PDA

View Full Version : Familja Thaēi nga Gllogjani i Pejes fal gjakun pėr pesė anėtarėt e vet


adi_pe
27-12-11, 19:30
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2011/12/falja_e_gjakut_-_familja_thaci-300x225.jpg

70-vjeēarja Marte Thaēi, nga Gllogjani i Pejės, ka shpalosur tė hėnėn, nė festėn e Krishtlindjeve, guximin dhe trimėrinė me tė cilėn gjithmonė ėshtė karakterizuar femra shqiptare, duke e bėrė aktin mė burrėror – faljen e gjakur pėr pesė anėtarėt e familjes sė saj, tė cilėt humbėn jetėn tragjikisht nė aksidentin automobilistik qė ndodhi nė Lugbunar tė Gjakovės, mėngjesin e 25 korrikut tė vitit tė kaluar.
Nėnė Marta nuk e foli asnjė fjalė! Ajo, duke iu dridhur buza, por duke mos lėshuar asnjė pikė loti, e shtriu dorėn e pajtimit, tė cilėn me admirim dhe falėnderim e pranoi pėrfaqėsuesi i familjes Sefsalihu, Zyberi, babai i Arifit, shoferit tė autobusit, qė e shkaktoi aksidentin tragjik.
“Ju falėnderoj tė gjithėve pėr pjesėmarrje dhe lus Zotin e Madhėrishėm qė familja Thaēi e Sefsalihu, tė mos kenė kurrė mė tė keqe nė jetėn e tyre”, tha ndėrkohė ajo, pasi e kishte bėrė aktin e faljes.
Iniciatorė pėr faljen e gjakur nė kėtė rast, kanė qenė udhėheqės fetarė tė tė dy feve, don Kelmendi e don Frani, si dhe hoxhallarėt mulla Osman Musliu dhe mulla Minir Salkurti.
“Rasti ka qenė vėrtet i rėndė dhe kėtė nuk e mohon askush. Por, njerėzit qė e duan zotin bėjnė vepra tė mėdha, dinė tė falin edhe kur ėshtė mė sė vėshtiri”, ka thėnė don Frani.
Mulla Osmani ka shtuar se ky akt i bėrė nė ditėt e festės ka domethėnie edhe mė tė madhe.
“Me kėtė akt qė bėtė sot, festėn tuaj tė madhe, Krishtlindjet, e bėtė akoma mė tė madhe, ndėrsa familja Thaēi dėshmoi zemrėn e vet tė madhe, pasi falja ėshtė virtyt i tė mėdhenjve dhe i tė fortėve”, tha Mulla Osmani.
I pranishėm nė kėtė ceremoni ishte edhe kryetari i Gjakovės, Pal Lekaj, i cili ka qenė edhe iniciatori kryesor pėr shtritjen e dorės sė pajtimit.
“Ju falėnderoj pėr kėtė burrni, pėr kėtė shtrirje tė dorės sė paqes, nė festėn e Krishtlindjes. Ne e shohim fuqinė tonė tė madhe nė falje. Kėshtu na kanė mėsuar dy besimet”, ka thėnė Lekaj.
Nė aksidentin e 25 korrikut, patėn humbur jetėn 5 anėtarėt e familjes Thaēi: Davidi 42-vjeēar, Tonja 42, Doruntina 11, Emanuela 10 dhe Magdalena 6-vjeēare./zeri

Makresh
28-12-11, 02:10
Nuk ka "hak" ne aksidente !

Sidoqoft, falja eshte veper madheshtore dhe duhet pershendetur kete vendim.

GURI SYLAJ
29-12-11, 23:04
Me vjen keq por ju lus per me shume maturi kur komentoni ngjarje te tilla.
Po e shoh se pak merrni vesh ne ceshtje te tilla !

Murgesha
29-12-11, 23:36
Vėshtirė ėshtė tė falėsh gjakun e fėmiut tėnd, po ata qė e bėjnė njė gjė tė tillė janė pėr mendimin tim njerėz hyjnor.

I lumtė Nėnėmadhes Marta pėr kėtė falje.

sherri
30-12-11, 15:28
Keto anomali as qe duhet te vijne ne shprehje. Vrasjet aksidentalisht, s'kane pse trajtohen ne ket meyre, me falje gjaku! Vetem na paraqesin popull primitiv. As nje lavd,as nje mirnjohje,thjesht s'kane ba asgje pervec se, zbulimit te nje primitivizmi alla-shqipetarqe.

GURI SYLAJ
30-12-11, 22:30
Keto anomali as qe duhet te vijne ne shprehje. Vrasjet aksidentalisht, s'kane pse trajtohen ne ket meyre, me falje gjaku! Vetem na paraqesin popull primitiv. As nje lavd,as nje mirnjohje,thjesht s'kane ba asgje pervec se, zbulimit te nje primitivizmi alla-shqipetarqe.


Dhashte Zoti qe ne familjen tuaj te mos ndodhe asnje e keqe,bile as aksidentalisht,se mandej do te bindeni qe fjalet, anomal idhe primitivizem ,do te marrin krejt kuptim tjeter!!
Cdo te keqe ,personale apo te mikut ,duhet ngarku mbi supe dhe me e provu peshen e saje e mandej me provu me e hudhe , qofte edhe duke e quajtur anomali !

sherri
31-12-11, 09:23
Dhashte Zoti qe ne familjen tuaj te mos ndodhe asnje e keqe,bile as aksidentalisht,se mandej do te bindeni qe fjalet, anomal idhe primitivizem ,do te marrin krejt kuptim tjeter!!
Cdo te keqe ,personale apo te mikut ,duhet ngarku mbi supe dhe me e provu peshen e saje e mandej me provu me e hudhe , qofte edhe duke e quajtur anomali !
Mjesi! Une personalisht, kur lexova nga titulli "fal gjakun"per vdekje ne nje aksident,mu duk anomali edhe e tmerrshme sa vet kjo ngjarje me pasoja jet-humbje, po nese nuk do ta falnin gjakun,po mbetet edhe nje alternative?........si do duhej zgjidh simbas jush i nderuar??

Ne raste te tilla,ardhja ne shprehje; do ti falesh,apo do hakmerresh, eshte anomali e popujve primitiv.....edhe ne komunikacionin rrugor bahen vepra penale shpesh her me pasoja fatale.
Ato duhet denu me ligjet e shtetit,apo?

GURI SYLAJ
31-12-11, 15:38
Disa debate ne kete teme do te ilustroheshin me se miri me thenjen e popullit “

" Bujrum ne ode te mixhes ......!! "
Pajtimi ne mes ketyre familjeve eshte nje pune e mire dhe nje shembull i mire, Eshte shembull qe tregon se ,pavarsisht te keqes qe na godet ,jemi popull qe gjykojme drejt !Edhe ndermjetesimi eshte nje pune e mire. Bile edhe gjygji behet ndryshe mbas pajtimit.

...... kurse, talleja mekete fatkeqesi , me birra e me paragjykime tjera , nuk don koment. Thjeshte, eshte shperfaqeje karakteresh !