PDA

View Full Version : Dritero Agolli-dritero mor dritero, driterove per Shqiptarin


murrizi
13-10-11, 17:39
Urime ditlindja e 80-te Dritero Agolli

Sot me rastin e 80-vjetorit tė lindjes sė shkrimtarit dhe akademikut, Dritėro Agolli Akademia e Shkencave e Shqipėrisė nė bashkėpunim me ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve organizojnė nė sallėn "Aleks Buda" njė takim jubilar. Nė kėtė veprimtari do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsues tė institucioneve qendrore tė shtetit dhe tė kulturės shqiptare.

Ishte data 13 tetor 1931. Familja Agolli nė Menkulas tė Devollit, u shtua me djalė. Emrin ia vunė Dritėro… Vite ma pas, djaloshi nga Devolli do tė bėnte emėr tė madh me penėn e tij si shkrimtar, e do tė "dritėronte" nė letrat shqipe. Vitin e kaluar Dritėro Agolli e festoi 79-vjetorin nė shtėpinė e tij, madje festa ndjehej qė njė ditė mė parė me fėmijėt dhe nipat e mbesat. Me siguri edhe kėtė vit pėr ditėlindje, familja e shkrimtarit do tė presė e pėrcjellė tė tjerė, do marrė urime pėr jetė tė gjatė, pėr libra tė rinj dhe dhurata pa fund, e padyshim plot buqeta me lule tė freskėta!

Nė njė intervistė qė ai i dha vjet "Gazetės Shqiptare" tha se "pleqtė dhe fėmijėt e festojnė ēdo vit ditėlindjen, fėmijėt, sepse po rriten, ndėrsa pleqtė se s'i dihet kur ikin, mund tė vdesin dhe tė afėrmve iu mbetet peng qė nuk ia festuan". Mė tej nė njė bisedė tė gjatė, ai ndante me lexuesit pengjet, momentet mė tė bukura, ėndrrat dhe kujtimet.

Dritėro Agolli, i cilėsuar Homeri i gjallė e i vėrtetė jo vetėm i Shqipėrisė, por i mbarė qytetėrimit modern, mban titullin "Nderi kombit" (1988).

Vepra e tij letrare ėshtė pėrkthyer nė shumė vende tė botės si Francė, Gjermani, Itali, Rusi, Greqi, Spanjė, Rumani, Portugali, Norvegji, Siri, Izrael, Danimarkė etj.

Ai ka shkruar nė tė gjitha zhanret si nė poezi, publicistikė, dramė, skenarė filmash dokumentarė dhe artistikė.

Alen Boske, shkrimtar dhe kritik frėng ka shkruar pėr Agollin se: "Shqipėria na zbulon njė autor me pėrmasa tė mėdha ... Dhe dinamiti mbulohet me petale. Njė autor qė meriton famė europiane".

Agolli ėshtė fitues i katėr ēmimeve tė Republikės dhe i disa ēmimeve vjetore nė letėrsi. Dritėro Agolli, ėshtė Anėtar i Akademisė sė Firences "Muzat" nė Itali. Ai ėshtė Qytetar Nderi i qyteteve tė Korēės, Tiranės, Gjirokastrės etj.

Origjinali i tekstit ne>http://www.koha.net/?page=1,5,72882