PDA

View Full Version : Shkėmbim territoresh mes Serbisė dhe Kosovės


Hajra
28-10-11, 18:14
Shkėmbim territoresh mes Serbisė dhe Kosovės


28-10-2011 09:40 CET
[/URL] (http://www.addthis.com/bookmark.php?v=250&winname=addthis&pub=xa-4dde9811192a1f62&source=tbx-250&lng=de&s=formspring&url=http%3A%2F%2Fwww.zeri.info%2Fartikulli%2F1%2F1 %2F37258%2Fshkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves%2F&title=Z%C3%ABri%20%E2%80%A2%20INFO%20-%20Ditari%20-%20Politik%C3%AB%20-%20Shk%C3%ABmbim%20territoresh%20mes%20Serbis%C3%A B%20dhe%20Kosov%C3%ABs&ate=AT-xa-4dde9811192a1f62/-/-/4eaae2870f5a4a08/1/4d8bd11172bed83a&frommenu=1&ips=1&uid=4d8bd11172bed83a&ufbl=1&ct=1&pre=http%3A%2F%2Fwww.zeri.info%2Findex.php&tt=0) (http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#)

Anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve Dana Rohrabacher thotė se shkėmbimi i territoreve mes Serbisė dhe Kosovės ėshtė zgjidhje e mirė, nga e cila tė dyja palėt do tė pėrfitonin.
Nė njė intervistė pėr shėrbimin serb tė “Zėrit tė Amerikės”, ligjvenėsi amerikan thotė se hapja e ēėshtjes sė kufijve nuk do tė ndikojė nė ēėshtjet e tjera nė rajon, sepse bėhet fjalė pėr shkėmbim territoresh mes dy vendeve sovrane.
Ligjvėnėsi republikan Rohrabacher thotė se nė dhjetė vitet e fundit Shtetet e Bashkuara janė pėrqendruar nė Afganistan dhe Irak, por se ende ka ēėshtje tė pazgjidhura nė Ballkan ku Shtetet e Bashkuara kanė pėrdorur forcėn nė vitet 1990 pėr tė parandaluar vrasjen masive tė popullit tė Kosovės nga diktatura serbe.
Ai thotė se duhet tė ketė njė plan tė ri, i cili do tė shmangte njė luftė tjetėr nė Ballkan.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se njė luftė tjetėr mes kėtyre dy vendeve do tė ishte e tmerrshme pėr popujt e rajonit dhe do tė krijonte paqėndrueshmėri nė mbarė botėn, veēanėrisht nė Evropė.
Ai thotė se pėr t’i dhėnė zgjidhje pėrfundimtare konflikteve tė vazhdueshme mes popullit tė Kosovės dhe fqinjit tė tyre serb duhet tė ndryshohen kufijtė aktualė qė janė vendosur nė vitet 1950 nga regjimi i Titos.
“Unė mendoj se pėr t’i dhėnė fund kėtij konflikti tė hidhur dhe urrejtjes mes popullit tė Kosovės dhe serbėve ne duhet tė pranojmė kufij realistė, nė vend qė tė imponojmė kufijtė e vjetėr, tė cilėt janė vendosur nga Tito”.
Rohrabacher thotė se nėse e Kosovės i njihet e drejta pėr vetėvendosje, edhe serbėve nė veri tė Kosovės duhet t’u njihet e drejta pėr vetėvendosje. Por ai thotė, se ekziston njė zgjidhje shumė e lehtė pėr kėtė, sepse nė Luginėn e Preshevės 90 pėrqind e popullsisė janė kosovarė, tė cilėt nuk duan tė jenė pjesė e Serbisė.
“Kėshtu qė njė shkėmbim territoresh, nė kėtė rast, nuk do tė rezultonte nė humbje tė madhe tė popullsisė ose territorit pėr kėto dy vende. Do tė ishte njė zgjidhje nga e cila tė dyja palėt do tė fitonin”.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se kjo zgjidhje do tė ulte tensionet dhe do tė rriste mundėsinė pėr bashkėpunim mes kėtyre popujve.
Lidhur me shqetėsimet se hapja e ēėshtjes sė kufijve mund tė ketė ndikim negativ nė rajon, Rohrabacher thotė se frika nga kjo zgjidhje nuk ėshtė e arsyeshme. Ai thotė se bėhet fjalė pėr shkėmbim reciprok tė territoreve dy vendeve sovrane.
“Pra, ne po flasim pėr njė pėrfitim reciprok tė shkėmbimit tė territoreve. Kjo nuk do tė shkaktojė hapje tė ēėshtjeve tjera. Kjo do tė krijojė mundėsi pėr fillimin e negociatave pėr shkėmbimin e dyanshėm tė territoreve, qė do ta pėrmirėsonte situatėn atje”.
Ligjvėnėsi Rohrabacher thotė se pėr shkak tė armiqėsive dhe situatės sė tensionuar ėshtė e vėshtirė qė njerėzit tė jenė tė arsyeshėm. Por, duhet tė binden kosovarėt dhe serbėt se kjo ėshtė zgjidhje e mirė pėr tė dyja palėt.
Kosovarėt nė veēanti mund tė pėrfitojnė nga kjo zgjidhje sepse 90 pėrqind e popullsisė nė veri tė lumit Ibėr ėshtė e pėrkatėsisė serbe. Dhe nėse situata vazhdon tė injorohet dhe nuk bėhet asgjė, ata do ta humbasin atė pjesė tė territorit.
Ai tha se trupat amerikane do tė largohen nga Kosova brenda disa vitesh pėr shkak tė problemeve financiare nė Amerikės. Pas largimit tė trupave amerikane nga Kosova, nėse problemin nė veri tė vendit nuk zgjidhjet, shton ai, kriza dhe konflikti mund tė shpėrthejė pėrsėri. /qik/
(http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#) (http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#) [URL="http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#"] (http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#) 3 (http://www.zeri.info/artikulli/1/1/37258/shkembim-territoresh-mes-serbise-dhe-kosoves/#)

Tarzani
28-10-11, 19:04
Kemi shkembye mjaft shume ..e veq nese ja falim Kosoven krejt per hater te evropes apo qiftit tend..., kishe tash don mu bo e mire serbia ne fund.. sanxhaku i nishit sa fshatra i ka pas e sa banor para vitit 1878 sa kan qen me nacionalitet Shqiptar diku 550 fshatra diku etnikisht shqiptare diku gjysma e tyre diku me pak vetem se gjithe keto fshatyra jan pastrue etnikisht e tash po kerkon ....pajtim histori... jo rastesisht i ke dhene 3 qytetete . leposaviqin,zveqanin edhe Zubin Potokin... edhe i ka marr pjesen lindore te Kosoves... arsya, me i shperngul shqiptaret qe andej dhe kendej me rrit nr e banorve te perzim me serb.... por i ka mbet ne fyt potezi i fundit edhe pse per nga teritori del fitimtare... sanxhaku i nishit si dhe sanxhaku i sotem novi pazari

Eh robti ti qifsha moj evropa kuve me deputet te parlamentit evropian jelko kacin e me erhard busek e me galuqa te unmik e me senator te sojit te tille......... ne tre p te somes kurr mos ju kofsha fal

Arb
16-11-11, 19:19
Haziri pėr kufij tė 1956-ės

Deputeti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarėve dhe serbėve mund tė zgjidhet nė kthimin e kufijve historikė dhe natyralė tė Kosovės qė kanė ekzistuar deri nė vitin 1956. Asokohe pjesė e Kosovės kanė qenė Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, por jo edhe Leposaviqi me disa fshatra.

Haziri ka thėnė pėr KosovaTimes se kjo mund tė realizohet pėrmes njė dialogu paqėsor. “Kėto vendbanime (Leposaviqi dhe disa fshatra tė Zubin Potokut) me popullatė serbė i janė bashkėngjit Kosovės me qėllim tė ndryshimit demografik tė popullatės”, ka thėnė ai.

Haziri, i cili ka qenė pjesė e bisedimeve pėr statusin e Kosovės dhe anėtarė i dy qeverive tė pasluftės, kėrkon tė mbyllet ēėshtja e kufijve qė vazhdon tė mbetet e hapur edhe pas shpalljes sė pavarėsisė.

“Kufijtė e pasluftės sė Dytė Botėrore janė kufijtė realė tė Kosovės historike”, tha ai, duke shtuar se shkėputja e territoreve qė kanė qenė pjesė e Kosovės ėshtė bėrė nė kuadėr tė reformave agrare dhe pėrmes njė referendumi tė manipuluar popullor qė ėshtė organizuar nėpėr fshatra. Paralelisht me kėtė, ėshtė bėrė shpėrngulja e shqiptarėve pėr nė Turqi me qėllim tė ndryshimit demografik tė Kosovės”.

“Ėshtė bėrė ndryshimi demografik duke dėrguar fshatra dhe vendbanime shqiptare nėn administrimin e Vranjes si qendėr administrative, dhe nė anėn tjetėr duke sjellė serbė nga Kraleva nė qendrėn administrative tė Mitrovicės”, ka thėnė Haziri.

Ai konsideron se pėrmes njė dialogu paqėsor mes Kosovės dhe Serbisė mund tė bėhet ridefinimi i kufijve. “Njė dialog paqėsor i definimit tė kufijve qė kanė qenė deri nė vitin 1956 do t’i zgjidhte problemet etnike dhe territoriale mes serbėve dhe shqiptarėve. Raportin mes Kosovės dhe Serbisė, problemet e komuniteteve apo pakicave nacionale, dhe problemet territoriale”, ka thėnė Haziri.

Deputeti Haziri thotė se politika e Kosovės duhet guximshėm tė dalė me qėndrim politik qė kufijtė qė kanė qenė deri nė vitin 1956 janė tė pranueshėm pėr shqiptarėt dhe i zgjidhin problemet nė lindje ose juglindje tė Kosovės dhe i mbyllin problemet nė veri.

“Sė pari Sėrbia dhe Kosova e njohin njėra tjetrėn me kufijtė egzistues. Mė pas asnjė instancė ndėrkombėtare nuk e ndalon ridefinimin e kufijve me marrėveshje. Kjo nuk paraqet ndryshim tė kufijve. Me tė rėndėsishėm se kufijtė janė njerėzit. Njė proces dialogu pėr kufijtė e atėhershėm nuk i bėn keq as Kosovės as Serbisė, por pėrkundrazi, e mbyll problemin e serbėve nė veri tė Kosovės dhe e mbyll problemin e shqiptarėve nė jug tė Serbisė”, ka deklaruar Haziri. /Telegrafi/

Oqeani
16-11-11, 19:36
Mire po e di se ēka duhet, dhe te gjithe e dine, por si te veprohet !

murrizi
17-11-11, 07:48
Luftfi Haziri e ka mire.
(Kshtu eshte) kur dikush guxon ta flet te verteten.

Oqeani
17-11-11, 18:35
Luftfi Haziri e ka mire.
(Kshtu eshte) kur dikush guxon ta flet te verteten.


Burri qe na ka folur ! E ēka paska thene!!!

Hajra
18-11-11, 14:40
Burri qe na ka folur ! E ēka paska thene!!!



......e qe de, hahahahahahah....

...s po di qysh me ja qu ket hart lute fukarase e me i than a e ke fjalen per qet kufi?

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/8/86/Rumelia_map.jpg