PDA

View Full Version : Pazari per paqe: kėmbimi i territoreve


Fshatari
18-10-11, 12:30
Pazari pėr paqe
18.10.2011
"Wall Street Journal"
Shkruan: Dejna Rohrabaher, kongresist republikan dhe anėtar i Komitetit tė dhomės sė pėrfaqėsuesve pėr marrėdhėnie me jashtė.

Me fokusimin e Amerikės nė luftėn e Afganistanit, si dhe nė krizat e Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės sė Veriut, ėshtė e kuptueshme qė lufta e 15 vjetėve mė parė nė Ballkan tė jetė zhdukur nga ekranet ndėrkombėtare. Por, megjithatė, prushi i kėtij konflikti kėrcėnon tė shkaktojė njė tjetėr zjarr tė madh, ndėrsa ėshtė e rėndėsishme qė liderėt dhe politikė-bėrėsit e Perėndimit tė punojnė shpejt, pėr tė rivendosur dhe forcuar paqen e arritur me vėshtirėsi.
Serbia vazhdon ende tė refuzojė njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur dhe tė mbėshtesė serbėt qė pėrbėjnė popullatėn shumicė nė veri tė Kosovės. Gjatė muajve tė fundit, serbėt e mbėshtetur nga Beogradi janė bėrė agresivė dhe tė dhunshėm kundėr Qeverisė kosovare, tė cilėn kundėrshtojnė ta njohin. Paqja dhe stabiliteti, tė negociuar ndėrmjet fraksioneve luftuese tė rajonit nė fund tė viteve ’90, rrezikohen tė copėtohen plotėsisht.
Mė 27 shtator, situata ėshtė bėrė edhe mė urgjente, kur bisedimet ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, tė sponsorizuara nga Bashkimi Evropian, janė ndėrprerė. Njė gjė e tillė pasoi plagosjen e katėr ushtarėve tė NATO-s dhe 16 civilėve serbė nė betejėn pėr barrikadat e paligjshme, tė krijuara nga ekstremistėt serbė nė veri tė Kosovės.
Barrikadat janė pjesė e fushatės sė Serbisė pėr tė vazhduar embargon pėr produktet kosovare, qė kishte vendosur pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė vitin 2008.
Kėta shenja paralajmėrues nuk duhet tė injorohen, aq mė tepėr kur ata kėrcėnojnė tė shkatėrrojnė strategjinė diplomatike, tė dizajnuar pėr zgjidhjen e konfliktit. Nė kundėrshtim me planet e paqes tė viteve 1990, Beogradi ka pėrsėritur shpesh synimin e tij pėr tė shndėrruar ndarjen ‘de facto’ tė veriut tė Kosovės nė njė realitet tė pėrhershėm ‘de jure’. Kjo ka nxitur grupet e dhunshme, qė aktualisht veprojnė nė veri tė Kosovės.
Njė pjesė e problemit ėshtė se marrėveshjet e paqes, tė viteve 1990, nuk kanė qenė gjithėpėrfshirėse, duke lėnė ēėshtje tė rėndėsishme tė pazgjidhura. Pėr tė parandaluar kėto ēėshtje qė tė ēojnė nė shpėrthimin e njė epoke tė re tė gjakderdhjes nė Ballkan, duhet tė ndodhė njė iniciativė e re pėr paqe, e cila adreson shkaqet rrėnjėsore tė konfliktit.
Hapi i parė duhet tė ndėrmerret nga komuniteti ndėrkombėtar, i cili, pėrderisa ka ndihmuar kosovarėt tė rindėrtojnė vendin e tyre, tė rigjallėrojnė ekonominė, tė krijojnė institucione demokratike dhe tė shėrojnė plagėt e luftės qė nga viti 1999, duhet tė pranojė se forcimi i ndarjes joformale tė veriut tė Kosovės mund t’i zhbėjė tė gjitha ato qė kanė arritur deri mė tani.
Hapi tjetėr do tė ishte njė strategji e re, e cila njeh tė drejtėn e serbėve tė Kosovės pėr vetėvendosje, duke respektuar sovranitetin e Kosovės.
“Gjatė gjithė karrierės sime nė Kongresin Amerikan, unė kam argumentuar se nėse kosovarėt duan tė jenė tė pavarur nga Serbia, ata duhet tė jenė. Nė tė njėjtėn kohė, nėse shumica e popullsisė nė veri tė Kosovės do tė donte mė tepėr tė ishte pjesė e Serbisė, ajo duhet tė jetė”.
Njė opsion qė do tė ishte nė pėrputhje me tė drejtėn pėr vetėvendosje dhe qė do ta forconte stabilitetin afatgjatė, do tė ishte transferimi i pjesėve pėrafėrsisht tė barabarta tė territorit dhe tė popullsisė ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės.
Nė veri, serbėt mund tė zgjedhin pėrmes votės nėse duan tė transferohen nėn sovranitetin e Serbisė. Nė tė njėjtėn kohė, shumica kosovare nė jug tė Serbisė mund tė bėhet pjesė e Kosovės, nėse ajo dėshiron. Kjo do t’iu ofronte tė gjitha palėve mundėsinė pėr njė shkėmbim tė barabartė – tė bazuar nė drejtėsi dhe vetėvendosje.
Ka pasur shumė nervozizėm nė Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet evropiane nė lidhje me realizimin e shkėmbimeve tė territorit. Kritikėt thonė se shkėmbimet e tilla do tė vėnė nė lėvizje konfliktet e fjetura, duke bėrė qė ēdo popullatė minoritare tė ndjejė tė drejtėn pėr pavarėsi, pavarėsisht nga rrethanat. Kjo pikėpamje, megjithatė, ėshtė pa tė drejtė pesimiste.
Mė ka rastisur tė pajtohem me politikanin austriak Erhard Busek – ish-kryetar i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, i cili u ka thėnė mediave serbe, muajin e kaluar, se “Brukseli dhe Uashingtoni thonė se kufijtė nuk mund tė ndryshohen, por nėse Prishtina dhe Beogradi pajtohen mes vete, atėherė evropianėt dhe amerikanėt po ashtu duhet tė pajtohen”.
Me kėtė shkėmbim tė tokės, bazuar nė tė drejtėn e dy grupeve pėr tė vetėvendosur, Beogradi, Prishtina dhe partnerėt e tyre perėndimorė mund tė pėrmirėsojnė status quo-nė. (v.t.)
__________________________________________________ ___
http://www.evropaelire.org/content/article/24363132.html
__________________________________________________ _________