PDA

View Full Version : Anastasi Perandor i Bizantit


Zero Cool
11-10-11, 17:14
Anastasi, Durrsaku qė u bė Perandor i Bizantit


http://photos-a.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/293551_10150402746300255_306983555254_10567619_976 502612_a.jpg


Qytetėrimi Bizantin bashkėjetoi rreth 800 vjet me Shqiptarėt, duke dominuar gjatė gjithė mesjetės nė trevat tona. Ai jo vetėm pati ndikime tė jashtėzakonshme, si vazhdim i qytetėrimit romak por pati aftėsinė qė tė “thithte” dhe tė pėrfshinte nė “kozmosin” e tij edhe vlerat mė tė arrira qė vinin nga provincat perėndimore Iliro-Arbėrore. Historia e Bizantit si pjesė e njė prej qytetėrimeve tė mėdha botėrore veēohet pėr arritjet e saj nė aspektet politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Pikėrisht nė kėtė realitet kozmopolit njė rol tė rėndėsishėm kanė luajtur edhe paraardhėsit e Shqiptarėve .I pari midis tė shumtėve ishte edhe Anastasi, Perandori qė bashkėqytetarėt e tij nuk e donin, sepse e lidhi qytetin e tyre, Durrėsin me Kostandinopolisin dhe lindjen. Pikėrisht Durrėsi, qendra e provincės Romako-Bizantine tė Epirit tė ri, ishte porti kryesor i Bizantit nė kufijtė perėndimore tė tij. I quajtur si taverna e Adriatikut, apo Metropoli i Ilirikut ai shėrbente si bazė kryesore e flotės perandorake.

Nga ky qytet, Perandorisė Bizantine do t’i vinin tė gjitha rreziqet nga Perėndimi, siē ishin sulmet e huaja dhe pretendentėt e shumtė tė fronit. Nga gjiri i elitės politike, ushtarakė dhe kishtarė tė tij, dolėn mjaft personalitete tė fuqishme, midis tė cilėve edhe Anastasi. Anastasi i cili sundoi nė vitet 491-518 ishte i 15-ti Perandor Bizantin. Ai lindi nė Durrės rreth vitit 450, nė njė familje senatoriale Ilire (E. Jacques, Shqiptarėt). Pasi u bė nėpunės oborri ai u prezantua si njeri me karakter tė fortė, ambicioz, i ndershėm dhe i drejtė. Pikėrisht pėr kėto cilėsi ky ushtarak me pėrvojė i armatės bizantine u zgjodh si Perandor nė vitin 491, duke zėvendėsuar paraardhėsin e tij, Perandorin Zenon. Pasi u martua me tė venė e ti,j Ariadnėn (Histori e Bizantit. Tiranė 1999, fq.39). Anastasi qeverisi pėr 20 vjet dhe u tregua njė administrator dhe shtetar i zoti. Ndėr reformat e para tė tij ishte riorganizimi i sistemit financiar tė Perandorisė, ku paraja bizantine fiksoi njė kurs stabėl dhe emetoi monedhat e reja prej bronzi, nė vend tė atyre prej bakri qė qarkullonin mė parė. Nė vijim tė kėsaj politike, ai riorganizoi edhe sistemin e mbledhjes sė taksave qė fuqizoi financat shtetėrore. Tashmė ato do tė mblidheshin nga nėpunės qė emėroheshin nga prefektėt pretorianė. Nė fund tė qeverisjes sė tij, Anastasi i la arkės sė shtetit njė shumė prej 320.000 librash ari (G. Ostrogorski, fq. 40). Ndėrkohė sundimi i Perandorit me origjinė Ilire u shoqėrua me revolta dhe luftėra civile, tė cilat nxiteshin nga Partia e tė kaltėrve. Tė tilla ishin revoltat e grupeve kristiane tė ndryshme ose revolta e Vitalianit, kryekomandantit tė Trakės, i cili e rrethoi 3 herė Kostandinopolisin. Si durrsak, Anastasi tregoi kujdes tė veēantė pėr qytetin e tij tė lindjes. Ai rindėrtoi sistemin mbrojtės tė Durrėsit, gjatėsia e mureve tė tė cilit arrinte gjatėsinė 4400 m. Ato kishin gjerėsi prej 3.5 m dhe ishin tė larta 12 m dhe u ndėrtuan me tulla tė kuqe (A. Meksi, Arkitektura mesjetare nė Shqipėri, fq.13) ashtu siē i shohin dhe sot. Pėrveē tyre, Anastasi ndėrtoi edhe kėshtjellėn dhe hipodromin, si dhe njė kishė atė tė Shėn Anargjirėve (A. Meksi. Monumente II.1985.fq.15). Nė kohėn e tij u ndaluan ndeshjet e gladiatorėve dhe u ndėrtuan njė pjesė e mureve rrethuese tė Kostandinopolisit (T. Zavalani – Histori e Shqipėrisė, Tiranė, fq 63-64).

Interesant ėshtė fakti se Anastasi kishte edhe njė portret tė ēuditshėm. Ai gjysmėn e kokės e kishte me flokė tė verdhė dhe gjysmėn gėshtenjė, ndėrsa njėrin sy e kishte bojėqielli dhe tjetrin tė zi. (Aristidh Kola, Arvanitasit. fq.209). Perandori Anastas vdiq mė 1 korrik tė vitit 518 dhe u zėvendėsua nga Justini, njė tjetėr bashkėkombės i tij ilir, por nga Dardania, i cili u pasua nė vitin 527 nga i nipi, Perandori Justinian. Nė vitin 532, kur kundėr sundimit tė Justinianit shpėrtheu kryengritja e famshme Nika, nė Kostandinopojė, nė tė morėn pjesė edhe dy nipėrit e Anastasit; Pompeu dhe Ipati. Ata u ftuan nga partitė e hipodromit pėr tė marrė pushtetin qė u takonte si trashėgimtarė tė perandorit me origjinė nga Durrėsi. Megjithėse ata arritėn njė hap larg suksesit, sepse Justiniani mendoi se gjendja e tij ishte e pashpresė dhe u bė gati tė largohej nga Kostandinopolisi. Fati i keq i kryengritjes qė u shtyp nga strategu i Justinianit, Belizari, pasoi edhe dy nipėrit e Perandorit durrsak. Kėshtu Pompeu dhe Ipati u vranė dhe trupat e masakruar tė tyre u hodhėn nė detin Marmara.

Njė luftė e denjė brenda llojit, ku anėtarėt e dy familjeve Ilire luftojnė nė Kostandinopojė pėr fronin e Bizantit. Ndėrkohė pėr kėtė figurė tė shquar qė, historia e vendeve fqinje do tė bėnte ēmos qė ta bėnte pjesė tė sajin, tekstet tona, tė paktėn ato shkollore flasin fare pak. E ndėrsa pėr Anastasin, teksti i Historisė sė vitit tė katėrt, apo siē quhet sot klasės sė XII, pėrmban vetėm katėr rreshta (Histori IV Profili shoqėror. Tiranė 2006 fq.23), Justini dhe Justiniani, Perandorė qė ishin lindur nė Bederiana dhe Tauresium tė Provincės sė Dardanisė dhe qė ishin pėr nga Kombėsia Ilire etnike, teksti i historisė sonė hesht. Pėrse? Nuk e dimė?!
(A.ēupi)