PDA

View Full Version : Shuhet KB Prishtina !


Zero Cool
20-09-11, 10:44
Shuhet KB Prishtina


Klubi mė i suksesshėm kosovar, KB Prishtina ėshtė shuar. Borxhet e mėdha i kanė detyruar kuvendarėt qė t’ia vėnė drynin klubit tė tyre. Vendimin e ka konfirmuar edhe Federata e Basketbollit e Kosovės.


http://www.gazetaexpress.com/repository/images/large/Prishtina%20-%20jetmiridrizi_Tifozi%20Prishtina_705380_thumb_la rge.JPG



Nga Valon Konushevci mė 20 shtator 2011 nė ora 11:13
Klubi mė i suksesshėm kosovar i basketbollit, KB Prishtina ėshtė shuar, ashtu siē ka paralajmėruar tė hėnėn gazeta Express.

Atė qė nuk e bėnin prej vitesh skuadrat e tjera kosovare nėpėr gara kampionale, e bėri borxhi, i cili e ndali klubin kryeqytetas, por nė aspektin e funksionimit. Pėr shkak tė borxheve tė mėdha, delegatėt e Kuvendit tė KB Prishtinės, me shumicė votash, kanė marrė vendim qė t’i vihet dryni kėtij klubi. Me kėtė rast, Kuvendi i klubit ėshtė shpėrbėrė, derisa anėtarėt e Shtabit Teknik dhe basketbollistėt e skuadrės janė liruar nga kontratat.

Njė vendim i gjykatės, i cili e obligonte klubin kryeqytetas t’i shlyejė rreth 100 mijė euro borxh ndaj njė ish-zyrtari dhe dy ish-basketbollistėve, i detyroi kuvendarėt ta ‘arkivojnė’ Sigal Prishtinėn. Madje, gjendja e klubit ishte rėnduar edhe mė shumė pėr shkak edhe tė disa borxheve tė tjera ndaj disa menaxherėve tė huaj tė basketbollistėve. Ata e kishin paraqitur rastin nė FIBA, me ē’rast Sigal Prishtina edhe ashtu nuk do tė mund tė merrte pjesė nė gara evropiane – pasi Kosova tė inkuadrohej nė FIBA – pa i kryer tė gjitha obligimet ndaj tyre. Tė gjitha kėto borxhe, tė trashėguara nga ish-Kryesia e edicionit 2003/2004, u kishin mbetur mbi kokė krerėve tė deritanishėm tė klubit.

Lajmi pėr shuarjen e KB Prishtinės ėshtė konfirmuar tė hėnėn mbrėma edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovės (FBK).

“Nė mbledhjen e Bordit tė FBK-sė, u analizua dhe vlerėsua dokumentacioni i dorėzuar nga KB Prishtina, e cila si tėrėsi dorėzoi njoftimin pėr mbajtjen e Kuvendit tė Jashtėzakonshėm, procesverbalin, nėnshkrimet nga kuvendarėt nė vendimin pėr shuarjen- likuidimin e klubit pėr shkak tė borxheve tė mėhershme, e qė Bordi i FBK-sė e mori si tė drejtė tė tyre statutare pėr njė vendim tė tillė nga organi mė lartė i njė klubi”, thuhet nė njė njoftim tė FBK-sė.

Ndėrkohė, mbetet e paqartė se nga kush tani borxhlinjtė do t’i kėrkojnė paratė. E paqartė mbetet edhe fakti se ēfarė do tė ndodhė me historinė e bujshme tė klubit mė tė trofeshėm kosovar, trashėgimtare e atij klubi tė themeluar qysh nė vitin 1970.

Themelohet Prishtina BC, i bashkohet Superligės

Me shuarjen e KB Prishtinės, kryeqyteti nuk ka mbetur pa klub tė basketbollit. Nė Prishtinė, mė 15 shtator, disa ish-basketbollistė dhe dashamirė tė kėtij sporti e kanė mbajtur njė kuvend, nė tė cilin kanė formuar klubin e ri me emrin Prishtina Basketball Club, (Prishtina BC). Kryetar i kėtij klubi ėshtė emėruar Qerim Gashi.

Udhėheqėsit e kėtij klubi tė ri menjėherė kanė aplikuar pėr regjistrim nė Federatėn e Basketbollit tė Kosovės.

“Bordi analizoi dhe mori nė shqyrtim kėrkesėn, e cila ėshtė dorėzuar pėr regjistrim tė OJQ-sė ‘Prishtina Basketball Club’ si nismėtare e themelimit tė klubit tė ri, e cila u dokumentua me procesverbal dhe listėn e Kuvendit themelues pėr klubin e ri tash tė quajtur ‘Prishtina BC’, me hierarki tė Kryesisė tė dalė nga Kuvendi
themelues i thirrur nga kjo OJQ (Prishtina Basketball Club) si dhe fletėparaqitjen pėr edicionin e ri tė garave nė rangun me tė ulėt, Ligėn e Parė tė Kosovės nė basketboll”, thuhet nė njoftimin e FBK-sė.

Sipas kėtij njoftimi, Bordi i FBK-sė e ka aprovuar kėrkesėn e krerėve tė kėtij klubi, qė nga edicioni i ri, i cili nis nė tetor, Prishtina BC tė garojė nė BKT Superligė.

“Prishtina BC’ paraqiti edhe kėrkesėn zyrtare qė Bordi i FBK-sė ta shfrytėzojė autorizimin e Kuvendit tė punės tė mbajtur tė mbajtur mė 27 gusht, qė nė rast tė nevojės, kompletimi i BKT Superligės tė bėhet me vendim tė Bordit, dhe duke e analizuar dhe vlerėsuar se ky klub jep garancinė se ka sponsor, organizim tė mirėfilltė, fond tė mirė tė lojtarėve, anėtarėt e Bordit prezentė nė kėtė mbledhje, unanimisht votuan ‘Prishtina BC’ tė jetė anėtare e BKT Superligės pėr edicionin 2011/2012”, theksohet nė kėtė kumtesė.

Arben Krasniqi me lojtarėt e tij kalojnė nė Prishtina BC?

Trajneri i deritanishėm i KB Prishtinės, Arben Krasniqi dhe ndihmėsit e tij, e po ashtu edhe gjithė lojtarėt e klubit tashmė tė shuar, tė martėn pritet t’i bashkohen klubit tė posathemeluar, Prishtina BC. Lajmi ėshtė bėrė i ditur tė hėnėn nga disa burime tė besueshme tė gazetės Express. Me shuarjen e KB Prishtinės, Krasniqi me bashkėpunėtorė dhe lojtarė janė liruar nga kontratat. Andaj, si tė lirė, ata pritet qė t’i bashkohen Prishtinės BC tė martėn, kur edhe pėrfundon afati kalimtar pėr basketbollistė nė FBK.