PDA

View Full Version : Superioriteti dhe Inferioriteti


Zero Cool
25-11-11, 18:18
Ka shume persona qe per arsye te ndryshme arrijn te ndjehen inferiore apo superiore ndaj personave te tjere.

Te ndjehesh superior apo inferior ndaj nje personi, shoku/qe, motres a vellait, kolegut/es se punes apo thjeshte bashkebiseduesit, cfare eshte kjo ? Fenomen i adoleshenteve apo semundje e te rriturve?
Mendoni se esht nje gje e mire te besh tjetrin te ndihet inferior vetem per ta lenduar apo per te arritur disa qellime dhe te dukesh si me i mire ne syte e te tjereve pa marre parasysh lendimin e personave?
Sa eshte e perhapur kjo dukuri ne rrethin ku jetoni?

Diskutim te kendshem.

Domira
26-11-11, 14:32
Ka shume persona qe per arsye te ndryshme arrijn te ndjehen inferiore apo superiore ndaj personave te tjere.

Te ndjehesh superior apo inferior ndaj nje personi, shoku/qe, motres a vellait, kolegut/es se punes apo thjeshte bashkebiseduesit, cfare eshte kjo ? Fenomen i adoleshenteve apo semundje e te rriturve?
Mendoni se esht nje gje e mire te besh tjetrin te ndihet inferior vetem per ta lenduar apo per te arritur disa qellime dhe te dukesh si me i mire ne syte e te tjereve pa marre parasysh lendimin e personave?
Sa eshte e perhapur kjo dukuri ne rrethin ku jetoni?

Diskutim te kendshem.

Teme e qelluar ZC, shpesh kam menduar per kete dukuri te ne.
Une po mendoj se superioriteti/inferioriteti eshte shenderuar si model i sjelljes pikerisht per tu dukur me i mire/i rendesishem/i mencur/vendimmarres e tj. dhe vetem e vetem per ti arritur qellimet e veta.

Keta njerez kete qellim e arrijne vetem ne saje te lendimit te personave te tjere dhe pas ketij "triumfi" provizor arrijne kenaqesine/ushqimin shpirteror , mbushen me energji per rreninim e "pengesave" te rradhes derisa te arrijne te caku te cilin ia kane caktuar vehtes.

Mua kjo dukuri me kujton vetem e vetem kohen e presioneve te regjimit serb nen ndikimin e te cileve jemi rritur dhe kemi mbijetuar. Prandaj jam shume e ndishme ne sjellje te tilla nga ana e personave te cilet na rrethojne ne jeten e perditshme dhe konsideroj se eshte shume e dhimshme qe kjo menyre e komunikimt te cilen e kinsideroj vetem si trashegimi nga ata qe deshen te na shkaterrojne si komb, behet model merrni me mend model sidomos nga ana e njerezve qe pretendojne ta udheheqin kombin tone.

Eshte shume tragjike kur njerez pa dashuri marrin obligim qe te punojne me dashuri per kombin dhe shtetin.

Eshte shume tragjike kur njerez pa dashuri e ne emer kinse te dashurise, me superioritetin/inferiotetin e tyre rrenojne cdo gje te bukur te te afermit e tyre, shoket, miqte, bashkepunetoret e tj. Keshtu mbytet shpresa e njeriut, guximi, aftesia, e shume cka tjeter, keshtu mbyten vlerat.

Neqoftese dikush me thote se kjo ka te beje me "luften" per mbijetese, kjo nuk eshte e vertete. Njeriu nuk duhet te jete i keq ndaj tjetrit per te mbijetuar vete. Njeriu edhe me miresi mbijeton dhe me miresi ndikon qe edhe te tjeret miresine dhe sinqeritetin ta kene model te komunikimit, punes dhe suksesit.

Habitem se si njerezit te cilet kane per obligim te rrezatojne me miresi ne menyre qe kjo te behet model i jetes per te gjithe, veprojne krejt ndryshe dhe perpiqen te promovojne teori te individualizmit ne shoqeri.

ZC teme shume e mire, xixe vallahi :wink:

Zero Cool
24-02-12, 16:10
Sipas Adlerit, kompleksi I inferioritetit pėrfaqėson njė inferioritet organik, morfologjik ose funksional, ku individi pėrpiqet tė kompensojė mė shumė ose mė pak inferioritetin e tij.

Sipas Frojdi, sentimenti I inferioritetit nuk lidhet patjetėr me njė inferioritet organik, por ai duhet kuptuar dhe interpretuar si njė sindrom. Ky sindom quhet Golden kompleks dhe mund te shkakėtojė fuqi shumė tė mėdha qė mund tė transformohen nė kompleks superioriteti. Ndonjėherė kėtė sindrom ndėrtohet rreth njė paaftėsi reale, por shpeshė herė impulsionohet si sjellje brutale, despotism, etj.

Kompleksi I inferioritetit lidhet me disa karakteristika:
1.Sentiment qe lidhet me inferioritetin organik dhe qe individin pėrpiqet ta kompensojė
2.Inferioritet qė lidhet me njė ideal tė madh, ku vlerėsimi negativ I vetes bėhet nė raport me kėtė ideal.
3.Inferioritet qė lidhet me tė dy humbje reale ose tė fantazuara tė fėmijės: tredhja dhe humbja e dashurisė


Fėmijėria
Kompleksi I inferioritetit lidhet direkt me psikiken njerėzore, qė vendoset qė nė fėmijėrinė e hershme. Kėtė kompleks filon kur fėmija ndėrgjegjesohet pėr varėsinė e tij ndaj prindėrve. Eksperienca e inferioritetit nuk shkaktohet gjenetikisht, por ėshtė rezultat I mjedisit shoqėror.
Sindroma tė vecanta psikike lidhen me “qėllimet e fshehta tė fėmijėrise sė njė personi dhe ndodhen nė pėrputhje tė saktė me predispozitat e tij sociale nė moshėn e pjekur”.(1)
Adleri afrimon se zhvillimi psikologjik nuk ndryshon: “Veprimet dhe fjalet, me tė cilat janė shprehur kėto qėllime, mund tė ndryshojnė, por qėllimet themelore dhe motivimi, tė drejtuara nė zgjedhjen e po atyre detyrave psikologjike, mbeten tė pandryshuara”. (2) Pėr kėtė arsye kujtimet nga fėmijėria na ndihmojnė tė interpretojmė karakterin e njė personi. Pėr kėtė arsyeje prirjet, tė cilat I vėmė re tek I rrituri janė projektim tė drejtpėrdrejtė I asaj qė ka pėrjetuar personi ne fėmijėri.
Ndryshimi I njė personi “prek vetėm anėn e jashtme dhe tė padobishme sepse motivimi themelor I sjelljes nuk ėshtė modifikuar”.(3)
Fėmijėria ėshtė njė nga etapat mė tė rėndėsishme tė jetės sė njeriut. Nga mosha dy vjec fėmija bėhet ndėrgjegjshėm pėr veten e vet. Pėr ata qė kanė tė meta fizike ose mendore, kjo ėshtė periudha e fillimit tė luftės sė tyre jetėsore. Fėmija vet luan rolin e nėnshtruarit; I nėnshtruar ndaj prindėrve, ndaj rregullave, etj, aq mė shumė ata qė kane disa tė meta, dhe qė nuk janė tė barabartė tė paktėn me moshatarėt e tyre.
Adleri konceptoj tre situata fėminore bazė qė kontribuojnė nė stilin e gabuar tė jetės: inferioriteti I organeve, pėrkėdhelja dhe braktisja.
1. Inferioriteti organik mund tė shprehet nė vėshtirėsi nė lėvizje, defekte e organeve ose rezistencė e ulėt ndaj infeksionėve qė ēon nė shėmundje tė shpeshta. Kur fėmija bėhet e ndėrgjegjshme pėr inferioritetin e saj, pėrjeton trauma. Perceptueshmėria e fėmijės ndaj tė metat mendore ose fizike, mund t’i krijojė njė ndjenje tė eksagjeruar dhe intensive pėr tė kompensuar inferioritetin personal qė mund tė jetė njė nevojė pėr paqe, ekuilibėr dhe suguri nė vetvete, ose njė luftė pėr pushtet ndaj botės qė e rrethon, me qėllim pėr ti dominuar ata qė ngjajnė me veten.
Inferioriteti organik merr shumė forma, duke filuar me tė metat fizike apo mendore.

2. Pėrkėdhelja bazohet edhe nė parimi I motivimit, sepse ėshtė njė formė shpėrblerje. Shumė prej prindėrve e marrin si pėr detyrė shpėrblimi ose plotėsimi I tė gjitha kėrkesave tė fėmijės. Pėrkėdhelja mund tė ketė mė shumė forma, si pėrkėdhelje me fjale (zemra ime, shpirti im…), lezatime ose favore tė ndryshme (pridėrit I blejnė fėmijės cdo gjė qė ajo dėshiron, I jep mė shumė liri…)
Motivimi dėshton kur midis pėrkėdheljes sė prindėrve dhe bindshmėrisė sė fėmijės nuk ekziston njė barazpeshim.
Pėrkėdhelja I zhvillon fėmijes pėrshtypjen se ėshtė personi mė I rėndėsishėm nė botė. Nė kėtė rast, fėmija nuk pregatitet pėr shoqerizim, dhe shkėputja nga familja ose nga mjedisi I ngrohtė, do t’I shkaktojė vėshtirėsi. Kėta fėmijė janė tė paaftė pėr tė duruar plotėsimi I dėshirave tė tyrė, tė paaftė pėr ta bėrė ballė vėshtirėsive dhe pėr t’u pėrshtatur njesoj si tė tjerėt.

3.Braktisja, nė kėtė rast, nėnkupton jo vetėm ndarja e fėmijes ndaj familjes sė vet, por edhe moskujdesja pėr atė atėherė kur jeton bashkė me prindėrit. Pėr kėta fėmijė qė jetojnė me familjen e tyre George Boeree thotė: “ata mėsojnė inferoritetin sepse u thuhet dhe u tregohet cdo dite se janė pa vlerė”.(5) face 100 Janė rastet e atyre fėmijėve qė nuk vlerėsohen dhe nuk mbėshteteshin prej prindėrve tė tyre. Kėta fėmijė janė tė ekspozuar nė mėnyre tė vazhdueshme ndaj kritikave. Gabimet e tyre janė krime tė rėnda. Mosvlerėsimi I tyre, qoftė edhe pėr njė gjė sa do tė vogėl, thekson inferioritetin e tyre.
Trauma qė pėrjetohet nė fėmijeri regjistrohet nė njė kujtesė fiziko-organike qė shfaqet nėpėrmjet disa lėvizje tė trupit, gjeste tė pakontrolluara, etj. Nė shumė raste kėto trauma fshihen mbrapa ėndrrave ose nuk kujtoheshin fare pa ndihmėn e njė terapeutit.

Kur abuzimet kryhen prej prindėrve, trauma ėshtė akoma mė e theksuar. Pėr njė fėmijė, prindi ėshtė horizintin e tij. Kur humbet kontakti me nėnėn, fėmija e kėrkon, vėzhgon cdo person tjeter qe I ngjan, qan, trėmbet. Prandaj, kur abuzimet vijnė prej prindėrve, besimi I fėmijėve rrėnohet. Edhe nė kėto raste, femija pėrdor njė mekanizem mbrojtjeje, duke mohuar realitetin, duke menduar se thjeshtė I ėshtė dukur ose ka parė njė ėndėrr tė keqe.

Fėmijėt tė braktisur prej prindėrve tė tyre, pėrballen akoma mė keq kėtė situatė. Kėta nuk kanė as mbėshtetjen mė tė vogėl, nuk kanė asnjė strehėz dhe ansjė tė afėrm. Shumica pėrfundojnė nėper institucione dhe shumė pak birėsohen. Zhvillimi I tyre ndyshon nga atė tė fėmijėve qė kanė njė familje dhe njė status shoqėror. Kėta fėmijė kanė njė zhvillim motorik, social dhe intelektual mė tė ngadalshėm; prezantojnė vėshtirėsi me mendimet logjike, lexojnė mė me vėshtirėsi, shpreheshin mė me vėshtirėsi, lekundeshin nė marrjen e vendimėve, etj. Kėta zhvillojnė temperamente tė fthohta dhe depresive, kanė ndjenjėn e fajėsisė, duke menduar se pėr shkakun e tyre u braktisėn, bėheshin impulsive dhe tė predispozuar ndaj krimit.
Adler mendonte se stili I jetės fiksohet rreth moshės pesė vjėc dhe ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė ndryshuar mė vonė, pasi kėtė periudhė funksionon si njė themel pėr sjelljen tonė tė ardhshme. Kjo domethėnė se stili I jetės ndėrtohet, krijohet dhe ka shumė rėndėsi pėr formimin e karakterit.
Ndikim tė madhė nė formimin I karakterit e ka nėna, eksperienca me babain dhe renditja e lindj
Fėmija e vetėm tėrheq vėmėndjen mė tė madhe dhe ėshtė shumė e pėrkėdhelur. Kėta fėmijė zhvillojnė tė njejtin sentiment pėr inferioritet ose pėr superioritet si gjithė fėmijėt e tjerė.
Fėmija qė lind I pari zhvillon ndjenja negative ndaj fėmijėve tė tjerė, xhelozi dhe pasion pėr tė dominuar.
Fėmijėria ėshtė ABC-ja e jetės tonė. Kėtu zhvillohen themellet e karakterit tonė. Kujtimet janė historia jonė dhe asnjė kujtim nuk ėshtė rastėsor.

Qėllimi I jetės tonė pėrcakton cfarė duhet tė kuptojmė dhe cfarė duhet tė harrojmė. Ai lidh dhe koordinon njesitė, ndjenjat, emocionet dhe pėrfytyrimet tona. Ne orientohemi drejtė qėllimit tė pėrhershėm nė mėnyrė artificial, duke e simuluar atė.

Fėmijėria mund tė jetė ēellėsi I disa sėmundjeve ose ērregullimeve, sepse pėrshtypjet e foshnjerisė pėrcaktojnė drejtimin nė tė cilėn zhvillohet fėmija dhe mėnyrėn sesi reagon ai ndaj vėshtirėsive tė jetės.
Zhvillimi I psikikės shikohet si njė pregatitje tė pėrhershme pėr tė ardhmen, nė tė cilėn dėshirat e individit tė dhėnė duken tė realizueshme. Mėnyra sesi luan fėmija me lodrat, mund tė tregojė orientimin e tij social, qendrimin ndaj botės qė e rrethon, nėse ai ėshtė armiqėsor ndaj tyre ose nėse zhvillon karakter prej liderit ose organizatorit.

Inferioriteti femėror
Pėr Adler, dimorfismi seksual, domethėnė pranja e tė dy sekseve nė qenjen njerėzore, ėshtė themelli I ndarjes sė punės, qė parashikon pėr gjininė femėrore pėrjashtimi prej disa punėve pėr shkak tė fizionomise dhe pėrjashtimi i gjinisė mashkullore prej disa punėve pėr shkak se pėrshtaten mė mirė pėr punėra tė tjera.

Kėtė tip I ndarjes sė punės favorizon mė shumė gjininė mashkullore, gjini qė ndikon nė pozicionin femėror I ndarjes sė punės. Nė fakt meshkujt janė ata qė caktojnė stili I jetės nė familje dhe punėrat qė u takojnė femrave. Kjo ėshtė arsyeja pse meshkujt shfaqin nė mėnyrė tė vazhdueshme superioritetin e tyre, ndėrkohė qė femrat janė tė pakėnaqura pėr privilegjet mashkullore; gjė qė krijon njė gjendje tensioni jo vetėm nė jetėn familjare por edhe nė atė shoqėrore.

Superioriteti mashkullor nuk ka qenė njė gjendje naturale, por ėshtė njė status qė u fitua nė kohė. Nė fakt, para kėsaj ka ekzistuar matriarkati, ku femra ishte udhėhėqsja e grupit dhe tė gjithė meshkujt ju bindėn asaj.
Nė teorinė e tij tė inferioritetit, Adler analizon edhe kėtė dihotomi qė konsideron meshkujt si persona me vlerė dhe tė fuqishėm, ndėrsa femrat janė tė dobėta dhe tė nėnshtruara. Kėshtu Adleri I atribuon mashkullit fuqi dhe lartėsi, ndėrsa femrės I atribuon cekėsinė dhe inferioritetin.
Pozicioni I privilegjuar I mashkullin ndikon shumė edhe nė fėmijerinė e djemve apo vajzave. Fėmija mėson menjeherė se I ati ėshtė ai qė drejton dhe cakton rregullat brėnda familjes, ndėrsa nėna ėshtė e nėnshtruar dhe respekton vendimet e tė jatit. Kėto modele shoqėrore caktoheshin qė nė fėmijėrine, kur djalit I transmetoheshin privilegjiet qė do ti ketė mė vonė dhe vajzes I mėsohen rregullat e nėnshtrimit.

vijon

Zero Cool
24-02-12, 16:10
vijimi

Ndjenja dhe kompleksi i inferioritetit
Sentimenti I inferioritetit nuk shfaqet vetėm atėherė kur nėnvlerėsohemi, por edhe atėhere kur jemi vlerėsuar nėn nivelin qė mendojmė se I pėrkasim. Kėtu bėhet fjallė pėr njė mospėrputhje midis vetėvlerėsimin tonė dhe opinion e tė tjerėve. Nga kėtė konflikt lind nevoja pėr protest dhe kompensim.

Depresioni
Nė disa raste sentimenti I inferioritetit transformohet drejtė gjendjes si kompleks, ku zė vend njė sentiment shumė tė thellė pafuqje dhe paaftėsie, qė mund tė zgjat nė kohė, duke krijuar reagime tė tepruara pėr introversion dhe pėr braktisje, dhe qė pėrfundon me depresion.
Depresioni shfaqet si gjendje obsesivo-fobike, veēanėrisht frikė pėr njė tė ardhme tė panjohur, mungesė e ndėrgjegjesimit pėr vlerėn e vet, vetė-fajėsim dhe mungesė fuqje. Mungesa e vetė-besimin ėshtė rezultat e njė vlerėsim tė gabuar nė raport me tė tjerėt, fakt qė ēon nė bindjen se nuk kemi mundėsi pėr sukses ashtu siē kanė tė tjerėt dhe gjithashtu shfaqet edhe frika pėr tė provuar diēka ku kemi dėshtuar.
Pėr shkak se ndjhen inferior dhe tė hutuar, depresivėt nuk pėrfshihen nė jetėn nė ēift, nuk krijonė familje dhe nuk bėjnė fėmijė. Kjo, jo sepse nuk e dėshirojnė, por sepse nuk ndihen tė aftė dhe tė pregatitur pėr tu pėrballur me pėrgjegjėsira tė tilla. Kėta lloj depresiv fshihen, jetojnė nė vetmi, meditoinė shumė dhe pėrjetojnė kujtime reale ose tė modifikuara nė mėnyrė intensive. Ata vuajnė shumė duke amplifikuar dėshtimet dhe duke treguar njė pakėnaqėsie e thellė pėr tė kaluarėn; pakėnaqėsie qė transformohet nė njė mosinkurajm dhe frikė pėr tė ardhmen.
Depresia shfaqet si njė vetė-fajėsim dhe ėshtė njė shkak i kompleksit tė inferioritetit.

Supermotivimi
Ndonjeherė sentimenti I inferioritetit shkakton veprime energjike pėr tejkalimi I mangėsirave qė ndjejmė.
Personi supermotivuar pėrpiqet ti tregojė vetes se ėshtė mė I fuqishėm sesa personi depresiv, vetėm pėr shkak se ka fuqi pėr tė luftuar. Nė realitet, ai ėshtė njesoj I pakėnaqur dhe I irrituar si njė depresiv.
Personi supermotivuar shfaq njė emocion tė fuqishėm negativ, sepse kėtė emocion ka si shkak njė imagjinate plotė me pėrfundime negative dhe me rreziqe. Personat pėrjetojnė nivele tė ndryshme emocioni. Nevrikėt drejtojnė emocionin jahstė vetes, ndėrsa melankolikėt kanė njė drejtim tė brėndshėm tė emocionit, njė drejtim pėr vetė-analizė, qė krijon tension nervor.

Nė raste tė ndryshme, kompleksi I inferioritetit mund tė deformojė karakterin, duke e drejtuar atė pėr egoism, zili ose inat. Personat qė nuk arrin tė tejkalojnė kėto faza tė vėshtira, krijojnė njė maskė qė vepron nė personalitetin e personit. Ekzistojnė personat, qė zėvendėsojnė dėshtimet reale nė mėnyre imagjinare, jo nėpėrmjet ėndrrave tė natės, por nepėrmjet ėndrrave me sy tė hapur dhe nė gjendje koshiente.

Kompensimi lind si shkak e ndjenjes pėr mos pėrsosmėri. Pėr kėtė arsye, personi mobilizon mendimet dhe planet tė fshehura pėr tė plotėsuar ose mbuluar ato pjesė ku ai ndihet inferior. Ndojeherė, personi shfaq njė sjellje tepėr agresive kur arrin tė ndjhet superior, bile shfaq eshe megalomani; si nė rastin e Hitlerit.

Kompleksi I superioritetit e ka rrėnjet nė kompleksin I inferioritetit, sepse ėshtė pavetėdjija ajo qė vendos qė deficit I energjisė sė gjeneruar prej funksionit afektiv tė shndėrrohet nė nevojen pėr pushtet, duke kaluar nga njė gjendje normale nė njė gjendje patologjike.
Kompleksi I inferioritetit transformohet nė kompleks superioriteti nė tė njejtėn mėnyrė si frika transformohet nė agresivitet, mosbesimi nė kontroll, supersensibilizimi nė indiferencė.
Kompleksi I superioritetit ka njė ndikim shumė negative ndaj psikikėn njerėzore, sepse pengon aftėsia pėr tė perceptuar gjerat ashtu sic janė dhe shtrėmbėron realitetin.
Nga pikėpamja mitologjike, kompleksi I superioritetit mbėshtetet nė miti I Narcisit, djali I bukur qė mahnitet nga bukuria e tij dhe nuk ndallohet pėr tė soditur veten nė pasqyrėn e ujit, deri sa bje nė ujė dhe vdes.
Personat qė shfaqin kėtė kompleks ndihen vet mė tė mirėt, mė tė pregatiturit, zhvillojnė njė sjellje vulkanike dhe autoritare, duke mos lėnė hapėsirė tė tjerėve pėr tu shfaqur dhe pėr tu shprehur.

Dallime psikologjike midis Adlerin dhe Frojdit
Ndėrkohė qė Frojdi ka marr nga Nietzsche idenė e parėsisė seksuale dhe tė emotivitetit, Adleri u fokusua pėr teorinė e Nietzsches nga pikėpamja e “vullnetit pėr pushtet”. Nė bazė tė “vullnetit pėr pushtet”, Adleri ka ndėrtuar teorinė pėr kompleksin e inferioritetit, duke analizuar kushtet tė inferioritetit femėror nė raport biologjik dhe social.
Adler konceptoi personaliteti I njeriun si njė pjesė, ndryshe nga Frojdi qė e ndan nė idi, ego dhe superego. Megjithatė psikologjia freudiane pėrfaqėson njė nga themelet e psikologjise, psikologji me tė cilėn Adler bie dakord nė shumė nga konceptet e saj.
Frojdi krijoi konceptin e libidos si energjia e erosit, njė fuqije qė shkatėron tė gjitha veprimet njerėzore dhe qė mbeshtetet nė instinktit seksual si themell I tė gjitha fenomeneve psikologjike. Adleri krijoi “vullneti I pushtetit” pėr tė shpjeguar sjelljen njerėzore, duke pranuar edhe kompleksi I Edipi sipas koncepti i Frojdit.

Psikologjia freudiana interpreton ėndrrat si kuptim e njė traumė emocionale, duke theksuar anėn seksuale e karakterit njerėzor. Teoria adleriane shfaq njė anė mė e thejshtė dhe jo tė mbėshtetur mbi trauma, por nė zhvillimi I personalitetit dhe tė karakterit emotive.
Teoritė tė Adlerit kanė pika tė pėrbashkėta me teorinė e Frojdit atėhere kur flitet pėr rėndėsinė e eksperiencave nė fėmijėri qė determinojnė formimi I karakterit tė individit. Pastaj teoritė tė tyre ndahen, kur Frojdi I vė theksin rėndėsinė seksuale, ndėrsa Adleri thekson rėndėsia e jetės sociale.
Edhe Adleri, edhe Frojdi e kanė ndėrtuar teoritė tė tyre nė bazė tė rasteve klinike me tė cilėn janė marrė dhe nė bazė tė eksperiencave qė I kanė pėrjetuar vetė. Dallimi midis tyre qėndron nė faktin se Frojdi ka studiuar mė shumė pacientė qė vinin nga bota e borgjezisė tė Vienės, qė kishin nė pėrgjithėsi problem tė naturės seksuale, ndėrkohė qė pacientėt tė Adlerit kishin prejardhje nga zona periferike me problem tė natyrės sociale. Nga pikėpamja personale, Frojdi ndikohet mė shumė prej marrėdhenjeve me prindėrit e tij, ndėrsa Adleri prej atyre me vllezėrit dhe miqtė tė tij.
Teoritė tė Frojdit pėrqendroheshin nė atė qė u pėrjetua nė tė kaluarėn, ndėrkohė qė Adleri interesohet pėr pėrfundimi I jetės, qėllimet e njerėzve dhe mbi tė ardhmen.
Nė terapinė e tij, Adleri, ndryshe nga Frojdit, preferonte qė pacienti tė qėndronte drejt, ballė pėr ballė me terapistin.