PDA

View Full Version : Plisbardhėt e fundit dhe ne


Hajra
13-12-11, 08:49
Plisbardhėt e fundit dhe ne

Autor: Blerim Gashani E hėne 5 Dhjetor 2011 10:54 AM
Kronika televizive fliste pėr njė mjegull tė dendur qė ka kapluar kėtyre ditėve disa lugina. Ishte diēka jo e zakonshme, prandaj edhe ishte bėrė lajm televiziv. Pėrveē pamjeve, gazetari po merrte edhe mendimin e disa banorėve. I pari respondent ishte njė mesoburrė, i veshur e i mbathur si ėshtė mė sė miri. Edhepse me pamje prej njeriu qė ka kryer shkollė dhe ka njė sfond edukativ tė lakmueshėm, ai dha njė pėrgjigje tė vajtueshme. Pasaktėsi prej fėmije dolėn nga goja e tij, nė atė gjysmė minute prononcim para kamerave. I dyti ishte si i pari dhe pėrgjigjen e dha, po ashtu, tė mjerueshme. Me fjali tė papėrfunduara, pa asnjė informatė nė to, pa kurrgjė qė ia vlente tė dėgjohej.

Pas tyre, para kamerės u paraqit njė plak. Plisi i bardhė e tregonte moshėn dhe klasėn e tij, njė klasė tashmė nė zhdukje. Por pėrgjigjja e tij ishte mbresėlėnėse. Me saktėsi sintaksore dhe me elokuencė tė spikatur, plaku tregoi eksperiencėn e tij me mjegullat, shenjat dhe pasojat e fenomenit nė fjalė. Me pėrvojėn, nga e cila rrjedh shkenca, dhe me sigurinė qė ia falte jeta e tij, pėr disa sekonda plisbardhi mė bindi prapė pėr njė gjė. Plisbardhėt kanė jetuar me shekuj nė njė botė tė mbyllur e magjike, nė tė cilėn kanė pasur orientim tė plotė. Para se ta pyesim veten nėse ne jemi po kaq tė orientuar, nė kėtė botėn tonė, tė re, tė hapur dhe dinamike, tė presim pak!

A keni menduar ndonjėherė se secili nga pleqtė plisbardhė, qė i shohim ēdo ditė e mė rrallė nė jetėn tonė, mund tė jetė plisbardhi i fundit i shqiptarisė? A jeni kujtuar se si do tė jetė jeta pa kėta pleq, qė nė shumė shekuj kanė pasur tė vulosur simbolin e shqiptarisė nė kokė? A i ka ra nė mend dikujt se si do tė jetė lindja e fėmijės pa plisbardhė nė shtėpi, si do tė bėhėt dasma dhe si do tė bėhėt vdekja pa ato maja bore mbi kokat e shqiptarit? A e dini se ēfarė
zbrazėtire nė identitetin tonė do tė shkaktojė vdekja e shqiptarit tė fundit, qė pjesė tė pandashme tė jetės sė tij, ka pasur plisin?

Dhe pėrgjigjja juaj mund tė jetė pakashumė si: ky ėshtė njė cikėl normal; s’ka si tė jetė ndryshe; kanė humbur tė gjitha simbolet e kėtij lloji - ato mbahen vetėm nė evenimente folklorike; jeta ka ndryshuar dhe shqiptari, po ashtu; plisbardhėt s’do tė lėnė asnjė zbrazėtirė sepse tash kemi pleq akademikė, e tė tjera pėrgjigje si kėto. Ndoshta do tė ketė pėrgjigje edhe si: t’u paska ndalė ora, djalo; s’ka ēka nevojitet njė simbol tashmė i jashtėkohshėm; plisi ėshtė shenjė e jetės fshatarake dhe kėsisoj. Megjithatė, kjo punė ia vlen tė elaborohet mė tej dhe jo vetėm pėr njė arsye, por pėr shumė tė tilla.

Duke jetuar me mijėvjeēarė rreth e rrotull kėtyre maleve tė frikshme, ky pellazgu/iliri/arbėri/shqiptari plisbardhė ka krijuar njė mekanizėm pėr ta ruajtur veten nga humbja e identitetit. Duke parė se shumė nga popujt mocanikė ose u asimiluan e u zhdukėn ose u deformuan nė njė mėnyrė qė s’njiheshin, ky plisbardhė vendosi tė ruajė atė qė e dallon nga tjetri. U shtri, pastaj u rrudh, u struk, pastaj lėshoi pak kėmbėt, prapė u rrudh dhe prapė u struk nė luginat ku nuk kishte diell gjithė vitin, por plisin dhe atė ēfarė e mbante atė tė njėjtė me mijėvjeēarė me radhė, nuk e dha. Shpesh me njė ēmim tepėr tė lartė dhe shpesh i pėrēmuar, ai vazhdoi tė bėnte jetėn nė mėnyrėn e vet.

Pėr tė dėshmuar se palca e tij mund tė nxjerrė njerėz qė i japin dritė krejt botės, herėpasėhere, jipte fatosa, tė cilėve kurrė emri nuk u ėshtė harruar. Por, si rregull, nuk ua donte lavdinė. Pranimi i famės sė tyre, do tė thoshte pranimi i vlerave tė popujve, nėn flamurin e tė cilėve djaloshi ishte dalluar. Kjo ishte e papranueshme, prandaj emri, trupi dhe gjenerata qė linte pas ky vigan, mbetej larg nga malet ku populli i tij vazhdonte tė rronte. Duke e pėrēmuar njė lavdi qė vjen nga forca e njė pushteti vertikal, plisbardhėt vazhdonin tė jetonin nė luginat dhe malet, shpeshherė tė sunduara nga fatosėt e gjirit tė tyre, pa pėrfituar dhe pa dashur tė pėrfitojnė asgjė nė kėmbim tė kėtij raporti.

Shekull pas shekulli, kėta plisbardhė krijonin vlera dhe kultivonin virtyte, tė cilat popujt rreth tyre i kishin harruar tashmė ose s’i kishin pasur kurrė. Vazhdonin tė organizoheshin horizontalisht, nė njė mėnyrė tė pėrkryer e shumė tė ndėrlikuar dhe vazhdonin tė mos duronin askėnd mbi vete. Vazhdonin tė trashėgonin krejt shkollėn qė u duhej dhe vazhdonin tė
pėrbuznin edukimin qė do ta hedhte poshtė traditėn e tyre tė pashkruar. Me xhelozi dhe me saktėsi supra-shkencore, qė ende nuk ėshtė arritur nga akademitė mė tė njohura botėrore, ata ruajtėn dhe transferuan dijet pėr jetėn, vlerat, moralin dhe zakonet njerėzore. Popujt rreth e pėrqark vazhdonin t’u grabisnin copa tė trungut, por ata ishin tė koncentruar nė hapėsira tė pakufishme tė shpirtit tė tyre tė pavarur dhe tė pashtruar.

Kohė e re erdhi dhe frymė tė re solli. Zjarr i madh ngrohu zemrat e tė gjithėve dhe vlera tė reja po krijoheshin. Popujt e tjerė u afruan te kjo vatėr dhe dhanė e morėn me tė. Nga streha e tyre krenare, plisbardhėt nuhatėn ndryshimin e madh dhe u afruan pakėz. Morėn ca gaca, por u stepėn dhe u tėrhoqėn. Ua bėnė shumė tė qartė tė tjerėve: krejt ėshtė nė rregull, nėse nuk ndėrhyni nė shtėpitė tona dhe nė jetėn tonė. Ēfarėdo qė i tejkalon kėta kufij, do tė jetė e papranueshme dhe si e tillė, e kundėrshtueshme me krejt mjetet qė i kishin. Ne nuk pranojmė kurrsesi, thanė ata, qė dikush tė na mėsojė si tė jetojmė nė shtėpinė tonė, nė oborrin tonė. Pak pas kėsaj, hordhi tė vjetra tė egra, qė krejt rishtas ishin bėrė “tė rinj” vėrshuan oborret dhe shtėpitė tona. Dhe atėherė gjithēka u pėrmbys.

Por, tė kthehemi aty ku e lamė! Nuk ėshtė tragjedi qė po humbin plisbardhėt te shqiptarėt. Ėshtė e kundėrta. Kėshtu duhet tė jetė dhe i tillė ėshtė cikli i evolucionit tė popujve. Megjithatė, e tmerrshme ėshtė se plisbardhėt po zhduken, derisa ne ende nuk jemi gati t’i zėvendėsojmė ata. Jeta e mbyllur dhe blegtorale te popujt tjerė ėshtė zėvendėsuar me krijimin e njė shoqėrie industriale. A kemi krijuar dhe a po planifikojmė ne njė tė tillė? Kodet arkaike dhe kanunet mesjetare janė zėvendėsuar me ligje moderne, tė cilat besohen, respektohen dhe ruhen nga strukturat e popujve tjerė. Si i kemi punėt ne me ligjet dhe, posaēėrisht, kushtetutėn? Transferimin tradicional tė diturive dhe pėrvojave nga brezi nė brez, popujt tjerė ua kanė lėnė universiteteve dhe sistemeve tė pėrkryera shkollore. Ēfarė universitetesh tė vyshkura dhe ēfarė sistemi shkollor kemi krijuar deri mė tani mund tė ilustrohet me miliona shembuj, por njėri ėshtė shumė domethėnės. Ende albanologėt mė tė spikatur, janė tė huajt dhe albanologėt tanė qė janė shkolluar nė universitete tė huaja (dhe nuk flasim kėtu pėr superteknologji, por pėr albanologji). Pleqtė urtakė qė menēurinė e kanė pasur si letėrnjoftim, qė i ka identifikuar me shekuj, janė zėvendėsuar me njė klasė akademikėsh, qė janė objekt humori pėr krejt popujt pėrreth dhe shenjė dalluese e mjerimit tonė intelektual. Ku jemi pra?!

Kėngėt e Kreshnikėve s’do tė ketė kush tė na i kėndojė as tregojė. Lahuta, fyelli, kavalli e sharkia do tė heshtin dhe do tė vendosen nė muze. Shqiptarė me plisa tė bardhė nuk do tė ketė dhe pyjet, luginat e malet e larta do tė braktisen. Fushat do tė mbushen dhe lumenjtė do tė turbullohen. Dhe, po, ėshtė koha qė edhe ne tė futemi nė njė botė kundėr sė cilės kemi luftuar dhe larg sė cilės kemi qėndruar me mijėvjeēarė. Kjo botė, ku po hyjmė me drojė, ėshtė mė e kėndshme dhe mė e ngrohtė, mė e shtruar, mė e rrafshėt dhe mė e hapur. Por, duke pasur ende intelektualė shqiptarė qė thėrrasin “pleq” pėr tė zgjidhur ēėshtje pronėsore; duke llogaritur se ende tek shumica e familjeve shqiptare ēėshtjet e hakut dhe gjakut nuk pėrfundojnė me ligj, por me kanun, ne tė gjithė duhet ta pyesim veten: a jemi tė gatshėm pėr t’u “lėshuar” nė kėtė botė?

Plisbardhėt e pashkollė e kanė ruajtur identitetin (cilido qoftė ai dhe ēfarėdo kuptimi qė dikush mund t’i japė) gjallė mė shumė se dy mijė vjet. Me (gjysmė)identitetin modern, qė po formėsojmė tani, sa kohė ua merr mendja se mund tė qėndrojmė para se tė fundosemi nė detin e trazuar tė globalizmit? Ai det qė furishėm po sulmon nė tė gjitha anėt dhe uji i tė cilit po merr pėrpara krejt magjinė e njė shenje nga antikiteti. Ai det po i shemb digat tona, qė tashmė janė dobėsuar shumė, tepėr shumė. Mbi ujin e turbullt, po notojnė plisat e bardhė tė bekuar, simbolet e fundit tė njė jete fisnike. Tė lagur qull, tė pasigurtė, pa orientim, pa dashuri pėr njėri-tjetrin dhe sikur do tė thoshte Jericho ‘si dele nė pazar”, po hyjmė nė botėn e ashpėr moderne. Pėr hajėr na koftė!

Hajra
14-12-11, 16:36
zOVu4sw1ow0&feature=related