PDA

View Full Version : Mesime rreth durimit.


Makresh
20-10-11, 19:15
Ejubi a.s dhe durimi




Hyrje

Njė ndėr emrat e bukur tė Allahut tė madhėruar ėshtė Essabur (Durimmadhi). Kurani famėlartė, na mėson se durimi ėshtė njė cilėsi dhe tipar i pandashėm i tė gjithė profetėve dhe tė dėrguarve tė Zotit. Thotė Zoti nė Kuran mbi kėtė fakt:"(Kujto) Ismailin, Idrizin dhe Dhulkiflin! Tė gjithė kėta kanė qenė tė durueshėm." (Enbija, 85)
Zoti e kėshillon dhe e porosit tė dėrguarin e Tij tė fundit, profetin Muhamed a.s qė tė tregohet i durueshėm me sfidat dhe vėshtirėsitė. "Prandaj, ti bėhu i durueshėm (o Muhamed), ashtu siē kanė duruar me kėmbėngulje tė dėrguarit e vendosur." (Ahkaf, 35)
Duke pasur parasysh rėndėsinė e durimit, gjatė trajtimit tė historisė sė Ejubit a.s, do tė flasim mbi llojet e durimit, nivelet, dispozitat qė lidhen me tė, mirėsitė dhe vlerat e njė gruaje durimtare.
Thotė Zoti i madhėruar rreth profetit Ejub a.s:" Ne e gjetėm atė tė durueshėm, rob tė mrekullueshėm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesė tek Zoti!" (Sad, 44)

Makresh
20-10-11, 19:16
Historia e Ejubit a.s.



Emri i profetit Ejub pėrmendet nė disa ajete tė ndryshme nė Kuranin famėlartė. Thotė Zoti rreth tij nė suren Sad:"Kujtoje robin Tonė Ejubin, kur iu lut Zotit tė vet: “Me tė vėrtetė, mė ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” (Ne iu pėrgjigjėm): “Bjeri me kėmbė tokės dhe aty do tė dalė njė burim me ujė tė ftohtė pėr larje dhe pirje!” Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herė mė tepėr, si mėshirė prej Nesh dhe kėshillim pėr mendarėt. (Ne i thamė atij):“Merr me dorėn tėnde njė tufė thuprash e bjeri lehtė me to (gruas tėnde) dhe mos e shkel betimin tėnd!” Ne e gjetėm atė tė durueshėm, rob tė mrekullueshėm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesė tek Zoti!" (Sad, 41-44)
Kurse nė suren Enbija, thotė Zoti:"(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit tė vet: “Mua mė ka goditur fatkeqėsia e Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve!” Ne iu pėrgjigjėm atij, ia larguam mjerimin qė kishte dhe ia kthyem familjen tė dyfishuar nė numėr. (Kėtė e bėmė) nga mėshira Jonė dhe qė tė jetė pėrkujtesė pėr ata qė Na adhurojnė." (Enbija, 83-84)
Thotė Hasen El-basrij:"Qėndroi Ejubi a.s i shtrirė pranė plehrave tė Benu Israilėve pėr shtatė vite dhe disa muaj. Krimbat i kishin mbuluar trupin dhe askush tjetėr pėrveē tė shoqes nuk i afrohej. Ajo i sillte ushqim dhe sa herė qė Ejubi falenderonte Zotin, edhe ajo e falenderonte. Me gjithė gjendjen shėndetėsore tė rėnduar, Ejubi a.s kurrė nuk e ndėrpreu pėrmendjen e Zotit. Ai ishte i durueshėm pėrballė sprovės qė i kishte rėnė.
Njė ditė, Iblisi u thirri ushtarėve tė tij dhe i mblodhi pranė vetes nga tė katėr anėt e tokės. Kur u grumbulluan tė gjithė, e pyetėn:"Ēfarė halli ke? Pėrse je i shqetėsuar?"
Iblisi u tha:"Mė lodhi ky njeri, tė cilit nuk i lashė as pasuri dhe as fėmijė. Megjithatė, ai vazhdon tė jetė i durueshėm. Mė pas u sprovua dhe me shėndetin, duke u kthyer nė njė trup gjithė plagė, i shtrirė mbi mbeturina, ku askush tjetėr pėrveē tė shoqes nuk i afrohet. Megjithatė ai vazhdon tė jetė i durueshėm. Prandaj u ftova qė tė mė ndihmoni kundėr tij."
Ata e pyetėn:"Po marifetet e tua te vjetra, me tė cilat ke shkatėrruar kushedi sa mė parė?"
Ai u pėrgjigj:"Tė gjitha kanė dėshtuar me Ejubin a.s. Prandaj mė kėshilloni diēka tė re!"
Ata e pyetėn:"Ēfarė marifeti pėrdore pėr t'a nxjerrė Ademin nga xheneti?"
Iblisi u pėrgjigj:"Pėrdora tė shoqen e tij."
Ushtarėt i thanė:"Atėherė, edhe me Ejubin pėrdor tė shoqen. Ai e ka tė vėshtirė t'a kundėrshtojė, pasi nuk i qėndron pranė askush tjetėr pėrveē saj."
Iblisi u tha:"Ashtu ėshtė!" dhe menjėherė u nis pėr tek gruaja e Ejubit a.s.
Asaj iu paraqit nė formėn e njė burri dhe me t'iu afruar e pyeti:"Ku e ke burrin?"
Ajo iu pėrgjigj:"Ėshtė ai atje qė kruan plagėt dhe qė krimbat i kanė mbuluar trupin."
Kur i dėgjoi kėto fjalė nga gruaja e Ejubit a.s, Iblisi u gėzua pasi i mori si shenjė pakėnaqėsie. Menjėherė filloi me marifetet e tij, t'i kujtojė ditėt kur jetonin tė lumtur mes luksit, fėmijėve, hijeshisė qė karakterizonte Ejubin asokohė, rininė e tij dhe nė fund i kujtoi vuajtjet dhe gjendjen nė tė cilėn ndodheshin. Ai nuk harroi t'i thotė se njė gjendje e tillė mund t'u vazhdojė pėr tėrė jetėn.
Kur dėgjoi fjalėt e Iblisit, gruaja e Ejubit a.s psherėtiu thellė dhe u mjerua. Duke e kuptuar mirė situatėn shpirtėrore tė saj, Iblisi iu afrua me marifet dhe i tha:"Le tė bėjė Ejubi kurban pėr mua kėtė lėkurė gjarpri dhe do tė shohėsh qė do tė shėrohet."
E karikuar nga Iblisi, gruaja vajti tek i shoqi dhe i thirri gjithė pakėnaqėsi:"O Ejub! Deri kur do tė tė ndėshkojė Zoti yt?!" Ku e ke pasurinė? Ku i ke fėmijėt? Ku i ke miqtė? Ku e ke lėkurėn e bukur qė kishe mė parė? Bėje kurban kėtė lėkurė dhe bjer rehat nga kėto halle qė tė kanė mbėrthyer!"
Ejubi a.s ia ktheu:"Tė paska ardhur armiku i Zotit dhe tė paska fryrė! E mjera ti e mjera! Vallė kush mi dha pasuritė, shėndetin dhe fėmijėt, pėr tė cilat qan?!"
Ajo iu pėrgjigj:"Allahu."
Ejubi i tha:"Vallė pėr sa vite i shijuam kėto begati?"
Gruaja iu pėrgjigj:"Tetėdhjetė vite."
Ejubi e pyeti:"Sa vite kemi qė jetojmė nė vuajtje dhe mjerim?"
Gruaja iu pėrgjigj:"Shtatė vite e disa muaj."
Ejubi i tha:"E mjera ti e mjera! Pėr Zotin nuk je sjellė drejt me Zotin. Pėrse nuk duron nė fatkeqėsi dhe vuajtje, aq kohė sa jetove nė tė mira dhe bollėk?! Pėr Zotin, nėse shėrohem do tė tė kamzhikoj tetėdhjetė herė. Mė urdhėroke tė bėj kurban pėr djallin! Qė sot e tutje, nuk do fus nė gojė asgjė nga ushqimet dhe pijet qė mė sjell ti. Tani largohu se nuk dua tė tė shoh me sy."
Pasi iu largua e shoqja, Ejubi a.s pa veten dhe rreth tij. As ushqim nuk kishte, as pije, as shokė e miq. Atėherė ra nė sexhde dhe iu lut Zotit me fjalėt:“Mua mė ka goditur fatkeqėsia e Ti je mė mėshiruesi i mėshiruesve!” (Enbija, 83)
Thuhet qė Ejubit a.s iu tha:"Ngrije kokėn se tė ėshtė pranuar lutja." (Tefsiri Taberiut, 9/
Ibnu Kethiri pėrmend njė hadith tė transmetuar nga Enes ibnu Malik, se i dėrguari i Zotit a.s ka thėnė:"Ejubi a.s ngrihej pėr nevojat e tij personale dhe kthehej me tė shoqen, e cila e mbante pėr dore. Njė ditė, e shoqja u vonua. Zoti e frymėzoi Ejubin a.s:“Bjeri me kėmbė tokės dhe aty do tė dalė njė burim me ujė tė ftohtė pėr larje dhe pirje!” (Sad, 42)
Kur erdhi e shoqja, Ejubi a.s ishte shėruar tashmė plotėsisht dhe i ishte kthyer hijeshia qė kishte para sėmundjes. Ajo e pa nga larg dhe u habit. Duke mos e njohur, iu afrua dhe i tha:"Zoti tė bekoftė! Mos e ke parė profetin e sprovuar tė Zotit? Pėr Zotin e madhėruar, nuk kam parė njeri mė tė ngjashėm me tė kur ishte i shėndetshėm se ti."
Ejubi a.s ia ktheu:"Unė jam Ejubi." (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)
Transmeton Eub Hurejre – Zoti qoftė i kėnaqur me tė – se Profeti a.s thotė: ”Teksa Ejubi a.s po lahej pa rroba nė trup, Zoti dėrgoi njė re karkalecėsh, tė cilėt ranė pranė tij. Ejubi a.s pa se ishin karkalecė floriri. Atėherė, ai mori rrobat dhe filloi t’i mbushė me karkalecėt e florinjtė. Zoti i tha: ”O Ejub, a nuk tė dhashė pasuri qė tė mos kesh nevojė pėr atė qė shikon?” Ejubi a.s ia ktheu: ”Sigurisht o Zot, por unė nuk ngopem me bereqetin Tėnd.” (Tefsiri i Ibnu Kethirit 4/51)

Makresh
20-10-11, 19:17
Llojet e durimit

1 – Durimi pėr tė zbatuar obligimet ndaj Zotit (agjėrimi, namazi, respekti i prindėrve etj...).
2 – Durimi pėr tė pėrballuar gjynahet qė i ka ndaluar Zoti (pirja e alkolit, kamata, veprat e ulėta etj...).
3 – Durimi pėr tė pėrballuar fatkeqėsitė (sprovat nė fėmijė, pasuri, shėndet dhe familje).


Nivelet e durimit
Durim duke i kėrkuar Zotit ndihmė pėr tė pėrballuar sfidat dhe sprovat. Durim pėr hatėr tė Zotit, ku njeriu duron nga dashuria qė ka pėr Zotin. Durim, ku njeriu ia obligon vetes tė veprojė vetėm gjėra qė kėnaqin Zotin dhe ky ėshtė durimi mė i vėshtirė.

Dispozita qė kanė tė bėjnė me durimin

Durimi ėshtė farz (obligim) kundrejt gjynaheve, ėshtė i pėlqyeshėm ndaj gjėrave tė vogla dhe ėshtė haram (kur dikush ngacmon bashkėshorten dhe ai nuk reagon).

Makresh
20-10-11, 19:19
Njė bashkėshorte e durueshme


Ka diferencė mes jetės bashkėshortore tek njė bashkėshort dhe me njė bashkėshort. Ka shumė gra qė jetojnė tek bashkėshorti, por nuk jetojnė me tė. Ajo thjesht jeton tek ai, pasi atje ushqehet, vishet dhe jeton. Ndėrkohė, ka bashkėshorte tė tjera qė jetojnė me fizikun e tyre, personalitetin, shpirtin, mendimet dhe shėrbimet. Ajo merr pjesė nė gėzimet e bashkėshortit dhe hidhėrimet e tij, diskuton mbi problemet familjare me tė, e ndihmon nė pėrballimin e sfidave dhe nė administrimin e shtėpisė. Prej gruas nuk pritet tė luajė rolin e gjykatėsit, tė vihet nė pozitat e atij qė ka nė dorė zgjidhjen e ēdo problemi etj... Bashkėshortit i mjafton qė e shoqja t'i japė njė sinjal pėr zgjidhjen e duhur, t'a karikojė me dhembshuri, dashuri, sinqeritet dhe optimizėm.
Nė ēastet kur kthehet i raskapitur nga puna, burri ka nevojė pėr dikė qė ia lehtėson lodhjen, dhimbjet dhe stresin. Ai ka nevojė pėr dikė qė i fal dashuri dhe dhembshuri, tė cilat ia harrojnė lodhjen e ditės dhe proekupimet e shumta. Ashtu siē ka nevojė gruaja pėr kėto ndjenja, ka nevojė edhe burri. Ėshtė shumė e rėndė pėr burrin qė t'i mungojnė kėto ndjenja. Sidomos, duke ditur qė ka shumė femra tė tjera tė cilat janė gati t'i ofrojnė ato ndjenja tė cilat i mungojnė. Nė njė rast tė tillė, ku bashkėshortit i mungojnė kėto ndjenja, mund tė bjerė pre e tundimeve dhe joshjeve. Kur tė zgjohen bashkėshortet e tyre, mund tė mos i gjejnė burrat pranė tyre mė.

Makresh
20-10-11, 19:20
Pėrse bashkėshortėt duhet t'a durojnė njėri-tjetrin?



Kjo bėhet pėr disa arsye:

- Pėr tė pėrftuar shpėrblimin e Zotit tė madhėruar
– Pasi nuk kanė alternativė tjetėr
– Mund tė jenė nė emigrim – Nga dhe meraku qė ka gruaja pėr veten dhe familjarėt, pėr arsye nga mė tė ndryshmet – Besojnė tek parimi i kismetit dhe kaderit
– Shpresa nė ndryshimin dhe pėrmirėsimin e palės tjetėr.

Makresh
20-10-11, 19:20
Hadithet profetike dhe durimi


Transmeton Umu Seleme – Zoti qoftė i kėnaqur me tė – se e ka dėgjuar tė dėrguarin e Zotit tė thotė:"Ēdo muslimani qė i bie njė e keqe dhe thotė:"Tė Zotit jemi dhe tek Ai do tė kthehemi! O Zot! Mė shpėrble pėr fatkeqėsinė dhe pasoje atė me njė tė mirė!" Zoti do i japė njė tė mirė pas saj."
Thotė Umu Seleme:"Kur mė vdiq Ebu Seleme, unė thashė me vete:"Ku do tė gjej mė tė mirė se Ebu Seleme unė?!" Megjithatė, e thashė lutjen e mėsipėrme tė Profetit a.s. Ajo qė ndodhi ėshtė se vėtė i dėrguari i Zotit a.s, dėrgoi Hatib ibnu Ebi Beltea pėr tė kėrkuar dorėn time.
Unė i thashė:"Unė kam njė vajzė dhe jam shumė xheloze."
Profeti a.s tha:"Pėrsa i pėrket vajzės, e lusim Zotin qė t'a pasurojė. Ashtu siē e lusim Zotin tė t'a largojė xhelozinė." (Buhariu, 1/107, hadithi 275)
Transmeton Ebu Musa El-Esh'arij – Zoti qoftė i kėnaqur me tė – se i dėrguari i Zotit a.s ka thėnė:“Kur i vdes fėmija njė njeriu, i pyet Zoti melekėt: “A e morėt fėmijėn e robit Tim?” “Po, o Zot”–i pėrgjigjen melekėt. “A e morėt frutin e zemrės sė tij?” –i pyet pėrsėri Zoti. “Po, o Zot”–i thonė melekėt. “Po ēfarė tha robi Im?” –pyet Zoti. “Tė falenderoi Ty, o Zot dhe tha qė tė Zotit jemi dhe tek Ai do tė kthehemi”. Atėhere do t’u thotė Zoti: “I ndėrtoni atij njė shtėpi nė xhennet dhe quajeni shtėpia e falenderimit.” “Nuk ka shpėrblim mė tė madh sesa xhenneti pėr dikė qė Zoti e sprovon me vdekjen e njė tė dashuri nė kėtė botė dhe ai duron.” (Muslim, 2/631, hadithi nr 918)
Transmeton Enes ibnu Malik – Zoti qoftė i kėnaqur me tė – se e ka dėgjuar tė dėrguarin e Zotit a.s tė thotė:"Thotė Zoti i madhėruar:"Nėse e sprovoj robin tim me dy tė shtrenjtat (me humbjen e shikimit) do ia kompensoj me xhenet." (Sunen Tirmidhij 3/3441, hadithi 1021)

Makresh
20-10-11, 19:21
Histori e bukur mbi durimin




Urve bin Zubejri, ka qenė njė nga fakihėt, dijetarėt dhe tė pėrkushtuarit ndaj fesė sė Zotit. Ai njihet si njė ndėr shtatė fakihėt e Medines. Babai i tij ishte Zubejr ibnu Avami, njė ndėr dhjetė tė pėrgėzuarit me xhenet. Nėna e tij ishte Esmaja, vajza e Ebu Bekrit. Urve ibnu Zubejri njihet pėr durimin e tij. Njė herė, ai u nis pėr nė Damask, pėr tė vizituar Halifen, El-velid ibnu Abdul Melik. Me vete mori dhe djalin e tij tė vogėl, Muhamedin, i cili ishte shumė i bukur. Kur arritėn nė Damask, djali i kėrkoi qė tė shohė kuajt e Halifes, dhe Urve e lejoi. Teksa luante me kuajt, djali rrėzohet nga kali dhe vdes dhe e varrosin nė Damask.
Pas ca kohėsh, Urves i sėmuret kėmba me gangrenė dhe doktorėt e kėshillojnė qė ta presė, me qėllim qė tė mos pėrhapet sėmundja. "Qė tė humbasėsh vetėdijen – i thanė – do tė tė japim tė pish ilaē gjumi. "
"Jo – u tha ai – nuk dua qė tė mė hiqet njė pjesė e imja nga trupi duke qenė nė gjumė." "Mirė – i thanė – tė tė japim pije dehėse, me qėllim qė tė mos ndjesh dhimbje." Por Urve u tha:"Nuk do pėrdor haramin pėr tė fituar shėndetin."
Nė kėtė kohė, nė dhomė hynė disa burra tė cilėt nuk i pėlqyen. I habitur e pyeti doktorin:"Kush janė kėta?"
Doktori i tha:"I sollėm me qėllim qė tė tė mbajnė, pasi do e kesh tė vėshtirė t'a durosh dhimbjen."
Urve u tha:"A tju rekomandoj diēka mė tė mirė? Mė lini tė falem dhe kur tė bie nė sexhde dhe tė dukem sikur nuk jam nė kėtė botė, atėherė bėni ē'tė doni pasi jam me Zotin dhe nuk ndjej gjė. E pritėn sa filloi tė falej, ra nė sexhde, dhe kur e panė se ndihej sikur nuk ishte nė kėtė botė, filloi doktori t'i presė kėmbėn me sharrė. Kurse nga goja e tij nuk dėgjonin veēse "Subhanallahi vel hamdu lilahi, ve la ilahe il-la llahu va llahu ekber".
Kur doktori e preu kėmbėn, e futi nė vaj tė valuar me qėllim qė ti ndalej gjaku. Vetėm atėherė Urves i ra tė fikėt. Kur u pėrmend, u kėrkoi t'i jepnin kėmbėn e prerė. E mori nė dorė dhe tha:"O Zot, ti e di mė mirė qė nuk kam ecur me tė kurrė nė haram."
Mė pas tha:"O Zot, pata dy kėmbė dhe dy duar. Mė more njėrėn kėmbė dhe mė le tjetrėn dhe dy duart. Pėr ty ėshtė falenderimi. Kisha shtatė djem, mė more njėrin prej tyre dhe mė le gjashtė tė tjerė. Pėr ty ėshtė falenderimi. Tė falenderoj pėr ata qė mė dhe, tė falenderoj pėr ata qė more dhe tė falenderoj pėr ata qė mė ke lėnė."

Makresh
20-10-11, 19:21
Pėrfundim


Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme nė historinė e Ejubit a.s, ėshtė mėshira e Zotit tė madhėruar, e cila demonstrohet fuqishėm tek njerėzit qė i ka sprovuar dhe qė e kanė pėrballuar atė me durim.
Kurse pėrsa i pėrket betimit tė Ejubit a.s se do e kamzhikojė tė shoqen njėqind herė dhe zgjidhja qė i ofroi Zoti, duket sėrish qartė mėshira e Zotit pėr tė dhe pėr tė shoqen, e cila i shėrbeu dhe duroi sprovėn e rėndė. Pėr t'a mbajtur betimin dhe premtimin, Zoti i madhėruar e urdhėroi Ejubin a.s tė marrė njė dorė me njėqind fije bari dhe me tė t'a godasė tė shoqen vetėm njė herė. Kėshtu, ai nuk do e shkelte betimin. Thotė Zoti nė Kuran duke pėrshkruar kėtė moment:"(Ne i thamė atij): “Merr me dorėn tėnde njė tufė thuprash e bjeri lehtė me to (gruas tėnde) dhe mos e shkel betimin tėnd!” (Sad, 44)
Kjo zgjidhje kaq e lehtė, ėshtė mirėsi e Zotit dhe shpėrblim pėr durimin e Ejubit a.s, bindjen dhe pėrkushtimin e tij. Thotė Zoti nė Kuran:" Ne e gjetėm atė tė durueshėm, rob tė mrekullueshėm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesė tek Zoti!" (Sad, 44)
Historia e Ejubit a.s, durimi i tij dhe i bashkėshortes sė tij, janė mesazh qė i drejtohet ēdo bashkėshorti dhe bashkėshorteje, qė t'a durojnė njėri-tjetrin, sidomos nė raste krizash dhe fatkeqėsish. Nė njė martesė, nuk shihet vetėm ana e interesit dhe pėrfitimeve. Martesa, pikė sė pari ėshtė pėrkujdesje, dashuri, mirėsi dhe dhembshuri.
Nė fund, e lusim Zotin qė tė na pajisė me durim, tė na bėjė tė durueshėm me bashkėshortet tona dhe t'i bėjė ato tė durueshme me ne! Amin!

Zanzi/M
20-10-11, 21:08
Te ti nuk paskan pas efekt hic keto mesime, apo si ke lexu hic