PDA

View Full Version : E vėrteta e luftės civile nė Shqipėri


panta_rhei
02-10-11, 07:37
Uran Butka, intervistė



Cili ėshtė mendimi juaj pėr luftėn antifashiste tė kombit shqiptar?

Lufta Antifashiste e popullit shqiptar lindi dhe u organizua si reagim patriotik i shqiptarėve kundėr pushtimit italian dhe mė pas gjerman tė Shqipėrisė dhe i shėrbeu ēlirimit te vendit dhe kauzės sė pėrbashkėt antifashiste tė popujve gjatė Luftės II Botėrore.
Kam vlerėsim pėr kėtė luftė patriotike e ēlirimtare si edhe pėr sakrificat e gjakun e derdhur pėr liri tė luftėtarėve e tė dėshmorėve nacionalistė e partizanė, ndonėse historiografia shqiptare e ka trajtuar nė mėnyrė tė njėanshme, tė politizuar dhe tė tjetėrsuar, ndėrsa politika e ka fetishizuar dhe instrumentalizuar.

Deri nė Kuvendin e Mukjes, pėrgjithėsisht zotėroi fryma e mirėkuptimit, shpesh edhe e bashkėpunimit, ndėrmjet dy organizatave kryesore politiko-ushtarake: Ballit Kombėtar dhe Frontit Nacionalēlirimtar. Secila organizatė kishte programin e vet tė dallueshėm e tė ndryshėm, por nė themel tė tyre ishte lufta kundėr pushtuesve nazifashistė.
Deri nė atė moment kyē tė historisė sonė tė Luftės sė Dytė Botėrore, armik konsiderohej pushtuesi italian qė kishte zaptuar Shqipėrinė qysh mė prill tė vitit 1939 si dhe aleati i tij, okupatori gjerman, i cili sapo ishte dukur nė horizontin shqiptar.

Marrėveshja e Mukjes lindi si njė nevojė e njė kombi pėr vetėmbrojtje, pėr liri e bashkim, pėr civilizim e demokraci. Ajo ėshtė njė ēėshtje kyē nė historinė moderne tė Shqipėrisė, por dhe njė ēelės pėr tė hyrė brenda saj, pėr tė ndriēuar e shpjeguar fenomenet e ngjarjet mė tė rėndėsishme tė asaj kohe lufte dhe tė gjithė periudhės gjysmėshekullore qė pasoi, ėshtė njė mėsim pėr tė gjithė ata qė duan tė mėsojnė nga historia, njė mesazh i nevojshėm pėr sot dhe pėr tė ardhmen.

Mbledhja e Mukjes, qė ka dimensionet dhe vlerat e njė kuvendi kombėtar, u zhvillua mė datėn 1–3 gusht tė vitit 1943.
Nė njė kapėrcyell kohėsh: nė prag tė kapitullimit tė Italisė fashiste dhe tė pushtimit gjerman tė Shqipėrisė; nė njė udhėkryq tė historisė sonė: nė prag tė bashkimit kombėtar nė luftėn kundėr okupatorėve, por edhe tė ndarjes, tė mosmarrėveshjes dhe tė konfrontimit tė madh brenda vetes; nė njė dualitet alternativash : nacionaliste apo komuniste, demokratike apo totalitariste, perėndimore apo lindore.

Nė proklamatėn e datės 3 gusht 1943 , Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė, i zgjedhur nė Mukje, paraqiti kėtė program:
1. Luftė tė pėrbashkėt dhe tė menjėhershme pėrbri Aleatėve tė mėdhenj Anglisė, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe tė popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizėn rilindse “Ja vdekje, ja liri”
2. Luftė pėr njė Shqipėri tė Pavarme, luftė pėr zbatimin e parimit tė njoftun botėrisht e tė garantuara nga Karta Atlantike tė vetėvendosjes sė popujve, pėr njė Shqipėri etnike.
3 .Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore. Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėnisė do tė vazhdojė luftėn tue udhėhequn popullin shqiptar nė rrugėn e sakrificės dhe tė nderit deri nė formimin e njė qeverie provizore.
Forma e regjimit do tė caktohet prej vetė popullit me anėn e njė Asamblejeje kushtetuese tė zgjedhur me sufrazh universal direkt.

”Marrėveshja e Mukjes, ndėrmjet Ballit Kombėtar dhe Nacionalēlirimtares, ėshtė njė kompromis i madh kombėtar, model pėt tė gjithė kohrat, madje edhe pėr sot.


Ēfarė ndodhi mė tej?

Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė vendosi qė menjėherė pas shpalljes marrėveshjes tė bėnte njė aksion tė pėrbashkėt kundėr pushtuesve italianė. Nė komunikatėn e pas luftės, qė gjendet nė Arkivin shtetėrot, Fondi 270 , Dosja 5, v.1943 , lexojmė:“Ēetat vullnetare partizane tė Ushtrisė NĒ dhe ēetat e Ballit Kombėtar nėn komandėn e majorit Abaz Kupi, mė datėn 4 dhe 5 tė gushtit 1943 , nė orėn 10.00 , pasi morėn vesh se ushtria italiane shkonte pėr nė Mat, u nisėn pėr t’i prerė rrugėn nė tė gėdhirė. Kur ēetat mbėrritėn nė kėtė vend, ushtria armike, mbasi dogji disa shtėpi qė ndodheshin afėr rrugės si edhe komunėn e zyrėn e botores, kaloi dhe po i afrohej Qafė-Shtamės… Plot nė orėn 7.10 tė ditės sė nesėrme ushtria italiane e pėrbėrė prej 750 vetave mbėrriti nė vendin e pritjes e pėrnjėherėsh filloi luftimi, i cili zgjati tri orė rresht dhe mbaroi me shpartallimin e plotė tė ushtrisė armike. Humbjet e armikut janė: 150 tė vrarė, 40 tė plagosur, 7 robėr. Nė mes tė tė vrarėve italianė ėshtė edhe oficeri kolonel A.P.Scarpa, tė cilit i ėshtė gjetur nė xhep njė medalje e fituar kur ka hyrė nė tokėn shqiptare ditėn e 7 Prillit 1939 . …Humbjet tona janė njė i vrarė dhe dy tė plagosur.”
Kjo luftė, tri ditė pas Marrėveshjes sė Mukjes, tregoi se marrėveshja nuk mbeti nė letėr, por u mishėrua nė veprime konkrete; se marrėveshja ishte serioze, njė lidhje bese dhe jo njė tradhti qė, sipas E. Hoxhės, binte ndesh me interesat e luftės; njė betejė e pėrbashkėt e forcave partizane dhe nacionaliste pėr liri dhe jo njė “grackė” siē thoshte E.Hoxha; njė bashkėpunim i suksesshėm nė luftė i udhėhequr nga struktura e re, Komiteti pėr Shpėtimin e Shqipėrisė.

Pas prishjes sė njėanshme tė Marrėveshjes sė Mukjes nga PKSH, me nxitjen e jugosllavėve, dhe pas Konferencės sė Labinotit, 4-8 shtator 1943 , qė i shpalli luftė tė hapur Ballit Kombėtar, me tė cilin ishte nė marrėveshje deri atėhere, si edhe me qarkoret e E.Hoxhės pėr tė goditur ushtarakisht dhe asgjėsuar Ballin Kombėtar (1 tetor 1943) , nisi lufta civile nė Shqipėri.


Ju pyesni, a kishte luftė civile nė Shqipėri nė vitet 1943-1945 ?

Nė Librin tim “lufta civile nė Shqipėri 1943-1945 ”, kam argumentuar katėcipėrisht me dokumenta tė Arkivit Qendror tė Shtetit, si edhe me dokumenta tė arkivave britanike, italiane, gjermane, jugosllave, etj merr pėrgjigje tė plotė dhe tė dokumentuar kjo pyetje, e cila ėshtė kthyer nė njė dilemė.

Lufta civile nė Shqipėri nė vitet 1943-1945 , ishte njė luftė e brendshme, e organizuar dhe e armatosur ndėrmjet forcave politike e luftarake, pėrfshirė edhe masat popullore qė i mbėshtesnin ato, njė konflikt ushtarak midis tė djathtės e tė majtės, me pasoja tragjike jo vetėm pėr atė kohė.
Ajo i rreshtoi shqiptarėt, pėr herė tė parė nė historinė e tyre, nė dy pjesė armiqsore dhe ndėrluftuese.


Sipas jush cilėt janė pėrbėrėsit e luftės civile?

Konfrontimi i brendshėm i armatosur pėr motive politike, ideologjike, pushtetore e kombėtare midis grupimeve kryesore politike e ushtarake shqiptare, rezistenca kundėrkomuniste me armė dhe lufta e pėrgjakshme pėr shtypjen e saj, janė pėrbėrėsit kryesorė tė luftės civile nė Shqipėri ( 1943-1945 e mė tej).

Si njė fenomen shoqėror, lufta civile nuk ndodhi rastėsisht apo nuk nisi menjėherė. Ajo i ka fillesat qysh me pushtimin fashist tė Shqipėrisė, i cili u ēeli udhė dy rrymave politike dhe luftarake tė kundėrta: Ballit Kombėtar dhe Lėvizjes Nacionalēlirimtare, tė dyja lėvizje tė pėrftuara si njė reagim ndaj pushtimit tė huaj, por me mendėsi, platforma e vija politike tė ndryshme: njėra e djathtė, tjetra e majtė, njera kombėtare dhe tjetra internacionaliste.

Kėto lėvizje thithėn, ngėrthyen dhe mobilizuan secila pjesė tė konsiderueshme tė popullsisė sė fshatit e tė qytetit, qė u pėrfshinė nė kėtė luftė, kėshtu qė u bė ndarja e madhe e shqoqėrisė nė dy kampe tė kundėrt, njėri i udhėhequr nga organizata nacionaliste “Balli Kombėtar” dhe tjetri nga Partia Komuniste.

Kėshtu qė edhe Lufta Nacionalēlirimtare, e udhėhequr nga PKSH dhe E.Hoxha si edhe e dominuar nga detyrat e revolucionit komunist e tė marrjes sė pushtetit me dhunė e gjak, e kapėrceu shtratin e luftės sė popullit shqiptar pėr ēlirim dhe i vuri shqiptarėt nė luftė tė pamėshirshme kundėr shqiptarėve.
Ajo degradoi kryesisht nė njė luftė civile pėr pushtet dhe pėr vendosjen e regjimit komunist nė Shqipėri.

Vetė ekzistenca e PKSH, njė parti e tipit bolshevik dhe drejtimi i Luftės NĒ prej saj ishin premisa tė luftės civile nė Shqipėri. Ndėrkohė edhe Fronti NĒ, edhe Kėshillat NĒ, edhe Ushtria NĒ, organizatat e masave etj. u indoktrinuan dhe u shndėrruan gradualisht nė organe tė PKSH, si nė Rusinė sovjetike. Ishin udhėzimet e Kominternit si edhe pėrvojat jugosllave tė praktikuara ato qė, pėr formimin e funksionimin e Frontit NĒ si kusht tė parė vinin dominimin e tij tė plotė prej Partisė Komuniste, e cila duhet tė ruante vazhdimisht rolin udhėheqės nė Front dhe njė organizim stalinist, duke mos lejuar hapėsira dhe mundėsi pluralizmi apo aleance, duke i shpallur luftė kundėrshtarėve politikė, qė nxisnin luftėn civile, nėpėrmes sė cilės tė merrej pushteti. Tė gjitha urdhėresat e Hoxhės drejtuar komiteteve qarkore tė partisė apo drejtuesve tė lartė Ushtrisė NĒ e kanė tė shprehur qartė dhe prerė arsyen madhore tė shpalljes sė kėsaj lufte civile: marrjen e pushtetit. “Nė radhė tė parė na paraqitet ēėshtja e pushtetit, – udhėzonte E.Hoxha. “Me forcė dhe me armė tė marrim pushtetin nė duar” - deklaronte ai. “Mendonim se kėshtu neve do t’i zhduknim ata qė ishin jashtė Frontit… Kur krerėt e Ballit erdhėn tė luftonin bashkė me ne, Liri Gega mė ka thėnė se nuk duhej t’i pranonim dhe nuk duhet t’i linim tė luftonin ballistėt se do tė fitonin simpathi dhe influencė… Nė ēdo diskutim e nė ēdo mendim ka mbizotėrruar mendimi i Lirisė, se ne shikonim tek ajo gojėn e shokėve jugosllavė.. ” – dėshmonte Hysni Kapo. Kėto praktika terroriste bolshevike bėnė qė lufta civile nė Shqipėri tė shfaqej gjithnjė e mė e verbėr, mė e pamėshirshme, mė e pėrgjakshme. Lufta e armatosur kundėr organizatave, formacioneve ushtarake dhe individėve tė cilėsuar “armiq e tradhėtarė” u bė fillimisht kundėr ēetave vullnetare tė Ballit Kombėtar, mė pas tė Legalitetit dhe tė krerėve tė Veriut.


vijon...

panta_rhei
02-10-11, 07:40
...vazhdim

Si u zhvilluan mė tej ngjarjet?

Nė njė letėr qė E.Hoxha i shkruante mė 5 tetor 1943 Koci Xoxes, qė drejtonte PK tė qarkut tė Korēės, e udhėzonte pėr asgjėsimin kudo tė ēetave tė ballit Kombėtar, kėshillat balliste dhe personalitetet nacionaliste: “Ballin duhet ta likujdojmė pa mėshirė nė ēdo anė qoftė. Ēetat e atjeshme tė Ballit tė likujdohen pa u grumbulluar dhe pa e marrė veten. Sa pėr bashkėpunimin me Fazlli Frashėrin, mos u gėnjeni. I bini, pra edhe Faslliut, edhe atij qė e ka bėrė Faslliun.”
“ Nė kėto momente, – udhėzon Koci Xoxe, krahu i djathtė i Hoxhės nė atė kohė, – pėrpara Ushtrisė Nacionalēlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete.”

Nisja e luftės civile vėrtetohet edhe nga njė dokument i Shtabit tė Pėrgjithshėm NĒ: “Nė vjeshtė 1943 Partia Komuniste dhe Fronti NĒ u detyruan t’i shpallin luftė pėr vdekje Ballit Kombėtar” (Dokumente tė Shtabit tė Pėrgjithshėm NĒ)Mandej , nisi lufta kundėr Legalitetit nė Krujė, Mat dhe Dibėr dhe krerėve tė veriut, si edhe mėsymja ushtarake pėr tė nėnshtruar veriun antikomunist, qė pėrfundoi me gjakderdhje tė mėdha nė Shkodėr, Nalėsinė e Madhe, Dukagjin, NIkaj Mertur, Tropojė e malėsinė e Gjakovės, pėr tė kaluar mandej nė Kosovė e trevat e tjera shqiptare.

Nuk kemi tė bėjmė mė me luftime sporadike apo lokale. Lufta e armatosur ndėrmjet fuqive ushtarake tė Ballit Kombėtar dhe ushtrisė NĒ, tashmė ishte e organizuar dhe kishte dalė nė plan tė parė. Pėrveē tė vrarėve nė luftė, pasojnė tė pushkatuarit e robėrve tė luftės si edhe viktimat e shumta nga popullsia e pafajshme, grabitjet e pasurive, djegiet e shkatėrrimet.

Nė ballė tė kėsaj lufte civile tė pėrgjakshme u vu Brigata e Parė Sulmuese, e cila betejat e saj tė para i bėri kundėr forcave nacionaliste nė gjithė vendin. Njė nga ato qe lufta nė afėrsi tė Lushnjės, tek kodra e Cen Hasanit nė fshatin Golem, mė 21 tetor 1943 kundėr forcave nacionaliste. Mehmet Shehu shkruan:
“ U ramė befas dhe i shpartalluam tė 400 bashibozukėt ballista: 172 robėr dhe 10-15 tė vrarė”.
Pas betejės, Mehmet Shehu urdhėroi, nė kundėrshtim me ēdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robėrve , qė s’ishin tjetėr veēse luftėtarė tė thjeshtė e tė rinj tė pafajshėm nga fshatrat e Myzeqesė, qė nuk pranuan tė bashkoheshin me Brigadėn I Sulmuese (vetėm njėri pranoi) dhe nuk donin tė luftonin mė, po tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre.

Ata qė nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshės, zėvendėskomisarit tė Brigadės me pseudonimin Salė. Atje nuk kishte as italianė, as gjermanė, kish vetėm shqiptarė qė luftonin kundėr njėri-tjetrit, kishte dhe njė tė huaj, njė komunist malazez qė ushtronte luftėn civile si njė zanat tė vjetėr.
Nė letrėn e datės 30.11.1943 Mugosha e qorton M. Shehun pėr moskordinimin si duhet tė forcave tė Brigadės I dhe i kėrkon atij qė forcat e kėsaj brigade tė jenė tė pamėshirshme “tue pėrdorė zjarrin mė tė tmerrshėm” kundėr nacionalistėve. Ai i kėrkon tė pėr me shkelė Dukatin, fshat nacionalist dhe me e zhdukė nga faqja e dheut.” Nė luftėn e Dukatit, mė 30 nėntor 1943 , u vranė dhjetra banorė tė pafajshėm tė fshatit, luftėtarė nacionalistė qė mbronin fshatin dhe dhjetra partizanė.


A nuk ishte kjo luftė civile?

Viti 1944 ishte viti i luftės civile nė gjithė hapėsirėn shqiptare, qė vazhdoi edhe nė vitin 1945 .

Mjafton tė pėrmendim luftrat kundėr forcave tė Muharrem Bajraktarit, luftėn kundėr forcave tė Kryezinjve, luftėn kundėr Preng Calit e kėshtu me radhė, tashmė tė dokumentuara. Lufta civile ėshtė ana e panjohur, pjesa vetvrasėse e Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri.
Duhet ta nxjerrim nga heshtja, ta njohim e tė reflektojmė ndaj saj, duke kapėrcyer mosmarrėveshjen, urrejtjen, shfaqjet e reminishencat e frikshme qė rezaton ende ajo luftė; duhet tė ēlirohemi nga pengu e tabutė e sė shkuarės, pėr tė kuptuar mė mirė gjendjen tonė tė sotme dhe pėr t’i bėrė ballė si njerėz plotėsisht tė lirė e me vetėdije tė qartė tė nesėrmes.

Shpirtrat e tronditur tė shqiptarėve, jo vetėm nga luftrat e vazhdueshme, traumat e mėnxyrat qė kanė pėrjetuar, por edhe nga mashtrimi i madh gjysmėshekullor dhe leximi i keq i historisė i cili vazhdon edhe sot, kanė nevojė mė sė shumti pėr tė vėrtetėn, drejtėsinė dhe paqen.


Cili ėshtė mendimi juaj pėr optikėn e historianit Paskal Milo ndaj kėsaj ēėshtjeje?

Historia ka nevojė tė korigjojė vetėveten. Historiani dhe politikani Paskal Milo, e mohon luftėn civile. Ai nuk ėshtė ndarė ende nga mendėsia komuniste, por edhe nga interesat elektorale tė tij. Natyrisht ai kėrkon tė mbrojė njė kauzė politike, njė deformim e mashtrim tė historiografisė sė kaluar, ku ka bėrė pjesė edhe vetė, por kėrkon tė marrė edhe vota, qė tė mbahet nė politikė.

Ai thotė se Uran Butka ėshtė ndikuar nga familja Butka (patriote, antifashiste dhe demokrate) dhe mua mė vjen mirė qė i kam mbetur besnik kėsaj tradite, si edhe tė vėrtetės historike.

Hajra
02-10-11, 08:11
.....siq duket historikisht shqiptari luften me te madhe gjithmon e beri kunder vetes, prandaj edhe jemi ketu ku jemi.TMERR