PDA

View Full Version : Origjina e zogjėve


Zero Cool
14-09-11, 23:27
Debati i parė mbi origjinėn e zogjėve


Njė fosil dinosauri me pėrmasa tė pulės i gjetur nė Kinė ka hedhur poshtė njė teori tė mbajtur pėr njė kohė tė gjatė nė lidhje me origjinėn e zogjėve.
Pėr 150 vite, njė specie e quajtur ‘Archaeopteryx’ ėshtė konsideruar si zogu i parė ,i cili pėr evulucionin pėrfaqėson vetėm njė hap larg dinosaurėve.
Mirėpo, fosili i ri i gjetur tregon se kjo krijesė ishte vetėm njė dinosaur me pupla dhe hedhė poshtė atė qė paleontologjistėt kishin besuar.
Autorėt e raportit thonė se tre llojet e pėrmendura nė dekadėn e fundit tani mund tė jenė pretendentėt serioze pėr titullin e “shpendėve tė vjetėr”.


http://www.infoglobi.com/images/uploads/files/_54310898_54310896.jpg


‘Archaeopteryx’ ėshtė njė nga fosilet mė tė famshme tė zbuluar ndonjėherė. Zbuluar nė Bavari nė vitin 1861 vetėm dy vite pas publikimit tė Origjinės sė Specieve tė Darvinit, kjo fosile dukej si pėrzierje e atributeve tė dy zvarranikėve dhe zogjve, u pranua shpejt si “zog origjinal”.
Por nė vitet e fundit, kanė lindur dyshimet se si fosilet mė tė vjetra me pamje tė ngjajshme me zogjėt dhe me duart e tyre tregishtore janė zbuluar.


http://www.infoglobi.com/images/uploads/files/_54298640_e4450073-fossil_of_archaeopterix-spl.jpg


Paleontologu kinez Profesor Xu Xing beson se zbulimi i tij ka rrėzuar ‘Archaeopteryx’ nga pozita e lartė e saj e mė hershme. Duke analizuar me kujdes dhe krahasuar kockat e madha dhe puplat tė kėtij fosili tė ri me pėrmasa tė njė pule, Prof. Xu tani besonė se ‘Archaeopteryx’ dhe ‘Xiaotingia’ janė nė fakt dinosaurėt me pupla dhe jo zogjė.
“Ka shumė tė dhėna qė sugjerojnė se Xiaotingia dhe Archaeopteryx jane lloje dinosaurėsh tė quajtura ‘Deinonychosaurus’ dhe jo zogjė. Pėr shembull tė dyja kėto specie kanė ca vrima tė mėdha para syve, kjo vrimė e madhe ėshtė parė vetėm te kėto specie dhe te asnjė zog tjetėr”, thekėson Xu.