tanishme nuk do ta njohė pavarsinė e Kosovės vend ky qė shpalli pavarsinė nga i njėjti regjim serb, prej tė cilit ne po e mbronim Bosnjen dhe kulturėn e saj.
Por ka edhe diēka qė ka kuptim kėtyre ditėve nė rrethin e politikės sė Islamabadit.
Pakistani ka nevojė pėr reforma nė paradigmėn e politikės sė jashtme. Qė nga ekzistimi i tij, dy gjėra janė qė e kanė karakterizur mė sė shumti politikėn e jashtme tė tij: Telashet dhe marrėdhėnjet paradoksale me SHBA-tė si dhe marrėdhėnjet e saj me Indinė, tė udhėhequra nga shqetėsimet pėr sigurinė kombėtare.
Ėshtė momenti i duhur qė Pakistani t’i ndėrroj politikat e jashtme dhe tė fokusohet mė shumė nė zhvillimin e aleancave tė reja. Njohja e shtetit tė Kosovės do tė prezantonte lėvizje positive nė kėtė drejtim, duke hapur mundėsitė tregtare pėr popujt e tė dyja vendeve.
Duke vepruar shpejtė Pakistani mund tė bėhet vendi i parė mė i madh i Azisė Jugore qė vė marrėdhėnje diplomatike me Kosovėn dhe kėshtu tė ndėrmarrė ‘ avantazhin e tė parit’ nė terma ekonomik.
Kjo do t’i jepte mundėsi Pakistanit qė tė involvohet mė shumė diplomatikisht nė Ballkan, dhe tė mobilizoj mbėshtetjen pėr politikat e saj tė jashtme pėr qėshtjen e Kashmirit nė vendet e kėtij rajoni.
Njohja e Kosovės nuk do tė kishte ndikim tė madh nė tė ardhmen e Pakistanit apo politikat e jashtme tė tij. Ky veprim do tė riafirmonte mbeshtetjen e tij karshi idealeve globale pėr tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe drejtėsinė. Kjo do tė ishte nė pėrputhshmėri me mbėshtetjen historike tė Pakistanit dhėnė disa kombeve pėr vetėvendosje. Nga pėrvoja ime personale them se populli i Kosovės pret qė Pakistani tė bėjė gjėnė e duhur dhe shpresoj se nuk do t’i lėmė nė baltė. ( Publikuar nė South Asian News Agency ‘SANA’ ) Info Globi/Shqipėroi/I.M.