PDA

View Full Version : Mula e Papavrami


Zero Cool
15-09-11, 23:01
Inva Mula dhe Tedi Papavrami



Mula e Papavrami nė WikiLeaks


Dy portrete tė shkurtra tė artistėve shqiptarė me famė ndėrkombėtare nga ish-ambasadori Withers. Janė shkruar nė vitet 2007-2008, por nuk u referohen ngjarjeve tė caktuara nė jetėn e Mulės dhe Papavramit.



http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/Text%2019_foto%201_inva-mula_460514_thumb_large.jpg



Inva Mula dhe Tedi Papavrami, dy artistėt e njohur shqiptarė, janė ndėr personazhet e para tė kabllogrameve qė ish-ambasadori Withers dėrgonte nga Tirana nė Amerikė. Nė fakt, sopranoja dhe pianisti, tė dy me njė karrierė ndėrkombėtare, janė pjesė e raportimeve javore pėr aktivitetet qė ndodhnin nė Tiranė.

Raportimet e mėvonshme janė tė fokusuara nė ēėshtje tė rėndėsishme politike, ekonomike, nė tenderė, afera apo trafiqe armėsh. Dy artistėt nuk pėrfliten pėr aktivitete specifike, por nė secilin prej kabllogrameve shohim nga njė portret tė shkurtėr tė secilit prej tyre. Sopranoja shqiptare ėshtė quajtur si personazhi i javės nė kabllogramin qė mban kodin 07TIRANA981 dhe flet pėr ngjarjet e ndodhura nga 3-7 nėntor 2007. “Kėngėtarja mė e njohur lirike, ėshtė e njohur mė sė shumti pėr publikun amerikan si sopranoja qė i jep zė Diva-s nė filmin ‘The Fifth Element’ (Elementi i pestė).

Ajo e filloi karrierėn operistike nė moshė tė vogėl, duke studiuar mė pas muzikė klasike nė Akademinė e Arteve nė Tiranė. Rėnia e komunizmit i dha asaj njė audiencė ndėrkombėtare, ndėrsa u shpall fituesja e edicionit tė parė tė Placido Domingo Operalia Competition (Konkursit operistik Plaēido Domingo) mė 1993-shin. E pajisur me njė zė fleksibėl dhe njė forcė shpėrthyese, karriera e saj pėsoi rritje nė duete me Domingon, interpretuar nė sallat mė tė njohura tė botės.

Shpirtin e saj krijues e ka tė trashėguar nga familja, pasi i ati shqiptar ka qenė njė kėngėtar lirik i njohur, ndėrsa e ėma njė artiste ruse e lindur. Inva Mula ka lindur nė Tiranė mė 1963”. Ky ėshtė portreti i shkurtėr i Inva Mulės, sipas pėrshkrimit tė ish-ambasadorit Withers. Njė pėrshkrim i ngjashėm ėshtė edhe pėr violinistin Tedi Papavrami. Mban datėn 2-8 shkurt 2008. “Tedi Papavrami ėshtė njė talent i lindur. Ka filluar studimet e violinės nė moshėn 5-vjeēare me tė atin, Robert Papavrami, njė mėsues i njohur i violinės.

Nė moshėn 8-vjeēare interpreton ‘Arie Bohemiane’ tė Sarasates me Orkestrėn Filarmonike tė Tiranės dhe tre vjet mė vonė koncertin e parė pėr violinė tė Paganinit. Nė vitin 1982 i ofrohet njė bursė studimi nga qeveria franceze pėr tė studiuar nė Konservatorin francez, njė mundėsi e rrallė gjatė kohės sė komunizmit. Papavrami ka interpretuar nė Europė, Azi, Afrikėn e Jugut dhe nė Izrael me orkestrat mė tė mėdha. Nė njė tur nė Japoni ai interpretoi "24 kapriēiot”, konsideruar njė nga pjesėt mė tė vėshtira tė shkruara pėr violinė solo.

Papavrami ėshtė njė nga tė paktėt artistė qė i luan integralisht tė 24 kapriēiot nė koncert. Pėrveē kėsaj, ai ėshtė vlerėsuar pėr interpretimin e plotė tė sonatave tė Bach dhe Partitas, tė prezantuara nė njė koncert realizuar afėr Parisit. Papavrami luan me violinėn e bėrė me porosi nga Christian Bayon. Njė artist me dhunti tė shumta, Papavrami interpreton nė krah tė Catherine Deneuve, Natassja Kinsky dhe emra tė tjerė tė njohur nė telefilmin francez ‘Les Liaisons Dangereuses’. Talenti i tij pėrfshin edhe aftėsi tė jashtėzakonshme gjuhėsore. Ai ėshtė pėrkthyesi zyrtar i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare pėr shtėpinė botuese ‘Fayard’”, pėrfundon portreti. Emrat e tyre nuk pėrmenden mė nė vazhdim, sepse i ėshtė kushtuar shumė pak vėmendje ēėshtjeve tė kulturės, krahasuar me tė tjerat.