PDA

View Full Version : Hoxha Hasan Tahsini


Zero Cool
08-11-11, 21:32
http://www.kmsh.al/images/stories/hasantahsini.jpg
"Do tė kėrkoj dituri, atė qė e bėri njeriun njeri".


Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu lindi nė vitin 1812. Ėshtė djali i Osman Efendi Rushit Ahmedit, i cili ka qenė njė dijetar i shquar; ishte kadi, myfti dhe kryesisht myderriz, nga katundi Ninat, rrethi i Filatit tė Konispolit, nė Ēamėri.
Hoxha, para emrit Hasan, nuk ėshtė emėr, por njė titull i lartė, shumė i nderuar i kohės, qė do tė thotė: Dijetar mbi dijetarėt, ose nė gjuhė tė sotme: Akademik…Kurse mbiemri Tahsin, pas emrit Hasan, nuk ėshtė mbiemėr, por ėshtė njė cilėsi dalluese, shquese, vlerėsuese, qė i ishte dhėnė qysh kur ishte student nė Stamboll, sepse ishte mė i dalluari, mė i shquari, mė i vlerėsuari…
Hoxha Hasan – Tahsin Efendiu mėsimet e para i filloi nė Prevezė, kurse tė mesme i filloi nė Shkodėr, i vazhdoi nė Berat, ku i ati, Osman Efendiu, ishte caktue myfti, myderriz, (profesor)…
Nė Stamboll, qysh si student, meqė ishte mė i dalluari, mė i shquari, mė i vlerėsuari i dhėnė titullin: Tahsin, tė cilin e gėzoj si "mbiemėr" tėrė jetėn…
Me njė vendi mbretėror, jo vetėm qė i dhanė kėtė titull, por, Hasan Tahsin Efendiun e dėrguan nė Francė pėr tė studiuar. U regjishtrue nė Fakultetin e Shkencave Natyrore, nė Universitetin e Sorbones, nė Paris, ku studioj me pėrkushtim, me vullnet, me shumė dashuri, sa qė u befasonte secili…! Mė nė fund, ky student shqiptar kaq i vyeshėm i pėrfundoi studimet me sukses tė shkėlqyeshėm… Menjėherė e punėsuan, me vendim mbretėror, e emėruan Imam nė Ambasadėn e Perandorisė Osmane nė Paris, ku, me gjithė studime, qėndroi afėr 16 vjet…!
Kur u kthye nė Stamboll e themeloi Universitetin Modern tė Stambollit, ku ishte edhe profesor i psikologjisė dhe Rektor i parė i kėtij Universiteti.

Hoxhė Hasan – Tasin Efendiu, jo vetėm qė nuk e harroj asnjė herė se ishte shqiptar, por meqė ishte ndėr shqiptarėt mė i formuari, mė i dituri, mė i ngrituri, gjithnjė printe nė ēėshtjen shqiptare-kombėtare…
Ishte ndėr tė parėt qė hartoi njė alfabet tė veēant pėr gjuhėn shqipe…Ishte ndėr tė parėt, nga nismėtarėt, pėr themelimin e Shoqėrisė Kulturore Shqiptare tė Stambollit (1879)… Ishte nga tė parėt nė themelimin e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881)…
Vėllezėrit Frashėri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si edhe atdhetarėt tė tjerė, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo vetėm nxėnėsit e tij, plotė besnikėri, por edhe bashkėpuntorė kryesor…
Hoxha Hasan - Tahsin Efendiu, pėrveē qė ishte atdhetar, njė nga figurat mė kryesore, mė madhore, ishte motorri i Rilindjes Kombėtare Shqiptare…
Nuk ishte vetėm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog, sociolog, pedagog dhe ishte mė i pari astronom nė tėrė Perandorinė Osmane…
Nuk ishte vetėm atdhetar, por ishte edhe dijetar, mendimtar, pėrkthyes, poet, shkrimtar, letrar…Ishte njė iluminist enciklopedist…!
Ishte njohės pėr bukuri nė astronomi, filozofi, teologji, matematikė, fizikė, histori, gjeografi, bujqėsi, letėrsi…
Ishte pioneri i parė i Shkollės Psikologjike…
Pėr tė gjitha kėto aftėsi ka dėshmi…
Sipas burimeve turke, Hoxha Hasan Tahsini ishte njeriu mė i ditur i kohės nė Stamboll, jo vetėm nė shkencat natyrore, por edhe nė ato letrare, filologjike, filozofike, teologjike…
Hoxha Hasan Tahsini ka shkruar, botuar, mė se 20 libra shkencore, astronomike, psikologjike, pedagogjike…
Studimet e tij, fillimisht i botoi nė revistėn shkencore:"Mexhmual-i-Ulum" , qė vet ishte themelues…
Kėtu, tani, vlen tė pėrmenden disa nga veprat e tij:

1. Historia e krijimit
2. Themeli i Gjithėsisė
3. Psikologjia apo Dituria e shpirtit
4. Tė fshehtat e ajrit dhe ujit
5. Rruzullimi i pėrbotshėm
6. Pasqyra qiellore, etj. etj.

Mė nė fund, nėse ndonjė lexues mendon se e kam tepruar, duke e lavdėruar, Hoxhė Hasanin, ai ka gabuar…! Pse? Sepse ka shumė tė tjerė studiues, nė Lindje, nė Perėndim, qė kanė shkrue pėr te me plotė frymėzim, pa i hye nė hak-aspak!
Turkologu i njohur rus, Smirnov, nė veprėn e tij :
"Pėrshkrimi i Historisė sė Letėrsisė Turke", botuar nė Petrograd, me 1891, e cilėson Hoxhė Hasanin si "Lomonosovin e Turqisė".
Kurse, historiani perėndimor, Rodrig Davidson, nė veprėr e tij "Reformat nė Perandorinė Osmane" (1856-1876), thotė se: "Hoxha Hasan Tahsini ishte dijetari mė i mirė i asaj kohe nė tėrė Perandorinė Osmane".
Hoxha Hasan Tahsini ndrroi jetė me 4 korrik 1881, nė Stamboll, nė moshėn 69 vjeēare.

Fragment:

Pas goditjes sė rreptė si zyrtar, qarqe tė caktuara bėnė ēmos qė ai tė urrehej nga masa e popullit, e cila mjerisht asokohe vuante shumė nga padituria. Shpifarakė tė caktuar shkallėsh tė ndryshme shoqėrore e paditėn botėrisht si zot-mohues, tė pafź. Ata bėrtisnin andej-kėndej: “Ky drejtor ka mėsuar tek kałrėt; ėshtė bėnė kałr!”. Hoxhė Tahsini iu pėrgjigj me kėta vargje:
Ata qė mė kanė zilģ, thonė se qenkam i pafź,
me kėtė padije sheshit gėnjejnė:
dhe unė iu pėrgjigja: “Jeni fetąrė!”.
Gėnjeshtrės iu pėrgjigja me rrenė.

Hajra
09-11-11, 13:31
Hasan Tahsini pėr shkrimin e shqipes

2011-07-29



(Me rastin e 200-vjetorit tė lindjes)

Hasan Tahsini, ky dijetar dhe atdhetar i flaktė pėr veprimtarinė e tij nė tė mirė tė idealit kombėtar, bėn qė tė vlerėsohet edhe pas 200 vjetėsh tė lindjes dhe 130 vjetėsh tė vdekjes. Ėshtė shquar pėr ato krijime kushtuar psikologjisė, astronomisė, pėrgjithėsisht shkencave ekzakte, ndėrsa nė vitin 1874 shpėrndau njė fletė fluturuese ku kishte pėrfshirė alfabetin origjinal qė e kishte titulluar nė gjuhėn frėnge dhe turke: “Alfabeti metodik shqip”.
Vepra e tij ėshtė vlerėsuar nga studiuesit shqiptarė, duke realizuar botime tė ndryshme dhe duke organizuar konferenca shkencore rreth figurės sė tij. Sė fundi u botua monografia “Profesor Hasan Tahsini”, nė tri vėllime (Tiranė, 2009) e autorit Laurant Bicaj, qė ėshtė botimi mė i gjerė qė ėshtė bėrė deri tani pėr Hasan Tahsinin.
Shteti shqiptar i ka dhėnė titullin “Mėsues i Popullit” (1961) dhe Urdhrat “Pėr veprimtari patriotike” tė kl.II (1962), dhe “Naim Frashėri”, kl.I (1995).
* * *
Hasan Tahsini u lind nė Ninat tė Konispolit, mė 1811, 200 vjet mė parė, ndonėse ka edhe versione tė tjera pėr lindjen njė ose dy vjet mė vonė. Fėmijėrinė e tij e kaloi nė Shqipėri, duke ndjekur tė atin nga Janina nė Shkodėr, pranė Mustafa Pashė Bushatit, ku qe mėsues i fėmijėve tė tij. Ndjekja dhe zbulimi i dokumenteve pėr punėn qė ka bėrė i ati nė kėto pashallėqe do tė ishte me shumė vlerė pėr tė vėrejtur ndikimin qė kanė pasur kėto lėvizje nga Jugu nė Veri, pasi duhet tė ketė qenė njė njeri me influencė dhe duhet tė ketė pasur ndonjė status tė veēantė. Tė dhėnat e sotme janė mė shumė opinione se sa tė dokumentuara. Lėvizi nga Shkodra nė Berat nė detyrėn e myftiut, ku mori me vete edhe fėmijėt e tij. Pas vdekjes sė tė atit, H.Tahsini kthehet nė vendlindje, por tashmė me bindjen pėr tė lėnė Ninatin. S’kaloi shumė kohė dhe do tė vendoset nė Stamboll dhe shumė shpejt do tė shquhet si veprimtar i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Nė kryeqytetin e perandorisė osmane shkoi pėr t’u arsimuar dhe pėr tė fituar dije, prandaj fillimisht ndoqi njė nga medresetė mė tė dėgjuara tė Stambollit me afat katėrvjeēar.
Duke parė zgjuarsinė e Hasan Tahsinit dhe pėrfundimin me shumė sukses tė shkollės, e zgjodhėn qė ta dėrgojnė nė Universitetin e Sorbonės, ku do tė studiojė pėr shkencat ekzakte. Udhėtimin e dytė pėr nė kryeqytetin francez e bėri nė vitin 1857, jo mė si student, pasi kishte mbaruar me rezultate tė shkėlqyera Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, por i atashuar si imam i ambasadės turke nė Paris. Qėndrimi nė Paris pėr njė kohė shumė tė gjatė bėri qė ai tė njihte jo vetėm personalitete tė ndryshme, por tė njihej edhe me zhvillimet nė fushėn filozofike tė Francės sė asaj kohe.
U kthye nga Parisi nė shkurtin e vitit 1869. Rrjedhja e ngjarjeve fillimisht shkoi nė favor tė H.Tahsinit, pasi emri i tij ishte bėrė i njohur si njeri i pėrgatitur dhe opinioni kėrkonte njerėz me dije, prandaj u zgjodh rektor i Universitetit tė Stambollit, universitet i porsahapur (1870). Por lavdia e tij nuk zgjati shumė, pasi programi shkencor i paraqitur nga Hasan Tahsini shkaktoi indinjatė dhe revoltė te njė pjesė e dėgjuesve qė pėrfaqėsonin njė klan tė prapambeturish, por qė kishin peshė nė piramidėn qeveritare. Kėto bėnė qė shumė shpejt H.Tahsinin ta shkarkonin nga detyra e rektorit (11 dhjetor 1870) dhe universiteti tė mbyllet. Hasan Tahsini mbeti pa punė, por shpejt adoptoi njė ndėrtesė tė vjetėr, ku sipas Sami Frashėrit, ”Jetėn e tij e kaloi midis librave tė shumtė dhe instrumenteve shkencore, duke studiuar dhe dhėnė mėsim”.
Nė vitin 1874 Hasan Tahsini ndodhej nė Shqipėri. Veprimtaria politike dhe arsimore e H. Tahsinit dhe e K.Kristoforidhit ra nė sy edhe tė konsullit francez nė Janinė, August Dozonit, sipas tė cilit, ata “po pėrpiqeshin tė pėrpunonin gjuhėn shqipe deri nė nivelin e njė gjuhe tė shkruar dhe tė pėrhapnin gjithashtu arsimin nė gjuhėn amtare, duke i ngritur njė barrikadė helenizmit”. Deri mė sot nuk kemi ndonjė tė dhėnė tjetėr nėse ėshtė marrė me tė vėrtetė dhe ēfarė pune ka bėrė pėr hartimin e njė gramatike dhe fjalori tė shqipes, qė kanė qenė ėndrra tė rilindėsve tanė. H.Tahsini mė pas udhėtoi pėrsėri pėr nė Stamboll, ku kaloi ēastet e fundit tė jetės sė tij.
Vdiq nė vitin 1881, nė moshėn 70-vjeēare, nė Eren-Qoj, njė nga fshatrat mė tė bukura tė Stambollit nga ana e Ysqydarit,
* * *
Nė kėtė shkrim nuk do tė merremi me gjithė diapazonin e veprės sė tij, por do tė pėrqendrohemi kryesisht nė kontributin e tij nė fushėn e shkrimit tė shqipes.
Pėrpjekjet e Hasan Tahsinit pėr kėtė problem nisin qė herėt, nė fillimet e gjysmės sė dytė tė shekullit XIX.
Nė Stamboll, nė kėto vite ai do tė bashkėpunojė edhe me patriotė tė tjerė, si me Ismail Qemalin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasėn etj. Lėvizja jonė kombėtare ende nuk ishte nė ngritje, por kėta veprimtarė po jepnin sinjalin se sė shpejti lėvizja politike e shoqėruar me njė lėvizje kulturore do tė rritej.
Veprimtaria e Hasan Tahsinit nė fushėn e shkrimit tė shqipes duhet parė nė dy rrafshe: e para, nė pėrpjekjet e tij nė bashkėpunim edhe me patriotė tė tjerė pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes; e dyta, si hartues i njė alfabeti tė veēantė tė shqipes. Nga tė dhėnat qė njohim deri mė sot mendohet se rreth viteve ’50 tė shekullit XIX kemi pėrpjekje pėr lėvrimin e gjuhės shqipe dhe hapjen e shkollave si dhe pėr “themelimin e njė shoqėrie kulturore nė Stamboll, qėllimi i sė cilės ishte tė grumbullonte mjetet e nevojshme pėr shtypjen e librave dhe mbajtjen e shkollave”.
Ky problem nuk mund tė zgjidhej me pėrkrahjen e perandorisė osmane, por do tė zgjidhej nga vetė shqiptarėt dhe qe njė nga ēėshtjet qė u diskutua mė shumė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XIX. Tė dhėna me interes na jep Jani Vretoja nė kujtimet e tij pėr historinė e alfabetit tė shqipes (dorėshkrim), tė cilin e kemi pasur parasysh pėr kontributin e Hasan Tahsinit nė kėtė fushė. Pėr mbledhjen e vitit 1867 ai shkruante se, “nevojėn e pėrdorimit tė njė alfabeti tė vetėm tė pėrbashkėt qė tė kishte aq shkronja tė thjeshta njėformėshe sa ka gjuha jonė shqipe zanore dhe bashkėtingėllore, e ndjenė nė vitin 1867 njerėz tė shquar tė kombit tonė qė ndodheshin dhe banonin nė Stamboll…si Ismail.Beu…P.Vasa…ligjėruesi Hasan Tahsini prej Filati, njeri me kulturė arabe, persiane, turke dhe franceze dhe K.Kristoforidhi…”
Diskutime u zhvilluan pėr katėr variante pėr tė cilėt ishin tė pėrgatitur dhe secili kishte shfaqur mendimin e tij. Pikėnisja qe viti 1867 dhe vazhdoi edhe me orvatje tė tjera deri nė vitin 1879, kur u miratua alfabeti i Stambollit. Mė shumė pėrkrahės pati varianti pėr alfabetin latin, i pėrfaqėsuar nga I. Qemali, K. Kristoforidhi, P. Vasa etj. Dhe kjo qe zgjidhja mė e drejtė, pasi ai u pėrdor qė me dokumentin e parė tė gjuhės shqipe, me “Formulėn e pagėzimit” tė vitit 1462, ndonėse nė atė kohė ajo nuk njihej. Variantet pėr alfabetin arab dhe variantet e tjera u kundėrshtuan edhe nga Hasan Tahsini. Ai nė tė gjitha mbledhjet qė ka marrė pjesė gjatė atyre 12 vjetėve, ka qenė kundėrshtar i rreptė i gjithė varianteve tė tjera, pėrveē atij origjinal. Ai donte qė alfabeti tė ishte i veēantė, me shkronja tė reja, tė ndryshme nga ato qė ekzistonin.
* * *

Hajra
09-11-11, 13:32
Komiteti i Stambollit nė vitin 1877 krijoi njė komision pėr hartimin e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, nė pėrbėrje tė tė cilit ishte edhe Hasan Tahsini. Me mjaft interes ėshtė njė artikull i autorit botuar nė vitet e zjarrta tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Tė dhėnat pėr kėtė shkrim i kemi marrė nga artikulli i Z.Litos: “Arma e diturisė dhe e pėrparimit”, ku autorja jep tė pėrkthyer disa nga pasazhet e kėtij shkrimi, tė botuar te gazeta “Prizren” dhe tė ribotuar edhe te gazeta “Basiret” nė turqisht, qė dilte nė Stamboll. H.Tahsini i dėrgoi njė letėr tė hapur kėtij organi, ku shprehte kėnaqėsinė pėr vendimin e Komitetit tė Stambollit pėr hartimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė shqipes. Pėr kėtė H.Tahsini shkruante: “Nė tė vėrtetė, mbledhja e vitit tė kaluar (e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, T.O.) nuk e la nė asnjė mėnyrė nė harresė problemin e mjeteve qė duhen pėr tė pėrhapur arsimin nė Shqipėri, por gjithnjė ka kėrkuar dhe vepruar…pėr tė rregulluar dhe siguruar shpenzimet e duhura qė nevojiten pėr tė pėrpiluar njė fjalor shqip, pėr tė hartuar rregullat gramatikore dhe sintaktike tė kėsaj gjuhe, qė ėshtė mė e pėrsosura midis gjuhėve tė Europės dhe pėr tė redaktuar dhe botuar disa revista tė dobishme me karakter shkencor dhe moral”.
Siē shihet nga ky fragment, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka pasur si objekt nė fushėn e kulturės jo vetėm zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt tė shqipes, por edhe zhvillimin e arsimit nė Shqipėri, duke u pėrpjekur tė sigurojė mjetet financiare pėr hapjen e shkollave, por edhe pėr hartimin e njė fjalori shqip dhe tė teksteve mėsimore, siē ishte gramatika.
Nė kėtė shkrim, duke i dhėnė pėrparėsi pėrhapjes sė diturisė dhe tė pėrparimit, ai nuk pajtohej me atė mozaik alfabetesh qė pėrdoreshin deri nė atė kohė, si dhe me pėrdorimin e alfabeteve tė gjuhėve tė huaja, qė nuk i pėrshtateshin natyrės sė gjuhės shqipe. Pėr autorin, asnjė variant qė mund tė kėshillohej tė pėrdorej pėr shqipen nuk ishte i pranueshėm, pėrveē atij tė posaēėm. Ai gjithnjė kėrkonte tė bindte lexuesin se shqipja nuk ka nevojė pėr ēfarėdo alfabeti, por njė i tillė qė t’i pėrshtatej natyrės sė gjuhės shqipe dhe tė ishte larg ndikimeve politike dhe fetare. Pėrsėri nė kėtė artikull shkruante: “Po tė mos krijojmė njė alfabet pėr njė gjuhė, i sigurt, i saktė dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat nė tė do tė duken tė huaja…dhe kėshtu nuk do tė jetė e mundur tė pėrfitojmė atė qė dėshirojmė qė tė jetė pėr kėtė shekull i pėrshtatshėm“. Pėr H.Tahsinin nuk ka rėndėsi madhėsia e shkronjave, por vlera dhe rėndėsia qė ka pėr gjuhėn shqipe. Dhe pėr kėtė, nė shkrimin e botuar nė “Basiret”, theksonte: “Sado qė janė tė vogla si kėmbėt e milingonės, shkronjat janė arma mė e fuqishme e pėrparimit dhe e diturisė, prandaj t’i pranosh ato pa treguar kujdes tė veēantė, ėshtė mė e dėmshme se sa tė zgjedhėsh njė armė dhe pa e provuar, tė luftosh me tė. Bile, - shtonte ai, - njė armė jo e mirė sjell humbjen e njė beteje, kurse njė alfabet i gabuar shkatėrron lumturinė e popullit”.
Kėtė bindje pėr zgjidhjen e alfabetit tė pėrbashkėt, duke pranuar njė alfabet origjinal, nuk e ndryshoi, ndonėse e miratoi alfabetin e Stambollit dhe nuk e kundėrshtoi atė.
* * *
Hasan Tahsini ka hyrė nė historinė e alfabetit tė gjuhės shqipe me atė fletė fluturuese tė shpėrndarė afro njė shekull e gjysmė mė parė me titull: “Alfabet metodik shqip”. Qė nga titulli kuptohet pikėsynimi i autorit, qė nė trajtimin e problemit tė jetė metodik dhe nė ato pak rreshta ia ka arritur qėllimit.
H.Tahsini ka pasur objektiva tė caktuara qė alfabeti i tij tė realizojė dy kritere: atė shkencor, qė njė tingull-fonemė ta paraqesė me njė grafemė, si dhe atė atdhetar, qė alfabeti tė ishte jashtė ēdo ndikimi politik dhe fetar. Njėkohėsisht, ky sistem shkrimor, sipas H.Tahsinit, ishte praktik, i lehtė dhe i shpejtė nė tė shkruar dhe nė botime.
Titujt dhe nėntitujt tė vendosur nė kėtė fletė janė dhėnė nė frėngjisht dhe turqisht. Nė
gjysmėn e pjesės sė sipėrme janė shėnuar zanoret dhe bashkėtingėlloret e shqipes
dhe poshtė shkronjat e shtypit, theksat dhe shenjat e pikėsimit. Alfabeti i H.Tahsinit
ka 36 grafema, por shenja ka mė shumė.
Nė gjysmėn e pjesės sė poshtme tė fletės janė shkruar dy thėnie: njėra e filozofit gjerman Gotfrid Vilhelm Laibnic (Gottfried Wilhelm Leibniz 1646-1716), qė ka botuar edhe disa fjalė shqipe dhe ėshtė e tillė: “Laibnici i madh, filozof i Allemanjes (Gjermanisė) ka than: mė epni nji pal shkroinjza tė mira t’iu jap njė gjuhėn fort tė mirė, me epni njė gjuhėn tė mirė t’iu jap njė civilazicion (qytetėrim ) fort tė mirė” dhe tjetra, thėnia e filozofit frėng Volnei (Constandin Franēois de Chasseboeuf comte de Volney, 1757-1820): “Gjith shkroinjzat tė Evrops ian maskaralike don me thanė ian me tė meta”. Kėto dy thėnie nuk janė marrė vetėm me qėllim krahasimi pėr tė parė numrin e lėvizjeve tė dorės qė duhen pėr tė shkruar kėto thėnie me alfabetin e gjashtė gjuhėve, por ato kanė njė domethėnie shumė kuptimplotė qė pėrputhej me pikėsynimin dhe idealin qė kishte H.Tahsini. Qėllimi tjetėr i autorit ishte tė vėrtetonte se me alfabetin e tij do tė duhen shumė pak lėvizje tė dorės pėr tė shkruar tė njėjtėn gjė tė dy thėnieve tė filozofėve tė pėrkthyera nė shqip, me alfabetet e turqishtes, frėngjishtes, greqishtes, bullgarishtes dhe armenishtes. Ai do t’i bindė shqiptarėt se alfabeti i tij i veēantė ishte edhe ekonomik. Me alfabetin e tij duhen shumė pak lėvizje tė dorės, d.m.th., sa gjysma e alfabeteve tė tjerė. Gjithashtu, ky alfabet nuk ėshtė i huazuar, por ėshtė i thjeshtė dhe praktik, si dhe shumė ekonomik. Me kėtė sistem shkrimor do tė shtypeshin vepra me njė afat mė tė shkurtėr, shumė tė domosdoshėm pėr lėvizjen tonė kombėtare, pasi kėto botime do tė ishin mė pak tė kushtueshme dhe vėllimi do tė ishte mė i vogėl. Por realiteti nuk ishte i tillė, pasi duheshin shtypshkronja tė veēanta, gjė pėr tė cilėn mungonin mjetet financiare. Gjithashtu, shumė shenja ishin mjaft afėr njėra-tjetrės, sa do tė ishte e vėshtirė tė pėrdoreshin pa gabime.
Pasqyra e alfabetit tė Hasan Tahsinit fliste pėr punėn dhe pėrpjekjet e njė njeriu reformator dhe erudit qė me njė fletė, falė kulturės sė gjerė, kėrkonte tė hartonte njė sistem tė shkrimit tė shqipes jashtė ēdo ndikimi dhe huazimi. Nė atė fletė, siē e theksuam, pėrfshiheshin edhe theksa tė ndryshėm, si dhe shenjat e pikėsimit qė grafikisht janė tė njėjta me shenjat e sotme. Dėshira e autorit ishte e tillė qė t’i vėrė themelet shkrimit tė shqipes, por shumė e vėshtirė pėr t’u realizuar, duke ditur pengesat qė duheshin kapėrcyer.
Problem mbetet autorėsia e kėsaj flete alfabetike, kur nuk ėshtė shkruar as emri i autorit, as data e hartimit. Edhe ne kemi shprehur mendimin tonė, duke u pėrpjekur ta argumentojmė se autor i saj ėshtė Hasan Tahsini. Njė punė tė tillė mund ta bėnte njė njeri i ditur dhe i zgjuar, me horizont dhe me pėrgatitjen e nevojshme shkencore, siē ishte Hasan Tahsini. Kjo fletė ėshtė njė pasqyrė e vogėl “enciklopedike” e shkrimit tė shqipes.
* * *
H.Tahsini duhet tė ketė punuar pėr hartimin e tij pėr njė kohė tė gjatė, pasi ai vetė pohon duke debatuar me Jani Vreton se: “Pėr tė shpikur shkronja tė reja, duhet njė kohė e gjatė”. Ndėrsa pėr kohėn kur ėshtė shpėrndarė kjo fletė, mendimet e studiuesve sillen rreth viteve 1870-1874; mė 1870, 1872 ose 1874. Duke u mbėshtetur edhe nė disa tė dhėna tė tėrthorta, mė e pranueshme ėshtė viti 1874.
Edhe pėr burimin e kėtij alfabeti mendimet nuk janė tė njėjta. Disa pohojnė se ka njė fizionomi tė ngjashme me alfabetin punik-armeik-hebraik dhe jo i pėrbėrė me vija gjeometrike. Ka edhe ndonjė mendim tjetėr. Alfabeti i Hasan Tahsinit ėshtė i tipit sui generis, sepse autori luftoi qė alfabeti i tij tė ishte i veēantė, jashtė ēdo ndikimi. Megjithatė, ka elemente nga alfabetet e lashtė e nė veēanti nga ai finik.
Deri vonė ėshtė menduar se ekziston vetėm njė variant i kėtij alfabeti, por edhe njė kopje e vetme.
Gjatė punės sonė pėr historinė e alfabetit tė shqipes, nė Arkivin e Shtetit kemi ndeshur edhe me njė variant tė pėrafėrt tė alfabetit tė H.Tahsinit. Ėshtė njė kopje e dytė e fletės sė njohur, ku dikush kishte vėnė dorė duke fshirė disa shkronja e duke i zėvendėsuar ato, dukuri qė e vėmė re edhe nė ekzemplarin e parė, por qė janė tė palexueshme. Tashti janė korrigjuar tetė shkronja, tė cilat janė shkruar me bojė. Ka edhe ndonjė ndryshim tjetėr. Kėshtu, variantit tė parė i janė bėrė ndryshime, por duke ruajtur numrin e shkronjave. Pėr kėtė arsye e kemi quajtur variant tė dytė. Mė hollėsisht e kemi pėrshkruar nė monografinė tonė: “Udha e shkronjave shqipe. Histori e alfabetit”.
* * *
Alfabeti i H.Tahsinit nuk pati ndonjė pėrhapje tė gjerė. Edhe ata qė janė marrė me historinė e alfabetit tė shqipes deri nė vitet ’60 tė shekullit tė kaluar nuk e pėrmendin kėtė alfabet, qė pėr mendimin tonė, nuk e kanė njohur. Megjithatė, me punėn kėmbėngulėse tė disa studiuesve tė mėvonshėm, Hasan Tahsini ka zėnė vendin qė i takon nė historinė e shkrimit tė shqipes, si hartues i njė alfabeti tė veēantė.