PDA

View Full Version : At Vinēenc Prendushi


Zero Cool
19-09-11, 19:22
At Vinēenc Prendushi Nė kėrkim tė dritės!


http://a2.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc7/304231_10150319296817210_182132672209_7891994_9747 4475_n.jpg
At Vinēenc Prendushi



Me tė drejtat e botuesit “Princi”, qė ėshtė ekskluzive e veprave tė Arshi Pipės, gazeta “Standard” ēdo tė premte zbardh nga libri “Stalinizmi shqiptar”, (aspekte ideopolitike) disa nga ēėshtjet mė kruciale tė politikės diktatoriale, nė njė realitet tė ashpėr, fatkeq pėr mediokritetin fatal qė po pushtonte intelektualėt e partisė, pasi PPSh-ja kishte pushkatuar dhe fshirė nga faqja e dheut, kishte internuar dhe depersonalizuar pjesėn mė tė madhe tė tyre. Mė poshtė ėshtė njė nga kujtimet mė mbresėlėnėse tė Pipės pėr vuajtjet nė ditėt e fundit tė jetės, pėrkujtimore pėr kryepeshkopin At Vinēenc Prendushi nė burgun komunist, i arrestuar pas njė “konsultimi” qė pati me Enver Hoxhėn. Pėr herė tė parė kjo ėshtė botuar nė njė pėrmbledhje pėrkthimesh te “Kujtime mbi Vinēenc Prendushin”, publikuar te “Flamuri”, 1959

Arshi Pipa

Pas mureve tė Burgut tė Durrėsit ndodhet njė ndėrtesė e ulėt qė shėrben si mensė dhe si klasė pėr oficerėt e policisė. Nė nėntor tė vitit 1947, njė numėr tė burgosurish politikė u sollėn para njė gjykate ushtarake tė mbledhur atje. Seancat gjyqėsore nė atė kohė bėheshin sa pėr formė. Me t'u arrestuar, i akuzuari ēohej nė burg pėr tė pritur gjyqin. Duke qenė se vendimi merrej nga Ministria e Brendshme, seancat nė sallat e gjyqit ishin njė formalitet i thjeshtė.
Tė burgosurit, tė gjykuar individualisht apo nė grupe, dėnoheshin nė grupe. Gjykata ushtarake pėrbėhej nga gjykatėsi kryesor, dy anėtarė, prokurori dhe njė rreshter shkrues. Nuk kishte avokat mbrojtės. Prokurori lexonte akuzat pėr ēdo tė burgosur, tė cilit i kėrkohej tė pėrgjigjej. Pas pėrfundimit tė kėtyre formaliteteve, trupi gjykues tėrhiqej dhe rikthehej pas njė farė kohe. Gjykatėsi kryesor shpallte vendimin.
Ditėn e dėnimit tim, mė bashkuan me rreth gjashtėdhjetė tė burgosur tė tjerė nė ndėrtesėn e sipėrpėrmendur. Prokurori Petrit Hakani, pas njė deklarate tė shkurtėr, filloi tė lexonte listėn e tij. Kur pėrmendi emrin e Vinēenc Prendushit, njė burrė flokėbardhė nė moshė tė thyer u ngrit ngadalė nga stoli i tij. Ai akuzohej si armik i popullit, bashkėpunėtor me pushtuesit dhe si fashist. Rangu i tij si Kryepeshkop i Kishės Katolike u nxor nė pah, sė bashku me fraza tė tilla si "klerik reaksionar" dhe "agjent i Vatikanit". Prokurori kėrkoi njėzet vjet burgim me punė tė detyruar. Kur i pandehuri u lejua t'i drejtohej trupit gjykues, ai tha me zė tė kėputur: "Nuk i kam dashur kujt tė keqen. Jam pėrpjekur tė bėj mirė''. Dhe u ul.

1. Nė burg bashkė me Prendushin

Unė e takova kryepeshkopin Prendushi, pasi na dėnuan tė dy me nga njėzet vjet burg. Na mbyllėn bashkė me njėzet tė burgosur tė tjerė nė dhomėn e izolimit numėr 8 tė Burgut tė Durrėsit, e caktuar pėr tė burgosurit "mė tė rrezikshėm", dikur depo municioni. Muret ishin shumė tė trasha, tavani i lartė dhe kishte vetėm njė dritare tė pėrparme tė vockėl. Ndonėse dhoma prej pesėmbėdhjetė metrash katrorė ishte e tejmbushur, tė burgosurit u ngjeshėn me njėri-tjetrin pėr t'i krijuar mė shumė vend kryepeshkopit. Mė rastisi tė ndodhesha pranė tij.
Brenda njė kohe tė shkurtėr u bėmė miq. Bisedat tona pėr ēėshtje politike bėheshin duke pėshpėritur, qė tė tjerėt tė mos dėgjonin (torturat na kishin mėsuar tė ishim tė kujdesshėm). Por kryepeshkopi nuk ishte i interesuar pėr politikė dhe mė shpesh ne flisnim pėr letėrsi, folklor dhe pėrvojat personale. Herė pas here kryepeshkopi jepte kėshilla pėr tė qetėsuar zemrat e vuajtura tė shokėve tė tij tė burgosur. Sa herė qė fliste, fjalori i tij ishte i thjeshtė, kėshtu qė edhe fshatarėt mund ta kuptonin. Tėrė dhoma e dėgjonte nė heshtje plot respekt.
Nganjėherė, ai vėshtronte qetėsisht pėr orė tė tėra jashtė dritares sė vogėl. Ndoshta, lutej. Bujaria e tij (ai ndante me tė tjerėt atė pak ushqim qė njė plakė e devotshme i sillte nganjėherė), si edhe tė kuptuarit e nevojave dhe dobėsive tė njerėzve, i dhuroi miqėsinė dhe besimin e tė gjithė atyre qė gjendeshin rreth tij.
Pėrfundimisht, ai mė dha leje ta thėrrisja me emrin e tij franēeskan "Atė Vinēenc", emėr, qė tingėllonte mė i pėrshtatshėm nė burg, ku tė gjitha ndryshimet mes rangut tė njerėzve zhduken.

2. Njė jetė e dėlirė

Jetėn, imzot Prendushi, ia kishte kushtuar shėrbimit ndaj Zotit dhe Atdheut. Emri i tij ėshtė veēanėrisht i dashur pėr popullin e Shkodrės. Si frat i ri franēeskan, atė Vinēenci tregoi takt dhe mirėkuptim tė madh, fillimisht pėr qetėsimin, dhe mė pas, pėr ndėrmjetėsimin e grindjeve mes fraksioneve fetare jo tolerante, qė u materializuan me krijimin e kombit shqiptar mė 1912. Kombi shqiptar i detyrohet Urdhrit tė Shėn Franēeskut pėr shėrbimin e tij tė madh nė ēėshtjet fetare, kulturore, sociale dhe kombėtare.
Tė moshuarit shkodranė tė tė tria feve prekeshin nga fjalimet patriotike tė atė Vinēencit tė ri nė festimet e festave kombėtare apo ngjarjeve historike. Ata, gjithashtu, e admironin atė si poet dhe folklorist. Me botimin e njė koleksioni kėngėsh tė Shqipėrisė sė Veriut, atė Viēenci i dha njė drejtim mė shkencor mbledhjes sė folklorit shqiptar. Poemat e tij tė para lirike u botuan nė periodikėt letrarė tė Shkodrės. Pėrmbledhja e poemave "Gjethe e lule" fitoi vlerėsim tė gjerė. Ai pėrktheu, gjithashtu, dhe pėrshtati nė shqip njė sėrė kryeveprash evropiane.
Talenti i tij si njė udhėheqės shpirtėror u njoh nga bashkėvėllezėrit e tij qė e zgjodhėn nė krye. Mė vonė Selia e Shenjtė e emėroi Peshkop tė Sapės (1930). Kur ushtria italiane pushtoi Shqipėrinė nė prill tė vitit 1939, Prendushi mbante postin e Kryepeshkopit tė Durrėsit. Ai kishte rangun mė tė lartė klerikal pas atij tė Primatit tė Kishės Katolike nė Shqipėri.
Si njė personalitet fetar dhe si njė nga pėrfaqėsuesit e figurave letrare tė Shqipėrisė, kryepeshkopi Prendushi nuk mund tė pajtohej me regjimin komunist qė zaptoi kombin dhe sulmoi fenė e tij. Ai mė tregoi se udhėheqėsi komunist Enver Hoxha e kishte ftuar nė njė "konsultim" rreth problemeve tė Kishės Katolike nė Shqipėri. Qėllimi i vetėm i takimit ishte t'i impononte pikėpamjet komuniste pėr fenė dhe Vatikanin. Pas arrestimit tė kryepeshkopit, Hoxha e sulmoi atė egėrsisht nė disa fjalime publike.

vijon

Zero Cool
19-09-11, 19:23
vijimi


3. Prelati i torturuar
Pak pas "konsultimit" tė tij me Hoxhėn, kryepeshkopi gjashtėdhjetepesėvjeēar u arrestua. Ai u ēua nė Degėn e Sigurimit tė Durrėsit dhe u torturua pa mėshirė. Ai mė tregoi sesi policėt e rrihnin me shkopinj druri. Ata i lidhnin kėmbė e duar dhe e varnin "si dashin nė ganxhe”, nė njė ēengel nė tavanin e banjės sė Sigurimit, duke e lėnė atje derisa i binte tė fikėt.
Tė burgosurit e Durrėsit kryenin rregullisht punė tė detyruara tė vėshtira. Njė ditė rojet e caktuan kryepeshkopin nė njė grup qė duhej tė mbartte trungje. Meqenėse kampi i burgut ndodhej nė njė kodėr, kamionėt i shkarkonin trungjet poshtė tij. "Vullnetarėt", pastaj ngjitnin kodrėn duke ngarkuar trungje, i stivonin ato pranė mureve tė burgut. Roja qė zgjodhi "vullnetarėt" pėr kėtė detyrė e urdhėroi kryepeshkopin tė bashkohej me grupin duke bėrtitur "Ti, prift!". Tė gjithė u tronditėn, pasi kryepeshkopi jo vetėm ishte i moshuar, por edhe vuante nga njė hernie akute, qė i shkaktonte nė ēdo hap dhimbje tė jashtėzakonshme. Kryepeshkopi u bashkua me punėtorėt e tjerė pa shfaqur ndonjė ankesė.
Shokėt e burgosur mė treguan mė vonė se ēfarė ndodhi. Polici vendosi nė krahėt e kryepeshkopit trungje, tė cilat, ai nuk mundi t'i mbante. Ai pėrpiqej, pengohej dhe rrėzohej. Kjo ndodhi tri herė, sidoqoftė, ai kurrė nuk nxori njė fjalė nga goja. Gjatė gjithė kėsaj kohe drejtori i burgut dhe komisari, duke e parė skenėn, qeshnin dhe bėnin vėrejtje sarkastike. Tė burgosurit u pėrpoqėn me ēdo mėnyrė t'ia lehtėsonin barrėn, duke lėnė pėr tė trungjet mė tė vegjėl. Edhe pa peshėn e trungjeve, vetė ngjitja e sė pėrpjetės ishte e dhimbshme pėr tė. Sa herė qė rrėzohej, rojet e linin tė mblidhte veten pėr pak ēaste dhe pastaj e nxisnin tė punonte mė fort me tė bėrtitura si, "Hej, prift, a ke bėrė ndonjėherė punė tė vėshtirė?" Drejtori i burgut dhe polici vazhdimisht e quanin kryepeshkopin "prift", duke e pėrdorur fjalėn si fyerje.
Gjatė asaj kohe, shqetėsimi kryesor i kryepeshkopit ishte njė nga priftėrinjtė e tij, i Pėrnderuari Anton Zogaj, prift i qarkut tė Durrėsit. Zogaj ishte dėnuar me vdekje dhe ishte i mbyllur nė njė qeli tė veēantė. Ishte e rrezikshme tė komunikoje me ata qė ishin dėnuar me vdekje. Sidoqoftė, nė saj tė miqve tė burgut, kryepeshkopi arriti tė merrte vesh dėshirėn e fundit tė priftit. Atė Zogaj donte qė kopsat e veladonit tė tij tė ruheshin dhe tė nxirreshin nga burgu. Kryepeshkopi u kėnaq shumė kur kjo kėrkesė u plotėsua.
Njėherė e pyeta kryepeshkopin, nėse kishte lėnė ndonjė dorėshkrim nė shtėpi. Ai mė tregoi se kishte pėrkthyer dhe pėrshtatur "Dreizenlinden" tė Veberit. Pyetjes pėrse e kishte zgjedhur kėtė vepėr tė veēantė, dhe jo ndonjė nga veprat mė tė njohura tė letėrsisė gjermane, ai iu pėrgjigj se malėsorėt e Austrisė kanė shumė zakone tė pėrbashkėta me malėsorėt tanė.

4. Sėmundja e Kryepeshkopit

Me kryepeshkop Prendushin ishim shokė dhome deri nė verėn e vitit 1948. Pastaj mua mė dėrguan nė kampin e punės nė Vloēisht, nė Shqipėrinė e Jugut. Kur u ktheva nė nėntor, e gjeta kryepeshkopin tė sėmurė. Ai vuante nga njė sėmundje e zemrės dhe rrallė mund tė dilte nga dhoma e burgut, madje as pėr ecjen ditore nė oborr sipas rregullores. Kur kushtet e tij u pėrkeqėsuan, e ēuan nė spital. Unė e ndoqa atje shumė shpejt. Baraka e spitalit tė burgut, ngjitur me spitalin kryesor tė Durrėsit, ishte njė ndėrtesė njėkatėshe e ndėrtuar nga tė burgosurit dhe e vendosur nė njė rrugė tė ngushtė jo shumė larg bulevardit “Dalip Tabaku”. Pavijoni i spitalit tonė ishte i vogėl dhe i vjetėr, me dy dritare tė vogla, tė cilat shikonin nga deti.
Sipas diagnozės sė doktorėve, kryepeshkopi vuante nga astma akute, si edhe nga shqetėsime tė zemrės, njė gjendje shėndetėsore veēanėrisht e rrezikshme, pėr njė njeri tė moshės tė tij. Astma e shqetėsonte atė veēanėrisht natėn. Krizat u rėnduan derisa atij nuk i mbeste fuqi as pėr tė folur. Doktor Propopulli, qė ishte pėrgjegjės pėr pavijonin tonė, njė njeri me zemėr tė artė, qė me zemėrdhembshuri i ndiente vuajtjet e pacientėve tė burgosur, bėri tė pamundurėn pėr kurimin e kryepeshkopit. Veē vizitave tė radhės, ai vinte nė rrezik punėn e tij, duke e vizituar kryepeshkopin disa herė nė ditė. Shpesh i sillte ilaēe tė veēanta, qė zakonisht nuk gjendeshin nė spital.
Nė qershor tė vitit 1948, qeveria shqiptare prishi marrėdhėniet me Jugosllavinė. U dėgjuan thashetheme pėr njė amnisti tė pritshme, nga e cila do tė pėrfitonin nė mėnyrė tė veēantė tė burgosurit politikė. Ndonėse gjendja e kryepeshkopit po keqėsohej me shpejtėsi, shpresa se ai mund t'i kalonte ditėt e tij tė fundit i qetė nė shtėpi i dha zemėr. Nuk besoja se komunistėt do ta lironin, por shpresoja se qeveria do t'ia shkurtonte dėnimin. Gjatė gjithė kėsaj kohe, u pėrpoqa t'ia mbaja gjallė shpresėn pėr liri.

5. Njė skenė prekėse

Atė Jul Bonatin, priftin e qarkut tė Vlorės, e kishin sjellė te aneksi i spitalit para se ta mbyllnin nė ēmendinėn e Durrėsit. E kisha takuar vite me parė, kur isha student nė Firence. Nė atė kohė, ai po pėrpiqej tė botonte pėrkthimin e tij tė "Lahutės sė Malcis", tė atė Gjergj Fishtės. I tregova atė Bonatit se njeriu qė dergjej nė shtrat duke gulēuar pėr frymė, ishte kryepeshkopi Prendushi. Edhe pse atė Bonati mezi arrinte tė qėndronte nė kėmbė prej sėmundjeve tė tij, u turr te shtrati i kryepeshkopit dhe u pėrpoq t'i puthte dorėn, por ai e tėrhoqi. Atė Bonati, atėherė i kėrkoi bekimin e tij. Me mundim tė madh kryepeshkopi e vendosi dorėn mbi kokėn e atė Bonatit dhe pastaj u pėrmbys nė shtrat.
Kryepeshkopi nuk vdiq nė atė moment, por ndėrroi jetė disa ditė mė vonė. Nė ditėt e fundit ai vuajti shumė. Netėt ishin tė mbushura me shqetėsim dhe ankth. Drita rrinte e ndezur deri nė mesnatė. Nė errėsirėn e dhomės pas mesnate, vuajtjet e tij shtoheshin. Mungesa e dritės dukej se i shkaktonte edhe mungesė tė frymėmarrjes. Gjatė atyre orėve tė errėsirės, frymėmarrja e tij e zhurmshme ngjiste me rėnkimin e njė krijese tė plagosur. Ishte dėshpėruese tė dėgjoje njė njeri tė luftonte pėr ēdo gulē fryme, askush nuk mund tė mbyllte sytė gjatė atyre krizave. Ne i fėrkonim kėmbėt pėr t'i lehtėsuar dhimbjet. Mbanim gjithashtu zjarrin tė ndezur gjatė gjithė natės, sepse drita dhe nxehtėsia e zjarrit dukej sikur e lehtėsonin.

6. Nė kėrkim tė dritės
Shpesh nuk mund tė siguronim aq dru, sa pėr ta mbajtur zjarrin tė ndezur. Kur thėngjijtė e fundit shuheshin dhe errėsira peshonte rėndė mbi dhomė, ne qėndronim me turne nė anė tė shtratit tė kryepeshkopit, duke e siguruar atė se shpejt do tė zbardhte. Fjalėt tona ia lehtėsonin atij dhimbjet.
Nė njė natė tė tillė, kryepeshkopi mė tha: “Tani mund ta kuptoj frazėn e Gėtes "Pak mė shumė dritė”. Drita qė poeti kėrkonte nė orėn e tij tė vdekjes, sigurisht, nuk ishte drita qė perceptojmė me shqisėn tonė tė shikimit, diēka qė kryepeshkopi e dinte mirė. Sepse, kur mendimet e njeriut kalojnė nga dimensioni material nė atė shpirtėror, mjeti i kalimit ėshtė zakonisht drita. Qė nga neoplatonizmi nėpėrmjet Shėn Agostinit e mė pas shkolla franēeskane e Oksfordit, imazhi i dritės ndriēoi konceptet e filozofisė, ndėrsa bashkonte poezinė me misticizmin. Dhe Ugo Foskolo shkroi: "Se sytė e njė njeriu qė po vdes kėrkojnė dritėn e diellit." Bekimi shqiptar "Qofshin sytė e tu drita e botės", shpreh njė ide tė ngjashme.
Kryepeshkopi Vinēenc Prendushi vdiq nė shkurt tė vitit 1949. Natėn e vdekjes sė tij zjarri digjej duke shkėlqyer nė dhomėn tonė. Kur nė fund ia mbylla sytė e tij tė shuar, qė aq shumė kishin kėrkuar dritė, pashė nė fytyrėn e tij tė hequr qetėsinė e paqes tė njė shpirti nė prehje pas aq mundimesh. Shpirti qė ndrydhet nga dhimbjet fizike ndriēon plotėsisht kur dhimbja e lėshon trupin. Dikush mund tė besojė ose jo nė pavdekėsinė e shpirtit. Por unė e kam tė vėshtirė tė pranoj se gjithēka merr fund kur shohim sesi njerėzit vdesin pėr idealet e tyre.