PDA

View Full Version : Fundi i WikiLeaks


Zero Cool
17-09-11, 18:58
Fundi i WikiLeaks, fillimi i njė epoke


Tė gjithė do tė mėsojnė nga dėshtimet e z. Assange. Njerėzit do tė kenė mė shumė rrugė pėr tė ‘rrjedhur’ sekrete dhe do tė mendojnė mė gjatė para se t’ia besojnė dikujt-posaēėrisht mediumeve qė mėtojnė se janė tė besueshme dhe me njohuri teknologjike


Nga The Economist mė 17 shtator 2011 nė ora 11:59
Nėse hapėsira kibernetike do tė kishte ajėr, ai do tė ishte i trashė dhe armiqėsor. Falė njė serie ‘rrjedhjesh’, komplikuar nga ego sekret-nxjerrėse e luftarake, njė thesar i plotė prej 251 mijė kabllogramesh diplomatike, vjedhur ambasadave amerikane, janė publikuar online. Rezultati mund tė jetė fatal pėr WikiLeaks e po ashtu shpalosės gabimesh tė trasha e sikletosėse tė qeverive. Njė kabllogram akuzon trupat amerikane se kanė ekzekutuar njė familje irakiane, pėrfshirė pesė fėmijė tė vegjėl nė vitin 2006. (Qeveria irakiane ka rihapur njė investigim mbi kėtė rast) Njė tjetėr merret me sigurinė e planeve afatgjata nukleare tė Kinės. Nė njė tė tretė, njė ministėr bullgar pranon se i ka ngatėrruar mjedisorėt rreth legjislacionit pėr produktet bujqėsore tė modifikuara gjenetikisht.

Kabllograme tė publikuara mė parė paraqisnin edhe opinione tė pashtrembėruara. Por seria e re pėrfshin emrat e njerėzve qė kanė komunikuar me zyrtarėt amerikanė. Nė vende si Kina kjo mund tė sjellė pasoja tė tmerrshme. Edhe avokatėt mė tė fortė tė ‘qeverisė sė hapur’ nuk do ta mbronin publikimin (edhe kjo nė kabllo) tė numrave tė telefonave privatė tė udhėheqėsve tė huaj, si pėr shembull Mbretėresha e Holandės (njė shėnim shton se ajo flet mirė anglisht). WikiLeaks mė parė kishte bashkėpunuar me partnerė nė media, tė cilėt i edituan detajet sensitive, megjithėse raportet me to tani nuk janė si mė parė.

Shkaku ishte njė fiasko e themeluesit tė WikiLeaks, Julian Assange, i cili i dha gazetarit tė The Guardian David Leigh disa kopje tė dosjes kryesore qė pėrmbante tė gjitha kabllogramet e riprodhuara online, tė gjitha tė kodifikuara me tė njėjtin fjalėkalim (nė fakt njė frazė). Leigh mė vonė e publikoi frazėn nė njė libėr (ai thotė se mendoi se nuk ishte mė e vlefshme). Njerėzit-ndoshta duke pėrfshirė mbėshtetės tė dikurshėm tė tėhuajėsuar me Asangen-filluan tė japin detaje derikur sekreti nuk ishte mė i tillė. WikiLeaks tani i ėshtė bashkuar sajteve tė tjera, duke i publikuar kabllogramet tė plota.

Menaxhimi i dosjeve nga ana e z. Assange lė pėr tė dėshiruar, por budallallėku i z. Leigh duket edhe mė i madh: duke ditur se tė dhėnat dixhitale kopjohen me lehtėsi, ruajtja e fjalėkalimeve ėshtė mė e rėndėsishme se ruajtja e dosjeve. James Ball, njė ish-aleat qė tani punon pėr The Guardian, thotė se z. Assange kishte ndėrmend tė publikonte shumicėn e kabllogrameve, tė paredaktuara, gjithsesi, pasi i kishte dhėnė medias pjesėn mė bombastike.

Sidoqoftė, dėmi ėshtė bėrė. Diplomatėt tani mund tė jenė mė tė kujdesshėm kur shkruajnė kabllograme, por puna e tyre nuk ka ardhur deri aty sa tė ndalet. ‘Rrjedhjet’ e kabllove dėshmojnė “se nuk na kanė gėnjyer”, thotė njė diplomat. Linja qė zyrtarėt amerikanė mbanin me aleatėt e tyre ishin kryesisht tė njėjta me ato qė ato u treguan shefave tė tyre, thotė ajo. Carne Ross, njė ish-emisar britanik qė tani ėshtė shef i Independent Diplomat, njė firmė konsulence, thotė se rreziku i rrjedhjeve mund tė inkurajojė mė shumė integritet nga ana e zyrtarėve. Njė politikan i lartė europian e anashkalon kėtė me termin “gjepura”.

Ngushėllimi i vetėm pėr diplomatėt e sikletosur dhe ndėrmjetėsit e tyre tė frikėsuar ėshtė se njė tjetėr rrjedhje e kėsaj shkalle ka pak gjasa tė ndodhė. Amerika i ka shtrėnguar rregullat qė dikur u jepnin 2.5 milionė njerėzve-pėrfshirė ‘rrjedhėsin’ e dyshuar Bradley Manning- akses te ēdo gjė e klasifikuar “sekret”. Shumica e qeverive tė vendeve tė tjera tė pasura ishin ndėrkohė mė tė kujdesshme se Amerika; tani ato janė edhe mė shumė tė tilla.

Por rekordet dixhitale janė nė thelb tė ekspozuara. WikiLeaks ėshtė vetėm njė tjetėr shembull prominent i sulmit mbi sigurinė e qeverive. Njė operacion i koduar GhostNet, sipas gjasave i filluar nė Kinė, vodhi informacione nga mė shumė se 100 vende. Secili prej kėtyre informacioneve mund tė ‘rrjedhė’.
Vetė WikiLeaks duket se ėshtė nė telashe. Daniel Domscheit-Berg, njė prej protagonistėve tė WikiLeaks, ėshtė larguar pėr tė hapur ‘ofiēinėn’ e vet tė quajtur OpenLeaks. Mungesa e tij e pėrkohshme i gjymtoi mundėsitė e WikiLeaks pėr tė pranuar ‘hyrje’ tė reja. Ka patur probleme me fondet (mund tė blesh veshje tė Ku Klux Klanit me karta krediti, por pėr muaj me radhė kompanitė e kreditit nuk lejonin donacione pėr Wikileaks). Z. Assange, i pėrndjekur nga informacione pėr sjellje tė keqe, po lufton kundėr ekstradimit nga Anglia nė Suedi, ku akuzohet pėr ngacmim seksual. Megjithėse WikiLeaks mund tė jetė njė dallgė e madhe, ndryshime mė tė mėdha nė publikimet online tani kanė mė shumė rėndėsi.

Trashėgimia e tij megjithatė do tė mbetet. WikiLeaks nuk ishte e para qė krijoi njė postė elektronike tė ‘letrave tė kthyera’, por ishte e para qė u pėrpoq tė ndėrthurte me njė strukturė ligjore aq solide sa struktura e saj teknike, duke i bazuar serverat e saj nė vende me ligje tė forta privacie. Kopje tė saj kanė mbirė ngado, megjithėse SafeHouse, njė faqe postimesh e Wall Street Journal, u kritikua sė tepėrmi pėr paralajmėrimet dhe kushtet e tij.

Megjithatė, kjo qasje mund tė jetė mė e ndershme. Pėrsėritja e WikiLeaks, me sa duket, ėshtė gjė e vėshtirė. OpenLeaks po pėrpiqet dhe ndryshe nga WikiLeaks planifikon qė t’i lejojė ‘rrjedhėsit’ tė vendosin vetė se kush mund ta lexojė materialin e tyre; por afėrsisht njė vit pasi z. Domscheit-Berg filloi punė, ende nuk pranon ‘rrjedhje’. Dhe ai po bėn armiqtė e tij. Njė grup hakersash gjermanė ‘Chaos Computer Club’ e ka pėrjashtuar, pasi ai, me gjasė, u ka kėrkuar anėtarėve tė testojnė sistemin e tij. Nė fakt, thonė raporte tė medias gjermane, hakersat mendojnė se ai nuk ishte sjellė si duhet me z. Assange.

‘John Young of Cryptome’, faqja mė e vjetėr dhe mė e mirė e ‘rrjedhjeve’, thotė se gabimi themelor i bėrė nga WikiLeaks ishte premtimi pėr njė nivel tė pamundur sigurie. (Cryptome thotė shprehimisht se “kurrė nuk mėton se ėshtė i besueshėm, autentik apo i sigurt…”). Tė gjithė do tė mėsojnė nga dėshtimet e z. Assange. Njerėzit do tė kenė mė shumė rrugė pėr tė ‘rrjedhur’ sekrete dhe do tė mendojnė mė gjatė para se t’ia besojnė dikujt-posaēėrisht mediumeve qė mėtojnė se janė tė besueshme dhe me njohuri teknologjike. Qeveritė dhe kompanitė do tė jenė mė tė kujdesshme rreth asaj qė hedhin online. Ē’hedh atje, nuk fshihet mė.