PDA

View Full Version : Autonomi per Veriun? Regjione autonome per shqiptare


Januzbrahimi
25-10-11, 22:23
Evropa "nene" ashktu siq nuk e ka harruar kurre historikisht Serbine dhe serbet dhe qe i quan fashist shqiptaret, do te bej per ta edhe kete hap. Kokefortesia, politika aktive e dinake serbe do ti arrije ato qellime qe i ka hartuar per veriun e Kosoves, pra nxerrjen e nje autonomie substanciale me mbeshtetje nga perendimi. Zhagitja e zgjidhjes se problemit te veriut ishte e qellimshme qe te krijohen kushtet dhe rrethanat qe te ndodh nje akt i tille, politika prishtinase do te lejoj te kaloje edhe kjo. Koha per ta mbrojtur Mitrovcen dhe veriun i ka skaduar "patrioteve" te Prishtines ne qershor te vitit 1999, atehere perpara traktatit t Kumanoves,ku ne qytetin e Mitrovices ashtu sikurse ne krejt veriun nuk ishte asnj çizme e pushtuesit serb. Dhe atehere Ushtrija jone, pasiqe thonim se kishim ushtri, u dashte te shkonte jo ne Mitrovice, por mbi Leposaviq e ti mbroj kufinjet me Serbine e te ballafaqohet aty.Mirpo çlirimtaret ishin teper te angazhuar qe te uzurponin banesa e ti siguronin kolltuqet e tyre ne Prishtinen e çliruar.
Ideja e krijimit te nje regjioni apo krahine autonome si model i Tirolit Jugor /Sudtirol ne veri te Kosoves qarkullonte neper Evrope para 10 viteve. Nese kjo arrihet atehere kjo pjese si regjion administrativ do te gezon privilegje te dyfishta pasiqe do te kete perkrahje te plote si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina, kurse pjesa tjeter e Kosoves, ai 70% i territorit do te mbetet peng e nje Kushtetute qe ka kuptim vetem per te dhe e nje shteti qe do ta shfrytezoj me taksa e tatime deri ne asht. Sa per informin nje krahin me autonomi detyrohet te derdh ne arken e shtetit vetem 20% e taksa dhe tatime qe grumbullon e 80% e mban per vete ,kurse e kunderta do te ndodh me pjesen e mbetur me administrim komunal te zakonshem. Ne kete skenar komunat e mbetura shqiptare do gjenden ne situate ku do te pesojne "shtrydhje tatimore " nga Centralizimi i Prishtines . Dy skenare jan te mundshme ne nje situtate te tille: I pari eshte nxitja e shqiptareve qe te perpjekin te hyn ne nje konflikt te pamundshem, pasiqe eshte e pakuptimte te luftohet me arme per diqka, ne dite te sotit, kur nderhyn menjehre pala e tret - Nato permes Kforit me rrezikun qe mund t'iu shkaktoj shqiptareve qe te humbin edhe keto pak arritje qe i kan bere .E dyta eshte qe komunat shqiptare te mblidhen sipas afersise gjeografike dhe krahinore ne menyre qe te krijojn Regjione autonome sikurse ajo e Veriut, zgjidhje kjo qe do te parandalonte ashpersim te situates dhe perseritje te panevojshme sikurse ne vitin 2004, situate kjo qe payshim do ti konvenonte interesave te huaja ne Kosove. Dikush do ta quante coptim te Kosoves, mirpo eshte zgjidhja e vetme dhe me e mira e cila nese nuk behet menjehere, pas 5-6 viteve do te kerkohet por nuk do te jete e mundur.